Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 89
  1. #21
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    Me ben shume pershtypje lenia jashte e Fernando Llorentes. Pavaresisht se ne fillim te kampionatit me Juventus nuk luajti dot si titullar, per shkak ndoshta dhe te mos-pershtatjes se shpejte me nje kampionat shume taktik si Serie A, ne fazen e dyte ka zhvilluar nje kampionat mjaft te mire dhe ka qene shume mire fizikisht e ka shenuar edhe mjaft gola, shume prej te cileve vendimtare. Personalisht mendoj se si Torres edhe David Villa kete sezon kane qene me dobet se Fernando Llorente.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  2. #22
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    Hollanda shpall listen zyrtare me 23 futbollistet qe do te shkojne ne finalet e boterorit

    Luis van Gal, trajnjeri i Hollandes, ka publikuar sot listen me 23 futbollistet qe do te udhetojne per ne boterorin e Brazilit. Ai eshte shprehur se ka folur personalisht gjate mengjesit me secilin nga 6 futbollistet qe jane lene jashte boterorit dhe eshte shprehur shume i lumtur dhe i kenaqur me punen e bere nga 23 futbollistet qe do te mare me vete ne Brazil.

    Feynord eshte klubi me i perfaqesuar ne kombetare, me pese futbolliste. Dhjete futbolliste jane nga kampionati hollandez, Eredivisie. Nga Premier League jane 5 futbolliste, perfshire sulmuesin e Manchester United, Robin van Persie. Vetem shtate lojtare qe ishin pjese e kombetares hollandeze gjate Kupes se Botes Afrika e Jugut 2010 jane pjese e kesaj kombetareje.

    Lista zyrtare me 23 futbollistet e kombetares se Hollandes per Kupen e Botes BRAZIL 2014:

    Portiere: Jasper Cillessen (AFC Ajax), Tim Krul (Newcaste United FC), Michel Vorm (Swansea City AFC).

    Mbrojtes: Daley Blind (AFC Ajax), Daryl Janmaat (Feyenoord), Terence Kongolo (Feyenoord), Bruno Martins Indi (Feyenoord), Joėl Veltman (AFC Ajax), Paul Verhaegh (FC Augsburg), Ron Vlaar (Aston Villa FC), Stefan de Vrij (Feyenoord).

    Mesfushore: Jordy Clasie (Feyenoord), Leroy Fer (Norwich City FC), Jonathan De Guzman (Swansea City AFC), Nigel de Jong (AC Milan), Wesley Sneijder (Galatasaray AŞ), Georginio Wijnaldum (PSV Eindhoven).

    Sulmues: Memphis Depay (PSV Eindhoven), Klaas-Jan Huntelaar (FC Schalke 04), Dirk Kuyt (Fenerbahēe SK), Jeremain Lens (FC Dynamo Kyiv, Robin van Persie (Manchester United FC), Arjen Robben (FC Bayern München).

    Trajneri: Louis van Gaal
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MaDaBeR : 02-06-2014 mė 09:00
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  3. #23
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Dosier

    Botėrori 1978: Triumf i “tangos latinoamerikane”



    Aristokracia e futbollit pėrfaqėsohet nga emra pa shumė kumbim. Pele dhe Krujf mbeten njė kujtim. Nė kėtė botėror historianėt e futbollit pėrvijojnė profilet e Kempesit, Rosit, Krolit… Duhet tė vrasėsh mendjen tė gjesh dhe tė tjerė. Ėshtė njė botėror modest, si ai i Kilit mė 1962-in. Duket se bota e futbollit po kalon nė krizė. Kampionat pa shumė shkėlqim, po qė nuk ia ul meritėn Argjentinės, e cila pėr herė tė parė vallėzon triumfalisht tangon e saj tradicionale, melodia e sė cilės kishte mbetur pėr tėrė botėrorėt e atėhershėm e shurdhėr. Nė fakt, ka qenė edhe njė botėror shumė i kontestuar. Ėshtė pėrfolur madje edhe pėr trukime dhe marrėveshje pėr sa i pėrket rezultatit tė ndeshjeve, ku protagoniste ishte pikėrisht Argjentina. Gjithsesi, nė fund nuk u vėrtetua asgjė dhe spektatorėt menduan vetėm pėr tė shijuar emocionet qė dhuroi fusha e gjelbėr.
    Tė zotėt e shtėpisė: Trajneri Menoti krijon njė skuadėr kėrkuese dhe tė disiplinuar, sado qė humbet nė grup me Italinė, e cila ngrihet nė nivelin e botėrorit meksikan. Mbase njė finale midis kėtyre skuadrave latine nė Buenos Aires, duke marrė parasysh se nė Argjentinė prej mė shumė se njė shekull jeton njė koloni e madhe italiane, do tė kishte qenė mė interesante. Por Holanda, ndonėse pa Krujfin, mbetet ende e fortė dhe arrin deri nė finale. Po tė mos harrojmė se edhe italianėt nė gjysmėfinale arrijnė kur Austria e Kranklit fiton pas 47 vjetėsh 3-2 kundėr RFGJ, ashtu si vetė Argjentina, e cila mposht me golavarazh mė tė mirin Brazilin, pasi ka shpartalluar 6 – 0 Perunė nė njė takim qė u quajt skandaloz.
    Finalja: Kėshtu, pas takimesh nė gjysmėfinale qė mund tė mbahen mend vetėm nė planin dramatik, sepse nė atė taktik dhe estetik vėshtirė se mund tė gjesh takim tė denjė, arrijmė nė finalen Argjentinė- Holandė. Edhe nė kėtė pėrballje ka mė shumė betejė se sa art. Madje ka dhe bėrryla, shkelma, tė cilat nuk arrin t’i mėnjanojė gjyqtari italian Gonela, pėr tė cilin kjo ndeshje ėshtė e fundit nė karrierėn e tij. Goli i Kempesit nė minutėn e 37-tė dėshmon se nė fund tė fundit ka dhe ndonjė mjeshtėr qė mund tė admirohet. Pritet ndonjė shpėrthim tjetėr i tangos argjentinase, qė nis e dėgjohet gjithnjė e mė pak nė shkallėt e stadiumit “River Pleit”, po shikuesit mbeten tė akullt, kur dhjetė minuta para mbarimit holandezi Portvilt barazon. Pėr tė dytėn herė nė historinė e botėrorėve kampionati do tė pėrcaktohet nė shtesė loje. Argjentinasit e kuptojnė se ky ėshtė shansi i tyre i fundit dhe Kempesi nė minutėn e 104-t shėnon golin e dytė. Pastaj vjen goli i Bartonit, qė i jep goditjen e nokautit skuadrės sė portokalltė, e cila si katėr vjet tė shkuara mbetet e ngushėlluar me vendin e dytė. Argjentina pėr herė tė parė ėshtė kampione e botės.

    Ndeshja Argjentinė-Peru, mė e pėrfolura nė histori



    Njė nga ndeshjet qė pati rėndėsinė mė tė madhe nė Kupėn e Botės sė vitit 1978 dhe mbi tė gjitha qė ėshtė edhe mė e pėrfolura, ishte ajo mes Argjentinės dhe Perusė. Nė kėtė pėrballje vendosej nėse nė finalen e kompeticionit do tė shkonte skuadra e trajnerit Menoti apo Brazili. Tė dyja ishin nė kuotė tė barabartė pikėsh dhe diferencėn do ta bėnte golavarazhi, pėr tė vendosur se kush prej tyre do tė luante nė ndeshjen e fundit tė kompeticionit. Nė fakt, Brazili protestoi edhe nė Komitetin Organizativ, pėr faktin se ishte programuar qė tė luante ndeshje tre orė para Argjentinės. Ata kėrkuan qė pėrballjet tė luheshin nė tė njėjtėn kohė, por njė gjė e tillė nuk ndodhi. Brazilianėt fituan me rezultatin 3- 1 ndaj Polonisė, ndėrsa argjentinasit nuk patėn mėshirė ndaj Perusė. Duke ditur edhe rezultatin e kundėrshtarėve, ata fituan 6-0 dhe siguruan pjesėmarrjen nė finale. U pėrfol madje edhe se u bė njė takim mes disa drejtues tė Kombėtares argjentinase dhe kapitenit tė skuadrės rivale. Ndėrkohė, portieri i Kombėtares peruane ishte Kiroga, i cili ishte me origjinė nga Argjentina. Sikur tė mos mjaftonin tė gjithė kėto elementė pėr tė shtuar dyshimin, qeveria e vendit organizator tė botėrorit i dhuroi Perusė 50 milionė dollarė dhe 35 mijė tonė grurė. “Kėto dhurime jepen nė raste krizash dhe tragjedish. Ne mendojmė se Peruja ka nevojė”, – u justifikua nė atė kohė ministri i Financave, Huan Aleman.

    Tragjedia e vėllezėrve Khabiri nga regjimi nė Iran
    Irani u prezantua nė Botėrorin e Argjentinės tė vitit 1978 si skuadra mė e mirė e asaj periudhe nė Azi. Ata kishin fituar kompeticionin kontinental tri herė, nė ’68-ėn, ’72-in dhe ’76-ėn. Gjithsesi, ardhja nė pushtet e Khomeinit nė vitin 1979 bėri qė Irani tė mos luante mė nė kompeticionet ndėrkombėtare tė futbollit, duke e cilėsuar si njė sport qė i vlente vetėm Perėndimit dhe se ishte kundėr fesė. Dy nga futbollistėt mė tė mirė nė historinė e Iranit ishin vėllezėrit Khabiri. Mohamed luajti deri nė vitin 1976, por mė pas shkoi nė SHBA pėr studime. Flitet se ai u detyrua tė braktiste karrierėn e tij si futbollist dhe tė largohej nga vendi, prej frikės sė policisė sekrete, e cila e kishte vėnė nė shėnjestėr. Gjithsesi, tragjedia mė e madhe ka tė bėjė me vėllanė e tij, Habibin. Ai ishte nė atė periudhė kohore heroi i vendit, falė talentit tė jashtėzakonshėm. Madje, nė vitin 1978 shėnoi njė gol tė mrekullueshėm nga 30 metra kundėr Kuvajtit, i cili i dhuroi kombėtares sė tij kualifikimin pėr nė Kupėn e Botės. Popullariteti nuk i shėrbeu Habibit pėr t’i shpėtuar regjimit tė kohės. Njė vit pas Botėrorit tė Argjentinės ai u burgos dhe u dėrgua nė njė kamp pėrqendrimi, me akuzėn se bashkėpunonte me muxhahedinėt islamikė, tė cilėt luftoheshin nga diktatori i asaj kohe, Khomeini. Pėrflitet se Khabirit iu dhurua disa herė liria, nė kėmbim qė tė tregonte se ku fshiheshin muxhahedinėt, por ai nuk pranoi asnjėherė. Nė mėngjes tė vitit 1984, atij ju tha se do tė lirohej. Mirėpo, sapo e nxorėn nė oborr, e pushkatuan, pikėrisht nė njė pjesė muri ku shkruhej “Allahu ėshtė i madh”. Pas vdekjes sė vėllait, Mohamed u detyrua tė rikthehej nė Iran, por nuk iu lejua asnjėherė qė tė fliste pėr Habibin, edhe pse tė gjithė flisnin nėn zė pėr tė.

    Mario Kempes, “Kėpuca e Artė” e Botėrorit



    Kempes ishte heroi i Argjentinės dhe golashėnuesi mė i mirė i Kupės sė Botės, me gjashtė gola. Ai u rrit si futbollist nė Rosario Central, skuadėr nė tė cilėn regjistrohet kur ėshtė 12 vjeē. Mė 1976 emigron nė Spanjė, ku nis tė luajė me Valencian. Njė vit mė pas, me 24 gola, ėshtė shėnuesi mė i mirė nė kampionatin spanjoll. E pėrsėrit kėtė sukses nė prag tė Botėrorit argjentinas, kėtė herė me 28 gola. Pas kėtij Botėrori kthehet sėrish nė radhėt e Valencias dhe aty dėshmon pėrsėri se golat dhe lavdia e tij nuk janė tė rastit. Mė 1980, falė Kempesit, kjo skuadėr duke mundur nė finale Arsenalin e Londrės, fiton Kupėn UEFA. Nė karrierėn si trajner, ka ardhur edhe nė Shqipėri, tek ekipi i Lushnjės.

    Sponsorėt, “presion” organizatorėve
    Njė nga financuesit mė tė mėdhenj tė Kupės sė Botės nė Argjentinė, ishin dy prej kompanive mė prestigjioze tė kohės, “Adidas”- i dhe “Coca-Cola”. Nė fakt, administratorėt nuk ishin tė kėnaqur nė fillim nga organizatorėt, duke mos marrė vėmendjen dhe rezultatet e duhura. Nė njė situatė tė tillė, ata vunė kushte, tė cilat u zbatuan me pėrpikėri nga organizatorėt. Ata kėrkuan qė tė gjitha forcat ushtarake tė vendit tė viheshin nė lėvizje, pėr tė detyruar qė tė transmetoheshin ndeshjet e botėrorit nė ēdo pjesė tė vendit dhe mbi tė gjitha, tė transmetoheshin nė televizorė me ngjyra. Edhe pse u duk si njė kapriēo nė pamje tė parė, kjo dėshirė u realizua dhe nė Argjentinė, kushdo fliste vetėm pėr Kupėn e Botės, ndėrsa nė rrugė shikoje mė shumė ushtarakė, sesa civilė. Gjithsesi, shifrat e paguara prej dy kompanive gjigande ishin me tė vėrtetė shumė tė majme pėr atė periudhė kohore.

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/botero...#ixzz33TTDMyds
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  4. #24
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Dosier

    1982: Botėror “i zgjeruar”, por Italia bėn “tris”



    Kur gjykon se italianėt triumfojnė jo vetėm pas 44 vjetėsh, por dhe kur nė Botėrorin spanjoll marrin pjesė pėr herė tė parė jo 16, po 24 skuadra, bindesh se djemtė e Berxotit me Rosin nė krye kanė tė drejtė tė krenohen. Ky Botėror nis dy ditė pasi ka pėrfunduar lufta midis Argjentinės dhe Britanisė sė Madhe pėr ishujt Falkland. Nė kėtė luftė fitojnė anglezėt, po kjo nuk i frymėzon dot futbollistėt e tyre tė fitojnė nė Spanjė, ku nė gjysmėfinale u hapin rrugė gjermano-perėndimorėve. E njėjta gjė ndodh me argjentinasit qė gjunjėzohen, ashtu si dhe brazilianėt, pėrpara Paolo Rosit, i cili shėnon 4 nga tė pesė golat e kėtyre ndeshjeve.
    Europa me 13 skuadra: Nė kėtė Botėror mė e privilegjuar ėshtė Europa me 13 skuadra, veē Spanjės si vend organizues. Amerika pėrfaqėsohet me 4 skuadra, dy tė Amerikės Qėndro-Veriore dhe Karaibeve, dy tė Azisė dhe Oqeanisė dhe dy tė Afrikės. Mungon Holanda, dy herė nėnkampione e botės e eliminuar nė ndeshjet nė grup, ku do tė triumfojė Franca e Belgjika dhe rikthehet nė skenėn e botėroreve Anglia, ndonėse nė vendin e dytė nė grup pas Hungarisė duke lėnė pas Rumaninė dhe Zvicrėn.
    Italia e nis me vėshtirėsi: Pėr argjentinasit nisja ėshtė e keqe, qė nė ndeshjen inauguruese me Belgjikėn. Keq u shkojnė punėt dhe Rumeniges me shokė, qė humbasin nė grup me Algjerinė, edhe ata qė nė takimin e parė (2-1). Dhe nėse kualifikohen, duke e rehabilituar plotėsisht veten e tyre, kjo ndodh pas fitores kundėr Austrisė (1-0) tė vendosur pas aludimeve pėr njė marrėveshje tė pashpallur nė dėm tė Algjerisė. Ndėrsa Italia barazon tė tria ndeshjet nė grup dhe kualifikohet nė raundin e dytė vetėm prej golavarazhit. Njė start me shumė vėshtirėsi pėr ata qė mė pas do tė fitonin trofeun. RF Gjermane, e cila pa shumė telashe kalon grupin e fazės tjetėr me Argjentinėn, Spanjėn, dhe mrekullisht kualifikohet nė finale pasi mposht Francėn e Platinisė, madje dhe me shtesė loje dhe me 11-metėrsh.
    Finalja: Nė finale ndeshen Italia e Rosit me RFGJ tė Rumeniges. Italianėt janė nė fillim nervozė, aq mė tepėr qė humbasin Gracianin tė zėvendėsuar pas 7 minutash nga Altobeli. Veē kėsaj, Kabrini humbet njė 11-metėrsh. Nė ndonjė rast tjetėr italianėt dhe do tė ishin dorėzuar. Po jo nė kėtė finale. Nė tė 56-ėn minutė shėnon Rosi, nė 69- ėn dyfishon rezultatin Tardeli pas njė aksioni koral dhe nė 80-ėn ēimenton fitoren Altobeli. Presidenti italian Bertini i drejtohet mbretit spanjoll Huan Karlos pranė tij nė tribunėn e nderit me kėto fjalė: “Gjermanėt nuk mund tė na arrijnė”. Dhe kėshtu ndodh. Ata kanė kohė tė shėnojnė vetėm golin e ngushėllimit me anė tė Brajtnerit atė me 11-metėrsh, 7 minuta para mbarimit. Italia pėr tė tretėn herė ėshtė kampione e botės.

    Paolo Rosi, idhulli i Kupės sė Botės 1982
    Edhe sikur tė mos luante nė Botėrorin e vitit 1982, Rosi do tė mbetej po aq i madh sa ēka mbetur nė historinė e futbollit. Lindur nė Prato mė 1956, fillon si ēdo fėmijė tė luajė futboll, derisa mė 1972-in ndodhet midis tė rinjve tė Juventusit. Nė fillim padronėt e Juves nuk kanė besim te Rosi, kėshtu nė tetor tė vitit 1975 ai kalon te Komo dhe mė pas te Viēenca. Kėtu shpėrthen talenti i tij. 21 gola nė 36 ndeshje ndikojnė qė kjo skuadėr tė ngjitet nė Kategorinė e Parė. Mė 1981 Juventusi arrin ta shtjerė nė kthetrat e veta. Nė botėror, me 6 golat e tij bėhet golashėnuesi mė i mirė. Ai ishte pa diskutim ylli i Kupės sė Botės sė zhvilluar nė Spanjė. Arriti tė shėnonte pėr tė kaltrit nė ndeshjet mė tė rėndėsishme, tre gola ndaj Brazilit, dy gola ndaj Polonisė nė gjysmėfinale dhe njė gol ndaj RF Gjermane nė finale. Ėshtė nė kulmin e famės dhe paratė nuk i mungojnė. Po ėshtė dhe nė kulmin e jetės sė tij sportive, qė do tė vazhdojė me njė shungullimė tė fortė dhe disa vite tė tjerė nė radhėt e Juves. Provoi edhe njė sezon te Milani, por pa shumė sukses. U tėrhoq nga futbolli nė moshėn 31- vjeēare me skuadrėn e Veronės.

    Ndėrhyrja e ashpėr e Shumakerit ndaj Batistonit
    Ndeshja gjysmėfinale mes RF Gjermane dhe Francės dhuroi njė rivalitet tė fortė, gjashtė gola dhe mbi tė gjitha u vulos vetėm pas gjuajtjeve tė 11-metėrshave. Gjithsesi, ajo qė ka mbetur mė shumė nė mendje nga kjo pėrballje, ka qenė ndėrhyrja e ashpėr e portierit gjerman Harald Shumaker ndaj sulmuesit francez, Patrik Batiston. Ky i fundit ra nė tokė pa ndjenja, me dy dhėmbė tė thyer dhe frakturė tė rėndė nė kokė. “Me atė veprim jam shndėrruar nė njeriun mė tė urryer nė botė. Mora kėrcėnime me jetė dhe tė gjithė mė kanė kritikuar. Sigurisht qė nuk desha tė shkonte nė atė mėnyrė”, – u shpreh Shumakeri pas 25 vitesh, duke kėrkuar sėrish falje pėr atė qė ndodhi.

    Presioni i sheikut nė ndeshjen Francė-Kuvajt
    Njė episod qė nuk mund tė harrohet lehtė ka ndodhur edhe nė pėrballjen mes Francės dhe Kuvajtit. Francezėt po dominonin nė fushėn e lojės, duke fituar me rezultatin 3-1. Nė minutėn e 80-tė, Alen Zhires shėnoi edhe golin e katėrt pėr “gjelat” pas njė gabimi tė mbrojtjes kuvajtiane. Sheiku Fahd Al-Ahmd Sabah protestoi ashpėr pėr parregullsi tė kėtij goli, aq sa zbriti nė fushėn e lojės dhe debatoi ashpėr me arbitrin rus tė ndeshjes, Stupar. Pas rreth dhjetė minutash debat, arbitri vendosi ta anulonte golin dhe ajo ndeshje pėrfundoi me rezultatin 3-1. “Mafia ėshtė e lidhur me krerėt e FIFA-s. Nuk dua tė merrem me kėtė ēėshtje. Nuk e detyrova unė arbitrin. Ai e anuloi vetė golin, pasi ishte i bindur qė nuk ishte i rregullt”, – tha sheiku pas ndeshjes.

    Formacioni mė i mirė i Botėrorit 1982
    Ja futbollistėt qė u pėrzgjodhėn nė formacionin mė tė mirė tė kompeticionit tė zhvilluar nė Spanjė. Skema (4-3-1-2). Formacioni: Zof (Itali), Kabrini (Itali), Skirea (Itali), Foster (Gjermani), Brigel (RF Gjermani), Tardeli (Itali), Ziko (Brazil), Sokrates (Brazil), Platini (Francė), Rosi (Itali), Rumenige (RF Gjermane)

    Skandali i Gjermani-Austri e thirrjet: Puthje! Puthje!
    Ndeshja mes RF Gjermane dhe Austrisė ėshtė njė nga njollat e shėmtuara tė botės sė futbollit, nė kėtė mėnyrė ėshtė trajtuar gjithnjė nga opinioni sportiv. Ajo ėshtė pėrfolur pėr njė pakt tė arritur mes dy skuadrave, qė e pėrfunduan ndeshjen me njė rezultat qė i favorizonte. Kombėtarja e Algjerisė ishte zbulimi i Botėrorit tė Spanjės, e cila fitoi ndaj RF Gjermane qė nė ndeshjen e parė, e madje duke dhuruar njė futboll tė njė niveli tė lartė. Nė ndeshjen e fundit tė fazės nė grupe, atyre u mjaftonte njė fitore ose njė barazim i Austrisė, ose njė humbje e austriakėve me mė shumė se tre gola nė pėrballjen kundėr RF Gjermane. Nė kėtė mėnyrė, ata siguronin kualifikimin pėr nė fazėn tjetėr. Gjithsesi, ndeshja pėrfundoi me rezultatin 1-0 pėr gjermanėt. Hrubesh shėnoi pas vetėm dhjetė minutash lojė dhe vetėm kaq mjaftoi pėr kėtė ndeshje, kur tė dyja skuadrat dhuruan teatėr nė fushėn e lojės. Dyluftime false dhe njė lojė qė dukej qartė se ishte pjesė e njė pakti tė arritur para ndeshjes. Rezultati 1-0 u jepte shansin tė dy ekipeve kombėtare qė tė siguronin kualifikimin. Tė gjithė tė pranishmit nė stadium filluan tė thėrrasin nė kor “Puthje! Puthje…!”, duke ironizuar me lojėn e dobėt dhe marrėveshjen qė ishte arritur. Nė fund, ishte Algjeria ajo qė e pėsoi. Edhe pse protestoi, nuk arriti tė zbulonte asgjė…

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/botero...#ixzz33TU7G389
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  5. #25
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    Prandelli shpall listen zyrtre, Rossi mbetet jashte!

    Prandelli ka zyrtarizuar listen me 23 lojtaret qe do te mare ne Boterorin e Brazilit. Mbete jashte sulmuesi i Fiorentines Giuseppe Rossi. Ne sfiden me Irlanden Rossi ka qene ne fushe per 71 minuta por nuk ka bindur trajnjerin, i cili ka vendosur ta lere jashte. Ka nje vend mes 23 lojtareve per Antonio Casano. Jane lene jashte edhe mbrojtesit Christian Maggio, Manuel Pasqual, mesfushori Romulo dhe sulmuesi Destro. Montolivo ka pesuar nje demtim serioz gjate ndeshjes me Irlanden, qe do ta lere jashte per 2-3 muaj. Automatikisht humbet edhe Boterorin.

    Andrea Ranocchia, qe ka qene ne listen e pritjes, eshte thirrur ne kombetare, sipas nje rregulli te FIFA-s qe, nese nje lojtar demtohet atehere trajnjeri ka te drejte qe brenda 24 oreve te beje nje kerkesa ne FIFA per te zevendesuar lojtarin e demtuar me nje tjeter lojtar qe eshte ne listen e pritjes.

    Lista zyrtare me 23 futbollistet e kombetares se Italise per Kupen e Botes BRAZIL 2014:

    Portiere: Gianluigi Buffon (Juventus), Mattia Perin (Genoa CFC), Salvatore Sirigu (Paris Saint-Germain FC).

    Mbrojtes: Ignazio Abate (AC Milan), Andrea Barzagli (Juventus), Leonardo Bonucci (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Matteo Darmian (Torino FC), Mattia De Sciglio (AC Milan), Gabriel Paletta (Parma FC), Andrea Ranocchia (FC Internazionale Milano)*.

    Mesfushore: Alberto Aquilani (ACF Fiorentina), Antonio Candreva (SS Lazio), Daniele De Rossi (AS Roma), Claudio Marchisio (Juventus), Thiago Motta (Paris Saint-Germain FC), Marco Parolo (Parma FC), Andrea Pirlo (Juventus), Marco Verratti (Paris Saint-Germain FC).

    Sulmues: Mario Balotelli (AC Milan), Antonio Cassano (Parma FC), Alessio Cerci (Torino FC), Ciro Immobile (Torino FC), Lorenzo Insigne (SSC Napoli).

    Trajneri: Cesare Prandelli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MaDaBeR : 02-06-2014 mė 09:02
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  6. #26
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    Scolari shpall listen zyrtare te 23 futbollisteve per Boterorin BRAZIL 2014

    Luiz Felipe Scolari ka shpallur listen me 23 lojtaret qe do jene pjese e Boterorit. Bie ne sy mungesa e dy mbrojtesve te Atletico Madridit, Felipe Luis dhe Miranda, te cilet kane bere nje sezon perfekt duke u shpallur Kampione te Spanjes dhe nen-kampione te Europes. E ēuditshme duket edhe thirrja e 3 mbrojtesve te djathte, dy prej te cileve veterane e te moshuar, Maicon dhe Maxwell, ndersa ne te majte ka vetem nje alternative, Marcelo. Felipe Luis mbase do ishte nje alternative e vlefshme ne krahun e majte te mbrojtjes.

    Jane lene jashte po ashtu edhe Kaka dhe Ronaldinho.

    Lista zyrtare me 23 futbollistet e kombetares se Brazilit per Kupen e Botes BRAZIL 2014:

    Portiere: Julio Cesar (Toronto FC), Jefferson (Botafogo), Victor (Atletico Mineiro)

    Mbrotjes: Marcelo (Real Madrid), Daniel Alves (Barcelona), Maicon (AS Roma), Maxwell, Thiago Silva (both Paris St Germain), David Luiz (Chelsea), Dante (Bayern Munich), Henrique (Napoli)

    Mesfushore: Paulinho (Tottenham Hotspur), Ramires, Willian, Oscar (all Chelsea), Hernanes (Inter Milan), Luiz Gustavo (VfL Wolfsburg), Fernandinho (Manchester City)

    Sulmues: Bernard (Shakhtar Donetsk), Neymar (Barcelona), Fred (Fluminense), Jo (Atletico Mineiro), Hulk (Zenit St Petersburg)

    Trajneri: Luiz Felipe Scolari
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  7. #27
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    Löw shpall listen zyrtare te Gjermanise

    Joachim Löw ka shpallur listen zyrtare me futbollistet qe do te marin pjese ne Kupen e Botes BRAZIL 2014. Löw ka vendosur te mare me vete lojtaret e rinj dhem e pak eksperience si Erik Durm, Matthias GINTER dhe Christoph Kramer mbi Marcel Schmelzer, Shkodran Mustafi dhe Kevin Volland. Gjermania shkon ne boteror me vetem nje sulmues 36 vjeēar si Miroslav Close.

    "Ne kemi nje miks mes lojtareve te rinj e shume te talentuar dhe atyre me shume pervoje ne turne te tille, te cilet e dine se ēfare duhet te bejne. Skuadra jone eshte e balancuar, ne kemi nga 2 lojtare per ēdo pozicion. Lojtaret tane kane karakter, ekipi yne ka karakter. Me kete skuader ne udhetojme drejt Brazilit me shume besim, ne kemi objektiva te medha", tha Löw.

    Lista zyrtare me 23 futbollistet e kombetares se Gjermanise per Kupen e Botes BRAZIL 2014:

    Portiere: Manuel Neuer (FC Bayern München), Roman Weidenfeller (Borussia Dortmund), Ron-Robert Zieler (Hannover 96).

    Mbrojtes: Jérōme Boateng (FC Bayern München), Erik Durm (Borussia Dortmund), Kevin Grosskreutz (Borussia Dortmund), Benedikt Höwedes (FC Schalke 04), Mats Hummels (Borussia Dortmund), Philipp Lahm (FC Bayern München), Per Mertesacker (Arsenal FC).

    Mesfushore: Julian Draxler (FC Schalke 04), Matthias Ginter (SC Freiburg), Mario Götze (FC Bayern München), Sami Khedira (Real Madrid CF), Christoph Kramer (VfL Borussia Mönchengladbach), Toni Kroos (FC Bayern München), Thomas Müller (FC Bayern München), Mesut Özil (Arsenal FC), Lukas Podolski (Arsenal FC), Marco Reus (Borussia Dortmund), André Schürrle (Chelsea FC), Bastian Schweinsteiger (FC Bayern München).

    Sulmues: Miroslav Klose (SS Lazio).

    Trajneri: Joachim Löw
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  8. #28
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Dosier

    Botėrori 1986: Maradona dhe Argjentina, “mbretėr” tė botės



    Kampionati Botėror i vitit 1986 do tė kurorėzonte Argjentinėn dhe “mbretin” e ri tė futbollit, Diego Armando Maradonėn si kampionė, nė njė turne spektakolar, i cili nisi jo pa vėshtirėsi, madje me shumė hije dyshimi mbi organizimin e tij. FIFA ia kishte deleguar Kolumbisė tė drejtėn e organizimit tė kėtij evenimenti magjik, por nė vitin 1983 erdhi vendimi zyrtar qė organizimi i Kupės sė Botės tė kalonte nė Meksikė. Shteti kolumbian, i prekur nga kriza politike dhe ekonomike, por i futur edhe nėn vorbullėn e korrupsionit tė karteleve tė drogės sė Pablo Eskobarit, vendosi qė mos ta pranonte kėtė nder dhe tė hiqte dorė nga organizimi. Meksika e pranoi me kėnaqėsi kėtė “trashėgimi”, sepse u bė shteti i parė nė botė qė e mirėpriste dy herė organizimin e kėtij turneu magjik. Ky votėbesim u shndėrrua nė njė festė pėr meksikanėt, tė cilėt e panė kėtė mundėsi si njė rilindje pėr mė shumė se 100 mijė personat qė humbėn jetėn njė vit mė parė (1985), nga njė tėrmet i frikshėm.
    Faza e grupeve - Botėrori meksikan nisi pa shumė surpriza, sepse faza e grupeve shkoi sipas planeve, me pėrjashtim tė Portugalisė, e cila u duk sikur u vetėskualifikua, pasi u prek nga njė skandal vjedhjeje dhe problematikash me federatėn e stafin drejtues, qė u vunė “ligje” thuajse kazerme futbollistėve tė tyre, qė u hakmorrėn. Favoritet si Argjentina, Franca, Spanja dhe Brazili kaluan pa probleme, ndėrsa Italia, kampione nė fuqi, dukej qartė qė e kishte humbur shkėlqimin e saj dhe nuk do tė shkonte shumė larg sivjet. Surprizat mė tė mėdha ishin Maroku dhe Danimarka, qė fituan grupet e tyre, duke lėnė respektivisht prapa gjigandė si Anglia dhe Gjermania Perėndimore. Nė mėnyrė spektakolare u paraqit edhe Bashkimi Sovjetik, i shtyrė nga fryma e paqes dhe politika e re e Mikhail Gorbaēovit.
    Italia jep lamtumirėn - Ashtu siē ishte ndjerė, Italia i dha shumė shpejt lamtumirėn kėtij turneu, pasi Franca e Platinisė u dha njė leksion futbolli “axurrėve”. 1/8-at nuk ofruan surpriza tė tjera, pasi Argjentina mundi minimalisht Uruguain (1-0), Brazili shkatėrroi 4-0 Poloninė, Meksika vendėse shėtiti ndaj Bullgarisė, ndėrsa Spanja dhe Anglia parakaluan gjithashtu me goleada. Iberikasit, edhe pse e nisėn nė disavantazh kundėr Danimarkės, Butragenjo me 4 gola e pėrmbysi dhe nė fund fituan nė shifrat 5-1. “Tre Luanėt”, me njė dopietė tė Linekerit qė nisi tė lėshohej drejt “Kėpucės sė Artė” dhe me njė gol Bardslejt, u dhanė tri shuplaka polakėve. Ajo qė vuajti ishte Gjermania, e cila iu fal njė goli tė Mateusit nė minutėn e 87-tė pėr tė gjunjėzuar Marokun, ndėrsa Bashkimi Sovjetik iu dorėzua Belgjikės vetėm pas kohės shtesė, me rezultatin 4-3, mes shumė polemikave (dy gola nė pozicion jashtė loje pėr belgėt).
    Ēerek/gjysmėfinalet - Pjesa mė e luftuar e Botėrorit ishin ēerekfinalet, ku me pėrjashtim tė Argjentinės sė Maradonės, tri sfidat e tjera kėrkuan kohėn shtesė dhe goditjen e penalltive pėr tė shpallur fituesin. Franca eliminoi Brazilin pas barazimit 1-1 tė 120 minutave; Meksika iu pėrul Gjermania Perėndimore, pasi arritėn tė mbanin portat e paprekura, ndėrsa Belgjika mbylli aventurėn e spanjollėve. Gjithsesi, ndeshja mė entuziazmuese ishte ajo qė u luajt nė 90 minuta, ku Diego Armando Maradona hyri nė histori me dy golat e tij, ndaj Anglisė. Avantazhi erdhi pas asaj tė cilės qė prej 22 qershorit 1986 njihet si “Dora e Zotit”, njė gol me dorė nė minutėn e 51-tė, qė mashtroi arbitrin zviceran Benaceur dhe u dha avantazhin amerikanojugorėve. Mirėpo, ndėrsa Maradona vodhi njė gol, ai qė dyfishoi avantazhin vetėm tre minuta mė pas mbeti nė histori si “goli i shekullit”, me magjistarin Diego qė bėn njė vrapim prej 70-80 metrash me topin ndėr kėmbė, duke dribluar kėdo qė i del pėrpara, edhe portierin madje, duke tėrbuar 115 mijė tifozė nė stadiumin “Azteka”. Tė gjithė nė kėmbė pėr mbretin e ri, ndėrsa Lineker ngushtoi shifrat nė fund, njė gol qė i mjaftoi pėr t’u kurorėzuar si kryegolashėnues i turneut, edhe pse i eliminuar. Nė gjysmėfinale, Argjentina kaloi pa probleme Belgjikėn, ndėrsa Gjermania Perėndimore u konfirmua shumė e fortė pėr Francėn e Platinisė qė duhej tė pėrshėndeste, me tė dyja takimet qė u mbyllėn nė shifrat 2-0.
    Finalja - Argjentina e nisi ndeshjen mjaft mirė, duke mbyllur pjesėn e parė 1-0, falė golit tė Braunit, por nė pjesėn e dytė dyfishon nė tė 55-tėn me Valdanon dhe e quan ndeshjen tė mbyllur pėrpara kohe. Gjermania nė dukje e humbur shndėrrohet nė njė pėrbindėsh, kur brenda gjashtė minutave (74-80) barazon shifrat me Rumenigen dhe Fėlerin. Shpresat pėr njė pėrmbysje rriten, por djemtė e drejtuar nga Bekenbauer lėshohen mė shumė seē duhet nė sulm dhe 7 minuta nga fundi ndėshkohen nga Burruēaga, qė i dhuron Argjentinės titullin e dytė botėror, pas atij tė fituar nė vitin 1978.

    Kundėr Maradonės, komplot pėr tė mos e grumbulluar



    E habitshme, por e vėrtetė. Me rastin e Botėrorit 1986, Federata Argjentinase e Futbollit kishte organizuar njė komplot kundėr Diego Armando Maradonės. Pasi kishin rėnė nė dijeni qė lojtari ishte bėrė vartės i drogės, i kokainės, drejtuesit e futbollit argjentinas nisėn t’i bėnin presion trajnerit Karlo Bilardo. Krerėt e futbollit amerikano-jugor mendonin se nė rast dėshtimi e gjithė bota do tė tallej me ta, por vetė Bilardo, disa vite mė pas, pranoi: “Pėrpara atij Botėrori kujtoja shumė artikuj ku Diego kritikohej ashpėr nga media se nuk dinte tė shkėlqente me fanellėn e pėrfaqėsueses, ashtu sikurse bėnte me klube. Pėr mė shumė, problemet e tij me drogėn, nė disa raste edhe me alkoolin mund tė ishin njė bast i rrezikshėm pėr federatėn, kombėtaren dhe tė gjithė Argjentinėn. Drejtuesit nuk e donin nė kombėtare, nuk donin qė ta grumbulloja, duke mė thėnė se edhe Bokini ėshtė mė i mirė se ai. E urrenin, – tregon Bilardo. – Edhe vetė Diego madje kishte marrė kėrcėnime tė qartė, federata s’e donte me bluzėn e pėrfaqėsueses dhe kėtė ma pranoi vetė. ‘Kemi mbetur vetėm mesa duket, por t’i bėj zgjedhjen mė tė mirė pėr skuadrėn’, – mė tha ai. Dhe unė nuk mund tė hiqja dorė prej tij, ishte shumė i rėndėsishėm. Goli me dorė? Pas ndeshjes me Anglinė mė tha se ishte gjysmė me dorė dhe gjysmė me kokė, ishte dora e Zotit. Por, unė nuk mund t’ia thosha medias kėtė”. Gjithsesi, Diego Maradona e nderoi Bilardon dhe mundi ata qė e urrenin, duke fituar thuajse i vetėm Botėrorin 1986. Pėr mė shumė, ai i largoi hijet e kritikave dhe problemet me drogėn me dy episode qė do tė ngelen pėrjetė nė historinė e futbollit. Diego Armando Maradona u bė “Dora e Zotit” falė golit tė tij shumė tė diskutuar ndaj Anglisė, por u shenjtėrua edhe si ai qė ka shėnuar golin mė tė bukur tė shekullit, mbase edhe tė historisė sė futbollit, duke fluturuar me topin nė kėmbė pėr mė shumė se 70 metra dhe dribluar saktėsisht 6 angleze dhe mbi tė gjitha e ka kontrolluar topin vetėm me kėmbėn e majtė.

    Drogmeni, qė ėshtė idhulli i diktatorėve
    Problemet e Diego Armando Maradonės me drogėn lindin qė nė vitin 1983, kur ai luante pėr Barcelonėn, por kur kaloi te Napoli ai ishte bėrė vartės i saj, duke kaluar disa herė nė olerdozė. Njėra prej tyre mund t’i kishte marrė jetėn nė vitin 2000, por edhe njė tjetėr nė 2004-n, kur u prek nga njė infarkt. Muskuli i zemrės sė tij ėshtė “kuruar” disa herė nė Kuba, nė tokėn e njė prej idhujve tė tij. Shpirti rebel i Maradonės lidhej edhe me bindjet e tij tė majta politike, aq sa idhujt e tij, por edhe anasjelltas, ishin disa prej diktatorėve mė tė mėdhenj tė botės. Fidel Kastro i Kubės e adhuronte Diegon, sepse ky i fundit e mbėshteste fort edhe luftėn e tij kundėr Amerikės. Hugo Ēavezi i Venezuelės ishte gjithashtu njė mik i tiji, njė tjetėr qė e urrente Amerikėn, ku nė njė intervistė pėr televizionin shtetėror komunist ai paraqitej nė studio me njė bluzė ku shkruhej “Stop Xhorxh Bush, plehra njerėzore” dhe theksonte: “E urrej SHBA-nė me gjithė forcėn time”. Shumė bujė bėri edhe takimi i tij me diktatorin iranian, Mahmud Ahmadinexhad, tė cilit i dhuroi njė fanellė tė tijėn me numrin 10.

    Geri Lineker, “Kėpuca e Artė” e kompeticionit
    Sulmuesi i Kombėtares angleze, Geri Lineker, nuk mundi dot tė gjejė rrugėn e rrjetės nė dy ndeshjet e para. Gjithsesi, ai arriti tė dalė golashėnuesi mė i mirė i kompeticionit. Tre gola kundėr Polonisė, dy kundėr Paraguait dhe njė kundėr Argjentinės mjaftuan qė ai tė linte pas vetes me 5 gola Maradonėn, Karekėn dhe Butragenjon. Ky i fundit zhvilloi njė ndeshje tė jashtėzakonshme ndaj Danimarkės nė 1/8-at, pasi e gjeti rrugėn e rrjetės katėr herė, nė fitoren me rezultatin 5-1. Botėrori i Meksikės dhuroi njė mesatare tė lartė golash, ndėrkohė qė katėr ndeshje iu drejtuan gjuajtjeve tė 11-metėrshave pėr tė vendosur fituesin mes tyre.

    Portugalia u vodh dhe u kap me doping
    Kombėtarja portugeze ka qenė pjesė e njė skandali tė gjatė nė Kupėn e Botės sė vitit 1986. Ata u nisėn drejt kompeticionit me shumė probleme. Nė fillim, Veloso rezultoi pozitiv pėr pėrdorim dopingu, njė ditė para nisjes. Mė pas, udhėtimi ishte i lodhshėm dhe i gjatė, pasi ndaluan nė Frankfurt dhe Dallas, para se tė shkonin nė Meksikė. Drejtuesit e ekipit kombėtar i kushtuan shumė vėmendje lartėsisė ku do zhvilloheshin ndeshjet dhe e sistemuan ekipin nė qytetin e Saltilos. Duke qenė se Vegasi nuk ishte shumė larg, lojtarėt e kombėtares kėrkuan leje qė tė shkonin pėr tė bėrė “shopping”, por drejtuesit nuk i lejuan. Nė njė situatė tė tillė, ata i dhanė tė gjitha paratė nipit tė njė politikani, i cili ishte i deleguar nė atė qytet, nė mėnyrė qė tė shkonte nė Vegas dhe tė blinte gjėrat qė ata donin. Gjithsesi, ai shkoi, por nuk u kthye mė asnjėherė, duke pėrvetėsuar tė gjitha paratė. Kėtu nisėn edhe pakėnaqėsitė mes futbollistėve, tė cilėt patėn shumė probleme edhe me njeri-tjetrin. Mė pas, lojtarėt u rebeluan pėr faktin se detyroheshin tė vishnin veshje me logon e “Adidas”-it dhe tė njė firme birre, “Kristal”, por nuk paguheshin pėr kėtė gjė. Rebelimi i tyre arriti deri nė atė pikė, sa nuk pranonin as tė stėrviteshin si duhet. Madje, gjatė njė miqėsoreje tė organizuar me njė ekip vendės, lojtarėt filluan tė talleshin. Sulmuesi Diamantino jepte intervistė pėr median, ndėrsa zhvillohej ndeshja. Nė sfidėn e parė tė grupit, kundėr Anglisė, pritej qė kėta tė fundit tė pėrfitonin nga situata dhe tė kryenin formalitetin. Mirėpo, njė gol i Karlos Manuel u dha suksesin portugezėve me rezultatin 1-0. Nė ndeshjen e dytė, portieri Bento pėsoi njė dėmtim tė rėndė dhe vendin nė formacion e zuri Damas, njė nga portierėt mė tė mirė nė historinė e Portugalisė. Por, Bento e priti mjaft keq dhe kaloi nė depresion. Kjo aventurė pėrfundoi nė fazėn nė grupe, por duke parė incidentet e shumta qė pėrfshinė portugezėt, mė mirė kėshtu…

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/botero...#ixzz33aYoc07b
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  9. #29
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Dosier

    Botėrori 1990: Gjermano-perėndimorėt mundėn “dorėn e Zotit”



    Pas 46 vitesh, italianėve iu dha mundėsia tė organizonin pėrsėri njė botėror futbolli. Kjo ndodhi nė ko hėn kur ishte shembur muri i Berlinit, kur kishin nisur tė shembeshin edhe dinastitė komuniste tė Europės Lindore pėr t’u vendosur demokracia e vėrtetė, e cila, ndonėse me vonesė e me vėshtirėsi, do tė vendosej edhe nė Shqipėri. Ky Botėror dhuron njė mesatare tė ulėt golash, por shumė episode qė e mbajnė tė paharrueshėm nė memorien e tifozėve. Mes tyre ishte edhe njė tjetėr “dorė e Zotit” e Maradonės. Vetėm katėr vite pasi i kishte shėnuar gol me dorė Anglisė, ai bėri tė njėjtėn gjė edhe ndaj Bashkimit Sovjetik. Ndryshimi ėshtė i madh: ai pranoi prekjen me dorė dhe goli nuk u cilėsua i rregullt…
    Favoritėt - Mė 1934 italianėt kishin fituar pėr herė tė parė Kupėn nė finalen e zhvilluar nė Romė. Edhe kėtė radhė finalja nė Romė do tė zhvillohej nė stadiumin “Olimpiko” pėrpara mė shumė se 76 mijė spektatorėve. Atėherė pėrse tė mos shpalleshin pėrsėri kampionė? Dhe do tė ishte hera e tretė. Njė mundėsi plotėsisht e realizueshme. Zenga, Barezi, Donadoni, Baxho, Viali dhe Skilaēi ishin garanci pėr kėtė sukses. Mirėpo kjo nuk ndodhi. Mbase trajneri Viēini nuk diti tė manovronte me skuadrėn nė ēastet mė kritike, mbase nuk e ndihmoi dhe fati. Nė gjysmėfinale u ndesh me Argjentinėn e Maradonės tė zvarritur deri nė kėtė cak tė lakmueshėm, falė peripecive nė grup me Bashkimin Sovjetik, Rumaninė e Kamerunin. Fitorja e rastėsishme me Brazilin dhe ajo nė kohė shtesė me Jugosllavinė (kėta tė fundit luajtėn pėr 90 minuta me 10 lojtarė), Maradona me shokė arritėn ta mposhtin 3-2 vetėm me 11-metėrsha. E njėjta skenė u pėrsėrit nė takimin e Italisė me Argjentinėn kur Maradona me klanin e tij fituan 4-3, sėrish me penallti, pasi koha e rregullt e lojės kishte pėrfunduar nė barazim 1-1.
    Gjermania - Gjermano-perėndimorėt, tė drejtuar nga Lotar Mateus nė fushėn e lojės, patėn njė start bindės dhe njė vazhdimėsi me vuajtje, por pa zhgėnjime. Ata fituan 4-1 kundėr Jugosllavisė, 5-1 kundėr Emirateve tė Bashkuara Arabe dhe barazuan 1-1 me Kolumbinė e portierit tė ēuditshėm Higuita nė grupe, pėr tė eliminuar mė pas me vėshtirėsi 1-0 Ēekosllovakinė nė ēerekfinale. Bileta e finales u luajt sėrish nė shortin e 11-metėrshave. Kundėr Anglisė, ishte Uodell ai qė vulosi fatin e sfidės, kur gaboi nga pika e bardhė dhe ndėshkoi “luanėt”. Nė finale, gjermano-perėndimorėt do tė pėrballeshin me skuadrėn e Maradonės, pasi Argjentina nė atė kohė personifikohej vetėm prej yllit tė vet. Keqardhje pėr zhgėnjimin e Italisė, e cila kishte dhuruar njė futboll tė bukur dhe premtues, por qė u ndėshkua nga penalltitė nė gjysmėfinale.
    Surpriza - Ata qė fituan simpatinė dhe njėkohėsisht ishin e papritura e madhe e kėtij kompeticioni, janė Kameruni. Me njė “veteran” si Roxher Milla, ata jo vetėm qė kaluan fazėn nė grupe, por eliminuan edhe Kolumbinė nė 1/8- at, duke “flirtuar” dhe me gjysmėfinalet. Nė duelin me Anglinė, afrikanėt pėrmbysėn avantazhin e Platit, por Lineker me penallti ēoi ndeshjen nė shtesė dhe sėrish me 11-metėrsh vulosi eliminimin e kamerunasve.
    Finalja - Stadium i tejmbushur nė Romė pėr finalen e madhe. Sapo nis tė kėndohet himni i Argjentinės, nė buzėt e Maradonės lexohen fjalėt “bij k….”, drejtuar mijėra tifozėve nė stadium. Kjo pėr shkak se ata nisėn tė vėrshėllejnė himnin e Argjentinės, e cila eliminoi kombėtaren e tyre, Italinė, nė ēerekfinale.
    Skemat - Bekenbauer e ka tė konsoliduar skemėn me pesė mbrojtės. Pėrballė Ilgnerit, Bertold e Brehme mbulonin krahėt, Kohler e Bushvald nė qendėr, para Augentalerit qė ishte mbrojtės i lirė. Nė mesfushė, Mateus bėn “regjisorin” me Litbarskin dhe Haslerin qė mbėshtesin sulmuesit Fėler dhe Klinsman. Nė realitet, Bushvaldin ai ia “stampoi” Maradonės dhe pjesės tjetėr i dha mundėsinė tė bėnin detyrat e paracaktuara taktike. Ndėrkohė, Karlos Bilardo dukej i vendosur pėr ta ēuar ndeshjen te gjuajtjet e penalltive. Ai zbret me modulin 5-3-1-1, ku tetė futbollistė janė mbrojtės dhe Maradona mbėshtet Dezotin, me shpresėn pėr tė nisur ndonjė kundėrsulm tė rrezikshėm.
    Arbitri - Ishte surprizuese qė iu besua Kodesalit gjykimi i finales. Para ndeshjes, sekretari i pėrgjithshėm i FIFA-s, Sep Blater, takoi arbitrin dhe i kėrkoi qė tė jetė sa mė i rreptė ndaj faulleve tė rėndė, duke i kujtuar se ndėrhyrjet nga pas apo ato qė tė mohonin golin ndėshkoheshin me karton tė kuq. U duk si njė direktivė qė meksikani e zbatoi me shumė rigorozitet. Ndeshja – Njė ritėm i ulėt dhe njė ndeshje pa shumė emocione. Argjentinas tė tėrhequr qė largonin topin pa shumė ide, ndėrsa gjermanėt qė e kishin tė vėshtirė tė gjenin hapėsira. Disa gjuajtje tė rrezikshme nga distanca u larguan me saktėsi nga Gojkoēea. Edhe pse dukej si njė ndeshje e mėrzitshme, planet e trajnerėve ndryshuan nė minutėn e 65-tė. Monzon shkakton njė faull tė rėndė ndaj Klinsmanit dhe arbitri nuk ngurron t’i nxjerrė menjėherė kartonin e kuq, duke e bėrė futbollistin e parė nė histori qė merr njė ndėshkim tė tillė nė finalen e Kupės sė Botės. Me njė lojtar mė shumė, gjermanėt shtojnė presionin pėr tė shėnuar, por ende nuk munden tė krijojnė mundėsi tė arta. U desh njė tjetėr vendim i arbitrit pėr tė vulosur fatin e takimit. Njė ndėrhyrje e Sensinit ndaj Fėlerit brenda zonės rrėzon sulmuesin gjerman dhe gjyqtari meksikan akordon 11-metėrsh pesė minuta para fundit. Andreas Brehme nuk gabon nga pika e bardhė dhe gjithēka pėrfundon aty. Pėr shkak tė protestave, Dezoti merr edhe kartonin e dytė tė verdhė, duke lėnė Argjentinėn me nėntė lojtarė dhe duke bėrė Maradonėn tė qajė, ndėrsa gjermano-perėndimorėt ngrėnė trofeun e kampionit…

    Humor me arbitrat, gafa dhe sherre nė gjysmėfinale



    Botėrori i vitit 1990 do tė mbahet mend edhe pėr gjykimet plot gafa tė arbitrave. Akuzat mė tė mėdha u hodhėn pėr arbitrimin nė finale, duke pretenduar se Argjentina u dėnua, kur i nxorėn dy kartonė tė kuq dhe iu akordua njė penallti kundėr pesė minuta para fundit tė lojės. Gjithsesi, humori me gafat apo inatet e tyre vijnė nė ndeshjet gjysmėfinalet.
    RFGJ-Angli Diēka e rrallė dhe qė vėshtirė se mund tė pėrsėritet herė tjetėr nė Kupėn e Botės ka ndodhur nė duelin mes gjermanėve dhe anglezėve, ndeshje qė u vulos nga gjuajtja e penalltive. Arbitri anėsor, francezi Kuiniu, nisi tė tundte flamurin e tij shumė shpesh, madje pėr ndėrhyrje tė gabuara qė ndodhnin nė fushėn e lojės. Njė veprim qė nė fakt ndėrhynte nė kompetencat e gjyqtarit kryesor, brazilianit Rajt. Kuiniu duket se e kishte marrė vėrtet me qejf dhe ngrinte flamurin edhe nė ndėrhyrje afėr mesit tė fushės, duke e detyruar kolegun qė, nė shenjė respekti, t’i akordonte si faull. Por, ende pa pėrfunduar pjesa e parė, kryesorin e lanė nervat. Ai ia bėri me shenjė qė vendime pėr ndėrhyrjet e gabuara i merrte ai dhe nuk kishte pse tė ndėrhynte. Me fillimin e pjesės sė dytė, me sa duket pas njė debati tė ndodhur nė dhomat e zhveshjes, francezi Kuiniu vazhdoi me “misionin” e tij pėr tė bėrė edhe anėsorin edhe kryesorin. Afėr minutės sė 60-tė, braziliani Rajt iu kundėrpėrgjigj dhe akordoi njė pozicion jashtė loje, edhe pse nė fakt kolegu i tij nuk e ngriti aspak flamurin, duke i treguar se edhe ai mund tė ndėrhynte nė “kompetencat” e anėsorit. U duk sikur pikėrisht ajo lėvizje vuri edhe qetėsinė deri nė fund tė ndeshjes, qė zgjati 120 minuta. Gjithsesi, inati mes tyre u vu re qartė dhe ironizohej herė pas herė nga tifozėt e pranishėm nė stadium, sa herė qė njėri ose tjetri merrte ndonjė vendim.
    Argjentinė-Itali Edhe kjo gjysmėfinale u luajt pėr 120 minuta dhe nė fund u vendos pas gjuajtjeve tė 11-metėrshave. Nė fakt, edhe gjyqtari francez Vatrot vendosi tė vinte vulėn e tij. Nė pjesėn e parė tė lojės nuk u akordua asnjė minutė shtesė dhe futbollistėt po prisnin qė takimi tė pėrfundonte pėr tė shkuar nė dhomat e zhveshjes. Por, nė mėnyrė tė pakuptimtė, Vatrot lejoi qė tė luheshin edhe pesė minuta tė tjera, me sa duket pa e kuptuar se sa kohė kishte kaluar. Kjo u vu re, kur si i trembur, i vėrshėlleu bilbilit nė mesin e njė aksioni tė italianėve.

    Zhoao Havelanzh: Arbitri vendosi fatin e finales
    Arbitri uruguaian, por i natyralizuar si meksikan, Edgardo Kodestal, u akuzua ashpėr pas finales sė Kupės sė Botės, se kishte favorizuar ndjeshėm Gjermaninė. “Unė u shndėrrova nė ekzekutuesin e njė populli qė e dua shumė”, tha ai pak ditė pas asaj ndeshjeje. Nė fakt, vite mė vonė, ish-presidenti i FIFA-s, Zhoao Havelanzh pranon se gjyqtari u bė protagonisti i atij takimi. “Tė them tė drejtėn, mendoj se gjyqtari vulosi fatin e fituesit. Ai u tregua shumė i ashpėr me Argjentinėn. Kishte shumė vendime, tė cilat shumė kolegė tė tij nuk do t’i kishin marrė. Personalisht nuk do ta akordoja atė penallti pesė minuta para fundit. Mendoj se nuk ishte aq 11-metėrsh. Kam ndier keqardhje pėr argjentinasit, edhe pse isha i mendimit qė Gjermania kishte skuadėr mė tė fortė”, tha Havelanzh.

    Skilaēi, ylli i Kupės sė Botės
    Para Botėrorit italian ende nuk kishte mbushur 26 vjeē. Luajti si qendėrsulmues i Kombėtares sė Italisė, duke shėnuar gjashtė gola nė Kupėn e Botės dhe fituar “Kėpucėn e Artė”. Ai u shpall gjithashtu edhe si lojtari mė i mirė i kėtij kompeticioni. Skilaēi vinte nga Palermo, qytet ku ka lindur mė 1 dhjetor 1964. Klubi i Palermos e kishte blerė nga Mesina pėr njė shumė tė vogėl. Mė pas kaloi te Juventusi. Pas Botėrorit, fama e tij u ngrit shumė, kėshtu qė mori njė ofertė tė majme nga Japonia dhe u largua duke mbyllur edhe karrierėn e tij futbollistike.

    Roxher Mila, “plaku” qė nuk njeh moshė
    Kamerunazi ėshtė futbollisti mė i vjetėr qė ka marrė pjesė nė njė botėror. Ndėrkohė qė nė Botėrorin “Italia 90″ Roxher Mila ishte 38 vjeē, katėr vite mė vonė, nė Botėrorin amerikan, ai do tė shėnonte rekordin botėror kur luan dhe shėnon edhe njė gol ndaj Rusisė, ndėrkohė qė kishte mbushur 42 vjeē. Mila ėshtė aktivizuar nė disa skuadra nė kampionatin francez tė futbollit, por shkėlqimin e tij e arriti tek ekipi i Montpeliesė, ku shėnoi 22 gola nė 29 ndeshje, ende njė legjendė e futbollit kamerunas.

    Refuzoi Kombėtaren se… kishte shkollė

    Fernando Redondo mund tė jetė futbollisti qė ka dhėnė justifikimin mė tė pabesueshėm pėr tė mos marrė pjesė nė Kupėn e Botės. Ai u ftua nga trajneri Bilardo pėr tė qenė pjesė e Argjentinės nė Botėrorin e vitit 1990, por mesfushori refuzoi qė tė merrte pjesė. “Nuk vij, sepse stėrvitjet dhe impenjimi me kombėtaren nuk mė japin kohėn e duhur pėr t’iu kushtuar mėsimeve. Shkollimi im ėshtė parėsor”, – deklaroi Redondo. Por, ajo qė e mbushi me enigma refuzimin e tij ėshtė fakti qė vetėm njė muaj mė pas pranoi publikisht se kishte zgjedhur futbollin si pjesėn mė tė rėndėsishme tė jetės sė tij, pėr tė cilin ishte gati tė sakrifikonte edhe studimet. Nė tė vėrtetė nuk rezultoi njė zgjedhje e gabuar, pasi arriti tė ishte njė nga mesfushorėt mė cilėsor tė kohės, duke u zgjedhur edhe “Futbollisti i Vitit nė Champions”, kur luante me Realin e Madridit.

    Shkėlqeu mė pak, e mbylli me lot
    Nė Botėrorin italian nė vitin 1990 shkėlqen mė pak, kjo edhe pėr faktin se luan prej dy vitesh nė Serinė A, nė kampionatin mė kompetitiv dhe mė tė fortė nė botė. Njė penallti e dyshimtė e gjermanėve nė finale i prish festėn e dytė radhazi Maradonės dhe tė gjithė argjentinasve. Brehme gjuan dhe shėnon. Maradonės nuk i mbetet veēse tė shikojė festėn e gjermanėve duke shpėrthyer nė lot. Do tė jetė edhe nė Botėrorin amerikan pas katėr vitesh, por duket menjėherė se nuk ėshtė ai i kohėve mė tė mira.

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/botero...#ixzz33lnPuMzc
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  10. #30
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Dosier

    Botėrori 1994: Brazili kampion, Italia “dėnohet” nga Baxhio



    Ishte njė nga kompeticionet mė tė bukura qė ishin zhvilluar deri nė atė kohė. Por u desh finalja e luksit dhe pa emocione midis Brazilit dhe Italisė pėr tė zbehur disi perfeksionin qė kishin pėrgatitur amerikanėt. Njė ndeshje pa gola qė u vulos te penalltitė. Mund tė quhet edhe Botėrori i surprizave, kur shikon se skuadra si Rumania, Bullgaria apo Suedia arrijnė tė eliminojnė gjigantėt botėrorė nė futboll. Mirėpo Botėrori 1994 do tė mbahet mend edhe pėr dramėn e shkaktuar argjentinasit mė tė famshėm mbi tokė, Diego Armando Maradona. “Il pipe” u skualifikua direkt pas ndeshjes me Greqinė, pasi nė trup iu gjetėn substanca dopuese. Brazili ishte skuadra mė e mirė nė kėtė kompeticion dhe meritonte tė fitonte, paēka se nė finalen e ndarė me 11-metėrsha me Italinė, latino-amerikanėt menduan mė shumė pėr mbrojtjen sesa sulmin, pikėn e tyre mė tė fortė.
    SHBA-ja, aty ku futbolli njihej pak - Tė shumtė ishin ata qė treguan njėfarė ēudie kur mėsuan se edicioni i 15-tė i Kupės sė Botės do tė zhvillohej nė Amerikė. Nė kėtė vend, shembull i demokracisė botėrore, futbolli ėshtė njė lojė pak popullore krahasuar me bejsbollin, apo basketbollin. Por amerikanėt, edhe njė herė ashtu sikundėr nė shumė organizime tė tjera, nxorėn mė tė mirėn e tyre duke organizuar nė mėnyrė korrekte dhe tė pėrpiktė njė nga kompeticionet mė tė bukura.
    Mungoi Franca - 147 vende tė botės morėn pjesė nė fazėn kualifikuese pėr tė marrė pjesė nė Botėror. Shumė prej tyre nuk arritėn tė shkonin nė “tokėn e premtuar”, njė prej tė cilėve ishte edhe Franca, qė u eliminua nė grupin e saj nga njė gol nė minutėn e fundit nga bullgarėt qė udhėhiqeshin nga Hirsto Stoiēkov. Krahas Francės, nuk morėn pjesė as Portugalia, Danimarka, kampione e Europės nė 1992-n dhe Anglia. Pėr herė tė parė nė kėtė fazė eliminatore ka marrė pjesė edhe Afrika e Jugut, pas pėrjashtimit qė i kishte bėrė FIFA pėr politikat e aparteidit. Nuk merrte pjesė gjithashtu Jugosllavia, e pėrfshirė nė luftėn me boshnjakėt e Hercegovinės.
    Rruga pėr nė finale - Pas ndeshjeve nė grupe, surpriza quhej Bullgari dhe Rumani. Dy skuadrat ballkanike kishin ardhur nė Botėror me synime tė qarta. Rumunėt, tė udhėhequr nga George Haxhi, treguan se ishin me tė vėrtetė njė skuadėr kompetitive. Ndėrsa bullgarėt arritėn deri nė gjysmėfinale, duke eliminuar nė ndeshjet ēerekfinale as mė shumė dhe as mė pak, por vetė Gjermaninė, kampionen e botės nė fuqi. Nga ana tjetėr, Italia e drejtuar nga Arrigo Saki kishte nė gjirin e saj bishtalecin mė tė famshėm tė botės dhe njė nga futbollistėt idhull tė tė gjithė tė rinjve tė viteve `90, Roberto Baxhion. Ishte pikėrisht goli i tij ndaj Nigerisė qė i dha kualifikimin pėr nė gjysmėfinale Italisė.
    Finalja - Pas ndeshjeve gjysmėfinale Brazil-Suedi dhe Itali-Bullgari, latino-amerikanėt dhe apeninėt iu gėzuan finales sė famshme. Ndeshja u karakterizua nga njė lojė e mbyllur, ku skuadrat ruheshin mė tepėr qė tė mos pėsonin, sesa tė shėnonin nė portat kundėrshtare. Pas 120 minutash lojė, gjithēka ishte nė baraspeshė. Kėsisoj u deshėn gjuajtjet e penalltive. Dhe kur atėherė mė shumė se kurrė Italia i kishte varur shpresat tek idhulli i saj, Roberto Baxhio, pikėrisht atėherė ai gabon, duke goditur mbi traun e portės nga pika e bardhė. Pėr rrjedhojė, Brazili shpallet kampion pėr tė katėrtėn herė nė historinė e Kupės sė Botės.

    Eskobar, lojtari qė u vra pėr njė autogol



    Ėshtė cilėsuar si njė nga dramat mė tė mėdha tė futbollit. Edhe pse konsiderohet si njė sport, me synimin pėr tė argėtuar tifozėt, kjo nuk ka pasur vlerė pėr fatin e futbollistit Andres Eskobar. Lojtari i Kombėtares sė Kolumbisė shėnoi njė autogol nė ndeshjen kundėr SHBA-sė, e vlefshme pėr fazėn nė grupe tė Kupės sė Botės 1994. Pas njė krosimi nė zonė, ai e devijoi topin gabimisht pėr nė rrjetėn e tij. Nė fakt, pikėrisht ky aksident qė ndodh shpesh nė botėn e futbollit, i kushtoi jetėn. Kur u rikthye nė Kolumbi kishte shumė njerėz qė e kritikuan pėr atė autogol dhe nė tė gjitha rastet ai justifikohej duke u shprehur se ishte pa dashje. Gjithsesi, nė mbrėmjen e 2 korrikut 1994, justifikimi i tij nuk pati aspak rėndėsi. Pasi doli nga njė lokal dhe po drejtohej drejt makinės sė tij, tre burra dhe njė femėr e ndaluan dhe filluan tė debatonin pėr atė gol. Vetėm pak mė vonė, dy prej tyre nxorėn armėn dhe e gjuajtėn gjashtė herė nė gjoks. Vetėm 15 minuta mė pas ai humbi jetėn. Pėr kėtė vepėr u dėnua me 43 vite burg Humberto Kastro Munjoz, i cili kishte punuar shpeshherė si roje personal i bosėve tė karteleve tė drogės. Munjoz doli nga burgu, pasi shleu 11 vite heqje lirie, pėr shkak tė sjelljes sė mirė. Gjithsesi, pak kohė pasi fitoi lirinė, ai deklaroi pėr mediat kolumbiane se nuk ishte personi qė kishte gjuajtur mbi Eskobarin. “Vėllezėrit Gallon kishin vėnė shifra tė mėdha parash nė baste dhe i humbėn ato pėr shkak tė autogolit tė Eskobarit. Ishin tė fiksuar tek ai dhe urdhėruan qė ta vrisnin. Unė nuk kam aspak lidhje, por ata paguan gjithashtu qė gjatė procesit tim tė shpallesha fajtor dhe kjo histori tė mbyllej aty”, – tha ai. Pavarėsisht mbiemrit tė tij, Eskobar nuk kishte asnjė lidhje me bosin e narkotrafikut. Madje, vėllezėrit Gallon, qė janė akuzuar se kanė urdhėruar vrasjen e tij, kanė qenė bashkėpunėtorė tė afėrt tė Pablos, para se tė largoheshin prej tyre pak kohė para vdekjes, pėr t’u bashkuar me njė kartel rival.

    “Bishtaleci” mė i famshėm
    “Bishtaleci” mė i famshėm i botės sė futbollit gaboi tė pagabueshmen, duke humbur penallti nė finalen e Botėrorit. Por, megjithatė, ai mbetet njė nga futbollistėt mė tė mirė italianė tė viteve `90. Roberto Baxhio ka luajtur me shumė skuadra nė Itali si me Milanin, Interin, Fiorentinėn, Juventusin, Bolonjėn dhe Breshian, duke treguar klasin e tij tė papėrsėritshėm.

    “Topi i Artė” i kompeticionit
    Braziliani Romario ėshtė fituesi i “Topit tė Artė” nė Botėrorin amerikan tė vitit 1994 dhe futbollisti mė i mirė i turneut. Nė lojėn e tij ka ndikuar edhe pėrshtatja mjaft e mirė me Bebeton nė vijėn e sulmit tė “seleēaos”. Braziliani Romario u aktivizua me shumė skuadra tė ndryshme nė karrierėn e tij, si nė Holandė, Spanjė dhe Brazil, ku mbylli karrierėn.

    Bebeto dhe festimi i “djepit”
    Futbollisti i pėrfaqėsueses braziliane, Bebeto, pas golit tė shėnuar prej tij nė ēerekfinale kundėr Holandės, sė bashku me Mazinjon dhe Romarion, do tė ofrojnė njė lloj festimi qė kurrė nuk ishte parė mė parė, por qė pas kėsaj sfide do tė bėhej shumė i famshėm. Nė atė periudhė Bebeto pritej tė bėhej baba dhe pikėrisht pas golit, sė bashku me shokėt e tij, pėrpara kamerave tė fushės bėn gjestin e tundjes sė djepit, njė dedikim pėr fėmijėn e tij qė kishte lindur pak minuta pas fillimit tė ndeshjes me Holandėn, edhe pse Bebeto nuk e kishte marrė kėtė lajm.

    Diego Armando Maradona, perėndimi i njė “ylli”
    Kishte drejtuar kombėtaren e tij nė suksesin e Botėrorit tė vitit 1986. Humbi mundėsinė qė tė fitonte Kupėn e Botės pėr tė dytėn herė radhazi vetėm njė edicion mė vonė dhe nė 1994-n arriti tė realizonte vetėm njė gol, duke zhgėnjyer totalisht me paraqitjen e tij. Nė kėtė pikė u kuptua se tashmė edhe njė ikone si atij i kishte ardhur fundi. Problemet dhe thashethemet me drogėn, si dhe largimi nga Napoli drejt Seviljes (1992-1993) e rrėnuan figurėn e Diego Armando Maradonės. Duke parė qė figura e tij ishte njollosur nė Europė, “Dora e Zotit” vendosi tė kthehej nė vendlindje, nė skuadrėn e Old Bojs, ku brenda sezonit luajti vetėm pesė ndeshje, sepse mė pas vendosi ta mbyllte karrierėn nė skuadrėn e zemrės, Boka Zhunjors. Nga viti 1995 deri nė 1997, Maradona koleksionon vetėm 30 ndeshje me verdheblutė, duke shėnuar 7 gola dhe mė pas vendos tė varė kėpucėt nė gozhdė.

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/botero...#ixzz33loqZWKQ
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  11. #31
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    Argjentina shpall listen me 23 lojtaret e Boterorit BRAZIL 2014, habit lenia jashte e Banega-s

    Trajneri i Argjentines Sabella ka habitur me zgjedhjet e tij. Ēdokush eshte ndier i habitur nga lenia jashte e mesfushorit Banega, i cili eshte nder lojtaret kyē te Valencias dhe ka zhvilluar nje sezon mjaft pozitiv.

    Nje tjeter lajm, por qe nuk habit, eshte lenia jashte e Tevez. Shtypi vendas por edhe vete lojtaret qe jane thirrur ne ekip jane habitur nga mungesa e disa lojtareve qe pritej te ishin pjese e boterorit. Gjithmone sipas shtypit, atmosfera nuk eshte dhe aq e mire brenda ekipit dhe flitet se ka hatermbetje mes lojtareve per zgjedhjet e trajnerit.

    Lista zyrtare me 23 futbollistet e kombetares se Argjentines per Kupen e Botes BRAZIL 2014:

    Portiere: Sergio Romero (Monaco), Mariano Andujar (Catania), Agustin Orion (Boca Juniors).

    Mbrojtes: Federico Fernandez (Napoli), Ezequiel Garay (Benfica), Martin Demichelis (Manchester City), Pablo Zabaleta (Manchester City), Marcos Rojo (Sporting Lisbon), Jose Basanta (Monterrey), Hugo Campagnaro (Inter Milan).

    Mesfushore: Fernando Gago (Boca Juniors), Augusto Fernandez (Celta Vigo), Javier Mascherano (Barcelona), Angel Di Maria (Real Madrid), Lucas Biglia (Lazio), Maxi Rodriguez (Newell's Old Boys), Ricardo Alvarez (Inter Milan), Enzo Perez (Benfica).

    Sulmues: Sergio Aguero (Manchester City), Gonzalo Higuain (Napoli), Lionel Messi (Barcelona), Ezequiel Lavezzi (Paris Saint-Germain), Rodrigo Palacio (Inter Milan).

    Trajner: Alejandro Sabella
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  12. #32
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Dosier

    Botėrori 1998: Franca e Zidanit nė majėn e Botės



    Edicioni i 16-tė i Kupės sė Botės mbahet mend pėr pjesėmarrjen e 32 skuadrave nga tė gjitha kontinentet. Tetė grupet e ekipeve u shpėrndanė nė gjithė Francėn nė dhjetė stadiume moderne, ku si ndeshja e hapjes dhe finalja u zhvilluan nė mitikun “Stade de France” tė Parisit. Dhe ashtu siē ndodh jo rrallė, nė ndeshjet nė grupe vijnė surprizat e para, ku disa nga skuadrat e ashtuquajtura favorite i lanė vendin ekipeve pak tė njohur. Spanja nuk mundi tė kalonte grupin pas humbjes me Nigerinė nė sfidėn e parė dhe lėshimit tė vendit tė dytė paraguaianėve, tė cilėt arritėn tė mundin afrikanėt nė ndeshjen e tretė. As Kolumbia nuk e kaloi dot grupin e pėrbėrė nga Rumania, Anglia dhe Tunizia. Ballkanasit zunė vendin e parė nė grup, pasi mundėn edhe anglezėt me rezultatin 2-1.
    1/8-t - Pėrballjet e 1/8-ve dhuruan njė supersfidė, atė midis Anglisė dhe Argjentinės. 45 minutat e para do tė mbahen mend pėr njė futboll tė klasit mė tė lartė. Dy penallti, nga njė pėr skuadėr, njė gol spektakolar i Majkėll Ouenit dhe njė predhė nga njė goditje dėnimi e Havier Zanetit, ėshtė kjo pak a shumė rezymeja e pjesės sė parė. Nė 45 minutat e dyta kapiteni Devid Bekam del nga fusha me karton tė kuq pėr njė shkelm ndaj Diego Simones. Sol Kembėll shėnon njė gol tė rregullt, qė anulohet nga gjyqtari, pėr tė ardhur te penalltitė. Portieri argjentinas pret penalltinė decizive tė David Batit dhe latino-amerikanėt kalojnė nė ēerekfinale. Nė 64 ndeshje tė zhvilluara, u shėnuan 171 gola. Megjithatė vendi mikpritės, Franca, bėnte me ngadalė rrugėn drejt takimit me fatin. Pas turit tė parė, transalpinėt ndeshėn rezistencėn e skuadrės sė Paraguait e pėr tė ndjekur pastaj rrjedhėn, nevojitet goli i parė i artė nė historinė e Kupės sė Botės, shėnuar nė minutėn e 113-tė nga Loran Blank. Italia kishte vitin e suksesit dhe kėtė herė duhej tė eliminonte pikėrisht tė zotėt e shtėpisė. Por Xhixhi Di Biaxho gabon penalltinė e fundit dhe blutė shkojnė drejt gjysmėfinales.
    Gjysmėfinale - Kroatėt mund tė quhen pa dyshim surpriza e kėtij Botėrori. Ishin pikėrisht kėta tė fundit qė do tė ndesheshin nė gjysmėfinale me Francėn. Kjo ishte pjesėmarrja e parė e Kroacisė nė Kupėn e Botės, pas ndarjes sė ish-Jugosllavisė. Heronjtė e saj, si Miroslav Blazeviē, kishin mundur Gjermaninė 3-0. Kishte ardhur ora e zgjimit pėr francezėt dhe ja ku vjen dhe njeriu i fatit, Liliam Turam, qė zgjedh kėtė moment pėr tė shėnuar golin e tij tė parė dhe tė dytė ndėrkombėtar, pėr tė arritur njė finale tė ėndėrruar.
    Finalja - Nė finale, Brazili ndryshoi ngjyrė. Larg lojėrave mė tė mira latino-amerikanėt iu pėrulėn francezėve, tė cilėt, tė udhėhequr nga Zinedin Zidan, fituan pėr herė tė parė nė historinė e tyre Kupėn e Botės. Dopieta e kapitenit Zidan dhe goli i Turam gjunjėzuan brazilianėt. Skuadra e trajnerit Zagallo ishte shumė larg formės qė pritej, me njė yll si Ronaldo qė nuk bėri thuajse asgjė nė fushėn e lojės. Bebeto e Rivaldo e patėn tė pamundur qė tė lėnė gjurmė, ndėrkohė qė nė fushėn e lojės Zizu ishte i pakapshėm. Elegancė nė lėvizjen me topin, autoritar dhe njė finalizim magjik. Francezėt ngritėn pėr herė tė parė nė historinė e tyre trofeun e kampionatit tė botės, pikėrisht nė vendlindje. Njė brez i artė futbollistėsh qė do triumfonin edhe dy vite mė pas nė kampionatin europian…

    Kur Roberto Karlos bėrtiste i trembur: Po vdes Ronaldo!



    Njė incident ka ndodhur nė Ko mbėtaren e Brazilit, pak para finales kundėr Francės. Sulmuesi brazilian Ronaldo kaloi njė krizė epilepsie, ndonėse nuk vuante nga njė sėmundje e tillė. Ai ndodhej nė dhomė me Roberto Karlosin. Ky i fundit, pasi pa krizėn qė po kalonte sulmuesi i talentuar, doli menjėherė nė korridor duke bėrtitur: “Ronaldo po vdes! Ndihmė! Ronaldo po vdes!”. I pari erdhi Edmundo e mė pas njė mjek. “Nuk mbaj mend asgjė. Tė gjitha m’i kanė treguar shokėt. Mjeku mė tha se ishte njė krizė e ēuditshme, por ndėrhyrja e tij nė kohė kishte arritur tė mė qetėsonte. Nė fakt, ėshtė e vėrtetė qė unė humba nė finalen e Kupės sė Botės, por isha i lumtur se kisha fituar njė jetė tė re. Ndihesha i traumatizuar pėr faktin se rrezikova tė humbisja jetėn”, tha “Fenomeni”. Ndėrkohė, Cesar Sampaio e pranon qė ajo qė ndodhi me Ronaldon, i preku tė gjithė moralisht. “Nuk ishim shumė tė qetė. Morėm pjesė nė ndeshjen mė tė madhe tė jetės sonė, por nuk ishim tė qetė 100%. Madje, disa prej nesh e pranuan pas ndeshjes, se kishin frikė t’ia pasonin topin atij, se mendonin se mund tė kalonte njė tjetėr krizė. Duket paradoksale, por nuk ishim tė qetė”, tha ai. Ronaldo nuk arriti tė shkėlqejė nė finale, ndėrsa Brazili u mund 0-3 nga vendėsit e Francės. Edhe Edmundo nė rrėfimin e tij pranon se Ronaldo as nuk pritej qė tė luante: “Trajneri Zagallo erdhi dhe mė tha qė tė bėhesha gati pėr tė qenė titullar. Kur papritur, nė stėrvitjen para finales, Ronaldo erdhi i gėzuar. ‘Jam gati, do luaj. Mjekėt mė dhanė garanci’, tha ai i lumtur. Zagallo mė vėshtroi, duke nėnkuptuar qė mė vjen keq. I thashė qė nuk e kisha problem. Gjithsesi, prania e Ronaldos nė fushėn e lojės nuk ndihmoi aspak, pėrkundrazi shpėrqendroi. Unė isha i lumtur pėr faktin qė i shpėtova jetėn, sepse ndėrhyra i pari”, tregoi Edmundo.

    Redondo nuk luajti se refuzoi tė priste flokėt
    Nė Kupėn e Botės 1994, mesfushori Fernando Redondo refuzoi qė tė grumbullohej me Kombėtaren e Argjentinės, pasi dėshironte t’u pėrkushtohej studimeve tė shkollės. Njė arsye e ēuditshme, por akoma mė surprizuese ishte shkaku qė ai nuk u grumbullua as nė Botėrorin e vitit 1998. Trajneri Pasarela i kėrkoi atij qė tė shkurtonte pak gjatėsinė e flokėve, pasi ishte njė rregull qė e kishte vendosur pėr tė gjithė futbollistėt. Redondo refuzoi dhe kjo i kushtoi qė tė merrte pjesė nė kompeticionin e rėndėsishėm. Gabriel Batistuta nuk e diskutoi kėrkesėn e teknikut tė Kombėtares, duke shkurtuar flokėt dhe duke iu gėzuar aktivizimit nė Kupėn e Botės.

    Davor Shuker, “Kėpuca e Artė” e Botėrorit
    Davor Shuker ėshtė golashėnuesi mė i mirė i kėtij kampionati botėror. Sulmuesi i pėrfaqėsueses kroate shėnoi gjashtė gola nė gjashtė ndeshje (nga njė pėr ndeshje). Por sulmuesi i Real Madridit do tė mbahet mend mė shumė pėr golin e famshėm qė i shėnoi pikėrisht portierit legjendar Oliver Kahn. Ishte pikėrisht ai gol qė eliminoi dhe Gjermaninė.

    Zinedin Zidan, “ylli” magjik i kompeticionit
    Ėshtė pa dyshim Botėrori i tij. Kapiteni i Francės, me dy golat e shėnuar nė finalen e madhe ndaj Brazilit, sigloi jo vetėm trofeun e parė botėror pėr Francėn, por shkroi edhe emrin e tij nė legjendat e futbollit botėror. Botėrori i dha atij edhe ēmimin e futbollistit mė tė mirė si dhe “Topin e Artė” pėr vitin 1998, pas paraqitjes brilante.

    Ronaldo mori ēmimin si mė i miri nė Francė
    Edhe pse erdhi me shumė pretendime nė Botėrorin francez, pasi kishte qėndruar vetėm nė pankinė nė Kupėn e Botės nė SHBA, “Fenomeni” nuk mundi tė ngrinte lart trofeun. Megjithatė Ronaldo tregoi se ishte nė njė gjendje mjaft tė mirė sportive dhe se e meritonte plotėsisht trofeun individual tė “Topit tė Artė”, qė kishte marrė njė vit mė parė. Madje, u shpall edhe lojtari mė i mirė i kompeticionit.

    Majkėll Ouen, talenti qė mahniti botėn
    Ishte surpriza e Kupės sė Botės “Francė ’98″. Djaloshi qė nuk kishte mbushur ende 20 vjeē, shėnoi njė nga golat mė tė bukur tė kėtij kompeticioni nė pėrballjen ndaj Argjentinės nė ndeshjet e 1/ 8-ve finale. Edhe pse shumė anglezė ishin skeptikė pėr aktivizimin e tij me kombėtaren, pėrsėri ai mbajti peshėn e sulmit tė Anglisė.

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/botero...#ixzz33rmDYejb
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MaDaBeR : 06-06-2014 mė 09:51
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  13. #33
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    10 yjet qė do t’i mungojnė Botėrorit tė Brazilit

    Ndėrkohė qė disa prej yjeve mė tė mėdhenj tė botės ndodhen nė pėrgatitjet e fundit pėr Botėrorin e Brazilit, janė disa tė tjerė qė kampionatin mė prestigjioz tė planetit do ta ndjekin nga shkallėt e stadiumeve, apo nėpėrmjet ekranit tė televizionit. Nuk janė dėmtimet, por arsye tė tjera qė kanė lėnė jashtė disa prej emrave mė tė rėndėsishėm tė futbollit. Kėshtu, me shpalljen e listave pėrfundimtare tė tė gjitha ekipeve pėrfaqėsuese, ju paraqesim 10 yjet qė nuk do tė shkėlqejnė nė Brazil.
    1. Sipas rendit alfabetik, e nisim me Ashley Cole, njė nga surprizat e pakta tė Hodgson tek Anglia e kėtij Botėrori. Mungesa e hapėsirave te Celsi nė sezonin e fundit mesa duket ishte arsyeja e ndėshkimit pėr 33-vjeēarin. Nėn drejtimin e Mourinjos, mbrojtėsi u aktivizua vetėm 17 herė nė kampionatin anglez, duke e detyruar Hodgson tė marrė kėtė vendim, tė cilin e konsideroi tepėr tė vėshtirė.
    2. Mungesa e Landon Donovan tek amerikanėt, kryegolashėnuesi i rekordeve nė kampionat dhe nė kombėtare, ėshtė surpriza e Klinsman, qė i habiti tė gjithė. Ndonėse sulmuesi vazhdonte tė shėnonte, trajneri gjerman u justifikua duke thėnė se niveli i 32-vjeēarit nuk ishte i njėjtė me lojtarėt e tjerė.
    3. Te Gjermania, tekniku Joakhim Lėv nuk mundi tė gjente njė vend pėr Mario Gomez, qoftė edhe nė listėn provizore. Nga titullar i padiskutueshėm te Bajerni, nė sezonin debutues me Fiorentinėn ka vuajtur nga dėmtimet nė gju, duke luajtur gjithsej nė vetėm 9 takime nė Serinė A.
    4. Eshtė Isko, mungesa qė bie mė shumė nė sy tek kampionėt spanjollė. Vėshtirėsitė me pėrshtatjen tek Reali nėn drejtimin e Anēelotit, si dhe opsionet e shumta qė ekzistojnė tek grupi i “La Rojas”, janė arsyet qė detyruan trajnerin Del Boske ta lėrė jashtė ish- mesfushorin e Malagas.
    5. Edhe pse Skolari i dha mundėsinė pėr tė impresionuar sėrish me fanellėn e Brazilit, vendi nė kombėtare ishte njė mision thuajse i pamundur pėr Kaka. Kėtu padyshim qė ka ndikuar edhe sezoni i vėshtirė me Milanin, ndėrkohė qė Skolari te “Selecao” u ka dhėnė prioritet lojtarėve qė triumfuan nė Kupėn e Konfederatave.
    6. Lėnia jashtė e sulmuesit Ikechukwu Uche shkaktoi ngrysje fytyrash, por ishte mungesa e Sunday Mba, qė i shokoi tė gjithė te Nigeria. Askush nuk e mendonte se trajneri Stephen Keshi nuk do tė merrte me vete nė Brazil mesfushorin e Bastias, heroi i Nigerisė nė Kupėn e Afrikės, vitin e shkuar.
    7. Edhe vetė Samir Nasri nė njė farė mėnyre ishte i pėrgatitur se nuk do tė udhėtonte me kombėtaren e “Gjelave” drejt Botėrorit. Si pėr rastėsi, nė disa prej ndeshjeve tė fundit ku ai nuk ka luajtur, Franca ka impresionuar me lojėn e saj, kėshtu qė Deshamps u bind plotėsisht se mesfushori nuk ėshtė i domosdoshėm pėr nė Brazil.
    8. Nuk luajti nė Afrikėn e Jugut, megjithatė Rikardo Kuarezma luftoi pėr tė rifituar vendin nė kombėtaren portugeze. Nė Europianin e dy viteve mė parė, mesfushori i Portos u pėrzgjodh, por nuk u aktivizua. Tani, ndonėse ishte pjesė e listės provizore, u la jashtė nga Bento vendosi nė fund.
    9. Mungesa e Xhiuzepe Rosit ėshtė shoqėruar me mjaft debate tek Italia. 27-vjeēari u rikthye nė maj nga dėmtimi dhe madje luajti pėr mė shumė se njė orė nė miqėsoren me Republikėn e Irlandės, por nė fund Prandeli zgjodhi tė tjerė lojtarė si mbėshtetės tė Balotelit nė sulm. Vetė Rosi iu drejtua Twitterit pėr t’i sqaruar tė gjithė se ndihej plotėsisht nė formė pėr Botėrorin.
    10. I dėbuar nga kombėtarja argjentinase qė prej vitit 2011, Karlos Tevez, ashtu si Sami Nasri, ėshtė njėri prej yjeve qė e priste i vetėdijshėm mungesėn nė Brazil. Pavarėsisht formės sė jashtėzakonshme qė ka treguar te Juventusi, Tevez nuk arriti ta bindė teknikun Sabella se duhej tė ishte pjesė e “Albicelestes”.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  14. #34
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    Byern Munich dhe Manchester United jane dy klubet qe kane me shume lojtare ne Kupen e Botes, plot 30 lojtare. Te dy ekipet kane derguar ne Kupen e Botes BRAZIL 2014 nga 15 lojtare secili. Bayern dhe Manchester do jene dy klubet qe do perfitojne te ardhurat me te medha nga FIFA. Me pas vijne Real Madrid, Barcelona, Juventus dhe Chelsea me nga 12 lojtare.

    Premier League mban rekordin per lojtaret qe ka derguar ne BRAZIL 2014 me plot 117 lojtare nga 736 qe marin pjese ne kete Boteror. Pas Premier League vjen Bundesliga gjermane me 78 futbolliste, Italia me 77, Spanja me 63 dhe Franca 44.
    __________________________________________________ __________________

    Kombetarja e Argjentines eshte ekipi me i vjeter ne moshe i Boterorit me nje moshe mesatare 28 vjeē e 336 dite. Nderkohe kombetarja me e re ne moshe eshte ajo e Hondurasit.
    __________________________________________________ __________________

    Formacioni me i shtrenjte kushton plot 610 milione Euro. Ekspertet gjermane kane formuar keshtu nje formacion me lojtaret me te shtrenjte. Formacioni eshte ky:

    Nė porte Nojer (35 mln); ne mbrojtje Lahm (30), Ramos (40), Thiago Silva (40) dhe Marcelo (25); ne mesfushe Fabregas (50), Iniesta (55) dhe Götze (55); ne sulm Ronaldo (100), Nejmar (60) dhe Mesi (120 mln).

    PS: Me habit lenia jashte e Luis Suarez vlera e te cilit perllogaritet tek 100 milione Euro.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MaDaBeR : 06-06-2014 mė 10:31
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anėtarėsuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    Citim Postuar mė parė nga MaDaBeR Lexo Postimin
    10 yjet qė do t’i mungojnė Botėrorit tė Brazilit

    Ndėrkohė qė disa prej yjeve mė tė mėdhenj tė botės ndodhen nė pėrgatitjet e fundit pėr Botėrorin e Brazilit, janė disa tė tjerė qė kampionatin mė prestigjioz tė planetit do ta ndjekin nga shkallėt e stadiumeve, apo nėpėrmjet ekranit tė televizionit. Nuk janė dėmtimet, por arsye tė tjera qė kanė lėnė jashtė disa prej emrave mė tė rėndėsishėm tė futbollit. Kėshtu, me shpalljen e listave pėrfundimtare tė tė gjitha ekipeve pėrfaqėsuese, ju paraqesim 10 yjet qė nuk do tė shkėlqejnė nė Brazil.
    1. Sipas rendit alfabetik, e nisim me Ashley Cole, njė nga surprizat e pakta tė Hodgson tek Anglia e kėtij Botėrori. Mungesa e hapėsirave te Celsi nė sezonin e fundit mesa duket ishte arsyeja e ndėshkimit pėr 33-vjeēarin. Nėn drejtimin e Mourinjos, mbrojtėsi u aktivizua vetėm 17 herė nė kampionatin anglez, duke e detyruar Hodgson tė marrė kėtė vendim, tė cilin e konsideroi tepėr tė vėshtirė.
    2. Mungesa e Landon Donovan tek amerikanėt, kryegolashėnuesi i rekordeve nė kampionat dhe nė kombėtare, ėshtė surpriza e Klinsman, qė i habiti tė gjithė. Ndonėse sulmuesi vazhdonte tė shėnonte, trajneri gjerman u justifikua duke thėnė se niveli i 32-vjeēarit nuk ishte i njėjtė me lojtarėt e tjerė.
    3. Te Gjermania, tekniku Joakhim Lėv nuk mundi tė gjente njė vend pėr Mario Gomez, qoftė edhe nė listėn provizore. Nga titullar i padiskutueshėm te Bajerni, nė sezonin debutues me Fiorentinėn ka vuajtur nga dėmtimet nė gju, duke luajtur gjithsej nė vetėm 9 takime nė Serinė A.
    4. Eshtė Isko, mungesa qė bie mė shumė nė sy tek kampionėt spanjollė. Vėshtirėsitė me pėrshtatjen tek Reali nėn drejtimin e Anēelotit, si dhe opsionet e shumta qė ekzistojnė tek grupi i “La Rojas”, janė arsyet qė detyruan trajnerin Del Boske ta lėrė jashtė ish- mesfushorin e Malagas.
    5. Edhe pse Skolari i dha mundėsinė pėr tė impresionuar sėrish me fanellėn e Brazilit, vendi nė kombėtare ishte njė mision thuajse i pamundur pėr Kaka. Kėtu padyshim qė ka ndikuar edhe sezoni i vėshtirė me Milanin, ndėrkohė qė Skolari te “Selecao” u ka dhėnė prioritet lojtarėve qė triumfuan nė Kupėn e Konfederatave.
    6. Lėnia jashtė e sulmuesit Ikechukwu Uche shkaktoi ngrysje fytyrash, por ishte mungesa e Sunday Mba, qė i shokoi tė gjithė te Nigeria. Askush nuk e mendonte se trajneri Stephen Keshi nuk do tė merrte me vete nė Brazil mesfushorin e Bastias, heroi i Nigerisė nė Kupėn e Afrikės, vitin e shkuar.
    7. Edhe vetė Samir Nasri nė njė farė mėnyre ishte i pėrgatitur se nuk do tė udhėtonte me kombėtaren e “Gjelave” drejt Botėrorit. Si pėr rastėsi, nė disa prej ndeshjeve tė fundit ku ai nuk ka luajtur, Franca ka impresionuar me lojėn e saj, kėshtu qė Deshamps u bind plotėsisht se mesfushori nuk ėshtė i domosdoshėm pėr nė Brazil.
    8. Nuk luajti nė Afrikėn e Jugut, megjithatė Rikardo Kuarezma luftoi pėr tė rifituar vendin nė kombėtaren portugeze. Nė Europianin e dy viteve mė parė, mesfushori i Portos u pėrzgjodh, por nuk u aktivizua. Tani, ndonėse ishte pjesė e listės provizore, u la jashtė nga Bento vendosi nė fund.
    9. Mungesa e Xhiuzepe Rosit ėshtė shoqėruar me mjaft debate tek Italia. 27-vjeēari u rikthye nė maj nga dėmtimi dhe madje luajti pėr mė shumė se njė orė nė miqėsoren me Republikėn e Irlandės, por nė fund Prandeli zgjodhi tė tjerė lojtarė si mbėshtetės tė Balotelit nė sulm. Vetė Rosi iu drejtua Twitterit pėr t’i sqaruar tė gjithė se ndihej plotėsisht nė formė pėr Botėrorin.
    10. I dėbuar nga kombėtarja argjentinase qė prej vitit 2011, Karlos Tevez, ashtu si Sami Nasri, ėshtė njėri prej yjeve qė e priste i vetėdijshėm mungesėn nė Brazil. Pavarėsisht formės sė jashtėzakonshme qė ka treguar te Juventusi, Tevez nuk arriti ta bindė teknikun Sabella se duhej tė ishte pjesė e “Albicelestes”.
    Ribery eshte nje tjeter qe i shtohet kesaj liste.
    MOS I NDY TEMAT no name

  16. #36

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    Citim Postuar mė parė nga freeopen Lexo Postimin
    Ribery eshte nje tjeter qe i shtohet kesaj liste.
    Fut ketu edhe Reus qe keputi ligamentet sot.

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anėtarėsuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    Citim Postuar mė parė nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    Fut ketu edhe Reus qe keputi ligamentet sot.
    Akoma nuk kane vendosur por 90-95% eshte jashte boterorit.
    MOS I NDY TEMAT no name

  18. #38

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    Citim Postuar mė parė nga freeopen Lexo Postimin
    Akoma nuk kane vendosur por 90-95% eshte jashte boterorit.
    Me duket se e zyrtarizuan,po prap,videoja i thote te gjitha...



    Demtim i frikshem,une uroj qe ai te rikthehet ne nivelet qe ishte perpara demtimit se mos katandiset keq e me keq....

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anėtarėsuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    Citim Postuar mė parė nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    Me duket se e zyrtarizuan,po prap,videoja i thote te gjitha...

    Demtim i frikshem,une uroj qe ai te rikthehet ne nivelet qe ishte perpara demtimit se mos katandiset keq e me keq....
    Ky demtim do jete nje nga ata qe do ndihen me shume ne nje ekip qe mer pjese ne boteror.

    Reus eshte nje nga lojtaret qe krijon magji ne fushen e lojes. Supuzohet nje kalim i tij te Barca,mekat qe Bayern nuk ka asnje mundesi per ta bere te tijin.

    Per te zevendesuar Reus, Loew ka thirur ''shqiptarin'' Mustafi.
    MOS I NDY TEMAT no name

  20. #40
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: BRAZIL 2014, lajme, analiza, kuriozitete

    Ajo lista me 10 lojtare qe i mungojne Boterorit nuk ka te beje me demtimet por me lojtaret qe per arasye te ndryshme nuk jane thirrur nga trajneret e tyre, pavaresisht se kane qene te gatshem.

    Reus eshte tashme zyrtare qe mbetet jashte pasi ka keputur ligamentet. Ne vend te tij Low ka thirrur Shkodran Mustafin. Low ka eshte shprehur se nuk ka patur ndonje lojtar ne listen e pritjes qe te zevendesoje koke per koke Reus e keshtu qe ka vendosur te mare nje mbrojtes pasi ne mesfushe ka alternativa te shumta.

    Personalisht dhe une mendoj se eshte nje humbje e rende per Gjeanine pasi Reus eshte nje lojtar klasi qe mund te vendose dhe i vetem ne raste decizive. Edhe trajneri i Gjermanise e shprehu kete.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •