Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Sondazhi: Një e treta e shqiptarëve deklaron se e shitën votën në zgjedhjet e fundit

    Sondazhi me 2000 persona, ja mekanizmat e joshjes për marrjen e votës

    FATJONA MEJDINI

    Një e treta e qytetarëve shqiptarë deklaron se ‘shitja e votës’ është një nga arsyet kryesore që orientoi votimin për zgjedhjet e qershorit për zgjedhjet parlamentare. Në këtë konkluzion del sondazhi i kryer me 2000 qytetarë nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) me mbështetjen teknike dhe financiare nga “UN Women” i realizuar në qytetet kryesore gjatë periudhës nëntor – dhjetor të vitit të kaluar. Të intervistuarit renditën tri arsye kryesore sipas të cilave qytetarët ‘shisnin’ votën e tyre. Arsyeja kryesore është renditur ajo për të mbajtur vendin e punës, një tjetër për të gjetur punë pas zgjedhjeve dhe një tjetër arsye është ajo e përfitimit të parave apo dhuratave mbi mënyrën e votimit të tyre. Por shqiptarët e bënë këtë zgjedhje në mënyrë të lirë, pa u ndikuar, sepse 93 për qind e tyre theksojnë se janë ndier “tërësisht të lirë” kur kanë votuar në zgjedhjet e 2013-s. Shkëmbimi i votës me favore ka qenë një zgjedhje e tyre për këtë proces. Një progres i dukshëm është bërë dhe për sa i përket çështjes së votimit familjar, ku vetëm 5 për qind e atyre që kanë votuar kanë vënë re raste kur Komisioni i Qendrës së Votimit ka lejuar më shumë se një person në zonën e fshehtë të votimit. E pranishme në konferencën ku u prezantuan gjetjet e sondazhit “Liria e Votës dhe Votimi Familjar 2014”, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Luzi, theksoi rëndësinë e rezultateve të këtij studimi për punën e KQZ-së, sidomos duke pasur parasysh zgjedhjet lokale të 2015-s, nga të cilat na ndan një vit.

    Shitja e votës

    Një e treta e shqiptarëve e shikojnë si fenomen tepër të përhapur shitjen e votës, por që bëhet me vullnet të plotë të votuesit shqiptar si një zgjedhje për përfitime që lidhen kryesisht me punësimin. “Shumica dërrmuese e të intervistuarve (93%) deklarojnë se janë ndier “tërësisht të lirë” kur kanë votuar në zgjedhjet e 2013. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që votuesve nuk u janë premtuar favore në këmbim të votës. Në fakt, pothuajse 43% e të intervistuarve deklarojnë se janë në dijeni të rasteve në të cilat favore apo shërbime janë premtuar në këmbim të votës. Specifikisht, hedhja e votës për “të mbajtur vendin e punës”, për “të gjetur punë pas zgjedhjeve” dhe për të “përfituar para apo dhurata” janë përmendur si fenomene të hasura shpesh nga më shumë se një e treta e të intervistuarve”, theksohet në sondazhin e bërë publik dje. Kjo tregon se vota e qershorit të vitit 2013 është orientuar kryesisht nga pritshmëritë për çështje personale që shqiptarët kanë pasur.

    Votimi familjar

    Të votuarit në emër të familjarëve duket se është një fenomen i cili po zhduket dalëngadalë në Shqipëri. Sondazhi me 2000 të intervistuar tregon se ky lloj votimi është evidentuar në raste shumë të pakta. “Për sa i përket votimit familjar – kur disa persona nga familja votojnë njëkohësisht apo kur një anëtar i familjes voton edhe për anëtarët e tjerë – vetëm 5% e atyre që kanë votuar në zgjedhjet e përgjithshme të 2013-s pohojnë se kanë vënë re raste në të cilat Komisioni i Qendrës së Votimit ka lejuar më shumë se një person në zonën e fshehtë të votimit”, theksohet në sondazh. Kjo gjetje sugjeron se presioni i dallueshëm, i drejtpërdrejtë apo i dhunshëm, për të votuar kundër dëshirës së individit nuk ka qenë shumë i pranishëm në zgjedhjet e shkuara parlamentare.

    Anëtarësimi

    Konkluzioni, 1 në 10 gra pohon se ishin anëtare të partive politike

    Sondazhi i financuar nga “UN Women” del në konkluzionin se femrat ende vijojnë të jenë më larg politikës se meshkujt. Sipas sondazhit, pothuajse 9 në 10 gra pohojnë se nuk kanë qenë asnjëherë anëtare të partive politike, krahasuar me 7 në 10 meshkuj që pohojnë të njëjtën gjë. Po kështu, femrat shfaqin nivele më të ulëta angazhimi edhe për sa i përket përdorimit të instrumenteve të ndryshëm për të shprehur mendimin e tyre rreth çështjeve politike apo shoqërore. “Vetëm 12% e femrave deklarojnë se kanë kontaktuar me zyrtarë publikë në 12 muajt e fundit, për të shprehur opinionin e tyre; vlerë kjo dy herë më e ulët se përqindja e meshkujve që deklarojnë të njëjtën gjë. Edhe më shqetësues është fakti që 41% e femrave deklarojnë se nuk do të kontaktonin apo vizitonin kurrë ndonjë zyrtar shtetëror për të shprehur mendimin e tyre në lidhje me çështjet politike apo sociale, një numër ky shumë më i lartë se ai i meshkujve që pohojnë të njëjtën gjë (25%)”, deklarohet në sondazh.


    Mediat sociale

    Përdorimi i rrjeteve sociale (Facebook, Twitter etj.) për të shprehur mendime politike apo shoqërore është gjithashtu shumë i ulët, 8% e meshkujve dhe 6% e femrave deklarojnë se i kanë përdorur këto instrumente.

    Shqip

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Sondazhi: Një e treta e shqiptarëve deklaron se e shitën votën në zgjedhjet e fu

    1. Me pak fjale, 1 ne 3 shqiptare eshte bageti e jo njeri. Njeriu ka dinjitet, nuk e shet lirine e dinjitetin e tij per asgje. Bagetite shiten e blihen sa here te duash ne tregun e kafsheve.

    2. Zgjedhjet ne Shqiperi nuk jane me as te ndershme, e as te lira, jane nje formalitet. Fiton ajo parti qe blen me shume vota. Fiton ajo parti qe fut ne listat e saj trafikantet e droges, pasi ata kane para.

    3. Shqiperia nuk eshte me Republike Parlamentare dhe as nje shtet demokratik, eshte nje kartel droge pasi paraja e droges ka pushtetin, ka votat e blera, ka mediat e blera. Nuk e quajme dot as Albanistan, pasi edhe ne afganistan, afganet nuk e shesin voten e tyre per 5 leke.

    4. Partite politike dhe krahet e filozofirat politike ne Shqiperi jane inekzistente. Ne Shqiperi politika e vetme eshte ajo e hashashit: je pro apo kunder trafikut te droges? je pro apo kunder shitjes se votes tende ne kembim te parave te droges?

    5. Edhe pas 23 vjetesh demokraci, shqiptaret vazhdojne te jene nje popull qe nuk gezon as kulturen minimale demokratike. Shqiptaret nuk njohin e jo me te vleresojne lirine e tyre. Po ta njihnin e po ta vleresonin, nuk e shisnin per 5 leke te qelbura.

    Bej shtet e shoqeri demokratike me shqiptaret po deshe. E cuditemi pastaj se si nje psikopat njeri perfundon ne krye te ekzekutivit shqiptar.

    Albo

  3. #3
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Sondazhi: Një e treta e shqiptarëve deklaron se e shitën votën në zgjedhjet e fu

    Mua me eshte mbushur mendja top se nuk eshte populli ai i cili ben qeverine por eshte qeveria ajo e cila ka mjetet dhe mundesine te formesoje dhe jape udhe popullit. Tere keto shkelje qe jane bere ne periudhen parazjedhore ne shqiperi (shitblerja e votave) nuk jane asgje tjeter vetem se tregues i qarte i paaftesise se qeverise asaj kohe per te kontrolluar veprime te tilla te paligjshme.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  4. #4
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Sondazhi: Një e treta e shqiptarëve deklaron se e shitën votën në zgjedhjet e fu

    Dy jane mundesite (ne rastin e zgjedhjeve):
    1: Mos voto
    2: Mer pes lek e voto (te pakten je 5 lek me i pasur)

    Sidoqofte nje m*ut jane te dyja palet, per ke te votosh? Per Sali Dinozaurin? Per Ed Skicofrenin? Apo ....per Ilir Shtangistin?
    Ky vend ke mare fund! Nuk ka as politikane e as njerez te sinqerte, eshte xhungel.
    Nuk ja vlen as 10 dite me pushime te vish!
    Mendimi im
    Cdo gje eshte relative...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Për: Sondazhi: Një e treta e shqiptarëve deklaron se e shitën votën në zgjedhjet e fu

    Smokkie, jam i sigurt se ti si kushdo ka disa endrra, deshira, qellime ne jete te cilat jane te lidhura me grupimin ne te cilin ben pjese.
    Njeri nga grupimet me te rendesishme, ne te cilin bejme pjese eshte shteti, i cili na avantazhon ose limiton shume aspekte te rendesishme te jetes.
    Tani, shteti yne begenis te na pyesi per idene tone 1 here ne 4-5 vjet. Ti per 5 leke, e shet kete mundesi ?? Je i sigurt se po ben nje shkembim te leverdishme per ty??

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Shaboni për postimin:

    Meriamun (30-05-2014)

  7. #6
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Sondazhi: Një e treta e shqiptarëve deklaron se e shitën votën në zgjedhjet e fu

    O shabon, ceshtja eshte e lidhur edhe me sistemin mendoj une. Si mundet fshatari ne maje te malit apo lala i myzeqese te kuptoje secila eshte alternativa me e mire per veten dhe vendin? Ne baze cilave parime do e beje zgjedhjen? Po te lexosh gazetat dhe shikosh televizoret secili i thur lavde vetes. Premtimet po secila pale i ben ne menyre te shkelqyer, atehere fshatari dhe qytetari i shkrete mbetet ne udhekryq dhe thote po he mo se keshtu jane te gjithe, te marrin ne qafe me llafe dhe premtime, po kur vjen puna tek veprat nuk bejne asgje.

    Une personalisht nuk kam perdorur vote asnjehere dhe nuk e shikoj te arsyeshme ose me mire te them nuk shikoj ndonje program te mirefilllte qe te meritoje ti japesh voten.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Meriamun : 30-05-2014 më 03:37
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Sondazhi: Një e treta e shqiptarëve deklaron se e shitën votën në zgjedhjet e fu

    Jane mbledhur gjthe shpellaret ne nje teme diskutojne blerjen e votes por asnjeri, duke filluar qe nga kryeshpellari se ka lexuar artikullin
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  9. #8
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Sondazhi: Një e treta e shqiptarëve deklaron se e shitën votën në zgjedhjet e fu

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Jane mbledhur gjthe shpellaret ne nje teme diskutojne blerjen e votes por asnjeri, duke filluar qe nga kryeshpellari se ka lexuar artikullin
    Po ti e lexove cfare shkruajta une? Si qenkam une shpellar apo futja kot??
    Eshte ofendim te me quash shpellar, prandaj po te them : shpellar je vet !!
    Cdo gje eshte relative...

  10. #9

    Për: Sondazhi: Një e treta e shqiptarëve deklaron se e shitën votën në zgjedhjet e fu

    Asgje e re. Dyshonte njeri se nuk bliheshin vota apo nuk votohej per partine qe te siguron vend pune? Shumica e shqiptareve jane te punesuar ne shtet dhe menyra kryesore per te gjetur apo mbajtur nje pune, eshte te dalesh hapur pro nje partie.

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193

    Për: Sondazhi: Një e treta e shqiptarëve deklaron se e shitën votën në zgjedhjet e fu

    shitja e votes eshte nje lloj dividenti qe populli merr pas 4 vjet hajduterie e qeverise
    Ndryshuar për herë të fundit nga ulne : 30-05-2014 më 12:49

  12. #11

    Për: Sondazhi: Një e treta e shqiptarëve deklaron se e shitën votën në zgjedhjet e fu

    Titulli provon dhe njehere (fatkeqesisht) qe jemi popull pa karakter dhe aspak te ndergjegjshem per forcen qe ka ajo vote ne doren e sejcilit. Pa piken e kultures qytetare dhe perendimore. Prandaj dhe qeverite qe na udheheqin bejne gallate me ne, njera pas tjetres. Prandaj dhe politikanet qe zgjedhim te na drejtojne tallin *ythen e mbushin xhepat e trashin qafat. E dine mire se ai popull eshte 99% kerric. Si i thone: nje popull ka qeverine qe meriton !!!

  13. #12
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Sondazhi: Një e treta e shqiptarëve deklaron se e shitën votën në zgjedhjet e fu

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Titulli provon dhe njehere (fatkeqesisht) qe jemi popull pa karakter dhe aspak te ndergjegjshem per forcen qe ka ajo vote ne doren e sejcilit. Pa piken e kultures qytetare dhe perendimore. Prandaj dhe qeverite qe na udheheqin bejne gallate me ne, njera pas tjetres. Prandaj dhe politikanet qe zgjedhim te na drejtojne tallin *ythen e mbushin xhepat e trashin qafat. E dine mire se ai popull eshte 99% kerric. Si i thone: nje popull ka qeverine qe meriton !!!
    Per ke te votosh o zoteri?
    Asnje vlere nuk ka vota ketu ne shqiperi !!
    Te gjithe njelloj jane. Hajduta dhe te korruptuar !
    Cdo gje eshte relative...

  14. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Sondazhi: Një e treta e shqiptarëve deklaron se e shitën votën në zgjedhjet e fu

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Mua me eshte mbushur mendja top se nuk eshte populli ai i cili ben qeverine por eshte qeveria ajo e cila ka mjetet dhe mundesine te formesoje dhe jape udhe popullit. Tere keto shkelje qe jane bere ne periudhen parazjedhore ne shqiperi (shitblerja e votave) nuk jane asgje tjeter vetem se tregues i qarte i paaftesise se qeverise asaj kohe per te kontrolluar veprime te tilla te paligjshme.
    Nuk eshte qeveria qe ben shtet, jane njerezit qe bejne shtet. Ligji dhe forca e tij mund te kene nje efekt vetem kur behet fjale me zona apo grupe te izoluara te vendit apo shoqerise, por jo kur kemi te bejme me nje epidemi te permasave te tilla. 1 ne 3 shqiptare sipas sondazhit, eshte gati ta shesi voten per nje vend pune apo per para ne dore. Dhe nese ne Shqiperi ka 3 milion banore, i bie qe 1 milion prej tyre te shesin voten. Dhe e keqja tjeter e madhe e bagetive-njerez eshte qe kur e bejne nje gje te tille me dashje e me qellim, ata nuk do te marrin ne telefon policine apo prokurorine qe filan fisteku po mundohet te me bleje voten ne menyre te paligjshme. Do ta bejne kete maskarade ne heshtje e fshehurazi, e nuk do ta marre vesh njeri.

    Njeriu ka dinjitet, ka vullnet te lire, me te cilin merr vendime ne jete. Dhe secili prej nesh, jemi pergjegjes per vendimet qe marrim. E ka emrin pergjegjesi personale si qytetar e si shtetas. Nuk mund te besh me faj shtetin apo qeverine per fenomene te tilla, por duhet te besh me faj cdo shqiptar qe ben kete gje.

    Fenomeni luftohet duke luftuar korrupsionin dhe industrine e droges ne vend, duke tharre ne kete menyre keneten e krimit te organizuar ne vend. Ne te njejten kohe, ndermerret nje fushate sensibilizuese ne media, ne shkolla, ne rruge e kudo, ku shqiptaret edukohen duke mesuar se pse vota e tyre e lire eshte e shenjte e nuk shitet e blihet por ruhet me fanatizem.

    Albo

  15. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-02-2013
    Postime
    63

    Për: Sondazhi: Një e treta e shqiptarëve deklaron se e shitën votën në zgjedhjet e fu

    Albo je pak prapa me kohen. Iku ajo kohe ku 1 ne 3 shesin voten per nje vend pune. Tani eshte bo 3 me 3. Ka ecur goxha LSI-ja.

  16. #15

    Për: Sondazhi: Një e treta e shqiptarëve deklaron se e shitën votën në zgjedhjet e fu

    Do ishte mire te shuhet fare kjo LSI qe pastaj mos kemi me probleme te tilla.

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Qyfyre për postimin:

    Scion (31-05-2014)

  18. #16
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Sondazhi: Një e treta e shqiptarëve deklaron se e shitën votën në zgjedhjet e fu

    Ne nje vend ku:

    - Nuk shkon prona tek i zoti!

    - Nuk kemi as rrespektin me t'vogel per pronen e perbashket!

    - Konsiderohet si zotesi nese merresh me droge, me preteksin se nuk i ben keq kujt!

    - Dipllomat blihen me leke!

    - Gjykata mbron kriminelet dhe trafikantet!

    - Ka ekstremizem fetar!

    Etj.etj.etj.

    Mos prisni qe te jete ndryshe.

    E kam thene me pare dhe e mbroj perseri, qe e vetmja rruge shpetimi per ne si popull esht bashkimi me BE. Vetem ne nje "perzierje" te tille mund te shkeputemi nga kjo morse absurde ku jemi vetmberthy...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  19. #17
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Sondazhi: Një e treta e shqiptarëve deklaron se e shitën votën në zgjedhjet e fu

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nuk eshte qeveria qe ben shtet, jane njerezit qe bejne shtet. Ligji dhe forca e tij mund te kene nje efekt vetem kur behet fjale me zona apo grupe te izoluara te vendit apo shoqerise, por jo kur kemi te bejme me nje epidemi te permasave te tilla. 1 ne 3 shqiptare sipas sondazhit, eshte gati ta shesi voten per nje vend pune apo per para ne dore. Dhe nese ne Shqiperi ka 3 milion banore, i bie qe 1 milion prej tyre te shesin voten. Dhe e keqja tjeter e madhe e bagetive-njerez eshte qe kur e bejne nje gje te tille me dashje e me qellim, ata nuk do te marrin ne telefon policine apo prokurorine qe filan fisteku po mundohet te me bleje voten ne menyre te paligjshme. Do ta bejne kete maskarade ne heshtje e fshehurazi, e nuk do ta marre vesh njeri.

    ...

    Albo
    Vota eshet e pashitshme resp. blerja e votes eshte e paefektshme, nese funksionojne ne mase te duhur strukturat e KQZ-se dhe te mbikqyrjes se votave...
    Asnje parti nuk ka mundesi te kontrolloje votat e blera, nese KQZ apo organizatoret dhe mbikqyresit e votimit i respektojne rregullat ne menyre te mjaftueshme.

    Natyrisht se nuk ka pothuajse asnje sistem qe garanton per secilen vote. Por ketu po flasim per shumicen asbolute te votave, jo per secilen vote. 0,2-0,5% e votave te shitura ne shumicen e rasteve nuk kane efekt te madh, pervec nese koncentrohen te vetem nje parti apo kandidat.

    Sidoqofte, Shteti dhe organet e tij jane absolutisht te detyruar te garantojne qe asnje vote te mos shitet (direkt) dhe me sukses duke shfrytezuar ndonje hapesire te pakontrolluar si duhet apo si kerkohet nga ligji. Akuzat e shtetit dhe organeve pergjegjese per organizimin dhe mbarevajtjen e zgjedhjeve ndaj votuesve do te ishin apo jane dicka absurde, kur veprimet si psh. shitja direkte e votes jane gati plotesisht te shmangshme, nese shteti dhe organet pergjegjese veprojne me perpikmeri sic e kerkojne ligjet dhe rregullat.
    Edhe ne vendet me te zhvilluara te botes ka shtet, organe shteterore dhe byrokraci, shpesh me te madhe se ne vende me te pazhvilluara. Askund nuk ka besim te verber ndaj secilit qytetar dhe cdo grupi, ne cdo kohe dhe situate. Njerezit (qytetaret) askund nuk kane besim te plote ndaj njeri tjetrit (sidomos kur nuk e njohin njeri tjetrin) por, aty ku funksionon shteti dhe ligji si duhet, kane besim ne pergjegjshmerine dhe panshmerine e mjaftueshme te institucioneve dhe organeve kompetente.
    Qytetari mund te akuzohet kryesisht per veprime qe jane plotesisht apo ne mase te madhe ne pergjegjesine e tij personale. Nuk mund te lejosh qytetarin te futet ne vendvotim me smartphone etj. dhe te shpresosh se secili vepron ne menyre korrekte. Eshte pergjegjesi e shtetit qe te beje cdo gje qe eshte e nevojshme dhe e lejuar per te penguar shitjen (direkte) te votes. Jo cdo shites i votes eshte specialist dhe ka mundesi ta mashtroje lehtesisht edhe institucionin kompetet te zgjedhjeve apo shtetin. Jane njerezit e partive dhe te organeve kompetente te shtetit, ato te cilet ndoshta aktivisht ndihmojne dhe e lehtesojne realizimin e ndermarrjeve te tille...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 31-05-2014 më 22:40

  20. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Sondazhi: Një e treta e shqiptarëve deklaron se e shitën votën në zgjedhjet e fu

    Dakort qe u shit vota po kush e kontrolloi? Kush e mori vesh se per ke votove ti?

    Rama, Ruçi, Braçe, te gjithe gjate fushates ju thoshin njerezve merrini leket, miellin e kutite e ushqimeve nga kushdo qe ja u ofron, po voten jepeni ku te doni. Une sdegjova asnjehere nga PeDe-ja tu thoshte njerezve apo te ankohej per blerjen e votes, ndersa pas zgjedhjeve dolen justifikimet.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  21. #19
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Sondazhi: Një e treta e shqiptarëve deklaron se e shitën votën në zgjedhjet e fu

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nuk eshte qeveria qe ben shtet, jane njerezit qe bejne shtet. Ligji dhe forca e tij mund te kene nje efekt vetem kur behet fjale me zona apo grupe te izoluara te vendit apo shoqerise, por jo kur kemi te bejme me nje epidemi te permasave te tilla. 1 ne 3 shqiptare sipas sondazhit, eshte gati ta shesi voten per nje vend pune apo per para ne dore. Dhe nese ne Shqiperi ka 3 milion banore, i bie qe 1 milion prej tyre te shesin voten. Dhe e keqja tjeter e madhe e bagetive-njerez eshte qe kur e bejne nje gje te tille me dashje e me qellim, ata nuk do te marrin ne telefon policine apo prokurorine qe filan fisteku po mundohet te me bleje voten ne menyre te paligjshme. Do ta bejne kete maskarade ne heshtje e fshehurazi, e nuk do ta marre vesh njeri.

    Njeriu ka dinjitet, ka vullnet te lire, me te cilin merr vendime ne jete. Dhe secili prej nesh, jemi pergjegjes per vendimet qe marrim. E ka emrin pergjegjesi personale si qytetar e si shtetas. Nuk mund te besh me faj shtetin apo qeverine per fenomene te tilla, por duhet te besh me faj cdo shqiptar qe ben kete gje.

    Fenomeni luftohet duke luftuar korrupsionin dhe industrine e droges ne vend, duke tharre ne kete menyre keneten e krimit te organizuar ne vend. Ne te njejten kohe, ndermerret nje fushate sensibilizuese ne media, ne shkolla, ne rruge e kudo, ku shqiptaret edukohen duke mesuar se pse vota e tyre e lire eshte e shenjte e nuk shitet e blihet por ruhet me fanatizem.

    Albo
    Qeveria nëse punon mund te ndërtojë dhe formësojë një komb model. Nuk janë të pakta rastet në historinë e njerëzimit ku edhe individë të vetëm janë bërë shkas për rregullimin dhe ndërgjegjësimin e kombit tyre ndoshta edhe tërë rrjedhës kohës.

    Këto lloj fenomenesh kanë një origjinë dhe as që vihet në dyshim paburrëria dhe mungesa totale e dinjitetit të këtyrë njerëzve por nuk mynd të thuash aspak se qeveria e Berishës e cila ishte tetë vite në pushtet nuk ka asnjë faj që njerëzit të arrijnë deri aty sa të shesin votën për 20 mijë lekë të vjetra.

    Si ndikon qeveria në përmirësimin apo përkeqësimin e një kombi është shumë e thjeshtë dhe kemi shembuj nga vetë historia jonë. Kur erdhën komunistët ne pushtet mund të thuhet pa frikë se kishte një analfabetizëm me shifra të frikshme por ama pas disa dekadash ndryshoi. Ndërsa përsa i përket anës negative mjafton të vësh rë dhe gërmosh në librat biografik dhe autobiografik të asaj kohe dhe do kuptosh që aparaturat e shtetit arritën të krijojnë një botëkuptim të ri. Ndoshta ty të duket çudi por ka pasur shumë njerëz në atë kohë të cilët i kanë mbyllur sytë me idenë se realizmi socialist dhe shqipëria komuniste janë kulmi i zhvillimit dhe me tutje ska më. Ka pas prej atyre që kur vdiq Enveri u ra bota mbi krye, e patën vënë në vend të perëndise. Pra siç e shikojmë të gjithë nga shembujt e pafund të historisë, qeveri dhe persona të caktuar kanë mundësi të ndryshojnë ekonominë dhe botëkuptimin e popullit.

    Dikush i cili shet votën mund të jetë dhe është padyshim një bajgë por edhe qeveria e cila ka qenë në pushtet për 8 vite me radhë ka të metat e veta. Dhe keto janë të shumta duke e filluar nga pamundësia për të kontrolluar afera të tilla të cilat minojnë dinjitetin e njeriut. Pa pikë turpi dalin dhe thonë u shitën votat por ama harrojnë se ishin ata të cilët kishin për detyrë të parandalonin dhe ndalonin gjëra të tilla.

    Domethënë që shteti në atë periudhë nuk ka kryer funksionet e tij ashtu siç duhet meqenëse një forcë politike arrin që dritën për diell të vëj në maj hostenit dinjitetin e shqiptarit dhe ti bleje votën për një thes miell pa i hyrë as edhe një gjemb në këmbë është katastrofë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Meriamun : 01-06-2014 më 17:11
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •