Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17

    Aktorja Zamira Kita

    PERSONAZH/ Flet drejtorja e Teatrit tė Korēės, Zamira Kita


    - Nuk do tė harroj kurrė rolet me Roland Trebickėn

    - Nė dy raste jam bllokuar nga emocionet, kam luajtur thatė, pa emocion

    - Luaj role karakteri, por kam pasur sukses edhe nė role kryesore

    -Nuk e harroj kurrė kamerėn e fshehtė kur njė vajzė m’u paraqit si e dashura e burrit

    - Unė jam drejtore, por veten e quaj gjithmonė aktore

    - Femrės i takon mė shumė nė shoqėri


    Albert ZHOLI

    Kėto ditė Teatri i Korēės vuri nė skenė dramėn “Kapitulli i dytė” tė Neil Simon, ku Zamira ishte nė rolin e Xhenit. Ajo gjithmonė ėshtė shquar pėr role komedie, por nė kėtė rast shkėlqeu dhe nė rolin dramatik. Mbi 100 role nė teatėr ajo me 30 vjet punė ėshtė njė ndėr aktoret mė tė suksesshme shqiptare. Tashmė ajo ėshtė nderuar dhe me titullin “Mjeshtre e madhe e skenės” nga Presidenti Topi nė vitin 2012.

    Nė dramėn “Kapitulli i dytė” e vėnė nė skenė pėr herė tė parė nė teatrin, ku ju drejtoni, ju keni tashmė njė rol jo si regjisore, por si aktore. Ēfarė pėrbėn ky rol pėr ju?

    Ėshtė sinqerisht njė rol, nga mė tė bukurit e gjithė karrierės time, pasi brenda personazhit ėshtė brenda edhe humori edhe drama me dhimbje. Ėshtė njė rol qė mė jep mundėsinė tė tregoj se tashmė jam e afirmuar edhe si aktore dramatike dhe jo vetėm si aktore komike. Ky ėshtė njė rol qė dramaturgjikisht ėshtė shkruar shumė bukur, ashtu siē ėshtė shkruar e gjithė vepra. Pra ėshtė njė tekst shumė i bukur, shumė domethėnėse qė ka njė mesazh shumė tė fuqishėm pėrveē emocionit. Tė gjitha sė bashku mė ndihmojnė mua qė tė realizoj apo tė pėrcjellė realisht figurėn. Nė netėt qė ne kemi shfaqur nė Korēė, shfaqja ėshtė mirėpritur shumė dhe ne si trup jemi ndjerė shumė mirė.

    Tashmė nė rolin e njė aktoreje, e ndjen diferencėn me tė qenit drejtore e njė institucioni arti mė tė rėndėsishėm nė Korēė?

    Mua mė duket se ajo qė dua tė bėj mė shumė dhe dua tė bėj mė mirė ėshtė aktrimi, pra tė qenit aktore. Kjo ėshtė pjesa mė esenciale e jetės sime. Kjo bėn qė tė mos mė krijojė asnjė distancė mes tė qenit drejtuese dhe tė qenit aktore. Duke qenė e dhėnė mbas aktrimit, kjo mė bėn qė ndonjėherė tė lė mbas dore ndonjė pjesė tė punės si drejtore, pra ndonjė punė dokumentare. Kur punoj si aktore nė ndonjė rol kryesor, sigurisht qė, i shmangem pak punės administrative dhe i kėrkoj ndihmė tė gjithė trupės, apo atyre qė kam rreth vetes dhe bashkėpunoj. Ndėrsa si Zamira si njeri, kam njė lidhje tė pazgjidhshme me rolet qė realizoj pra me tė qenit aktore e mirėfilltė.

    Ju keni njė stazh tashmė tė madh pune si aktore dhe nė kėtė dramė vini si aktore nėn regjinė e njė regjisori tė ri siē ėshtė Qėndrim Rijani, ju ndodh qė tė kundėrshtoni udhėzimet e regjisorit?

    Kjo varet nga regjisorėt me tė cilėt punoj, njėkohėsisht varet nga rolet tė cilėt unė luaj. N.q.s ka diēka qė tek unė rri mirė dhe ėshtė shuam brenda vetes, brenda Zamirės, unė kėtė ja kėrkoj regjisorit. Kur nuk gjej gjuhėn edhe konfliktohem brenda arsyes. Por nė kėtė rast, nė kėtė dramė, regjisori pėrveē udhėzimeve konkrete shumė shprehėse, na ka lėnė dhe tė lirė, na ka lėnė edhe tė kemi lirinė tonė. Por unė dua tė theksoj se ai nė kėtė rast ka bėrė njė regji ndryshe.

    Ē’do tė thotė regji ndryshe?

    Ai nė kėtė regji drame, ka bėrė diēka tė bukur, diēka tė veēantė. Mė duket se bėhet pėr herė tė parė nj teatėr kaq intim, qė tė krijon mundėsinė qė tė japėsh kaq shumė emocion. Nė kėtė kontekst na ka lėnė po aq tė lirė, po aq sa na ka orientuar po kaq bukur. Pra nė tėrė pėrgatitjen dhe nė shfaqje jemi ndjerė mirė, s’kemi pasur arsye dhe kohė qė tė kundėrshtohemi.

    Ju jeni njė aktore qė keni kohė qė jeni dhe drejtore e Teatrit tė Korēės. Kohėt e fundit nė qeverinė “Rama” shihet se femra po vlerėsohet. Cili ėshtė mendimi juaj? Ka njė politikė mė me hapėsirė ndaj femrės?

    Po, po e vė re kėtė hapėsirė. Pėr mua kjo ėshtė njė politikė e mirė. Femrat janė tė afta tė bėjnė ēdo punė, janė tė zgjuara, tė menēura dhe tė pėrgjegjshme. Femrat pėr mua meritojnė akoma mė shumė. Femrat janė po aq tė domosdoshme nė shtėpi sa dhe nė shoqėri. Kjo nuk duhet harruar.

    Nė njė kamerė tė fshehtė nė njė televizion, ju u “tmerruat kur njė vajzė ju afrohet dhe ju thotė qė kam lidhje me bashkėshortin tuaj. Si e pėrkujtoni kėtė moment?

    Me tė vėrtetė e kujtoj me tmerr. S’mund ta mendoj tradhtinė nė ēift, kur ėshtė krijuar familje. Janė ca rregulla, ca norma. Tani qė e mendoj se ishte njė lojė, qesh me vete, por ato dhimbje qė kam kaluar atėherė si zor t’i kem kaluar herė tė tjera. Tani e kujtojmė sė bashku, qeshim, shakatojmė, por qė pėr atė kohė mbetet njė shqetėsim shumė i madh.

    Kjo tregon se ke njė bashkėshort tė emancipuar ashtu sikundėr ju njė grua korrekte. Si keni arritur kėtė mirėkuptim?

    Edhe ne kemi pasur vėshtirėsitė tona, mbase unė mė shumė. Por pas 25 vjetėsh me tolerancat, me akumulimet e brendshme, e kemi gjetur gjuhėn e pėrbashkėt. Unė jam pėrpjekur qė ta bėj bukur dhe mirė punėn time dhe frytet e punės time e kanė ngrohur dhe mbajtur nė balancė familjen. Edhe im shoq ėshtė artist, instrumentist, ai ėshtė pranė meje nė punėt e mia dhe unė pranė tij nė punėt e tij artistike dhe kėshtu jemi frymėzuar nga puna e njėri- tjetrit. Ne kemi dhe njė vajzė, e cila na bashkon mė shumė pėr tė gjetur gjuhėn. Por mbi tė gjitha unė kam njė ndihmė tė madhe vjehrrėn, e cila mė ndihmon shumė nė ngarkesėn time.

    I sajti rol ėshtė ky nė skenė?

    Nuk kam mbajtur ndonjė statistikė, por tė mendosh se unė kam 30 vjet nė skenė, sikur tė kem realizuar 3 role nė vit, i bie tė kem 100 role. Kaq besoj, por ndoshta dhe mė shumė pasi unė kam realizuar dhe nė teatrin Kombėtar, edhe nė filma, teatrin e Fierit tė Durrėsit etj...ka pasur raste qė kemi vėnė nė skenė 5 premiera, ku unė kam marrė pjesė nė tė gjitha. Po kjo nuk ka rėndėsi shumė, se sa role ke. Rėndėsi ka sa gjurmė kanė lėnė rolet e tua. Dhe unė bėj bilancet dhe nxjerr nė pah se, cilat janė ato role qė dua shumė. Tani Xhenin tek kjo dramė e vendos tė parin. Kėshtu mė duket mua apo tė paktėn, pėr sa pashė nė Korēė nga spektatori. Vajza tek “Denoncimi” njė vepėr e Ruzhdi Pulahės, vajza e njė Prokurori e pėrdhunuar. Fedra tek “Pėrbindėshi”, Efti tek “Jovan Bregu refugjat”, ku unė kam marrė ēmimin aktorja mė e mirė nė Festivalin Mbarėkombėtar nė 1997 nė Tiranė. Efti ishte njė rol karakteri, pasi dihet se unė jam aktore e roleve tė karaktereve. Tek “Puthja”, kam rolin e njė bashkėshorteje, ku kam kandiduar pėr ēmimet kult. Tek “vallja dhe vdekja”, kam rolin e Alisias, njė rol shumė i bukur, ku kolegėt dhe kritika mė akne vlerėsuar shumė. Tek komedia “Nima”, roli im ka qenė kryerol. Kam dhe njė rol tek nj dramė e Odise Plaku “Velloja e bardhė” qė zgjati 35 minuta ku njė grua prostituonte tė mbante fėmijėt me bukė. E dhimbshme pėr shoqėrinė shqiptare. Pastaj rolet e komedive, estradės i kam shumė tė dashura si arixhofka, gruaja fshatare, gruaja e beut, janė disa nga rolet e tjerė qė kam marrė pėrgėzime.

    Me kė nga artistėt e mėdhenj je ndjerė mirė nė skenė, kur ke qenė partner me ta?

    Unė do tė veēoja Aleko Prodanin, emrin e tė cilit do t’ja vėmė Festivalit tė Komedisė qė do tė zhvillojmė kėtė vit nė Korēė nga 15-22 shtator. Sė dyti, do tė veēoj me rėndėsi tė veēantė tė madhin Roland Trebicka nė disa role qė kam luajtur me tė. Madje nė Teatrin Kombėtar me tė kam luajtur rolin e Olimbisė ndrysa Rolandi Nikollaqin. Kjo komedi ėshtė realizuar nė vitin 2001 nė Teatrin Kombėtar dhe pėr mua ishte njė ditė e veēantė pasi ishte njė rol i propozuar nga Teatri Kombėtar dhe aq mė tepėr qė luaja me Roland Trebickėn. Kam luajtur me Landin nė “Tetė persona plus” ku Landi ishte i ftuar tek ne nė Korēė dhe kam luajtur dhe “Kohė e ēmendur”, e Kiēo Blushit, ku kishim tė dy role kryesore, burrė e grua. Ishte fat pėr mua qė luajta kėto role dhe ne bėmė ēmos qė ai tė merrte titullin “Qytetar Nderi i Korēės” dhe titullin “Mjeshtėr i Madh”.

    Por unė adhuroj dhe kam vlerėsuar po aq shumė dhe aktoren e madhe Violeta Manushi qė nuk ėshtė mė mes nesh. Kam luajtur dhe me Robert Ndrenikėn, njė aktor i madh, ku nė filmin “Tifozėt” kam qenė gruaja e Robertit.

    Kush ka qenė dita mė e keqe nė skenė?

    Kur kam luajtur monodramėn “Velloja e bardhė” nė Korēė, ku nga emocionet u bllokova totalisht dhe nuk kisha asnjė emocion. Pra kam pėrcjellė vetėm tekst pa emocion. Nuk kam interpretuar. Kur mbarova shfaqjen u mbylla nė kabinė dhe kam qarė pafund. Kjo mė ka ndodhur nė Festivalin e Fierit tani me Xhenin, qė sėrishmi u bllokova nga emocionet dhe bėra njė shfaqje tė thatė tė ftohtė. Kėto dy raste kanė qenė fatale.

    Dita mė e bukur?

    Kur kam marrė ēmimin si “Aktore mė e Mirė” nė vitin 2001. Edhe kur kam marr ēmimin “Mjeshtre e madhe e skenės” nga Presidenti Topi nė vitin 2012. Kėto vlerėsime kanė qenė tė papritura dhe janė bėrė nė skenė.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Aktorja Zamira Kita



    Zamira Kita njė jetė nė skenė - Qershor 2017

    Pasdite ne TCH

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Aktorja Zamira Kita



    Zamira Kita njė jetė nė skenė - Pjesa 2.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •