“Tages Anzeiger” ka publikuar një artikull në të cilin thuhet që ish ambasadori amerikan i ka shkaktuar Kosovës shumë dëme pasi sillej si guvernator kolonialist.

Artikulli i shkruar nga gazetari, Enver Robelli nis me atë që diplomatët perëndimor, në vendet që kanë kaluar kriza, predikojnë vlerat perëndimore, ashtu siç ka bërë publikisht edhe Christopher Dell.

Artikulli rikujton deklarimet e shpeshta të Dell-it kur thoshte se nuk duhet të zgjedhen politikanët e korruptuar etj.

Mirëpo në praktikë, Dell është sjellur sikur të ishte guvernator kolonialist. Shkas për këtë vlerësim merret lobimi që ka bërë ai për t’ia dhënë kontratën për ndërtimin e autostradës së parë kosovare një kompanie amerikane, megjithë paralajmërimet kundër të diplomatëve të BE-së.


Momenti i nënshkrimit të kontratës me Bechtel Enka për ndërtimin e autostradës


Tages Anzeiger gjithashtu shkruan se sjelljet e ish ambasadorit amerikan çuan edhe deri te zgjedhja e presidentes së vendit me sms, mbronte politikanë të korruptuar dhe sulmonte gazetarë të pavarur që kërkonin transparencë në lidhje me kontratën qindra milionëshe të autostradës.

Poshtë fotografisë ilustruese ku shihet ish ambasadori amerikan shkruante kështu: Christopher Dell: publikisht predikonte ujin, fshehtas pinte verë.

Artikulli mbështetët edhe në të dhëna të një reportazhi të publikuar së fundi nga “The Guardian” ku thuhet se Dell është punësuar si menaxher i kompanisë “Bechtel” në Mozambik.
http://www.zeri.info/artikulli/32531...tit-te-kosoves

Artikulli origjinal:
Christopher Dell hat den Staatshaushalt von Kosovo ruiniert
PorträtDer frühere US-Botschafter in Kosovo richtete mit seinen Idealen in dem Land viel Schaden an. Er agierte wie ein Kolonialgouverneur.