Postuar mė parė nga
MaDaBeR
10 yjet qė do ti mungojnė Botėrorit tė Brazilit
Ndėrkohė qė disa prej yjeve mė tė mėdhenj tė botės ndodhen nė pėrgatitjet e fundit pėr Botėrorin e Brazilit, janė disa tė tjerė qė kampionatin mė prestigjioz tė planetit do ta ndjekin nga shkallėt e stadiumeve, apo nėpėrmjet ekranit tė televizionit. Nuk janė dėmtimet, por arsye tė tjera qė kanė lėnė jashtė disa prej emrave mė tė rėndėsishėm tė futbollit. Kėshtu, me shpalljen e listave pėrfundimtare tė tė gjitha ekipeve pėrfaqėsuese, ju paraqesim 10 yjet qė nuk do tė shkėlqejnė nė Brazil.
1. Sipas rendit alfabetik, e nisim me Ashley Cole, njė nga surprizat e pakta tė Hodgson tek Anglia e kėtij Botėrori. Mungesa e hapėsirave te Celsi nė sezonin e fundit mesa duket ishte arsyeja e ndėshkimit pėr 33-vjeēarin. Nėn drejtimin e Mourinjos, mbrojtėsi u aktivizua vetėm 17 herė nė kampionatin anglez, duke e detyruar Hodgson tė marrė kėtė vendim, tė cilin e konsideroi tepėr tė vėshtirė.
2. Mungesa e Landon Donovan tek amerikanėt, kryegolashėnuesi i rekordeve nė kampionat dhe nė kombėtare, ėshtė surpriza e Klinsman, qė i habiti tė gjithė. Ndonėse sulmuesi vazhdonte tė shėnonte, trajneri gjerman u justifikua duke thėnė se niveli i 32-vjeēarit nuk ishte i njėjtė me lojtarėt e tjerė.
3. Te Gjermania, tekniku Joakhim Lėv nuk mundi tė gjente njė vend pėr Mario Gomez, qoftė edhe nė listėn provizore. Nga titullar i padiskutueshėm te Bajerni, nė sezonin debutues me Fiorentinėn ka vuajtur nga dėmtimet nė gju, duke luajtur gjithsej nė vetėm 9 takime nė Serinė A.
4. Eshtė Isko, mungesa qė bie mė shumė nė sy tek kampionėt spanjollė. Vėshtirėsitė me pėrshtatjen tek Reali nėn drejtimin e Anēelotit, si dhe opsionet e shumta qė ekzistojnė tek grupi i La Rojas, janė arsyet qė detyruan trajnerin Del Boske ta lėrė jashtė ish- mesfushorin e Malagas.
5. Edhe pse Skolari i dha mundėsinė pėr tė impresionuar sėrish me fanellėn e Brazilit, vendi nė kombėtare ishte njė mision thuajse i pamundur pėr Kaka. Kėtu padyshim qė ka ndikuar edhe sezoni i vėshtirė me Milanin, ndėrkohė qė Skolari te Selecao u ka dhėnė prioritet lojtarėve qė triumfuan nė Kupėn e Konfederatave.
6. Lėnia jashtė e sulmuesit Ikechukwu Uche shkaktoi ngrysje fytyrash, por ishte mungesa e Sunday Mba, qė i shokoi tė gjithė te Nigeria. Askush nuk e mendonte se trajneri Stephen Keshi nuk do tė merrte me vete nė Brazil mesfushorin e Bastias, heroi i Nigerisė nė Kupėn e Afrikės, vitin e shkuar.
7. Edhe vetė Samir Nasri nė njė farė mėnyre ishte i pėrgatitur se nuk do tė udhėtonte me kombėtaren e Gjelave drejt Botėrorit. Si pėr rastėsi, nė disa prej ndeshjeve tė fundit ku ai nuk ka luajtur, Franca ka impresionuar me lojėn e saj, kėshtu qė Deshamps u bind plotėsisht se mesfushori nuk ėshtė i domosdoshėm pėr nė Brazil.
8. Nuk luajti nė Afrikėn e Jugut, megjithatė Rikardo Kuarezma luftoi pėr tė rifituar vendin nė kombėtaren portugeze. Nė Europianin e dy viteve mė parė, mesfushori i Portos u pėrzgjodh, por nuk u aktivizua. Tani, ndonėse ishte pjesė e listės provizore, u la jashtė nga Bento vendosi nė fund.
9. Mungesa e Xhiuzepe Rosit ėshtė shoqėruar me mjaft debate tek Italia. 27-vjeēari u rikthye nė maj nga dėmtimi dhe madje luajti pėr mė shumė se njė orė nė miqėsoren me Republikėn e Irlandės, por nė fund Prandeli zgjodhi tė tjerė lojtarė si mbėshtetės tė Balotelit nė sulm. Vetė Rosi iu drejtua Twitterit pėr ti sqaruar tė gjithė se ndihej plotėsisht nė formė pėr Botėrorin.
10. I dėbuar nga kombėtarja argjentinase qė prej vitit 2011, Karlos Tevez, ashtu si Sami Nasri, ėshtė njėri prej yjeve qė e priste i vetėdijshėm mungesėn nė Brazil. Pavarėsisht formės sė jashtėzakonshme qė ka treguar te Juventusi, Tevez nuk arriti ta bindė teknikun Sabella se duhej tė ishte pjesė e Albicelestes.
Krijoni Kontakt