Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 89
  1. #41
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Dosier

    Botėrori 2002: Brazil “fenomenal”, Ronaldo i jep Botėrorin



    Kupa e Botės nė Kore dhe Japoni tregoi njė futboll nė transformim, ku skuadrat e mėdha nuk ishin edhe aq tė mėdha dhe skuadrat e vogla treguan se nuk kishin mbetur tė vogla. Kėshtu, pėrveē Brazilit, qė nė fund iu gėzua trofeut tė pestė tė Kupės sė Botės, skuadrat e tjera tė ashtuquajtura tė mėdha dhanė dorėheqjen shumė shpejt nga ky turne. Ra nė sy eliminimi qė nė turin e parė i Francės. Kampionėt e botės nė fuqi jo vetėm qė treguan njė futboll aspak spektakolar dhe larg atij tė shpalosur nė Botėrorin shtėpiak katėr vite mė parė, por skuadra e drejtuar nga Roxher Lemerr nuk arriti tė shėnonte qoftė edhe njė gol nė kėtė kompeticion.
    Argjentina - Pak a shumė tė njėjtin fat ka pasur edhe Argjentina, e cila erdhi nė Botėror me shumė pretendime, por u eliminua qė nė ndeshjet nė grupe. Ndėrsa ekipet surprizė tė Kupės sė Botės kanė qenė pa dyshim skuadra pėrfaqėsuese amerikane dhe Turqia. Amerikanėt kaluan nė 1/8-at finale, duke mundur nė ndeshjen e fundit pikėrisht Portugalinė, e cila kishte ardhur nė Botėror pėr tė shkuar tė paktėn deri nė ndeshjet gjysmėfinale. Ndėrsa Turqia, pas njė humbjeje aspak tė merituar nė takimin e parė pėrballė Brazilit, arriti tė shkonte deri nė gjysmėfinale, ku do tė pėrballej sėrish me skuadrėn e “Seleēaos”.
    Sytė te “R”-tė - Natyrisht, sytė e tė gjithė tifozėve, sportdashėsve dhe gazetarėve u pėrqendruan te treshja e “R”-ve tė Brazilit, Rivaldo, Ronaldo dhe Ronaldinjo, pa harruar kėtu edhe Roberto Karlosin dhe Kafunė. Madje, ky i fundit arriti edhe njė rekord personal qė askush deri nė atė kohė nuk e kishte arritur. Markos Kafu ishte i vetmi futbollist qė kishte marrė pjesė nė tri finale radhazi tė Kupės sė Botės, nė SHBA 1994, Francė 1998 dhe Kore-Japoni 2002. Ai ishte gjithashtu i vetmi futbollist i Brazilit qė luajti ēdo sekondė nė ndeshjet e kėsaj skuadre nė kėtė Botėror. Ndėrsa Ronaldo, Rivaldo dhe Ronaldinjo ishin nė formėn mė tė mirė tė tyre sportive, duke dhuruar spektakėl tė vėrtetė nė fushėn e lojės. Roni u shpall edhe golashėnuesi mė i mirė i kėtij Botėrori, me tetė gola, duke marrė dhe ēmimin e “Kėpucės sė Artė”.
    Finalja - Ndėrkohė qė nė 1/8-at e finaleve skuadrat dhuruan surpriza shumė tė bukura, Brazili udhėtonte i sigurt drejt finales, falė golave tė Ronaldos dhe Ronaldinjos. Surpriza e radhės ishte Italia, e cila u eliminua nė minutat shtesė tė lojės nga njė “Golden Goal” i Ahn dhe pas njė kontestimi tė vazhdueshėm nė mėnyrėn e arbitrimit tė takimit nga gjyqtari Moreno. Ndėrkohė qė humbja 1-0 ndaj Gjermanisė nė ndeshjet gjysmėfinale tė Japonisė nuk uli aspak entuziazmin e vendėsve, tė cilėt, edhe pse kishin humbur kalimin deri nė gjysmėfinale, e konsideruan njė rezultat historik. Ndėrkohė qė Brazili do tė gjente pėrpara sėrish Turqinė, qė e kishte mundur nė ndeshjet e para falė njė penalltie shumė tė kontestuar tė Rivaldos. Por ndeshja mori njė rrjedhė krejt ndryshe nga ē’mendonin turqit, tė cilėt nė fund u detyruan tė dorėzoheshin pėrballė Ronaldo & company. Nė finale, verdheblutė do tė prisnin Gjermaninė e Oliver Kahnit. Ky i fundit, pas njė Botėrori pothuajse perfekt, gjunjėzohet para Ronaldos, duke i dhuruar me dorėn e tij Kupėn e Botės. “Fenomeni” ishte i papėrmbajtshėm dhe, pavarėsisht njė modeli tė shėmtuar flokėsh, ishte pa diskutim ylli i kompeticionit. Dopieta e tij gjunjėzoi skuadrėn e Rudi Fėlerit, e cila ishte thuajse e pafuqishme pėr tė evituar humbjen pėrballė supremacisė sė djemve tė Skolarit. “Seleēao” ngriti pėr herė tė pestė nė historinė e vet trofeun botėror…

    Moreno, arbitri i skandaleve qė u arrestua pėr drogė



    Akuza nga mė tė ndryshmet dhe kritika pa fund pėr arbitrin Bajron Moreno. Koreja e Jugut u favorizua ndjeshėm nga arbitrat nė Kupėn e Botės, por nė ndeshjen kundėr Italisė gjyqtari e teproi. Vendimet e tij u dukėn hapur qė ishin tendencioze dhe, mbi tė gjitha, nė favor tė ekipit vendės. Moreno anuloi njė gol tė rregullt tė Damiano Tomazit, nxori me tė kuq Franēesko Totin dhe bėri sa mundi qė Korea e Jugut tė fitonte, gjė qė ndodhi, pasi Ahn shėnoi golin e suksesit, duke vulosur rezultatin nė 2-1. Nė atė kohė, sulmuesi koreanjugor ishte pjesė e skuadrės sė Peruxhias, por presidenti Gauēi vendosi ta largonte nga ekipi, vetėm pėr golin qė shėnoi, duke eliminuar Italinė. Gjithsesi, personazhi i paharrueshėm i asaj pėrballjeje ėshtė pikėrisht ekuadoriani Bajron Moreno. Ai fitoi njė famė ndėrkombėtare, pikėrisht prej atyre gafave, por kjo nuk e ndihmoi qė tė kishte njė jetė tė qetė nė tė ardhmen. Ekuadoriani u bė sėrish lajm kryesor nė mediat ndėrkombėtare tetė vite mė pas. Pikėrisht nė shtator tė 2010- ės, ai u arrestua nė aeroportin Xhon Kenedi tė Nju Jorkut, pasi po tentonte tė kalonte gjashtė kilogramė heroinė. Ish-gjyqtari e kishte fshehur sasinė e drogės nėn veshjet e tij, por kjo nuk i shpėtoi kontrollit tė policisė. Pėr kėtė vepėr u dėnua me dy vite e gjysmė burgim dhe u lirua pasi kreu 26 muaj heqje lirie.
    Dėnimi nė Ekuador - Moreno i dha fund karrierės sė tij si arbitėr nė vitin 2003, mė tepėr i detyruar nga pezullimet e shpeshta, se sa nga dėshira e tij. Nė shtator 2002 ai u dėnua me 20 javė pezullim, pėr shkak se nė ndeshjen Deportivo Kuito-Barcelona Sporting akordoi tri minuta shtesė, por lejoi qė ndeshja tė luhet edhe 13 minuta, deri sa Kuito barazoi nė tė 99-ėn. Mė pas, nė maj 2003, ai u pezullua sėrish, kėtė herė pasi nxori me karton tė kuq tre futbollistė tė Deportivo Kuensa, nė mėnyrė tė dyshimtė. Njė karrierė e mbushur me skandale. Ai ėshtė cilėsuar edhe si arbitri mė i keq nė historinė e Kupės sė Botės.

    “Po erdhėn shpejt, kėtu i pret burgu”

    Silvio Berluskoni, si gjithnjė karizmatik, u mundua tė motivojė ekipin kombėtar tė Italisė para fillimit tė Kupės sė Botės. “Nėse vijnė mė shpejt seē duhet, mė mirė tė mos shkelin nė Itali, se i pret burgu”, – tha ai. Ndėrkohė, tė kaltrit nuk shkėlqyen, pasi u eliminuan nga vendi organizator i Koresė sė Jugut, pas njė gjykimi skandaloz tė arbitrit Bajron Moreno. Kur Italia u kthye, ishte sėrish Berluskoni qė komentoi: “Mendoj se kundėrshtarin do e kishin mundur nėse… mė mirė nuk po e them. Gjithsesi, njė person i 12-tė i shpėtoi lojtarėt italianė nga burgu”, – tha ai, duke iu referuar Bajron Morenos, si fajtorin e eliminimit tė Kombėtares italiane.

    Vjedhja spektakolare e dorezave tė Kahn
    Nė ndeshjen finale, pasi arbitri Kolina vėrshėlleu pėr herė tė fundit, brazilianėt filluan festėn e trofeut tė Kupės sė Botės. Kahn hoqi dorezat, i la pranė vetes, u ul nė zonėn e portės sė tij dhe qėndroi pėr pak minuta. Mė pas u ēua dhe shkoi deri nė mesin e fushės, kur u kujtua se kishte harruar dorezat. U kthye pėr t’i marrė, kėrkoi, por nuk i gjeti mė. E kush i vodhi? Anibal Pereira ishte njė tifoz i Brazilit, i cili nė mėnyrė spektakolare kishte arritur tė kalonte rrethimin e stadiumit, tė futej me vrap nė fushė dhe t’i merrte ato, pa u vėnė re nė fillim. Njė dhuratė mjaft e ēmueshme qė i bėri vetes, duke qenė se Kahn atė vit fitoi ēmimin “Jashin”, si portieri mė i mirė i kompeticionit.

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/botero...#ixzz34Ajk8v7g
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  2. #42
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Dosier

    Botėrori 2006: Italia harron trukimet, bėhet kampione e botės



    Italia ngrinte nė mėnyrė surprizuese trofeun e kampionit tė botės mė 9 korrik tė vitit 2006. Pas njė “tėrmeti” trukimesh, tė kaltrit arritėn tė kalonin nga ferri nė parajsė, duke fituar pėr herė tė katėrt titullin e kampionit tė botės nė historinė e tyre. Skuadra e Marēelo Lipit bėri qė himni italian tė dėgjohet nė Berlin si triumfues, duke marrė disi hak edhe ndaj gjermanėve, qė bėnė tė dėgjohej himni i tyre nė finalen e vitit 1990 nė Romė. Gjithsesi, ky Botėror nuk ishte vetėm njė sukses pėr kampionėt, por pėr tė gjithė futbollin, pasi solli risi tė shumta, pėrfitime ekonomike stratosferike pėr kombin gjerman dhe shumė spektakėl pėr sportdashėsit.
    Botėrori - Ky edicion nisi ashtu sikurse tė gjithė e kishin parashikuar. Tė gjitha favoritet kaluan lehtėsisht fazėn e grupeve, me pėrjashtim tė Francės, finaliste, e cila vuajti edhe pse nė njė grup tė dobėt me Korenė e Jugut, Zvicrėn dhe Togon. “Gjelat” kualifikohen tė dytėt pas helvetėve, por mė pas skuadra e Domenekut do tė ishte magjike nė tė gjitha ndeshjet e tjera. Ashtu sikurse faza e grupeve, edhe faza e 1/8-ve shkoi pa surpriza, me pėrjashtim tė Ukrainės, e cila pavarėsisht se ishte debutuese nė kėtė kompeticion, mahniti duke shkuar deri nė ēerekfinale, kur mundej me rezultatin 3- 0 nga Italia. Gjermania avanconte e sigurt, Brazili, Anglia dhe Franca po ashtu. Argjentina u kualifikua pėr nė ēerekfinale me vėshtirėsi, kur pėrballė Meksikės i duhej tė luante edhe 30 minuta tė kohės shtesė pėr tė fituar. Italia siguroi ēerekfinalet me njė penallti tė dyshimtė tė fituar nga Groso kundėr Australisė dhe tė realizuar nga Toti, ndėrkohė qė Portugalia eliminonte Holandėn, pas njė ndeshjeje shumė tė tensionuar.
    Faza finale - Italia ishte mė fatlumja nė kėtė fazė, pasi gjente pėrballė Ukrainėn. Ndėrkohė, ēiftet e tjera ishin Gjermani- Argjentinė, Angli-Portugali dhe Brazil-Francė. Normalisht qė italianėt u kualifikuan lehtė, 3-0. Disi e papritur, por shumė e merituar, ishte fitorja e Francės 1-0 kundėr Brazilit. Ndėrkohė, Gjermania dhe Portugalia fituan biletėn pėr nė gjysmėfinale, pas goditjes sė penalltive kundrejt Argjentinės dhe Anglisė. Nė duelin pėr finalen, Gjermania dhe Italia dhuruan 120 minuta spektakėl, por golat e Grosos dhe Del Pieros nė dy minutat e fundit tė shtesės sė dytė i dhurojnė ekipit tė Lipit “biletėn” pėr tė vazhduar aventurėn nė kompeticion dhe njėkohėsisht largimin e organizatorėve. Ndeshja tjetėr mes Portugalisė dhe Francės vuloset nga njė penallti e Zinedin Zidanit, qė nė pjesėn e parė dhe ashtu pėrfundon. Italia e Franca rigjejnė njėra-tjetrėn pas finales sė Europianit tė vitit 2000. Njė ndeshje e mbushur me emocione, lojė tė rreptė taktikisht dhe mbi tė gjitha tension. Koha e rregullt pėrfundoi nė barazim 1-1, pas golave tė Materacit dhe Zidanit, por pikėrisht kėta dy bėheshin protagonistėt e njė incidenti, qė mė pas u bė edhe statujė. Pas disa ofendimeve nga ana e mbrojtėsit tė Italisė, ylli i kombėtares franceze humbi qetėsinė dhe nė minutėn e 109-tė goditi me kokė nė krahasor kundėrshtarin. Lėvizje e pafalshme, tė cilėn arbitri Elizondo nuk e toleroi, duke i nxjerrė menjėherė kartonin e kuq. Fituesi do tė vulosej nga gjuajtjet e 11-metėrshave dhe David Trezege do tė gabonte nga pika e bardhė, duke i dhėnė mundėsinė skuadrės sė Lipit tė ngjitet nė majėn e botės…

    E shau nga motra, gjuajtja e Zidan qė u bė… statujė



    Tė gjitha sytė ishin te Zinedin Zidan, ylli i kombėtares franceze, qė kishte dhuruar magji nė fushėn e lojės. Koha e rregullt nė finalen ndaj Italisė kishte pėrfunduar nė barazim 1-1, pas golave tė shėnuar pikėrisht prej Zizusė dhe Materacit pėr kundėrshtarėt. Ndeshja po luhej me njė pėrqendrim maksimal dhe, nė fakt, francezėt po dominonin. Disi mė tė lodhur fizikisht dhe pa forcėn e duhur sulmuese, ekipi i Marēelo Lipit po mundohej tė vononte lojėn dhe t’u drejtohej gjuajtjeve tė penalltive. Por, atėherė kur askush nuk e priste, ndodhi njė episod qė u vulos nė historinė e botėrorėve. Zidan ishte duke shkuar drejt gjysmėfushės, kur papritur kthehet dhe godet menjėherė me kokė Materacin nė kraharor. Ky i fundit shtrihet nė tokė, mbase edhe mė pak doza aktrimi, duke e bėrė tė dukej akoma mė e rėndė. Karton i kuq pėr Zizunė, i cili e la ekipin me njė lojtar mė pak kur kishin mbetur edhe dhjetė minuta nga fundi. Tė gjithė u shtangėn nga ai veprim i mesfushorit tė Realit, por gjithēka kishte qenė luftė nervash. Mbrojtėsi italian e kishte provokuar nė pjesėn mė tė madhe tė ndeshjes, por kur i tha “ma sill atė motrėn tėnde k…”, duket se nervat e Zinedin nuk mbajtėn mė. Ajo goditje, e ardhur pikėrisht nga njė lojtar i tillė, e kaloi edhe famėn e parashikuar. Aktualisht ėshtė statujė dhe ėshtė vendosur para qendrės Pompidu nė Paris. Madje, edhe vetė personazhet e atij episodi e kanė vizituar statujėn pesė metra tė lartė.
    Falja - “Mė vjen keq pėr atė qė bėra, duhet tė isha treguar mė i qetė. U kėrkoj falje tė gjithė francezėve, por tė gjithė jemi qenie njerėzore. Mund tė them vetėm se Marko mė ofendoi”, – kaq zbuloi Zizu pas atij episodi. Ndėrsa Materaci nga ana tjetėr deklaroi: “Nuk e di. Thjesht po shkėmbenim batuta dhe asgjė mė tepėr. Jam i lumtur qė fituam Kupėn e Botės”. Nė fakt, ishin pikėrisht pamjet filmike ato qė bėnė edhe leximin e buzėve tė italianit pėr tė zbardhur mė qartė atė qė ndodhi.
    Arbitri Gjyqtari i ndeshjes, Horacio Elizondo tregoi se kishte marrė njė vendim me shumė frikė, pasi askush nuk e kishte parė. “Isha me kurriz kur ndodhi. Shkova dhe pyeta dy asistentėt e mi, por asnjėri prej tyre nuk kishte parė gjė. Vura re Bufonin dhe Gatuzon qė po protestonin ashpėr. Nė ato momente ndėrhyre nė audio gjyqtari i katėrt dhe mė tha: – “Horacio, e pashė unė. Zidan e goditi pastėr me kokė Materacin”. Nuk e dija saktėsisht se ēfarė kishte ndodhur, ishte finalja e Kupės sė Botės, por vendosa tė nxjerr kartonin e kuq. E kam menduar vendimin tim edhe nė minutat e mbetura tė ndeshjes. Nuk doja tė mbahesha mend si gjyqtari qė vulosi fatin e njė Botėrori. Pas takimit, kur pashė imazhet, jam qetėsuar”, tregoi Elizondo.

    Gafa e arbitrit, Simuniē luajti edhe pasi mori tė kuq
    Njė gafė e pashpjegueshme ka ndodhur nė ndeshjen mes Australisė dhe Kroacisė. Mbrojtėsi Josip Simuniē vazhdoi tė luante edhe pse mori kartonin e dytė tė verdhė. Madje, ai u nxor nga fusha pasi u ndėshkua pėr herė tė tretė me karton. Saktėsisht, lojtari u ndėshkua nga Graham Poll nė minutėn e 61-tė, mė pas nė tė 90-n pėr shkak tė njė ndėrhyrjeje tė ashpėr. Edhe pse duhet tė dilte nga fusha, ai vazhdoi tė luante dhe asnjė prej gjyqtarėve nuk mori vendimin se duhet tė dilte. Mė pas, nė tė 93-ėn minutė futbollisti u ndėshkua pėrsėri me karton tė verdhė pėr shkak tė protestave dhe nuk i shpėtoi daljes nga fusha. “Ishte njė gafė e jashtėzakonshme, por jo aq sa pėr tė anuluar rezultatin e ndeshjes. Jam i shqetėsuar se si asnjė prej katėr arbitrave qė bashkėpunojnė me kufje me njėritjetrin, nuk sinjalizoi se ai futbollist mori dy herė kartonė tė verdhė”, – deklaroi Sep Blater pas ndeshjes.

    Fabio Groso, nga anonim nė hero
    Marēelo Lipi ishte nė dilemė pėr ta grumbulluar mbrojtėsin e majtė tė Palermos, por nė fund vendosi t’i jepte njė “biletė”. Ndeshjet e para tė lojtarit ishin zhgėnjyese, aq sa Rumenige kėrkoi qė Gjermania tė sulmojė nė krahun e majtė tė Italisė, pasi aty ėshtė pika e tyre e dobėt. Nė fakt, nga njė futbollist anonim, ai u shndėrrua nė heroin e njė kombi tė tėrė, duke udhėhequr ekipin te triumfi nė Botėror. Fitoi penalltinė qė eliminoi Australinė nė 1/8-at, shėnoi golin qė eliminoi Gjermaninė nė gjysmėfinale dhe nė fund ekzekutoi saktė penalltinė, qė vulosi kombėtaren e tij si kampione e botės. Edhe pse ishte 29 vjeē dhe nė tė shkuarėn kishte luajtur me klube si Peruxhia dhe Kietin, pas kompeticionit tė Gjermanisė ai do tė vishte fanellėn e Interit, Lionit dhe Juventusit.

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/botero...#ixzz34Akucdnh
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  3. #43
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Dosier

    Botėrori 2010: Roben “fal” Kasijasin, Spanja nė majėn e botės



    Afrika, ajo e Jugut saktėsisht, priti pėr herė tė parė nė historinė e kontinentit tė zi njė Botėror, njė Kupė Bote qė do tė ishte turpėruese pėr kampionėt nė fuqi tė Italisė, por edhe pėr Francėn, e shoqėruar me dhjetėra skandale pėrpara dhe gjatė turneut. Por, nė tė njėjtėn kohė, ky eveniment ishte gjithashtu goditja e radhės pėr Holandėn, e cila nuk arriti tė thyente mallkimin e saj, duke dėshtuar pėr tė tretėn herė nė finale.
    Turpėrohet Italia - Nė fazėn e grupeve nuk munguan surprizat, madje ishin ndėr ato tragjiket, sepse panė Francėn dhe Italinė tė eliminoheshin dhe t’i mbyllnin grupet e tyre nė vendin e fundit, edhe pse nė letėr dukeshin si ndėr mė tė lehtėt. “Gjelat” e vendosur nė Grupin A ishin shoqėruar nga klane tė shumtė brenda dhomave tė zhveshjes, qė kishin nisur njė luftė tė ashpėr me trajnerin Rejmond Domenek, aq sa nuk munguan konfrontimet, sherret dhe nė disa raste edhe grushtet mes lojtarėve dhe teknikut, gjėra qė u konfirmuan pas kėtij edicioni. Por, sikur tė mos mjaftonte kjo, transalpinėt qė e nisėn me njė barazim ndaj Uruguait, e panė veten tė mundur nga Meksika dhe mė pas nga tė zotėt e shtėpisė, nga Afrika e Jugut, e cila nėse nuk do tė kishte qenė pėr golin e Maludasė qė shkurtoi shifrat nė 2-1, mund tė ishte kualifikuar pėr mė tej, pasi i shkoi fare pranė rezultatit 3-0 qė do ta kishte ngjitur nė vendin e dytė tė renditjes. Por akoma mė keq se skuadra e Domenekut bėri Italia e Lipit. Edhe pse brezi i 2006-s ishte shkrirė nė 80 pėr qind tė tij, me yje si Toti, Del Piero, Nesta e Kanavaro qė ishin tėrhequr, tė kaltrit e Lipit (i rikthyer nė stol) u ndal nė barazim 1-1 nga Paraguai, barazoi nė mėnyrė tė turpshme pėrballė kombėtares sė deleve dhe tė kivit (Zelanda e Re), por akoma mė keq u mund 3-2 nė ndeshjen decizive nga Sllovakia, duke e mbyllur grupin nė vend tė fundit. Nė grupet e tjera, Holanda dhe Argjentina e Mesit e Maradonės ishin perfekte, duke i fituar tė tria sfidat, ndėrsa Spanja dhe Gjermania u trembėn nga humbjet kundėr Zvicrės dhe Serbisė, por ia dolėn tė kalonin pėr nė 1/8-at, ashtu sikurse edhe Brazili, Portugalia, Sllovakia e Paraguai, Japonia, Gana, SHBA-ja, Anglia, Koreja e Jugut, Meksika dhe Uruguai.
    Gjermania dhe goli fantazmė - Nė raundin e radhės, nuk pati asnjė surprizė, me tė gjitha favoritet nė letėr qė ia dolėn, ndonėse Portugalia i dha fundin aventurės sė saj, duke u mundur nga Spanja. Ndėrkohė, Gjermania, e cila shkatėrroi Anglinė 4-1, ia vėshtirėsoi shumė gjėrat vetes. Teksa vajtėn nė avantazh 2-0 (Podolski dhe Klose), “Tre Luanėt” e barazuan sfidėn. Ngushtuan me Apsonin fillimisht, ndėrsa Lampard edhe pse shėnon, me topin qė u pėrplas nė traversė dhe qė kaloi vijėn fatale pėr mė shumė se 1 metėr, e pa golin e tij tė mos i akordohej nga arbitri uruguain Larrionda. Nė pjesėn e dytė, anglezėt e nervozuar dhe tė zhbalancuar u mbytėn nė shifrat 4-1. Nė sfidat e tjera, Brazili shkatėrroi Kilin 3-0, Argjentina mundi Meksikėn, Holanda Sllovakinė, ndėrsa ato qė iu bashkėngjitėn nė ēerekfinale ishin edhe Uruguai, Gana dhe Paraguai.
    Ēerek/gjysmėfinalet - Nė ēerekfinale, Holanda hodhi kandidaturėn kryesore pėr tė fituar Kupėn e Botės, pasi pėrmbysi Brazilin nė shifrat 2-1, me dopietėn e Shnajderit qė zhvlerėsoi golin e Robinjos. Edhe Gjermania ishte e pamėshirshme kundėr Argjentinės, duke e shkatėrruar kombėtaren e Maradonės dhe tė Mesit me 4 gola (4-0). Surprizoi shumė Spanja qė ndaj Paraguait iu fal njė goli tė Vijas nė minutėn e 83- tė, ndėrsa Uruguai u tregua mė i saktė nga penalltitė, pėrballė Ganės. Nė gjysmėfinale, Uruguai dhe Holanda dhuruan spektakėl, me “tulipanėt” qė fituan 3-2. Ndėrsa supersfida mes Gjermanisė dhe Spanjės u vendos nė minutėn e 73-tė nga njė gol me kokė i Pujolit qė i dėrgoi kampionėt e Europės nė finale. Gjithsesi, “pancerat” nuk mund tė dilnin jashtė podiumit, duke fituar 3-2 ndaj Uruguait sfidėn pėr vendin e tretė.
    Finalja - Pėr tifozėt holandezė mund tė ketė qenė nga finalet mė tragjike, sepse teksa i rezistuan Spanjės pėr 90 minuta me porta tė paprekura, nė kohėn shtesė, Arjen Roben do t’i kishte dhėnė shumė shpejt fund ėndrrės sė “Furive tė kuqe” pėr tė fituar Botėrorin e tyre tė parė nė histori, por nė dy raste gjatė kohės shtesė, sulmuesi i Bajernit e pa veten tė hipnotizuar, i vetėm dhe i pamarkuar pėrballė portierit Kasijas, qė pas asaj sfide u bė shenjt pėr spanjollėt, “San Iker”. Por ato qė gaboi Robeni nuk mund t’i humbte Andres Iniesta, i cili tronditi Holandėn vetėm 4 minuta pėrpara se finalja t’i drejtohej lotarisė sė penalltive.

    Koreano-veriorėt u dėrguan nė minierė, Lipi u “burgos”



    Botėrori i vitit 2010 nė Afrikėn e Jugut do tė mbesė gjatė nė mendje pėr shtetin komunist tė Koresė sė Veriut, pėr futbollistėt mbi tė gjitha. Tė shkatėrruar nė grupin e tyre, me 12 gola tė pėsuar nė 3 ndeshje (2 kundėr Brazilit, 7 nga Portugalia dhe 3 nga Bregu i Fildishtė) dhe me vetėm njė tė shėnuar (Ji Jun- Nam i shėnoi Brazilit), ata u pritėn si dėshtakė nė kthimin e tyre nė atdhe. Ndonėse sportdashėsit ishin krenarė pėr lojtarėt e tyre, ai qė nuk e pranoi absolutisht paraqitjen e kombėtares sė futbollistėve ishte diktatori aziatik, Kim Jong. Pėr tė ndėshkuar pėrfaqėsuesen e eliminuar qė nė fazėn e grupeve, ai thirri gjithė popullin e Pjongiangut nė shesh. Ai i rreshtoi pėrpara tyre tė gjithė futbollistėt qė u akuzuan publikisht, se kishin turpėruar imazhin e kombit tė tyre. Por asnjė prej delegacionit tė Koresė sė Veriut nė Botėror nuk ia hodhi me kaq. Pėr t’i ndėshkuar edhe mė shumė pėr paraqitjen e tyre, futbollistėt u dėrguan tė punonin nė minierė me turne 24-orėshe dhe shumė prej tyre as qė u rikthyen mė tė luajnė futboll.
    Lipi nėn arrest - Por jo pak vuajti edhe Marēelo Lipi nė Itali. Ndonėse i kishte shpallur kampionė bote njė edicion mė parė, populli italian nuk ia fali trajnerit tė tyre eliminimin e turpshėm qė nė fazėn e grupeve. Media e sulmoi me ēdo “armė” tė mundshme, ndėrsa shumė tifozė e “bombarduan” shtėpinė e tij buzė detit, aty ku ai ishte “burgosur” pas Botėrorit, me postera dhe tė shkruara diskriminuese e ofenduese. Kjo bėri qė pėr tė paktėn dy muaj, Marēelo Lipi tė mos dilte nga shtėpia e tij, ndėrsa pėr njė vit me radhė, ai qėndroi larg medias sė shkruar dhe vizive, aq sa nisėn edhe thashethemet se ai kishte rėnė nė depresion.

    Nga Boatengėt te Maradona, Botėrori i familjeve nė fushė
    Afrika e Jugut vuri pėr herė tė parė nė histori dy vėllezėr kundėr njėri-tjetrit nė fushėn e lojės, qė luftonin pėr Kupėn e Botės. Ata qė hynė nė histori janė Zherom dhe Kevin-Princ Boateng. Tė lindur nga njė baba ganez dhe njė nėnė gjermane, dy vėllezėrit, edhe pse i hodhėn nė Gjermani hapat e parė tė futbollit, nė fund zgjodhėn dy kombėtare tė ndryshme. Mbrojtėsi Zherom zgjodhi Gjermaninė, ndėrsa mesfushori Kevin Ganėn. Fati deshi qė mė 23 qershor 2010, tė dy tė pėrplaseshin nė fushė, me rastin e ndeshjes sė fundit tė fazės sė grupeve. Por ndėrsa Boatengėt ishin kundėr njėri-tjetrit, tek Argjentina Diego Armando Maradona stėrviste dhėndrin e tij, Serxho Agueron, te Holanda tekniku Bert Van Marvijk dhėndrin Mark Van Bomel, ndėrsa te Sllovenia, portieri titullar Samir Handanoviē kishte si zėvendėsues tė tijin kushėririn Jasmin Handanoviē.

    Orakulli i parashikimeve tė ndeshjeve
    Njė ndėr kuriozitetet mė tė bukura qė solli Botėrori 2010 ishte oktapodi Pol, kafsha detare e akuariumit tė Oberhauzenit (Gjermani), i cili u shndėrrua gjithashtu edhe nė benianimin e bastexhinjve nė botė. Ndonėse fillimisht u hodh vetėm si njė gjetje mediatike, duke iu bashkuar parashikimeve edhe tė disa kafshėve tė tjera, oktapodi i jashtėzakonshėm gjeti saktėsisht rezultatin e tė shtata ndeshjeve tė Kombėtares sė Gjermanisė, por gjithashtu edhe fituesin e Kupės sė Botės. Me parashikimet e tij Pol u bė i famshėm nė tė gjithė botėn, aq sa zgjedhjet e tij nuk mund tė mungonin nė asnjė faqe gazete e reviste, por edhe televizioni e uebsajti, pėrpara se Gjermania tė zbriste nė fushė.

    Vegla muzikore qė tėrboi komentatorėt
    Nė Afrikėn e Jugut e quajtėn njė vegėl muzikore, qė do ta bėnte mė tė bukur Botėrorin 2010, por nė tė vėrtetė, ajo u shndėrrua nė njė “armė” mbytėse pėr komentatorėt. E prodhuar nga Neil Van Shalkvijk, ajo mori njė famė tė jashtėzakonshme, duke shitur dhjetėra milionė ekzemplarė nė tė gjithė botėn (erdhi deri nė Shqipėri), por teksa ndeshjet kalonin, zhurma e saj bėhej e padurueshme. Me njė jehonė tė fortė dhe shurdhuese, ajo bėri qė komentatorėt e televizioneve qė komentonin ndeshjet nė stadium tė bėnin njė apel pėr zhdukjen e tyre nga impiantet, pasi e kishin tė vėshtirė tė analizonin ndeshjen nėn atė zhurmė, e cila asimilonte totalisht edhe festėn e tifozėve pas njė goli.

    “Hakmarrja” e Gjermanisė ndaj Anglisė
    Goli fantazmė i paakorduar nga Larrionda nė Gjermani-Angli 4- 1, i cili mund tė dėrgonte sfidėn nė barazimin e pėrkohshėm 2- 2, u quajt si njė gafė flagrante. Por nė Gjermani pati edhe nga ata qė e quajtėn kėtė vendim si njė hakmarrje nga qielli, e cila barazon gabimin e finales sė Botėrorit 1966, ndonėse gjėrat aty shkuan anasjelltas. Anglia fitoi titullin e parė Botėror, kundėr Gjermanisė Perėndimore, pikėrisht pas njė goli tė akorduar pa tė drejtė, sepse sfera kishte rėnė jashtė vijės fatale, pas njė pėrplasje nė traversė, por arbitri anėsor e akordoi nė gol. Pikėrisht pas kėtij episodi, e gjithė bota, pėrfshirė edhe FIFA-n e UEFA-n ranė dakord pėr montimin e teknologjisė nė porta, pėr tė shmangur kėta gola fantazmė, teknologji qė nuk do mungojė nė Brazil.

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/botero...#ixzz34AlxOocl
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-06-2014
    Postime
    2

    Shteti me shume bileta Te shitura per kupen e botes

    Tifozat Amerikan kan blere me shume bileta se Cdo shtet tjeter mad Brazilit. Pse . Futbolli nuk ashte sporti I pare ne USA

  5. #45
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    Lajme aspak te kendeshme vetem pak kohe nga fillimi i Kupes se Botes.

    Presidentja e Brazilit, Dilma Rusef, do te mungoje ne hapjen e Boterorit BRAZIL 2014. Brazilin e ka perfshire nje vale e madhe protestash per shkak te krizes financiare qe po kalon vendi dhe shpenzimeve marramendese qe ka bere qeveria per Kupen e Botes duke qene vendi ne krize. Presidentja i druhet faktit se mos skenat qe ndodhen ne hapjen e Kupes se Konfederatave perseriten edhe ne hapjen e Boterorit e ky eshte shkaku kryesor i mungeses se saj.

    Si te mos mjaftonte kjo, me gjasa do te mungoje ne hapje edhe Jennifer Lopez, bashkeautorja e Pit Bull per himnit e BRAZIL 2014. Arsyea e mungeses se saj eshte marreveshja qe ajo ka nenshkruar per nje tjeter turne qe do mbahet gjate kesaj kohe.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  6. #46
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    308 trajnerė nė finalet e botėrorėve, Helmud Shėn “mbret”!



    Nga ENVER TONUZI

    308 trajnerė kanė drejtuar ekipe tė 59 shteteve nė finalet e mėdha tė 19-tė Kupave tė Botės, 22 prej tyre brazilianė. 85 trajnerė kanė pėrfaqėsuar kombėtaret e tyre nė 19 finalet botėrore edhe si futbollistė, 7 prej tyre gjermanė. 4 shtete tė kėtyre finaleve nuk kanė pasur asnjė trajner nė finalet e mėdha, ata janė debutues! 10 ekipet qė kanė pasur mė shumė trajnerė pjesėmarrės nė finalet e Kupės sė Botės jane: Brazili me 22, Argjentina dhe Gjermania nga 15 trajnerė, Anglia dhe Italia nga 14, Jugosllavia/ Serbia aktuale ka 13 trajnerė, Spanja dhe Uruguaj kane nga 11 trajnerė dhe mbyll 10-shen Skocia me 10 trajnerė nė finalet e Kupės sė Botės. Shtete tė tjerė qė kanė pasur trajnerė nė finale tė tilla janė: Holanda 9 trajnerė, Kili dhe Meksika nga 8, Koreja e Jugut dhe SHBA nga 7, Belgjika e Rusia nga 6, Kolumbia 5, Kroacia, Portugalia dhe Zvicra nga 4 trajnerė, Algjeria e Irani nga 2 dhe Australia 1 trajner tė saj. Ndėrkohė qė Kameruni, Ekuadori, Gana dhe Bregu i Fildishtė nuk kanė pasur ndonjėherė trajnerė nga shtetet e tyre nė finalet e Kupave tė Botės. Brazilianėt me 22 trajnerė nė historinė e finaleve tė botėrorit, paraqiten me numrin mė tė madh. 5 prej tyre kanė qenė pjesėtarė tė Kupės sė Botės edhe si futbollistė. Por ekipi qė ka mė shumė trajnerė qė kanė qenė nė finale edhe si futbollistė ėshtė Gjermania me Helmut Shėn, Franc Bekenbauer, Berti Fogts, Jurgen Klinsman, Rudi Fėler, Sep Piontek dhe gjermano-lindorin Xhorxh Bushner. “7 vėllezėrit dojē” kanė drejtuar kombėtaret gjermane nė 73 ndeshje finalesh: 45 fitore dhe vetėm 13 humbje. “Mbreti” gjerman i stolit ėshtė Helmut Shėn me 25 ndeshje nė krye tė pankinės sė “makinės gjermane” nė finalet ’66, ’70, ’74 dhe ’78.

    Helmut Shėn, “mbreti” i pankinės sė botėrorėve


    25 ndeshje nė 4 edicione, ku mė 1974-n e shpalli Gjermaninė kampione dhe mė 1966 dhe 1978 nėnkampione. Vetėm njė trajner ka arritur tė fitojė 2 kampionate botėrore. Ėshtė italiani Vitorio Poco (1934, 1938). Ndėrkohė qė trajnerėt qė kanė qenė pjesėmarrės nė mė shumė botėrorė janė braziliani Karlos Alberto Parreira, me 6 pjesėmarrje nė drejtim tė 5 ekipeve (kampion bote me Brazilin 2006) dhe jugosllavi Bora Milutinoviē me 5 pjesėmarrje, por me ekipe modeste tė niveleve tė ulėta. Janė 4 europianė me 4 pjesėmarrje nė finalet botėrore: 1 lindor dhe 4 perėndimorė, 1 “multinacionalist” dhe 4 “nacionalistė”. Lindori i vetėm ėshtė hungarez Lajosh Baroti, qė ka drejtuar Hungarinė nė periudhėn (1958- 78). Trajneri “multinacionalist” qė ka drejtuar 4 ekipe nė 4 pjesėmarrjet e tij nė finale ėshtė francezi Henri Mishels, qė drejtoi Francėn mė 1986 drejt vendit tė tretė. Mė pas Mishels drejtoi pa sukses 3 ekipe afrikane: Kamerunin, Marokun dhe Bregun e Fildishtė. Ashtu sikurse Baroti i Hungarisė edhe anglezi Uollter Uinterbatėm (1950-1962) dhe gjermanėt Sep Herberger (1938-1962) dhe Helmut Shėn (1966-1978) kanė drejtuar vetėm ekipet e tyre nacionale…
    Helmut Shėn mund ta konsiderojmė “mbretin” e pankinave futbollistike botėrore: 25 ndeshje tė drejtuara, kampion bote (1974) dhe finalist (1966), tė tretėt (1970)… dy finale tė humbura pas lojėrave tepėr dramatike dhe tė komentuara. Helmud Shėn ka luajtur vetėm njė ndeshje nė finalet e mėdha botėrore, nė fitoren 5-0 ndaj Suedisė mė 1938, ku ai shėnoi 2 gola dhe kishte pėr trajner legjendėn e parė tė stolit gjerman, Herberger. Shėn ėshtė trajneri me mė shumė fitore nė kėto finale, 16. Gjermani i madhėrishėm si trajner ka shkelur edhe nė stadiumin tonė kombėtar mė 1967 si nėnkampion i Botės. Gjermania ka humbur nėn drejtimin e tij vetėm 4 takime. Pėr statistikė, trajnerėt qė pasojnė supergjermanin nė numrin e fitoreve janė 3 brazilianė: kampioni i dyfishtė i botės, Mario Zagallo me 13 fitore (20 ndeshje), Skolari me 11 fitore dhe Parreira me 10. Nėse duam tė plotėsojmė 10-shen, duhet tė shtojmė edhe gjermanin Herbert dhe italianin Enzo Bearzot me nga 9 fitore, qė ndiqen me 8 fitore nga italiani 2 herė kampion bote, Vitori Pozo (nė 9 ndeshje), jugosllavi Bora Milutinoviē, gjermani Franc Bekenbauer, argjentinasi Karlos Biladro, braziliani Santana. Nė fakt, po ta llogarisėsh me pėrqindje, italiani Pozo ka cilėsinė mė tė lartė nga tė gjithė trajnerėt e tjerė pėr ato rezultate qė arriti nė ato 2 fitore nė 2 kampionatet e viteve ’30.
    Edhe nė njė listė tjetėr tė trajnerėve qė kanė drejtuar nė kėtė kompeticion, Shėn ėshtė mė i miri nė botė, 55 gola ka shėnuar Gjermania e tij, ndėrkohė qė “nxėnėsi” ndiqet nga trajneri i tij nė kombėtare, Xhozef Sep Herberger me 44 gola (18 ndeshje) dhe braziliani i famshėm, Mario Zagallo me 39 gola (20 ndeshje). Mė pas renditen Parreira (28), hungarezi Gustav Shebesh me 27 gola nė vetėm 5 ndeshje (ishte nė krye tė Hungarisė sė viteve ’50) mė pas hungarezi Baroti, Bearzot dhe holandezi Gus Hidink me nga 26 dhe dyshen braziliane, Santana dhe Skolari me nga 25 gola. Tani ėshtė koha pėr Filipe Skolarin tė rrisė shifrat e tij nė numrin e fitoreve apo shėnimit tė golave. Ndėrkohė qė Skolari ka shumė mundėsi tė drejtojė botėn nė numrin e fitoreve nė finale, ndonėse duket tepėr e pamundur qė braziliani t’i kalojė gjermanėt nė shėnimin e golave, sidomos “mbretin” Shėn!

    19 TRAJNERĖT KAMPIONĖ BOTE

    1930: Uruguai – Alberto Supici
    1934: Itali – Vitorio Poco
    1938: Itali – Vitorio Poco
    1950: Uruguai – Huan Lopez
    1954: Gjermani – Xhozef Sep Herberger
    1958: Brazil – Vincente Italo Feola
    1962: Brazil – Ajmore Moreira
    1966: Angli – Alf Ramsej
    1970: Brazil – Mario Zagallo
    1974: Gjermani – Helmut Shėn
    1978: Argjentina – Luis Ēezar Menoti
    1982: Itali Enco – Bearzot
    1986: Argjentina – Karlos Bilardo
    1990: Gjermani – Franc Bekenbauer
    1994: Brazil – Karlos Alberto Parreira
    1998: Francė – Aime Zhake
    2002: Brazil – Luiz Felipe Skolari
    2006: Itali – Marēelo Lipi
    2010: Spanjė – Vinsente del Boske

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/botero...#ixzz34MIt6Ql4
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    hajde me nje fitore te BRAZIL-it ishallah
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  8. #48
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Edhe disa ore... per te nisur spektakli...

    Sonte, ora 22:00 (17:00 sipas ores lokale), Brazuca, me perimeter 69 cm dhe peshe prej 437 grame, do filloje levizjen e tij 32 ditore, ne 64 sfidat mes kombeve qe garojne per te fituar Kupen e Botes ne futboll, kuroren qe do ta mbajne per 4 vitet e ardhshme. Tashme nuk ka me rendesi asgje me shume se sa futbolli. As protestat, punimet te perfunduara apo jo, nuk do te kene me shume rendesi se futbolli i luajtur. Ne cdo kontinent, ne mbare planetin, njerezit do shijojne bashke emocionet qe fal sporti me magjik ne bote, FUTBOLLI. I gjithe planeti eshte i perfaqesuar ne kete Boteror, me ekipe nga te 5 kontinentet (Pavaresisht se Australia eshte kualifikuar ne grupin e Azise).

    Festa fillon qe ne oren 20:00, me 2 ore spektakel, muzike, aerobi, gjimnastike. Nje show i vertete. Jashte stadiumeve mund te protestohet, por per mbare njerezit ne te gjithe boten, qe do te gozhdohen para televizioneve, fokusi do te jete spektakli. Ashtu si dhe Kupa e Konfederatave 2013, edhe Boterori BRAZIL 2014 do te hapet ne Sao Paolo. Per 2 ore me radhe do te kete show, i gjithi per t'u shijuar.

    Me pas, fillon seriozisht Boterori. Brazili, Spanja, Gjermania e Argjentina jane kandidatet kryesore per te fituar trofeun e 20-te te Kupes se Botes. Brazili shpreson qe pas plot 64 vjetesh, lotet e deshperimit t'i ktheje ne lote gezimi per miliona tifoze braziliane. Brazili ka nje ekip mjaft te konsoliduar dhe ne perberje ka edhe talentin Neymar, tek i cili shpreson nje komb i tere. Spanja nga ana tjeter eshte fituesja ne fuqi e Boterorit. Plot 16 lojtare qe e kane fituar kete trofe 4 vite me pare ne Afriken e Jugut, kane udhetuar per ne Brazil per te perseritur suksesin, gje te cilen e ka bere vetem Brazili ne vitet 1958-1692. Gjermania ka plot 24 vite qe nuk triumfon dhe kete vit niset me shpresen e madhe qe do arrije te beje te vetin Boterorin. Nga ana tjeter, Gjermania dhe Spanja shpresojne qe te thyejne edhe nje tabu: asnje ekip europian nuk ka arritur te fitoje nje Boteror ne token amerikanoo-latine. Ndersa Argjentina, shpreson te fitoje Kupen e Botes, duke besuar ne lojtarin e tyre me te mire, Lionel Messi. Fituesi prej 4 here radhazi i Topit te Arte, nje rekord absolut ky, ka vetem Kupen e Botes qe i mungon ne trofete e tij te shumte. Deri me tani nuk ka lene ndonje gjurme ne kombetare, aq sa eshte renditur i 51-ti ne listen e futbollisteve me te mire ne Historine e Kupes se Botes. Por, shpresa e nje kombi te tere eshte tek ai. Syte e te gjithe Argjentinasve jane nga ai. Nese ai fiton Kupen e Botes, per me teper ne token braziliane, miti i Maradones ne token argjentinase mund te vihet ne diskutim dhe te mos jete ai i vetmi ne krye. Po ashtu, Argjentina dhe Brazili kerkojne te vene barazpeshen per trofete e fituar ne krahasim me europen, qe aktualisht eshte ne favor te europes 10-9.

    Por, kemi dhe disa ekipe qe mund te surprizojne. Uruguaj dhe Kolumbia jane dy ekipe mjaft te forta qe gjate eleminatoreve kane treguar nje futboll spektakolar. Ne perberje te dy ekipeve ka talente pafund. Uruguaj perfaqesohet nga Luis Suarez, fitues i Kepuces se Arte bashke me C. Ronaldon, me Cavanin apo Diego Godin fitues i Kampionatit Spanjoll me Atletico Madrid, duke rivalizuar Barcelonen dhe Real Madrid e po ashtu nen-kampion Europe. Po ashtu Kolumbia, megjithe mungesen e madhe te nje prej sulmuesve me te mire, Radamel Falcao, ka ne perberje te vete mjaft talente dhe eksperience po ashtu. Ne gjirin e saj ka lojtare si Zuniga dhe Armero, Fredi Guarin e James Rodriguez si dhe Bacca qe ka shkelqyer kte sezon me Sevillan e u shpall Kampion i Europa League apo Jackson Martinez per te cilin interesohet gjysma evropes. Nuk duhet lene pa permendur Belgjika, nje kombetare e mbushur plot me talente, e kualifikuar me nje diference goxha te madhe pikesh me Kroacine ne grupin para-eleminator. Ne ekipin e Belgjikes bejne pjese portieri qe mahniti europen kte sezon me pritjetet e tij tek Atletico Mardid, Tibo Curtuis, mbrojtesi Company, mesfushoret e talentuar si Vitsel apo Eden Hazard qe mbahet si nje nga talentet me premtuese te futbollit, lojtari kyē i Chelsea, si dhe Sulmuesi Lukaku tek i cili jane varur shpresa te medha.

    Deri ne mberritjen e dates 13 Korrik, ku gjithēka do te vendoset ne mitikun "MARACANA", do te kemi plot spektakel e surpriza, te gjitha per t'u shijuar.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  9. #49

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    Kuriozitet per kete Boteror :

    Brazili fiton kupen !


  10. #50
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    Kuriozitet per kete Boteror:

    Brazili shenon autogolin e pare ne historine e tij ne Boteror (Brazil vs Kroaci, Marcelo)

    Brazili shenon autogolin e pare ne ndeshjen hapese te nje Boterori.

    PS: Hyri dhe Marcelo ne histori lol
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    Emri:  191641.jpg

Shikime: 421

Madhėsia:  33.0 KBhttp://www.balkanweb.com/upload/gallery/191641.jpg

    penalltia qyl qe ngriti presidenten nga shkallet per te duartrokitur

    duhet te mos ishin lodhur ekipet e tjera deri ne brazil me I rene verdalle fushes
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    me aqe sa po shikoje deri tani brazil-kroaci dhe 45 min meksik-kamerun FIFA e ka vendosur se kush do e fitoje kupen .

  13. #53
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    Eshte shume heret akoma per te thene qe e ka vendosur apo jo FIFA. Jane luajtur vetem 4 ndeshje dhe asgje nuk mund te thuhet. Ka patur arbitrime me skanadaloze ne boteror te tjere dhe ne faza me te avancuara se sa grupet. Keshtu qe para se te flasim kot, duhet te presim te shohim vazhdimin.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  14. #54
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    Citim Postuar mė parė nga OPARI Lexo Postimin
    me aqe sa po shikoje deri tani brazil-kroaci dhe 45 min meksik-kamerun FIFA e ka vendosur se kush do e fitoje kupen .
    .. harrojme arbitrimin e Morenos ne Kore e Jugut - Itali.!!!!!...api ate te Spanje - Kore e Jugut.....
    Ajo qe me beri pershtypje mua, ishte fytyra e zymte e Platini per humbjen e Spanjes..!!!!!!
    Jarigas

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    me djeg miza se dicka nuk shkon si duhet
    2 ndeshje 2/1
    dhe nje 1/2
    se di po shpresoj te jene hamendsi te miat
    JO SEKS PARA MARTESE

  16. #56
    Djalė Drenice Maska e Lexuesi_
    Anėtarėsuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    A do te ishte kuriozitet me shku zvicrra ne finale me brazilin

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete


  18. #58
    i/e regjistruar Maska e luleshtrydhe1
    Anėtarėsuar
    19-06-2014
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    89

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    Citim Postuar mė parė nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    A do te ishte kuriozitet me shku zvicrra ne finale me brazilin
    Cudi do ishte te vente njera prej ketyre ne finale sepse e kane shume te veshtire te dyja. Pretende jane vetem Gjermani dhe Hollanda

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Post pas spanjes i mer valixhet edhe anglia

    brazil 2014 nji boteror plot te papritura qe ne fazen ne grup
    shume nga ekipet e medha spo shfaqin vlerat qe ato kane
    2 te parat qe nuk arrijne te grumbullojne piket e duhura per kualifikim jane
    Kampionia e botes ne fuqi <>
    Dhe vendi ku lindi loja e futbollit Anglia..........
    Kush do te jete e treta ???
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: pas spanjes i mer valixhet edhe anglia

    kameruni i dyti,

    anglia eshte e treta...

    edhe pordhogalia ne radhe eshte...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •