Me 29 maj është pushim, por për ç’arsye?

Emri:  10301430_1430892373838132_835440613893451707_n.jpg

Shikime: 869

Madhësia:  33.1 KB

Festa e të Ngjiturit të Jezu Krishtit në qiell është një festë e krishterë që kremtohet dyzet ditë pas Pashkëve (duke numëruar të dielën e Pashkëve). Kjo është arsyeja pse ajo gjithmonë bie në një nga të enjtet, zakonisht në maj. Në traditën dhe në besimin e krishterë ajo shënon ngritjen në qiell të Jezusit të Nazaretit, pas ringjalljes së tij dhe fundin e pranisë së tij tokësor.

Festa e Të Shëlbuemit shënon momentin kur Jezusi u ngrit në qiell. I pranishëm në Dhiatën e Re, ngritja e tij në qiell është një temë që po ashtu gjendet në mitologjinë greko-romane (Hercules, Romulus): ngjitja në qiell simbolizon bashkimin me botën hyjnore.

Ndërsa, fetarët e krishterë thonë se “festa e të Ngjiturit të Jezu Krishtit në qiell na thërret ta drejtojmë vështrimin tonë drejt qiellit: vetëm me glorifikimin, vetëm me lavdërimin e Jezu Krishtit ne fillojmë t’i shijojmë të mirat dhe frytet e ngjalljes së Tij, fillojmë t’i gëzojmë dhuratat qiellore, e dhurata e parë ndër të gjitha është – paqja, fryt i Shpirtit të Shenjtë, Zotit”.

Shën Bernardi pati thënë: “Të Ngjiturit e Krishtit në qiell është kurorëzimi dhe përfundimi i të gjitha kremteve të Shëlbuesit Jezus dhe njëherësh caku i fundit i udhëtimit të Tij mbi tokë”.
http://www.albinfo.ch/sq/content/sot...-por-p-r-arsye