Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Poezi dhe ese për dëshmorët e lirisë

    Të nderuar anëtarë dhe vizitorë këtu mund të postoni poezi ,ese dhe monologje në lidhje për dëshmorët e lirisë!


    ILIRIDË KALA SHQIPONJE
    (Kushtuar dëshmorit Hasip Emërllau)

    Pluhur e hij kan mbulu ballkanin
    UCK-ja me barot çan vullkanin,
    yjet lavdërojne ILIRIDËN e bekuar
    tokat shqiptare për ti bashkuar.

    Bashkojnë perenditë gjithë rrënjët e njerëzimit
    Shqiptarët e lashtë shkojnë drejt bashkimit,
    ushtarët trima çajnë si vetima
    vallë jan njerëz ,vallë jan ushtima.

    Në histori të gjatë, ndër shekuj
    kemi qen të fortë, çelik e hekur,
    nderojmë një komb dhe çdo fe,
    s’bashku bëjmë një atdhe.

    Ju rilindët atdheun dhe shqiptarinë
    ne trungun e ILIRIDËS rritët krenarinë.
    Ju patet vigjilencë dhe krah shqiponje
    jeni shpresë e kombit, qendronit mburoje.

    Të jesh dëshmorë i lirisë
    është nje lule e mbirë mbi dhe,
    ti më të shtrenjtën ja fale kombit,
    tash ke emrin e dëshmorit.

    Trimëria e jote e rëndë sa toka
    Je i vlefshëm sa krejt Evropa,
    je zemra e kombit, një kala me lavdi
    nderove Hotlën me trimëri.

    Nderë i madh, nderë i një fisi,
    me vepra të mëdha na nderoi Hasipi.
    Me lule, miliona ngjyra,shpirti yt freskohet
    Vepra jote heroike kurrë nuk do të harrohet.

    Zeqirja Latifi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hotlani : 24-05-2014 më 15:29
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: Poezi dhe ese për dëshmorët e lirisë

    AROMË LIRIE
    (Kushtuar dëshmorit LLokman Neziri)

    Jan mbush malet plot me borë
    Ushtarët e lirisë me armë në dorë
    kan dhanë besën burri burrit
    Ngritet shqiponja në shtizë flamuri.

    Unë jam djalë nga Karadaku
    Në vena tim qarkullon gjaku,
    që nga Kumanova deri në Vlorë,
    shqiptaria mua, më quan deshmorë.

    Nënlokja në luftë percjell djalin
    shko o bir, merr titullin e ushtarit!
    Rrugë e mbarë i thotë motra
    të don fisi, e të don votra.

    Kan mbi mjegullat përmbi mal
    pyesin dheun a ka nji djalë,
    a ka nje djalë ,a ka një trim
    se Karadaku u mbyt në tym.

    Nuk i lëmë trojet t’shkreta
    deri sa të ekzistoje n’ket botë jeta.
    Atdheun kurr skemi me harruar,
    me mortajë e predha kemi me luftuar.

    Jam i mbuluar me dhe ILIRIDE
    kam aromë dhe fllad lirie.
    Mbi mua mbijnë shumë lulkuqe,
    shpirti im bënë roje,te molla e kuqe.

    Zeqirja Latifi
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: Poezi dhe ese për dëshmorët e lirisë

    Dëshmorët e lirisë

    Kur Tanushën e mbuloi mjegulla e errësira,
    N'kam u çu nga të katër anët Ilirida.
    Kur nga tymi e mjegulla shqiptarëve ju ndal drita,
    UÇK-ja filloi luftën me pushkë, shpata e thika.

    Në majet e kodrave të larta, kur rrezet lëshoi dielli,
    O,Sali Latifi po të shkëlqen plisi e grada togeri.
    Në fushë betejën e Mateçit na u ba nami,
    Se me pushkë e mortajë në dorë po lufton Llokmani.

    Oj Gjylsere ti zanë mali,për ty këndon çiftelia e lahuta
    Se ti je mbesa e mbretreshës TEUTA.
    Ty o mesuesi yne Isa,ne nxënësit e shkollës sonë,
    Veprën tënde për liri gjithmonë e kujtojmë.

    Nga Caralluka kur erdhët, Visar e Labinot
    Krejt Karadakun e mbuluat me flakë e barot.
    Ti komandant rrufeja,që ishe trim mbi trima,
    Në aksione Hasip ishe më i shpejt se vetima.

    Nga Caralluka erdhi nji djalë me emrin Elmi Hoti,
    Fjala e tij jehoi por si si gjyle topi.

    Me ideale të larta dhe dashuria ndaj mëmëdheut,
    U frymzuat nga heroizmat dhe lufta e Skenderbeut.
    Ju me veprat tuaja deshmuat, sa e shtrenjtë eshte liria,
    Kur në ditët gazmore feston ILIRIDA .
    Zeqirja Latifi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hotlani : 29-05-2014 më 19:20
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: Poezi dhe ese për dëshmorët e lirisë

    DËSHMORË NË ILIRIDË
    Maja e malit seç u ngjall
    Karadaku seç u kall
    me flamurin e lirisë
    ishte faqja e lavdisë.

    Me tri shkronja një amblemë
    UÇK-ja emër i vërtetë.
    në këtë datë të 6 qershorit
    kujtojmë lavdinë e dëshmorit.

    Në pediestal të lartë
    atje në përmendore,
    në Hotël e Malishevë
    trimi qëndron prore.

    ILIRIDË moj tokë floriri
    të sundoi krajli e veziri,
    stë është desht ty kufiri
    uzurpatorë e as zinxhiri!

    Carallukë moj tokë arbërore
    ndër shekuj shumë luftove,
    djemtë më të mirë ti dhurove
    Dardaninë dhe Arbërine nderove.

    Është shqiptari shumë i fortë
    robërinë se duron dot;
    Është trimi nga Dugagjini,hekur e barot
    lavdia e dëshmorit me emrin Labinot.
    Zeqirja Latifi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hotlani : 29-05-2014 më 19:25
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: Poezi dhe ese për dëshmorët e lirisë



    Aziz Kelmendi

    Në Serbi ushtoi fusha e mali
    u dridh Serbia dhe krejt sllavi,
    u dridh kazerma e Paraqinit
    te molla e kuqe pran kufirit.

    Për trimin Aziz Kelmendi
    këndohen,shumë këngë kreshnike,
    Se shpirtin e fali në flamur e shqipe.

    Atje ku shqipja shkruan emrin liri,
    atje ku dielli rrezet ka shtri,
    atij vendi i thonë Kosovë-Shqipëri,
    ky është një emër dhe quhet shqiptari.

    Aty ku ngjyrat kuq e zi përzihen,
    gjaku e baroti ne nje vend zihen.
    Krenohem me vendin tim te shtrenjte
    sepse atdheu im është i shenjtë.

    Dhjetë herë e deshta Kosovën,
    po aq herë e deshta Shqipërinë.
    Kosova për prindërit më hiqte mërzinë,
    ata më mësuan si ta dua lirinë.

    O trim mbi trima, në Paraqin mos ra tërmeti
    pse si prite prindërit nga gurbeti,
    që të sillnin rrobat e krushkut të Dardanisë,
    të krejt atdheut dhe mbarë shqiptarisë.

    O Aziz, djalë më i miri, qëndro i qete në trojet tona,
    Se gjakun tënd te njomë ta ruajnë shqiponjat.
    Zeqirja Latifi
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: Poezi dhe ese për dëshmorët e lirisë

    Emri:  llokman Neziri.jpg

Shikime: 75726

Madhësia:  18.1 KB

    AROMË LIRIE
    (Kushtuar dëshmorit LLokman Neziri)

    Jan mbush malet plot me borë
    Ushtarët e lirisë me armë në dorë
    kan dhanë besën burri burrit
    Ngritet shqiponja në shtizë flamuri.

    Unë jam djalë nga Karadaku
    Në venat e mia qarkullon gjaku,
    që nga Kumanova deri në Vlorë,
    shqiptaria mua, më quan deshmorë.

    Nënlokja në luftë percjell djalin
    shko o bir, merr titullin e ushtarit!
    Rrugë e mbarë i thotë motra
    të don fisi, e të don votra.

    Kan mbi mjegullat përmbi mal
    pyesin dheun a ka një djalë,
    a ka nje djalë ,a ka një trim
    se Karadaku u mbyt në tym.

    Nuk i lëmë trojet t’shkreta
    deri sa të ekzistoje n’ket botë jeta.
    Atdheun kurr skemi me harruar,
    me mortajë e predha kemi me luftuar.

    Jam i mbuluar me dhe ILIRIDE
    kam aromë dhe fllad lirie.
    Mbi mua mbijnë shumë lulkuqe,
    shpirti im bënë roje,te molla e kuqe.

    Zeqirja Latifi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hotlani : 31-05-2014 më 21:00
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: Poezi dhe ese për dëshmorët e lirisë

    Emri:  llokman Neziri.jpg

Shikime: 80322

Madhësia:  18.1 KB
    DËSHMOR I ARBËRISË

    Shumë të deshta moj tokë arbërore
    kurr brengat e mia si harrove
    Shumë të deshta moj nënë e motër
    na ka shkelë armiku në votër.


    Zgjohu ILIRIDË në agun e lirisë
    Po të vijnë djemtë e arbërisë
    të dua ILIRIDË me zemër e shpirt
    Të kujtoj ty për çdo natë e ditë.


    UÇK-ja shkrep krismat e lirisë
    lufton mizoritë e barbarize.
    Me mortajë në dorë dië e natë luftova
    kërkova kufijt nga ILIRIDA deri te Troja.


    Histori e shkruar në çdo flamur
    e vendosur ne Karadak gur mbi gur.
    Ne jemi bijtë e shenjtë të atdheut
    jemi bijtë dhe bijat e Skënderbeut.

    Në ILIRIDË luftoi Llokmani
    në krejt Karadukun u ba nami,
    ai kishte një amanet dhe porosi
    Në atdheun tim ,të shkruhet emri LIRI.

    ILIRIDË,Kosovë,Shqipëri, Çamëri
    Luginë e Preshevës,jemi arbëri.


    Zeqirja Latifi ,Hotël,6.06.2013
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hotlani : 31-05-2014 më 21:23 Arsyeja: fakultative
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: Poezi dhe ese për dëshmorët e lirisë

    Emri:  1897718_792957587398568_665324106_n.jpg

Shikime: 76521

Madhësia:  8.0 KB

    DËSHMORIT SALI LATIFI KOMANDANT TOGU

    Mbi trojet tona kur ndriçoi drita
    armiqt dëgjuan se luftë ka nis ILIRIDA.
    Te gjithë bënë turr, ta çrrënjosin shqiptarin,
    Ti tretin farën e ti humbin moralin.

    Gjith shqiptarët ishin në milione
    Te gjith në UÇK të rradhitur, në batalione.
    Trimat luftonin në skuadra , togje e gjetiu,
    Aty printe Komandant togu Saliu.

    Në Mateç te arra ,aty te xhamija ,
    gjëmonte golinovi, ushtonte Juria.
    Krejt armiqve anembanë,
    Saliu me ushtarë, pritën ju kish zanë.

    Në Prekaz u shqua legjendar Adem Jashari
    Në Hotlën martire u lind trim Sali Latifi
    me shqiponjë në krah e gjak shqiptari.

    Në flamurin kuq e zi kur rrezonte dielli
    ne altarin e lirisë i dha shkëlqim qiellit.
    Maji i kuq jehoi, me hekur e plumba lirie,
    me shkabën dy krenare dhe legjenda trimërie.

    Z.Latifi, Hotël,10.12.2012
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: Poezi dhe ese për dëshmorët e lirisë



    DËSHMORIT VISAR KRASNIQI

    Kam një brengë kam një hall,
    ILIRIDËS martire një borxh ja kam,
    Komandant KUMANOVA-Ismet Jasharit
    Atje në varr me ja shue një mall.

    Do ti dalim zot ketij vendi,
    Se ashtu ishte nga të parët amaneti
    Për liri ta vazhdojmë luftën
    Deri sa të shtjerroj Drini e Vardari
    Nga kjo ide ishte frymzuar vigan Visari

    Në majin e kuq UÇK-ja me plumba skuq qiellin
    Dhe thrret shqipëtarët që luftën ta ndezin,
    Ta ndezin luften, ta çojnë në kamë ballkanin
    Dhe me pushkë e barot ta mbrojmë vatanin.

    Në fushat e blerta kur shëndrriti hana
    Shkëlqeu liritarët në shtatin plot nishana.
    Kur luftoi UÇK-ja u dridh mali e lisi
    Në ILIRIDË ra dëshmor trim Visar Krasniqi.

    Z.Latifi ,Hotël,20.10.2012
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: Poezi dhe ese për dëshmorët e lirisë



    Dëshmores së kombit Gjylsere Sahiti

    një vajzë engjëllushe
    nuk arriti të bëhej nuse,
    e bukur, e buzëqeshur
    malli për liri e kish tretur.

    Në arradha në UÇK
    U bë një ushtare,
    ishte e urtë e krenare
    e veshur si çlirimtare.

    Mendonte gjithnjë ,
    si atdheu i saj të bëhej një
    I shtrenjtë,i bukur, i mirë
    dhe mbi gjitha të ishte i lirë.

    Ishte një shembull i rrallë
    si atdheut zot me i dalë.
    atdheu nuk njeh moshë e gjini
    me luftuar për t’shtrenjtën liri.

    Ti moj nënë e dashur ti mos rënko
    pse unë su bëra nuse me duvak,
    në tri shkronja ,e në një bajrak
    emrin Liri, e shkrova me gjak.

    Unë me shpirt jam në mesin tuaj
    dhe nderin e krenarinë po ju ruaj.
    jame krenare që u bëra dëshmore
    te varri im të vendosni,lule kurore.

    Z.Latifi ,10 .01.2011
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: Poezi dhe ese për dëshmorët e lirisë

    Citim Postuar më parë nga Hotlani Lexo Postimin


    DËSHMORIT VISAR KRASNIQI

    Kam një brengë kam një hall,
    ILIRIDËS martire një borxh ja kam,
    Komandant KUMANOVA-Ismet Jasharit
    Atje në varr me ja shue një mall.

    Do ti dalim zot ketij vendi,
    Se ashtu ishte nga të parët amaneti
    Për liri ta vazhdojmë luftën
    Deri sa të shtjerroj Drini e Vardari
    Nga kjo ide ishte frymzuar vigan Visari

    Në majin e kuq UÇK-ja me plumba skuq qiellin
    Dhe thrret shqipëtarët që luftën ta ndezin,
    Ta ndezin luften, ta çojnë në kamë ballkanin
    Dhe me pushkë e barot ta mbrojmë vatanin.

    Në fushat e blerta kur shëndrriti hana
    Shkëlqeu liritarët në shtatin plot nishana.
    Kur luftoi UÇK-ja u dridh mali e lisi
    Në ILIRIDË ra dëshmor trim Visar Krasniqi.

    Z.Latifi ,Hotël,20.10.2012
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: Poezi dhe ese për dëshmorët e lirisë



    6 Qershori

    Jan tri shkronja kuq e zi
    bashkë e bëjnë një Shqipëri,
    të stolisura me ngjyrë ari
    UÇK-ja amblemë ushtari.


    Në këtë datë të 6 Qershorit
    jehoi zëri i dëshmorit,
    zë i thellë , nga thellësia e qiellit
    reflektoi lart,si rrezja e diellit.

    Mbi varrin tim kur vjen pranvera
    çelin lulkuqe si përhera .
    për tokën që më lindi, e fala jetën
    për t’luftuar armikun,kam dhan besën.


    Në lindje, perendim,jug e në veri
    atdheu yne është i madh e pa kufi,
    vjen suksesi dhe triumfi,
    me gjak shqiptari,tokën e skuqi.

    Kjo datë historike me rëndësi për ne
    luftuam për tokën që quhet atdhe,
    të gjithë,të bashkuar luftuam
    betejë pas beteje,triumfuam..!


    Në Mateç në një stacion policor
    për shqiptaret një vend mizorë,
    datë e kobshme ishte kjo ditë
    Shum ushtarë aty ran dëshmorë.

    O,populli im krenohu me mua
    lufta ime është e pastër,si uji në krua!

    Me hekur e barot tundet dheu,
    kështu mbrohet atdheu e mëmëdheu.


    Do të ekzistojë ILIRIDA, Kosova ,Shqipëria,
    Lugina e Preshevës,Malsija e Çamëria.
    Dëshmorët,me trimërinë e tyre heroike
    luftuan për bashkimin,e trojeve etnike.

    Z.Latifi,6 qershor 2014
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: Poezi dhe ese për dëshmorët e lirisë

    Emri:  nehat jahiu.jpg

Shikime: 17113

Madhësia:  48.1 KB
    MË THËRRET VATANI
    Tek ngritet shqiponja larë megjak
    në maje të larta atje në Karadak,
    ngrihet në këmbë Asip trimi
    i thot nënës më thërret kushtrimi.

    Më thërret nëna ime fusha e mali
    pasha besën më thërret VATANI,
    mi jep rrobat e ushtrisë sot tiveshi
    edhe armët fort në brez ti ngjeshi.

    Trup e shpirt për liri duhet tretur
    për trojet e mia duhet vdekur,
    eh, nëna ime sa më ka marr malli
    atdheut gjakun e jetën të ia fali.

    Shpirti flakë nënë po më digjet
    të shoh se si për liri e atdhe vdiset,
    ta shoh si do bëhem dasmor ilirisë
    në tokën time të ëmbël tëA rbërisë.
    Nehat Jahiu
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: Poezi dhe ese për dëshmorët e lirisë

    Emri:  asip-emrullahu forumi.jpg

Shikime: 6295

Madhësia:  58.7 KB
    TRI SHKREPTINA NJË RRUFE

    Hije e zezë ka zënë atdheun
    vendlindjen time dhe mëmëdheun
    po ushtojnë male e fusha,
    kushtrimin ka dhënë Karadaku e Tanusha.

    UÇK-ja shtatin me rrethatore ka stolisur
    amblemën me tri shkronja ka qëndisur
    është tërbuar sllavi, gjaku i është prishur
    ushtarët trima me gjak tokën kanë ujitur.

    Armiku është armik
    dhe kurrë nuk bëhet mik,
    jemi të fortë zjarr e çelik
    për atdheun, nuk luajmë qerpik.

    Shqiptari tokën me gjak ka la
    kurrë për të pabesin besë nuk ka!
    këto fjalë Asipi i thonte pa nda
    kishte zemër të madhe, sa një kala.

    Mos mendoni se vdes Ilirida
    s’vdes shqiptari as shqiptaria,
    për trojet e mia asnjëherë su bëra urë
    atdheu mbetet atdhe, i huaji s’bëhet kurrë.

    Emri yt Asip, ka lënë gjurmë e po lartësohet
    ky emër, në faqet e lavdisë po shënohet.
    gjith shqiptarët kanë një atdhe
    tri shkreptina një Rrufe.
    Zeqirja Latifi
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: Poezi dhe ese për dëshmorët e lirisë

    Emri:  sssssssss.jpg

Shikime: 6531

Madhësia:  59.5 KB
    Emri:  ISAAAAA.jpg

Shikime: 14197

Madhësia:  32.4 KB
    Dëshmorit Isa Ameti

    Kush po lufton në ILIRIDË,
    Kush i dëshiron atdheut lirinë?
    Ai që nuk duroi nënshtrimin
    UÇK-ja dha kushtrimin.

    Ne brez armët,mirë i ngjeshi
    trim mbi trima, Isa Ameti
    mbolli farën e diturisë
    në altarin e lirisë.

    Vëllezërit trima nga KOSOVA
    i solli flamuri dhe shqiponja,
    me trimat nga Karadaku
    i bashkoi trimëria dhe gjaku.

    Veprat dhe heroizmat tuaj,
    janë krenaria e kombit tonë.
    Në Mateç më 6 qershor
    Isa Ameti ra dëshmorë.

    Kujtojmë luftën e lavdishme
    mençurinë dhe trimërinë.
    Me nostalgji të kujtojnë
    nxënësit,dhe shkolla jonë.

    Zeqirja Latifi
    Hotël,6 qershor 2022
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: Poezi dhe ese për dëshmorët e lirisë

    Poezia deshmorit Isa Ameti
    Emri:  IIISSSA.jpg

Shikime: 2642

Madhësia:  38.3 KB
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: Poezi dhe ese për dëshmorët e lirisë

    Emri:  2.Nëna e dëshmorit.jpg

Shikime: 2456

Madhësia:  36.4 KB
    Nëna e dëshmorit

    Në shtatin tim moj nënë
    dy shpirta unë i kam
    njërin e ruaj për ty,
    tjetrin për vatan.


    Të deshta dhe më deshte
    me gjithë mish e shpirtë
    djersa dhe sakrifica yte
    tu bëftë nurë e dritë.


    Ti oj nëna ime!
    këtu shndërrit hana,
    shtati im i mbushur
    me plagë e nishana.


    Më bënë hije kontura yte,
    a të kujtohet,se si më rrite?
    isha i vogël dhe s’të kuptoja
    ti për mua ishe,vetë mburoja.


    Sa herë që bëj lutje
    në petkun e dëshmorit,
    e lus zotin,qiellin dhe retë,
    për një pleqëri sa më të lehtë.


    Ma bën hallall moj nënë,
    pse lamtumirë s’të thash
    kisha plagë të thella
    deri në palcë e asht.


    Te kam falur biri im
    kur ke ardhë në jetë
    vendin më të bukur,
    n’fole t’shqipes e ke gjetë.


    Një pjesë e zemrës sime
    është në kët botë,
    pjesa tjetër;ti atje ku je,
    me të gjithë dëshmortë.


    Tokën e shenjtë Arbërore
    ti shumë e adhurove
    ja fale jetën atëdheut
    ILIRIDËS sonë dhe mëmëdheut.


    Zeqirja Latifi,maj 2023
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Post Për: Poezi dhe ese për dëshmorët e lirisë

    Dëshmorit Isa Ameti

    Kush po lufton në ILIRIDË,
    Kush i dëshiron atdheut lirinë?
    Ai që nuk duroi nënshtrimin
    UÇK-ja dha kushtrimin.

    Ne brez armët,mirë i ngjeshi
    trim mbi trima, Isa Ameti
    mbolli farën e diturisë
    në altarin e lirisë.

    Vëllezërit trima nga KOSOVA
    i solli flamuri dhe shqiponja,
    me trimat nga Karadaku
    i bashkoi trimëria dhe gjaku.

    Veprat dhe heroizmat tuaj,
    janë krenaria e kombit tonë.
    Në Mateç më 6 qershor
    Isa Ameti ra dëshmorë.

    Kujtojmë luftën e lavdishme
    mençurinë dhe trimërinë.
    Me nostalgji të kujtojnë
    nxënësit,dhe shkolla jonë.

    Zeqirja Latifi
    Hotël,6 qershor 2022
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: Poezi dhe ese për dëshmorët e lirisë

    Citim Postuar më parë nga Hotlani Lexo Postimin
    Poezia deshmorit Isa Ameti
    Emri:  IIISSSA.jpg

Shikime: 2642

Madhësia:  38.3 KB
    Dëshmorit Isa Ameti

    Kush po lufton në ILIRIDË,
    Kush i dëshiron atdheut lirinë?
    Ai që nuk duroi nënshtrimin
    UÇK-ja dha kushtrimin.

    Ne brez armët,mirë i ngjeshi
    trim mbi trima, Isa Ameti
    mbolli farën e diturisë
    në altarin e lirisë.

    Vëllezërit trima nga KOSOVA
    i solli flamuri dhe shqiponja,
    me trimat nga Karadaku
    i bashkoi trimëria dhe gjaku.

    Veprat dhe heroizmat tuaj,
    janë krenaria e kombit tonë.
    Në Mateç më 6 qershor
    Isa Ameti ra dëshmorë.

    Kujtojmë luftën e lavdishme
    mençurinë dhe trimërinë.
    Me nostalgji të kujtojnë
    nxënësit,dhe shkolla jonë.

    Zeqirja Latifi
    Hotël,6 qershor 2022
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: Poezi dhe ese për dëshmorët e lirisë

    Poezia nëna e dëshmorit
    Emri:  e korigjuar.jpg

Shikime: 2675

Madhësia:  29.9 KB
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •