Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, në 14 vjetorin e themelimit të kësaj partie thotë se kanë përgatitur një program zhvillimor për vendin. I pari i AAK-së ka premtuar se në katër vjetët e para të qeverisjes së AAK-së do të hapeshin 200 mijë vende pune.


Haradinaj ka ripërsëritur premtimin e tij për pagën mesatare prej 1000 euro.
Ai tha se programin ekonomik të AAK-së e kanë quajtur drejtim i ri, për shkak të specifikave dhe mundësive të zhvillimit. Ai thotë se në programin e AAK-së kanë punuar shumë dhe se duke e lexuar atë, qytetarët e Kosovës do të mund të kuptojnë se është kthyer Ramush Haradinaj i vitit 2004.

Duke e lexu programin, qytetarët do ta vërejnë se është kthy Ramushi i vitit 2004”, tha Haradinaj në emisionin “Debat”.

Haradinaj sërish ka folur për kohën e qeverisjes së tij, dhe ka lavdëruar punën e tij 100 ditëshe. Ai tha se nëse kujtohet ajo kohë, është shumë i lehtë të vërehet dallimi mes asaj kohe dhe qeverisjeve tjera. Ramush Haradinja thotë se pajtohet që zgjedhjet të mbahen më 8 qershor, megjithës ai mendon se kjo do të duhej të bëhej me shkarkimin e qeverisë.

Do të ishte shumë me rëndësi, e kam thënë disa here, jo vetëm kur do të mbahen zgjedhjet, por edhe si do të shkojnë zgjedhjet. Duhet të shkojmë në zgjedhje me shkarkim të qeverisë, pra nuk bëhet kjo vetëm me i ndëshku PDK-në a një subjekt politik, që ata me fitu më pak vota, por bëhet fjalë edhe me e bërë një këputje nga qeverisjet e deritashme”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për takimin me ambasadoren amerikane Tracy Ann Jacobson. Takimet e tilla i quajti në takim miqësor, sepse tha se vetë liderët nuk po mund të mblidhen vetëm pa ndërmjetësim ndërkombëtar. “Kemi bisedu se çka e pret Kosovën në këto ditë që po vijnë”, tha Haradianj.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve përfshirë ata të pakicave që të votojnë për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Haradinaj ripërsëriti se pajtohet për edhe një mandat të rezervuar për minoritetet.
http://koha.net/?id=27&l=8583