Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    PD: Qeveria e implikuar në trafikun e drogës, protesta deri ne dorëheqjen e Ramës

    “Avioni në Divjakë”, Basha: Të enjten në protestë, Rama të dorëhiqet

    TIRANË-Fill pas publikimit të disa fakteve të reja në media sa i takon akuzave për avionin e bllokuar në plazhin e Divjakës, në një konferencë shtypi, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se kryeministri i vendit, Edi Rama dhe ministri Tahiri duhet të japin dorëheqje. Sipas Bashës, ditën e enjte opozita do të nisi një marsh protestash, deri në dorëheqjen e kreut të qeverisë. Sipas tij, publikimi i fakteve të reja në lidhje me avionin e drogës, e fundosin akoma më shumë në rrugën e krimit këtë qeveri.

    DEKLARATA E PLOTË E KREUT TË PD-SË, BASHA
    Avioni i radhës i drogës nuk u ngrit dot e nuk u nis dot drejt destinacionit, siç ishin nisur të tjerë para tij në Divjakë, Gjadër, Kardhiq, Bedat e gjetkë. Po të ishte nisur, po të mos kishte pësuar avarinë që pësoi, sot do të ishim sërish në betejën tonë më të madhe përballë një kryeministri dhe një qeverie bojëdalë që do të mohonte përsëri dhe do të tallej përsëri, siç bëri gjatë gjithë këtyre javëve, me informacionet e shërbimeve, me denoncimet e opozitës dhe qytetarëve të thjeshtë për avionët e drogës.

    Po të mos ish prishur një prej fuoristradave të drogës, do të kishte ikur edhe ajo në drejtim të paditur, siç ikën makinat e tjera bashkë me ngarkesën e avionit e drogës. Por faktet u kombinuan në atë mënyrë sa të mos i linin asnjë shteg për të vazhduar lojën e mohimit dhe talljes narkotrafikantëve politikë. Avioni i drogës ju ra në prehër. Droga ju mbeti në derë.
    Edi Rama duhej të kishte folur me dorëheqjen e tij.

    Dorëheqja do të ishte i vetmi akt që do ta nxirrte qeverinë jashtë skandalit, që do të tregonte se narkotrafiku nga toka, deti dhe ajri ka marrë këto përmasa të jashtëzakonshme ngaqë qeveria është e paaftë, por jo se ka dorë vetë në të. Dorëheqja e qeverisë do të ishte ngushëllimi dhe mesazhi i domosdoshëm i shpresës në këtë ditë të zezë për publikun shqiptar, i cili është përligjshëm i skandalizuar dhe I alarmuar me këtë ngjarje të jashtëzakonshme.

    Për fat të keq kryeministri nuk foli me dorëheqje. Madje nuk arriti të fliste as me heshtje apo me ndjesë për gjithë ato turpe që ka nxjerrë nga goja për avionët- fantazma, për avionët -mushkonja e plot të tjera që publiku shqiptar i di mirë. Tani që ju plasi mbi kokë, Edi Rama dhe ministri i tij folën e po flasin sikur e ndaluan ata avionin e drogës. Folën e po flasin me përpjekjet e tyre të mjera për të shpëtuar çfarë mund të shpëtohet nga shpërthimi i skandalit. Folën me bllokimin e dhunshëm të mediave për të shkuar në vendin e ngjarjes para pastrimit të skenës së krimit.

    Folën e po flasin me presionet dhe kërcënimet e tipit mafioz që po u bëhen mediave të pavarura apo qytetarëve të thjeshtë për të mbyllur gojën e për t’i mbajtur iso mashtrimit qeveritar për superaksionin policor, me të cilin po tallet e po revoltohet gjithë Shqipëria.
    Kështu kanë bërë që prej fillimit. Heshtën, refuzuan, u tallën me pyetjet tona, me kërkesat tona, me denoncimet tona. U përpoqën, siç e kanë zakon ata që janë dorëbrënda në skandale, të na atribuonin akuza të paqena, që nuk i kemi bërë kurrë, me qëllim që të zhurmonin shqetësimin dhe denoncimin tonë për trafikun e drogës përmes ajrit, si në narkokartelet më famëkeqe të botës.

    Nuk lëvizën gishtin për të mbrojtur dëshmitarët, përkundrazi i lanë të terrorizoheshin nga mesazhet deri makabre të narkomafias, siç ishte rasti i gazetarit Telnis Skuqi të cilit i hodhën një kokë të prerë dhie në derën e shtëpisë apo rasti i Gentianit nga Bedati.
    Për ne dhe çdo shqiptar me sy në ballë sot është akoma më e qartë se dje: Kanë heshtur sepse e kanë ditur. Kanë refuzuar, janë tallur dhe kanë kërcënuar sepse e kanë ditur, sepse janë brenda, sepse përfitojnë, sepse po bëjnë lekë droge, që përmes fuqisë të parave të drogës dhe dhunës të rrënjosin pushtetin e parave të pista dhe dhunës, që si i tillë, vetëm i popullit dhe për popullin nuk mund të jetë.

    Rënia - pas gjithë zhurmës dhe debateve të javëve të fundit - e avionit të drogës ne prehrin e Edi Ramës tregon qartë se qëndrimet e tij:- refuzimi i transparencës, përqeshja e shqetësimeve dhe akuzave të opozitës, kërcënimi i dëshmitarëve, hetimi nga komisioni parlamentar jo i narkotrafikut por i denoncuesve të narkotrafikut – pra të gjitha këto, kanë qenë në funksion të mbështetjes së fuqishme për narkokartelin që të shtojë intensitetin e veprimtarisë mafioze me bazë nga Shqipëria.

    Partia Demokratike, opozita dhe, jam i bindur, mbarë opinioni i shëndoshë publik, akuzon sot me zë të lartë kryeministrin Edi Rama dhe kupolën e tij për implikim të drejtpërdrejtë në fshehjen e skandalit të narkotrafikut nga Shqipëria. Për mbështetjen politike që i ka dhënë kësaj veprimtarie mafioze të përmasave të mëdha që rrezikon bazat e rendit juridik e shtetëror dhe njollos rëndë imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare.

    Si opozita e vendit, ne jemi përballur në beteja të vazhdueshme politike me këtë qeveri. Jemi përballur me mashtrimet e saj të mëdha, me arrogancën dhe arbitraritetin e saj karakteristik, me shkeljen prej saj të konsensusit dhe kushtetutës, me raprezaljen e saj në administratë, me moszbatimin prej saj të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të tjera të vendit, me orekset e saj për pushtete që nuk i takojnë, me politikat e saj të gabuara ekonomike që vetëm e kanë thelluar varfërinë dhe papunësinë në vend.
    Por kjo e drogës dhe narkotrafikut me mbështetje dhe leje qeveritare nuk është një betejë midis opozitës dhe qeverisë, si ato që renditëm me lart. Ky është fundi.

    Drejtësia po heton. Ne i kemi ofruar dhe i ofrojmë gjithë mbështetjen tonë. Ajo e do të thotë fjalën e vet në lidhje me përgjegjësitë penale të gjithsecilit. Por përgjegjësia politike e Edi Ramës dhe qeverisë së tij për këtë që ka ndodhur është sot evidente, në dritë të diellit, për çdo shqiptar. Partia Demokratike dhe mbarë opozita kërkojnë sot dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë Rama.
    As më shumë, as më pak. Dorëheqja e kësaj qeverie është imperativi i ditës për të reflektuar përgjegjësitë e papërmbushura nga shumica, për të ndaluar revanshin ogurzi të narkotrafikut dhe krimit, për të zhbllokuar jetën demokratike dhe procesin e integrimit të vendit në Europë.

    Populli shqiptar nuk pranon të qeveriset as nga një qeveri kukull e krimit të organizuar, as nga një qeveri e bërë njësh me narkotrafikun. Populli shqiptar nuk pranon t’ja dorëzojë sovranitetin dhe qeverisjen e tij botës së errët të trafikut kombëtar e ndërkombëtar të drogës. Populli shqiptar nuk mund të pranojë në asnjë mënyrë shndërrimin e vendit në një kartel të drogës; nuk mund të pajtohet me asnjë çmim me kapitullimin e qeverisjes dhe sundimin e narkotrafikantëve si në xhungël. Qytetarët shqiptarë janë gati të ngrihen dhe të luftojnë pa kursyer asgjë për lirinë dhe sovranitetin.

    Partia Demokratike dhe opozita do të udhëheqë protestën e pandalshme popullore, deri në largimin e Edi Ramës nga kreu i qeverisë. Për këtë arsye, këtë të enjte në ora 10 ftojmë qytetarët shqiptarë, burra dhe gra, të rinj dhe të reja, fëmijë dhe të moshuar, të majtë, të djathtë e pa parti, në një protestë popullore kundër oligarkisë së drogës dhe për të kërkuar më zërin e fuqishëm të bashkimit largimin e qeverisë Rama. Të ngrihemi në protestë, më të vendosur se kurrë, për luftuar e ndaluar kursin kriminal, antipopullor dhe antieuropian të oligarkisë së drogës.

    Të ngrihemi në këmbë, më të bashkuar se kurrë, për ta çuar në shtëpi qeverinë e narkotrafikut dhe mashtrimit në kurriz të shqiptarëve dhe të ardhmes së tyre.

    (a.n/e.m/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Për: PD: Qeveria e implikuar në trafikun e drogës, protesta deri ne dorëheqjen e Ramë

    Basha ka te drejte, ne vitet qe PD ishte ne pushtet ne Shqiperi trasportoheshin e eksportoheshin vetem cokollata e biskota me gjalpe.

  3. #3

    Për: PD: Qeveria e implikuar në trafikun e drogës, protesta deri ne dorëheqjen e Ramë

    Do ishte mire te pritej ndonje vendim gjykate njehere, pastaj te beheshin protesta, por dhe keshtu ska problem.

    Gjithesesi mendoj se eshte paksa e tepruar te kerkohet doreheqja pasi ky eshte avioni i vetem qe ka transportuar droge ne keto 24 vite demokraci. Nuk ka prove per asnje avion tjeter.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Basha: Fundi i demokracisë, në pushtet oligarkia e drogës

    Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se qeveria aktuale po vendos oligarkinë e drogës dhe se ky është fundi i demokracisë. Në një takim me të Signing of the Protocols of Enlargement post-Summit Accession for Albania and Croatia - Joint Press Pointrinjtë e Partisë Demokratike, Basha se, karteli i drogës po pushton vendin, ndaj rinia shqiptare është para betejës më të madhe, kundër narkotrafikut. Ai tha se, kryeministri Rama është përgjegjësi kryesor për situatën e krijuar dhe se ai duhet të largohet nga qeveria. “Si erdhëm deri këtu çfarë na solli deri këtu. Shqiptarët tregojnë sot me gisht Edi Ramën si përgjegjësin numër një për situatën e krijuar në vend në lidhje me trafikun e drogës. Ai ishte dhe është personi përgjegjës që u tall dhe u përqesh me denoncimet e ardhura. Me informacionet e depozituara nga punonjës të ndershëm është ai që përqeshi këto informacione duke i cilësuar avionët e drogës mushkonja. Është ai që duke injoruar, fshehur, maskuar, të vërtetën për trafikun drogës i garantoi dhe u shkeli syrin narkotrafikantëve. Me sindromën e vitit zero shkatërroi policinë e shtetit” tha Basha. Më tej ai tha se, “halli i Edi Ramës është t’i iki përgjegjësisë që ka duke fshehur të vërtetën duke përqeshur të vërtetën duke fshehur krimin.”

    MAPO

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: PD: Qeveria e implikuar në trafikun e drogës, protesta deri ne dorëheqjen e Ramë

    Citim Postuar më parë nga Shaboni Lexo Postimin
    Basha ka te drejte, ne vitet qe PD ishte ne pushtet ne Shqiperi trasportoheshin e eksportoheshin vetem cokollata e biskota me gjalpe.
    Ne vitet qe PD ishte ne pushtet, Italia e Greqia nuk sekuestronin 9 ton droge shqiptare brenda 4 muajve te pare te nje viti.
    Ne vitet qe PD ishte ne pushtet, skafet dhe mjetet e shpejta te lundrimit ishin te ndaluara me ligj qe te leviznin ne ujrat shqiptare.
    Ne vitet qe PD ishte ne pushtet, Policia e Shtetit kish Polici Rrugore.
    Ne vitet qe PD ishte ne pushtet, degjoje kryeministrin e vendit qe te fliste per rendesine e luftes kunder trafikut e droges.
    Ne vitet qe PD ishte ne pushtet, Policia e Shtetit sekuestroi aq shume droge, sa trafikantet shqiptare te droges u bene te gjithe socialiste e miq te ngushte te Edi Rames.
    Ne vitet qe PD ishte ne pushtet, vendin nuk e drejtonte njeriu qe sherbimi sekret francez e damkosi si "Zoti 10%" e "strumbullari i gjithe klaneve mafioze te vendit".

    Ne vitet qe PD ishte ne pushtet, fale vullnetit politik te shprehur te kryeministrit Berisha dhe koalicionit te tij per te luftuar krimin e trafiqet, Shqiperia arriti te siguroje anetaresimin ne NATO dhe liberalizimin e vizave me BE. Deshmi e qarte kjo e besimit te partnereve nderkombetare ne sinqeritetin e punes se qeverise per te luftuar mafien e droges.

    Do ishte mire te pritej ndonje vendim gjykate njehere, pastaj te beheshin protesta, por dhe keshtu ska problem.

    Gjithesesi mendoj se eshte paksa e tepruar te kerkohet doreheqja pasi ky eshte avioni i vetem qe ka transportuar droge ne keto 24 vite demokraci. Nuk ka prove per asnje avion tjeter.
    Avioni i vetem qe ka transportuar droge ne 24 vite demokraci?

    Sipas kreut te SHISH ne deklaratat e tij ne Kuvend, ai tha dy fakte te thjeshta qe kane te bejne direkt me punen e dikasterit te tij:

    1. Kemi sinjalizuar ne menyre te perseritur organet perkatese te shtetit (Prokurorine + Policine) ne lidhje me uljen e avioneve te vegjel ne aeroportet lokale e te braktisura te vendit si ai i Gjadrit.

    2. Trafiku i droges i te tilla permasave nuk do te ishte i mundur ne nje vend si Shqiperia pa mbeshtetjen e strukturave shteterore.

    Dhe a e di se perse e thirren kreun e SHISH ne Kuvend?

    Qe baronet e droges te bere deputete me bekimin e Rames, te mund ti shkulnin veshin e kercenonin se: "perse pergjon policet tane". Ata policet e rilindjes qe kapen duke ngarre kamionin e droges me 1 ton hashash Lazarati.

    Alb
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-05-2014 më 00:17

  6. #6

    Për: PD: Qeveria e implikuar në trafikun e drogës, protesta deri ne dorëheqjen e Ramë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ne vitet qe PD ishte ne pushtet, Italia e Greqia nuk sekuestronin 9 ton droge shqiptare brenda 4 muajve te pare te nje viti.
    Sa ton droge jane sekuestruar ne vitet e meparshme?

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Avioni i vetem qe ka transportuar droge ne 24 vite demokraci?

    Sipas kreut te SHISH ne deklaratat e tij ne Kuvend, ai tha dy fakte te thjeshta qe kane te bejne direkt me punen e dikasterit te tij:

    1. Kemi sinjalizuar ne menyre te perseritur organet perkatese te shtetit (Prokurorine + Policine) ne lidhje me uljen e avioneve te vegjel ne aeroportet lokale e te braktisura te vendit si ai i Gjadrit.

    2. Trafiku i droges i te tilla permasave nuk do te ishte i mundur ne nje vend si Shqiperia pa mbeshtetjen e strukturave shteterore.

    Dhe a e di se perse e thirren kreun e SHISH ne Kuvend?

    Qe baronet e droges te bere deputete me bekimin e Rames, te mund ti shkulnin veshin e kercenonin se: "perse pergjon policet tane". Ata policet e rilindjes qe kapen duke ngarre kamionin e droges me 1 ton hashash Lazarati.

    Alb
    Do kishte foto e video po te kishte pasur aviona te tjere. Pa pare prova une si besoj.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Demostratë kundër Drogës apo pro Drogës?

    Ngjarje të çuditëshme ndodhin në Shqipëri, aq të çuditëshme dhe paradoksale sa një i huaj që i sheh, habitet me hipokrizinë e njërës palë dhe pamundësinë për të demonstruar të vërtetën të palës tjetë.
    Ngjarjet fillojnë ashtu si pa dashur në parlament nga një ish-ministër i cili hedh një bombë kur thotë se ushtria shqiptare transporton dhe trafikon drogë duke treguar dhe vëndin ku trafikohet nga ajri droga, në një kohë që jo më pak se para disa muajsh vetë ai ka qënë Ministër I asaj Ministrie dhe është akuzuar për vepra të shkeljes së ligjeve të shtetit.
    Brënda javës ashtu si papritur një aeroplan po në atë vënd që tregoi ish-ministri dhe opozitarët e pas 23 qershorit një aeroplan privat i vogel ulet në plazhin me rërë të Divjakës dhe rrotë të thyer.
    Më e bukura është se policia e kap pilotin me çanta (që nuk dukej të kishin drogë ) dhe një makinë që kishte drogë brënda aty afër të prishur edhe atë, e transporton me karrotres dhe… brënda disa ditëve në Shqipëri kërcet histeria politike e opozitës duke thirrur kundër Kryeministrit aktual, sikur ai po shpërndan drogën dhe qënka përgjegjës për gjithë katrahurën e drogës që ka përfshirë Shqipërinë që pas viteve 1995, të një kryeministri që ka vetëm 6 muaj qeverisje, dhe të një opozite cila ka në krye një politikan që ka drejtuar vendin për 16 vite .
    Demonstrata e ditës së enjte e organizuar me qëllimin që të largojë Kryeministrin Rama dhe ta `…dërgojë në shtëpi…`, nëpërmjet parrullave absurde `Rama Ik`, si dhe debate parlamentar I po kësaj dite me akuza dhe kundër akuza midis maxhorancës dhe opozitës- ngrejnë vetëm dyshimin ereal dhe një pikëpyetje të madhe : kush janë engjejt dhe kush janë djajtë në këtë vënd?
    Janë Opozitart e majmur për 8 vite që nuk ngritën as gishtin për të luftuar drogën dhe korrupsionin apo maxhoranca që po gjëndet para një dukurie që populli i thotë; hajduti thërret kapeni Hajdutin?
    Apo mos ka ndodhur që engjejt dhe djajtë janë shartuar me njëri tjetrin dhe sot në Shqipëri kanë formën e zonjës me mjekër (Lady with Beard) e cila fitoi edhe Eurovizionin duke treguar se Europa kështë e ka të ardhmen- një shartim të shëmtuar seksi e droge?
    Rrëmuja dhe lufta politike që sot acarohet si asnjëherë tjetër dhe që e çfaq këtë dukuri sa herë që afrohet data e diskutimit për ta future Shqipërinë si Kanditat në BE, nuk është për herë të parë por ka ndodhur edhe disa herë të tjera sa herë që debatohet apo afrohet data e caktuar për tu diskutuar pranimi për Integrimin në BE.
    Të jetë raastësi kjo/ Të jetë rastësi që Berisha etiketon Ramën si Ed-eskobar I drogës apo e ka fjalën për ndonjë nga njerëzit e tij që kërkon të mbrojë?
    Përse pikërisht disa javë përpara konkluzioneve të KE për ta pranuar si kandidat Shqipërinë për në BE të ndodhë kjo zallamahi/
    Por le ti referohemi pak fakteve dhe realitetit që shohim.
    Një demonstratë e improvizuar me shoferë 8+1, me ish drejtues midis të cilëve edhe ish drejtori i forcave speciale të qeverisë që sot është në opozitë, me përfaqësues nga Lazarati tregon se kjo demonstratë nuk qënka kundër drogës dhe kësaj të keqeje që ka përfshirë jo vetëm këtë fshat me një emër që nuk e meriton, por pak nga pak gjithë Shqipërinë.
    Nuk është kundër Drogës por është pro saj, nuk është kundër baronëve të drogës por kundër atyre që po japin dhjetra kg drogë çdo ditë, nuk qënka kundër drogës por qënka kundër Kryeministrit që po lufton drogën; nuk qënka kundër drogës, jo, se në të po marrin pjesë persona që mbajnë përgjegjësi për mbjelljen e saj dhe persona që mbajnë përgjegjësi për luftën kundër drogës.
    Atëhere përse kjo zhurmë e madhe nga opozita? Nëse opozita do të Ishte e Interesuar të luftonte kundër kësaj dukurie përse nuk e bëri këto 8 vjet dhe përse nuk bashkëpunon me qeverinë e maxhorancës që ti japin fund njëherë ë mirë kësaj të keqeje që ka zënë për fyti Shqipërinë?
    Shumë përse për të thënë një të vërtetë të thjeshtë e cila lëndon shumë njerëz dhe ofendon Inteligjencën e popullit shqiptar duke e kthyer Parlamentin shqiptar në një tragji-komedi në të cilën fajtorët fajësojnë të pafajshmit. Dhe ka një të vërtetë në këtë mes. Opozita jo vetëm që duhet të ngrinte zërin ndaj një padrejtësie apo kërkimi llogarie, por Opozita po uluret, Opozita po çirrret, opozita po akuzon njëlloj si një i sëmurë psikik paranojak ja hedh tjetrit fajin për fajet që i ka në kurriz vetë.
    Si ka mundësi që për 8 vjet media dhe populli nuk dëgjoi gjë për drogë përveç se për raste sporadike, kurse menjëherë sapo doli në opozitë, ajo akuzon maxhorancën madje parashikon dhe paralajmëron se droga trafikohet me aviona, dhe madja madje droga do të trafikohet edhe me nëndetëse? Mjeti më i mirë për tu mbrojtur është sulmi dhe opozitarët e njohin mirë këtë taktikë anti-shtet.
    Maxhoranca është përpara një sfide të madhe për të nxjerrë fajtorët para drejtësisë, dhe nëse vonon, efekti boomerang është fare afër kokës së saj. Prandaj duhet gjakftohtësi për të gjetur të vërtetën dhe fajtorin apo fajtorët.
    Rëndësi ka që Shqipëria të fitojë, që Shqipërija të fitojë statusin e kandidatit, që opozita të mos pengojë këtë rast sepse, çdo vonesë do të jetë në dëm të popullit dhe jot ë politikanëve. Njihet dhe është fare e qartë imitimi që bëjnë disa politikanë të cilët vërtisin fatet e Shqipërië në duart e tyre, - njihet pëhura e Penelopës që që qepej ditën dhe shqepej natën.
    Këtë po bën dikush apo disa në Shqipëri që prej 24 vites duke e vonuar dhe duke i krijuar telashe popullit që kërkon punë, qetësi, drejtësi, luftë kundër korrupsionit, dhe luftë kundër drogës.
    Përse politikanët e Opozitës po pengojnë dhe krijojnë vështirësi që do të lënë pasoja të pa riparueshme për Shqipërinë dhe shqipëtarët nëse nuk integrohemi në BE?
    A ja vlen kjo demonstratë për të mirën e Shqipërisë, apo vlen për të mirën e dikujt që prodhon e trafikon drogë?

  8. 2 antarët më poshtë falenderuan pirro10 për mendimin e shprehur në këtë postim:

    PINK (15-05-2014),WesternBlot (15-05-2014)

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Për: PD: Qeveria e implikuar në trafikun e drogës, protesta deri ne dorëheqjen e Ramë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ne vitet qe PD ishte ne pushtet, Italia e Greqia nuk sekuestronin 9 ton droge shqiptare brenda 4 muajve te pare te nje viti.
    Ne vitet e qeverisjes PD edhe Italia edhe Greqia sekuestronin mjaft droge qe prodhohej/trafikohej nga AL. Lazarati po aty ishte dhe ne regjim te plote pune :-) biles punonin edhe jashte orarit.
    Si zakonisht, kujtohemi vec cka ndodh ditet e fundit, dhe nuk i japim shume peshe cfare ndodhte 2-3 vjet me para.

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ne vitet qe PD ishte ne pushtet, skafet dhe mjetet e shpejta te lundrimit ishin te ndaluara me ligj qe te leviznin ne ujrat shqiptare.
    Kjo ishte nje nga ato vendimet donkishoteste te qeverise se asaj kohe. Sigurisht, kjo per mendimin tim.

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ne vitet qe PD ishte ne pushtet, Policia e Shtetit kish Polici Rrugore.
    I mbaj mend mire ende tarifat rutine te policise rrugore nen zerin "Nje kafe per shefin". Historia fillonte nga porti e te ndiqte kudo neper rruget shqiptare.

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ne vitet qe PD ishte ne pushtet, degjoje kryeministrin e vendit qe te fliste per rendesine e luftes kunder trafikut e droges.
    Ne vitet qe PD ishte ne pushtet, Policia e Shtetit sekuestroi aq shume droge, sa trafikantet shqiptare te droges u bene te gjithe socialiste e miq te ngushte te Edi Rames.
    Ne vitet qe PD ishte ne pushtet, vendin nuk e drejtonte njeriu qe sherbimi sekret francez e damkosi si "Zoti 10%" e "strumbullari i gjithe klaneve mafioze te vendit".
    Keto jane konsideracione personale te nje tifozi, me teper sesa fakte.
    Ajo qe duhet thene eshte se krimi e ka mberthyer Shqiperine fort, qe ne vitet e para te demokracise dhe asnjere nuk i eshte ndare.
    Per te mund ta luftuar ate, ne ate pike qe ka arritur, duhet bashkepunim ndermjet posites dhe opozites dhe ngritja ne prioresi e ketij problemi dhe kjo do te ishte vec fillimi i nje rruge shume te gjate...
    Por kjo eshte dicka qe askush nuk e praktikon nga asnjera pale....
    Keto thirrjet e diteve te fundit nga opozita, me teper sesa merakosje per hallet e vendit, me duken thirrje nga merakosja per pushtet.
    Une nuk mendoj se per momentin po te ishte PD ne pushtet, atehere trafiku i droges do te zhdukej, krimi do te reduktohej, aksidente rrugore nuk do te ndodhnin ...
    thjesht nuk para i besoj perallave me mbret.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shaboni : 15-05-2014 më 10:43

  10. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: PD: Qeveria e implikuar në trafikun e drogës, protesta deri ne dorëheqjen e Ramë

    Citim Postuar më parë nga Shaboni Lexo Postimin
    Ne vitet e qeverisjes PD edhe Italia edhe Greqia sekuestronin mjaft droge qe prodhohej/trafikohej nga AL. Lazarati po aty ishte dhe ne regjim te plote pune :-) biles punonin edhe jashte orarit.
    Si zakonisht, kujtohemi vec cka ndodh ditet e fundit, dhe nuk i japim shume peshe cfare ndodhte 2-3 vjet me para.


    Kjo ishte nje nga ato vendimet donkishoteste te qeverise se asaj kohe. Sigurisht, kjo per mendimin tim.


    I mbaj mend mire ende tarifat rutine te policise rrugore nen zerin "Nje kafe per shefin". Historia fillonte nga porti e te ndiqte kudo neper rruget shqiptare.


    Keto jane konsideracione personale te nje tifozi, me teper sesa fakte.
    Ajo qe duhet thene eshte se krimi e ka mberthyer Shqiperine fort, qe ne vitet e para te demokracise dhe asnjere nuk i eshte ndare.
    Per te mund ta luftuar ate, ne ate pike qe ka arritur, duhet bashkepunim ndermjet posites dhe opozites dhe ngritja ne prioresi e ketij problemi dhe kjo do te ishte vec fillimi i nje rruge shume te gjate...
    Por kjo eshte dicka qe askush nuk e praktikon nga asnjera pale....
    Keto thirrjet e diteve te fundit nga opozita, me teper sesa merakosje per hallet e vendit, me duken thirrje nga merakosja per pushtet.
    Une nuk mendoj se per momentin po te ishte PD ne pushtet, atehere trafiku i droges do te zhdukej, krimi do te reduktohej, aksidente rrugore nuk do te ndodhnin ...
    thjesht nuk para i besoj perallave me mbret.
    Shabon, politika mbaron aty ku numrat fillojne. Me llafe mund te besh debate te kote sa te duash. Numrat e faktet flasin vete.

    9 ton droge eshte kapur nga Italia dhe Greqia vetem ne 4 muajt e pare te ketij viti, kohe qe socialistet erdhen ne pushtet.

    Dhe kjo pa llogaritur kapjet e vete policise shqiptare, qe ka kapur shume here me pak se 9 ton, fale agjenteve italiane e greke te antidroges qe i gjen ne hotel Rogner dhe ne Gjirokaster. Aksioni i kapjes se 1 ton droge nga Lazarati ne Gjirokaster, ku shoferi ishte nje Polic e mik i mirenjohur i ministrit te rendit Tahiri, eshte FAKT.

    Askush nuk po thote qe trafiku i droges filloi me pushtetin e socialisteve. Por ajo qe po themi, ajo qe eshte e dukshme per cdo njeri me sy ne balle e dy fara mend ne koke, eshte qe pas ardhjes ne pushtet te socialisteve, trafiku i droges nga Shqiperia ka pesuar nje BOOM te madh. Kete nuk ta thote Albo ne forum, kete ta thone italianet e greket qe po raportojne kapje rekord droge perdite.

    Dy jane mundesite:

    1. Ose Qeveria e Rilindjes e organizon dhe eshte implikuar vete ne keto trafiqe duke e vene shtetin nen sherbimin e miqve te saj trafikante droge (Kthimi i Shqiperise ne Narko-shtet)

    2. Ose Qeveria e Rilindjes eshte e paafte ose i mungon vullneti per te luftuar trafikun e trafikantet.

    Shqiptaret naive qe bejne nje sy qorr e nje vesh shurdh para ketij realiteti, si pa dashur kthehen ne bashkepuntore ne krim e trafik. Nese ju e toleroni kete situate te vazhdoje, Shqiperia nuk do te hyje ne BE, por do te kthehet ne geton me te madhe te zezakeve te Evropes, si ato getot e Amerikes, ku tregtia e vetme qe behet eshte ajo e droges. Dhe ashtu si shoqeria amerikane i izolon getot nga pjesa tjeter e shoqerise e thote "vrini veten se nuk me behet vone per ju", ashtu edhe BE do te reagoje ndaj Shqiperise. Nuk ka vend ne BE dhe ne Evrope per nje Kolumbi ne zemer te Evropes.

    Nese shqiptaret nuk protestojne dhe nuk e ngrejne zerin e tyre, trafikantet do te vazhdojne te minojne e kthejne Shqiperine ne Kolumbi perdite e me teper. Dhe kjo nuk e ka emrin "politike", kjo qendron mbi politiken pasi eshte nje interes kombetar i gjithe shqiptareve:

    - Do te punojme te ndertojme nje shtet demokratik qe punon per qytetarin e lire, apo do te ndertojme nje narko-shtet ku trafikantet shtien ne dore cdo qelize te shtetit e ekonomise shqiptare, dhe ne qytetaret kthehemi ne skllever te tyre?

    Zgjidhni e merrni.
    Albo

  11. #10

    Për: PD: Qeveria e implikuar në trafikun e drogës, protesta deri ne dorëheqjen e Ramë

    Cfare do te thote qe 9 ton droge eshte kapur nga Italia dhe Greqia vetem ne 4 muajt e pare te ketij viti? Eshte shume apo eshte pak?

    Mua me duket pak se kam idene qe kane qene me dhjetra ton ne vitet e meparshme. Pra shifrat flasin per nje arritjete qeverise se re qe ka ulur numrin e droges se trafikuar nga Shqiperia.

  12. #11
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Për: PD: Qeveria e implikuar në trafikun e drogës, protesta deri ne dorëheqjen e Ramë

    Opozita e sotme dhe pozita e djeshme,,,,ka shitur''droge'' sa i ka luajtur telat(vetem keshtu mund tia prishte mendjen europes te na hiqte vizat) duke i trullosur me hashash,,,por jo vetem kaq_trullosen edhe ameriken( qe u be garant per shqiperine ne NATO) Por prapeseprape nganjehere nxirrte ne aksion mijera police per te korrur dhe djegur bimet ne fjale,,,,,,sot apo disa muaj perpara,,,, nuk korri me njeri,,policet ju duheshin per te shembur me tritol,,,per te mbyllyr lojerat e fatit,,,,heh per te mbyllur,,,,,,,,,,,,,
    Kur injoranca flet,urtesia hesht e qesh nen vehte !!

  13. #12
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: PD: Qeveria e implikuar në trafikun e drogës, protesta deri ne dorëheqjen e Ramë

    Degjoni more njerez,

    nuk esht me ceshtje politike, por esht emergjence kombtare.

    Shqiprija esht e rrezikume te futet ne nje tunel te thelle dhe pa drita...

    Nese deri dje qeverine e kishin derdimenot-barkmdhnje-shaldashes te djathte sot e kane marre ne dore trafikantet e droges...dobiqer te talentuar...
    Sistemi qe kane instalu, shifet qarte, sepse ne te gjitha postet kane vene gangstere, dhe jane te zgjedhur me kujdes.... qe te trembin njerzit...

    Puna e avionit te droges, esht inskenim i Edit, keni fjalen time. Ai do bej t'pamunduren qe te prishe rrugen e Shqiperise drejt antarsimit ne BE.

    Opozita po gabon, e para se akoma nuk ka ber reformim rrenjsor brenda saj, dhe e dyta nuk po tregohet te ingranoje me masen e pakenaqur... afer portes por pozicion jashte loje...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  14. #13
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: PD: Qeveria e implikuar në trafikun e drogës, protesta deri ne dorëheqjen e Ramë

    Pirro, e ke qendisur aq bukur, paster e sakte sa nuk do ti levizja as nje presje. Te lumte!
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  15. #14
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: PD: Qeveria e implikuar në trafikun e drogës, protesta deri ne dorëheqjen e Ramë

    Casja e tille e opozites, pavaresisht te vertetes, eshte antishteterore dhe antikombetare...
    Shteti dhe institucionet kryesore te tij nuk ben te denigrohen dhe flijohen ne forme te tille per interesa partiake, karrieriste etj.
    Nuk mund te besh shtet te qendrueshem, funksional, te besushem dhe perparimtar kur popullit i thua panderpre se shteti dhe institucionet e tij kryesore jane organizate kriminale.
    Nje shtet te tille populli do ta trajtoje si organizate kriminale edhe kur opozita aktuale te jete ne pushtet.

    Perndryshe, ne vende si Shqiperia eshte e palogjikshme qe qeveria kriminale (trafikante e droges) te luftoje njerezit e saj qe importojne dhe eksportojne drogen. Nje qeveri e tille sigurisht se do te kujdesej qe ky biznes te zhvillohet ne qetesi dhe diskrecion maksimal, dhe ne sigurine me te madhe te mundshme.

    Sido qe te jete, opozita duhet te mundohet te rifitoje pushtetin me program dhe plane sa me serioze dhe bindese per shumicen, jo me denigrim total te shtetit dhe institucioneve te tij. Kjo nuk mund te jete as ne interesin afatgjate te nje opozite sadopak serioze, kombetare dhe patriotike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 15-05-2014 më 20:12

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Antiproanti për postimin:

    mia@ (16-05-2014)

  17. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    245

    Për: PD: Qeveria e implikuar në trafikun e drogës, protesta deri ne dorëheqjen e Ramë

    Cadrat-pistolet i pate qe dolen prape ? Thuhet qe njeri e kishte bere edhe si anti-tank...!

  18. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: PD: Qeveria e implikuar në trafikun e drogës, protesta deri ne dorëheqjen e Ramë

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Cfare do te thote qe 9 ton droge eshte kapur nga Italia dhe Greqia vetem ne 4 muajt e pare te ketij viti? Eshte shume apo eshte pak?

    Mua me duket pak se kam idene qe kane qene me dhjetra ton ne vitet e meparshme. Pra shifrat flasin per nje arritjete qeverise se re qe ka ulur numrin e droges se trafikuar nga Shqiperia.
    Ne 2013, italianet ne bashkepunim me policine shqiptare, filmuan nga ajri me avion gjithe territorin e Shqiperise. Qellimi ishte te identifikonin te gjitha zonat e vendit ku kultivohej hashashi dhe te benin disa llogari te thjeshta se sa hashash prodhohet ne Shqiperi ne nje vit. Kete informacion e gjen ne forum po te kerkosh ose ne gazetat shqiptare pasi u publikua edhe ne to. Dhe sipas perllogaritjeve te italianeve, ne Shqiperi prodhohet 9 ton droge ne vit.

    Pra ne 4 muajt e para te ketij viti, eshte eksportuar droge sa gjithe prodhimi vjetor ne tere Shqiperine! Prandaj italianet e greket kane vene alarmin me kohe dhe tani jane vene ne levizje jo vetem dy fqinjet tane, por gjithe vendet e Evropes ku po perfundon droga shqiptare.

    Rrëmuja dhe lufta politike që sot acarohet si asnjëherë tjetër dhe që e çfaq këtë dukuri sa herë që afrohet data e diskutimit për ta future Shqipërinë si Kanditat në BE, nuk është për herë të parë por ka ndodhur edhe disa herë të tjera sa herë që debatohet apo afrohet data e caktuar për tu diskutuar pranimi për Integrimin në BE.
    Të jetë raastësi kjo/ Të jetë rastësi që Berisha etiketon Ramën si Ed-eskobar I drogës apo e ka fjalën për ndonjë nga njerëzit e tij që kërkon të mbrojë?
    Pirro komunisti,

    Cfare po thua: Avionin ne Divjake e rrezoi opozita shqiptare? Tonelatat e droges qe po kapin Italia, Greqia e tani se fundmi edhe Gjermania, po i prodhon opozita shqiptare e njerezit e saj qe nuk jane me ne pushtet prej gati 1 viti? Qeveria aktuale nuk ka as gisht e asnje fare pergjegjesie per gjithe keto qe ndodhin, apo jo?

    Dhe boll na hape barkun me mentalitetin komunist qe sjell me lart:

    - Kush e demton me shume anetaresimin e Shqiperise ne BE, nje proteste paqesore e opozites para parlamentit, apo tonelatat e droges shqiptare qe po prodhohet ne mbare Shqiperine e po eskportohet ne menyre te jashteligjshme drejt Evropes?

    Behuni ore njerez se ngelet bageti. Per aq kohe sa Shqiperia do te prodhoje droge e do te eksportoje droge me tonelata, nuk ka anetaresim per te ne Evrope por Shqiperia do te kthehet ne vrimen e zeze te Evropes, ne geton e saj. Dhe ky eshte realiteti ne te cilin ju vete jetoni por nuk arrini te kuptoni.

    Shkaterroni parcelat e droges. Ndaloni trafikun e fusni ne burg trafikantet qe kane mberthyer shtetin, politiken e mediat, e pastaj do te meritoni vendin qe ju takon ne BE.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-05-2014 më 17:08

  19. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: PD: Qeveria e implikuar në trafikun e drogës, protesta deri ne dorëheqjen e Ramë

    Kjo protesta me 200 punonjesit e bashkise dhe me lazaratasit qe kerkojne te rrezojne qeverine e droges filloi dhe mbaroi para se te mbyllte punen parlamenti

    As me leke si nxjerrin dot me ne proteste njerezit PeDe-istat tani. Ska budalla qe ju shkon me pas se e shikojne qe te gjitha veprimet po i bejne nga frika. Kane filluar po dhjesin gjak se po ju shtrengohet laku fort e me fort.

    Edhe Albon na e ka zene frika tani qe po marrim statusin kandidat. Nuk merret statusi pa luftuar drogen. Oburra te heqim qeverine e droges thote. Qeverine e Lazaratit, qe per 22 vjet demokraci ka qene bastioni me i sigurte i PeDe-se

    Gozhda e fundit ne arkivolin e Saliut dhe kesaj PeDe-je mercenare do te ngulet nga BE-ja, kur Shqiperia te marre statusin per pak jave.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  20. #18
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: PD: Qeveria e implikuar në trafikun e drogës, protesta deri ne dorëheqjen e Ramë

    ka qene nje loje qe luanim si femije; fluturon, fluturon..., fluturon

    Edhe keta te Edvinit, kane filluar lojen: fluturon, fluturon Mari-Hu-Ana fluturon Heroina, por jo socialiste, por tjetra nga partia roze.

    Si duket tani Edvni, meqe e "çmontoj" Sarinen sirinane, ka hapur laborin per pastrimin dhe perpunimin e drogave te gjithe botes.

    Dhe pastaj dalin surratat, si ai i shendoshi i Skraparit dhe prezantojne edhe vilat me tualete per mace, e nderkohe e kane sjelllur vendin ne greminen e thelle sociale.
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  21. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: PD: Qeveria e implikuar në trafikun e drogës, protesta deri ne dorëheqjen e Ramë

    Protesta e së premtes, Basha: Koha për të vepruar

    TIRANE- Kreu i opozites, Lulzim Basha ka ftuar gjithe shqiptaret ne protesten e se premtes, nen moton “Një popull në këmbë kundër drogës, Rama në shtëpi”.

    Gjate fjales se tij në mbledhjen e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Basha perseriti se përgjegjës për situatën e drogës në vend është Edi Rama dhe kupola e tij, ndërsa beteja me drogën nuk është politike por kombëtare.

    “Jo betejë politike por kombetare. Nuk është për të fituar pikë njëra apo forca tjetër politke, por për të shpëtuar vendin nga krimi i organizuar me suport politik dhe mbështetej të institucioneve shtetërore. Ky rrezik i shtruar këmbëkryq është real. Detyra jonë të ndërgjegjësojmë shqiptarët çdo ditë me të vërteta dhe fakte, të jemi në ballë të protestave të tyre, të ndajmë me ta zgjidhjen tonë, largimin e Edi Ramës dhe kupolës së tij nga qeverisja”- tha Basha.

    Basha kerkoi nga strukturat dhe koordinatoret maksimumin e përpjekjeve për të zhvilluar protestën më madhështore qytet më qytet, derë më derë lagje më lagje për tu bashkuar në veprimin për zgjidhjen e këtij halli të madh që po pllakos vendin.

    Sipas Bashes, Rama ka nxitur trafikun e drogës. “Kanë vetëm një hall si ti ikin përgjegjësisë. Një herë thanë se kishin realizuar një operacion, kur krimi bashkë me drogën ju ngeli në dorë nxorën tjetrën s’ kishin ndërmarrë një operacion shpëtimi. Këtyre gënjeshtrave ju shkuan paranojën e inskenuar që kishte për qëllim të mallëngjente stalinistët e pakët në këtë vend se këtë skenë ja u kishin inskenuar. Nuk është rastësi që në ditët e debatit më të madh për drogë në vend avioni ulet në Divjakë. Është një kuotë e re arbitrariteti dhe paligjshmërie. Në dritën e këtyre zhvillimeve e akuzojmë kryeministrin për nxitje të trafikut të lëndëve narkotike përmes fshehjes së të vërtetës.” – tha ai.

    Kreu i opozites u ndal edhe ne denoncimet e bera nga PD per emerimin e njerezve trafikante e te inkriminuar ne poste kyce nga ana e qeverise. “Opozita ka evidentuar dhjetra persona të dënuar për narkotrafikim që janë emëruar nga rilindja. Ai është përgjegjësi numër një për gjithë qëndrimin që ka mbajtur ndaj shpërthimit të drogës. Sot PD ja ka shtuar për mbështetje dhe miratim këtë zgjedhje qytetarëve. Largimi i Ramës nga qeveria është prerja e nyjës gordiane. Populli shqiptar nuk mund të pranojë të bjerë nën sundimin e oligarkisë së drogës. Thirrja jonë është; tani është ora për të vepruar. Të dalim të premten në protestën e thirrur nga opozita në Tiranë. Kjo lëvizje demokratike mbarë popullore ka një kuptim, mbledhjen në shesh praninë në shesh. Prania në shesh është bashkim forcë, fitore. “- u shpreh kreu i PD-së.



    Fjala e plotë e Bashës në mbledhjen e grupit

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i drejtua sot qytetarëve me një thirrje, nga mbledhja e grupit parlamentarë, për protesten e te premtes, në orën 11 para Kryeministrisë, kundër kapjes së vendit nga karteli i drogës.

    Fjala e plotë e Bashës.
    Qëkurse nisëm betejën kundër narkotrafikut me symbyllje, syshkelje dhe ortakëri qeveritare kemi qenë të vetëdijshëm e jemi të vetëdijshëm se kjo është një betejë më e vështirë se shumë të tjera që kemi zhvilluar e do të vazhdojnë të zhvillojmë në kursin tonë si opozitë. Kemi qenë të vendosur e jemi me të vendosur se kurrë për ta zhvilluar e fituar me çdo kusht, bashkë me aleatët tanë opozitare, me shoqërinë civile, qytetarët shqiptarë që po bashkohen me ne, jo se të gjithë janë me Partinë Demokratike sa i takon përkatësisë apo simpatisë partiake, por ngaqë e kanë kuptuar dhe po e kuptojnë çdo ditë se kjo betejë nuk është politike por kombëtare, nuk është për të fituar pikë njëra apo tjetra forcë politike, por për të shpëtuar vendin tonë të përbashkët nga më i madhi i rreziqeve, që është ai i krimit të organizuar me suport politik dhe me shtrirje në vetë strukturat e qeverisë dhe institucioneve shtetërore.

    Ky rrezik nuk është më teorik, por real, me real se kurrë.

    Nuk është më në horizont, por i shtuar këmbëkryq.

    Nuk zvarritet në terr, por fluturon, ka kapur qiellin, ka alamuar të madh e të vogël, u ka ulur kokën gjithë shqiptarëve që nxjerrin jetën me punë të ndershme, ka ndezur indinjatën dhe ndjenjën e tyre të revoltës.

    Detyra jonë si opozita e vendit është të ndërgjegjësojmë shqiptarët çdo ditë me fakte dhe argumente për të vërtetën e plotë të këtij rreziku, t’i ngremë në këmbë, tu prijmë, të jemi në ballë të protestave të tyre, të ndajmë me ta në fushën e betejës zgjidhjen tonë, opisonin tonë të menduar thellë, me përgjegjësisë e largpamësi, largimin e Edi Ramës dhe kupolës së tij nga drejtimi i qeverisë.

    E kemi filluar të enjten e kaluar në Kuvend dhe në protestën e parë të hapjes që do të pasohet me protestën e madhe mbarëpopullore të ditës së premte para kryeministrisë nën moton “Një popull në këmbë kundër drogës- Edi Rama, në shtëpi”.
    Protesta popullore e ditës së premte do të jetë një ngjarje me peshë dhe rendësi të veçantë për ecurinë e betejës që kemi nisur.

    Duke ju falënderuar të gjithëve për kontributin e dorës së parë që keni dhënë që prej fillimit, kërkoj sot nga secili prej jush, sikurse kërkoj nga gjithë strukturat dhe koordinatorët e PD, nga të zgjedhurit në detyrë dhe zgjedhurit e rinj, maksimumin e përpjekjeve për të zhvilluar të premten në Tiranë një nga protestat më madhështoret që ka njohur demokracia.

    Qytet me qytet, lagje me lagje, fshat me fshat, derë me derë, kokë me kokë me njerëzit, për t’u thënë tonat pse jemi kaq të shqetësuar dhe pse kemi dalë me këtë zgjidhje, për të dëgjuar të tyret dhe për tu përbashkuar në veprimin, për aksionin, për protestën sot, për zgjidhjen e këtij halli të madh që po pllakos vendin.
    Shqetësimi ynë, që është edhe shqetësimi i mbarë qytetarëve pa dyshim, është narkotrafiku i ngritur në sistem, është ligji i drogës në vend të ligjeve të popullit, pushteti i drogës në vend të pushtetit të ligjit, sistemi i drogës në vend të skrupujve, moralit dhe mënyrës të jetës së qytetarëve.

    E keqja e drogës i bashkon në një të dyja anët e medaljes: aspektin shoqëror dhe aspektin politik. Ku ka një parcelë me drogë ka armë që e ruajnë, ku ka trafik droge ka njerëz të armatosur që e shoqërojnë, ku ka shkëmbim droge ka shkëmbim krimi, ka shkëmbim zjarri, ka drama, ka gjak, ka zi, ka shkatërrim për familjet, për mbarë shoqërinë.

    Trafiku si kurrë ndonjëherë i lëndëve narkotike nga toka, nga deti dhe nga ajri, përbën sot agresionin me të madh ndaj normave dhe parimeve mbi të cila mbështetet edukimi dhe formimi i fëmijëve, i të rinjve, i brezave të ardhshëm; ndaj normave dhe parimeve të punës së ndershme, ndaj imazhit tonë si popull dhe si vend, ndaj lirive që kemi fituar dhe mund t’i humbasin një nga një në qofte se do të lejojmë që pushteti i drogës të marrë frenat, të marrë timonin, domethënë të marrë kamxhikun sepse pushteti i drogës njeh vetëm një mjet: dhunën.

    Për shkak të krizës ekonomike që ka kapluar vendin, për shkak të mungesës së shpresës dhe besimit tek e nesërmja, ka njerëz që mendojnë se droga sjell para, se droga sjell të ardhura. Dua tu parashtroj këtë pyetje bashkëqytetarëve tanë që kanë dilemën më të vogël nëse droga sjell mirëqenie.

    Të përmendin një vend, një shoqëri e cila ka bërë përpara përmes narkotrafikut dhe drogës, në Europë apo jashtë Europës? Nuk ka të tillë. Droga vetëm ka shkatërruar, droga vetëm ka hapur varre, droga vetëm ka hapur plagë, droga ka hedhur njerëzit kundër njëri-tjetrit, ka hedhur familje kundër njëri-tjetrit dhe ka kthyer prindërit kundër fëmijëve, fëmijët kundër prindërve. Ka ndjellë konflikt social, ka tundur nga themelet shoqëritë. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë përparim për asnjë shoqëri që mendon apo tundohet nga paratë e drogës si rrugëdalje nga kriza.

    Këto nuk janë më disa vërteta teorike që ia themi njëri tjetrit në seminaret kundër drogës. Janë të vërteta dramatike që po mbështjellin çdo ditë jetën e shqiptarëve me narkotrafikun e ngritur në sistem nën qeverisjen e sotme të Edi Ramës.
    Sa më shumë drogë, aq më shumë mjerim dhe varfëri. Ketë aksiomë e vërteton më së miri edhe qeverisja e Ramës ne Shqipërinë e vitit 2014, siç është vërtetuar edhe në vende të tjera, edhe në Kolumbi dhe vende të tjera që kanë patur fatkeqësinë të jetojnë në periudha të caktuara nën zgjedhën e narkotrafikut.

    Sondazhi më i fundit i Bankës së Shqipërisë konfirmon situatën gjithnjë në përkeqësim për ekonominë në krizë, konsumin në rënie, punësimin në rënie, varfërinë në rritje të shqiptarëve. Vetëm narkotrafiku ka lulëzuar e lulëzon në qeverinë Rama-Meta. Ata që përfitojnë nga kjo veprimtari kriminale janë gjithmonë një grusht njerëzish të cilët kanë synime që përmes parave të pista të drogës të kapin infrastrukturën politike të vendit, të kapin shtetin dhe qeverisjen. Dhe ky është aspekti tjetër i realitetit të hidhur të vendeve që bien në kllapat e kartelit të drogës.
    Këtu vijmë tek përgjegjësia direkte e Edi Ramës dhe kupolës së tij.

    I kishin informacionet si ne, madje para nesh për avionët e drogës dhe i fshehën.
    Folën qytetarët kurajozë nga Divjaka, Bedati, Kardhiqi, Gjadri, Vranishti, Novosela, Akërnia e gjetkë për avionët e drogës e drogën me avionë. Edi Rama zgjodhi përsëri mohimin, shpërfilljen, fshehjen.

    U tallen me denoncimet e opozitës për një problem kaq serioz dhe të rëndë. Bashkë me ministrat e tij u sollën siç nuk i falet asnjë nëpunësi të thjeshtë, as zyrtarit më të ulët të administratës shtetërore. I lanë dëshmitarët nën kërcënimin e mafias, siç nuk bën kurrë asnjë shtet dhe asnjë shtetar normal apo siç bën vetëm një qeveri e kriminalizuar që hedh vallen e mafias dhe punon në ortakëri me të.

    Kur u kërcënua bashkë me familjen e tij Telnis Skuqi në Gjirokastër, gazetari kurajoz që denoncoi uljen e avionëve në Kardhiq dhe në Vranisht, kur i hodhën kokën e dhisë para shtëpisë dhe i çuan mesazhe për të mbyllur gojën, çfarë ndodhi?! A u mor në mbrojtje?! A u morën masa?! A u hap një çështje?! Asgjë! Edi Rama nuk luajti gishtin. Dhe të njëjtin qëndrim mbajti dhe kur u kërcënua Gentiani në Bedat. E sa të tjerë.

    Të njëjtën linjë të vendosur të mohimit, fshehjes dhe driblimit me çdo mjet të së vërtetës, ndoqën Rama me kupolën e tij edhe kur avioni i drogës u plasi mbi kokë.
    Kundërthëniet e tyre për ngjarjen e Divjakës janë prova më e qartë e një përpëlitjeje fajtorësh që kanë vetëm një hall, si ti ikin përgjegjësisë. Njëherë thanë se kishin zhvilluan një superaksion policor. Pastaj kur e morën vesh i madh e i vogël, më zë, më figurë dhe me dëshmi të panumërta se avionit të drogës i ishte prishur rrota dhe makinës së drogës i ishte prishur friksioni, pra krimi bashkë me drogën u kishte mbetur në derë, nxorën variantin se kishin ndërmarrë një operacion shpëtimi.

    Superaksioni policor për kapje droge dhe operacioni i shpëtimit për shpëtimin e avioni, nuk mund të rrinë bashkë, o njëra, o tjetra (në fakt nuk qëndrojnë asnjëra), por Ramës dhe kupolës së tij aq u bën, mjaft të hedhin sa më shumë tymnajë.

    Këtyre gënjeshtrave flagrante u shtuan paranojën e inskenuar që kishte për qëllim të mallëngjente stalinistët e pakët në këtë vend sikur skandalin me avionin e drogës ua kishte kurdisur një forcë e errët. Të gjithë këto absurditete nuk do të meritonin të komentoheshin po të mos ishin dhe të mos jenë sot e gjithë ditën shprehje e qëndrimit konstant të Edi Ramës dhe kupolës së tij ndaj narkotrafikut përmes mohimi, fshehjes, ortakërisë.

    Nuk është rastësi që në ditët e debatit më të madh në vend kundër drogës me avionë, avioni ulet në Divjakë të marrë drogë dhe narkotrafiku sulmon me vrull dhe sasi të shtuara Italinë, Gjermaninë, Greqinë. Lajmi i fundit nga Selaniku i Greqisë është kapja e 691 kg drogë nga Shqipëria me destinancion Gjermaninë, me vlerë të përllogaritur në treg mbi 1 milionë euro.

    Nuk është e rastësishme që hodhën poshtë të shtunën në konferencën e kryetarëve kërkesën e opozitës për një hetim të plotë parlamentar mbi përmasat e patolerueshme të narkotrafikut dhe përgjegjësitë qeveritare. Kjo është një kuotë e re e ankthit qeveritar për të mohuar transparencën me çdo kusht. Është edhe një kuotë e re arbitrariteti dhe paligjshmërie pikërisht në këtë moment kur Gjykata Kushtetuese e vendit duke ju referuar homologeve të saj gjermane dhe italiane hodhi poshtë vendimin e marrë me dhunën e kartonave kundër Kushtetutës, për të refuzuar kërkesën e opozitës për një hetim parlamentar mbi aferën e pazbardhur kriminale me mbështetje kryeministrore të ndërhyrjes dhe marrjes së të dhënave konfidenciale nga server i tatimeve.

    Në dritën e këtyre zhvillimeve, ne e akuzojmë kryeministrin për nxitje dhe inkurajim të trafikut të lëndëve narkotike përmes fshehjes së të vërtetës, talljes me denoncimet e opozitës dhe dëshmitë e shtypit e qytetarëve, indiferencës ndaj kërcënimeve mafioze që kanë marrë gazetarët dhe dëshmitarët.

    Sot është akoma më e qartë për opozitën dhe mbarë qytetarët shqiptarë pse janë punësuar aq shumë trafikantë në poste të rëndësishme nga qeveria e Edi Ramës. Pse të jesh narkotrafikant është një avantazh në sistemin, apo më mirë të themi në pseudosistemin e tij të meritës.

    Deri sot opozita ka evidentuar me dhjetëra persona me precedentë të pastër penalë në narkotrafikim, apo të dënuar për narkotrafikim që janë emëruar nga e ashtuquajtura Rilindje. Karteli i drogës na shfaqet si bashkëfirmëtar në kontratën e pushtetit me Edi Ramën dhe Ilir Metën.

    Do të kishte mjaftuar thjesht intensifikimi pa precedent i narkotrafikut në Shqipërinë e qeverisur prej tij që ky kryeministër të jepte dorëheqjen për paaftësi, për dështim të bujshëm në luftën kundër narkotrafikut dhe për gjithë dështimet e tjera që i kemi bërë disa herë objekt të opozitarizmit tonë.

    Ai nuk është përgjegjës vetëm për këtë. Ai është përgjegjësi numër një për gjithë qëndrimin që ka mbajtur e vazhdon të mbajë ndaj shpërthimit të skandalit të drogës.
    Njeriu që mohon, njeriu që i ofron koperturë kartelit të drogës përmes qëndrimeve të tij, njeriu që lejon pra inkurajon përmes heshtjes dhe mosveprimit kërcënimin e qytetarëve dhe gazetarëve të këtij vendi për hesap të kartelit të drogës, njeriu që shkallmoi policinë dhe futi në të elementë të inkriminuar që mbështetën trafikun e drogës, nuk kishte si të pranonte përgjegjësinë e tij vetëm se ia kërkoi opozita.
    Sot, Partia Demokratike dhe opozita ia ka shtruar për mbështetje dhe miratim këtë zgjidhje të propozuar prej saj qytetarëve shqiptarë.

    Largimi i Edi Ramës dhe kupolës së tij nga qeveria është prerja e nyjës gordiane ku lidhen interesat e kartelit të drogës, është imperativ për të çliruar të sotmen dhe të nesërmen e shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre nga kthetrat e pushtetit të drogës.
    Populli shqiptar, qytetarët e këtij vendi nuk mund të pranojnë të bien nën sundimin e oligarkisë së drogës. Qytetarët e bashkuar janë më të fortë se gjithë narkotrafikantët. Thirrja jonë: tani është ora për të vepruar. Të dalim të premten në protestën e thirrur nga opozita në Tiranë. Të bëhemi me praninë tonë pjesë e një bashkimi të madh dhe të fuqishëm që do ta detyrojë kartelin e drogës të marrë arratinë, dhe Edi Ramën të shkojë në shtëpi. Kjo lëvizje demokratike mbarëpopullore ka për çdo shqiptar një kuptim: mbledhjen në shesh, praninë në shesh. Prania është bashkim, është kundërshtim, është forcë, është fitore.

    Faleminderit!


    Panorama

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •