Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Bëri seks me një delfin, shkencëtarja tregon për herë të parë

    10 Qershor 2014 - 11:16 | LAJME



    Bëri seks me një delfin, shkencëtarja tregon për herë të parë


    Një grua e cila ka pasur marrëdhënie seksuale me një delfin si pjesë e një studimi shkencor ka folur për herë të parë mbi eksperiencën e saj.
    Rreth viteve ’60, studiuesja e kafshëve, Margaret Howe Lovatt ishte pjesë e një eksperimenti të NASA në ishujt Virgin të ShBA-ve me qëllim, të mësonte krijesat inteligjente të flisnin anglisht.
    Në një dokumentar për BBC ajo rrëfen eksperiencën me një delfin që u cilësua si një skandal në vitet ’60.
    Në vitin 1963 ajo u ndihmua të bënte një akuarium gjigand në shtëpinë e saj me qëllim që shkencëtarët të vijonin studimin pa ndërprerje që nga shtëpitë e tyre.
    Në këtë mënyrë ajo takoi Piterin, një delfin adoleshent që ajo e përshkroi si “seksualisht të pjekur në moshë”.

    Sa më shumë rrinin bashkë, aq më tepër ata lidheshin derisa marrëdhënia e tyre arriti deri në nivelin e kontaktit fizik.

    Margaret thotë: "Peter pëlqentë të rrinte me mua. Ai do të fërkohej në gjunjtë e mi, këmbët dhe unë ia lejoja këtë. Nuk është se nuk ishte e këndshme, për sa kohë nuk ishim shumë të afërt. Një ditë i thashë, ik shko luaj me vajzat. Prekja e tij ishte aq e butë dhe Piter ishte atje, më shihte, dhe e dinte që unë isha aty”.

    Margaret tregon se kjo u bë pjesë e rregullt e studimeve të saj, teksa përpiqej që ti mësonte delfinit anglisht.

    Ajo shton: "Ishte seksuale nga ana e tij, jo nga ana ime, ndjeshmëri ndoshta”.

    "Unë isha aty që të njihja Piter dhe kjo ishte një ndër njohjet me Piter”

    "Zbulova se ai kishte dëshira ndaj meje. Më futej mes këmbëve, rrotullohej, më kafshonte lehtë, eksitohej teksa vinte rreth e rrotull meje”.

    Margaret tregon se ishte e pamundur që secili prej tyre të qëndronte larg njëri-tjetrit.

    Por eksperimenti u mbyll dhe Peter u dërgua në Majami, dhe pas disa javësh Margaret mësoi një lajm të tmerrshëm. Delfini Piter bëri vetëvrasje. Ai refuzoi të merrte më frymë duke qëndruan në fund të pishinës pa dalë më në sipërfaqe.
    "Nuk thirra me kurre ne jeten time nje delfin me emrin Piter", shprehet Margaret.

    Por ajo që startoi me vitet ’60 nuk ishte dhe aq idealiste sepse pas kësaj do të zbardheshin anë të errëta të një periudhe po aq të errët në eksperimente.

    Eksperimenti do të përfundonte në tragjedi dhe do të merrnin fund zërat që për vite me radhë pohonin se delfinët vuanin abuzime nga më të ndryshmet nga njerëzit, si përdorimi i drogës LSD apo skandali i natyrës si kjo e Margaret që ishte raporte seksuale me delfinin Piter.

    Margaret thotë: “Kam marrë një mal me letra nga njerëz që kanë dashur të më intervistojnë lidhur me këtë. Nuk e bëra kurrë deri tani”, thotë tashmë ish-trajnerja e delfinëve në moshë të thyer.
    Dokumentari “Vajza që fliste me delfinët” do të transmetohet më 11 Qershor në BBC4, dhe në 17 Qershor.

    Akte seksuale mes delfinëve dhe njerëzve nuk qenka dicka e re. Autori amerikan Malcolm Bremner ka shkruar një libër “Ëet Goddess' ku bazohet në një marrdhënie 9-mujore të një njeriu me nj delfin në vitet 1970 në Parkun e Floridas.
    Shkencëtari Dr Mark Griffiths, nga Universiteti i Nottingham Trent zbulon se ka një numër të vogël njerëzish që tërhiqen seksualisht nga delfinët dhe këta quhen ‘delphinophiles'.

    Dhe madje disa studime tregojnë se një numër i madh i meshkujve delfinë tërhiqen seksualisht ndaj femrave që kanë ngjashmëri të mëdha me femrat delfine.

    http://www.balkanweb.com/teknologji/...r--194434.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Bëri seks me një delfin, shkencëtarja tregon për herë të parë

    Do isha çuditur nëse do kishte bërë sex me një buburrec !
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Wordless për postimin:

    hektor.m (22-02-2015)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Bëri seks me një delfin, shkencëtarja tregon për herë të parë

    na e shpifet me keto artikuj ne lidhje me seksin.
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  5. #4

    Për: Bëri seks me një delfin, shkencëtarja tregon për herë të parë

    Ndaj te njejtin mendim me ty marya.

    Tema mbyllet ketu.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •