Tė internuarit e Savrės nuk i donte, i persekutonte, i torturonte diktatura, partia, pushteti, por jo ne, populli

Shkrimtari ynė i madh i hedh kėto vajza sa tė bukura aq dhe krenare nė kosh tė plehrave

"E penguara", Ismail Kadare dhe vajzat e internuara tė Savrės nė Lushnje


Jehona e fundit e Ismail Kadare

- Nuk do dėshiroja kurrė, qė shkrimtarin e madh Ismail Kadare, ta ndjekė njė dėshtim, njė pendim, njė dėshpėrim apo njė mallkim

Faslli Haliti: Ne, njerėzit e thjeshtė, populli, e shihnim kampin e Savrės si njė copė Europė


Bajame Hoxha

Jehona e fundit e Ismail Kadare. Sa pėr parantezė po filloj kėtė shkrim me disa rreshta shkėputur nga njė parathėnie e njė libri tim me poezi, “Gjysma ime”. Parathėnia ėshtė shkruar nga poeti dhe pėrkthyesi i mirėnjohur, Faslli Haliti, ku ndėr tė tjera ai thotė: “Nuk e di nėse tė internuarit e Savrės e ndienin, e shihnin, e kuptonin apo jo simpatinė tonė pėr ta. Tė internuarit e Savrės nuk i donte, i persekutonte, i torturonte diktatura, partia, pushteti, por jo ne, populli, qė i shikonim me simpati si mesazherė tė Lirisė. Ne, njerėzit e thjeshtė, populli, e shihnim kampin e Savrės si njė copė Europė Perėndimore, qė na krijonte klimėn e vėrtetė qytetare, klimėn e vėrtetė europiane etj...”. Pra, ne vajzat e internuara ishim Savra! Savra, Parisi i vogėl! Ku nė ato vite zhvilloi e civilizoi qytetin e Lushnjės, sepse aty kaluan apo mbetėn personalitete tė shquara, e pena tė arta. Me ta parė titullin e artikullit, Ismail Kadare do mendojė: “Vėrtet ujė fle po hasmi nuk fle”. Ose: “Armiku mbetet armik”. Po nuk ėshtė kėshtu. Ismail Kadare ėshtė njė shkrimtar me pėrmasa botėrore e po tė kisha fuqinė do t’ia akordoja ēmimin “Nobel” se e meriton. Por, ēfarė mė shtyn mua qė gati pas pesė vjetėsh t’i rikthehem kėtij libri? Kur libri ėshtė nė gjumė tashmė, harruar nga mė tė shumtit e lexuesve persekutorė tė personazhes, heroinės sė librit, tė internuarės, Linda B., e nė tėrėsi? Pse unė kėrkoj ta zgjoj?! Ēfarė mė shtyn?! Eh, o zot! Mė shtynė njė dhimbje, njė fyerje ndaj personalitetit tim, njė fyerje e pafund ndaj personalitetit tė tyre vajzave qė u mungoi liria pėrjetėsisht, e shkrimtari ynė i madh i hedh kėto vajza sa tė bukura aq dhe krenare nė kosh tė plehrave, duke zgjatur duart drejt Tiranės... drejt shkrimtarit... nė krahėt e mėsuesit tė fizkulturės... e sė fundi nė prehėr tė brigadierit maskara, se s'kanė kurajėn, forcėn dhe zotėsinė tė pėrballojnė diktaturėn, gjė qė s'ka ndodhur kurrė!. Pra, Dua tė theksoj: Prandaj, vetėm nga kėto vajza qė vuajtėn mjerimin e plotė me gjithė kurajėn dhe kulturėn e gjerė qė kanė, ky libėr prej tyre,nuk do tė harrohet dot kurrė! Nuk do tė harrohet sepse iu ėshtė vrarė dinjiteti.(Ky libėr mund tė bėhet dhe film, por, me njė heroinė tė dobėt, e cila nė asnjė ēast nuk shpėrthen me forcėn dhe shpirtin ideal tė femrės, i mungon energjia, s'mundohet tė luftojė pėr tė ēarė batakun, pa dinamikė, i mungon Malva, Masllova, si dhe heroina shqiptare e vėrtetė) Pikėrisht, nė kėtė periudhė, unė marr penėn e shkruaj pėr tė shkarkuar nga vetja njė peshė tė rėndė qė sa shkon e bėhet mė e rėndė, ndėrgjegjja flet! Tė gjitha nuk pėrtypen, nuk mund t’i anashkalosh, por, e bukura mbetet e bukur, e hidhura mbetet e hidhur dhe vlerat mbeten vlera! Nė kėtė kontekst, mė ka mbetur varur si njė zinxhirė vuajtjesh tė paharruara artikulli befasues i Beba (Xhuliana) Pervizi,vajzės sė internuar, e cila me revoltė, ngre krye, dhe shkruan njė artikull (shih nė f.b.te: "vajzat e internuara") Ky artikull s’mė hiqet kurrė nga mendja. Aty konstatova se ishte artikull goditės, revoltues, por qė mbarte nė vetvete vlera tė pa tjetėrsuara, dhe hapėsirė shumė tė madhe kritike pėr librin e fundit tė Ismail Kadare “E PENGUARA”, e Isamil Kadaresė. Aty pėr aty, u ndjeva krenare pėr shumė gjėra, por kjo krenari shumė shpejt u pa e zhgėnjyer, e venitur, e ngacmuar, e zbehur, e fyer, sa u trishtova dhe u lėndova deri nė pafundėsi, sa shpirti mė rėnkoi. Eh, moj e kaluar! Mė kujtoi me dhimbje fushat e Myzeqesė, shkuljen e rrėnjėve tė pambukut, Ngarkesat e rėnda mbi supet e njoma, kanalet e pafund tė hapur nga krahėt e brishtė tė vajzave tė internuara nė kampet barbare tė internimit, ku punuam e vuajtėm deri nė ditėt e lirisė me shpirt ndėr dhėmbė, por me dinjitet tė plotė. Sa tė forta qė ishim! Heroinat e shekullit duhet tė quhemi! O Zot! Gjithnjė na kėrcėnonin, na fyenin, na tundnin para syve gishtin tregues duke na kėrcėnuar: Ju armiqve ua kemi treguar vendin! Mos kujtoni se s’ka mė luftė klasash? Jo, jo! Ajo ulet, por ngrihet dhe ashpėrsohet pandėrprerė pėr ju! Prandaj, mos shikoni nga perėndimi, (Frazėn e fundit e pėrdornin shpesh, por unė, isha e bindur se nuk e kuptonin shumica e tyre) Aty, t’u plasi koka aty! Nė punėt mė tė vėshtira! Kėto shprehje tė ulėta dhe nga mė banalet, janė pėrdorur dhe nė “Ditėt e fundit tė Pompeit” edhe pas rėnies sė murit tė Berlinit, edhe pas rėnies sė komunizmit nė Rumani, e kėta diktatorė tė kampeve, tė Shqipėrisė nė pėrgjithėsi, nuk kishin as veshė pėr tė dėgjuar, dhe as sy pėr tė parė, se si po ndryshonte lindja nė tėrėsi. “Gomarin po e hante ujku, ai thoshte: “Qofsha nė ėndėrr”( Nė rastin tonė, vėrtet kishte qenė nė ėndėrr) Kėshtu, asnjė penė jashtė kampit, sado e fortė tė jetė, dhe dashamirėse, apo paqedashėse, nuk mund tė pėrshkruajė dot, apo tė tregojė nė njė roman “dokumentar” apo artistik, bėmat monstruoze tė asaj kohe makabre, tė atyre kanaleve e punėve tė rėnda ku ne na pikonin duart, kėmbėt dhe zemra gjak. Ishte lumė dhimbjesh, vuajtjesh, rėnkimesh, prej fėmijėve, prej rinisė, dhe tė moshės sė tretė edhe mė keq. ky lumė vazhdonte e mbushej ēdo ditė e mė shumė nga lotėt e kėtyre plagėve tė hapura ndėr vite, nga njė hakmarrje e ēmendur apo tradhtarė tė atdheut tė sajuar pėr tė kėnaqur shpirtin e tyre tė ngushtė prej krimineli. Thjesht, ne, mbijetonim nė njė sistem ngricė, dhe ata, pėrfitonin, jetonin nė kurrizin tonė. E pse na persekutonin e na ndiqnin aq shumė? Ende e pyes veten: Ē’ishte gjithė ajo urrejtje ndėrmjet njė populli me tė njėjtėn gjuhė e kulturė? Pse na diskriminonin e shkatėrronin shpirtin e brishtė brenda kampeve? Ē’kishim bėrė gjė tė keqe? Po populli i thjeshtė pse na donte tė vdekur? Ē’u kishim bėrė? E kam fjalėn mė shumė, pėr tė lirėt e Savrės, nė 80% ishin kthyer nė pėrbindėsha, po tė kishin mundėsi, e dorė fare tė lirė, do na pushkatonin duke kėnduar, ose do na i piqnin mishin e trupin nė hell tė gjallė. Urrejtja kishte arritur kulmin, ishte primitive, e verbėr dhe e tmerrshme! Ata brigadierė ( jo tė gjithė) e sidomos brigadieret ishin tmerri jonė.( Vėllezėrit Nebiu, njėkohėsisht brigadierė dhe gjakpirės tė vėrtetė). Nuk ngopeshin me gjakun tonė. Njėsoj si sekretarėt e partisė, si operativėt e sigurimit qė na vinin si zagarė nga pas pėr tė na nxirė edhe mė shumė atė jetė, tė cilėn nuk na i kishin falur ata, por qė donin t’na i merrnin me ēdo kusht nė tortura e sipėr sa mė ēnjerėzore tė ishte e mundur. Librin “E penguara” tė shkrimtarit tė madh Ismail Kadare, e kam lexuar tre herė dhe e kam nė bibliotekėn e shtėpisė kėtu nė Bruksel. Dhuratė nga njė vajzė shqiptare qė punon nė Komitetin Europian (shoqe me vajzat e mia) Tereza Dajlani. Kjo vajzė intelektuale mezi priste rastin tė mė gėzonte me kėtė roman, i cili fliste pikėrisht pėr vajzat e persekutuara. Ajo duke e njohur jetėn tonė, mendoi se pikėrisht kjo do tė ishte dhurata mė e bukur, mė e pėrshtatshme, mė e ēmuar, qė po i bėhej njė ish tė internuare, njė krijuese qė e kishte kaluar jetėn nė kampet mė tė egra siē isha unė. Krenaria e saj sa vinte e rritej para meje se libri ishte shkruar nga shkrimtar i madh Ismail Kadare dhe kjo s’ishte njė dhuratė e vogėl. Kėshtu njė ditė plot diell pasi ishte kthyer nga Tirana, mė fton pėr njė kafe nė qendėr tė Brukselit, ku unė e pranova me kėnaqėsi. Kur zbrita nga metroja, m’u desh tė ēaja udhėn me vėshtirėsi pasi ajo e shtunė, si gjithė tė tjerat e kishte mbushur Brukselin me turistė tė shumtė, ku nxitonin dhe ata pėr tė parė “grand plac” qendrėn e qytetit dhe pikat e tjera turistike. Tereza kishte mbėrritur para meje dhe qe ulur jashtė te tavolina e zakonshme. Pasi u pėrshėndetėm me dashamirėsi, porositėm nga njė kafe. Biseda qe e frytshme dhe e hareshme pasi tregonte pėr Tiranėn, pėr Gjirokastrėn qė kishte kryer studimet e larta, dhe pėr Tepelenėn e saj qė e donte aq shumė. E pashė tė merrte ēantėn dhe prej saj nxori njė libėr tė mbėshtjellė me kujdes dhe me njė etikė tė lartė ma afroi. -Ėshtė njė dhuratė pėr ty,- mė tha. Nė sytė e saj pashė njė shkėlqim, njė kėnaqėsi qė rrallė herė e has njeriu nė ditėt plot strese. E hapa dhe pashė kopertinėn dhe me zė tė lartė lexova: KADARE, “ E penguara”. Ia ngula sytė titullit sikur atė ēast do ta zbėrtheja, e do tė gjeja atė qė mė mungonte prej kohėsh.- Ėshtė libri mė i fundit i shkrimtarit tonė tė madh Ismail Kadare- ndėrhyri vajza me shpejtėsi. Po, po, e shoh! “Rekuim pėr Linda B.” Shqiptova me zė tė lartė dhe tunda kryet nė shenjė pohimi. E pranova me kėnaqėsi dhe e falėnderova nga zemra pėr dhuratėn e bukur. Por vajza e mirė me zemrėn flori, nuk harroi tė mė thoshte: - Do ta pėrpish sonte... E hapa nė prani tė saj, dhe nė faqen e parė, vajza mė kishte lėnė njė autograf: “Pėr mamin e shoqes sime Rori! E kam lexuar kėtė libėr me ty nė mendje; njė libėr qė e rrok mendja e atyre qė e kanė jetuar kėtė kohė! Me mirėnjohje, Tereza. Bruksel, 17 Janar 2010”. Autograf i gjetur! Thashė me vete. Shumė pėrkėdhelės, po qė mbart misterin brenda. “Rrok mendja e atyre qė e kanė jetuar kėtė kohė”cilėn kohė?!! Menjėherė m’u mbėshtollėn nė gryk me qindra pyetje e pėrgjigje sa u ngatėrrova brenda tyre dhe po e shihja veten nė njė rrjet merimange sikur tė kisha rėnė nė lak. Ndaj dhe heshtja pėr momentin ishte mė e mira, ishte njė kapak floriri. E dija se, pasi ta lexoja ajo do tė kėrkonte pėrshtypjet e mia tė sinqerta. Librin e lexova brenda natės, po nuk di nėse kisha kuptuar vėrtet atė ēka kishte dashur tė hedh shkrimtari qė pa tjetėr priste tė shpėrthente nė njė triumf tė ri. Sigurisht, unė nuk kisha qenė nė gjendje pėr tė thithur nektarin e vėrtetė, shijen e vėrtetė tė librit tė tij tė fundit. Prandaj, tė nesėrmen e nisa edhe njė herė nga germa e parė e deri te e fundit me njė vėmendje shumė tė pėrqendruar pėr tė kapur ēdo fjalė e frazė, ēdo batutė apo metaforė, pa marrė parasysh, figurat mitologjike e historike si dhe vrasjen e filozofit Seneka... kėtu historia ishim ne! E mbarova librin sė lexuari sė treti herė dhe pėrsėri fajin desha t’ia shkarkoj vetes. Isha e bindur se gabimi qėndronte vetėm te mua e jo te njė shkrimtar me pėrmasa botėrore si Ismail Kadare, kandidat pėr ēmimin NOBEL. Jo! S’ishte e mundur qė shkrimtari, Ismail kadare, tė kishte bėrė njė mėkat nė ditėt e sotme e tė ulte aq poshtė figurėn e femrės sė persekutuar shqiptare. Figurėn e sė cilės, ai duhej ta ngrinte nė piedestal!!!. Kėshtu pasi e lexova sė treti herė veprėn e tij tė fundit, vendosa tė hesht, heshtja do tė ishte mjekimi mė i mirė pėr mua e tė kaluarėn time tė plagosur. Heshtja mė dukej mė e denjė se replika e debati! Sė fundi, nuk doja tė zgjoja atė kohė tė errėt, e cila na rrėmbeu fėmijėrinė, rininė jetėn dhe tė dashurit tanė tė zemrės. Por njė gjė e di mirė, nuk u mposhtėm kurrė! Kurrė nuk kėrkuam lėmoshė apo ulje dėnimi, ndėrrim pune apo spiunllėku pėr tė pėrfituar privilegje. Ne na karakterizonte krenaria jonė, tė bijat e kujt ishim, shoqėria nė tė cilėn bėnim pjesė, geni nga i cili rridhnim etj... Inteligjenca kishte lindur njėsoj me ne dhe ishte rritur po aq sa mosha jonė ndėr vite. Vuajtėm po qėndruam! Qėndruam burrėresha! Sepse ne, luftuam pėr tė jetuar, dhe ja arritėm! Mbijetuam pėrballė bishave diktatorė, pėrballė torturave ēnjerėzore fizike e psikologjike, pėrballė ca mjeranėve tė fėlliqur, pėrballė sė keqes sė madhe e sigurimsave qė na kishin lakmi e ne vajzat e internuara s’i pėrfillnim! Ne ishim ato vajza tė reja, tė bukura, tė forta qė ēuam jetėn ne mjediset e rėnda tė gulagut. Ne ishim ne! Dhe vetėm ne! Sė fundi Doja tė theksoja: nuk do dėshiroja kurrė, qė shkrimtarin e madh Ismail Kadare, ta ndjekė njė dėshtim, njė pendim, njė dėshpėrim, njė mallkim, apo njė hije e personazhes sė tij qė ai e ka goditur rėndė nė dinjitet e nė zemėr. Jemi nė demokraci ku jetojmė pa censurė. Arti ėshtė art! Terezės nuk i telefonova as atė mėngjes dhe asnjė ditė tjetėr deri sa njė ditė pėrsėri u ftova prej saj nė tė njėjtin lokal. Takimi me Terezėn ka qenė dhe mbetet gjithnjė njė takim i ngrohtė, pavarėsisht nga konkluzioni pėr librin tė cilin ia dhashė me dorė nė zemėr vetėm me njė frazė... Ajo ėshtė njė vajzė gjithė vitalitet, ku transmeton dashuri dhe respekt. Pėr mua, nyja e kėsaj konsiderate qė vjen e rritet ēdo ditė, ka njė lidhje tė vjetėr qė mė bėn tė drithėrohem. Tereza flet pėr Gjirokastrėn me pasion, e mua, mė duket vetja se jam duke fluturuar ende nėpėr kalldrėmet e atij qyteti tė bukur, ku shoh veten, tė vogėl duke shkuar nė shkollė, duke luajtur e vrapuar mesh shoqesh nė “shkalipor”. Rrugė kjo, afėr qafės sė pazarit nė tė cilėn kisha shtėpinė. Sė fundi katėr vargje nga poezitė e mia: Kur vinte pranvera/ Me lotėt e mia e vadisja/ Ku vinte dimri/ Me psherėtimat a mia e mbysja.



Box

Krijimtaria ime dhe jeta e zezė nė internim

Ndalohet hyrja pėr tė internuarit

Tė them tė drejtėn nė regjimin komunist, kam shkruar nė shumė emra anonime nėpėr gazeta. Me emra tė ndryshėm dhe njė nga kėta emra mbetet edhe emri, Ama Ēeliku, nė festivalin e parė pėr fėmijė qė organizua nė qytetin e Lushnjės unė isha e njohur me emrin Ama Ēeliku qė te tekstet dhe te skeēet e poezitė. Isha e njohur pėr rrethin, dhe estrada e Lushnjės dėshironte tė mė tėrhiqte. Njė ditė mė vjen njė ftesė nga Drejtoria e Shtėpisė sė Pionierit nga znj.Vera Turku, qė tė marr pjesė nė njė mbledhje me rastin e festivalit. Unė mora leje dhe pesė minuta me vonesė u gjenda nė korridorin e Shtėpisė sė Pionierit. Kėmbė njeriu s'gjeta, unė vendosa tė shikoja disa poezi nxėnėsish e foto nėpėr mure dhe kur po dilja njė zė gruaje mė ndali duke mė pyetur: Ti je Ama Ēeliku?- Po, i thashė disi e turbulluar- vetėm ti mungon. Tė dyja u futėm nė njė sallė tė madhe ku kishte filluar mbledhja. Meqenėse isha e vetmja vajzė nė gjithė atė sallė mė vendosėn nė podium sė bashku me Drejtoren dhe njė udhėheqėse pionieri qė martohej njė javė mė vonė nė Elbasan. Salla mbushur me meshkuj tė rinj e tė vjetėr. Kėrkohej nga tė gjithė ne, tekste pėr kėtė festival. 24 tekste do zgjidheshin pėr kėtė festival fėmijėsh e ndėrmjet atyre 24, duhej tė ishte edhe emri im po qe se e meritonte teksti. Kur dola nga mbledhja, sytė mė lėshonin xixa, u shkunda njėherė, tunda kokėn, mu duk vetja aq e vocėrr sa njė pikė lapsi nė fletore tė madhe. Nė mbledhje ishin shkrimtarė e poetėt mė nė zė, e unė? Unė ēupėlina e vogėl e kampeve, e detyruara e punėve tė rėnda qė duhej tė kthehesha te kazma e te lopata me njė copėz letėr nė xhep tė zhubrosur e me njė laps tė vogėl gati nė fund. Shkrova 4 poezi gjatė punės tė nesėrmen. Nė prezencėn e tė gjitha shoqeve munda tė lexoja ato tekste qė i shkrova duke mė shkuar djersa ēurg pa ndalur punėn pėr asnjė ēast. Mbėshtesja kazmėn te gjuri dhe mbi tė letrėn, pastaj me tė shpejt shkruaja vargjet. Tė nesėrmen i dorėzova te drejtoria dhe u largova. Pasi kaluan 3 javė mendova tė shkoj njė herė e tė shoh se ē'bėhej me poezitė e mia. Me mbesėn time 8 vjeēe pėrdore u gjenda te dera e Shtėpisė sė Pionierit. Instinktivisht ndala hapin, nuk po guxoja tė hyja. Mė bėhej se para meje qėndronte njė postbllok, te i cili lexoja pa vėshtirėsi: Ndalohet hyrja pėr tė internuarit. Atmosfera ndihej gazmore dhe e kėndshme nga fėmijėt qė kėndonin e bėnin prova. Unė pėrsėri ngurova tė hyja, mė dukej vetja se isha e tepėrt pėr tė marrė pjesė nė njė eveniment kaq me vlerė. E ndjeja sė tepėrmi hendekun qė na ndante, biografinė. Unė kisha paraqitur 4 tekste. Duke qenė se isha shumė e ndjeshme, mė mirė preferoja tė mė qėllonin surratit se sa tė mė thoshin:Tekstet e tua nuk u pranuan...arsyen ti e di...apo si guxove dhe erdhe... e di ti se kush je?etj.. Me kėto turbullira nė kokė u ktheva mbrapsh. Sa bėra disa hapa njė zė fėmije mė tėrheq vėmendjen e mė thotė se mė kėrkojnė brenda. Kur hyra njė djalė i ri me entuziazėm mė tha:Ama! Dėgjoje kėngėn tėnde! Ėshtė nga mė tė bukurat! Ishte kompozitori. Aty mėsova se nga 4 tekste ishin pranuar tre dhe se juria e festivalit kishte treguar interes tė mėtejshėm pėr mua, e pėr talentin tim. Juria kishte propozuar qė unė tė zėvendėsoja udhėheqėsen e pionierit qė po martohej. Nė festival nuk mora pjesė nga mos guximi. Por mora vesh se njė nga kėngėt e mia kishte marrė ēmimin e dytė dhe shpesh e dėgjoja rrugės kur e kėndonin fėmijėt brenda oborreve tė tyre e unė nė rrugė ndalesha dhe e dėgjoja. Titulli i asaj kėnge ishte: “Xhaxhit tim ushtar” Tė fala Donika / Xhaxhit tim ushtar / Se e dua shumė / dhe e pres me mall./ Edhe nėpėr male/ n'male me dėborė/ Xhaxhi im s'ka ftohtė /rri me pushkė nė dorė. Tra la la, xhaxhi im ushtar, tra la la, xhaxhi im ftohtė s'ka, etj.. Nga kjo kėngė unė u shpėrbleva me Flamur dhe Fletėnderi, tė cilat i mbajti Kompozitori duke mė marrė leje mua. Kurse televizioni na dėrgoi Fletėnderi dhe njė shpėrblim suplementar nė tė holla plus. Kėto tė holla mund t'i kam tėrhequr gati tre muaj me vonesė. Kurse paratė e teksteve i kam marrė nė rrugė pėrballė kinemasė duke firmosur borderonė qė mė afroi pa frikė e ndrojtje, njeriu i ndershėm qė s’ėshtė mė Enver Kallajxhiu.

Si ėshtė pritur krijimtaria juaj nė Lushnje. Tė qenit e internuar a jua mbylli dyert e krijimtarisė?-

Siē e shpreha mė lart; krijimtaria ime u prit me entuziazėm nga tė gjithė lushnjarėt, por shpejt u mbyll nė njė portė tė hekurt. Poezia ime ishte si njė agim i bukur kur shkėlqejnė rrezet e para tė diellit, si njė trėndafil i bukur rozė qė kishte ēelur atė agim plot vesė ku kundėrmonte aroma e njė pranvere tė bukur e tė bleruar. Mė vonė, vjen njė stuhi e tmerrshme e ia rrėzon njė nga njė kėto petale tė bukura kėtij trėndafili rozė. E mė pas, vjen njė rrebesh i papritur dhe e prish gjithė atė shkėlqim natyror qė s’ishte aspak i rremė. Do tė ishte ky festival qė do tė ndryshonte jetėn time rrėnjėsisht? Sigurisht, nėse njė relacion negativ s'do kishte mbėrritur nė Shtėpinė e Pionierit qė unė njė vajzė aq e re, isha familje armike. Nuk i thonė kotė: ''Para tė madhit e prapa kalit mos dil''. Pas demokracisė krijimtaria ime ėshtė mirėpritur e vlerėsuar nga kritika letrare, jo vetėm nė qytetin e Lushnjės, e tė Tiranės, po nė shumė qytete tė tjera tė vendit dhe jashtė vendit. Ėshtė mirėpritur dhe ka bėrė jehonė tė madhe, si nė Maqedoni, Kosovė, Belgjikė, dhe jam pėrfshirė nė shumė antologji, si shqip, frėngjisht, suedisht, gjermanisht, rumanisht, anglisht, etj., sidomos nė qarqet intelektuale si dhe nėpėr gjimnaze jam mirėpritur me respekt dhe dashuri. Shpesh herė njerėz tė panjohur mė ndalojnė nė rrugė mė kėrkojnė autografe, bile dhe mė ndjekin nga pas. Njė ditė isha duke pėrshkuar njė park tė bukur nė Bruksel dhe nisa tė nxitoj hapin pasi koha lajmėronte pėr shi. Njė zonjė qė ishte e ulur rreth 25mera larg lėndinės qė po kaloja unė me shpejtėsi, vura re se ajo po zgjatej sikur po mė njihte. Unė instinktivisht i hodha njė vėshtrim tė shpejt dhe pa dashje i thashė nė gjuhėn shqipe: Tė siguroj qė nuk njihemi! Dhe vazhdova tė nxitoj hapin duke u distancuar edhe mė shumė. Kjo zonjė nuk u tėrhoq nga e saja, por duke u ngritur mė thotė: Dale moj dale! Mos je ti ajo e atij libri? Atėherė u ndala sepse zonja ishte shqiptare e mė vonė mėsova se ishte nga Shkodra. Kėshtu mė ka ndodhur dhe nė Maqedoni, nė Francė po dhe nė Amerikė.