Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Media greke: Ja si trafikohet drogë me krahë në kufirin me Shqipërinë

    Ja si trafikohet drogë me krahë në kufi (foto)

    Mediat greke të Igumenicës, kanë siguruar disa foto nga kamerat termike të policisë kufitare greke, që kanë fiksuar moment kur trafikantë shqiptarë kalojnë kufirin duke transportuar me krahë, çanta dhe kafshë marijuanë.

    Sipas mediave greke, bëhet fjalë për raste të evidentuara gjatë këtij viti në kufirin e gjelbër që lidh Sarandën me Igumenicën, ku në shumë raste janë arrestuar transportues të drogës me krahë dhe kafshë.

    Nga intervistimi i tyre ka rezultuar se janë kryesisht punëtorë sezonalë që vijnë nga veriu i Shqipërisë në Sarandë. Ata rekrutohen nga trafikantët në vendin e quajtur “Axhensia” në Sarandë e më pas dërgohen në Konispol apo Çiflik, për të transportuar drogën deri në tokën greke.

    Pamje nga kamerat termike

    Emri:  pamje-4-474x325.jpg

Shikime: 239

Madhësia:  33.6 KB

    Emri:  pamje-1-474x287.jpg

Shikime: 181

Madhësia:  24.4 KB

    Emri:  pamje-3-474x379.jpg

Shikime: 161

Madhësia:  25.2 KB

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Media greke: Ja si trafikohet drogë me krahë në kufirin me Shqipërinë

    po ate lajmin e dy kengetareve grek qe dhan koncert ne sarande dhe u paguan me droge ne vend te lekve pse nuk e shkruani
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Media greke: Ja si trafikohet drogë me krahë në kufirin me Shqipërinë

    Kush nga juve sheh droge tek keto fotot?
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Media greke: Ja si trafikohet drogë me krahë në kufirin me Shqipërinë

    Trafiku i drogës me krahë, u rrit çmimi për mushkat

    Rritet çmimi i mushkave, droga trafikohet me krahë nga Shqipëria drejt Greqisë. Mediat greke të Igumenicës kanë siguruar disa foto nga kamerat termike të Policisë kufitare greke, të cilat kanë fiksuar momente kur trafikantë shqiptarë kalojnë kufirin duke transportuar në krahë çanta me marijuanë. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për raste të evidentuara gjatë këtij viti në kufirin e gjelbër që lidh Sarandën me Igumenicën, ku në shumë raste janë arrestuar transportues të drogës me krahë. Nga intervistimi i tyre ka rezultuar se janë kryesisht punëtorë sezonalë që vijnë nga veriu i Shqipërisë në Sarandë. Ata rekrutohen nga trafikantët në vendin e quajtur “Axhensia” në Sarandë e më pas dërgohen në Konispol apo Çiflik, për të transportuar drogën deri në tokën greke. “Trafikantët e drogës, me qëllim që të shmangin bllokadat e policisë shqiptare, bëjnë të pamundurën për të mos e transportuar marijuanën me makinë, por në duar, mbi supe, me mushka dhe gomarë. Kjo taktikë është “shpikur” vitet e fundit nga lazaratasit, kur transportonin me mushka më parë sasitë e hashashit të destinuara për në “portet” e vogla të Borshit, Lukovës dhe Himarës. Tani, përdorin të njëjtën mënyrë, por për të transportuar më shumë se 1 ton e gjysmë. Ky lloj aktiviteti ka rritur ndjeshëm vlerën e kafshëve në treg. Çmimi për blerjen e një mushke është rritur pesë herë, tani ka arritur në 1 mijë euro”, pohohet në mediat greke. Pasi transportuesit arrijnë në brendësi të tokës greke, përdorin makina për ta çuar në destinacion. Duke cituar të dhënat e Policisë, theksohet fakti se organizatorët e trafikut nga Lazarati janë shndërruar në një “kartel” të kanabisit. Kjo drogë promovohet në Greqi, Itali, Holandë dhe destinacionet e tjera europiane. “Nga një përmbledhje e operacioneve policore përgjatë kufirit, që nga fillimi i vitit, rezulton se janë kapur 6 tonë marijuanë, sasi 40% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. sh.d


    Panorama

  5. #5
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Media greke: Ja si trafikohet drogë me krahë në kufirin me Shqipërinë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ja si trafikohet drogë me krahë në kufi



    Emri:  pamje-3-474x379.jpg

Shikime: 161

Madhësia:  25.2 KB

    Panorama
    Ku e more këtë foto te filmi " Dimri i fundit "

    Emri:  hqdefault.jpg

Shikime: 32

Madhësia:  7.5 KB

    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •