INTERVISTA/ Flet Drejtori i teatrit “Petro Marko” Vlorë, Dhimitraq Furrxhi


- Në rrethe mungojnë aktoret e reja, preferojnë Tiranën

-Varieteja me parodistët ndiqet më shumë se ka një traditë

- Teatri do spektatorë të kualifikuar dhe që ka traditë


Albert Zholi

Këto ditë teatri “Petro Marko” Vlorë, dha dy shfaqje të dramës “Borxhlinjtë” në Teatrin Kombëtar të autorit norvegjez Strindberg, e cila u prit me interesim nga publiku i kualifikuar kryeqytetas. Në bisedën me të ai flet për problemet e teatrit shqiptar në përgjithësi, por edhe atij vlonjat në veçanti. Ndër problemet kryesore është mos ardhja e aktorëve të rinj nëpër teatrot e rretheve pasi synojnë Tiranën por edhe se teatri në shumë raste kërkon spektatorë të kualifikuar ndryshe nga varieteja.

Cili ishte pikësynimi juaj si Drejtor i Teatrit të Vlorës që të jepni dramën “Borxhlinjtë” në Tiranë?

Mendoj se është një sfidë e çdo teatri nëpër rrethe që të japi një shfaqje në Teatrin Kombëtar. Ndoshta ana financiare nuk është që ne të japim çdo shfaqje në Tiranë, por kjo është një shfaqje që e ka autoritetin e duhur, që të shfaqet përpara publikut kryeqytetas. Është nj shfaqje e cila e ka testuar tregun si dhe suksesi i saj ka qenë i padiskutueshëm. Ne si trupë japim 5-6 shfaqej premierë në vit, me të dy trupa,trupa e varietesë ku përfshihen dhe parodistët dhe trupa e teatrit. Do donim që të gjitha premierat ti shfaqnim dhe në Tiranë, por ana financiare na kufizon. Megjithatë ne vijmë shpesh, në Tiranë, kemi dhënë dhe një dramë me rastin e 100-vjetorit, një dramë me autor Ferdinad Hysin, “Testamenti” e cila ishte një ndër shfaqjet më të bukura. Në këtë dramë ne kishim të ftuar dhe aktorin e mirënjohur Rikard Ljarja, i cili vinte në skenë pas shumë vitesh tërheqjeje dhe ishte fat që ai pranoi që mori rolin kryesor. Që nga viti 2012, ne tashmë po vijmë sërishmi në Tiranë me një shfaqje tjetër po kaq të rëndësishme.

Po në Vlorë a ka pasur interes kjo vepër?

E rroka pak më lart, që ka pasur shumë vlerësim dhe ky testim bëri që të marrim rrugën për Tiranë. Në Vlorë dhamë 8 shfaqje, ku interesi i ditëve të para ishte shumë i madh, pastaj erdhi në rënie, pasi kjo lloj drame kërkon një lloj spektatori më të kualifikuar, një spektator që e frekuenton vazhdimisht teatrin, që është i lidhur me letërsinë. Pra nuk është një shfaqje abuzive, të tipit zbavitës, por shkruar me elegancë dhe kritikon fenomenet e maskilizmit të shoqërisë. Tematika është aktuale gjithmonë, ku ndalon tek shenjtëria e familjes, tek komunikimi në familje, ku shpesh herë mungesa e tij çon në probleme tragjike.

Cilat keni problemet kryesore si teatër?

Problemet janë ato që janë dhe në shumë teatro të vendit. Dihet që ne mbështetemi nga Bashkia e Vlorës, tek ajo marrim financimet. Vetëm duke ditur që ne bëjmë 5-6 premiera në vit, kostoja dihet. P.sh edhe tani që erdhëm në Tiranë të gjitha shpenzimet e transportit, skenës etj mbulohen nga Bashkia. Një teatër ka problemet e kostumografisë, të skenografisë, të aktorëve, të gjetjes së veprës, të bashkëpunimit me trupat e tjera, etj... Por problemi kryesor është tek aktorët e rinj. Trupa jonë ka aktorë relativisht të moshës së mesme. Dhe personalisht ndjej mungesë rinovimin e trupës, pra prurjen e aktorëve të rinj, pasi të bëhet kombinimi i moshave. Vihet re se ën disa raste paragjykohen të rinjtë nuk u lihet hapësirë, por më kryesorja është se aktorët e rinj vlonjat synojnë të rijnë në Tiranë kur mbarojnë Universitetin e Arteve. Psh ne tani po vome në skenë një vepër të re dhe si aktore kemi marrë nj aktore nga Tirana që aktualisht punon tek spektakli “Portokalli”, e cila ndihet shumë mirë në trupën e Vlorës. Pra në shumë raste kur duhet të nxjerrim një vepër të re dhe s’kemi aktor të rinj detyrohemi të vijmë t’i marrim me kontratë në Tiranë.

Keni hapësira për të marrë aktorë me kontratë për një premierë?

Kjo është hapësira që na ka lenë Bashkia, duke na lënë nj fond rezervë page, për të marrë n.q.s nevojitet një aktor të jashtëm. Këtë e kemi bërë në ato raste kur ka qenë e domosdoshme. Ne kemi marrë me kontratë 3- mujore dhe 6 -mujore disa aktorë kryesisht të rinj që na janë nevojitur.

Sa aktorë definitiv ka trupa juaj/

Trupa janë ka gjithsej 11 aktorë të cilët paguhen nga Bashkia dhe ndonjëherë kemi dhe ndonjë sponsor simbolik në premiera specifike. Madje dhe shpenzimet operative na mbulohen nga Bashkia.

A keni marrë pjesë në takime kombëtare dhe Festivale?

Po, jemi nj trupë që nuk jemi veçuar nga të tilla aktivitete. Kemi qenë gjithmonë prezent dhe me dinjitet. Kemi qenë ën vente të ndryshme konkurrimi apo dhe Festivale pa çmime si në Kosovë edhe në Maqedoni. Në të gjitha shfaqjet tona kemi qenë të vlerësuar, për lojën realiste të aktorëve, për zgjedhjen e veprave që kemi vënë në skenë.

Vihet re se si në Tiranë edhe në rrethe në skenë vihen më shumë autorë të huaj, pse ndodh kjo?

E para është se nuk ka shumë drama cilësore në shqip, apo nuk na afrohen krijues dramash me krijime që të kenë nivel të lartë profesional që të konkurrojnë. Nga ana tjetër autorët e huaj janë të testuar, pra qe kanë arritur sukses në skenat e huaja dhe janë më të lehtë për tu vënë në skenë. Tjetra është se ato drama të huaja njihen edhe nga ana regjisoriale. Megjithatë ne kemi pasur bashkëpunime dhe me autor shqiptarë. Konkretisht ne po vëmë në skenë dhe jemi në përgatitje e sipër një vepër të Ruzhdi Pulahës, ku kemi marrë me kontratë aktoren Xheni Hallulli. Drama quhet “Mjalti i hidhur” ku ka në thelb problemet e sotme të shoqërisë shqiptare por që e vë theksin më shumë në luftën kundër korrupsionit. Njëkohësisht ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me dramaturgun vlonjat Ferdinand Hysi, i cili vazhdimisht ka qenë prezent e veprat e tij në teatrin tonë. Vepra “Testamenti”, të cilin e vumë në skenë me rastin e 100-vjetorit ishte e këtij autori. Në mos çdo vit, të paktën njëherë në dy vjet kemi vënë në skenë nj vepër të tij. Ne synojmë që të nxisim dramaturgët tanë, pasi ata do jenë me veprat e tyre më pranë halleve, shqetësimeve, dhe atyre çka e shqetësojnë popullin tonë. Konkretisht tani që jemi këtu Ministria e Kulturës po zhvillon dhe nj debat dy ditor për dramaturgjinë shqipe ku përfshihen dhe diskutime nga regjisorë, aktorë kosovarë por dhe maqedonas. Tematika në Shqipëri për drama është jashtëzakonisht e madhe, por problemi është se sa janë të interesuar krijuesit tanë për të krijuar dhe si i sjellin ata deri në fazën e parë këto krijime.



Ju e vutë theksin se keni mungesa në aktorë të rinj, konkretisht shikohet se në rrethe të vogla mungesa është ndaj aktoreve femra. Ju aktualisht për çfarë keni nevojë?

Ne aktualisht kemi nevojë për dy aktore femra, pasi deh aktoret nga rrethinat janë të pakta që shkollohen në këtë profesion. Ne p.sh kemi prej 6 vjetësh që kemi lidhur një kontratë me aktoren e talentuar tiranase Eliona Thomaraj që në këtë dramë që po japim në Tiranë është e vetmja aktore femër. Ajo ndihet shumë mirë tek ne por dhe ne jemi të kënaqur me të po ashtu dhe spektatori. Aktoret e reja duhet të kuptojnë se në Tiranë është shumë e vështirë për t’u përfshirë në trupa. Konkretisht Eliona ndoshta nuk do të kishte vënë në skenë kaq role n.q.s do të ishte në Tiranë. Ajo ndoshta e ka kuptuar me kohë këtë që ka qëndruar afër nesh. Madje, tek ne ajo ka realizuar role të parë që në jetën e saj skenike kanë lënë dhe do të mbeten me gjurmë. Asaj njëkohësisht duke qenë dhe regjisore, i është dhënë mundësia të verë në skenë edhe dy drama me regjinë e saj. Madje ajo mbrojti masterin me një komedi të vënë në skenë nga trupa jonë.

Mendoni se është në krizë teatri shqiptar?

Nuk mund të them se është në krizë. Ecën krahas çdo dege, apo çdo gjinie të artit të shkencës, ekonomisë. Nuk është se shkëlqen diçka tjetër në Shqipëri që të themi tashmë teatri na prish shumë punë. Jo, teatri ecën normalisht në hapat me të cilat ecën çdo fushë tjetër e shoqërisë shqiptare. Nuk shohim se politika po bën mrekullia dhe teatri çalon. Teatrot mundohen të jenë në efiçencë, por ka një spektator që nuk afrohet sa duhet dhe e dyta duhet që spektatori nuk duhet të keqorientohet. P.sh në teatër e Vlorës, kur vemi në skenë variete, me parodistët, interesimi është më i madh. Ne vepra serioze, bie interesimi. Pra, spektatori vjen për t’u çlodhur, do më shumë hare, pasi mendon pak strese kemi jashtë na duhen dhe në teatër. Në vendet e tjera këto janë tejkaluar, pasi kanë shekuj që e kultivojnë teatrin. Parodistët kërkohen shumë edhe në rrethe, edhe jashtë, madje, edhe në teatër ata marrçin pjesë.