Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Basha: Rama bekoi trafikantët e drogës, i shpërbleu me poste qeveritare

    LUSHNJE- Çdo qytetar shqiptar është i kërcënuar nga karteli i drogës. Kështu deklaroi gjatë një takimi me qytetarët e Lushnjes, Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Me sloganin “Një popull në këmbë, kundër drogës, Rama në shtëpi”, lideri i opozitës shprehu shqetësimin për përfshirjen çdo ditë të rinisë në trafikun e drogës, duke e parë atë si mundësi ekonomike në këtë krize ku e ka futur qeveria vendin.

    Sipas Bashës, përpjekja e pareshtur e Edi Ramës për të fshehur të vërtetën e trafikut të drogës me avion, tregon se është i implikuar, po e mbështet dhe po e mbulon narkotrafikun i cili është kthyer në plagë shoqërore për çdo shqiptar. Kryetari i PD Lulzim Basha ka ftuar qytetarët të premten në orën 11.00 të bashkohen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të nxjerrë jashtë Shqipërisë kartelin e drogës dhe për të çuar Edi Ramën në shtëpi

    “Është tashmë e vërtetuar, se droga në çdo vend ka sjellë shkatërrim dhe plagë sociale dhe askund nuk ka sjellë mirëqenie. Droga është sot kërcënimi më i madh i shoqërisë sonë. Trafikantët e drogës. me bekimin e Edi Ramës, janë shpërblyer sot me poste qeveritare dhe po shtrijnë në çdo qelizë mbretërinë tyre të narkotrafikut.”- kështu u shpreh Basha gjatë fjalës së tij. Sipas kryedemoktratit Basha, e keqja ka shkuar larg.

    “E keqja ka shkuar larg. Dhe e keqja nuk ka ndërmend të ndalet. Avioni i drogës që mbeti në rërën e Divjakës është vetëm maja e ajsbergut. Narkotrafiku kërkon të kapë poste kyç siç i ka kapur, por në masë të gjerë të blejë mandate. Siç duket se ka blerë më 23 Qershor, të marrë pushtetin e popullit dhe pastaj ta shndërrojë në pushtet të drogës dhe parave të pista. Përgjegjësia e kryeministrit është evidente. Mbi 40 persona janë emëruar nga e ashtuquajtura rilindje me precedentë të pastër penalë në narkotrafikim apo të dënuar për narkotrafikim”, tha Basha.

    Sipas Bashës, përpjekja e pareshtur e Edi Ramës për të fshehur të vërtetën e trafikut të drogës me avion, tregon se është i implikuar, po e mbështet dhe po e mbulon narkotrafikun i cili është kthyer në plagë shoqërore për çdo shqiptar. Kryetari i PD Lulzim Basha ka ftuar qytetarët të premten në orën 11.00 të bashkohen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të nxjerrë jashtë Shqipërisë kartelin e drogës dhe për të çuar Edi Ramën në shtëpi

    “Po të mos ishte thyer rrota e avionit, po të mos ishte prishur fleksioni i një prej makinave të drogës, edhe sot e kësaj dite do t’i thonin shqiptarëve se opozita është e çmendur, se opozita sheh ëndrra, se këto janë mushkonja. Me qëndrimet që ka mbajtur ndaj këtyre zhvillimeve tregon se nuk është i pafuqishëm por është i implikuar nga narkotrafiku, po e inkurajon, po e mbështet dhe po e mbulon me veprimet e tij. Dhe ky është motivi që ne sot kërkojmë që Edi Rama të mbajë përgjegjësitë e veta dhe të largohet nga qeverisja e vendit. Të bëhemi me praninë tonë pjesë e një bashkimi të madh dhe të fuqishëm që do ta detyrojë kartelin e drogës të dalë jashtë Shqipërie dhe Edi Ramën të shkojë në shtëpi. Të premten në orën 11.00, të bashkohemi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për ti thënë jo drogës, po Shqipërisë europiane, Edi Rama në shtëpi”- tha Basha.

    (e.m/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Basha: Rama bekoi trafikantët e drogës, i shpërbleu me poste qeveritare

    PD: Kreu i Transportit në Sarandë u kap me kanabis, Ministria: Balili, i padënuar



    TIRANE - Partia Demokratike vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për emërimin e personave me precedent kriminalë në poste të rëndësishme të administratës. Deputeti Arben Ristani denoncoi sot emërimin e një personi të arrestuar për trafik droge, në postin e Drejtorit Rajonal të Transportit të Sarandës.

    “Emërimi në poste kyçe të personave me precedent të rrezikshëm kriminalë, është një nga arsyet pse trafiku i drogës ka lulëzuar në çdo cep të Shqipërisë. Edi Rama ka treguar me të vërtetë vendosmëri në përfshirjen në administratë të këtyre personazheve, që shpesh kanë bërë bujën e kronikës së zezë në vend. Klemend Balili është arrestuar ne korrikun e vitit 2006, me 750 kilogramë kanabis. Aksion i suksesshëm i policisë në atë kohë, pasi i arrestuari dyshohej se drejtonte një klan kriminal në Sarandë e përreth. Sot, Edi Rama, njeriun e 750 kilogramëve kanabis, e ka bërë Drejtor të Drejtorisë Rajonale të Transportit në rrethin e Sarandës. Ja pra kush është modeli i qeverisës së Edi Ramës. Ja përse droga ka shpërthyer ngado.”- deklaroi Ristani.

    Sipas tij, “Kryeministri jo vetëm u ka hapur rrugën trafikantëve, por u ka dorëzuar edhe zyrat e rëndësishme të shtetit”. artikulli I pd(artikull i publikuar nga deputeti Ristani)

    Emri:  86579.jpg

Shikime: 29

Madhësia:  134.2 KB

    REAGON MINISTRIA E TRANSPORTIT: KLEMEND BALILI, I PADENUAR

    Pas akuzave të PD-së, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka publikuar dëshminë e penalitetit të drejtorit Rajonal te Shërbimit të Transportit Rrugor Sarandë, në të cilën Klemend Balili rezulton i padënuar.

    “Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), pasi dëgjoi deklaratën e Deputetit Arben Ristani, sqaron opinionin publik se:
    1. Zoti Klemend Balili kryen detyrën e Drejtorit Rajonal te Shërbimit të Transportit Rrugor Sarandë që prej muajit Tetor 2013.
    2. Në dosjen e tij në zyrën e personelit, ekziston Dëshmia e Penalitetit me numër 4 datë 16.10.2013 lëshuar nga Ministria e Drejtësisë.
    3. Sipas kësaj dëshmie Zoti Balili rezulton i PA DËNUAR. Dëshmia e Penalitetit është dokumenti ekskluziv që sqaron gjendjen gjyqësore të çdo shtetasi të Republikës.
    4. DPSHTRR shpreh keqardhjen për insinuatat që hidhen në dëm të punonjësve të saj.”- thuhet në deklaratën e Ministrisë.

    Deshmia e Penalitetit

    Balkanweb

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •