50 vjet pas takimit mes Patriarkut Ekumenik Athenagora dhe Papës Pavli VI, pasuesit e tyre, Patriarku Ekumenik Vartholomeu dhe Papa Françesku, u takuan të dielën pasdite, 25 maj, në qytetin e Jerusalemit, ku u kryqëzua dhe u Ngjall Zoti Jisu Krisht.



Në fillim, u zhvillua një takim privat mes dy udhëheqësve të krishterë, të cilët shkëmbyen dhuratat e rastit dhe nënshkruan një deklaratë të përbashkët me 10 pika. Më pas ata u takuan përsëri në Kishën e Varrit të Krishtit, në prani të të gjithë liderëve të krishterë të Tokës së Shenjtë, ku u lutën të gjithë përpara Varrit të Shenjtë.



Ngjallja