Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,428
    Postimet në Bllog
    17

    Britania e Madhe: 303 shqiptarë të burgosur në burgjet tona

    Britani e Madhe, 303 shqiptarë të burgosur

    Emri:  grafiku.jpg

Shikime: 928

Madhësia:  47.2 KB

    UPDATE- Autoritetet e Britanisë së Madhe kanë zbuluar sot shifrat e të burgosurve të huaj që qëndrojnë pas hekurave në burgjet e tyre. Shqipëria bën pjesë në 10-të vendet me më shumë të burgosur, me më shumë se 300 të dënuar.

    Gati 1.000 të burgosur në burgjet britanike janë nga Polonia, e cila zë vendin e parë. Shqipëria, mbyll 10 vendet me më shumë të burgosur në Britani. Polakët përbëjnë 9% të 11.000 të burgosurve të huaj në Mbretërinë e Bashkuar. Në vendin e dytë dhe të tretë renditen Irlanda dhe Xhamajka.

    Britania, sipas të dhënave shpenzon më shumë se 360 milionë sterlina për të mbajtur të të burgosurit e huaj prapa hekurave. Ndër 10 vendet e para janë Rumania, Pakistani, Lituania, Nigeria, Somalia, India dhe Shqipëria.

    Vendet dhe numri i të burgosurve

    Poloni: 989

    Irelandë: 778

    Xhamajka: 711

    Rumania: 588

    Pakistani: 522

    Lituania: 518

    Nigeria: 468

    Somalia: 423

    India: 417

    Shqipëria: 303

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,428
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Britania e Madhe: 303 shqiptarë të burgosur në burgjet tona

    Po te besh nje llogari te thjeshte, raporti i krimineleve ne burgjet angleze ne baze te popullsise se vendit te origjines, i bie qe Shqiperia te jete vendi me problematik kur vjen fjala tek kriminaliteti ne Angli. Polonia ne vend te pare, ka 3 here me shume te burgosur se Shqiperia. Por popullsia e Polonise, eshte 10 here me e madhe se Shqiperia.

    Kur une ju them qe Shqiperia eshte kthyer ne popullin me kriminel te Evropes, ku eksporti i saj eshte droga dhe kriminelet ne Evrope, ju nuk doni ta besoni. Dhe po te publikojne e mbledhin numrin e te burgosurve shqiptare ne mbare Evropen e SHBA, Kanada, numri total do t'iu shokoje akoma me shume.

    Albo

  3. #3
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Nuk eshte cudi madje une prisja me shume duke pasur parasysh qe ne Angli eshte perqendruar nje kontigjent tejet I madh shqiptaresh ndoshta shume prej tyre edhe me precedente penale. Kjo sepse tek Anglia kane pare nje drite jeshile per te arritur objektivat e tyre me kollaj se ne Greqi apo Itali. Pra kemi nje numer te madh te ketij kontigjenti shqiptaresh I cili eshte zhvendosur nga vendet e tjera dhe shperngulur ne Angli.

    Sido qe te jete puna kriminaliteti nuk llogaritet as me meter katror, as me meter kub dhe as me te burgosur per qind banore. Arsyet dhe shkaqet jane te shumta. Mund te jene ekonomike mund te jene sociale etjere etjere. Por nje shtet si Anglia e cila respekton te drejtat e njeriut ne maksimum me te vertet meriton te levdohet dhe mbahet larte. Atje te burgosurve shqiptare ne ndryshim me burgjet greke ne te cilat rrihen dhe masakrohen, ne Angli u jepet e drejta edhe te studiojne, te punojne dhe te mesojne zanat. Me pak fjale nje sistem per te pasur lakmi dhe per te marre shembull.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Britania e Madhe: 303 shqiptarë të burgosur në burgjet tona

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    E thua ti e thua,por s'te beson njeri jo.

    Ik tani hajt!

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,428
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Britania e Madhe: 303 shqiptarë të burgosur në burgjet tona

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Nuk eshte cudi madje une prisja me shume duke pasur parasysh qe ne Angli eshte perqendruar nje kontigjent tejet I madh shqiptaresh ndoshta shume prej tyre edhe me precedente penale. Kjo sepse tek Anglia kane pare nje drite jeshile per te arritur objektivat e tyre me kollaj se ne Greqi apo Itali. Pra kemi nje numer te madh te ketij kontigjenti shqiptaresh I cili eshte zhvendosur nga vendet e tjera dhe shperngulur ne Angli.

    Sido qe te jete puna kriminaliteti nuk llogaritet as me meter katror, as me meter kub dhe as me te burgosur per qind banore. Arsyet dhe shkaqet jane te shumta. Mund te jene ekonomike mund te jene sociale etjere etjere. Por nje shtet si Anglia e cila respekton te drejtat e njeriut ne maksimum me te vertet meriton te levdohet dhe mbahet larte. Atje te burgosurve shqiptare ne ndryshim me burgjet greke ne te cilat rrihen dhe masakrohen, ne Angli u jepet e drejta edhe te studiojne, te punojne dhe te mesojne zanat. Me pak fjale nje sistem per te pasur lakmi dhe per te marre shembull.
    Ceshtja nuk shtrohet se "cili shtet i trajton te burgosurit shqiptare me mire". Ceshtja shtrohet: "Cilat jane shkaqet qe nje numer kaq i madh shqiptaresh zgjedhin rrugen e krimit e perfundojne ne burg?" Dhe po t'iu lexosh shume nga ju, as qe nuk ju behet vone per kete, as nuk e shikoni si problem fare. E jo me te diskutoni, gjeni shkaqet e rrenjet e problemit, e te ofroni zgjidhje per te.

    Albo

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Për: Britania e Madhe: 303 shqiptarë të burgosur në burgjet tona

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Po te besh nje llogari te thjeshte, raporti i krimineleve ne burgjet angleze ne baze te popullsise se vendit te origjines, i bie qe Shqiperia te jete vendi me problematik kur vjen fjala tek kriminaliteti ne Angli. Polonia ne vend te pare, ka 3 here me shume te burgosur se Shqiperia. Por popullsia e Polonise, eshte 10 here me e madhe se Shqiperia.

    Kur une ju them qe Shqiperia eshte kthyer ne popullin me kriminel te Evropes, ku eksporti i saj eshte droga dhe kriminelet ne Evrope, ju nuk doni ta besoni. Dhe po te publikojne e mbledhin numrin e te burgosurve shqiptare ne mbare Evropen e SHBA, Kanada, numri total do t'iu shokoje akoma me shume.

    Albo

    Po te konsiderosh kete number ne raport me numrin e emigranteve te atij shteti ne UK, klasifikimi eshte edhe me i keq per Shqiperine :-(
    Cilat jane arsyet e kesaj? Ta thjeshtesosh kete problem e ta lidhesh vetem me situaten ekonomike, nuk eshte drejte.
    Per mendimin tim, gjithshka lidhet me krizen mungesen e vlerave civile ne shoqerine shqiptare.
    Shpesh ne Shqiperi te ze veshi histori "suksesi" te filanit apo fistekut qe merrej me hajduteri, apo droge shperndaresi, apo etj etj. Te gjithe i dime cilat jane aktivitetet ne Europe, ku shqiptaret kane "eksperience" te forte.
    Eshte kjo ajo qe do te jete shume e veshtire te shkulet nga shoqeria jone dhe per momentin nuk shikoj asnje sinjal positiv ne situaten aktuale.

  7. 2 antarët më poshtë falenderuan Shaboni për mendimin e shprehur në këtë postim:

    goldian (28-04-2014),jarigas (28-04-2014)

  8. #7

    Për: Britania e Madhe: 303 shqiptarë të burgosur në burgjet tona

    Ketu ne Canada komuniteti shqiptar eshte kryesisht i perzgjedhur. Ne ndryshim nga Amerika ketu nuk u aplikua llotaria dhe emigrantet u perzgjodhen ne baze te arsimit dhe kualifikimit te tyre. Me pak fjale, komuniteti shqiptar ne shumicen e tij eshte intelektual dhe i nderuar. Sidoqofte ka emigrante te ardhur ilegalisht (ndersa kohet e fundit jane shtuar ata qe nuk ju aprovuan dokumentat ne Amerike dhe kane kaluar kufirin ilegalisht ne Canada, kryesisht shqiptaret e Michigan) nga Europa dhe shume prej tyre kur flet te tregojne histori vjedhjesh, grabitjesh, shperndarje droge etj, akte qe i kane kryer ne shume vende te Europes. Normalisht qe jo cdo shqiptar merret me veprime te jashteligjshme por nga ana tjeter per numrin qe kemi ne emigrim, te habit madje dhe te trondit raporti i larte i atyre qe merren me krim. Deri diku eshte tipar i gjithe vendeve te lindjes qe dolen nga sistemi komunist me nje uri te shfrenuar per pasurim te shpejte e pa mund. Vetem se te trishton masiviteti ne rradhet e shqiptareve. E te trishton sidomos mentaliteti qe ka zene rrenje ne shoqrine shqiptare qe e konsideron jo problem dhe shpesh lexon apo sheh te shprehet me nje lloj admirimi per keta elementa. Nje shoqeri ku krimi dhe aktiviteti i jashteligjshem institucionalizohet dhe kthehet ne menyre jetese, rrezikon gjithmone te mbetet ne vend ose te perfundoje komplet e degraduar.

  9. #8

    Për: Britania e Madhe: 303 shqiptarë të burgosur në burgjet tona

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Po te besh nje llogari te thjeshte, raporti i krimineleve ne burgjet angleze ne baze te popullsise se vendit te origjines, i bie qe Shqiperia te jete vendi me problematik kur vjen fjala tek kriminaliteti ne Angli. Polonia ne vend te pare, ka 3 here me shume te burgosur se Shqiperia. Por popullsia e Polonise, eshte 10 here me e madhe se Shqiperia.

    Kur une ju them qe Shqiperia eshte kthyer ne popullin me kriminel te Evropes, ku eksporti i saj eshte droga dhe kriminelet ne Evrope, ju nuk doni ta besoni. Dhe po te publikojne e mbledhin numrin e te burgosurve shqiptare ne mbare Evropen e SHBA, Kanada, numri total do t'iu shokoje akoma me shume.

    Albo
    Analize shume e dobet nga ana e statistikes dhe nuk po i futem fare nuancave politike te komentit ku thua se Shqiperia papritur eshte kthyer ne popullin me kriminel te Evropes. Shifrat nuk krahasohen me popullsine e cdo shteti, por me numrin e emigranteve qe ka secili shtet ne Angli. Mbase dhe keto shifra na japin te njejtat rezultate, por do jene rezultatet te te cilat duhet te bazohemi. Nese jane 200 kineze ne Angli dhe te 200 jane kriminele, nuk do te thote se kinezet jane me te mire se ne, meqe kane me pak kriminele dhe jane shtet shume here me i madh.

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Britania e Madhe: 303 shqiptarë të burgosur në burgjet tona

    40 vet njof vec une si kekan 303
    JO SEKS PARA MARTESE

  11. #10
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Britania e Madhe: 303 shqiptarë të burgosur në burgjet tona

    Fatkeqesisht shqiperia eshte shnderruar ne nje fabrike te madhe prodhim kriminelesh dhe psikopatesh te cilet na nxorren namin e keq ne te gjitha vendet ku kemba e tyre shkel. Jemi nje nga eksportuesit me te medhenj te krimineleve dhe ordinereve.

    Arsyet mund jene te shumta dhe eshte cik e veshtire te analizohet nje fenomen I tille por ne linja te pergjithshme une shikoj nje emerues te perbashket, qe eshte mungesa e arsimit. Njerezit e arsimuar dhe intelektual kane shume here me pak gjasa te behen kriminele.

    E ka thene nje nga keta burrat e medhenj. Ne mos gaboj Viktor Hygo. ` kush hap nje dere shkolle, mbyll nje dere burgu`
    Gjithsesi Hugoi shkrete se ka pasur llafin per shkolla si vitrina, ufo, apo kudi une njesere shkollash fantazme qe operojne ne albanistan. Edukimi dhe arsimi jane te nevojshem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Meriamun : 28-04-2014 më 16:18
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  12. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: Britania e Madhe: 303 shqiptarë të burgosur në burgjet tona

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Analize shume e dobet nga ana e statistikes dhe nuk po i futem fare nuancave politike te komentit ku thua se Shqiperia papritur eshte kthyer ne popullin me kriminel te Evropes. Shifrat nuk krahasohen me popullsine e cdo shteti, por me numrin e emigranteve qe ka secili shtet ne Angli. Mbase dhe keto shifra na japin te njejtat rezultate, por do jene rezultatet te te cilat duhet te bazohemi. Nese jane 200 kineze ne Angli dhe te 200 jane kriminele, nuk do te thote se kinezet jane me te mire se ne, meqe kane me pak kriminele dhe jane shtet shume here me i madh.
    Po hidh edhe nje sy ne shtetet e tjera ku kan emigruar Shqiptaret e Shqiperise ose Kosoves si Italia, Greqia, Zvicra, Suedia e do shikosh qe statistikat dalin kunder nesh duke treguar shifra te negative per vendin tone. E hidhur por e vertete !

  13. #12
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Britania e Madhe: 303 shqiptarë të burgosur në burgjet tona

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Dhe po te publikojne e mbledhin numrin e te burgosurve shqiptare ne mbare Evropen e SHBA, Kanada, numri total do t'iu shokoje akoma me shume.

    Albo
    Do t'iu shkojë apo do të na shkojë ?
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Wordless për postimin:

    Gentian_gr (09-10-2021)

  15. #13

    Për: Britania e Madhe: 303 shqiptarë të burgosur në burgjet tona

    Citim Postuar më parë nga MaqoKorca Lexo Postimin
    Po hidh edhe nje sy ne shtetet e tjera ku kan emigruar Shqiptaret e Shqiperise ose Kosoves si Italia, Greqia, Zvicra, Suedia e do shikosh qe statistikat dalin kunder nesh duke treguar shifra te negative per vendin tone. E hidhur por e vertete !
    Nuk thashe se statistikat na nxjerrin te mire. Thjesht thashe qe numri i te burgosurve duhet krahasuar me numrin e emigranteve shqiptare ne ate vend dhe jo me popullsine e Shqiperise.

  16. #14
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Britania e Madhe: 303 shqiptarë të burgosur në burgjet tona

    Ne sistemin shoqeror dhe ne kushtet e jeteses se qytetareve jan edhe shkaqet e krimit,ku do jene tjeter...

  17. #15
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286

    Për: Britania e Madhe: 303 shqiptarë të burgosur në burgjet tona

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Nuk eshte cudi madje une prisja me shume duke pasur parasysh qe ne Angli eshte perqendruar nje kontigjent tejet I madh shqiptaresh ndoshta shume prej tyre edhe me precedente penale. Kjo sepse tek Anglia kane pare nje drite jeshile per te arritur objektivat e tyre me kollaj se ne Greqi apo Itali. Pra kemi nje numer te madh te ketij kontigjenti shqiptaresh I cili eshte zhvendosur nga vendet e tjera dhe shperngulur ne Angli.

    Sido qe te jete puna kriminaliteti nuk llogaritet as me meter katror, as me meter kub dhe as me te burgosur per qind banore. Arsyet dhe shkaqet jane te shumta. Mund te jene ekonomike mund te jene sociale etjere etjere. Por nje shtet si Anglia e cila respekton te drejtat e njeriut ne maksimum me te vertet meriton te levdohet dhe mbahet larte. Atje te burgosurve shqiptare ne ndryshim me burgjet greke ne te cilat rrihen dhe masakrohen, ne Angli u jepet e drejta edhe te studiojne, te punojne dhe te mesojne zanat. Me pak fjale nje sistem per te pasur lakmi dhe per te marre shembull.
    "Respekton te drejtat e njeriut ne maximum" po sa entuziazem qe paskeni? Sipas logjikes tuaj I bie qe duhet kryer nje krim, te perfundosh ne burg, qe te studiosh, dhe te marresh nje profesion, oh lalalala. UK I nxjerr keta shifra pasi ka ndermend ti deboje gjysmen e tyre se burgjet kushtojne para taksa paguesish. Dhe vijme e ketu e pretendojme qe skemi kriminele me shumice. Ku jetoni ju ne hene. Sa per te drejtat e njeriut po te jeni te informuar mire, UK po kerkon te terhiqet nga konventa evropiane e te drejtave te njeriut, po ashtu dhe nga BE alltogether. Mos harroni 2017 eshte shume afer,,,,
    mateo

  18. #16
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Britania e Madhe: 303 shqiptarë të burgosur në burgjet tona

    Cfare kam dashur te them une eshte qe Anglia respekton te drejtat e njeriut, qoft ky i burgosur, qoft i lire, i pasur i varfer, i bardhe apo i zi, etjere. Dhe per kete meriton te levdohet dhe merret si shembull.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  19. #17
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286

    Për: Britania e Madhe: 303 shqiptarë të burgosur në burgjet tona

    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    40 vet njof vec une si kekan 303
    Haaaaaaàhahahahahaha,,,,, oh sa kam qeshur,,,
    mateo

  20. #18
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286

    Për: Britania e Madhe: 303 shqiptarë të burgosur në burgjet tona

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Cfare kam dashur te them une eshte qe Anglia respekton te drejtat e njeriut, qoft ky i burgosur, qoft i lire, i pasur i varfer, i bardhe apo i zi, etjere. Dhe per kete meriton te levdohet dhe merret si shembull.
    E kuptoj shume mire se cfare keni dashur te nenkuptoni, patjeter qe per ne duhet te jete shembull por sic duket po harroni faktin qe nje nder forcat me raciste politike ne UK, ka arritur kuoten 30% te elektoratit,,,,,
    mateo

  21. #19
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286

    Për: Britania e Madhe: 303 shqiptarë të burgosur në burgjet tona

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ceshtja nuk shtrohet se "cili shtet i trajton te burgosurit shqiptare me mire". Ceshtja shtrohet: "Cilat jane shkaqet qe nje numer kaq i madh shqiptaresh zgjedhin rrugen e krimit e perfundojne ne burg?" Dhe po t'iu lexosh shume nga ju, as qe nuk ju behet vone per kete, as nuk e shikoni si problem fare. E jo me te diskutoni, gjeni shkaqet e rrenjet e problemit, e te ofroni zgjidhje per te.

    Albo
    Zgjidhje, nderto 6 mini qytete,,, burgjesh dhe pa merak se nuk do te ngelet asnje vend bosh,,,,,
    mateo

  22. #20
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Britania e Madhe: 303 shqiptarë të burgosur në burgjet tona

    E ka arritur me te drejte kuoten 30%, sepse kushdo te ishte ne vendin e tyre, nuk do mbyllte syte dhe veshet ndaj bemave dhe gjemave qe bejne emigrantet. Xhamajkanet, Shqiptaret, Nigjerianet etjere. Anglezet kane ndertuar nje shtet modern dhe social ne kuptimin e plote te fjales. Cfare mendimi mund te kesh per dike qe vjen dhe vret, shet droge, perdhunon apo prish rendin ne forma nga me te ndryshmet.

    Une e shikoj per te marre shembull, sistemin Anglez. Polici edhe pse mund te urreje se je i huaj, kete instinkt nuk e len te behet pjese e punes se tij, por te trajton me perpikshmeri ashtu sic e parashikon ligji.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •