Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Studimi: macet mund t’i infektojnë femrat me një virus i cili i shtyn drejt vetëvrasj

    Studimi: macet mund t’i infektojnë femrat me një virus i cili i shtyn drejt vetëvrasjes

    9 Qershor 2014 | : Shkenca | Autor: N. A

    gattiDisa shkencëtar danez kanë zbuluar se virusi i Toxoplasmosis, që merret përmes kontaktit me jashtëqitjen e maceve, mund t’i shtyjë femrat drejt vetëvrasjes. Studimi ka përfshirë më shumë se 45 mijë femra në Danimarkë, duke zbuluar se ato që ishin prekur nga ky virus kishin 1.5% më shumë probabilitet për të kryer vetëvrasje. Infeksioni, që fshihet në qelizat e trurit dhe në muskuj pa dhënë shpesh ndonjë simptomë të veçantë, shkakton sëmundje mendore dhe çrregullime të sjelljes. Ndërkaq gratë shtatzëna mund ta transmetojnë virusin direkt te fëmijët e tyre, që nga ana tjetër nuk arrijnë të prodhojnë antitrupa deri në muajin e tretë të jetës. Por si mund të “qëndroni larg” këtij virusi? Paraziti jeton në zorrët e maceve dhe mënyra e vetme për t’u infektuar nga ai është prekja (edhe pse pa dashje) e jashtëqitjeve të tyre. Ndaj, mjafton të qëndroni sa më larg kutisë së mbeturinave të maces dhe të lani mirë duart pasi ta keni prekur kotelen tuaj. Ndërkaq shumë higjienikë duhet të tregoheni edhe në kuzhinë.

    9 qershor 2014 (gazeta-Shqip.com)

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/0...t-vetevrasjes/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Studimi: macet mund t’i infektojnë femrat me një virus i cili i shtyn drejt vetë

    Po keshtu eshte, por me sa di ky rrezik eshte i madh per ato femra te cilat nuk jan prekur asnje here nga kjo parasit. Shpesh femra eshte prekur perpara shtatzanise nga kjo parazit, kjo eshte dicka qe e ben rrezikun per embrinonin me te vogel pasi femra ka krijuar imunitet.

    Nuk jan vetem macet, mishi i gjalle, ose i pa gatuar mir, ose qumshi i pa zjere etj jan vende ku gjendet kjo parazit. Sa per macet perderi sa ato lepien, kjo parazit leht mund te gjendet dhe ne qimet e maces.

    Me rastin do doja te shtoje se nje tjeter gje e rendesishme eshte qe prinderit te bejn analiza per rrezikun e talasemise.

    Talasemia nuk eshte e rrale ne vendin tone! Analiza per te eshte e thjesht (merret gjak nga priderit, vetem kaq).

    Te lindesh nje femi me nje semundje te rralle, ose me nje semundje qe do analiza specifie etj thua hajde, ashtu ishte shkruar.

    Por te lindesh nje femi talasemik sot, kur analiza kushton lire fare, shume lire, eshte ...

  3. #3
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Studimi: macet mund t’i infektojnë femrat me një virus i cili i shtyn drejt vetë

    Mbani mace mbani!
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Studimi: macet mund t’i infektojnë femrat me një virus i cili i shtyn drejt vetë

    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Mbani mace mbani!
    pse cente, nuk te ngjisin smundje?

    p.s

    kush ma fshiu postimen e djeshem?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •