Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Cool Gjendet “Bin Ladeni” – punon banakier në një bar në Brazil








    Nga shumë gjëra të çuditshme që i presin fansat anglezë të futbollit në Brazil, një bar në Sao Paulo me emrin e Osama bin Laden – dhe i udhëhequr nga një person që i ngjanë Bin Ladenit – mund të jetë nga gjërat më të papritura.

    Sipas faqes së tij në Tumblr, Ceara Francisco Helder Braga Fernandes, banor i Sao Paulos që nga viti 1978, e riemëroi barin e tij menjëherë pas sulmit të 11 shtatorit në SHBA.

    Me mjekër të gjatë e të thinjur dhe me vetulla të trasha, ai i ka ngjarë Bin Ladenit pa e ditur fare këtë fakt. Por kur Osama bin Laden u bë personi më i kërkuar në botë, duke u shfaqur në TV në mbarë botën, një konsumator i tmerruar e thirri policinë për të raportuar se i dyshuari punon si banakier në një kafeteri.

    Por kur policia arriti në atë vend, ata nisën të qeshin me të madhe dhe të fotografohen me të. Ai u bë personalitet i famshëm lokal. Pasi ndërroi emrin e barit, lokali i tij u bë i famshëm sidomos nga rokerët lokalë.

    Blogeri britanik dhe banori i Sao Paulos, Andrew Creelman thotë se bari në fjalë është bërë vend i preferuar i fansave të muzikës metal, të cilët vërshojnë edhe trotuaret gjatë vikendeve duke dëgjuar muzikën e Led Zeppelin dhe Black Sabbath.

    Mac Margolis, nga faqja e lajmeve online, “Vocativ”, kërkoi dhe gjeti mbi “12 objekte braziliane” të emëruara sipas emrit të ish-liderit të Al-Qaedas, “përfshi bare, restorante dhe fast-food-e”.
    http://koha.net/?id=7&l=8048




    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 28-04-2014 më 11:17

  2. #2
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Gjendet “Bin Ladeni” – punon banakier në një bar në Brazil

    Heu qe t'qenkan gzue zagartaret e Sorrosit !
    … ///

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •