Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Gjermani: Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës, trafikun 5.6 ton marijuanë

    Shkatërrohet banda e trafikut të drogës, trafikuan 5.6 ton marijuanë shqiptare në Gjermani (video)

    Emri:  0014-474x355.jpg

Shikime: 747

Madhësia:  51.8 KB

    GJERMANI – Një sasi rekord droge është trafikur në Gjermani, e cila është raportuar se e ka burimin nga Shqipëria.

    Hetuesit në Bavari dhe Seksioni Kundër Narkotikëve pas rreth gjashtë muajsh hetim kanë shkatërruar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, te cilet nder vite kane trafikuar nje sasi rekord të drogës, rreth 5.6 ton.

    Sasia e drogës ishte e destinuar per tregun gjerman, holandez dhe italian. Sasia e fundit e sekuestruar i përket tetorit të vitit 2013-të, 645 kg marijuane në blloqe betoni. Blloqet ishin përpunuar në atë mënyrë që të dukeshin si gurë graniti të përpunuar.

    Sot policia arrestoi tetë persona, mes moshës 30-49 vjeç, të dyshuar si kontrabanduesit e sasisë rekord të marijuanës prej rreth 5.6 ton. Në krye të trafikut besohet se qëndrojnë dy vellëzër shqiptarë. Të arrestuarit janë në paraburgim. Asnjë prej tyre nuk ka dëshmuar. Një person i nëntë, i dyshuar si pjesë e bandës është arrestuar në Austri.

    Kreu Seksionit Kunder Narkotikëve, Jurgen Thiel tha se kjo është sasia më e madhe e drogës e trafikuar në 20 vitet e fundit në landin e Bavarisë. Sasia e marijuanës kap shifrën e 50 milionë eurove.


    Video ne Gjermanisht e Lajmit: http://www.mdr.de/mediathek/fernsehe...-2d7967f4.html

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,929

    Për: Gjermani: Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës, trafikun 5.6 ton marijuanë

    Prokurori i Pergjithshem ka nje mundesi per te bere Akuzen e Shtetit, Institucion serioz dhe me besueshmeri te larte. Ngarkesa e droges kapur ne Gjermani peshperitet se ka telefonata me politikane. Nese eshte keshtu, te shnderrohen ne urdherarreste, le te sherbeje si fillim. Antimafia duhet te reagoje....

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Gjermani: Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës, trafikun 5.6 ton marijuanë

    Ja ku eshte edhe prova e trafikut qe behej nen radar gjate kohes se xhaxhit Sali. Trafikut qe nuk luftohej e nuk kapej ndonjehere ne Shqiperi sic ndodh tani por gjithmone ne vende te huaja.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Gjermani: Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës, trafikun 5.6 ton marijuanë

    MPB reagon për drogën në Gjermani

    Ministria e Brendshme ka reaguar të shtunën lidhur me sasinë e drogës të kapur një ditë më parë në Gjermani, duke deklaruar se bëhej fjalë për një operacion të përbashkët të policisë gjermane e shqiptare.

    “Bëhet fjalë për një hetim të policisë gjermane të nisur në tetor, në bashkëpunim me policinë shqiptare. Aktualisht po hetohet për trafik droge edhe në të kaluarën”, deklaroi zv/ministria Elona Gjebrea.

    Ajo hodhi poshtë pretendimet e opozitës, se shtetet fqinje dhe ato të tjera evropiane janë të shqetësuara nga narkotrafiku me prejardhje nga Shqipëria.

    “Vendet fqinje, por dhe të tjera, jo vetëm që nuk janë të shqetësuara, por janë të inkurajuara nga angazhimi maksimal dhe rezultatet e arritura nga policia shqiptare”, u shpreh Gjebrea.

    Ajo citoi statistikat e policive partnere, që sipas saj konfirmojnë angazhimin e qeverisë shqiptare dhe tregojnë se droga nga Shqipëria nuk është shumëfishuar.

    “Policia e Shtetit është e vendosur të luftojë pa kompromis trafikimin e çdo llojë droge, duke bashkëpunuar me gjithë agjencitë ligjzbatuese në vend dhe jashtë vendit”, shtoi Gjebrea.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,929

    Për: Gjermani: Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës, trafikun 5.6 ton marijuanë

    te gjitha jane pallavra demagogjike te e(d)skobar rames

    kjo eshte arritje vetem e policise gjermane e cila ndiqte kete grup qe nga viti i kaluar , edi pranon faktet vetem pasi kane ndodhur dhe jane zbuluar nga te gjithe

    (ne rastin e avionit te divjakes) policia ne shkoi ne vend ngjarje vetem pasi u telefonua nga banoret vendas pallavrat per superaksion nuk i beson njeri

    policia gjermane jo vetem qe nuk ka bashkepunar me policine shqiptare por perkundrazi e ka fshehur kete hetim sepse ka frike per dekospirim nga policia shqipètare qe dihet qe eshte e korruptura dera ne ate pike saqe i mbulon duke i dhene suport me info te rezervuara narko trafikanteve (ai rasti ne fier e demostron qarte)

    edhe ne lidhje me anijen e cigareve te kapura ne durres policia shqiptare eshte lajmeruar nga ajo italiane dhe ne kushte te tilla policia shqiptare duhet te nderhynte sepse nese nuk e ben edhe ne tilla raste atehere ajo humbet pike edhe ne syte e opinionit publik nderkombetar

    shteti ndertohet mbi tre shtylla kryesore qe jane

    1-rendi publik

    2-arsimi publik

    3-shendetesia publike

    Pastaj vijne emergjencat e tjera kombetare si punesimi ,energjia, rruget,ujesjellesat, etj etj

    ne shqiperi ka dy grupime politike (majtas dhe djathtas) dhe mbas tyre jane dy klane mafioze (ekonomiko finaciare) qe i mbeshtesin

    poshte hajdutet e djathte (na e) rrofshin hajdutet e majte
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 18-05-2014 më 06:45

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Gjermani: Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës, trafikun 5.6 ton marijuanë

    Do ti bej une te fala trurit tend, se ty te ka lene me kohe
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Gjermani: Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës, trafikun 5.6 ton marijuanë

    Ja dhe deklarata e Gjermaneve mashtruse qe i bejne fresk
    Ediscobarit

    Ambasada Gjermane reagon për drogën


    Ambasada Gjermane në Tiranë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e sekuestrimit të sasisë rekord të marijuanës në Bavari, për të cilën më herët ka pasur edhe akuza dhe reagime edhe nga kampet e mazhorancës dhe të opozitës.

    Në një njoftim për shtyp, përfaqësuesit e qeverisë gjermane në Shqipëri janë shprehur:

    “Referuar raportimeve të mediave shqiptare të datës 17.05.2014 rreth sekuestrimit të një sasie mariuane prej 150 kg në datën 25.04.2014 dhe arrestimit në këto rrethana të disa shqiptarëve, Ambasada Gjermane në Tiranë njofton si më poshtë:

    Raportimet e publikuara në mediat shqiptare i referohen një deklarate për shtyp të Zyrës së Hetimit Doganor të Mynihut publikuar më 16.05.2014, e cila u tematizua ndër të tjera edhe nga një artikull i “Süddeutsche Zeitung”, datë 17/18 maj.

    Rrethanat faktike paraqiten si më poshtë:

    Në kuadër të një kontrolli të përgjithshëm doganor, realizuar më 30.10.2013 në Nürnberg, procesit të verifikimit iu nënshtrua edhe një kamion me leje qarkullimi shqiptare. Një kontroll rutinë i kamionit me ndihmën e qenit antidrogë rezultoi pozitiv, çka shërbeu si shkak për një kontroll më intensiv të bllokut të gurit me peshë 17 ton ngakuar në atë kamion. Në brendësi të bllokut të betonit u gjendën 374 pako me 685 kg mariuanë (pesha neto 645 kg).

    Hetimet e gjera, realizuar pas kësaj bashkarisht nga autoritet kompetente shqiptare dhe gjermane treguan se autorë krimesh në Gjermani dhe të tjerë syresh, deri më sot ende të paidentifikuar plotësisht në Shqipëri, kishin organizuar në bashkëpunim disa dërgesa marijuane nga Shqipëria në drejtim të Evropës Perëndimore. Policia shqiptare, së bashku me partnerët e saj gjermanë, arriti të identifikonte kamionë dhe persona të tjerë, të cilët eventualisht janë përgjegjës për transporte të tilla të ngjashme në drejtim të Gjermanisë, Italisë dhe Hollandës. Kështu autoritetet hetimore në Gjermani mundën të kapnin një sasi mariuane prej 150 kg të fshehur në një kamion, si dhe të ndalonin autorët tanimë të njohur prej procesit të hapur që në Tetor të vitit 2013. Hetimet për persona të tjerë pjesëmarrës në këtë akt kriminal vazhdojnë.

    Duke u nisur nga sasia e sekuestruar e datës 30.10.2013 prej autoriteteve të ndjekjes penale përllogaritet që, për transporte të ngjashme, autorët të kenë kontrabanduar rreth 5.5 ton marijuanë. Ndërkohë mbështetur në bashkëpunimin ndërkombëtar, përfshirë këtu atë me policinë dhe Prokurorinë shqiptare, janë duke u ndërmarrë verifikime të mëtejshme, që kanë të bëjnë me këtë grup kriminal.

    Prej artikullit të “Süddeutsche Zeitung” të datave 17/18 maj (fq. 44) rezulton se autoritetet hetimore i kishin shënjestruar prej vitesh dy kriminelët me origjinë nga Shqipëria, pa mundur të siguronin deri më tani provat për veprimtarinë e tyre kriminale.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gjermani: Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës, trafikun 5.6 ton marijuanë

    O shoku minister i propagandes ne Qeverine e Rilindjes,

    Po per kete kapjen e sotme ne Selanik, cfare ka per te thene Qeveria e Rilindjes dhe ambasadori gjerman ne Tirane?

    http://www.forumishqiptar.com/thread...ion-Gjermaninë

    Albo

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Gjermani: Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës, trafikun 5.6 ton marijuanë

    Mos u cudit nese ne ditet ne vazhdim dalin lajme qe mund ta lidhin edhe kete ngarkese me te njejtin rrjetin dhe hetimin e mesiperm!
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •