INTERVISTA/ Flet stilistja Dodona Qose: Tė jesh stiliste duhet njė rrugė e gjatė dhe e vėshtirė

- Kunata e Petrit Dumes, na bėri njė favor, na tregoi se do vinte njė makinė qepėse

- Qepja pantallona kauboj, duke kthyer kokėposhtė xhinset e minatorėve

- Specialistja gjermane s’tė linte tė bėje tė qindin e gabimit

- Nė Greqi zhvillova sfilatėn qė i shokoi grekėt

Albert ZHOLI

Stiliste qė koha por e vlerėson ēdo ditė e mė shumė. Ka njė eksperiencė 30-vjeēare si rrobaqepėse, por qė ende vazhdon tė bėjė kurse specializimi. Nė Greqi sfilatat e saj janė komentuar gjatė, eksperiencė tė cilėn ajo do qė ta pėrhapė dhe nė Shqipėri.

Si lindi dėshira pėr t’u bėrė modeliste?

Ėshtė njė histori shumė e gjatė. Por di mirė qė kam 35 vjet qė punoj nė kėtė profesion. Kur e kujtoj qaj dhe qesh. Isha e re, shumė e re, mund tė them 21 vjeē. Kam qenė dy muaj e fejuar, dy muaj e martuar, kur befas pa shijuar asgjė u ndava nga burri. Njė ditė tė martė vjen njė telegram dhe ai telegram vendosi qė unė tė ndahesha. Isha e re shumė e re dhe nuk mund ta kapėrdija dot ndarjen. Ashtu ishte koha atėhere. Kjo bėri qė unė tė rrija mbyllur nė shtėpi dhe tė mos dilja, pro vetėm qaja. Pra pėr mua mbaroi gjithēka (qesh). Nuk haja, nuk pija, mu ngjit lėkura pas kockės, dhe kėshtu im atė vendosi tė bėj diēka. Ai kishte blerė njė makinė qepėse dhe mė tha, ja ku e ke makinėn dhe merru me diēka. Makina fringo e re s’ishte hapur kurrė dhe ne kishim frikė ta preknim.

Atėherė ishte e vėshtirė tė siguroje njė makinė qepėse, si munde ta siguroje?

Unė jam nga Selenica e Kolonjės. Nė fshatin tonė shitėse ka qenė kunata e Petrit Dumes, pra gruaja e vėllait. Ajo ishte njė grua zonjė dhe shumė korrekte. Duke pasur respekt pėr babanė ajo i thotė njė ditė babait qė sė shpejti do vijė njė makinė qepėse pa autorizim nė fshat, ndaj hajde zė radhė qė tė justifikohesh, qė ke qenė i pari. Kėshtu bėri babai pėr dy muaj sa erdhi makina. Zuri radhė dhe mori makinėn. Babai ja diti shumė pėr nder. Kur Petrit Dumja u dėnua asaj nuk i shkonte askush nė derė veē familjes time. Pra kėtė makinė mė dhuroi babai duke mė thėnė, merre, mos rri duke qarė. Nuk humbi dynjaja pėr burra. Kėto fjalė sikur mė dhanė forcė. Ajo makinė u bė vetė jeta ime, e ardhmja ime. Sot nuk mund tė besohet se kishte ardhur pėr makinė qepėse.

Ēfarė marke ishte makina?

“Flutur” prodhim kinez shumė i mirė. Njė makinė e bukur e thjeshtė.

Kush ta mėzoi zanatin e makinės qepėse?

Vetė e kam mėsuar. Kishim aty njė rrobaqepėse, por qė asnjėherė nuk mė tha hajde tė ta mėsoj dhe pse i kisha thėnė. Pra kėtė zanat unė e kam mėsuar vetė.

Nė ē’mėnyrė e mėsove vetė?

Atėherė ishte njė lėndė nė shkollė, Ekonomia e klasės sė tetė. Nė tė nė njė kapitull kishte “Bazat e prerjes holandeze”. Nėpėrmjet kėtij libri unė brenda njė kohe shumė tė shkurtėr e njoha makinėn nė perfeksion. Brenda njė viti unė bėra shumė emėr nė Kolonjė.

Nėpėrmjet kėsaj Ekonomie shtėpiake, ēfarė ke prerė dhe ke qepur me duart e tua?

Ah, sigurisht duhet tė prisja diēka tė veēantė por qė tė mos ishte me zarar tė mos kishte kosto dhe tė ishte njeri i njohur, sepse mbase dėshtoja. Dhe mora iniciativėn dhe preva dhe qepa njė palė pantallona pėr vėllanė tim tė vogėl. I mora masat, por nuk i bėra diferencėn e qepjes. Mė shkau. Kėshtu qė dolėn pak tė ngushta. Unė e kuptova menjėherė gabimin, por vėllait tim i pėlqyen shumė. Ai ato pantallona si ndriēonte me asgjė. Ashtu ishte moda atėherė tė ngushta. Lart. Por gabimin e kapa dhe se bėra mė atė gabim.

Pas atij momenti fitove emėr nė fshat?

Fill pas vėllait u qepa disa ėt afėrmve dhe mora famė. Tėrė tė rinjtė dhe tė rejat tashmė vinin tek unė dhe jo tek ajo qė nuk mė mėsoi.

Nga qepjet e veēanta tė kohės ēfarė do tė veēoje?

Nė atė kohė nė fshatin ngjitur kishte njė minierė. Tė gjithė minatorėt kishin pantallona xhins qė kėrkoheshin shumė nga tė rinjtė. Filluan tė gjithė tė rinjtė tė mė sillnin pantallonat xhinse tė minatorėve, tė cilat unė i ktheja kokė poshtė. Pra pjesėn e sipėrme qė ishin tė gjera i ēoja poshtė dhe anasjelltas. Atėherė ishte moda kauboj, pra tė gjera poshtė. Sa nam mora atė kohė. Filluan tė vinin nga gjithė fshatrat. Kjo vazhdoi disa vjet deri sa u martova.

Ku u martuat dhe si vazhdove profesionin e rrobaqepėses?

Po e vazhdova. Madje, kur vija pėr pushime nė verė nuk kishin tė mbaruar njerėzit qė kėrkonin t’u qepja, aq shumė kėrkesa kisha.

Po nė Tiranė ēfarė pune bėtė?

Po kėtė punė nė NPV export biankeri nė fillim. Krahas kėsaj punoja dhe nė shtėpi pasi vjehrra kishte njė makinė dore. Kunatin e kisha magazinier aty. Mė detyruan tė shkoja nė shkollė nate, nė shkollėn “ 8 Nėntori” nė konfesione. Shkolla ishte e detyrueshme pasi nuk mund tė merrje kategori. Unė isha mė e mira, punoja mė shumė, bėja dy norma por me kategori tė ulėt merrja mė pak. Nė vizatim teknik kam qenė mė e mira. Kjo lėndė ishte baza pėr tė qenė stiliste e mirė. Njė mėsues nga Shkodra mėsues Izeti na jepte lėndėn se nga se pėrbėhej fija. Nė ditėn e fundit ai pyet se kush di tė thotė pjesėt mė tė rėndėsishme tė lėndės. Vetėm unė ngre dorėn. Ai pastaj duke dėgjuar pėrgjigjet e mia mė tha, t’i vajzė mos jep provim fare, ke notėn maksimale. Gjatė kėsaj kohe punoja sėrishmi nė atė repart, atė Ndėrmarrje. Pas biankerisė mė ēuan nė eksport, pra nė repartin, ku prodhoheshin konfeksione pėr eksport. Aty mė ēuan pėr dėnim, pasi isha kryeneēe. Nė kėtė repart do prodhoheshin veshje tė ndryshme vetėm pėr Gjermani. Madje, dhe specialistėt qė kontrollonin mallin ishin gjermane. Sapo kishin ardhur. Njėra prej tyre na dha letėr me brima gjatė qepjes, qė tė mos kaloje nga brimat. Pra vetėm kur ecje nė to cilėsia quhej e mrekullueshme.

Kishte shumė kėrkesa specialistja gjermane?

Shumė. Nuk falte gramin. Pra njė vrimė po tė shkelje ta quante mall skarco. Pra pas njė muaj kualifikim filluam punėn pėr prodhime eksporti pėr Gjermaninė. Ajo rrinte me orė ėn dorė shikonte dhe sasinė dhe cilėsinė. U habit nga puna ime. Prodhonim kėmisha, xhupa, bluza, fustane. Cilėsia ishte elitare.

Deri kur vazhdove nė kėtė punė? Deri nė fillimet e demokracisė. Kur ishte greva e studentėve pas pune shkoja dhe shihja ēfarė bėhej. Njė ditė nė atė rrugė takova dhe Genc Rulin. Pikėrisht nė fund tė vitit 1990 ky repart u mbyll dhe na kaluam nė asistencė. Ato ditė u hap njė firmė italiane me administrator njė shqiptar qė quhej Sajmir. Unė sė bashku me 12 shoqet e mia shkuam atje, i cili na priti me shumė kėnaqėsi. Por pashė qė paguheshim pak. Tė gjithė iknin nė emigracion. Mendova tė shkoj nė emigracion. Pikėrisht nė vitin 1994 u nisa me njė taksi duke paguar, si paguheshin atėherė kur ishe pa vizė. Ika me atė aktorin qė ka luajtur filmin “Beni ecėn vetė”. Tashmė po mbush 20 vjet nė Greqi.

Ku fillove punė nė Greqi

Fillova nė njė firmė rrobaqepėsie qė merrja 400 dhrahmi nė orė. Njėkohėsisht kėrkoja punė tjetėr, pasi shikoja qė pronari mė mbante tė veēuar, pasi s’donte tė mė linte tė ikja. Edhe pasdite qepja nė shtėpi. Njė ditė nė njė gazetė shikoja se kėrkonin rrobaqepėse nė njė firmė shumė serioze. E sapo hapur, por me shumė kėrkesa mode. Pronar ishte Kastrelos Kristos qė u bė mė vonė i famshėm. Unė bėja kampionet, tė cilat ai i pėrdorte pėr modele prerjesh. Kėtu ndenja katėr vjet, ku unė i mora dorėn kampioneve. Ajo ishte puna mė e vėshtirė. Kur arrin kėtė thuajse ke arritur tė bėsh ēdo gjė. Kjo firmė u bė firma mė prestigjioze nė Greqi pėr stilizimet, prerjet e rrobave. Pas katėr vjetėsh, ku unė tashmė kisha mėsuar nė perfeksion tė fshehtat e profesionit, u largova dhe hapa dyqan me vete. Edhe sot vazhdoj tė ushtroj profesionin e stilistes apo prerje tė kampioneve pėr rroba firmato.

Ju nė njė sfilatė tė parė nė Greqi keni marrė shumė emėr, ku shtypi grek e quajti risi. Kur u bė kjo sfilatė mode, me veshje firmato?

Kjo sfilatė u zhvillua nė Athinė nė vitin 2004. Midis shumė televizioneve greke ishte dhe televizioni shqiptar pra TVSH, e cila e dha dy ditė kėtė sfilitė, qė kritika greke e quajti risi. Buja ishte e madhe, fustane nga mė tė bukurat me njė prerje qė ndriēonte. Tė gjitha femrat ishin zgjedhur nga femrat shqiptare studente nė Athinė. Vajza tė bukura, tė zgjuara, plot finesė dhe inteligjencė. “Ajos Lefteros” quhet lagja qė u zhvillua sfilita, ku si organizator ishte Andrea. Mund tė them se asnjėherė nė Greqi nuk ėshtė zhvilluar njė sfilatė e tillė. Ishte eksperienca ime 30- vjeēare si rrobaqepėse duke punuar me profesionistė, gjermanė, italianė, grekė.

Sfilata e dytė nė Shqipėri, a tregoi njė hap cilėsor?

Kjo sfilatė u zhvillua nė vitin 2011. Ishte nisma ime personale, ku mund tė them se si numėr veshjesh ishte mė i madh se nė Greqi. Por kėtu nuk ėshtė formuar ende si traditė sfilata me veshje elitare. Zhvillohen shumė pak sfilata. Nuk them se kėtu buja s’ishte, por jo aq interes sa nė Greqi.

Keni bėrė dhe njė minisfilatė nė pallatin Zapio nė Athinė?

Kjo minisfilatė u zhvillua si rregulluese e rrobave, por dhe si indizanj. Pėr ēudi kjo u mbajt jashtė nė ambient tė hapur dhe interesimi i ishte jashtė parashikimeve. Aktualisht i gėzoj tė dy certifikatat e profesioneve si indizanje, pra si stiliste dhe e dyta rregulluese, pėrmirėsuese e rrobave tė veshjeve nė sfilata, pėr ato qė kėrkojnė ndryshime. Tashmė njė atelie tė dytė tė punės po e hap nė Shqipėri.