Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Mbi 700 mijë qytetarë të Kosovës gjenden jashtë vendit



    Numri i qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë migruar në vende të ndryshme të botës, sipas raportit të publikuar të enjten nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, është mbi 700 mijë persona. Në kuadër të kësaj shifre janë futur edhe fëmijët e lindur jashtë vendit

    Shteti ku më së shumti kanë migruar kosovarët është Gjermania me 35.25 për qind, e pasuar nga Zvicra me 22.94 për qind.

    Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, i bërë në vitin 2011, popullsia rezidente në Kosovës është 1,780,021.
    http://www.zeri.info/artikulli/32396...-jashte-vendit

    Shume mergimtar qe jetojne dhe punojne jashte Kosoves dhe femijet e tyre jane perfishire ne statistiken e popullsise rezidente...
    Prandaj, sipas gjases, ne Kosove nuk jetojne me shume rreth 1 - 1,2 milion banues rezident te perkatesise etnike shqiptare.
    Nese hiqen vizat dhe vazhdohet me kete qeverisje dhe politike ekziston rreziku real i renjes se numrit te shqiptarve me banim te perhershem ne Kosove nen 1 milion!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Mbi 700 mijë qytetarë të Kosovës gjenden jashtë vendit

    Supozime apo të dhëna të sakta të migrimit?


    Korrupsioni, ekzistimi i krimit të organizuar, mosfunksionimi i shteti ligjor, dhe niveli i lartë i papunësisë janë shkaktarët kryesorë që kosovarët duan të migrojnë jashtë Kosovës.


    Mbi 700 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë jashtë vendit. Arsyet që këta persona kanë emigruar janë ato ekonomike-sociale dhe politike, kurse komuna me më së shumti qytetarë që kanë emigruar, është ajo e Suharekës.

    Numri prej mbi 700 mijë qytetarëve të Kosovës, të cilët thuhet jetojnë jashtë vendit, i publikuar për herë të parë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka ngritur dilema të shumta.
    Vlerësimet e njohësve të regjistrimit të popullsisë konsiderojnë se ky numër nuk mund të jetë i saktë - ata mendojnë se është shumë më i lartë.

    Sipas vlerësimit të Agjencisë së Statistikave, bazuar në shumë burime të të dhënave, numri i të emigruarve nga Kosova nga viti 1969 – 2011 ishte 550 mijë banorë.
    Sipas variantit të mesëm të parashikimit të popullsisë, numri i fëmijëve të lindur jashtë Kosovës po në këtë periudhë ishte 153, 978.
    Në bazë të dy të dhënave të fundit, numri i popullsisë së Kosovës, të emigruar dhe asaj me prejardhje nga Kosova gjatë periudhës 1969 – 2011, është vlerësuar të jetë 703.978 banorë.


    Deri te këto të dhëna, zyrtarë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës thonë të kenë ardhur nga procesi i regjistrimit të popullsisë i bërë në vitin 2011.
    Shefi i Divizionit të Popullsisë në ASK, Avni Kastrati, për Radion Evropa e Lirë jep më shumë hollësi deri tek ardhja e kësaj të dhëne, e cila po kontestohet:
    Gjatë regjistrimit të popullsisë, është aplikuar një formular shtesë, ku janë pyetur familjet për numrin e anëtarëve të tyre të afërt që janë jashtë Kosovës dhe nga të dhënat që i kemi marrë nga terreni, janë 380 mijë banorë kosovarë që kanë lindur në Kosovë, por që kanë shkuar jashtë vendit”.
    Në kuadër të kësaj kemi shtuar edhe një numër që nuk kanë pasur të afërt këtu në Kosovë, pasi që kanë emigruar familje e tëra dhe kemi bërë një kalkulim të numrit të përafërt të atyre që kanë shkuar dhe nuk kanë mundur të japin të dhëna, njëkohësisht edhe minoritete të ndryshme dhe ka dalë që numri total është 550 mijë banorë që kanë lindur në Kosovë dhe kanë dalë jashtë vendit”.

    Kastrati shton se numrit prej 550 mijë banorësh i kanë shtuar një shifër të supozuar prej rreth 150 mijë të fëmijëve të lindur jashtë vendit dhe si përfundim kanë ardhur në atë se numri i qytetarëve të Kosovës, të cilët gjenden jashtë vendit, është mbi 700 mijë.

    Të gjitha këto të dhëna të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për ish- ministren e Shërbimeve Publike, Meliahte Tërmkolli, vlerësohen të pabaza dhe joprofesionale.

    Ky është një blof i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për faktin se kanë bërë gabime të shumta gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë. Dihet shumë mirë që në atë proces është dashur të regjistrohen edhe qytetarët tanë që janë jashtë dhe në atë proces këta nuk e kanë kryer këtë detyrë dhe tani dalin me këto të dhëna për të mbuluar një mangësi të madhe, të cilën e kanë shkaktuar gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë dhe për të krijuar një përshtypje sikur kanë bërë diçka në atë proces”, konsideron Tërmkolli.
    Të dhënat e bëra në këtë mënyrë joprofesionale, shton Tërmkolli, nga ana e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, si mekanizmi i vetëm institucional që merret me grumbullimin, përpunimin dhe publikimin e të dhënave zyrtare statistikore, është një dëm i madh që po i bëhet vendit.
    Dëmet janë të mëdha, dëmet do të jenë të mëdha edhe nga të dhënat që kanë dalin nga regjistrimi i popullsisë pasi që nuk po përkojnë me të vërtetën”, thotë Tërmkolli.
    Edhe Ministria e Diasporës ende nuk ka të dhëna rreth numrit të saktë të qytetarëve të Kosovës që gjenden jashtë vendit.
    http://koha.net/?id=27&l=7803

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •