Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,405
    Postimet në Bllog
    17

    Rama intervistë për “Der Standard”: Qesharake që Shqipëria ende pret statusin

    TIRANE- Kryeministri Edi Rama në një intervistë për të përditshmen austriake “Der Standard” thotë se është qesharake që Shqipëria pret ende të marrë statusin e vendit kandidat.

    “Shqipëria duhet ta kishte marrë që në dhjetor statusin kandidat dhe se është qesharake lënia në pritje për një vendim që është thjeshtë instrumen inkurajimi”.Shefi i qeverisë shqiptare shprehet se “sinqerisht, jam shumë i inkurajuar dhe me shpresë pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel”.

    ”Pashë që vetë Kancelarja ishte shumë e vetëdijshme që Ballkani duhet ndjekur më me shumë vëmendje pasi Ballkani ka vënë në zbatim një histori suksesi ndërkombëtar, atë të rrugës nga lufta në paqe. Në këtë rajon nisi Lufta e Parë Botërore dhe këtë vit është 100-vjetori. Ky është viti i parë ku në Ballkan nuk ka konflikt. Gjithçka që po ndodh është në emër të Evropës”, deklaron Rama për gazetën “Der Standard”.

    Ai shton se kur vjen fjala për statusin kandidat për Shqipërinë, dhe duhet të them se është qesharake që Shqipëria është ende në pritje, sidomos kur kjo nuk ka lidhje me anëtarësimin apo hapjen e negociatave, por është vetëm një instrument inkurajimi dhe shprese për njerëzit.

    “Shqipëria e ka fituar statusin kandidat. Dhe Shqipëria duhet ta marrë atë. Ne e kemi fituar atë në dhjetor. Dhe nuk ishte e mirë që ky vendim u shty. Nuk ishte e mirë për Shqipërinë dhe kjo nuk ishte e mirë për rajonin si dhe nuk ishte e mirë edhe për Evropën”, thekson Rama.

    Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë në Vjenë ku do të jetë i pranishëm në Ditën Shqiptare të Austrisë. Duke bërë të ditur detaje rreth kësaj vizite , në rrjetin social “Facebook”, Rama e cilëson ditën e sotme “një ditë e plotë për ekonominë shqiptare”, duke njoftuar “ takim me kancelarin Faymann dhe një dialog me kancelarin Vranicki në Kreisky Forum”.

    Takimin e zhvilluar me Kancelarin Faymann, Rama e cilëson si një takim shumë miqësor.”Mjaft inkurajuese fjalët për progresin e kohëve të fundit.Mirënjohje për mbështetjen e madhe të Austrisë”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”.

    (m.a/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,405
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama intervistë për “Der Standard”: Qesharake që Shqipëria ende pret statusin

    Rama: Statusi, jemi pranë. PD “tapë” kur shpif. Drejtësia s'do ndalet para askujt

    TIRANË-"Shqipëria është pranë objektivit për të marrë statusin kandidat në BE", deklaroi kryeministri Edi Rama ditën e sotme në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së. Ai theksoi se çështja e integrimit mbetet objektiv i qeverisë dhe se kjo e fundit po punon për të nxjerrë vendin nga hendeku.

    “Kemi arsye të forta të besojmë se kurrë s’kemi qenë më pranë këtij objektivi strategjik. E pa mundur dukej para shtatorit nxjerrja e Shqipërisë nga një izolim faktik ndërkombëtar. Sot Shqipëria ka rifilluar të shihet ndryshe dhe të dëgjohet gjithnjë e më me shumë respekt, falë qeverisë së re dhe falë rezultateve tona të para që janë në përputhje të plotë me pritshmëritë e partnerëve ndërkombëtarë”- u shpreh Rama.

    Ndërsa rreth deklaratave të kohëve të fundit të selisë së PD kundrejt qeverisë dhe personit të tij, Rama i etiketoi si gënjeshtra që bëhen nga persona që ende nuk u ka dalë shija e humbjes së 23 Qershorit.

    “Gënjeshtra, shpifje fabrikime dizinformim frontal dhe gjuhë e trashur që e vetëdiskretitojnë PD, konkretisht një grup pushtetarësh të bërë tapë nga humbja e 23 qershorit që lanë që Shqipërinë të mbillte kanabis si kurrë më parë, që i kanë dhënë statusin vetes të shpëtojnë Shqipërinë nga zjarri i drogës. Por, problemi i vendit tonë sot në raport me botën e vecanërisht me Europën e bashkuar nuk është se e besojnë këtë histeri, por si ta bindim familjen evropiane që Shqipëria nuk ka vetëm faje, por ka dhe fajtore”.

    E duke deklaruar se sfida është që të bindet Europa se nuk ka vetëm faje, por ka dhe fajtor, Rama ka cilësuar kohën aktuale si kohën për të bërë reformën në drejtësi duke çelur një kapitull të ri.

    Në këtë linjë kreu i qeverisë tha se “reforma në drejtësi do të bëjë që dora e drejtësisë të mos ndalet para askujt, as përpara të veshurve me kostumin e politikës dhe as para të veshurve me petkun e drejtësisë”.

    Kryeministri Rama vlerësoi gjithashtu se “janë orë të mira për Shqipërinë dhe orë të vështira për shqiptarët. Orë të mira për Shqipërinë pasi nga njëra anë falë punës me mish e shpirt, ditë e natë skuadra e vetëdijshme për pritshmëritë e publikut ndaj saj, po rikthejmë jo vetëm besimin e njerëzve tanë tek shteti por dhe besimin e familjes europiane tek Shqipëria. Po nxjerrim hap pas hapi Shqipërinë matanë hendekut të hapur nga keqqeverisja e djeshme midis Europës dhe vendit tonë. Po punojmë dhe po arrijmë të gjithë bashkë si një skuadër e madhe objektiva dhe rezultate të prekshme në rrugën drejt rilindjes së vendit dhe marrjes së statusit kandidat për Shqipërinë. Pas komunikimeve të fundit, qoftë unë, qoftë kryetari i Kuvendit, si dhe grupi i Ministrave të angazhuar për shkak të detyrës drejtëpërdrejtë në këtë proces që kemi patur me miqtë dhe partnerët tanë kemi arsye të besojmë se kurrë s’kemi qenë më pranë këtij objektivi strategjik munguar për Shqipërinë për vite me radhë”.

    Rama theksoi se po shihet si shumë e afërt vizita e tij si kryetar qeveri ne një vend si Holanda, që gjithmonë është treguar skeptik për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.

    “Po lexoj edhe ftesën nga kryeministri holandez për një vizitë të afërt në Holandë, një takim që më parë dukej i pamundur”, u shpreh Rama.

    (d.b/a.n/BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,405
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama intervistë për “Der Standard”: Qesharake që Shqipëria ende pret statusin

    O shoku Rama.

    Po na e ben mendjen corbe ne shqiptareve te rrenuar. Para nje jave na the ne dhe botes qe vendet evropiane hezitojne e nuk na duan ne BE. Nje jave me pas na thua qe jemi me prane se kurre per ne BE por qe opozita e ka fajin qe nuk na pranojne ne BE.

    Tani mblidhe mendjen o burri dheut, verja gishtin ose njerit ose tjetrit, jo te dyve, se sikur nuk shkon kjo pune.

    Jo per gje, po ata maskarenjte e opozites pastaj dalin e na shajne Kryerilindasin e na thone qe eshte coban genjeshtar.

    Nga nje socialis qe po pret rradhen te rilindi,
    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Rama intervistë për “Der Standard”: Qesharake që Shqipëria ende pret statusin

    "Optimizmi i rezervuar" i Rames sa i perket statusit sigurisht se do te ishte i demshem per Ramen dhe qeverine e tij, nese deshton ne marrjen e tij...
    Pergatitja eventuale e hapesires per fajsim te opozites, BE-se, Holandes etj. nuk eshte strategji dhe zgjidhje afatgjate. Shumica e votuesve ne fund do i fajsojne Ramen dhe qeverine per deshtimin e realizimit te premtimeve dhe pritshmerive. Pavaresisht se kjo nuk do te perkthehet menjehere ne vota per opoziten aktuale.

    Rama tani e ka shumicen e cilesuar ne parlament dhe ka mundesi te permiresoje shume deme, se paku disa me kryesoret per te cilat e akuzon opoziten aktuale. Ne vend qe te merret me akuza (shpesh jo mjaft konkrete) ndaj opozites, te cilat praktikisht kane qene te njohura edhe vite para se te behej Kryeminister, tani e tutje le ta binde popullin dhe votuesin shqiptar me vepra dhe rezultate konkrete. Nese nuk eshte i afte te arrije ato qe ka premtuar brenda nje afati te pranueshem, edhe pse jo 100%, perfshi edhe statusin e kandidatit te BE-se, atehere s'ka asnje arsye per te qendruar gjate apo me teper se nje mandat ne postin qe ka marre si rezultat i zgjedhjeve te kaluara. Fajsimi i tjereve per deshtimet vetanake dhe paaftesine e qeverise aktuale per te realizuar disa nga premtimet kryesore, perfshi edhe statusin, ne rastin me te mire do te ishin perseritje e merzitshme e politikes se atyre qe deri dje ishin ne qeveri (opozites aktuale). Shkurt, edhe Rama tani ka hy ne fazen ku duhet te matet kryesisht me vepra dhe rezultate konkrete, jo me premtime, ide dhe akuza ne mediume vendore dhe nderkombetare.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    511

    Për: Rama intervistë për “Der Standard”: Qesharake që Shqipëria ende pret statusin

    Qesharak eshte vetem fakti qe pasi e keni dhunuar dhe perdhunuar kete shqiperi te mjere ti dhe lango si ty Z Mine sterr besoni ende se e "E BUKURA SHQIPERI" ka takat te nuseroj ne Europe! Si nuk keni turp a nuk e shikoni ku e keni katandisur kete vend dhe keta njerez, apo mos valle mendoni se mashtrimet tuaja mund te fuksionoj dhe me te huajt.
    E keqja e vetme e shqiptareve eshte shpresa , thyehni xhamin e genjeshtert te shpreses dhe do te njihni shemtirine e realitetit qe jetoni!
    failure is not an option!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •