Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Të rinjtë, të motivuar për migrim: Nuk jetohet në Kosovë



    Në rubrikën e përjavshme “VOX” të Radios Evropa e Lirë, ata vlerësojnë se janë një mori shkaqesh që i motivojnë për t’ia mësyrë migrimit, në rast se do t’u jepej mundësia për një gjë të tillë.

    Ymredin Piraj është student dhe njëkohësisht punon për t’i financuar studimet e tij.

    Nëse më jepet një mundësi më e vogla, unë do të kisha dalë jashtë. Për shumë arsye: rrogat e vogla, papunësi e madhe, ligjet s’respektohen, pasiguri... Në të gjitha anët e ke katastrofë. Nuk ia vlen të jetosh në Kosovë”, thotë ai.

    Flamur Haxholli thotë se i ka ndërprerë studimet, meqë “edhe ata që përfundojnë studimet, vështirë gjejnë punë”. Kjo edhe arsyeja pse ai po përpiqet të aplikojë për vizë për të migruar në Kanada.

    Në Kosovë mund të jetosh dita-ditës, por nëse mendon të krijosh familje ose të kesh familje të mirëqenë, nuk mendoj se 200 euro janë pagë me të cilat mund të mbash një familje. Madje as 500 euro”, thotë ai.

    Myrvete Sejdiu tregon se ka ndërprerë studimet dhe se punon, ndërsa shton se i kupton të rinjtë që ia mësyjnë migrimit.

    Punë s’ka”, thotë Myrvetja.

    Fatron Morina, student, në rast se do t’i jepej mundësia për të migruar në ndonjë vend perëndimor, ai do ta bënte këtë menjëherë.

    Këtu e kryen fakultetin dhe nuk gjen punë. Jashtë, merresh me punë të tjera, por puna paguhet më shumë se këtu”, pohon Fatroni.

    Labinot Dabiqi, student në Fakultetin Juridik, thotë se për të gjithçka do të varet nga mundësia e gjetjes së punës pas përfundimit të studimeve: “Tash për tash jam student dhe nuk i kam menduar ende këto gjëra. Por, nuk i dihet. Pas diplomimit, nëse nuk kam të ardhura më të mira, atëherë po, do t’ia mësyj si shumë të tjerë. Arsyet janë papunësia e madhe, nevojat familjare, një e ardhme më e mirë. Këtu nuk arrihen. Ka pasiguri. Edhe sistemi i edukimit është më i ulët në krahasim me vendet evropiane dhe të tjera”.

    Në anën tjetër, ka edhe të rinj që mendojnë ndryshe. Afërdita Hoti studion në Fakultetin e Edukimit. Ajo nuk pajtohet me dëshirën e të rinjve për të migruar jashtë vendit, por megjithatë i kupton shkaqet që i shtyjnë ata në këtë drejtim.

    Nuk mund ta paramendoj jetën në një vend tjetër. Por, gjithë rinia, për shkak të kushteve ekonomike, detyrohet në këtë drejtim. Detyrohen prej pamundësisë për të studiuar, për të gjetur punë dhe për ta bërë një jetë mesatare. Për këto arsye ia mësyjnë migrimit”, thotë Afërdita. /REL/

    http://www.telegrafi.com/lajme/te-ri...o-2-44018.html


    Nje nder arsyet kryesore pse nuk hiqen dhe nuk do te hiqen vizat per qytetaret e "shtetit" te deshtuar te udhehequr nga grupe banditesh dhe kriminelesh (aktualisht) ne krye me Thacin...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 27-04-2014 më 17:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •