Komisioni i ngritur nė vitin 1995 kishte shėrbyer si armė nė duart e partisė nė pushtet, PD-sė, pėr tė eliminuar kundėrshtarėt politikė nga pjesėmarrja nė zgjedhjet e vitit 1996. Shumė kandidatė u bėnė me njollė, shumė tė tjerėve iu hoq "njolla", ndėrsa siē shkruan vetė avokati, u zhdukėn shumė dosje tė rėndėsishme tė spiunėve tė Sigurimit tė Shtetit.
Rrėfimi i mėposhtėm i avokatit Nafiz Bezhani, daton vitin 2002 dhe lidhet me daljen e librit tė parė tė triptikut "Mėkatarėt" dhe rrok punėn e bėrė, atė qė nuk e lanė tė bėnte, pengesat qė i nxorėn pėrpara dhe kompromiset qė iu desh tė bėnte nė kurriz tė misionit.
"Nga dosjet qė kam kontrolluar unė, kemi agjentė qė janė rekrutuar edhe mė 1990-n. Ata kanė qenė tė rinj fare, bile unė kam njė rast nga njė fraksion i PD-sė. Ėshtė njėri me pseudonimin "Trėndafili" dhe kėtu bėhet fjalė pėr tė gjithė ata agjentė tė Sigurimit tė Shtetit qė kėrkonin tė denigronin njerėzit e ndershėm dhe demokratė.
Unė ka kohė jo vetėm tani qė kam mbetur formal nė komision, sepse qeveritarėve nuk u ka pėlqyer puna ime dhe nė ligjin e bėrė pėr Komisionin e Pastėrtisė sė Figurave nuk pėrcaktohet asgjė pėr kompetencat.
P.sh., nėse shkel ligjin, Kryeministria, komisioni duhet tė bėjė kėtė apo atė. Mua si kryetar komisioni nuk mė njihet e drejta as tė kėrkoj verifikim. Unė i kam bėrė me iniciativėn time tė gjitha, sepse askush nuk ēante kokė pėr verifikim tė figurave.
Gjatė punės sime mė dolėn 16 diplomatė nė kompjuter. Gjykata e Kasacionit, me nė krye njė njeri tė PD-sė, nuk i mori provat dhe as nuk i pranoi tė dhėnat e kompjuterit si prova. Meqė mė dilnin nė kompjuter dhe nuk kishin dosje i mora nėn hetim tė gjithė.
Kjo nė fakt nuk ėshtė e rregullt, por ndėrgjegjja nuk mė linte pa dalė nė kėtė rrugė. Po tė pranonin nga biseda qė u bėja unė, do tė thoshte se ata e pranonin se kanė qenė spiunė. Ia arrita vetėm nė dy raste, u bėnė urdhrat dhe kur u ktheva nė Shqipėri, ata u larguan nga detyra e diplomatit dhe u kthyen nė atdhe.
Por, nė rastet e tjera unė nuk arrita tė bėja gjė, sepse dokumentet e tyre janė hequr, janė zhdukur dhe unė nuk kisha prova pėr t'i penalizuar.
Njė pjesė e dosjeve janė djegur dhe pėr kėtė ėshtė dėnuar penalisht edhe ish-drejtori i SHIK-ut, ndėrsa njė pjesė tjetėr e dosjeve janė vjedhur. Janė vjedhur edhe njė pjesė e mirė e kasetave. Unė kam bėrė edhe denoncimin penal pėr 56 kasetat e zhdukura bashkė me emrat e mijėra agjentėve tė Sigurimit tė Shtetit.
Gjatė punės sime, ishte njėri nė PD qė kėrkonte deri nė vdekje fajtorin dhe unė ia tregova, ndėrsa nė raste tė tjera u mundova tė ruaja anonimatin. Nė librin e parė qė kam botuar nxora edhe disa materiale origjinale dhe njerėzit e kuptojnė shumė mirė se pėr kėtė bėhet fjalė.
Por, ndonjėherė edhe nuk i kam vėnė emrat. Siē ndodhi me njė socialist, qė ishte nė funksione tė larta. Kėtij nė fakt i kanė ngatėrruar emrin dhe me emrin e tij kishte pesė dosje, por ai nuk figuronte tė kishte qenė spiun i Sigurimit.
Nė njė rast tjetėr kisha njė emėr tė dyshimtė nė Gjykatėn e Kasacionit, njė Zef Nika. Kur bėra verifikimin nė Gjykatė, doli qė ishte nėnkryetari i saj, por unė kisha 4 Zef Nika nė kompjuter dhe arrita nė pėrfundimin qė ai nuk ka patur dosje dhe nuk u penalizua.
Si ky rast ėshtė ai i njė ministri qė kishte pesė dosje, por nuk mė linin tė bėja verifikimin, sepse duhej bėrė me kėrkesė tė institucionit. Shumė spiunė m'i kanė kaluar nėn rrogoz se nuk kam patur kompetenca.
Por ata qė kam ndjekur unė kanė ikur. Por, partitė nuk kanė kėrkuar tė bėjnė verifikime brenda radhėve tė tyre. Ishin nja dy qė bėnė kėrkesė dhe dolėn qė nuk ishin dhe aq tė pastra. Ndėrsa nga krerėt e partive tė mėdha ishte vetėm njėri qė doli me njollė dhe e la pastaj detyrėn qė kishte.
Po ėshtė njėri, njė shkrimtar, njė njeri shumė i urryer qė del edhe nėpėr mitingje dhe si ai ka sa tė duash, aq sa mund tė bėsh vėllime me historitė e spiunėve tė Sigurimit. Njėherė mė kėrkuan tė bėja njė kontroll tė deputetėve nė Parlamentin e ardhshėm. Kur i kontrollova gjeta disa, mirėpo nuk kisha ē'tė bėja. U thashė: "Dy ke ti, dy ke ti", nė vend qė t'u thosha pėr dymbėdhjetė.
Gjatė punės sime kam patur probleme me tė tre kryeministrat, Nano, Majko dhe Meta. Nano mė la rrugėve, pa zyrė, duke mė bojkotuar dhe vetėm kur unė dhashė dorėheqjen nė njė konferencė tė hapur pėr shtyp, ai i urdhėroi dikasteret qė tė mė linin tė punoja.
Vitin tim mė tė suksesshėm kam patur 1998-n. Kam patur rreth 5700 dosje dhe kam penalizuar 85 zyrtarė nga 104 qė kam penalizuar gjithsej. Ishin funksionarė tė lartė, zėvendėsministra apo gjeneralė. Nė vitet mė vonė bėra mė pak punė, sepse nuk pata pėrkrahjen e shtetit. Por, kėnaqėsinė mė tė madhe e kam ndjerė nė vitin 1998, sepse ishte situata mė e vėshtirė.
Bėmė edhe kompromise me udhėheqėsit, tė tipit "hiqe kėtė dhe vėre atė nė njė vend ku nuk penalizohet", por kemi bėrė kompromise edhe me vetė spiunėt. U thosha: "Qė mos tė tė dalė emri, ik vetė, thuaj se po iki pėr halle familjare dhe unė nuk dua tė tė denigroj, por qė ti tė zbatosh ligjin. Ndaj tė kėrkoj tė lėsh funksionin qė ke". Kam hequr me dhjetėra nė kėtė mėnyrė.
Por, pėr mua, penalizimi i tyre dhe kontrolli nė tėrėsi nuk duhet tė kufizohej vetėm te "ke qenė apo jo spiun e Sigurimit tė Shtetit". Duhej edhe pastėrtia pasurore, por kėtu nuk munda tė kaloj dot, sepse m'u krijuan pengesa tė shumta nga udhėheqja, e cila e la draftin qė tė kalojė nė heshtje pėr shumė kohė.
Veprimet kanė qenė antikushtetuese dhe komisioni pėr verifikimin e pasurisė sė funksionarėve tė lartė, i krijuar qė mė 1995-n, nuk funksionoi asnjėherė, sepse u ndėrtua mbrapsht me qėllim.
Komisioni u rikrijua, por po mbi ato baza, pra me katėr deputetė, dy nga Kryeministria, njė nga Kontrolli i Lartė i Shtetit njė nga Gjykata, etj. Dhe ky ėshtė njė komision qė bie ndesh me Kushtetutėn, e cila nė nenin 70 thotė:
"Deputetėt nuk mund tė ushtrojnė asnjė detyrė tjetėr shtetėrore, pėrveē asaj tė anėtarit tė Kėshillit tė Ministrave", ndėrsa me kėtė komision deputetėt futen nė administratė dhe gjykojnė mbi veprimtarinė e funksionarėve tė lartė shtetėrorė. Kemi nenin 77, pika 1: Kuvendi zgjedh nga gjiri i tij komisione tė pėrhershme" Pra, Kuvendi nuk mund tė krijojė komisione nga administrata, siē ka bėrė, sepse ata janė si jorganė pėr tė mbuluar korrupsionin dhe, qė kur u krijua komisioni i parė nga PD-ja mė 1995-n, dhe pastaj kur e morėn pushtetin socialistėt, nuk u nxor asnjė hajdut dhe nuk u penalizua asnjėri.
Socialistėt, pėr pesė vite vetėm sa kanė mbledhur ca deklarata dhe paguajnė kot komisionin. Tani duan tė bėjnė njė komision tjetėr verifikimi. Por, Kushtetuta, nė nenin 77, pika 2, thotė: "Kuvendi ka tė drejtė dhe me kėrkesė tė njė tė katėrtės tė tė gjithė anėtarėve tė tij, tė caktojė komision hetimi pėr tė shqyrtuar njė ēėshtje tė veēantė".
Pra, jo njė komision tė pėrhershėm verifikimi dhe kontrolli, por pėr njė ēėshtje tė veēantė. Por kėtu janė interesat e pėrbashkėta tė demokratėve dhe tė socialistėve dhe ata qėllimisht e shkelin Kushtetutėn, duke mos dashur tė luftojnė korrupsionin.
Duhen komisione tė vėrteta, si Kontrolli i Lartė i Shtetit, apo Komisioni qė drejtoja unė, por me njė kusht, qė ai duhet tė ketė tė drejtėn pėr tė penalizuar institucionet qė nuk zbatojnė ligjet e shtetit. Kontrolli institucional i kuadrit drejtues do tė evitojė gabimet e bėra deri tani nė politikėn nepotike tė kuadrit".
Krijoni Kontakt