Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 89
  1. #1
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete



    Mė 12 Qershor, 2014, ora 22:00 (17:00 sipas orės lokale tė Brazilit), nė qytetin e Sao Paolo-s, stadiumi Arena de Sao Paolo, nis pėr tė 20-tėn herė, Kampionati Botėror i Futbollit, qė do tė ēelet me ndeshjen hapėse ndėrmjet mikpritėsve tė kėtij evenimenti, Brazilit dhe Kroacisė.

    Nė kėtė eveniment marin pjesė 32 ekipe kombėtare nga tė gjitha kontinentet e Globit. Pėrkatėsisht:

    Europa pėrfaqėsohet nga 13 ekipe:

    1. Belgjikė
    2. Itali
    3. Gjermani
    4. Hollandė
    5. Zvicėr
    6. Rusi
    7. Bosnje & Herzegovina
    8. Angli
    9. Spanjė
    10. Portugali
    11. Kroaci
    12. Greqi
    13. Francė

    Amerika Latine pėrfaqėsohet nga 6 ekipe:

    1. Brazil (Organizatori i Botėrorit)
    2. Argjentinė
    3. Kolumbi
    4. Kili
    5. Ekuador
    6. Uruguaj

    Amerika Veriore dhe Qendrore pėrfaqėsohet nga 4 ekipe:

    1. SH.B.A
    2. Kosta Rika
    3. Honduras
    4. Meksika

    Afrika pėrfaqėsohet nga 5 ekipe:

    1. Bregu i Fildishtė
    2. Nigeri
    3. Kamerun
    4. Ganė
    5. Algjeri

    Azia pėrfaqėsohet nga 3 ekipe:

    1. Iran
    2. Korea e Jugut
    3. Japoni

    Australia pėrfaqėsohet nga 1 ekip:

    1. Australia

    Sqarim: Australia ėshtė kualifikuar nė grupin e Azisė

    Topi i Botėrorit



    Topi i Botėrorit ėshtė dizenjuar nga sponsori zyrtar sportiv “Adidas” dhe do tė quhet “Brazuka”. Emri i tij ėshtė zgjedhur nga votimi i tifozėve. Brazuka nuk do tė ketė ndryshim nė krahasim me Jabulanin qė u pėrdor nė Afrika e Jugut 2010, qė do tė thotė se do tė jetė shumė e vėshtirė pėr tu ndalur nga portierėt. Topi ėshtė testuar nga 600 futbollistė dhe ėshtė pėrdorur nga 30 skuadra tė ndryshme gjatė kėtij sezoni .

    Kėnga e Botėrorit


    Botėrori Brazil 2014 do tė hapet me kėngėn e titulluar “Ėe are One (Ole Ola)” e kėnduar nga Pit Bull, Jennifer Lopez dhe Claudia Leitte, e cila do tė kėndojė njė pjesė tė kėngės nė gjuhen portugeze qė ėshtė dhe gjuha zyrtare e Brazilit.

    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  2. #2
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    Pakistani, aty ku prodhohet topi i Botėrorit



    Kur dėgjoi brohoritjet e tifozėve nė “Gjermani 2006″, Akhtar Khauja ėndėrroi se mund tė “shėnonte” edhe vetė njė gol. Objektivi i pronarit tė fabrikės sė topave nė Pakistan ishte qė tė fitonte njė kontratė nga Adidas-i pėr tė prodhuar ai sferėn e famshme. “Tifozėt po kėndonin gjithmonė e mė shumė. Ishte njė ndjesi mjaft e bukur. Unė isha pjesė e tyre dhe mendova se kjo do tė ishte gjithēka pėr mua”, tregoi Akhtar pėr “Reuters”. Fabrika e tij, qė ndodhet nė Lindje tė Pakistanit, mė parė kishte bėrė topin qė luhet nė Bundesligė, Ligėn e 1 tė Francės dhe Ligės sė Kampioneve.
    Shansi i fundit - Kontrata qė fitoi pėr tė bėrė sferėn e Kupės sė Botės ishte “qershia mbi tortė” e karrierės sė biznesmenit pakistanez. Pėr njė sėrė ēėshtjesh ai kishte vetėm 33 ditė kohė pėr tė prodhuar “Brazuka”-n. Akhtar mėsoi vjeshtėn e kaluar se filiali i Adidas-it nė Kinė nuk mund tė pėrmbushte kėrkesat pėr prodhimin e topave. Kėshtu ai ftoi drejtues tė kėsaj kompanie nė fabrikėn e tij nė Sialkot, ndėrmarrje kjo qė njihet pėr punimin me lėkurėn. Por, takimi i parė nuk ishte njė sukses. “Pėrfaqėsuesit e Adidas-it na thanė se punonim me mjete tė periudhės sė gurit, tregoi djali mė i madh i Khaujas, Hasan Masod Khauaja. “Pasi ikėn nga fabrika, im atė mblodhi tėrė stafin dhe tha se ky do tė ishte shansi ynė i vetėm. Ai na tha se nėse ne nuk do t’u tregonim atyre se mund t’ia dilnim, atėherė ata kurrė nuk do tė trokisnin mė nė derėn tonė”, vazhdoi djali.
    Koha - Zakonisht, pėr tė prodhuar njė seri topash njė fabrike i duhen rreth 6 muaj. Por nė kėtė rast koha ishte mjaft e vlefshme dhe mėsohet se fabrika pakistaneze ka bėrė gjithēka brenda 33 ditėsh. Ky ishte njė sukses pėr kėtė fabrikė qė u zotua tė bėnte topin e Kupės sė Botės qė quhet “Brazuka”. Akhtar Khauja tha se blerja e makinerive tė tjera, qė i lejon qė tė ngjisė pullat e topit falė nxehtėsisė dhe njė materiali ngjitės, ka qenė mė se efikase.

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/lajme-...#ixzz32UFJxsxD
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  3. #3
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Dosier

    Viti 1930: Botėror braktisjesh, Uruguaji kampion



    Botėrori i parė futbollistik u zhvillua nė Uruguai, nė vitin 1930. Ishte hera e parė qė kombėtaret e futbollit tė shteteve mblidheshin nė njė vend tė vetėm, pėr tė nxjerrė njė fitues. Edhe pse futbolli ishte pjesė e Lojėrave Olimpike tė zhvilluara dy vite mė parė, nuk ishte organizuar asnjėherė njė kompeticion botėror pėr sportin e futbollit. U vendos qė do tė zhvillohej nė Uruguai. Nė fakt, numri nuk ishte aq i madh sa pritej, pasi vetėm 13 skuadra konfirmuan pjesėmarrjen e tyre. Njė prej ekipeve qė zhgėnjeu mė shumė, pėr faktin qė nuk mori pjesė, ishte pikėrisht Kombėtarja e Anglisė. Kėta tė fundit vendosėn tė bojkotojnė turneun, duke u shprehur se ishin ata vendi qė shpikėn sportin e futbollit dhe pėr rrjedhojė duhet tė ishin edhe vendi organizator i Botėrorit tė parė. Duke qenė se dėshira e tyre nuk u plotėsua, atėherė ata vendosėn qė tė mos udhėtojnė pėr nė Uruguai. Por shtetet e tjera kishin probleme mė njerėzore, duke parė edhe periudhėn. Disa prej shteteve europiane deklaruan se nuk do tė shkonin pėr shkak tė largėsisė sė madhe. Duhet theksuar se nė atė kohė transporti bėhej me anije dhe duhej njė kohė e gjatė pėr tė shkuar nga njė vend i Europės pėr nė Uruguai. Por, kishte edhe nga ato shtete qė deklaruan se ishin nė krizė financiare dhe nuk mund t’i lejonin vetes shpenzime tė tilla. Kombėtarja e Spanjės kishte njė tjetėr arsye pėr tė mos marrė pjesė. Ata kishin vetėm pak muaj qė kishin krijuar ekipin kombėtar dhe duke marrė parasysh situatėn, vendosėn qė mė mirė tė mos shkojnė, nė mėnyrė qė tė pėrgatiten pėr kompeticionin e radhės. Madje trajneri i tyre, Hoze Maria Mateos, deklaroi se do tė ishte thjesht njė humbje kohe, pasi pėr aq kohė sa zgjaste rruga, ata mund tė forcoheshin mė shumė si ekip.
    Kupa e Botės: Lusien Lorent ėshtė shėnuesi i parė nė historinė e botėrorėve, kur francezi shėnoi nė portėn e Meksikės. Interesimi i tifozėve ishte shumė i ulėt nė disa ndeshje, por nė ato ku luanin amerikano- jugorėt kalonte shifrėn e 70 mijė spektatorėve nė stadium. Faza nė grupe tregoi menjėherė se cilat ishin skuadrat e mirėpėrgatitura. Argjentina fitoi tė tria ndeshjet e saj, Jugosllavia gjithashtu, madje duke mundur Brazilin. Uruguai dhe SHBA-ja u kualifikuan nė gjysmėfinale, me dy fitore dhe pa pėsuar asnjė gol. Kur pritej qė rivaliteti tė ishte mė i lartė, pati njė dominim tė pabesueshėm tė amerikanojugorėve. Stabile, Pusel, Monti dhe Skopeli “shtypėn” filozofinė strikte tė jugosllavėve. Njė futboll i shpejtė, pa shumė detyra mbrojtėse dhe me njė sulm tė frikshėm, bėri qė Argjentina tė fitojė me rezultatin 6-1. Njė fitore spektakolare, para 73 mijė tė pranishmėve. Vetėm njė ditė mė vonė, vendi organizator mendoi tė pėrsėriste tė njėjtin “film”. Ishte Uruguai qė fitoi gjithashtu 6-1, ku ranė nė sy tripleta e Ceas dhe dopieta e Anslemit. Mbrojtja e hekurt e SHBA-sė, e cila ishte e pėrbėrė mė tepėr nga anglezė, e pati tė pamundur qė tė pėrballonte edhe presionin e atmosferės sė krijuar. Njė stadium i tejmbushur qė brohoriste vetėm pėr vendėsit. Nė ato kohė, ishte e rrallė qė lojtarėt tė ndiheshin nė njė presion tė tillė, aq mė tepėr njė kombėtare e improvizuar si ajo e SHBA-sė.
    Finalja: Argjentinasit e nisėn ndeshjen me njė sulm total, ndėrkohė qė uruguaianėt u treguan disi mė mbrojtės, ndryshe nga ndeshjet e shkuara. Pavarėsisht supremacisė sė miqve, ishte Dorado ai qė kaloi nė avantazh vendin organizator pas 12 minutash. Gjithsesi, dukej sikur lojtarėt e dy skuadrave “u ndezėn” dhe ritmi i lojės u rrit mė tepėr. Peusel nė tė 20-n dhe Stabile nė tė 37-n pėrmbysėn gjithēka pėr ēelestėt, duke entuziazmuar edhe 20 mijė argjentinasit qė ndodheshin nė stadium pėr tė mbėshtetur ekipin e zemrės. Pjesa e dytė pati ndryshim stili pėr Uruguain, edhe pse ėshtė komentuar gjatė mė vonė se trajneri nuk u kishte dhėnė asnjė kėshillė taktike. Futbollistėt nisėn ta bazojnė lojėn vetėm tek aksionet nga krahėt, te krosimet nė zonė dhe kjo rezultoi shumė e suksesshme. U shėnuan plot tre gola, saktėsisht nga Cea, Iriarte dhe Kastro, duke pėrfituar nga mangėsia qė kishte rivali pėr tė mbrojtur si nė tė majtė, ashtu edhe nė djathtė. Njė ndeshje spektakolare e mbyllur me rezultatin 4-2 pėr kampionėt e parė tė botės nė futboll, Uruguain. Protesta Tek Argjentina nuk e pritėn aspak mirė atė humbje, duke akuzuar pėr futboll tė ashpėr dhe ndėrhyrje antisportive. Madje, u ndėrprenė menjėherė raportet mes dy federatave.

    I vetmi Botėror qė u zhvillua nė njė qytet

    Kupa e Botės, e zhvilluar nė Uruguai, pati shumė tė veēanta, por njė prej tyre qė vazhdon ta bėjė unike, ishte fakti qė u zhvillua nė njė qytet tė vetėm. Gjithēka ndodhi nė Montevideo, ku ishin edhe tre stadiume tė ndryshme. Fakti qė nuk kishte shumė skuadra, bėri qė organizatorėt ta pėrballojnė pa probleme fluksin e ndeshjeve dhe mbi tė gjitha shikueshmėria ka qenė e jashtėzakonshme. Plot 434.500 veta kanė qenė spektatorėt nė stadium gjatė pėrballjeve tė kėtij kompeticioni. Edhe pse nuk kishte shumė kohė qė ishte krijuar dhe nuk ėshtė aq popullor sa sot, sporti i futbollit arriti t’i mahnitė njerėzit.

    Stabile, golashėnuesi mė i mirė i kompeticionit

    Sot ėshtė “Kėpuca e Artė” ēmimi qė kurorėzon golashėnuesin mė tė mirė, por nė atė kohė ishte njė ēmim pak mė modest. Gjithsesi, futbollisti qė arriti tė shėnojė mė shumė gola ishte argjentinasi Guilermo Stabile. Nė atė kohė 25 vjeē, ai arriti tė shėnojė plot tetė herė nė vetėm katėr ndeshje tė zhvilluara. Nė atė kohė ai ishte transferuar nga Hurakani, tek italianėt e Xhenoas. Mė pas, sulmuesi shtatshkurtėr u transferua te Napoli. Pasi i dha fund karrierės futbollistike nė vitin 1939, ai u bė trajner dhe ndėr skuadrat qė drejtoi, ishte edhe ekipi kombėtar i Argjentinės, nga viti 1939 deri nė vitin 1960, duke triumfuar tri herė nė Lojėrat Pan Amerikane. Ndėrsa nė Kupėn e Botės nuk mundi tė jetė shumė rezultativ.

    Formacioni mė i mirė, vetėm uruguaianė dhe argjentinas

    Formacioni mė i mirė i kompeticionit nuk pati asnjė futbollist nga kombėtare tė tjera, pėrveē asaj tė Argjentinės dhe Uruguait. Ishin pikėrisht kėto dy ekipe qė dolėn edhe nė finale. Nė portė ishte argjentinasi Botaso. Ai ka qenė njė ndėr portierėt mė tė mirė tė asaj epoke dhe e tregoi njė gjė tė tillė edhe nė Botėror. Ndėrkohė qė pjesa tjetėr e formacionit ishte e pėrbėrė nga gjashtė lojtarė tė pėrfaqėsueses sė Uruguait dhe katėr argjentinas. Problemi i formacionit mė tė mirė tė publikuar nė atė kohė ishte se futbollistėt nuk ishin tė zgjedhur pėr pozicionet e tyre. Kishte mė shumė mesfushorė e sulmues, sesa mbrojtės. Gjithsesi, lojtarėt e pėrzgjedhur kishin arritur tė tregonin njė nivel tė lartė.

    Hektor Kastro, goleadori qė s’kishte njėrėn dorė



    Sulmuesi Hektor Kastro ka hyrė nė historinė e futbollit uruguaian pėr shumė arsye. Ai ishte ylli i ekipit kombėtar dhe mbi tė gjitha, shėnoi golin e parė pėr vendin e tij, nė njė Kupė Bote. Kastro zhvilloi 25 ndeshje me kombėtaren dhe shėnoi 18 gola. Por, pėrveē aftėsive tė tij nė fushėn e lojės, ajo qė e bėnte tė veēantė ishte fakti se ai nuk e kishte krahun e djathtė. Kur ishte 13-vjeē, Kastro pėsoi njė aksident dhe doktorėt i prenė krahun. Gjithsesi, kjo nuk e pengoi qė tė bėhej njė futbollist i jashtėzakonshėm dhe njė ndėr mė tė suksesshmit nė atė periudhė. Gjatė karrierės sė tij, ai luajti me klubin e Nacionalit. Nė vitin 1939 u bė gjithashtu trajneri i kėsaj skuadre, ndėrsa nė vitin 1959 mori drejtimin e Kombėtares sė Uruguait.

    Kombėtarja e SHBA-sė, e pėrbėrė me skocezė dhe anglezė

    Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nuk kishin shumė vite qė e praktikonin sportin e futbollit dhe sigurisht qė s’kishin edhe shumė futbollistė cilėsorė. Gjithsesi, pėr t’u paraqitur sa mė denjėsisht nė Kupėn e Botės, nė pėrbėrjen e tyre ata kishin futbollistė skocezė dhe anglezė. Kjo gjė u pėrfol gjatė nė atė kohė, sidomos nga Anglia, e cila nuk mori pjesė, duke lėnė tė nėnkuptohej se do tė kishin arritur ta fitonin pa probleme Kupėn e Botės. Ata i cilėsuan futbollistėt anglezė dhe skocezė, qė bėnin pjesė te kombėtarja amerikane, si lojtarė tė njė niveli tė ulėt pėr skuadrėn e tyre, ndaj edhe i mori njė ekip si SHBA. Nė atė kohė, dy shtete kishin marrėdhėnie tė mira diplomatike, por jo aq sa pėr tė lėnė jashtė inatet sportive.

    Si britaniku i bėri presion Rumanisė

    Kombėtarja e Rumanisė ishte njė nga ato 13 skuadra qė mori pjesė nė Kupėn e Botės sė vitit 1930, por pėr ta nuk ka qenė aspak e lehtė. Edhe pse futbolli ishte njė sport qė praktikohej nė vendin e tyre, nuk ishte profesionist dhe lojtarėt nuk pėrfitonin tė ardhura nga kjo gjė. Pjesa mė e madhe e Kombėtares rumune punonte nė njė fabrikė britanike dhe, kur pritej qė ata tė niseshin pėr nė Uruguai, pronari i fabrikės nuk e lejoi njė gjė tė tillė. Ai nuk dėshironte qė t’i largoheshin punėtorėt dhe tė kishte probleme nė administrimin e biznesit tė tij. Ēėshtja u bė aq e madhe, sa pati edhe ndėrhyrje politike. U desh ndėrhyrja e Mbretit tė Britanisė sė Madhe pėr ta zgjidhur kėtė ēėshtje. Pikėrisht pas vendimit tė tij, punėtorėt u lejuan tė largoheshin. Ndonėse u bė njė luftė e madhe, nuk ėshtė se ata arritėn tė ishin shumė tė suksesshėm. U vunė nė njė grup me Perunė dhe me vendin organizator tė kompeticionit, Uruguain. Nė pėrballjen me peruanėt arritėn tė fitonin me rezultatin 3-1, por nė sfidėn kundėr uruguaianėve u mundėn 4-0, ēka bėri qė tė eliminoheshin qė nė grupe. Nė atė kohė kualifikohej vetėm skuadra e parė dhe, mė pas, merrte pjesė direkt nė fazėn gjysmėfinaliste. Gjithsesi, rumunėt u mundėn nga ekipi qė do tė triumfonte nė atė kompeticion. Qė pas Kupės sė Botės, nė Rumani futbolli u bė njė sport mjaft mė i rėndėsishėm. Madje, futbollistė cilėsorė arritėn tė siguronin jetesėn e tyre vetėm duke praktikuar kėtė sport, sepse edhe pagat u rritėn ndjeshėm. Qė prej asaj kohe lojtarėt e Kombėtares sė Rumanisė nuk bėnin punė tjetėr pėrveē futbollit.

    Lojtari mė i talentuar nuk luajti, sepse ishte me ngjyrė



    Kombėtarja e Brazilit u cilėsua si zhgėnjimi i kompeticionit. Tė gjithė prisnin qė ata tė bėnin diferencėn, pasi futbollistėt brazilianė kishin krijuar njė reputacion mjaft tė mirė nė atė kohė. Gjithsesi, Brazili nuk arriti tė kalonte dot fazėn nė grupe. Njė nga arsyet e dėshtimit u cilėsua edhe fakti se futbollisti mė i talentuar i tyre, Artur Fridenreish, nuk u lejua qė tė ishte pjesė e Kombėtares. Kjo, pėr faktin se ai ishte me ngjyrė dhe nė atė kohė nuk lejohej qė shtetet tė pėrfaqėsoheshin nga futbollistė me ngjyrė. Fridenreish kishte baba gjerman dhe nėnė afrikane, por kishte shkuar shumė i ri nė Brazil, pėr shkak se i ati ishte njė biznesmen i suksesshėm. Fridenreish i dha fund karrierės sė tij nė vitin 1935 dhe nuk iu dha kurrė mundėsia qė tė luante me kombėtaren.

    Disa lojtarė mbanin kapele, se i trembeshin topit tė fortė

    Bėhet fjalė pėr njė periudhė prej 80 vitesh mė parė, ndaj njė gjė e tillė duket paradoks nė ditėt e sotme. Nė Botėrorin e Uruguait, disa futbollistė morėn masa mbrojtėse jo vetėm pėr lojtarėt kundėrshtarė nė fushėn e lojės, por edhe pėr vetė topin. Ai ishte i pėrbėrė nga njė lėkurė mjaft e trashė dhe topi ishte shumė i fortė. Disa futbollistė vendosėn qė tė mbanin kapele mbrojtėse nė kokė, nė mėnyrė qė tė luftonin pa frikė pėr ta goditur topin me kokė. Pikėrisht ky element bėri qė tė punohej akoma mė shumė me topin dhe nė kompeticionet e ardhshme ai erdhi gjithmonė duke u pėrmirėsuar dhe u bėrė mė i lehtė nė pėrdorim. Gjithsesi, askush nuk mbeti i vrarė nga topi nė atė kompeticion, ndoshta edhe pėr faktin se futbollistėt i kishin marrė masat nė tė gjitha mėnyrat. Ndėrkohė, pėr sa i pėrket lojės sė zhvilluar, ajo nuk ishte shumė e ashpėr, ndoshta edhe nga fakti qė rregullat ishin vėnė mirė nė zbatim asokohe.

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/botero...#ixzz32ZFpI7n3
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MaDaBeR : 28-05-2014 mė 11:05
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  4. #4
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Dosier

    Botėrori 1934: Triumfon Italia, Meaca ylli i turneut



    Mė 1934, kriza e madhe qė ka pushtuar botėn duket se po fashitet. Megjithatė, nė SHBA janė ende 13 milionė tė papunė. Ndėrkohė, nė Gjermani, pas vdekjes sė Hindenburgut, vjen nė fuqi Hitleri. Dhe nė kėtė gjendje tė nderė, italianėt organizojnė botėrorin e dytė tė futbollit. Idhulli i tyre ėshtė Meaca. Po trajneri Vitorio Poca mbėshtetet edhe te pjekuria e Guaitės, kėmbėngulja e Skiavos, fantazia e Orsit, nėn regjinė e Ferrarit nė mesfushė. Kjo ėshtė bėrthama e skuadrės sė kaltėr me ambicie pėr tė fituar kėtė botėror. Kundėrshtarėt janė mė se tė respektueshėm: Austria, Hungaria, Ēekosllovakia, Zvicra, Spanja dhe natyrisht Argjentina e Brazili. Por mungon Uruguai. I fyer nga mungesa e skuadrave tė njohura europiane tė katėr viteve mė parė, nuk merr pjesė.
    Ēekosllovakia & Austria -Tė zotėt e shtėpisė, pas njė starti spektakolar, duke mundur 7-1 amatorėt e SHBA-sė, hyjnė tė mbushur me frymėzim nė takimin me Spanjėn. Nė portėn e stuhive tė kuqe, siē quhen spanjollėt, ėshtė portieri i magjishėm Zamora, pas tė cilit hipnotizohet edhe njė sulmues i pamėshirshėm si Meaca. Mirėpo italianėve u has sharra nė gozhdė dhe mezi e mbyllin me njė barazim takimin e parė (1 – 1), me gjithė shtesėn e lojės. 11 lojtarė nga tė dyja skuadrat, pėr shkak dėmtimesh, nuk marrin pjesė nė takimin e dytė. Midis tyre, Zamora i dėmtuar. Dhe italianėt e kanė mė tė lehtė, ndonėse spanjollėt ankohen se gjyqtari zvicerian nuk u ka dhėnė njė 11-metėrsh. Mė pas, Federata Zviceriane e Futbollit e pezullon kėtė arbitėr, po ndėrkohė Italia ka kaluar nė turin e dytė. Edhe me Austrinė, italianėt i kanė punėt pisk. Austriakėt kanė eliminuar Hungarinė dhe futen plot optimizėm nė fushė. Pėrfaqėsojnė skuadrėn e madhe tė quajtur Vundertim (skuadra ēudi), tė drejtuar nga trajneri i famshėm Ugo Meisli. Po kėtė radhė, Italia e Meacės fiton pa lėnė pikėpyetje.
    Finalja - Vjen mė pas takimi final me Ēekosllovakinė nė Romė. Nė finale tė botėrorit 1934 merr pjesė dhe Musolini. Siē dėshmon mė vonė presidenti FIFA-s, Zhyl Rime qė nė kėtė finale ndodhet pranė tij, Duēja, i cili nuk e njeh shumė futbollin, mbetet si i ngrirė gjatė takimit. Po kur Skiavio shėnon golin e fitores, fytyra e tij pėrndritet. Ėshtė njė takim i kėndshėm, i bukur edhe nė aspektin teknik e taktik. Italianėt kanė epėrsi, po golin ama e shėnojnė ēekėt me anė tė Pucit. Mbeten 21 minuta lojė. Pasi kalon disa ēaste nervozizmi, skuadra italiane galvanizohet e Monti, me Ferrarin i jep shansin Orsit qė me njė goditje tė rreptė afėr zonės, tė barazojė rezultatin. Pėrsėri shtesė loje si ndaj spanjollėve. E pastaj goli historik i Anxhelo Skiavos, pas topit tė dhėnė nga Guaita. Skiavio rrėzohet pėrtokė, i mbuluar nga puthjet dhe pėrqafimet e shokėve. Italianėt janė Kampionė tė Botės pas 120 minutash lojė.

    Si ndikoi Musolini nė Kupėn e Botės
    Benito Musolini nuk mund t’ia falte vetes qė nė shtėpinė e tij tė festonte ndonjė kombėtare tjetėr. Sapo u vulos qė Kupa e Botės do organizohej nė Itali, ai i dha urdhėr tė prerė gjeneralit Xhorxhio Vakaro: “Nuk e di se si do t’ia bėni, por Botėrorin duhet ta fitojmė ne. Nuk mė intereson se ēfarė jeni tė detyruar tė bėni. Ėshtė njė urdhėr!”. Dėshtimi i urdhrave tė tillė ishte fatal edhe pėr fatin e tė besuarve tė Duēes, ndaj nuk kishte se si tė ndodhte ndryshe. Presioni ishte shumė i madh. Futbollistėt dhe arbitrat nderonin si fashistė para ndeshjes. Musolini donte t’i tregonte tė gjithė botės forcėn e tij, ishte njė mesazh i rėndėsishėm pėr atė kohė. Skuadra italiane nuk ishte mes favoritėve, sa i pėrket forcės sė saj, por askush nuk arriti ta mundte dot. Madje, edhe nė ato ndeshje qė doli barazim, nė shtesė, nuk guxoi asnjė rival qė tė shėnonte. Ishte e destinuar, apo e merituar, kjo pak rėndėsi ka tashmė. Pėr tė kaltrit numėrohet si njė triumf i rėndėsishėm nė Botėror, pavarėsisht zėrave qė e kanė shoqėruar pėrgjatė gjithė historisė.

    Monti: Nėse nuk fitonim, Duēja do tė na pushkatonte



    Luis Monti ėshtė i vetmi futbollist nė histori qė ka luajtur dy finale tė Kupės sė Botės, me dy kombėtare tė ndryshme. Nė vitin 1930 ai luante pėr Argjentinėn dhe humbi me Uruguain, por, katėr vite mė pas ishte pjesė e Italisė, e cila ngriti trofeun e kampionatit.
    Si u ble - Njė vit pas paraqitjes qė bėri nė Botėrorin e vitit 1930, mbrojtėsin e vizituan disa zyrtarė tė Benito Musolinit nė Argjentinė. Ata i bėnė njė ofertė tė parefuzueshme, plot 5 mijė dollarė nė muaj, njė shtėpi dhe njė makinė nė mėnyrė qė tė luante me Juventusin. Njė shifėr e padėgjuar nė atė kohė, tė cilėn pa diskutim qė Monti e pranoi. Por, plani ishte mė konkret, pasi atij i kėrkuan tė luante mė pas me pėrfaqėsuesen e Italisė, tė cilėn gjithashtu nuk i dhanė mundėsinė qė tė thoshte “jo”. Ai duhet tė ishte njė nga lojtarėt e rėndėsishėm nė skuadrėn, e cila do tė duhej tė fitonte Botėrorin e 1934-s.
    Presioni - “Kam pėrjetuar dy finale shumė tė ndryshme nė jetėn time. Nė Uruguai do na vrisnin nėse do fitonim. Ndėrsa katėr vite mė pas, do na vrisnin nėse humbisnim. Pėr fat tė mirė, ia dolėm mbanė qė tė ngrinim trofeun me Italinė. Duēja e donte patjetėr dhe na e kishte thėnė qartė. Pėr tė ishte njė tregues i forcės dhe ne nuk mund tė dėshtonim”, – ka thėnė Monti nė njė rrėfim tė tij nė vitin 1952. “Para finales me Ēekosllovakinė erdhi dhe takoi ekipin. Na dha njė mesazh shumė tė qartė: ‘Kėrkoni ēfarė tė doni po fituat: femra, para, makinė, shtėpi. Ēfarėdo qė tė doni, do jetė e juaja. Por, nėse nuk fitoni…’. E dinim tė gjithė se ēfarė na priste. Do pushkatoheshim. Pas ēdo ndeshjeje, merrnim letra ku thuhej “Fitore ose vdekje”. Ka qenė njė presion i jashtėzakonshėm, por jam ende gjallė duke treguar kėtė histori, pasi ia dolėm mbanė nė atė ndeshje”.
    Mashtrimi - Edhe pse duhet tė ishin shumė tė privilegjuar, njė pjesė e mirė e lojtarėve tė kombėtares nuk e patėn atė fat. Monti tregon se gjėrat nuk shkuan siē e prisnin. “Mund t’ju kujtoj vetėm njė fakt pėr ta kuptuar se nuk ishim kurrė tė sigurt. Guaita, i cili udhėhoqi Italinė po ashtu si unė nė triumfin e Kupės sė Botės, u detyrua tė largohet nga vendi nė mėnyrė tė fshehtė vetėm pas njė viti. Ai luante pėr Romėn, rivalin e Lacios, me tė cilin ishte tifoz Musolini. Pėr tė dobėsuar Romėn, ata i thanė Guaitės se duhej tė shkonte nė luftė. Kjo bėri qė ai tė fshihej dhe tė largohej”.

    Xhuzepe Meaca, simboli i botėrorit tė 1934-s
    I shfaqur nė radhėt e Ambroziona Inter nė fillim tė kampionatit tė vitit 1927, kur nuk ishte veēse 17 vjeē, Xhuzepe Meaca do tė trondisė stadiumet e Italisė e do tė ndiqet me admirim nga sportdashėsit deri mė 29 gusht tė vitit 1947, kur do tė mbyllė pėrfundimisht jetėn e tij sportive. Pra, plot 20 vjet. Gjatė kėsaj periudhe, Meaca ka shėnuar 273 gola nė kampionatin kombėtar, ka fituar disa tituj kampionėsh dhe ėshtė shpallur golashėnuesi mė i mirė. Nė botėrorin italian ėshtė 24 vjeē. I ri, por i pjekur. Shndėrrohet nė regjisorin e skuadrės. Si i tillė paraqitet edhe nė Botėrorin e Francės tė zhvilluar 4 vjet mė pas, mė 1938, kur pėrsėri ndihmon Italinė tė fitojė pėr tė dytėn herė titullin kampion. Ndeshjen e fundit me pėrfaqėsuesen e Italisė, e zhvillon mė 1939.

    Formacioni mė i mirė me plot shtatė italianė
    Nė formacionin mė tė mirė tė Kupės sė Botės, nuk kishte se si tė mos dominonin italianėt, tė cilėt ngritėn edhe trofeun e kampionatit. Gjithsesi, ishin plot shtatė italianė nė 11-shen mė tė mirė dhe kjo u komentua si e tepruar pėr kohėn. Katėr tė tjerėt ishin portieri Zamora i Spanjės, i cili nuk mund tė diskutohej, pėr shkak tė mrekullive qė ofroi me pritjet e tij. Ishte mbrojtėsi tjetėr spanjoll Kuinkokes, mesfushori ēekosllovak Nejedli dhe ai austriak Vagner. Ja formacioni mė i mirė i kompeticionit: Zamora (Spanjė), Monzelio (Itali), Monti (Itali), Kuinkokes (Spanjė), Vagner (Austri), Bertolini (Itali), Nejedli (Ēekosllovaki), Guaita (Itali), Meaca (Itali), Skiavio (Itali), Orsi(Itali).

    Planiēka, portieri mė i shkurtėr
    Nuk ėshtė mė shumė se 1.73 m dhe mbahet si njė ndėr portierėt mė tė mirė nė Evropė. Mahnit nė botėrorin e 1934-s me pritjet e tij. Katėr vjet mė pas e gjejmė pėrsėri nė radhėt e ekipit kombėtar ēekosllovak. Dhe shfaqet pėrsėri i magjishėm nė fushat e Francės, gjatė botėrorit tė tretė. E mbyll karrierėn pasi ka luajtur 75 ndeshje me kombėtaren dhe 1000 ndeshje me skuadrėn e tij Sllavia.

    Kampion bote vetėm rastėsisht
    Kolegu i Planiēkės, Kombi, bėhet kampion bote krejt rastėsisht. Trajneri Vitorio Poco grumbullon Kombin, por portieri titullar pėson njė dėmtim vetėm disa ditė para botėrorit. Nė ekipin kombėtar regjistron 47 ndeshje (28 fitore, 9 humbje, 10 barazime dhe 65 gola tė pėsuar). Gjatė jetės sė tij sportive, pra prej 13 vjetėsh, zhvillon 35 takime e pesė tituj kampion.

    Brazili, 12 ditė rrugė pėr t’u eliminuar direkt
    Kombėtarja e Brazilit ishte njė ndėr ato skuadra qė bėri sakrificėn mė tė madhe pėr tė marrė pjesė nė Kupėn e Botės 1934. Futbollistėve iu desh tė udhėtonin plot 12 ditė me anije, nė njė aventurė rraskapitėse. Por, pasi zbritėn nė portin e Xhenovės dhe ia dolėn mbanė qė tė ishin nė kohė pėr ndeshjen e parė kundėr Spanjės, ata pėsuan goditjen mė tė rėndė. U eliminuan menjėherė, duke qenė se ishte ndeshje me sistem eliminimi. Iu desh tė udhėtonin 12 ditė, pėr tė luajtur vetėm 90 minuta futboll, para se tė riktheheshin sėrish nė shtėpi, nė njė tjetėr rrugė tė lodhshme. Ishte pikėrisht Spanja ajo qė mundi “seleēaon” 3-1, pavarėsisht se kėta tė fundit kishin ardhur me ekipin e tyre mė tė mirė, ndryshe nga disa pėrfaqėsuese tė tjera.

    Sindelari “Moxarti i futbollit”
    Sindelari 31-vjeēar, me fytyrė disi tė zbehtė, flokė tė drejtė tė ndarė me njė vijė nė mes, trup tė zhdėrvjelltė, ndonėse jo tė madh. Zhvillon me pėrfaqėsuesen austriake 43 takime (1926 – 1938), cilėsohet futbollisti mė i mirė i Botėrorit 1934 dhe mbiquhet “Moxarti i futbollit”. Ėshtė futbollisti mė i famshėm i Austrisė tė tė gjitha kohėrave.

    Skiavio, debutuesi mė i ri nė moshė
    Nisi tė luante futboll mė 1922 nė radhėt e Bolonjės, kur nuk ishte veēse 15 vjeē, duke qenė edhe debutuesi mė i ri. Dhe e mbyll jetėn sportive pėrsėri me Bolonjėn. Gjatė kėsaj periudhe, fitoi 4 tituj kampionėsh (1925, 1929, 1936, 1937) dhe nė sezonin 31 – 32 me 25 gola, atė tė golashėnuesit mė tė mirė, sė bashku me Petronėn e Fiorentinės. Mė 4 nėntor 1925, kur nuk kishte mbushur 18 vjeē, zhvillon takimin e parė me skuadrėn kombėtare.

    Nejedli, fiton “Kėpucėn e artė” pas… 72 vitesh
    Sulmuesi ēekosllovak Oldrih Nejedli arriti tė shėnojė pesė gola dhe tė shpallet golashėnuesi mė i mirė i Kupės sė Botės 1934. Gjithsesi, atij iu njoh “Kėpuca e Artė” nga FIFA vetėm pas 72 vitesh, saktėsisht nė 2006- n. Ai ishte llogaritur se kishte shėnuar katėr herė, po aq sa Skiavo i Italisė dhe Konen i Gjermanisė. Mė pas, u vėrtetua se kishte gjetur rrugėn e rrjetės njė herė mė tepėr. Njė rekord, i cili nuk iu njoh pėr aq kohė sa ishte gjallė, edhe pse jetoi pėr 90 vite. Pėr t’u theksuar, ėshtė fakti qė ai luante si mbrojtės i majtė, por kishte njė nuhatje tė jashtėzakonshme pėr golin.

    Kielhoz, veprime komike sepse ishte… miop
    Poldi Kielhoz u shndėrrua nė njė nga protagonistėt mė karizmatikė tė Kupės sė Botės. I gjatė 173 centimetra dhe me syze tė trasha nė fushėn e lojės, ai dhuroi shpeshherė veprime tepėr komike. Pėr shkak se ishte miop, ndonjėherė kishte vėshtirėsi koordinimi. Gjithsesi, kombėtarja e tij nuk e kishte pėrzgjedhur edhe aq rastėsisht. Ai kishte njė kėrcim mbresėlėnės dhe ishte i fortė fizikisht. Arriti tė shėnojė plot tre gola, edhe pse mund tė kishte shėnuar mė tepėr. Nėse koordinohej si duhej, askush nuk e ndalte.

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/botero...#ixzz32daObwux
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MaDaBeR : 28-05-2014 mė 11:05
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  5. #5
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Dosier

    Botėrori 1938: Italia “pushton” botėn para fillimit tė luftės

    Ndėrsa nė Francė mė 1938 zhvillohet kampionati i tretė botėror i futbollit, Spanja bėhet teatri i luftimeve tė pėrgjakshme qė kanė nisur dy vite mė parė. Tė egėrsuar nga humbjet nė zgjedhjet e Parlamentit spanjoll, forcat e djathta nisin luftėn civile. Ushtritė kundėr forcave republikane i udhėheq gjenerali Franko. Vendet e demokracisė perėndimore bėjnė sehir edhe kur Frankoja ndihmohet nga Musolini dhe Hitleri. Nė mars tė vitit 1938 Hitleri anekson Austrinė. Vigjilja e kėsaj ngjarjeje ėshtė edhe Botėrori francez. Uruguai nuk e ka harruar inatin e vjetėr dhe, ashtu si katėr vite mė parė nė Itali, nuk zbret nė stadiumet e Francės. Po nuk vepron kėshtu Brazili i ushqyer nga iluzionet, qė mė sė fundi tė fitojė kupėn.
    Ndeshjet: Pėr herė tė parė fituesja e kupės dhe vendi organizues hyjnė drejt e nė fushė. Kampionėt e botės, italianėt, nė turin e parė mezi mundin Norvegjinė 2-1. Me shtesė loje, por me rezultat tenistik 6-5, Brazili fiton kundėr Polonisė. Janė edhe tri ndeshje tė tjera, tė cilat mbyllen me shtesė loje qė nė turin e parė; Kuba-Rumania 3-3, Ēekosllovaki- Holanda 3-0 dhe Zvicra- Gjermania 1-1. Kėto dy tė fundit pėrsėriten dhe fitohen 4-2 dhe 2-1 nga gjermanėt dhe kubanėt. Brazili nė ēerekfinale, pas ndeshjes sė parė me Ēekosllovakinė, e pėrfunduar me gjithė shtesėn e lojės 1-1, arrin ta mposhtė atė nė ndeshjen e dytė 2-1 dhe shkon nė gjysmėfinale me Hungarinė, ku gjunjėzohet 2- 1. Hungaria eliminon 5-1 Suedinė dhe fton nė finale pėr titull Italinė.
    Finalja: Ky takim ėshtė pasqyrė e dy koncepteve taktike krejt tė ndryshme. Italianėt luajnė me njė ritėm tė ngadalshėm pėr tė shpėrthyer nė manovrimet para portės. Hungarezėt, pėrkundrazi, pėrkryejnė manovrimet klasike estetikisht tė pakapshme tė bazuara nė mjeshtėrinė teknike, qė mbėshtet nė lėvizshmėrinė e madhe. Nė minutėn e gjashtė shėnojnė italianėt. Pas njė aksioni tė gjatė koral Andreolo, Serantni, Biavati, Piola, gjuan Kolausi dhe gol. Mirėpo, brohoritjet e italianėve i shuan hungarezi Titkos. Nė stadiumin “Kolomb”, ku zhvillohet ndeshja, shpėrthejnė duartrokitje. Shihet qė publiku francez anon nga ata. Po italianėt nuk dorėzohen. Pėrsėri aksion, kėtė radhė telegrafik Koluasi, Ferrari, Meaca dhe Piola qė merr topin e shėnon. Nė minutėn e 35-tė, golin e tretė e shėnon Kolausi. Publiku francez tani anon nga italianėt. Bashkė me ta dhe shumė specialistė, deri atėherė disi tė ftohtė ndaj fitores sė tė kaltėrve, tė katėr viteve mė parė. Aq mė tepėr kur nė fushė ėshtė njė skuadėr krejt e re dhe e ndryshme nga ajo e kampionėve tė shkuar. Bien nė sy, krahas sulmuesve, mbrojtėsi Foni, Rava, Oliveri, Andredo, Serantoni. Po dhe hungarezėt nuk duan tė pajtohen me humbjen. 20 minuta para mbarimit shėnojnė me anė tė Sarosit. Atėherė luftojnė pėr tė barazuar. Edhe njė herė tjetėr njė aksion me shumė stacione nga italianėt – Rava, Ferrari, Piola, duet i tij me Biavatin, tre kundėrshtarė tė dalė jashtė pėrdorimit, dhe 4-2.
    Presidenti: Duartroket edhe presidenti francez Leburn, qė ndjek ndeshjen. Ai, sapo kishte ardhur nė stadium, pa u ulur mirė pranė presidentit tė FIFA-s Zhyl Rime, kishte bėrė pyetjen trashanike “Cilėt janė francezėt?”. Dhe francezi Rime, pa e humbur toruan, i ishte pėrgjigjur me gjakftohtėsi: “Francezėt janė… gjyqtari”, duke treguar me gisht nė fushė gjyqtarin francez Kapdevil. “Futbollin e kuptoj pak, po e shoh qė fituesit zhvilluan njė ndeshje tė rrallė”, – thotė Lebruni, ndėrsa italianėt ngrenė nė supe trajnerin e tyre, Vitorio Poco.

    Tetė kombėtare refuzuan tė luanin
    Botėrorin nė Francė Kupa e Botės e vitit 1938 nuk nisi shumė mbarė pėr organizatorėt e kompeticionit. Nė fakt, ata patėn probleme nga shumė shtete tė kontinentit amerikan, tė cilėt nuk ishin dakord qė Botėrori tė zhvillohej nė Europė. Sipas tyre, kishte ardhur koha qė tė zhvillohej nė njė prej vendeve tė Amerikės sė Jugut dhe mė i preferuari ishte Argjentina. Gjithsesi, Franca u zyrtarizua pėr tė organizuar turneun. Nė njė situatė tė tillė, Argjentina, Uruguai, SHBA-ja, Kosta Rika, El Salvadori, Meksika, Kolumbia dhe Guajana Holandeze nuk pranuan qė tė merrnin pjesė. Ishin 15 ekipet kombėtare qė luajtėn nė Botėrorin e Francės, 12 prej tė cilave ishin vende europiane. Nga Azia ishte Indet holandeze, nga kontinenti amerikan vendosi tė merrte pjesė Kuba dhe Brazili nga Amerika e Jugut. Edhe pse vendet qė bojkotuan, menduan se vendimi i tyre do tė ndikonte nė zhvillimin dhe spektaklin e Kupės sė Botės, njė gjė e tillė nuk ndodhi, pasi organizatorėt i kishin marrė tė gjitha masat dhe ai kompeticion dhuroi mjaft emocione pėr sportdashėsit.

    Vitorio Poco, “gjeniu” qė dha shembuj nė futboll



    Lindur mė 1886, djali i njė industriali pėr prodhimin e materialeve tė ndėrtimit, nė vitet e para tė rinisė jepet shumė pas studimeve. Studion nė Zyrih, ku diplomohet pėr gjuhė tė huaja. E caktojnė disa herė nė krye tė ekipit kombėtar, por nė 1929-ėn caktohet zyrtarisht dhe qėndron aty deri nė vitin 1948, pra pėr 19 vite. Tjetėr rekord i paarritur deri tani nga asnjė trajner i njė ekipi kombėtar. I drejton tė kaltrit nė 87 ndeshje, nga tė cilat 60 fitore, 16 barazime dhe 11 humbje. Megjithėse, sukseset mė tė mėdha i pėrkasin periudhės 1934-1938, kur Italia fitoi titullin dy herė Kampion Bote dhe njėkohėsisht titullin e Kampionit Olimpik mė 1936 nė Berlin. Mė 1948 skuadra olimpike italiane nuk ka sukses nė Lojėrat Olimpike qė u zhvilluan nė Londėr. Ajo qė e bėn atė tė paharrueshėm, ėshtė edhe fakti qė ka pasur ide gjeniale nė drejtimin e skuadrės. Pasi e nisi me njė formacion shumė sulmues, ai praktikoi i pari modulin e lojės (2-3-2-3) qė bėnte njė mbrojtje shumė kompakte dhe njė sulm shumė tė rrezikshėm. Italia e tij ka qenė pa diskutim ekipi mė i mirė i asaj periudhe dhe ai ka njė meritė tė jashtėzakonshme. U largua nga futbolli nė moshėn 62- vjeēare dhe vendosi tė bėhej gazetar. Gjithsesi, analizat qė ai bėnte, ishin gjithnjė njė kėshillė shumė e vlefshme pėr ekipin kombėtar, i cili nuk arriti tė jetė mė aq i suksesshėm sa nė kohėn e tij, deri kur ndėrroi jetė, nė vitin 1968.

    Leonidas Da Silvia, “diamanti i zi” i Brazilit
    Lindur nė Rio de Zhaneiro mė 1910, Leonidasi shquhet sė pari nė skuadrat braziliane San Kristavo Bonsukseso, Vasko De Gama dhe pastaj nė Nacional tė Montevideos. Mė pas kthehet nė atdhe dhe aktivizohet me Batofogon, Flamengon, San Paolo, ku arrin tė fitojė pesė tituj kampionėsh. Luan futboll deri nė vitin 1946, duke zhvilluar 25 ndeshje me kombėtaren dhe shėnuar po aq gola. Po edhe mė pas nuk e braktis topin e rrumbullakėt. Bėhet radiokomentator, duke u sjellė brazilianėve lajme fitoresh dhe humbjesh tė skuadrave tė tyre. Kur italianėve u takoi tė luanin nė gjysmėfinale kundėr Brazilit, ata nuk menduan gjė tjetėr veēse si tė eliminonin tė panjohurin mė tė ndėrlikuar tė sulmit, Leonidas da Silvėn, tė mbiquajtur “diamanti i zi”. Me shtatė gola tė shėnuar, ai ėshtė shėnuesi mė i mirė i Botėrorit tė tretė.

    Piola, shkėlqimi prej sėmundjes sė Meacės
    Duhej tė sėmurej qendėrsulmuesi i famshėm Meaca, qė tė thirrej Piola nė kombėtare nė vitin 1938. Qė nga ai ēast kombėtarja dhe Piola bėhen njė binom i pandarė deri nė Kampionatin Botėror qė shėnon apeteozėn e kėtij djaloshi 25-vjeēar, lindur mė 1917-ėn nė Robio Lomelina dhe vendosur mė pas nė qytetin e vogėl tė Proverēelit. Ndonėse ėshtė i lartė 1.79, qė 16 vjeē ai ndjell panik nė portėn kundėrshtare, kur nis tė luajė me “Provercelin”. Nė njė takim me Fiorentinėn shėnon 6 gola. Kėshtu nis karriera e tij e gjatė, qė do ta ēojė te Roma e Lacio dhe, mė pas siē thamė mė sipėr, nė kombėtare. Takimin e fundit, nga 34 takimet me kombėtaren, e zhvillon mė 18 maj 1952 nė Firence me Hungarinė. Nė skuadėr ai shquhet pėr 30 golat e shėnuar, njė ndėr ta me dorė, kundėr anglezėve mė 13 maj mė 1934 nė Milano. Pastaj ndėrmerr karrierėn e trajnerit, por pa sukses. Mė pas, merret me tė rinjtė nė Qendrėn Sportive tė Koverēanos deri mė 1966, kur del nė pension. Nė Itali ka luajtur me skuadrat e Provercelit, Lacios, Juventusit dhe Novarės, duke zhvilluar 543 ndeshje dhe shėnuar 290 gola.

    Futbollisti avokat, qė e penguan nė Hungari
    Ėshtė i pamėshirshėm nė fushė, por i drejtė nė punė. Ndoshta sepse nė moshėn 24- vjeēare u diplomua pėr drejtėsi, por Kėshilli i Avokatėve e ndaloi tė ishte futbollist profesionist dhe kėshtu mbeti diletant. Sharoshi e ka nisur jetėn sportive qė 14 vjeē, duke luajtur me Ferencvaroshin. Nė moshėn 17-vjeēare u aktivizua me kombėtaren. Hungarezi i pamėshirshėm zbraz 7 gola nė portėn e portierit tė famshėm ēek Planiēka, pesė nė portėn e portierit austriak Placer dhe po aq nė atė tė italianit Maseti, qė ruante portėn e Bolonjės gjatė njė ndeshjeje pėr Kupėn Mitropa. Kthehet nė Hungari dhe mbetet gjithmonė futbollisti mė i mirė i Ferencvaroshit. Mė pas bėhet president i kėtij klubi me tradita tė mėdha nė futbollin hungarez. Mė 1948-ėn Giorgi Sharoshi braktis Hungarinė dhe, sė bashku me bashkėshorten, asistente nė universitet, vendoset nė Itali, qė bėhet atdheu i tij i dytė. E ftojnė qė tė bėhet trajner, detyrė qė e pranon me kėnaqėsi, ndonėse jo me aq sukses. Drejton Barin, Lukezen, Juventusin, me tė cilin fiton njė herė kampionatin, Xhenovėn, Romėn, Bolonjėn dhe Breshian.

    Refuzoi Hitlerin, si e vranė “yllin” e Austrisė



    Nė Botėrorin e vitit 1934, ai i mahniti tė gjithė. Me njė klas tė jashtėzakonshėm dhe finesė mbresėlėnėse, Matias Sindelar meritoi epitetin “Moxarti i futbollit”. Por, mė 12 mars 1938, Gjermania pushtoi Austrinė dhe u vendos qė nė Kombėtaren e Rajhut tė 3-tė tė pėrfshiheshin edhe yjet e futbollit austriak pėr Kupėn e Botės. Si pėr tė treguar supremacinė e racės ariane u zhvillua njė ndeshje miqėsore mes gjermanėve dhe austriakėve. Por, Sindelar nuk veproi si pjesa tjetėr e shokėve dhe realizoi njė gol turpėrues pėr kundėrshtarin. Ai dribloi katėr gjermanė dhe, pasi e dėrgoi topin nė rrjetė, festoi nė mėnyrė ekstravagante para ushtarakėve. Njė veprim qė pa diskutim u prishi qejfin nazistėve. Pak muaj mė pas, ai mori ftesė pėr tė luajtur me pėrfaqėsuesen e Gjermanisė nė Botėrorin e Francės. Madje, iu tha edhe se vetė Hitleri donte qė ai tė luante. Gjithsesi, Matias refuzoi. Nė fillim u tha se ishte i dėmtuar dhe, mė pas, u shpreh se ishte 35 vjeē dhe nuk kishte moshėn e duhur pėr njė nivel tė tillė. Pikėrisht ky refuzim vulosi edhe fatin e jetės sė tij. Mė 23 janar tė vitit 1939, “Moxarti i futbollit” u gjet i helmuar, sė bashku me tė fejuarėn italiane Kamila Kostanjola, nė shtėpinė e tyre. Edhe pse ishte ēifut, Sindelar kishte refuzuar gjithnjė qė tė largohej nga Vjena, ku zotėronte edhe njė kafene. Pikėrisht shpirti rebel e dėnoi me vdekje. Nė klubin e Austrisė sė Vjenės shkuan 15 mijė telegrame ngushėllimi, ndėrsa nė varrim morėn pjesė mė shumė se 40 mijė persona. Nė vitin 2011, ai u vlerėsua si futbollisti mė i mirė nė tė gjithė historinė e Austrisė.

    Domingos Da Gula, talenti qė u drogua dhe u rrėmbye
    Lindur nė 1911 nė Rio De Zhaneiro, Domingos Da Gula qė nė moshė tė re bie nė sy pėr tė dhėnat fizike. Tė gjithė duan ta kenė nė radhėt e klubeve tė tyre. Ndėr ta edhe drejtuesit e klubeve tė huaja, sidomos atyre argjentinase. Po Gula dėshiron qė tė mbetet nė Brazil. Atėherė drejtuesit e skuadrės argjentinase, Boka Xhuniors, i punojnė njė gėnjeshtėr. E bėjnė tė takohet nė njė klub nate me njė aktore tė njohur, e cila e drogon, dhe kėshtu e rrėmbejnė dhe e nisin me aeroplan pėr nė Buones Aires. Gjatė udhėtimit Gula zgjohet e kundėrvepron pėr kėtė akt piraterie ndaj tij, por mbetet gojėhapur kur i tregojnė kontratėn qė e kishte firmosur, siē duket, gjysmė i dehur. Kėshtu, dashur padashur, ai mbetet nė Argjentinė, ku i mahnit spektatorėt. Megjithatė, publiku brazilian ia fal Domingos, sepse marroset pas lojės sė tij zbavitėse. Mbrojtėsi shtatlartė arrin tė fitojė titullin kampion nė Argjentinė dhe qėndroi aty dy vite, pasi kishte firmosur kontratėn nė gjendje tė dehur dhe mė pas rikthehet te Flamengo. Ėshtė cilėsuar si mbrojtėsi mė i mirė nė historinė e Flamengos dhe Korinthiasit. Njė nga pesė fėmijėt e tij u bė futbollist. Ademir de Gula, qė nė futboll do tė njihet me emrin Ademir Menezes, ishte golashėnuesi mė i mirė i Kupės sė Botės 1950. Megjithatė, ai u persekutua disi nga fama mė e madhe qė kishte i ati, duke mbetur gjithnjė djali i Domingos Da Gulės.

    Oliveri, “macja me kthetra tė mprehta”
    Ka lindur nė Verona, mė 1910-ėn. Pas Veronės kalon te Padova. Kėtu nuk shquhet shumė. Ndoshta ndikon edhe njė incident gjatė njė ndeshjeje. Shėrohet mbas 40 ditėsh dhe kalon me Dukezen, skuadėr qė luante nė Kategorinė e Parė. Kjo ndodh nė vitet 1936- 1938. Janė vitet e pjekurisė sė tij si portier, qė e ēojnė nė radhėt e skuadrės sė Pocos. Kėtu shquhet, veē tė tjerash, edhe pėr zhytjet nė kėmbėt e kundėrshtarit pėr tė zotėruar topin. Pas kampionatit botėror luan me Torinon (1936-’41). Gjatė kombėtares regjistron 24 ndeshje. Detyrohet t’ua lėrė vendin mė tė rinjve, teksa vetė kalon me Breshian, skuadėr e Kategorisė sė Dytė. Pastaj ndėrmerr edhe detyrėn e trajnerit, por duke qenė shumė larg suksesit tė tij nė portė, qė e bėn aq tė njohur nė botė.

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/botero...#ixzz32jtYzgFH
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MaDaBeR : 28-05-2014 mė 11:06
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  6. #6
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Dosier

    Botėrori 1950: Uruguai bėn tė qajė 203 mijė tifozė nė stadium



    Nė vitin 1950, Lufta e Ftohtė bėhet e nxehtė. 60 mijė ushtarė tė Koresė sė Veriut kalojnė paralelin 38 qė e ndan nga Koreja e Jugut, e cila ėshtė aleate e SHBA-sė. Nė kėtė gjendje tė tensionuar, nė Brazil zhvillohet botėrori i katėrt. Bashkimi Sovjetik dhe vende tė tjera tė Lindjes nuk marrin pjesė. Po kėshtu vepron edhe Argjentina. Tė papriturėn e sjell Anglia qė pėr herė tė parė denjon tė pranojė tė ulet nė sofrėn e futbollit botėror. India hedh poshtė ftesėn, sepse futbollistėt e saj dinė tė luajnė futboll vetėm zbathur. Bėhet ē’ėshtė e mundur tė ftohet Portugalia, Franca, Turqia, por mė kot. Ashtu si mė 1938, Gjermania dhe Japonia, si shtete tė mundura nė Luftėn e Dytė Botėrore, nuk ftohen nė Brazil. Shumė skuadra e marrin kampionatin si me tė qeshur. Ndėr to edhe dy herė kampionė, italianėt, qė udhėtojnė nė brigjet braziliane me anije si katėrqind vjet e kusur mė parė Kolombi. Me vete sjellin Kupėn e Botės, tė cilėn, presidenti i federatės sė tyre tė futbollit, Barasi, e ka ruajtur me kaq xhelozi, sidomos gjatė viteve tė luftės kur mund tė binte nė duart e nazistėve.
    “Marakana”: Ēuditė nė kėtė botėror priten nga Brazili qė ėndėrron mė sė fundi tė fitojė pėr herė tė parė dhe nga Uruguai qė ka refuzuar tė marrė pjesė dy herė nė Evropė. Skuadra e kėtij vendi tė vogėl kėrkon tė dėshmojė se nuk ėshtė mė kot fitues i edicionit tė parė mė 1930 qė e ka organizuar vetė. Lojtarėt uruguaianė: Varela, Andrade, Skiafino do tė dėshmojnė se ndonėse nuk kanė elegancėn e zhonglerėve brazilianė, janė mė racionalė, mė tė pėrmbajtur, mė tė thjeshtė, por, mbi tė gjitha, mė rezultativė se brazilianėt. Finalja dramatike midis Uruguait dhe Brazilit do tė zhvillohej nė stadiumin gjigant “Marakana” me 203 mijė e 850 vetė mbi shpatulla, e para dhe e fundit herė nė historinė e tij me njė barrė kaq tė madhe, pas zhvillimeve lavdiplotė “Saoveno, o Brazil”, nė fund tė takimit do tė bjerė nė heshtje mortore.
    Italia: Dy herė kampionėt e botės, italianėt, janė eliminuar nga suedezėt shtatlartė qė nė turin e tretė (3 – 2). Po ky eliminim vjen nga njė arsye tepėr e fortė. Njė vit mė parė, mė 5 maj 1949, aeroplani me tė cilin Torino po kthehej nga Portugalia pėrplaset me kodrėn e Supergas. Mbetėn tė vdekur tėrė futbollistėt, midis tė cilėve Rigamonti, Kasiliano, Macola (babai i Macolės sė njohur tė viteve ’65 – ’70), Baēigalupo, Osola, Moroso, Balarin e tė tjerė futbollistė tė ekipit kombėtar.
    Finalja: Brazili nė dėlir! 50 milion brazilianė kėrkojnė fitore e vetėm fitore nga trajneri i tyre Flavio Kosta. Ata e ndjekin ndeshjen kudo, nė shtėpi, kafene, parqe e rrugėve ku buēasin altoparlantėt. Merreni me mend se ēfarė ndodh kur Friaka shėnon nė minutėn e 47-tė…! Brazilianėve u duket se ky ēast ėshtė fillimi i njė goleade. Po uruguaianėt nuk e humbasin toruan. Mbrohen dhe kundėrsulmojnė. Dhe ja nė minutėn e 66-tė, pas njė topi tė saktė tė Gixhos, barazon Skiafino. Ėshtė njė ēast delikat. Sikur brazilianėt tė kishin qenė mė gjakftohtė e tė kishin gjykuar se kundėrsulmet e kundėrshtarėve ishin vdekjeprurėse, ata, duke e kontrolluar lojėn, mund ta kishin mbyllur ndeshjen me barazim, qė pėr ta ishte fitore. Po ata kėrkonin fitore madje tė bujshme. Ndaj Ademiri me shokė mėsynin me forca tė shumta portėn e portierit Mospoli.
    Golat: Nė minutėn e 69-tė, Mikues godet shtyllėn dhe 5 minuta mė vonė Skiafino fton nė aksion Gixhan, i cili pasi ēarmatos mbrojtėsin e majtė Bigode, shėnon. Stadiumi gjigant “Marakana” hesht si tė jetė akull. Brazilianėt nuk duan t’u besojnė syve, e pandehin se futbollistėt do lėnė fushėn pas mbarimit tė ndeshjes e do tė shfaqen pėrsėri atje. Por kur Zhyl Rimeja u dhuron kupėn uruguaianėve, gjithēka ėshtė e qartė. Lot, klithma brengosėse, infarkte dhe vdekje ndodhin nė kėto minuta. Rasti mė patetik ėshtė ai i gjysmėmbrojtėsit Danilo qė kėrkon tė vrasė veten, por arrijnė ta shpėtojnė. Brazili ėshtė nė zi.

    Gixha, heroi qė heshti Brazilin dhe jetoi nė mjerim



    Shėnoi golin e fitores, por mė pas punoi nė autoshkollė. Alcides Gixha ėshtė pa diskutim njė nga heronjtė e futbollit uruguaian, ndoshta mė i paharrueshmi. “Vetėm tre veta kanė arritur tė heshtin 200 mijė veta. Unė, Frenk Sinatra dhe Papa Gjon Pali i dytė”, – kjo ka qenė shprehja e tij dhe me shumė tė drejtė. Goli qė shėnoi nė stadiumin “Marakana” bėri tė pushonte 203 mijė tė pranishmit, duke i dhėnė triumfin e Kupės sė Botės kombėtares sė tij. Gjithsesi, jeta nuk pasoi me aq lavdi pėr tė, edhe pse mund tė parashikonte njė tė ardhme tė ndritur. Ai nisi tė luante nė Itali me Romėn pėr tetė vite, ku nė 201 takime shėnoi vetėm nėntė gola. Mė pas u transferua te Milani, duke luajtur vetėm katėr ndeshje. Edhe pse pritej shumė, nuk shpėrbleu aspak besimin. Gjithsesi, goditja mė e rėndė erdhi prej divorcit me bashkėshorten pasanike. Mbeti pa asnjė tė ardhur, me njė karrierė futbollistike tė pėrfunduar. Kjo e detyrojė qė tė pranonte njė punė nė Motevideo si roje nė kazino. Ai duhet tė shikonte qė lojtarėt tė mos bėnin hile. Njė punė e rėndomtė pėr njė hero kombėtar, por qė nuk kishte mundėsi zgjedhje tjetėr. Gjithsesi, edhe aty e mbajtėn pėr pak kohė. Provoi tė bėhet trajner me Penarolin, por nuk plotėsoi asnjė kusht qė i kėrkoi klubi, duke u shkarkuar shumė shpejt. Pjesėn e mbetur tė jetės, Gixha e kaloi duke punuar si mėsues nė njė autoshkollė. Pikėrisht aty ku njoh edhe me bashkėshorten e tretė. Njė jetė e kaluar nė mjerim, pavarėsisht pensionit prej 700 dollarėsh qė i jep shteti. Nė vitin 2006, atij iu bė njė festė madhėshtore me rastin e 80-vjetorit tė lindjes, ku u shfaq njė parullė ku shkruhej: “Ti na bėre tė gjithėve tė qajmė nga gėzimi”. Njė hero, qė nuk jetoi dot si i tillė…

    Zhyl Rime: Mendova se do i jepja trofeun Brazilit
    Presidenti i FIFA-s, Zhyl Rime, zbulonte pak kohė pas Kupės sė Botės se kishte menduar qė Brazili do e fitonte trofeun dhe zbriti pėr t’ua dorėzuar atyre trofeun. “Disa minuta para se tė pėrfundonte takimi, ndeshja ishte 1-1. Duke parė atmosferėn, unė mendova se do tė fitonte Brazili, ndaj u largova dhe pėrgatita njė fjalim pėr ta. Pasi pėrfundova fjalimin nė njė copė letėr, mora trofeun dhe nisa tė zbrisja shkallėt pėr tė shkuar nė dhomat e zhveshjes. Nuk e kuptova pse i gjithė stadiumi heshti nė njė moment dhe ēuditėrisht askush nuk mė informoi. Kur po zbrisja pėr nė fushė, pashė kapitenin e Brazilit qė po qante dhe Uruguain qė po festonte. Ishte me tė vėrtetė e pabesueshme pėr mua. Nuk mbajta fjalim, por thjesht i dorėzova trofeun Uruguait dhe i urova”, – pati thėnė Rime.

    Dhjetėra vetėvrasje tė tifozėve pas humbjes
    Termi “Marakanazo” simbolizon njė zhgėnjim tė tejskajshėm nė Brazil. Kėshtu u pagėzua edhe humbja nė finalen e Kupės sė Botės kundėr Brazilit, kur u mundėn nga Uruguai. Ishte parashikuar njė festė madhėshtore, por u kthye nė njė tragjedi kombėtare. Rreth 203 mijė tifozėt e pranishėm nė stadiumin “Marakana” heshtėn kur rivalėt shėnuan golin e dytė. Pas kėsaj humbjeje, dhjetėra tifozė kryen vetėvrasje nga dėshpėrimi, aq sa edhe nė mure nisėn tė afishoheshin fletėthirrje pėr tė ruajtur qetėsinė. Askush nuk e kishte imagjinuar. Madje u cilėsua edhe si “Hiroshima e Brazilit”. I gjithė vendi u pėrfshi nga njė mėrzitje e pamasė, pėr vetė faktin se e pėrjetuan shumė atė kompeticion. Madje, mes personave qė tentuan tė kryenin vetėvrasje, ishte edhe mesfushori i Brazilit, Danilo. Pėr fatin e mirė, ai tentoi ta bėjė nė dhomat e zhveshjes dhe u ndalua nga shokėt e skuadrės, pėr tė mos e pėrsėritur mė kurrė kėtė veprim.

    Italia e dobėt prej tragjedisė sė Torinos
    Italia, e cila ishte kampionia nė fuqi e botės, shkoi pa shumė pretendime nė kompeticionin e Brazilit. Arsyeja ishte mjaft e fortė. Pjesa mė e madhe e titullarėve tė ekipit pėrfaqėsues, madje mė cilėsorėt, humbėn jetėn pas rrėzimit tė avionit. Ishte pikėrisht aeroplani qė po udhėtonte skuadra e Torinos, e cila po dominonte lehtėsisht nė kampionatin italian, ai qė u pėrplas nė kodrėn Superga. Tė gjithė futbollistėt humbėn jetėn, mes tė cilėve Rigamonti, Kasiliano, Macola, Baēigalupo, Osola, Moroso, Balarin. Bėhet fjalė pėr bazėn e Kombėtares sė Italisė, ēka u pasqyrua edhe nė rezultatet e arritura nė Kupėn e Botės sė Brazilit, ku fituan me Paraguain, por u mundėn nga Suedia.

    Ja struktura e kupės, Brazilit i mjaftonte 1 pikė
    Kupa e Botės u zhvillua me njė organizim tė veēantė nė edicionin e vitit 1950. Skuadrat kalonin fazėn nė grupe, ku kualifikohej vetėm e para. Uruguai u kualifikua pas vetėm njė ndeshjeje, duke qenė se Franca refuzoi tė merrte pjesė. Raundi final ishte gjithashtu njė fazė grupesh mė vete, ku ekipi qė arrinte tė merrte mė tepėr pikė, ngrinte trofeun. Nė ndeshjen e fundit mes Brazilit dhe Uruguait, vendit organizator i mjaftonte edhe njė barazim pėr t’u shpallur kampion bote. Pavarėsisht se kaluan tė parėt nė avantazh, ata pėsuan njė pėrmbysje shokuese, duke u mundur me rezultatin 2-1 dhe fituar pėr herė tė dytė nė historinė e tyre Botėrorin.

    India nuk mori pjesė, se donte tė luante zbathur
    Kombėtarja e Indisė nuk mori pjesė nė Kupėn e Botės, edhe pse ishin programuar qė do tė luanin, madje ishin llogaritur nė vazon e katėrt tė shortit. Arsyeja qė ata refuzuan tė udhėtonin drejt Brazilit ėshtė me tė vėrtetė e rrallė. Federata Indiane kėrkoi qė lojtarėt e vet tė luanin zbathur nė fushė, sepse ashtu ishin mėsuar edhe nė vendin e tyre. Kjo i bėnte tė tregonin mė mirė aftėsitė qė kishin. Mirėpo, ndryshe nga Botėrori i kaluar, njė gjė e tillė nuk lejohej mė. Ishte kusht i panegociueshėm qė futbollistėt tė vishnin kėpucė futbolli dhe, nė shenjė proteste, India vendosi tė mos luante.

    Ademiri fitoi “Kėpucėn e Artė”
    Sulmuesi Ademir ishte pa diskutim heroi i paraqitjes mbresėlėnėse tė Brazilit nė Kupėn e Botės, pavarėsisht fundit tė hidhur. Futbollisti i Vasko de Gamės arriti tė fitonte edhe “Kėpucėn e Artė” tė kompeticionit, pasi shėnoi plot tetė gola. Nė vendin e dytė u pozicionua Oskar Miguez i Uruguait me tre mė pak. Ademir e kaloi tė gjithė karrierėn e tij nė Brazil, pavarėsisht ofertave nga Europa.

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/botero...#ixzz32lPbSl7U
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MaDaBeR : 28-05-2014 mė 11:07
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  7. #7
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Dosier

    Botėrori 1954: Mrekulli e Gjermanisė ndaj Hungarisė sė Pushkashit



    Zvicra ėshtė vendi qė pret Kupėn e Botės sė vitit 1954. Normalisht, asokohe, nė Europė flitej shumė pėr Kombėtaren e Hungarisė, e cila udhėhiqej nga njė legjendė e futbollit botėror, Ferenc Pushkash. Por favoritė janė edhe brazilianėt dhe, pėr mė tepėr uruguaianėt, tė etur pėr ta fituar pėr tė tretėn herė Kupėn e Botės. Favoritė janė pastaj edhe anglezėt, italianėt, tė dėshtuar katėr vjet mė parė, por jo tė dorėzuar. Gjermano- perėndimorėt askush nuk i vė nė diskutim, ndonėse ata arrijnė tė kualifikohen nė ndeshjet me grupe. Fitorja e RF Gjermane ndaj Jugosllavisė ishte impresionuese.
    Brazili - Nė takimin ēerekfinal, Hungari-Brazil, vėrtet ka peizazhe virtuoze dhe skena qė pak ndryshojnė nga mundja e boksi. Gjyqtari anglez Elis dėbon nga fusha hungarezin Bozhik dhe brazilianėt Nilton, Santos e Toci, dhe u jep tė dyja skuadrave nga njė 11-metėrsh. Hungarezėt fitojnė 4-2, po beteja e nisur nė fushė tani bėhet edhe mė e ashpėr jashtė. Pushkashi, i cili nė kėtė ndeshje nuk luan, i bėn me shenjė trajnerit brazilian Moreira, duke i lėnė tė nėnkuptojė se brazilianėt janė “mushka shkelmhedhėse”. Kjo nuk i pėlqen njė braziliani, i cili i sulet Pushkashit dhe pėrleshet me tė. Ministri hungarez i sporteve, Sebesh, plagoset nė vesh. Vetėm me ndėrhyrjen e policisė, situata qetėsohet. Pastaj, ndonėse tė sfilitur nga shtesa e lojės, hungarezėt mposhtin brazilianėt 4-2.
    Finalja - Me Pushkashin qė, ndonėse i dėmtuar futet nė fushė, hungarezėt kalojnė nė njė avantazh tė dyfishtė me anė tė yllit tė skuadrės sė tyre dhe Ciborit nė vetėm tetė minuta lojė. Nga sa u pa deri tani, ndeshja premton njė goleadė. Mirėpo, pas dhjetė minutash rezultati barazohet nė mėnyrė surprizė. Gjermano-perėndimorėt kanė marrė masat e duhura. Ashtu si nė takimin e parė nė grup, tė cilin hungarezėt e fituan lehtėsisht me rezultatin 8-3, Librihu mbulon plotėsisht Pushkashin dhe Ekeli Hidegkutin e sprovuar. Kurse kundėr Fric Valterit luan i famshmi Bozhik. Mirėpo, pas barazimit 2-2, nė fushė mbizotėron njė baraspeshė e pėrkohshme. Pastaj gjithēka qė zhvillohet nė fushė ėshtė e markės gjermano-perėndimore. Hungarezėt e lodhur nuk mund tė pėrballojnė ritmin e kundėrshtarit. Dhe ja, 6 minuta para pėrfundimit, vjen goditja vdekjeprurėse e skuadrės danubiane nga Rani, i cili shėnon golin e tretė tė fitores. Gjermanėt kthehen me triumf nė shtėpitė e tyre. Pas pesė muajsh, disa kampionė gjermanė sėmuren rėndė dhe ngjajnė si “mumie” nė fushėn e lojės. Ndėrkohė qė nuk ngurojnė thashethemet se kampionėt e botės ishin pėrdorues droge. Mirėpo, nga Gjermania, vjen njė pėrgjigje qetėsuese. Ėshtė fjala pėr njė hepatit viral, qė ka goditur Ranin gjatė njė turneu nė Brazil dhe qė ai ua ka ngjitur shokėve tė tij.

    Trukime e doping, finalja u kthye nė njė legjendė



    Hungaria nuk e kapėrdiu dot humbjen nė finale ndaj Gjermanisė dhe u hodhėn shumė akuza se ajo ndeshje nuk u zhvillua nė mėnyrė tė ndershme. Nė fazėn nė grupe ata e kishin mundur RFGJ-nė me njė lehtėsi admiruese 8-3. Nė fakt, ishin dy variantet, i pari dhe ai qė u aludua si mė i besueshėm, pėr pėrdorim substancash dopuese nga gjermanėt dhe i dyti, pėr njė trukim nga ana e vet qeverisė hungareze, qė mori nė shenjė shpėrblimi njė numėr tė madh traktorėsh.
    Dopingu - Ishte me tė vėrtetė e jashtėzakonshme forma fizike e futbollistėve gjermanė nė atė finale. Ata luajtėn me njė ritėm tė lartė deri nė fund, kur edhe arritėn tė shėnojnė golin e fitores me anė tė Ran. U pėrfol pėr pėrdorimin e substancave dopuese dhe dyshimet u shtuan kur vetėm pak muaj mė pas thuajse tė gjithė lojtarėt, qė ishin nė fushė, patėn probleme fizike. Pesė lojtarė: Fritz Valter, Otmar Valter, Maks Morol, Helmut Rahd dhe portieri Kubsh u sėmurėn me verdhėz. Doktori i Kombėtares, Logen, deklaroi se u ishte ngjitur nė hotelin ku po qėndronin nė Zvicėr, por kjo u pėrgėnjeshtrua jo vetėm nga zyrtarėt e hotelit, por edhe nga drejtuesit e lartė tė federatės sė tyre. Sikur tė mos mjaftonte kjo, Mai, Herkenrah, Ekel, Turek dhe Shafel pėsuan dėmtime vetėm njė muaj mė pas dhe nuk luajtėn pėr njė periudhė tė konsiderueshme. U pėrfol se ishte pėrdorur njė substancė e njėjtė me atė qė u jepej ushtarėve nė luftė, por qė nė fakt kishte efekte anėsore serioze. Njė variant qė ėshtė pėrfolur pėrgjatė gjithė historisė, por qė kurrė nuk u vėrtetua me fakte.
    Trukimi - Pak kohė pas Kupės sė Botės, RFGJ-ja i bėri dhuratė njė numėr shumė tė madh traktorėsh shtetit hungarez, bujqėsia e tė cilit po kalonte njė krizė tė thellė ekonomike. Kjo u cilėsia si pjesė e marrėveshjes pėr tė lėnė ndeshjen e fundit tė Botėrorit tė Zvicrės. Gjithsesi, edhe ky ishte njė variant qė asnjėherė nuk u vėrtetua me fakte.

    Pėr herė tė parė, 4 grupe me katėr skuadra
    Viti 1954 mund tė quhet Botėrori i parė i rregullt, i cili i afrohet pak a shumė edhe sistemit aktual tė Kupės sė Botės. Kėtė vit, edhe me rastin e 50-vjetorit tė krijimit tė FIFA-s, nė start ishin 16 skuadra, tė ndara kėto nė 4 grupe, jo si nė edicionin e mėparshėm, ku nuk u plotėsuan dot as tre grupe. Nga secili prej tyre kualifikoheshin dy skuadrat e para, edhe pse secila prej tyre do tė kishte dy kundėrshtarė dhe jo tre, tė vendosura kėto nga njė short paraprak. Nė kėtė mėnyrė, edhe lufta mes skuadrave ishte mė e barabartė dhe natyrisht mė shumė profesionale. Nė kėtė edicion debutuan gjithashtu kombėtaret e Koresė sė Jugut, Turqisė dhe fituesja e kėtij kompeticioni, Gjermania Perėndimore.

    Ylli hungarez, qė u dėbua nga vendlindja
    Lindur nė Kispesht nė vitin 1927, nis tė luajė futboll me skuadrat e tė rinjve. Pa mbushur ende 15 vjeē bėhet pjesėtar i skuadrės sė kėtij qyteti tė vogėl nė periferi tė Budapestit, duke luajtur si i barabartė midis futbollistėve mė nė zė tė kohės dhe natyrisht shumė vite mė tė mėdhenj nė moshė se ai. Pas finales sė pafat me RF Gjermane, kur kthehet nė atdhe sulmohet ashpėr nga shtypi dhe opinioni sportiv hungarez. Kjo e detyron atė tė largohet nga Hungaria dhe, nė kėtė mėnyrė, vendos tė transferohet dhe tė luajė pėr skuadrėn e Realit tė Madridit. 84 herė pjesėtar i kombėtares hungareze, Ferenc Pushkash arrin tė shėnojė 63 gola. Ndėrkohė, pėr sa u pėrket titujve tė fituar nė karrierė, shifrat flasin pėr pesė tituj kampion Hungarie me Honvendin, por po aq me fanellėn e Realit tė Madridit. Mirėpo, Pushkash provoi tė luante edhe pėr kombėtaren spanjolle, me tė cilėn mundi tė zbriste nė fushė vetėm pėr katėr ndeshje, pas dėbimit qė iu bė nga vendlindja e tij. Gjithsesi, fantazisti hungarez mbetet ende sot e kėsaj dite njė nga legjendat mė tė mėdha nė historinė e futbollit. Gjatė 20 viteve karrierė, futbollisti arriti tė regjistronte 418 gola, shifra qė ende sot e kėsaj dite janė pėr t’u pasur me tė vėrtetė zili edhe nga yjet aktualė.

    Udhėtoi 50 orė deri nė Zvicėr dhe u eliminua me 16 gola
    Nė Botėrorin e vitit 1954 nė Zvicėr, FIFA ftoi Kombėtaren e Koresė sė Jugut si pėrfaqėsuese tė kontinentit aziatik. Mirėpo, pavarėsisht pranimit tė ftesės, ishte rruga pėr tė mbėrritur nė Europė aventura mė e vėshtirė pėr t’u fituar nga koreano-jugorėt. Pėr tė mbėrritur nė Zvicėr, kėsaj pėrfaqėsueseje iu deshėn 50 orė udhėtim me avion. Por, gjatė kėsaj rruge, ata kėrkuan edhe ndihmėn e forcave ajrore amerikane, sepse vetėm kėta tė fundit kishin mjetet e duhura pėr tė fluturuar edhe nė mot tė keq. Mirėpo, edhe pse mbėrritėn nė destinacion, futbollistėt koreanė ishin tė rraskapitur nga ky udhėtim, aq sa nė fushėn e lojės bėnė njė paraqitje tė mjerueshme. Nė dy ndeshjet nė grupin II kundėr Turqisė dhe Hungarisė, ata pėsuan 16 gola dhe nuk shėnuan asnjė.

    E shanin shokėt e ekipit, refuzoi qė tė luante
    Diēka e pazakontė ndodhi me futbollistin Ēarles Antenen tė Kombėtares sė Zvicrės. Para ndeshjes kundėr Anglisė, ai i kėrkoi trajnerit qė ta linte nė tribunė, pasi nuk donte tė luante. Arsyeja vinte pėr shkak se shokėt e skuadrės e shanin dhe e tallnin pėr paraqitjen jo tė mirė qė kishte bėrė nė ndeshjet e kaluara. Madje, edhe vetė tifozėt e kombėtares e kishin vėrshėllyer. Gjithsesi, trajneri Rapan nuk ia plotėsoi dėshirėn, pėrkundrazi, e aktivizoi si titullar. Nė minutat e para, ai vazhdoi tė bėnte disa gabime, edhe pėr shkak tė presionit. Gjithsesi, mė vonė u bė njė nga elementėt mė pozitivė pėr Zvicrėn, e cila arriti tė fitonte 2-0 ndaj Anglisė.

    Gaboi, rrahėn arbitrin pas ndeshjes
    Nė ndeshjen mes Zvicrės dhe Italisė, vendi organizator arriti tė fitonte me rezultatin 2-1. Por, arbitrimi ka qenė skandaloz nga ana e brazilianit Viana. Mes gafave, ka qenė edhe njė gol plotėsisht i rregullt i Lorencit, kur ndeshja ishte 1-1. Pasi pėrfundoi takimi, futbollistėt e kombėtares italiane nisėn tė shtyjnė dhe godasin gjyqtarin nė dhomat e zhveshjes. Viana shkoi drejt Andreolos, me tė cilin kishte njohje dhe i kėrkoi ta mbronte. Por vetėm ajo gjė nuk ndodhi, pasi mori njė grusht tė fortė nė fytyrė, duke u rrėzuar nė tokė.

    Risia, finalja u transmetua nė 8 shtete
    Pėr herė tė parė nė historinė e Kupės sė Botės, finalja e kėtij kompeticioni u transmetua direkt nė tetė shtete tė ndryshme tė botės. Ky organizim u mundėsua edhe nė saje tė ndihmės sė FIFA-s, pėr tė nderuar sa mė mirė tė ishte e mundur 50-vjetorin e themelimit tė organizmit mė tė lartė tė futbollit botėror. Shtetet qė me telekamerat e tyre pėrcollėn fatin e takimit mes Hungarisė dhe Gjermanisė Perėndimore ishin Anglia, Holanda, Zvicra, Franca, Danimarka, Belgjika dhe Republika Federale e Gjermanisė (Gjermania perėndimore).

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/botero...#ixzz32qyvooVM
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MaDaBeR : 28-05-2014 mė 11:07
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  8. #8
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Dosier

    Botėrori 1958: Vetėm Brazili pėrballon “predhat” e Fonteinit



    Botėrori i vitit 1958 u zhvillua nė Suedi, ku magjia e Kupės sė Botės u shua disi nga njė prej ngjarjeve mė tragjike nė futboll. Skuadra e Manēester Junajtid, duke u kthyer nga njė ndeshje nė Beograd, thuajse asgjėsohet totalisht nė afėrsi tė Mynihut, pas njė defekti qė pati avioni i tyre. Shpėton pėr ēudi 19- vjeēari Bobi Ēarlton, me tė cilin do tė takohemi nė galerinė e yjeve tė Botėrorit 1966 nė Angli. Evenimenti nė shtetin nordik ishte Botėrori i 17-vjeēarit Edson Arantes do Nashimenos, i mbiquajtur thjesht Pele (nė mitologjinė hauaiane, Pele quhej perėndia e bukurisė, zjarrit, dritės, kėrcimit dhe e vullkaneve), Botėrori ku Brazili diti tė ringrihej pas vetėvrasjeve nė vitin 1950, Botėrori i Visente Fedas, zbatuesit tė sistemit revolucionar taktik 4-2-4, qė dėrgoi “Seleēaon” te fitorja.
    Samba braziliane - Vera e freskėt suedeze u ndez nga brazilianėt, qė sollėn nxehtėsinė e tropikut, duke i dhėnė njė ngjyrim ekzotik Botėrorit falė “sambės”, atij “kėrcimi” qė i karakterizonte nė fushė. Nė grupin e tyre, tė ashtuquajtur tė tmerrshėm, likuidojnė Austrinė, Bashkimin Sovjetik dhe barazojnė pa shumė telashe me Anglinė, duke siguruar fazėn finale. Nė ēerekfinale vuajnė papritur kundėr njė Uellsi tė mbyllur mirė nė mbrojtje, por ai qė do i “shpojė” ėshtė ylli Pele. Ndėrkohė, nė gjysmėfinale kundėr Francės sė “bombarduesit” Fontein, njė “shigjetar” thuajse i pagabueshėm nė zonėn rivale, “Seleēao” parakalon pa probleme me njė tripletė tė rekordmenit Pele. Nė finale i presin tė zotėt e shtėpisė, suedezėt, jo pėr t’i pėrqafuar dhe duartrokitur, por pėr t’i ndalur me ēdo mėnyrė tė mundshme. Pėr kėtė “mision” nordikėt thėrrasin djemtė mėrgimtarė, yje tė shpėrndarė nė pjesė tė ndryshme tė Europės si Liedholm, Hamrin, Skoglund, Simonson, Bergmark etj., ndonėse nė 90 minutat e fundit kėta do tė duken si amatorė kur u kėrkohet tė kėrcejnė “sambėn” mė bukur sesa Brazili. Gjithsesi, Suedia bėri njė turne pėr t’u pasur zili, sepse, teksa fitoi pa probleme grupin e saj, bėri formalitetin ndaj Bashkimin Sovjetik (tė vetizoluarit nga Europa vendosėn tė merrnin pjesė pėr herė tė parė nė njė Botėror, pas urdhrit tė Stalinit) nė ēerekfinale, ndėrsa mundi mjaft lehtė edhe kampionėt nė fuqi Republikėn Federale tė Gjermanisė, qė zbuloi njė talent tė madh, Uve Zelerin, i cili do tė bėnte jo pak bujė nė tre Botėrorėt nė vazhdim.
    Botėrori i golave – Kupa e Botės sė vitit 1958 ėshtė Botėrori i festivaleve tė golave, me vetėm dy takime qė panė rrjetat e paprekura, Suedi- Uells dhe Brazil-Angli. Ndėrsa nė sfidat e tjera portat u “dhunuan” keqazi, sidomos nė dy sfidat gjysmėfinaliste (Francė-Brazil 2-5 dhe Gjermani- Suedi 1-3), nė finalen pėr vendin e tretė dhe tė katėrt (Gjermani-Francė 3-6) dhe aq mė shumė nė 90-minutėshin e fundit, ku Brazili i dha njė leksion tė vėrtetė Suedisė nė shifrat 5-2. Takimi i shumėpritur i Stokholmit mė 29 qershor ishte njė magjik pėr 9 minuta, sepse Liedholm gjeti avantazhin qė nė minutėn e 4-t, por u deshėn vetėm pesė xhiro tė akrepave qė Vava fillimisht tė barazonte dhe nė tė 32-tėn i dha edhe avantazhin Brazilit, qė e bėri mė tė lehtė fitoren. Nė pjesėn e dytė, tė zotėt e shtėpisė iu dorėzuan “mbretit” tė ri tė futbollit qė po lindte, Pelesė, i cili as qė u step edhe pėrpara 51 mijė e 800 tė pranishmėve, duke realizuar njė dopietė personale, ndėrsa Zagallo dhe Simonson do tė plotėsonin shifrat finale nė 5-2. Goli i tretė, i cili e pa nė zonė me njė dopiodriblim ndaj dy rivalėve, hyri nė histori si i treti mė i bukur nė gjithė historinė, por Peleja nė Suedi kishte ofruar vetėm njė pjesė shumė tė vogėl tė repertorit tė tij prej gjigandi.

    Pele mahniti botėn, 17-vjeēari u bė “mbret”



    E nisi me gol pak me vonesė, pas fazės sė grupeve kundėr Uellsit, por kaq mjaftoi qė ai tė mos ndalej mė, duke e dėrguar Brazilin me njė tripletė nė gjysmėfinale dhe me njė dopietė nė finale te suksesi i parė nė Botėror. Fama e tij nė Brazil kishte nisur tė qarkullonte, pėr mė shumė qė adoleshenti Pele ishte djali i njė ish-futbollisti, Dondinjos. Mirėpo, hapat dhe magjia e tij nė fushė mori hov nė Botėrorin suedez, duke u bėrė futbollisti mė i ri nė histori qė shėnonte nė njė eveniment tė tillė. Me vetėm 17 vjet e 239 ditė, “Mbreti” Pele u bė mė i riu qė realizonte nė njė Botėror, pikėrisht kundėr Uellsit nė ēerekfinale, duke zhbllokuar njė ndeshje qė dukej se do tė pėrfundonte me rrjeta tė paprekura, mė 19 qershor 1958. Kaluan vetėm pesė ditė dhe kundėr Francės sė “snajperit” Fontein, jo vetėm qė e la nė hije kryegolashėnuesin e turneut dhe rekordmenin e tė gjitha kohėrave (pėr gola tė shėnuar nė njė edicion tė vetėm), por me tripletėn e tij Pele u bė futbollisti mė i ri qė realizonte njė tregolėsh nė njė Kupė Bote (17 vite e 244 ditė). Por, gjurmėt e tij do tė ngeleshin edhe nė finale, kur mė vetėm 17 vite e 249 ditė, kundėr Suedisė, ai u shndėrrua nė lojtarin mė tė ri qė realizonte nė njė finale Botėrori. Dy nga kėto tre rekorde, legjenda e “Seleēaos” i ruan ende sot, pasi do tė ishte njė irlandezo-verior i panjohur si Norman Uajtsajd, nė Botėrorin e vitit 1982, ai qė do tė bėhej golashėnuesi mė i ri nė historinė e tė tilla evenimenteve me vetėm 17 vjeē e 41 ditė. Gjithsesi, nėse fama e Uajtsajdit do tė mbetej vetėm nė kėtė fakt, Pele u bė mbret qė nė moshėn 17-vjeēare dhe bota vazhdon t’i pėrulet edhe nė ditėt e sotme.

    Garrinxha, ai qė shndėrroi defektet fizike nė cilėsi



    Manoel Francisko dos Santos, i njohur shkurtimisht me pseudonimin “Garrinxha”, ishte njė tjetėr kampion, por me njė histori tė veēanta qė bėri miliona tifozė personale. I vlerėsuar nė shumė raste edhe futbollisti i dytė mė i fortė nė historinė e “Seleēaos”, pas Pelesė, Garrinxha nuk ka dyshime qė ka qenė dribluesi mė i mirė qė ka parė historia e futbollit. Por, kėto cilėsi ai i kishte tė fituara edhe si rrjedhojė e disa defekteve fizike nė kockat dhe pjesė tė ndryshme tė trupit, qė i bėnin edhe mė tė paparashikueshme lėvizjet e tij. Pseudonimin Garrinxha e mori nga e motra, emėr i njė zogu qė Manoeli luante shpesh nė moshė tė vogėl. Fėmijėria e brazilianit ishte shqetėsuar jo pak nga njė formė poliomieliti, i ardhur si rrjedhojė e mėnyrės sė keqe e tė ushqyerit, por kjo nuk ishte asgjė kundrejt defekteve tė tij nė trup. Qė nė moshė tė vogėl, mjekėt e quajtėn invalid, pasi nė sy kishte njė strabizėm tė lehtė, shtylla e tij kurrizore ishte e deformuar, kocka e legenit ishte e zhbalancuar, gjatėsia e kėmbėve tė tij kishte njė diferencė prej 6 centimetrash, por edhe gjunjėt shihnin nga dy anė tė ndryshme, i djathti pėrthyej pėr nga jashtė, ndėrsa i majti pėr nga brenda. Por, tė gjitha kėto defekte e bėnin atė njė perėndi anormale nė fushė, njė jashtėtokėsor, i cili karrierėn e madhe e njollosi me bėma edhe jashtė fushe. U bė baba qė nė moshėn 15-vjeēare dhe gjatė jetės shpėrndau 14 fėmijė nė vende tė ndryshme tė botės. Alkooli i pushtoi jetėn e tij tė pėrditshme, derisa u nda nga jeta i vetėm, pa parą dhe i mbuluar nga pijet.

    Transmetimi, tifozėt i shihnin ndeshjet disa ditė mė vonė
    Nė atė kohė, televizioni ishte bėrė shumė i rėndėsishėm, duke u pėrhapur nė njė masė shumė tė gjerė, por kjo nuk do tė thoshte qė ai mund tė mbulonte gjithēka pėr periudhėn qė po flasim. Gjatė Kupės sė Botės nė Suedi, nė transmetim u futėn edhe reklamat nė pushim tė ndeshjeve, por kjo ishte njė risi e kohės… Fundja, tifozėt nuk patėn mundėsinė e tė parit tė ndeshjeve nė mėnyrė direkte. Pėr tė pasur njė shikueshmėri mė tė madhe dhe me njė inicim tė kompanive qė kishin bėrė reklama, kasetat e ndeshjeve transportoheshin me avion nė shumė shtete, duke u transmetuar disa ditė mė vonė. Gjithsesi, kjo shėrbeu pėr t’i njohur njerėzit me yjet e kombėtareve dhe, mbi tė gjitha, pėr tė rritur famėn e shumė futbollistėve, sidomos atė tė adoleshentit brazilian, Pele. Paraqitjet e tij mahnitėse nė fushė bėnė qė ai tė shndėrrohej njė nga lojtarėt mė tė pėlqyer tė planetit, njė idhull qė nė daljen e tij tė parė nė fushė dhe nė… kasetat e Botėrorit 1958.

    Rahn & CO, nuk shkėlqyen se iu ndalua… birra
    Kampionėt nė fuqi tė Gjermanisė Perėndimore vinin si favoritėt kryesorė pėr tė fituar edhe nė Suedi, por fakti qė disa prej kampionėve tė drejtuar nga trajneri Hardengeri ishin dashamirės tė birrės, federata vendosi qė ta ndalonte furnizimin e hotelit ku akomodohej kombėtarja. Mė shumė sesa njė urdhėr qė duhej tė prekte tė gjithė futbollistėt gjermanė, ky ishte njė pakt mes trajnerit Hardengeri dhe lojtarit mė tė mirė tė tij, Helmut Rahn. Ky i fundit kishte raste qė zbriste thuajse i dehur nė fushė, por golat dinte t’i bėnte gjithmonė. Nė turneun e vitit 1958, Gjermania e frenoi vrullin e saj nė gjysmėfinale, duke u eliminuar nga Suedi, por Rahn (shėnoi 6 gola) dhe disa tė tjerė nuk e pranuan lehtė faktin se nuk duhej tė preknin asnjė gotė birre me dorė deri nė fund tė turneut, aq sa nė fund u pėrfol se njė ky vendim mund tė kishte ndikuar negativisht nė mėnyrėn e “tė ushqyerit” tė gjermanėve.

    Bomberi Fontein, 13 gola qė vlejnė ende njė rekord
    Zhust Fontein ishte njė zbulim i vėrtetė i Botėrorit suedez. Marokeni i natyralizuar francez e nisi futbollin thjesht si njė hobi personal, por me kalimin e ndeshjeve edhe vetė e kuptoi se kishte njė talent tė rrallė. Hapat e parė i hodhi nė radhėt e Kasablankas, nė Marok, pėrpara se Nica dhe mė pas Reimsi ta bėnin pjesė tė klubit tė tij. Ai ishte njė bomber i lindur, njė “snajper” i zonės sė rreptėsisė, sepse pėr tre herė festoi edhe titullin e golashėnuesit mė tė mirė tė sezonit, pėrveēse atė tė Champions-it (sezoni 1958-1959). Gjithsesi, ajo qė arriti tė bėnte nė Suedi ishte diēka e rrallė, njė rekord qė i ekziston edhe ditėve tė sotme. Nė turneun nordik, ai arriti tė realizonte 13 gola nė 6 ndeshje tė luajtura, por e paharrueshme do tė jetė “pokeri” i tij nė finalen pėr vendin e tretė e tė katėrt, kundėr Gjermanisė Perėndimore. Kampionėve qė ia lėshuan fronin Brazilit, Zhust Fontein hapi dhe mbylli valsin e golave tė asaj sfidė.

    Italia mungoi, por akuzoi pėr njė komplot
    Ndėrsa Brazili festonte titullin e tij tė parė Botėror nė Suedi, nė vitin 1958, Italia, qė e kishte pasur nė duar Kupėn e Botės nė dy raste, e pa veten jashtė turneut. “Axurrėt” u eliminuan nga modestėt e Irlandės sė Veriut, por ndeshja, e cila ishte programuar pėr t’u luajtur mė 4 qershor 1957, u shty si rrjedhojė e faktit se arbitrat me eksperiencė qė ishin kėrkuar nga italianėt pėr kėtė takim, mbeten tė bllokuar nė Londėr, si rrjedhojė e mjegullės. Fillimisht irlandezėt i ofruan Italisė qė tė pranonte qė takimin ta gjykonte njė trio irlandeze, por “axurrėt” refuzuan dhe ndeshja u shty edhe pėr 24 orė tė tjera. Nė fund Italia, e nervozuar pėr kėtė ndodhi, u mund dhe u eliminua, duke akuzuar mė pas pėr njė komplot nga ana e FIFA-s kundrejt tyre.

    Nė Suedi mungoi pėr herė tė parė themeluesi

    Pa idenė e Zhules Rimet, Botėrori i futbollit mund tė mos kishte nisur nė vitin 1930. Ish-drejtuesi sportiv me kombėsi franceze, i datėlindjes 14 tetor 1873, ishte ai qė hodhi idenė dhe bazat e njė turneu botėror futbolli mes pėrfaqėsueseve tė botės. Falė kėsaj ideje tė tij, ai mori edhe detyrėn e presidentit tė FIFA-s nė vitin 1921 dhe qėndroi nė kėtė detyrė pėr 37 vite, deri mė 1954. Mirėpo dy vite mė vonė, saktėsisht mė 16 tetor 1956, ai u nda nga jeta dhe Botėrori i Suedisė ishte i vetmi deri nė atė kohė ku ai mungoi. Ajo qė i mori jetėn Zhules Rimetit ishte njė ulcer nė stomak, njė formė e pakuruar deri nė atė kohė nga shkenca mjekėsore.

    Ishulli nė garė, vendet arabe u diskriminuan
    Pėr tė parėn dhe tė fundit herė, Botėrori i Suedisė nė vitin 1958 pa nė garė tė katėrta kombėtaret qė formojnė ishullin e Britanisė sė Madhe; Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut. Ndėrkohė, njė polemikė qė pėrfshiu kėtė eveniment lidhej me vendet arabe, ndėrsa afrikanet as qė llogariteshin. Qeveria e futbollit nė kėtė periudhe vendosi t’i jepte njė shans kualifikimi vetėm Izraelit, pėr tė tentuar kualifikimin e mundshėm nė kėtė eveniment. Kėta duhej tė luanin me tė dytėn mė tė fortė tė kualifikuar pėr nė Europian, diēka e studiuar mirė nga FIFA dhe, ashtu siē pritej, Izraeli u mundėn nė tė dyja sfidat nga 2-0, pėrballė Uellsit.

    Irlanda e Veriut s’donte tė luante tė dielėn
    Organizatorėt e Kupės sė Botės u pėrballėn me njė kėrkesė tė ēuditshme nga Irlanda e Veriut. Kėta tė fundit kėrkuan qė tė mos luanin tė dielėn, pasi nuk donin tė impenjoheshin nė njė ditė qė ishte dhėnė pushim nga Zoti. Ata deklaruan se nuk e kanė bėrė mė parė kėtė gjė dhe s’kishin ndėrmend ta thyenin. Pavarėsisht kėmbėnguljes dhe justifikimeve qė nxorėn, irlandezo-veriorėt u detyruan tė luanin ditėn e diel. Ishin drejtuesit e futbollit qė u vunė atyre ultimatum, ose nė tė kundėrt do ta humbnin ndeshjen nė tavolinė. Nė njė situatė tė tillė, ata preferuan qė tė provonin forcėn dhe nė fakt fituan, duke mundur 1-0 Ēekosllovakinė.

    Hungaria, njė ekip i shpėrfytyruar nga lufta
    Hungaria ishte njė nga kombėtaret mė tė forta tė planetit nė kėtė periudhė, me futbollistė qė i lakmonte kushdo, por nė Botėrorin e vitit 1958 gjėrat nuk ishin njėsoj. Hungarezėt bėnė njė paraqitje modeste, duke mbetur nė grupe. Nė fakt, ishte lufta ajo qė e kishte shpėrfytyruar kombėtaren. Yje si Kubala, Kozis, por mbi tė gjithė Pushkash qė ishin larguar nga vendi, duke u zėvendėsuar nga tė rinj pa eksperiencė. Nė 3 ndeshje qė luajtėn, fituan njė, kundėr Meksikės, barazuan me Uellsin dhe u mundėn nga vendėsit e Suedisė. Si rrjedhojė e pikėve tė barabarta me Uellsin, luajtėn njė tjetėr sfidė pėr tė shpresuar ēerekfinalen, por u mundėn 2-1.

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/botero...#ixzz32r0PmbOF
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MaDaBeR : 28-05-2014 mė 11:08
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  9. #9
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Dosier

    Botėrori 1962: Brazili bėn “bis” nė Kili edhe pa Pelenė



    Botėrori i vitit 1962 zhvillohet nė Kili, pėrfaqėsuesja e tė cilit do tė renditet nė vendin e tretė nė kėtė kompeticion. Favoritėt kryesorė janė sėrish brazilianėt, tė cilėt nė fund do t’i kėnaqen fitores sė dytė rresht tė Kupės sė Botės. Mungesa mė e madhe e kėtij Botėrori ėshtė Pele, i cili dėmtohet qė nė takimin e parė ndaj Ēekosllovakisė. Tė papriturėn e pėrbėn pikėrisht Ēekosllovakia, e cila, ashtu si mė 1938, arrin nė fund, duke pasur si hero jo njė portier si Planiēka, por njė mesfushor si Mesopusti. Edhe njė vend tjetėr pėrfaqėsues i futbollit danubian qė bėn pjesė nė bllokun lindor, Jugosllavia, zė vendin e katėrt, pasi mund nė ēerekfinale skuadrėn e fortė tė RF Gjermane qė vinte nė kėtė Botėror me letrat kredenciale tė kampionatit tė botės e tė fituesit tė vendit tė katėrt mė 1954 dhe 1958. Dėshtojnė gjatė ndeshjeve nė grupe Spanja, e pėrforcuar nga hungarezi Pushkash, i natyralizuar si spanjoll, Argjentina dhe nė ēerekfinale dhe Anglia.
    Botėrori shterpė - Ėshtė kampionati mė pak spektakolar dhe me mė pak gola, ku shenjėtarėt Garrinēa, Vava (Brazil), Albert (Hungari), Sanēe (Kili), Ivanov (B. Sovjetik) dhe Jerkoviē (Jugosllav), arrijnė tė shėnojnė vetėm nga 4 gola, shumė mė pak se Fonteni katėr vjet mė parė, por nuk duhet harruar ndeshja Bashkim Sovjetik – Kolumbi (4 – 4), ku i madhi Jashin pėson katėr gola, nga tė cilėt njė drejtpėrdrejt nga kėndi. Sė fundi, njė kampionat i ashpėr qė humbet interesin nė Europė pėr shkak tė largėsisė dhe faktit se disa nga qytetet e Kilit qė shtrihen nė territorin e njė rripi tė gjatė e tė ngushtė nė brigjet e Oqeanit tė Qetė, dy nga pikat mė tė skajshme, Santiago nė veri dhe Arika nė Jug, qė ndodhen 1800 kilometra larg njėritjetrit, pra sa largėsia mes Tiranės dhe Berlinit.
    Finalja - Finalja Brazil – Ēekosllovaki ka vetėm njė pikė kulmore, golin e ēekut Mesopust nė 15 minutat e para. Vjen pastaj barazimi i shpejtė i Amarildos qė zėvendėson Pelen. Po futbollistėt danubianė, tė drejtuar nga Vitlaēili, dinė tė zėnė shtigjet nė kufijtė e zonės sė rreptėsisė. Gjithsesi, i tradhton pasiguria e portierit Shroif, i cili i jep mundėsi Zitos tė shėnojė golin e dytė. Pastaj njė tjetėr gabim i gardianit ēekosllovak, Vava arrin tė shėnojė edhe golin e tretė. Megjithatė Brazili e meriton plotėsisht fitoren nė kėtė Botėror, falė pėrvojės sė mbrojtėsve Xhelma e Nilton, qė janė tė dy 70 vjeē, po ende tė sigurt sė bashku me Mauron para portierit Xhilmar. Frymėzimi i Garrinēės nė sulm, vrulli i Amarildos, pjekuria e Didit dhe zgjuarsia e Zagallos nuk janė pak pėr skuadrėn dy herė Kampione tė Botės.
    Tensionet - Edicioni i vitit 1962 do mbahet mend si ai dėmtimeve tė shumta, i lojės sė ashpėr, por edhe i numrit tė ulėt tė tifozėve nė stadium. Pas vetėm pesė ditėsh qė po luheshin ndeshjet, numri i futbollistėve qė patėn probleme fizike ishte plot 50. Ndėrkohė, nė Europė kishte njė shikueshmėri tė ulėt, pėr shkak se luhej nė Kili dhe orarit tė transmetimit tė ndeshjeve. Shpeshherė kishte edhe konfrontime fizike mes futbollistėve, si ajo nė ndeshjen mes vendit organizator dhe Italisė.

    Ndėrhyrja e ashpėr, si humbi jetėn Dubinski



    Pjesėmarrja nė Kupėn e Botės i mori jetėn mbrojtėsit tė Bashkimit Sovjetik, Eduard Dubinski. Historia tragjike e tij nis nė ndeshjen kundėr Jugosllavisė. Pėr shkak tė njė takimi tepėr tė tensionuar, kundėrshtarėt nisėn tė shkaktonin edhe ndėrhyrje tė ashpra. Ajo mė makabrja ishte e sulmuesit jugosllav Muhamed Mujiē. Kur Dubinski kishte topin nė zotėrim nė zonėn e tij dhe e gjuajti fort pėr ta larguar, Mujiē i rrėshqiti me takėn e ngritur pikėrisht nė gjurin e kėmbės sė majtė. Njė veprim shokues, qė i theu edhe kėmbėn kundėrshtarit. Nė fakt, arbitri nuk e pa atė moment dhe kjo e bėri akoma mė tė rėndė situatėn. Lojtari sovjetik u largua me urgjencė nga fusha e lojės dhe mori mjekimin e parė. Gjithsesi, duket se nė Kili nuk i dhanė trajtimin e duhur. Me kalimin e kohės, thyerja e kėmbės nisi tė merrte infeksion dhe pikėrisht mjekimi i gabuar i shkaktoi atij sarkomė, njė lloj kanceri i pashėrueshėm. Pavarėsisht se luftoi pėr tė fituar betejėn mė tė rėndėsishme tė jetės, Eduard Dubinski nuk ia doli mbanė. Ai ndėrroi jetė nė moshėn 34-vjeēare prej asaj sėmundje qė erdhi pikėrisht prej atij faulli makabėr, qė nė fakt nuk u pa as nga arbitri. Mujiē e pėrfundoi ndeshjen i pandėshkuar, por ndėshkimin mė tė rėndė e mori mbrojtėsi kundėrshtar. Tė gjithė karrierėn e tij futbollistike, Dubinski e kaloi me klube ruse, ndėrkohė qė luajti edhe 12 ndeshje me pėrfaqėsuesen sovjetike.

    Shkėlqimi, Garrinēės i ofruan vajzat pėr nuse
    Garrinēa u shpall futbollisti mė i mirė i Kupės sė Botės 1962, kur edhe arriti tė udhėhiqte kombėtaren e tij te triumfi nė Kupėn e Botės. Ai u prit si hero nė vendlindje. Edhe pse ishte njė nga futbollistėt mė tė vlerėsuar tė ekipit pėrfaqėsues, kėtė herė ishte mė nė qendėr tė vėmendjes. Garrinēės i erdhėn me dhjetėra oferta nga baballarė tė ndryshėm, qė tė merrnin gocat e tyre pėr bashkėshorte. Nė fakt, braziliani ishte i martuar, me njė ish-punėtore fabrike dhe kishte plot nėntė fėmijė. Gjithsesi, divorci me tė nuk vonoi. Edhe pse u bė njė nga njerėzit mė tė kėrkuar prej femrave pas Botėrorit 1962, ai e nisi njė romancė pikėrisht gjatė zhvillimit tė turneut. Sulmuesi filloi tė shoqėrohej me kėngėtaren Elena Soares, shumė e famshme pėr kohėn. Ajo kishte udhėtuar drejt Kilit pėr tė pėrfaqėsuar Brazilin nė aspektin muzikor. Pak vite mė pas tė dy u martuan, por qė nuk zgjati pėr shumė kohė. Nė fakt, dasma mes tyre u bė private, pėr shkak se Soarez ishte e martuar dhe ende nuk kishte zyrtarizuar divorcin. Nė jetėn e tij, Garrinēa ka pasur disa lidhje me personazhe tė njohura nė Brazil, ndėrkohė qė ėshtė martuar tre herė. Ai mėsohet tė ketė 14 fėmijė, edhe pse ka pretendime pėr mė shumė.

    Kili-Itali u kthye nė arenė grushtesh mes lojtarėve
    Kili arriti tė fitojė ndaj Italisė me rezultatin 2-0 dhe tė sigurojė kualifikimin pėr nė raundin tjetėr. Por, ajo ndeshje do mbahet mend pėr tensionin e lartė, arbitrimin skandaloz dhe grushtet nė fushė. Vendėsit e Kilit u treguan tepėr tė ashpėr me ndėrhyrjet e tyre dhe gjyqtari Aston po i toleronte disi. Ndeshja ishte 0-0, deri nė momentin kur arbitri vendosi tė nxjerrė jashtė me karton tė kuq David dhe Ferrinin tė Italisė. Arsyeja? Lionel Sanēez nė tė dyja rastet i provokoi duke i gjuajtur me grusht mė shumė se njė herė dhe ata iu kundėrpėrgjigjėn nė tė njėjtėn mėnyrė. Nė mėnyrė tė ēuditshme, futbollisti vendės nuk u ndėshkua nė asnjė prej rasteve. Kilianėt e patėn tė lehtė tė shėnojnė dy gola dhe tė fitojnė mė pas, por nuk munguan as ndėrhyrjet makabre mes tė dyja palėve. Nė pėrfundim tė takimit, autobusi i tė kaltėrve u sulmua me gurė nga tifozėria vendėsve. Madje, edhe nė hotel i goditėn me sende tė forta dritaret e tyre. Njė situatė qė po pėrkeqėsohej, por qė u qetėsua prej faktit se vendi organizator po arrinte tė kishte njė ecuri pozitive.

    Hyri si dublues, por “harroi” Pelen
    Trajneri brazilian Moroera ndodhet pėrballė njė tė papriture aspak tė kėndshme kur sheh se pas dėmtimit nė takimin me Ēekosllovakinė, Pele nuk mund tė luajė mė. Dublanti gjendet menjėherė. Ky ėshtė Amarildo, i cili gjatė Botėrorit kilian shėnon tre gola. Shkėlqen me Flamengon dhe mė pas kalon me Botafogon, ku arrin tė jetė dy herė kampion. Nga viti 1963 – 1967 luan nė Itali me Fiorentinėn ku zhvillon 137 ndeshje e shėnon 32 gola.

    Elektricisti qė shkėlqeu nė portė
    Ėshtė i gjatė 1.82 m dhe peshon 79 kilogramė, me profesion elektricist, i cili kohėn e lirė e kalon duke frekuentuar klubet e vallėzimit. E nis karrierėn e futbollistit shumė rastėsisht me skuadrėn e Hadukut tė Splitit, por nė harkun e dy viteve bėhet portieri i Kombėtares jugosllave. Pasi luan me Hajdukun gjatė viteve 1948 – 1955, kalon te Crvena Zvezda. Gjatė Botėrorit kilian ėshtė 34 vjeē e megjithatė mbetet njė nga portierėt mė tė mirė tė Kupės sė Botės.

    Nga Argjentina, nė yllin e italianėve
    Lindur mė 1935 nė San Nikolas, qytet 200 kilometra larg Buones Airesit nga prindėr kilianė. Nė moshėn 17 vjeē ėshtė nė radhėt e River Pleit. Pastaj vjen radha tė luajė nė Itali me Juventusin e mė pas kalon me Napolin. Zhvillon kėshtu nė Itali 278 ndeshje duke shėnuar 147 gola. Ka zhvilluar 18 ndeshje me pėrfaqėsuesen e Argjentinės ku ka shėnuar 9 gola dhe 9 ndeshje me Kombėtaren italiane ku ka shėnuar njė gol mė pak. Ėshtė lojtari mė i mirė i Europės nė vitin 1961.

    Spanja u quajt Organizata e Kombeve tė Bashkuara
    Kombėtarja e Spanjės u pagėzua me pseudonimin “Organizata e Kombeve tė Bashkuara” gjatė Kupės sė Botės 1962. Kjo, pėr faktin se nė organikėn e saj kishte shumė futbollistė qė ishin natyralizuar si spanjollė, por mė parė kishin luajtur edhe me pėrfaqėsuese tė tjera. Mes tyre binin nė sy hungarezi Ferenc Pushkash, uruguaiani Santamaria apo paraguaiani Martinez. Pavarėsisht “blerjeve” qė kishte bėrė, kjo nuk e ndihmoi pėrfaqėsuesen iberike pėr njė paraqitje dinjitoze. Ata u eliminuan nė fazėn e grupeve, ku fituan njė dhe humbėn dy pėrballjet e tjera.

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/botero...#ixzz32wcY3NWt
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MaDaBeR : 28-05-2014 mė 11:08
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  10. #10
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Dosier

    Botėrori 1966: Anglia triumfon falė “dorės” sė arbitrave



    Nė vitin 1966 Anglia organizon pėr herė tė parė Kupėn e Botės. Futbolli kthehet nė vendin ku ėshtė zbuluar qė nė fillesat e veta dhe kėtij fakti nuk kishte se si t’i mungonin tė papriturat e radhės. Dalja nga skena e dy skuadrave dy herė kampione tė botės, Brazilit dhe Italisė, ndikoi shumė edhe nė triumfin e padronėve tė shtėpisė. Tė papritura tė tjera shėnohen nė ēerekfinale nė takimet Angli – Argjentinė dhe RF Gjermane – Uruguai. Nė ndeshjen e parė pas 35 minutash lojė dėbohet argjentinasi Ratin, e megjithatė vetėm pas 70 minutash, anglezėt arrijnė tė shėnojnė golin e fitores me anė tė Hėrstit. Kurse nė takimin tjetėr dėbohen dy uruguaianė qė e lehtėsojnė fitoren e thellė 4-0 tė kundėrshtarit. Njė Botėror i pėrfolur pėr shkak tė ndihmės qė iu dha vendit organizator nga arbitrat, por gjithashtu u vlerėsua loja e bėrė nga Anglia, falė talentit dhe klasit tė disa prej futbollistėve si Mur, Hėrst apo Ēarlton.
    Eusebio: Po ndoshta tė papriturėn mė tė madhe do ta kishte shėnuar skuadra e Koresė sė Veriut. Kur ajo udhėhiqet 3-0 kundėr Portugalisė, tė paktė mund tė ishin ata qė besonin se Euzebio me shokė do tė shėnonin tė paktėn katėr gola dhe do tė fitonin. Por ata shėnuan pesė gola, katėr nga tė cilėt me anė tė Euzebios. Megjithatė futbollistėt e orientit tė largėt kthehen krenarė nė atdhe. Futbolli i tyre i bėn tė njohur nė botė. Kėshtu pas gjysmėfinaleve, RF Gjermane – B. Sovjetik dhe Angli – Portugali, tė fituar me tė njėjtin rezultat nga skuadrat e para, arrijmė nė finalen anglo-saksone.
    Finalja: Njė finale qė gjithashtu u ndikua nga arbitrat dhe ka tė bėjė me njė gol qė ka mbetur enigmė, nėse ishte apo jo. Koha e rregullt pėrfundoi nė barazim 2-2 dhe ndeshja u detyrua tė shkojė nė shtesė. Gjermania Perėndimore po bėnte rezistencė dhe u duk shumė e fortė pėr t’i hapur rrugė organizatorėve tė kompeticionit. Pas njė rivaliteti tė madh nė fushė, heroi i finales, sulmuesi anglez Hėrst, shėnoi golin e avantazhit 3-2 nė minutėn e 101-tė tė lojės. Topi kapi traun dhe mė pas ra nė tokė. Arbitri zviceran Dinst iu drejtua anėsorit Bahramov dhe nuk ishin dakord nėse ishte gol apo jo. Gjithsesi, pėrfundimi ishte se vendėsit kaluan nė avantazh dhe kjo ēoi nė ekstazė tė gjithė tė pranishmit nė stadiumin “Uembli”. Hėrst shėnoi edhe njė herė tjetėr nė sekondat e fundit, duke finalizuar fitoren 4-2, e cila i dhuroi Kupėn e Botės Anglisė.

    E nxori me tė kuq se… e vėshtroi keq



    Argjentinasi Antonio Ubaldo Ratin ishte njė nga futbollistėt mė tė mirė tė Argjentinės nė atė periudhė dhe mbi tė gjitha, kapiten i ekipit kombėtar. Nė ndeshjen kundėr vendit organizator, Anglisė, nė ēerekfinale ai u bė protagonist i njė incidenti, i cili e bėri edhe futbollistin mė tė famshėm tė kohės. Nė minutėn e 37-tė tė lojės, arbitri gjerman i takimit, Rudolf Kreitlein, vendosi qė ta nxjerrė atė nga fusha e lojės. Nė atė kohė nuk kishte kartonė tė verdhė apo tė kuq, por thjesht merrej vendimi nga gjyqtari dhe transmetohej verbalisht. Por Kreitlein nuk dinte as anglisht dhe as spanjisht dhe mesfushori argjentinas nuk e kuptoi vendimin e arbitrit duke mos dalė nga fusha e lojės. U deshėn rreth dhjetė minuta paqartėsi, derisa nė fushė erdhi njė pėrkthyes, i cili qartėsoi gjithēka. Pas ndeshjes, gjyqtari tha: “Po mė vėshtronte me kėrcėnim dhe u ndjeva i fyer, ndaj e nxora nga fusha e lojės”, duke shtangur tė gjithė me kėtė pretekst tė pajustifikueshėm. Madje, pėr vite me radhė vazhdon tė pėrdoret si batutė sa herė qė gjyqtarėt marrin vendime tė dyshimta pėr tė nxjerrė kartonin e kuq nė fushėn e lojės. Gjithsesi, Ratin nuk e priti mirė atė ndėshkim, duke protestuar me aq sa mundej. Kur po dilte, ai tėrhoqi njė flamur tė Britanisė nė kėndin anėsor tė fushės, por ky veprim irritoi 90 mijė spektatorėt nė stadiumin “Uembli”. Mė pas, kapiteni argjentinas u ul kėmbėkryq nė tapetin e kuq, i cili ishte vetėm pėr mbretėreshėn e Anglisė, duke detyruar dy policė qė ta shoqėrojnė atė me forcė. Njė incident, qė e bėri mesfushorin, futbollistin mė tė famshėm tė asaj kohe. Gjithsesi, kjo u interpretua edhe si njė prej favoreve qė mori Anglia gjatė atij kompeticioni nga arbitrat, nė rrugėn drejt triumfit. Shpikėsit e futbollit ishin tė vendosur pėr tė ngritur trofeun nė herėn e parė qė e organizonin Botėrorin nė shtėpi dhe nė fakt ia dolėn mbanė, me tė gjitha mėnyrat…

    Bobi Ēaltron, ylli i skuadrės kampione
    Nė shkurt tė vitit 1957, aeroplani ku udhėtonte skuadra e njohur angleze “Manēester Junajtid” rrėzohet nė afėrsi tė Mynihut. Mbeten tė vrarė tetė futbollistė, njė pjesė e tė cilėve ishin baza e Kombėtares sė Anglisė. Por midis tyre ka edhe nga ata qė shpėtojnė mrekullisht. Njė ndėr ta, sė bashku me trajnerin Basbi, ėshtė dhe Bobi Ēaltron, i cili do tė jetė njė nga protagonistėt mė tė njohur tė futbollit anglez tė tė gjitha kohėrave. Lindur nė Uashington mė 1 tetor 1937, nė familjen e njė muratori, ai shpejt do tė bėhet futbollist. Repertori i tij ėshtė tepėr i pasur, 606 ndeshje me skuadrėn e Manēester Junajtidit, 198 gola tė shėnuar, njė kupė kampionati mė 1968, kur skuadra e tij mund Benfikėn 5 – 1, tre tituj kampionė, njė kupė tė Anglisė, pjesėmarrės i tre Botėrorėve tė viteve `62, `66, `70. Ėshtė futbollisti mė i mirė i Anglisė dhe i Europės mė 1965-n.

    U organizua njė plan pėr tė dėmtuar Pelen
    Brazili kishte arritur tė bėhej njė nga skuadrat mė tė forta tė momentit, duke triumfuar edhe nė Botėrorėt paraardhėse. Duke iu trembur dominimit tė tyre edhe nė Kupėn e Botės qė po zhvillohej nė Angli, ēuditėrisht Brazili ra nė njė “grup ferri” kundėr skuadrave si Bullgaria, Hungaria dhe Portugalia. Nėse do kualifikoheshin, do kishin pėrballė Bashkimin Sovjetik ose Italinė. Gjithsesi, kishte gjithashtu njė plan pėr tė ndaluar dy yjet kryesorė, Garrinēėn dhe Pelen. Nė ndeshjen e parė kundėr Bullgarisė, mbrojtėsi Zheēev kishte si detyrė qė tė dėmtonte Pelen dhe bėri disa ndėrhyrje shumė tė ashpra ndaj tij, tė cilat nuk u penalizuan aspak nga arbitri gjerman, Kurt Tshensher. Pavarėsisht kėsaj, brazilianėt fituan 2- 0. Nė ndeshjen e dytė kundėr Hungarisė, trajneri Visente Feola vendosi tė lėrė pushim Pelen, nga frika se e dėmtonin dhe i kushtoi shumė, pasi skuadra e tij u mund me rezultatin 3-1. Mė pas, iu desh tė luante ndeshjen vendimtare ndaj Portugalisė sė Eusebios, duke mundur sėrish 3-1 dhe s’arriti qė tė kalojė fazėn nė grupe. Njė zhgėnjim i “Seleēaos”, por qė nuk e patėn tė lehtė pėr tė mbijetuar kundėr shumė “sulmeve”…

    Euzebio, “Kėpuca e Artė” e Botėrorit
    Lindur mė 1942 nė Mozambik, atėherė koloni portugeze, shkon nė Lisbonė dhe menjėherė bie nė duart e drejtuesve tė Benfikės qė i ēmojnė tė dhėnat e tij tė shkėlqyera. Kur Euzebio ndahet pėrfundimisht nga Benfika dhe futbolli mė 1973, regjistron 19 gola pėr ndeshje, rekord i rrallė. Atė vit shėnon edhe golin e tij tė 1000-tė. Ėshtė cilėsuar si futbollisti nr. 1 i Europės mė 1965- n. Nė Botėrorin e vitit 1966 ishte pa diskutim lojtari qė ra mė tepėr nė sy. Ishte njė nga tė paktėt lojtarė tė Portugalisė qė bėnin diferencėn nė fushėn e lojės, ndėrkohė qė doli edhe golashėnuesi mė i mirė i kompeticionit, pasi e gjeti rrugėn e rrjetės nėntė herė.

    U “punėsua” njė qen pėr tė gjetur Kupėn e Botės
    Mes lajmeve tė shumta mbi Kupėn e Botės, binte nė sy edhe ai qė njė qen me emrin “Piklet”, ishte “punėsuar” pėr tė gjetur trofeun e Kupės sė Botės, i cili ishte vjedhur prej disa ditėsh. Qeni, i specializuar pėr njė gjė tė tillė, pėr shkak tė ndjeshmėrisė sė lartė dhe gjurmimit, ishte ngarkuar tė binte nė gjurmėt e hajdutit. Gjithsesi, si dhuratė pėr punėn qė i ishte ngarkuar, ai, sė bashku me pronarin e tij, u ftuan pėr tė parė finalen e Botėrorit nė njė vend shumė tė shtrenjtė tė stadiumit dhe madje ishin tė ftuar specialė nė Kupėn e Botės, tė zhvilluar katėr vite mė pas nė Meksikė, me tė gjitha shpenzimet tė paguara nga organizatorėt e kompeticionit.

    Koreja e Veriut pagoi 10 mijė tifozė pėr skuadrėn
    Koreja e Veriut ishte surpriza e Kupės sė Botės. Askush nuk e kishte menduar se ata do arrinin tė kalonin fazėn nė grupe, kur kishin pėrballė skuadra shumė tė forta si Bashkimi Sovjetik, Italia dhe Kili. Gjithsesi, koreano-veriorėt u renditėn tė dytėt, duke lėnė pas Italinė dhe Kilin. Nė raundin e ardhshėm, ata u mundėn me rezultatin 5-3 nga Portugalia. Njė nga arsyet e ecurisė sė tyre pozitive ishte edhe mbėshtetja e madhe nga tifozėt e pranishėm nė Botėror. Qeveria e Koresė sė Veriut kishte vendosur tė hiqte shpenzimet e rreth 10 mijė tifozėve. Edhe pse ata nuk e pranuan njė gjė tė tillė, u vėrtetua qė pagesat ishin bėrė nė tė njėjtėn mėnyrė. Pėrkrahja e mijėra tifozėve ndihmoi Korenė e Veriut qė tė bėhet e para kombėtare aziatike qė kalon fazėn nė grupe nė Kupėn e Botės.

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/botero...#ixzz335elUs6Z
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  11. #11
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    Me date 22 Maj, FIFA ka mare vendim per te mos shtyre ndeshjet qe do te luhen ne oren 13:00 sipas ores lokale te Brazilit.

    Shtyrja e ndeshjeve ishte kerkuar nga FENAPAF (Federata Kombėtare e Atleteve profesioniste te Futbollit), me arsyetimin qe ne ate ore bente shume nxehte dhe kjo mund te ndikonte ne shendetin e lojtareve.

    Por FIFA ka vendosur qe te mos shtyeje ndeshjet. FIFA ka vendosur qe mjeket e FIFA-s do te monitorojne te gjitha ndeshjet dhe ne rast se do te jete e nevojshme do te kete nga nje ndalese te shkurter mes pjeseve te lojes per te pire uje. FIFA ka bere me dije se futbollistet profesioniste jane te afte te luajne ne kushte te ndryshme atmosferike. Por per ēdo problem do te jene ne gadishmeri mjeket e FIFA-s.

    Por siē behet me dije, ne vendet me temperatura shume te larta, si Manaus, Cuiaba dhe Fortaleza nuk ka asnje ndeshje gjate ore 13:00 me oren lokale te Brazilit.

    Burimi: FIFA.COM
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  12. #12
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Dosier

    Botėrori 1970: Brazili i Peles triumfon ndaj ‘katenaēos’ italiane



    Deri mė 1970 kupa “Zhyl Rime”, e quajtur kėshtu pėr nder tė nismėtarit tė Botėrorėve tė futbollit, shėtiti nė shumė kryeqytete tė botės nė pritje qė tė zotėrohej tri herė nga e njėjta skuadėr. Nė ndeshjen finale nė Meksikė kjo mundėsi iu paraqit Italisė qė e kishte fituar mė 1934-n e 1938-n dhe Brazilit mė 1958- n e 1962-shin. Dhe ja, nė finalen e zhvilluar mė 21 qershor 1970 midis tyre Brazili mundi Italinė 4-1 dhe e fitoi pėrfundimisht kėtė kupė. Po tė mos nxitohemi! Nė kėtė Botėror pėr herė tė parė mund tė ndėrrohen lojtarėt, qoftė kur dėmtohen, qoftė kur luajnė keq, faktor qė bėhet i domosdoshėm po tė marrim parasysh se Meksika, e ndodhur mė shumė se 2000 metra mbi nivelin e detit, ka vėshtirėsi tė mėdha aklimatizimi.
    Pele - Pas disfatės sė aventurės angleze, Brazili i markės sė re, i kryesuar nga legjendari Pele, me yje tė tillė si Gerson, Tostao, Klodoldo, Karlos Alberto, Paulo Cesar e mbi tė gjithė Zharzinjo, ėshtė kandidati i parė pėr tė fituar kupėn. Nuk mbetet pas dhe RF e Gjermanisė, futbollistėt e sė cilės kėrkojnė tė marrin revanshin ndaj humbjes nė “Uembli”. Dhe ia arrijnė qėllimit, duke eliminuar nė ēerekfinale Anglinė. Nga ana tjetėr, Italia me njė gol kundėr Suedisė e dy barazime tė bardha me Uruguain e Izraelin, mund nė ēerekfinale 4-3 Gjermaninė Perėndimore. Nė gjysmėfinale ndodhet dhe Uruguai, pas njė goli fantazmė tė shėnuar me shtesė loje nė takimin me B.Sovjetik. Kjo ndodh pas njė topi mė shumė se njė metėr, tutje vijės fundore pa u vėnė re nga gjyqtari holandez Van Ravers.
    Finalja - Nė finale ndeshen Brazili dhe Italia. Kur Pele, ende i aftė pėr tė bėrė mrekulli, me njė goditje tė pamėshirshme me kokė pas dialogimit Tostao – Rivelino shėnon golin e parė dhe duket se pėr Brazilin do tė nisė njė dialogim triumfal. Po pas 20 minutash, Boninsenja, duke pėrfituar nga njė keqkuptim midis Klodoldos dhe Feliksit, barazon. Pas pushimit gjithēka bėhet e qartė. Nė minutėn e 68- tė, Everaldo fton nė aksion Zharzinjon, i cili ndjek lėvizjet e Gersonit qė me tė marrė topin me njė goditje prepotente me tė majtėn gjunjėzon portierin italian Albertozi. Tre minuta mė pas, kėmbim rolesh midis tij dhe tani ėshtė Zharzinjo qė shėnon golin e tretė. Goli i katėrt ėshtė njė pjesė muzikore e interpretuar me virtuozitet. Klodaldo shkėputet, ndalet, shoqėron me sy galopimin e Zharzinjos qė ia kalon topin Peles, i cili ndjek mbrojtėsin Karlos.

    Itali-Gjermani, ndeshja e shekullit qė ndihmoi nė arratisjen nga burgu



    Kupa e Botės e vitit 1970 ka dhuruar shumė episode dhe ngjarje qė nuk mund tė harrohen lehtė, mirėpo ajo qė ka mbetur gjatė nė mendjen e shikuesve ėshtė pikėrisht ndeshja gjysmėfinale mes Italisė dhe Gjermanisė Perėndimore. Ajo pėrballje ėshtė cilėsuar edhe si ndeshja e shekullit, pėr shkak tė rivalitetit tė lartė dhe spektaklit qė dhuroi. Italianėt kaluan tė parėt nė avantazh, pas vetėm tetė minutash lojė me anė tė Boninsenjės. Tė dyja skuadrat u munduan tė gjejnė sėrish rrugėn e rrjetės, por tė kaltrit bėnė njė rezistencė tė madhe nė mbrojtje. Gjithsesi, kur u duk se skuadra e trajnerit Valkarexhi do niste festėn e fitores, ishte Karl-Hainc Shnelinger qė barazoi nė minutėn e 90-tė dhe bėri qė ndeshja tė shkojė nė kohė shtesė. Askush nuk mund ta harrojė imazhin e Franc Bekenbauerit, i cili luajti me krahė tė fashuar, pasi ishin ezauruar zėvendėsimet qė kishin nė dispozicion dhe nuk donte tė linte skuadrėn e tij me njė lojtar mė pak. Vetėm katėr minuta pasi filloi koha shtesė, Gerd Myleri kaloi nė avantazh gjermanėt, por Burgnish barazoi 240 sekonda mė pas. Tė gjithė lojtarėt nė sulm dhe tė gjithė nė mbrojtje. Xhixhi Riva kaloi pėrsėri nė avantazh kombėtaren e kaltėr, duke gjetur rrugėn e rrjetės nė tė 104- n, por Gerd Myleri nuk u dorėzua dhe sėrish shėnoi, duke e ēuar rezultatin nė 3-3. U duk si njė pėrballje e pėrjetshme. Gjithsesi, Xhani Rivera nė tė 111-n, 60 sekonda pasi Myleri kishte barazuar, e ēoi rezultatin nė 4-3. Italia ruan “me shpirt nėpėr dhėmbė” rezultatin pėr minutat e mbetura dhe siguron njė biletė pėr nė finale. “Nėse dikush nuk e ka parė kėtė ndeshje, ka humbur gjysmėn e bukurisė sė futbollit”, – tha Rivera pas ndeshjes.
    Arratisja - Nė fakt, takimi mė i bukur i shekullit pati edhe “koston” e vet pėr policinė meksikane. Nė burgun e qytetit Tikstla u arratisėn nga burgu plot 23 kriminelė shumė tė rrezikshėm. Tė gjithė rojet kishin shkuar nė njė sallė, brenda ambienteve tė burgut, pėr tė parė me regjistrim ndeshjen mes Italisė dhe Gjermanisė. Pikėrisht mėnyra se si kishte shkuar ajo pėrballje bėri qė ata tė harrojnė punėn pėr gati 120 minuta, duke i dhėnė mundėsinė qė arratisja tė realizohet pa u ndier.

    Risia, u pėrdorėn zėvendėsimet e kartonėt
    Gjatė ndeshjeve tė Kupės sė Botės u shtuan edhe dy rregulla mjaft tė rėndėsishme. Pėr herė tė parė u lejua qė tė bėheshin zėvendėsimet mes futbollistėve dhe i pari qė e provoi ishte Bashkimi Sovjetik. Nė ndeshjen hapėse kundėr Meksikės, Viktor Serebrianikov doli nga fusha e lojės nė minutėn e 45-tė dhe nė vend tė tij u fut Anatoli Puzak. Po pėr herė tė parė u pėrdorėn edhe kartonėt. Nė tė shkuarėn ishin nxjerrė lojtarė nga loja dhe paralajmėruar, por simbolika e pėrdorimit tė kartonėve nuk ekzistonte. Nė ndeshjen hapėse mes Meksikės dhe Bashkimit Sovjetik u morėn pesė kartonė tė verdhė, por gjatė gjithė Kupės sė Botės nuk u dha asnjė karton i kuq.

    Pėr herė tė parė, ndeshjet u transmetuan me ngjyra
    Botėrori Meksikė 1970 ėshtė i pari qė ėshtė transmetuar nė televizione me ngjyra. Kualiteti i transmetimit ishte shumė herė mė i mirė se nė tė shkuarėn dhe mbi tė gjitha ndeshjet transmetoheshin “live” dhe jo me disa ditė vonesė. Edhe pse ky ishte njė hap i madh teknologjik, pjesa mė e madhe e teleshikuesve i panė ndeshjet nė televizorė bardhezi, pasi nė atė kohė ishte luks tė kishe televizor me ngjyra. Nė fakt, elementi qė ndikoi mė shumė nė rritjen e ndjeshme tė popullaritetit tė kėtij sporti dhe tė reklamimit tė talenteve ka qenė transmetimi i ndeshjeve nė televizor, sepse nė atė kohė ndeshjet e Botėrorit kishin luksin tė transmetoheshin, kurse ato kombėtare liheshin mė shumė pas dore.

    Punėtori i fabrikės qė i thanė se nuk bėhej futbollist
    Gerd Myler donte me ēdo kusht qė tė bėhej futbollist, pėr tė ndryshuar fatin e jetės. Si adoleshent, ai punonte plot 12 orė nė ditė nė njė fabrikė tekstilesh dhe sportin e shikonte si tė vetmen shpresė. Gjithsesi, trajneri i TSV Mynihut i tha nė vitin 1963: “Gjej njė profesion tjetėr nė jetėn tėnde, sepse futbollist nuk bėhesh dot”. Duke iu referuar fizikut tė tij, tekniku nuk parashikonte tė ardhme. Gjithsesi, njė vit mė pas Myler u transferua te Bajerni i Mynihut dhe nisi menjėherė tė vėrė nė dukje aftėsitė e tij prej goleadori tė lindur. Aty nisi edhe seria e tij e pandalshme e golave, duke u bėrė edhe njė nga yjet e Bajernit, futbollit gjerman dhe Botėrorit tė vitit ’70, kur shėnoi mė shumė se gjithė tė tjerėt. Finalizimi, kontrolli i topit, zgjuarsia nė luftėn nė ajėr e bėnin atė “vrastar” brenda zonės kundėrshtare.

    Trajneri i Brazilit dha dorėheqjen prej ndėrhyrjeve
    Zhoao Saldanja ishte trajneri i Kombėtares sė Brazilit nė fazėn kualifikuese pėr nė Kupėn e Botės, ku ekipi i tij shkėlqeu. Por, pak kohė para fillimit tė kompeticionit, ai vendosi tė japė dorėheqjen, duke u zėvendėsuar nga Zagallo. Si fillim, ai paralajmėroi se Pele nuk do grumbullohej, pėr shkak se ishte miop. “Kam vėnė re qė Pele ka probleme me shikimin. Ai ėshtė miop dhe e ka shumė tė vėshtirė qė tė japė maksimumin e tij. Nuk besoj se do grumbullohet nė Kupėn e Botės”, – pat thėnė Saldanja. Gjithsesi, drejtuesit e federatės, por edhe pushtetarė tė ndryshėm ndėrhynė tek ai qė tė grumbullonte jo vetėm Pelen, por edhe Dara Maravijėn. Nė tė dyja rastet refuzoi, derisa vendosi qė tė largohet. Pasuesi i tij, Zagallo, jo vetėm qė fitoi Kupėn e Botės, por ylli ishte pikėrisht Pele, i cili nuk tregoi pėr asnjė moment qė kishte probleme me sytė.

    Zharzinjo, trashėgimtari i Garinēės te Brazili
    Fillimi i karrierės sė tij nė skuadrėn kombėtare nuk ėshtė i lehtė. Mė 1966-n nė Angli luan vetėm dy takime. Por shpėrthen nė kostelacionin e Brazilit tė markės 1970, qė nė Meksikė fiton pėr tė tretėn herė titullin kampion botėror. Ėshtė i zhdėrvjellėt, i furishėm, ndonėse nuk ka shkėputje shpėrthyese tė Garrinēės nė krahun e djathtė. Por mjafton t’i japėsh njė top tė gjatė diagonal, qė ai ta zotėrojė atė e t’u kallė tmerrin portierėve. Por katėr vjet mė pas, nė Botėrorin gjermano-perėndimor, ylli i tij venitet. Vendos tė hidhet nė skuadrat europiane dhe luan me Olimpik Marsejėn. Nė maj tė vitit 1975 sulmon gjatė ndeshjeve njė gjyqtar anėsor dhe pėrjashtohet pėr njė vit. Atėherė kthehet nė Brazil, por tashmė si futbollist i rėndomtė.

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/botero...#ixzz33DRPu1RJ
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MaDaBeR : 30-05-2014 mė 12:51
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  13. #13
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    Brazil 2014, alarm trukimesh

    Ende pa filluar akoma, dhe ka njė sinjal qė, mund tė nisė furtuna. 13 ditė nga fillimi i Botėrorit,shefi i sigurisė sė FIFA, Ralf Mutchke, deklaron se “Botėrori ėshtė i rrezikuar ,disa ekipe dhe lojtarė janė kontaktuar nga njerėz tė dyshimtė, pėr tė trukuar ndeshje”. Mė pas Muchke ,deklaron se grupi D nuk ėshtė i rrezikuar,n ga njė fenomen i tillė, pra Italia, Uruguaj, Anglia dhe Kosta Rika, mund tė marrin frymė lirisht, nė kėtė prag Botėrori. Shefi i sigurisė deklaron se,FIFA po qėndron pranė ekipeve tė ndryshme tė cilat janė vendosur nėn shėnjestėr pėr trukime dhe garanton njė angazhim maksimal, pėr shmangien dhe parandalimin e fenomenit.

    Sporti Shqiptar
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  14. #14
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    Sa gabime qe bejne keta te Panorames.
    Me terhoqi vemendjen info per boterorin e 1970-s, fillimisht thote qe Italia shpartalloi Gjermanine 4-1. Pastaj, kur analizon ndeshjen e nxjerr perfundimin 3-2, ne nje kohe kur ndeshja realisht ka dale 4-3.

  15. #15
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    Citim Postuar mė parė nga BOKE Lexo Postimin
    Sa gabime qe bejne keta te Panorames.
    Me terhoqi vemendjen info per boterorin e 1970-s, fillimisht thote qe Italia shpartalloi Gjermanine 4-1. Pastaj, kur analizon ndeshjen e nxjerr perfundimin 3-2, ne nje kohe kur ndeshja realisht ka dale 4-3.
    E editova gabimin ne fjale. Mu duk me teper gabim shpejtesie, pasi po te ndjekesh kronologjine, jane te sakte me pershkrimin qe i bejne ndeshjes.

    Gjithsesi, kur u duk se skuadra e trajnerit Valkarexhi do niste festėn e fitores, ishte Karl-Hainc Shnelinger qė barazoi nė minutėn e 90-tė dhe bėri qė ndeshja tė shkojė nė kohė shtesė. Askush nuk mund ta harrojė imazhin e Franc Bekenbauerit, i cili luajti me krahė tė fashuar, pasi ishin ezauruar zėvendėsimet qė kishin nė dispozicion dhe nuk donte tė linte skuadrėn e tij me njė lojtar mė pak. Vetėm katėr minuta pasi filloi koha shtesė, Gerd Myleri kaloi nė avantazh gjermanėt, por Burgnish barazoi 240 sekonda mė pas. Tė gjithė lojtarėt nė sulm dhe tė gjithė nė mbrojtje. Xhixhi Riva kaloi pėrsėri nė avantazh kombėtaren e kaltėr, duke gjetur rrugėn e rrjetės nė tė 104- n, por Gerd Myleri nuk u dorėzua dhe sėrish shėnoi, duke e ēuar rezultatin nė 3-3. U duk si njė pėrballje e pėrjetshme. Gjithsesi, Xhani Rivera nė tė 111-n, 60 sekonda pasi Myleri kishte barazuar, e ēoi rezultatin nė 4-3.
    Ne bold jane 6 golat, plus goli i pare i Italise qe nuk eshte ne kte citim, behen 7 gola.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  16. #16
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    Ti mire bere, por s'ishte faji jot. Gabimi eshte ne origjinal.

    Plus qe edhe golin e pare te Italise e ka te shkruar. lol
    Ajo pėrballje ėshtė cilėsuar edhe si ndeshja e shekullit, pėr shkak tė rivalitetit tė lartė dhe spektaklit qė dhuroi. Italianėt kaluan tė parėt nė avantazh, pas vetėm tetė minutash lojė me anė tė Boninsenjės. Tė dyja skuadrat u munduan tė gjejnė sėrish rrugėn e rrjetės, por tė kaltrit bėnė njė rezistencė tė madhe nė mbrojtje. Gjithsesi, kur u duk se skuadra e trajnerit Valkarexhi do niste festėn e fitores, ishte Karl-Hainc Shnelinger qė barazoi nė minutėn e 90-tė...

  17. #17
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    Citim Postuar mė parė nga BOKE Lexo Postimin
    Ti mire bere, por s'ishte faji jot. Gabimi eshte ne origjinal.

    Plus qe edhe golin e pare te Italise e ka te shkruar. lol
    Po mire tani dhe ti, gazetari Shqiptare. Kte dosier e solla se m'u duk interesant per lexuesit. Ka mjaft prejt tyre qe e shohin futbollin rishtas e nuk dine asgje per te kaluaren e ketij sporti magjik.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  18. #18
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Dosier

    Botėrori 1974: Gjermano-perėndimorėt thyejnė Holandėn e Krujfit



    Ky ishte Botėrori qė solli ndryshimet e para tė rėndėsishme tė kėtij kompeticioni. Pas ndeshjeve tė para tė skuadrave tė ndara nė katėr grupe, tetė tė kualifikuarat do tė ndaheshin sėrish nė dy grupe tė tjera, pas njė shorti tė caktuar. Finalistet e turneut do tė ishin dy skuadrat qė do tė mbyllnin ndeshjet nė grupe nė vendin e parė, ndėrkohė qė vendet e dyta do tė ndesheshin mes tyre pėr medaljen e bronzit. Favoritėt pėr tė fituar kėtė edicion tė Kupės sė Botės ishin tė zotėt e shtėpisė, gjermano-perėndimorėt. Por, e papritura nuk mungoi, sepse perėndimorėt humbėn nė ndeshjen e fundit tė grupeve me lindorėt me rezultatin 1-0. Megjithatė Myleri e Bekenbaueri me shokė nuk shqetėsohen. Nga ana tjetėr, viktimė e kėtij Botėrori mbetet nėnkampionia e botės, Italia, tė cilėn e lėnė pas Polonia dhe Argjentina. Mbi tė gjitha shquhet Holanda e tė madhit Johan Krujf, bazėn e sė cilės e pėrbėn Ajaksi i Amsterdamit.
    Holandezėt: Holandezėt e drejtuar nga Krujf u japin leksion brazilianėve nė njė ndeshje, e cila mbyllet me rezultatin 2-0. Kėshtu duket qartė se rruga e “portokallinjve” pėr nė finale ėshtė mė se e hapur. Po ashtu dhe pėr skuadrėn e Shenit, qė ndėrkohė shpalos njė futboll gjithnjė e mė shumė tėrheqės. Ndėrkohė, polakėt nė finalen pėr vendin e tretė mposhtin Brazilin 1-0 duke ua ulur edhe mė shumė “puplat” kampionėve nė fuqi.
    Finalja: Dhe ja mė nė fund finalja. Gjermania Perėndimore me Holandėn. Pėr vendėsit, ekuacion me shumė tė panjohura pėrbėnte Johan Krujf. Atij i ėshtė betuar tė mos i ndahet deri nė vdekje Berti Fogsti. Po nuk ka kaluar njė gjysmė minute lojė, ekzaktėsisht 27 sekonda dhe ai ndėrhyn rėndė ndaj antagonistit tė tij dhe gjyqtari anglez Teilor, pa ngurruar, vėrshėllen pėr 11-metėrsh. Neskensi tregohet i saktė. Pas golit, manovrimi holandez ėshtė i pandalshėm, po shpejt djemtė e Shenit qė e drejtojnė kėtė betejė me nerva tė salduara, shkunden nga pasiguria dhe kur Helcenbaini pengohet brenda zonės nga Janseni. Ėshtė radha e Brajtnerit tė barazojė pėrsėri me 11-metėrsh. Nė pjesėn e dytė nisin tė dėgjohen nota tė muzikės vagneriane, tė interpretuara nga orkestruesit gjermano-perėndimorė, qė sjellin golin e dytė tė shėnuar nga oportunisti Gerd Myler, i cili pasi i shmanget Hanit, e gjen tė papėrgatitur portierin Jongblod. Holandezėt bėjnė tė pamundurėn dhe portėn e tė pandryshkurit Majer e shpėton mbi vijėn e portės Brajtneri qė dėbon njė top tė gjuajtur nga Repi. Po vetėm kaq. Fitorja u takon gjermanoperėndimorėve, kurse nderi u mbetet holandezeve.

    Doli me doping, tortura masakruese pėr “yllin” e Haitit



    Kupa e Botės 1974 kishte shumė risi, por njėra prej tyre ka tė bėjė edhe me faktin se pėr herė tė parė, njė futbollist dilte pozitiv me doping. Bėhet fjalė pėr yllin e Kombėtares sė Haitit, Ernst Zhan-Zhosef, i cili kishte pėrdorur substanca stimuluese pėr forcėn fizike. Nė fakt, ngėrēi tjetėr ishte se ende nuk kishte njė ligj qė pėrcaktonte se cilat do ishin ndėshkimet pėr futbollistėt qė pėrdornin substanca dopuese. Komisioni i FIFA-s vendosi qė ta dėnojė vetėm duke e pėrjashtuar nga kompeticioni i Kupės sė Botės, duke i hequr tė drejtėn qė tė jetė i disponueshėm pėr ndeshjet e ardhshme tė Kombėtares sė tij. Kėtu filloi edhe makthi pėr 26-vjeēarin. Dy ditė pas ndeshjes sė tij tė parė dhe njėkohėsisht tė fundit nė Botėror, ai u mor me dhunė nga hoteli ku qėndronte, prej forcave tė sigurisė sė diktatori haitian, Papa Dok. Ata e ēuan nė njė rezidencė sekrete dhe e rrahėn nė mėnyrė barbare nė Myhnih. Disa ditė mė vonė u nis pėr nė vendlindje, por edhe pse kishte dėmtime fizike nga tortura, gjithēka nuk kishte pėrfunduar. Pėr shkak se kishte prishur imazhin e vendit, ai u dėnua me dy vjet nė njė kamp pune. Pikėrisht atje ai u torturua sėrish, kėtė herė akoma mė rėndė, ku qėndroi pėr disa muaj i shtruar nė spital, nė gjendje tė rėndė. Ernst Zhan- Zhosef e pėsoi keq pėr shkak tė pėrdorimit tė atyre substancave, edhe pse ai gjithmonė kishte deklaruar se nuk e dinte ta kishte bėrė vetė njė gjė tė tillė. Nė fakt, vazhdimi i jetės sė tij ėshtė disi paradoksale. Pasi i shleu dy vitet e dėnimit, vetė regjimi qė e kishte torturuar, u mundua ta rikthejė nė formė tė mirė fizike, pasi u duhej nė eliminatore. Dhe ashtu ndodhi, pasi Zhan-Zhosef ishte sėrish pjesė e Kombėtares sė Haitit, si nė eliminatoret e Kupės sė Botės Argjentinė 1978, ashtu edhe nė ato tė Botėrorit Spanjė 1982.

    Polonia, surpriza e vėrtetė e Botėrorit
    Kampionėt Olimpikė tė Mynih 1972 ishin pa dyshim surpriza mė e bukur e Botėrorit tė vitit 1974, tė zhvilluar nė Gjermaninė Perėndimore. Sė bashku me Holandėn, ato shfaqėn nė kėtė turne lojėn mė spektakolare, e cila dėfreu tė gjithė sportdashėsit, pavarėsisht se pėr cilėn skuadėr bėnin tifo. Jo mė kot, polakėt mundėn Argjentinėn, Brazilin, Italinė, Jugosllavinė dhe Suedinė. Por deri kėtu aventura e tyre vazhdoi me sukses, por atyre iu desh tė ndaleshin pėrpara Gjermanisė Perėndimore. Gjithsesi, vendi i tyre i tretė nė kėtė Botėror tė vitit 1974 ishte njė arritje e madhe, pasi mundnin Brazilin nė sfidėn pėr medaljen e bronzit.

    Nė kėtė Botėror ndryshoi pamje edhe kupa
    Botėrori i Gjermanisė nė vetvete pėrbėnte shumė ndryshime drastike nė lidhje me ata tė sė kaluarės. I pari ka lidhje me mėnyrėn e re tė sistemit tė ndeshjeve, dy ture tė ndara nė grupe dhe mė pas finalja. Por gjithsesi, risia mė interesante ishte ndryshimi i pamjes sė trofeut tė Kupės sė Botės. Pas kupės “Zhyl Rimet”, tashmė trofeu mori pamjen qė ekziston edhe sot e kėsaj dite. Pėr trofeun e ri ishin paraqitur 54 projekte, por nė fund u zgjodh ai i vizatuar nga qeveria italiane, i dizenjuesit Silvio Gazaniga. I gjithė trofeu do tė ndėrtohej me ar tė ngjeshur (i gjithi i mbushur), me peshė 5 kilogramė.

    I ofruan 160 mijė euro qė tė priste flokėt
    Njė ofertė e rrallė erdhi pėr sulmuesin e Kombėtares sė Argjentinės, Ruben Ajala. Ai njihej jo vetėm pėr aftėsitė nė fushėn e lojės, por edhe pėr flokėt e gjata qė mbante. Nė fakt, njė parukier i ofroi atij rreth 160 mijė euro (me vlerėn e sotme) qė tė priste flokėt. Edhe pse ishte njė shifėr tunduese, sidomos pėr atė kohė, ku lojtarėt nuk paguheshin shumė, futbollisti refuzoi. Nė fakt, kjo ia rriti mė tepėr famėn dhe u bė personazh nė disa reklama. Nė karrierėn e tij, luajti me klube si San Loreno, Jalisko, Atlante dhe mbi tė gjitha Atletikon e Madridit, nga viti 1973 deri nė 1979-n, duke shėnuar 45 gola nė 169 ndeshje.

    Udhėtoi 10 orė, kishte frikė avionėt

    Futbollisti i Kombėtares sė Argjentinės, Agust Balbuena kishte fobi udhėtimet me avion. Nė fakt, kjo e penalizmi disi edhe gjatė Kupės sė Botės. Kur shokėt e skuadrės udhėtuan me avion nga Mynihu nė Gensenkirshen, ku do zhvillohej edhe ndeshja kundėr Holandės, ai nuk bėri tė njėjtėn gjė. Sulmuesi i hipi trenit dhe udhėtoi plot 10 orė, duke iu bashkuar ekipit nė hotel. Nė fakt, kjo e pengoi disi edhe pėr tė qenė i gatshėm, pasi kishte pasur njė udhėtim rraskapitės dhe nuk ishte nė formėn e duhur pėr tė qenė nė fushė nga minuta e parė.

    Ndeshjet jepeshin nė kinema, u fituan 4 mln dollarė

    Kombėtarja e SHBA-sė dhuroi pėrfitime tė paparashikuara pėr disa biznesmenė amerikanė. Ndeshjet e ekipit pėrfaqėsues nuk transmetoheshin nė televizion, por nė sallat e mėdha tė kinemasė, tė cilat kishin blerė edhe tė drejtėn. Nė fakt, suksesi ishte i jashtėzakonshėm. U komunikua se vetėm nė pėrballjet qė luajti ekipi i SHBA-sė, u sigurua njė shifėr prej katėr milionė dollarėsh, qė pėr atė kohė ishte tepėr e lartė. Ndeshjet u transmetuan nė 13 qytete tė mėdha. Ndėrkohė, edhe ndeshjet e tjera tė Botėrorit u transmetuan me bileta, duke u dhėnė mundėsinė emigrantėve nga shtete tė ndryshme, tė ndjekin Kombėtaret e tyre.

    Ekipet nuk u lejuan tė stėrviteshin nė stadium

    Ishte e rrallė, por FIFA kishte bėrė tė ditur pėr dy ekipet finalistė, Gjermaninė dhe Holandėn, qė nuk mund tė kryenin stėrvitjet nė stadiumin ku do zhvillohej edhe ndeshja e fundit e kompeticionit. Kjo u justifikua me faktin se nuk kishin kohė pėr tė rregulluar pjesėt e fushės dhe barit qė mund tė prishej gjatė stėrvitjes. Nė fakt, organizimi pėr finalen ka qenė i jashtėzakonshėm. Nė Amsterdam u vendosėn tabela elektronike nė zonat mė tė populluara, nė metro dhe nėpėr autobusė, tė cilat do njoftonin pėr ēdo ecuri qė do kishte finalja, duke i dhėnė mundėsinė tė gjithėve qė tė informoheshin nė kohė. Nė fakt, fundi nuk ishte siē ata shpresonin, pasi u mundėn.

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/botero...#ixzz33HNGRPcK
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  19. #19
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    Pse Del Boskes dhe Skolarit nuk do t’u mbetet qejfi?

    Nga GĖZIM SINEMATI

    Ishin ditė tė bukura dhe mjerė ai qė nuk ėndėrronte Brazilin. Nga dritaret e Federatės dėgjohej njė muzikė e njohur, tė cilėn po ta ndiqje sipas ritmit… do tė mėsoje “sambėn”. Pėr ata qė nuk besonin te mrekullia kuqezi, mu nė ballė tė Bulevardit, tek Universiteti, ishte vėnė njė foto e stėrmadhe e trajnerit De Biazi, sfidues dhe lakonik: “Unė besoj”. Njė foto, nė tė cilėn kultivohej aq efektshėm iluzioni, sa disa tė intervistuar tregonin me gisht Brazilin, sikur dukej edhe nė horizont. Por, sa herė qė futbolli na shfaqet i bukur dhe “ēunat kuqezinj” si engjėj, ndėrsa fluturojnė nė qiellin e ndonjė Europiani apo Botėrori, si pėr ters na del gjumi dhe e shikojmė veten nė krevat, duke flirtuar me ekipin e vendit tė fundit. Njė ėndėrr qė mbaron keq, por qė edhe na pėlqen tė rikthehet. Ndaj edhe kemi gjetur ngushėllimin shpėtimtar: “Akoma nuk jemi gati”.
    Por, jemi gati pėr njė gjė tjetėr: ta flasim Botėrorin! Ta luajmė nė mėnyrėn tonė, kur nė mungesė tė Kombėtares, do tė tregojmė se jemi tifozė globalė. Sapo tė dėgjojmė, nė ditėt e Botėrorit, prezantimin “ne gjermanėt”, “ne spanjollėt” apo “ne argjentinasit”, kjo do marrė si njė lloj hakmarrje kundėr atyre qė na mėsuan sambėn para kohe. Pale, kur driblonin pa top se, futbollistėt shqiptarė tė Zvicrės, nėse do tė luanin pėr “shqipen”, nė grup me Francėn do tė ishim ne dhe jo ata. Dikush mund tė habitet me guximin e shfrenuar, veēse kjo ėshtė loja jonė, pa tė cilėn nuk do ta shijonim kaq shumė kėtė sport.
    Ndaj edhe trajnerėt mė tė pushtetshėm, Del Boske, Skolari apo Prandeli, nuk do tė na keqkuptojnė, kur nga anėt tona, do tė silurohen kritika pėr gabimet e tyre, qofshin taktike apo teknike. Sikur De Biazi tė spiunonte zakonin shqiptar nė vendin e tij, italianėt nuk do tė thoshin se “Jemi vendi me mė shumė specialistė”.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  20. #20
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    Spanja shpall listen zyrtare me 23 futbollistet qe do te shkojne ne finalet e boterorit

    Del Bosque ka shpallur listen me 23 lojtaret qe do te marin pjese ne finalet e boterorit BRAZIL 2014. Therritet Diego Costa, shenues i 36 golave kete sezon me Atleticon e Madridit, ndersa mbetet jashte Jesus Navas. Diego Costa mendohet se do te jete i gatshem per ndeshjen e 13 Qershorit kundra Hollandes, pavaresisht demtimeve te njepasnjeshme qe pesoi ne ndeshjen e fundit te kampionatit ndaj Barcelones si dhe ne ndeshjen finale te Champions League ndaj Real Madrid. Jesus Navas nuk eshte therritur ne kombetare per arsyen se ka 2 muaj pa luajtur fare futboll, sipas Del Bosque. Del Bosque tha se deshiron lojtare qe jane te gatshem per te luajtur dhe jo ne pritje te rehabilitimit pas demtimeve.

    Ne ekipin e Spanjes jane therritur 16 lojtare qe kane mare pjese ne boterorin Afrika e Jugut 2010.

    Lista zyrtare me 23 futbollistet e kombetares se Spanjes per Kupen e Botes BRAZIL 2014:

    Portiere: Iker Casillas (Real Madrid CF), Pepe Reina (SSC Napoli), David de Gea (Manchester United FC).

    Mbrojtes: Juanfran (Club Atlético de Madrid), Sergio Ramos (Real Madrid CF), Raśl Albiol (SSC Napoli), Gerard Piqué (FC Barcelona), Jordi Alba (FC Barcelona), Javi Martķnez (FC Bayern München), César Azpilicueta (Chelsea FC).

    Mesfushore: Sergio Busquets (FC Barcelona), Xavi Hernįndez (FC Barcelona), Andrés Iniesta (FC Barcelona), Cesc Fąbregas (FC Barcelona), Pedro Rodrķguez (FC Barcelona), Xabi Alonso (Real Madrid CF), Koke (Club Atlético de Madrid), Santi Cazorla (Arsenal FC) , Juan Mata (Manchester United FC), David Silva (Manchester City FC).

    Sulmues: David Villa (Club Atlético de Madrid), Diego Costa (Club Atlético de Madrid), Fernando Torres (Chelsea FC).

    Trajneri: Vicente del Bosque
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MaDaBeR : 02-06-2014 mė 09:02
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •