INTERVISTA/ Flet piktorja dhe mėsuesja Lidia Capa: Punoj dhe luftoj qė tė mė pranojnė kėshtu siē jam



Ekspozitėn time tė parė e ka prezantuar Rudina Magjistari, mbetet njė ditė e bukur


Albert ZHOLI

Lidia Capa, njė emėr tepėr i veēantė qė vjen nga shtresa e Personave me Aftėsi tė Kufizuar. Kushdo qė e sheh nuk mund ta besojė se ajo nuk flet dhe dėgjon. Kėto mungesa tė fizikut tė saj, e kanė bėrė atė mė tė vullnetshme, mė praktike, mė hulumtuese ndaj ambientit qė e rrethon. Pėr mė tepėr nėpėrmjet talentit dhe pasionit tė saj pėr artin e bukur tė pikturės, ajo pėrcjell qartė sa thellė e njeh jetėn, sa racionale ėshtė nė jetė, sa kėrkuese ndaj vetes. Ajo ėshtė njė piktore qė premton, pasi ka marrė vlerėsime nga shumė piktorė tė mirėnjohur tė cilėt e kanė cilėsuar “piktorja qė flet me gjuhėn e penelit” . Ajo ka studiuar nė Universitetin Shqiptar tė Tiranės, Akademia e Arteve tė Bukura Dega “Qeramik, Skulpturė”, dhe ka mbaruar masterin nė kėtė degė. Vitin e kaluar pikėrisht nė Ditėn Ndėrkombėtare tė Personave me Aftėsi tė Kufizuar ajo ēeli nė ambientet e Muzeut Historik Kombėtar, ekspozitėn “Heshtja flet”, me mbi 25 piktura. Nė kėtė ekspozitė morėn pjesė Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, znj. Eglantina Gjermeni, Arben Malaj, Rektori i Akademisė sė Arteve z.Petrit Malaj.


Ekspozitat

Ekspozitė Personale me temė “Heshtja qė flet” nė Muzeun Kombėtar me dt 3. 12. 2013.

17-22, Dhjetor 2008, Ekspozitė Ndėrkombėtare” Buza” . 24.12.2006 ,Rasegna Internacionale di Pittura. Motola, Itali, nė edicionin 41. 25.6. 2006 Ekspozitė Pikturė me temė “,Njė pamje nga dritarja ime” nė VSA arts . 1-3.12. 2005 Ekspozitėn Ndėrkombėtare Artet Vizive “Buza” . 2008 -2013 .Universiteti Shqiptar i Tiranės, Akademia e Arteve tė Bukura Dega “Qeramik, Skulpturė” dhe Master . Tip i shoqėrueshėm me njė jetė aktive nė komunitetin e njerėzve qė nuk dėgjojnė dhe jo vetėm aq.


Disa nga aktivitetet apo kurset qė ke marr pjesė apo ke organizuar vetė?

Jam e aftė tė organizoj aktivitete tė ndryshme sociale dhe jo vetėm pėr grupin tim shoqėror. Kam kryer shumė kurse si Programet “office” tė gjitha dhe internet dhe posta elektronike. Jam e aftė tė organizoj aktivitete nė grupe fėmijėsh nga personat qė nuk dėgjojnė pėr aktivitete artistike tė shumėllojshme, lojėra humoristike, imitime tė ndryshme ,he hapje ekspozitash Kam luajtur nė Teatėr me grupin e personave qė nuk dėgjojnė dhe kam luajtur nė Kinomatografi.

Ku punon sot Lidia?

Sot punoj si mėsuese nė shkollėn e fėmijėve qė nuk dėgjojnė, atje ku vete kam qenė nxėnėse. Pra jap mėsim aty ku u formova e u edukova pėr herė tė parė me talentin qė zotėroj sot.

Cila ėshtė detyra kryesore qė i ke vėnė vetes si mėsuese?

Tė jem pranė atyre fėmijėve, tė cilėt marrin pėrballjen e parė me jetėn e vėshtirė qė i pret, tė jem pranė dėshirave e ėndrrave tė tyre pėr tė ardhmen qė i pret nė kėtė realitet sa tė vėshtirė edhe tė bukur me sfidat qė i dalin

Kur ke pasur sadisfaksionin mė tė madh nė punėn si mėsuese?

Kur para pak ditėsh vijnė njė grup tė rinjsh nga USAJD nė shkollėn time ku jap mėsim dhe u befasuan nga punėt qė ishin bėrė me nxėnėsit e kėsaj shkolle. Ngelėn tė befasuar dhe ikėn me pėrshtypjet mė tė mira dhe i cilėsuan njerėz tė suksesshėm. Pėr aq kohė ata erdhėn pėr tė parė si njerėz tė suksesshėm

Ndjehesh inferiore?

Nuk ndjehem inferiore aspak. E shikoj jetėn nė sy. E njoh realitetin dhe e pėrballoj atė. Punoj dhe luftoj me tė tjerėt qė tė mė pranojnė kėshtu siē jam dhe nė raste nėnvleftėsimi reagoj. Jam shumė aktive nė shoqatėn e njerėzve qė nuk dėgjojnė. Pėrballem me seriozitet me sfidat e jetės.

Studimet nė Akademinė e Arteve kanė qenė dėshirė e juaj?

Po, kam studiuar vetėm me kėtė dėshirė, qė tė hyj nė auditorėt e Akademisė sė Arteve, ku mė pas kam mbaruar edhe Masterin. Studiova dhe pėr pikturė dhe skulpturė. Qysh para se tė hyja isha e qartėsuar se, “tė jesh piktore e mirė duhet tė jesh mė parė skulptore e mirė”, cilėsim qė ma ka edukuar xhaxhai im Dashi. Por dua tė theksoj kryesoren... Babai im e ka pas ushtruar skulpturėn qė nė rininė e tij. Sikundėr dhe xhaxhallarėt e mi. Pra nuk ėshtė e rastėsishme. Dua tė theksoj se dhe halla ime qė ėshtė poeteshė mė ka mbėshtetur dhe inkurajuar nė nismat dhe kėrkesat e mia jetėsore.

A ka tė pėrbashkėta skulptura me pikturėn dhe kush ėshtė mė e vėshtirė?

Sigurisht, skulptura ėshtė mė e vėshtirė, pasi kėrkon materiale, kėrkon angazhime tė mėdha, kohė maksimale pune, etj.. Pastaj ajo ka disa procese tė vėshtira qė janė piktura, forma, kallėpi dhe deri tek derdhja, procese shumė tė vėshtira. Ndėrsa piktura pėrcaktohet nė imagjinatė nė njė afat kohor mė tė shpejtė ose tė drejtpėrdrejtė. Por mbi tė gjitha piktura nuk do shumė materiale dhe ka forcėn e ngjyrės. Ngjyra tė lehtėson, tė krijon njė qetėsi shpirtėrore tė paparė. Ka emocion tė drejtpėrdrejtė. Piktura tek unė, mbetet pjesa mė e bukur e jetės, mbushja e ushqimit tim shpirtėror e mendor

Hobet tuaja?

Pėlqej pikturėn, skulpturėn, qeramikėn, patinazhin, alpinizmin, notin dhe kafshėt.

Mundohesh tė imitosh dikė nė jetė?

Aspak. Nė ēdo hap jam vetvetja. Punoj tė kem imazhin tim origjinal. Dua tė jem me veēantitė e mia jetėsore.

-Ju praktikoni pikturėn moderne, abstraksioniste ?

Po, jam piktore e stilit modern, ku nuk ruaj udhėzime dhe pėrvijime fikse. Kėrkoj kombinime ngjyrash dhe idesh, qė t’i transformoj sipas ideimit nė trurin tim.

-Njė ndėr ditėt mė tė bukura tė jetės tuaj?

Jeta tė sjell shumė gjėra, me larmishmėrinė e saj. Por pėr mua dita mė e bukur ka qenė njė surprizė qė mė ka bėrė halla ime poetja Venka Capa me hapjen e ekspozitės time tė parė nga prezantuesja Rudina Magjistari. Madje nė kėtė ekspozitė tė parė ka qenė e pranishme dhe znj. Liri Berisha e shumė Artistė tė Artit e Kulturės. Kjo erdhi nė njė kohė kur jeta ime ishte kthyer nė monotoninė gri, thuajse e pa shpresė, qė nga ndarja e vėllait tim tė dashur.

-Cili ėshtė mesazhi tuaj optimist, pėr personat me Aftėsi tė kufizuara?

Kam dėshirė tė filloj punė nė mesin e personave me aftėsi tė kufizuara qė tė jap shembullin tim personal edhe duke u frymėzuar nga sakrificat qė bėjnė pėr jetėn e tyre .

-Kush janė artistėt-pikturistė famozė tė preferuar nga Ju, tė huaj e shqiptarė?

Artistėt qė me frymėzojnė janė nga e madhja Helen Keler e Dalia dhe shumė artistė famozė , librat e tė cilėve i kam nė komonė time, qė miq tė ndryshėm m’i kanė dhuruar