Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Emrat e deputetëve që votuan kundër dhe pro themelimit te tribunalit

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar themelimin e Gjykatës speciale për krimet e luftës dhe ka vendosur t’i vazhdoj mandatin misionit të EULEX-it edhe për dy vjet të tjera. Vendimi është marrë me 89 vota për, 22 kundër dhe 2 abstenime përmes miratimit të Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

    Në vazhdim mund të shihet kush votoi për, kush kundër e kush prej deputetëve abstenoi:

    PDK:
    (23 pro, 6 kunder)
    3,PDK Shaip Muja,PDK,Yes
    4,PDK Azem Syla,PDK,Yes
    5,PDK Elmi Recica,PDK,Yes
    6,PDK Latif Gashi,PDK,Yes
    7,PDK Bekim Haxhiu,PDK,Yes
    8,PDK Zenun Pajaziti,PDK,Yes
    9,PDK Behar Selimi,PDK,Yes
    11,PDK Fadil Demaku,PDK,No
    12,PDK Haxhi Shala,PDK,No
    13,PDK Adem Grabovci,PDK,Yes
    14,PDK Fatmir Xhelili,PDK,Yes
    15,PDK Halit Krasniqi,PDK,Yes
    16,PDK Rame Vataj,PDK,Yes
    17,PDK Ramiz Ladrovci,PDK,Yes
    18,PDK Flora Brovina,PDK,Yes
    19,PDK Sala Berisha-Shala,PDK,Yes
    20,PDK Blerta Deliu-Kodra,PDK,Yes
    22,PDK Justina Pula,PDK,Yes
    23,PDK Lumnije Morina,PDK,No
    24,PDK Salihe Mustafa,PDK,Yes
    25,PDK Xhevahire Izmaku,PDK,Yes
    26,PDK Ganimete Musliu,PDK,No
    27,PDK Safete Hadergjonaj,PDK,Yes
    106,PDK Hydajet Hyseni,PDK,No
    108,PDK Nait Hasani,PDK,No
    109,PDK Arsim Bajrami,PDK,Yes
    110,PDK Berat Buzhala,PDK,Yes
    111,PDK Kurtan Kajtazi,PDK,Yes
    112,PDK Valbona Dibra,PDK,Yes



    LDK:
    (100% pro)
    28,LDK Sabri Hamiti,LDK,Yes
    29,LDK Ismet Beqiri,LDK,Yes
    30,LDK Arben Gashi,LDK,Yes
    31,LDK Kimete Bytyqi,LDK,Yes
    32,LDK Hatim Baxhaku,LDK,Yes
    33,LDK Naser Osmani,LDK,Yes
    34,LDK Anton Quni,LDK,Yes
    35,LDK Hashim Deshishku,LDK,Yes
    36,LDK Eqrem Kryeziu,LDK,Yes
    37,LDK Bahri Thaqi,LDK,Yes
    38,LDK Ali Sadriu,LDK,Yes
    39,LDK Skender Hyseni,LDK,Yes
    40,LDK Vjosa Osmani,LDK,Yes
    41,LDK Armend Zemaj,LDK,Yes
    42,LDK Xhavit Uka,LDK,Yes
    43,LDK Haki Demolli,LDK,Yes
    44,LDK Salih Morina,LDK,Yes
    45,LDK Nazane Breca,LDK,Yes
    46,LDK Sadri Ferati,LDK,Yes
    47,LDK Rita Hajzeraj-Beqaj,LDK,Yes
    48,LDK Teuta Sahatqija,LDK,Yes
    49,LDK Lirije Kajtazi,LDK,Yes
    50,LDK Lutfi Zharku,LDK,Yes
    51,LDK Hykmete Bajrami,LDK,Yes
    52,LDK Xhafer Tahiri,LDK,Yes
    53,LDK Aferdita Berisha-Shaqiri,LDK,Yes
    54,LDK Vjollca Krasniqi,LDK,Yes
    65,LDK Alma Lama,LDK,Yes
    80,LDK Muhamet Mustafa,LDK,Yes

    LVV:
    (100% kunder)
    55,VV Albin Kurti,VV,No
    57,VV Glauk Konjufca,VV,No
    58,VV Rexhep Selimi,VV,No
    59,VV Afrim Hoti,VV,No
    60,VV Faton Topalli,VV,No
    61,VV Albana Fetoshi,VV,No
    63,VV Visar Ymeri,VV,No
    64,VV Afrim Kasolli,VV,No
    67,VV Albana Gashi,VV,No
    68,VV Albulena Haxhiu,VV,No


    AAK:
    (8 pro, 3 kunder, 1 abstenim)
    70,AAK Daut Haradinaj,AAK,No
    71,AAK Donika Kadaj-Bujupi,AAK,Yes
    72,AAK Blerim Shala,AAK,Yes
    73,AAK Ramiz Kelmendi,AAK,Yes
    74,AAK Ahmet Isufi,AAK,No
    107,AAK Nijazi Idrizi,AAK,Abstain
    117,AAK Bali Muharremaj,AAK,Yes
    75,AAK Ardian Gjini,AAK,Yes
    76,AAK Burim Ramadani,AAK,Yes
    77,AAK Kymete Bajraktari,AAK,Yes
    78,AAK Time Kadrijaj,AAK,No
    79,AAK Teuta Haxhiu,AAK,Yes


    AKR:
    (100% pro)
    82,KKR Myzejene Selmani,AKR,Yes
    83,KKR Sevdije Lama,AKR,Yes
    114,KKR Gezim Kelmendi,AKR,Yes
    115,KKR Suzan Novoberdaliu,AKR,Yes
    120,KKR Jeton Svirca,AKR,Yes


    Pa GP:
    (100% kunder)
    66,Pa GP Aurora Bakalli,LB,No
    81,Pa GP Emin Gerbeshi,,No
    62,Pa GP Agim Kuleta,LB,No


    Themeluesit e Partise NISMA:
    2,"PDK" Jakup Krasniqi,PDK,Abstain
    Fatmir Limaj, Abstain


    Deputet e minoriteteve:
    (24 apo 100% pro)
    84,SLS Petar Miletic,SLS,Yes
    85,Pa GP Goran Marinkovic,,Yes
    86,SLS Jelena Bontic,SLS,Yes
    87,SLS Jasmina Zivkovic,SLS,Yes
    88,Pa GP Biserka Kostic,,Yes
    89,Pa GP Vesna Mikic,,Yes
    90,SLS Sasa Milosavljevic,SLS,Yes
    91,Pa GP Vesimir Savic,,Yes
    93,Pa GP Rada Trajkovic,JSL,Yes
    94,6+ Enis Kervan,KDTP,Yes
    95,6+ Mufera Sinik,KDTP,Yes
    96,6+ Rasim Demiri,VAKAT,Yes
    97,6+ Duda Balje,VAKAT,Yes
    98,Pa GP Sasa Djokic,,Yes
    99,KKR Danush Ademi,PDAK,Yes
    100,Pa GP Etem Arifi,,Yes
    101,KKR Emilija Redzepi,NDS,Yes
    102,Pa GP Hamza Balje,,Yes
    103,AAK Xhevdet Neziraj,IRDK,Yes
    104,SLS Murselj Haljilji,GIG,Yes
    105,6+ Allbert Kinolli,PREBK,Yes
    116,Pa GP Boban Todorovic,,Yes
    118,6+ Fikrim Damka,KDTP,Yes
    119,Pa GP Milivoje Stojanovic,,Yes


    -Deputeti, Famir Limaj ka deklaruar se është pro vazhdimit të misioinit të EULEX-it por që do të abstenojë për Gjykatën Speciale.

    -LDK kundërshton fondin për të akuzuarit e Tribunalit
    Shefi i Grupit Palamentar të LDK'së, Ismet Beqiri ka kundërshtuar idenë e PDK'ë për të themeluar fondin për të mbrojtur të përndjekurit e Gjykatës Speciale.
    Por, Kryeministri ka thënë se është i gatshëm projektligji dhe rezoluta e përgatitur nga PDK'ja.

    ...
    Vetëvendosje me Rezulutë kundër Gjykatës Speciale në Kuvend

    Kjo është Rezoluta të cilën e ka dorëzuar VV kundër Gjykatës Speciale:

    1. Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon refuzimin e çdo kërkese që pret nga Kosova pëlqimin për themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë jashtë sistemit të brendshëm të drejtësisë në Republikën e Kosovës dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

    2. Kuvendi i Republikës së Kosovës i kërkon Qeverisë së Kosovës të mos marrë pozicion apo të diskutojë zyrtarisht mbi këtë temë pa marrë pëlqimin me votim të Kuvendit.

    3. Kuvendi i Republikës së Kosovës i bën thirrje zyrtarisht Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të unifikojë qëndrimet e veprimet me Kuvendin e Republikës së Kosovës në refuzimin e kërkesës për ngritjen e Gjykatës Speciale si dhe dhënien e mbështetjes për sistemin e brendshëm të drejtësisë në Kosovë. Ngarkohet kryesia e Kuvendit ta komunikojë dhe bashkërendojë këtë kërkesë.

    4. Kuvendi i Republikës së Kosovës i kërkon Qeverisë së Republikës së Kosovës të bashkërendojë veprimet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë në lidhje me kundërshtimin e kërkesës për formimin e Gjykatës Speciale.

    5. Raporti i hetimeve të Clint Williamson, Prokuror i Task Forcës për Hetime Speciale në lidhje me pretendimet e Senatorit Dick Marty, të përfshira në Dokumentin 12462 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës i datës 7 janar 2011, duhet të trajtohet nga Prokuroria e Kosovës. Institucionet shtetërore të Kosovës do ta mbështesin dhe përkrahin Prokurorinë e Kosovës, do t'i vihen asaj në shërbim për të gjitha nevojat si dhe shprehin gatishmërinë për bashkëpunim me faktorët ndërkombëtarë. A.M
    ...
    http://botasot.info/kosova/292141/kr...nderkombetare/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Emrat e deputetëve që votuan kundër dhe pro themelimit te tribunalit

    silli valla edhe 100 here se ju deshtoi klyshqve te vetfundosjes se daqiqit qe ta kthejn rusin e serbin nepermes kshillit te sigurimit ne Kosove
    89 deputet te 4 partive shqiptare votuan pro PDK LDK AAK ARK
    kunder ishin klyshqit e daqiqit hahahaha jan mbet si qet e lodht
    hupsa si gjiothmon
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Emrat e deputetëve që votuan kundër dhe pro themelimit te tribunalit

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    silli valla edhe 100 here se ju deshtoi klyshqve te vetfundosjes se daqiqit qe ta kthejn rusin e serbin nepermes kshillit te sigurimit ne Kosove
    89 deputet te 4 partive shqiptare votuan pro PDK LDK AAK ARK
    kunder ishin klyshqit e daqiqit hahahaha jan mbet si qet e lodht
    hupsa si gjiothmon
    D.m.th. Minoritetet, shumica e te cileve jane serb, qenkan kunder "kthimit te Serbise permes KS te OKB-se", pasi qe 100% kane votuar pro!?
    Nderkohe qe Daut Haradinaj qenka pro "kthimit e Serbise", pasi qe ka votuar kunder tribunalit!?

  4. #4
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Emrat e deputetëve që votuan kundër dhe pro themelimit te tribunalit

    Gjithmone shtete e vogla si Kosova kalojn neper nje rruge shume te idhet me shpresen se do e shijojn te emblen ndonje dite.Tani agresori dhe viktima jan te barabart njera gezon shperblime nga BE e tjetra nje Gjykat Speciale spese kush i ka faj qe u mbrojt!

    Kjo situat qe i ndodhi sot Kuvendit te Kosoves ne diplomaci njihet lose - lose...nejse,vijn ditet e embla nje dite vijne....

    Eshte per tu pergezuar vullneti i Deputeteve i kan bere detyrat ashtu sic ju kan then.Pastaj me pelqen edhe kordinimi i tyre.Te gjithe ata qe nje menyre apo tjeter pavarsisht partis qe kishin lidhje me luften paskan votuar kunder.Ldk pro.Dhe V.V kunder,sigurisht duhet ta ruaj platformen e saj politike.Dhe keshtu si ngele hatri asnjerit,ju lumt!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Emrat e deputetëve që votuan kundër dhe pro themelimit te tribunalit

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    D.m.th. Minoritetet, shumica e te cileve jane serb, qenkan kunder "kthimit te Serbise permes KS te OKB-se", pasi qe 100% kane votuar pro!? :D
    Nderkohe qe Daut Haradinaj qenka pro "kthimit e Serbise", pasi qe ka votuar kunder tribunalit!?:D
    vetfundosja ishte kunder ndersa partit shqiptare ishin pro
    ka pas ndonji individ qe ka votue kunder masi veq u tejkalue numri 80 sa ishin te nevojshem qe te kaloi ligji
    e ata qe votuen kunder perpos vetfundosjes luejten pak majtap qoke me juve

    e disa shkie qe votuen pro normal qe jan ma te mire se klyshqit e vetfundosjes te daqiqit
    dhe kosoves ja doin me shum te miren se spiujt e vetfundosjes
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Emrat e deputetëve që votuan kundër dhe pro themelimit te tribunalit

    xxxxxxxxxxx
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Emrat e deputetëve që votuan kundër dhe pro themelimit te tribunalit

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    vetfundosja ishte kunder ndersa partit shqiptare ishin pro
    ka pas ndonji individ qe ka votue kunder masi veq u tejkalue numri 80 sa ishin te nevojshem qe te kaloi ligji
    e ata qe votuen kunder perpos vetfundosjes luejten pak majtap qoke me juve
    ...


    Genjeshter pa logjike...

    Askush qe voton nuk e dine parakisht se a eshte arritur apo jo numri i nevojshem. Te gjithe votojne brenda pak sekondash dhe rezultati dihet tek pastaj.

    Tash, masi u qartesua kjo, si eshte puna e votimit per dhe kunder "kthimit te Serbise ne Kosove"!?
    Te gjithe deputetet serb, pa perjashtim, kane votuar pro tribunalit, ndersa Daut Haradinaj dhe disa shqiptar tjere (perfshi edhe ata te VV) kane votuar kunder.
    Sipas supozimeve tua, ata qe kane votuar kunder ishin per "kthimin e Serbise ne Kosove", ndersa tjeret rrjedhimisht kunder -d.m.th edhe serbet.
    Kjo i bie automatikisht qe Daut Haradinaj dhe tjeret, pavaresisht arsyes se vertete pse kane votuar ashtu sic kane votuar, te jene per "kthimin e Serbise ne Kosove".

    Edhe nese do te ishte ashtu sic supozon ti, se disa nga deputetet kane votuar kunder pasi e kishin parasyesh se do te arrihej numri i mjaftueshem, perseri nuk ndryshon asgje, pasi qe vota kunder, sipas supozimeve tua, eshte domosdoshmerisht e keqe dhe e atyre qe me nje vote te tille deshiruakan "kthimin e Serbise ne Kosoves".

    e disa shkie qe votuen pro normal qe jan ma te mire


    Perseri genjeshter...
    Te gjithe shkiet votuan pro.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Emrat e deputetëve që votuan kundër dhe pro themelimit te tribunalit

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin


    Genjeshter pa logjike...

    Askush qe voton nuk e dine parakisht se a eshte arritur apo jo numri i nevojshem. Te gjithe votojne brenda pak sekondash dhe rezultati dihet tek pastaj.

    Tash, masi u qartesua kjo, si eshte puna e votimit per dhe kunder "kthimit te Serbise ne Kosove"!?
    Te gjithe deputetet serb, pa perjashtim, kane votuar pro tribunalit, ndersa Daut Haradinaj dhe disa shqiptar tjere (perfshi edhe ata te VV) kane votuar kunder.
    Sipas supozimeve tua, ata qe kane votuar kunder ishin per "kthimin e Serbise ne Kosove", ndersa tjeret rrjedhimisht kunder -d.m.th edhe serbet.
    Kjo i bie automatikisht qe Daut Haradinaj dhe tjeret, pavaresisht arsyes se vertete pse kane votuar ashtu sic kane votuar, te jene per "kthimin e Serbise ne Kosove".

    Edhe nese do te ishte ashtu sic supozon ti, se disa nga deputetet kane votuar kunder pasi e kishin parasyesh se do te arrihej numri i mjaftueshem, perseri nuk ndryshon asgje, pasi qe vota kunder, sipas supozimeve tua, eshte domosdoshmerisht e keqe dhe e atyre qe me nje vote te tille deshiruakan "kthimin e Serbise ne Kosoves".




    Perseri genjeshter...
    Te gjithe shkiet votuan pro.
    pirdhu more me rusi kin e serbi
    jau futum juve edhe nihere
    nuk po ju shiten urdhnesat e shkieve
    deputetet e kuvendit te kosoves dhe qeveria e kosoves
    vendosin per te gjitha e jo vetfundosja e shkiet e daqiqit o tanjugooooo
    jau kam pierdh strofullin juve hahahaha
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Emrat e deputetëve që votuan kundër dhe pro themelimit te tribunalit

    Fjalimi i Albin Kurtit në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës
    lidhur me projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi misionin e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë

    Deputetë të Kuvendit të Kosovës,

    Në vend se të kemi debat para marrëveshjeve eventuale, në Kuvendin e Kosovës, kemi debat pas marrëveshjeve dhe para ratifikimit. Kjo është shkelje e karakterit parlamentar të Republikës sonë. Do të duhej që për EULEX-in dhe Gjykatën e Veçantë të hapet debati në institucionet e Kosovës, në Parlamentin e Kosovës, dhe ky debat ndoshta të rezultojë me marrëveshje. Mirëpo, po ndodh e kundërtao nis marrëveshja me pafund negociata në prapaskenë, pa kurrfarë transparence dhe, në fund, keqpërdoret Kuvendi i Kosovës për legjitimimin e marrëveshjeve nëpërmjet ratifikimit. Kosova nuk ka nevojë për këtë Gjykatë të Veçantë por kjo Gjykatë e Veçantë ka nevojë për Kuvendin e Kosovës.


    Asnjë zyrtar i EULEX-it asnjëherë për asnjë gjë nuk erdhi tash e gjashtë vjet që të raportojë në këtë Kuvend për punën që e kanë bërë e që nuk e kanë bërë.
    Të gjithë ne e kemi parë qysh në këta gjashtë vjet krerët e EULEX-it dhe zyrtarët e ndryshëm të tij japin raport të punës së tyre në ligjërata nëpër kolegje private e nëpër tryeza të OJQ-ve por kurrë në Kuvendin e Kosovës. Pse duhet ripërtërirë dikush që nuk të jep llogari, nga ne që nuk marrim llogari? Nëse EULEX-i konsideron që nuk duhet të japë kurrfarë llogarie dhe përgjegjësie në këtë Kuvend, atëherë le të vazhdojnë pa këtë Kuvend, apo jo? Të ripërtërihet EULEX-i nga Kuvendi të cilit EULEX-i refuzon t’i japë llogari do të thotë t’ia shtosh fyerjen plagës.

    Përveç se nuk po shkon EULEX-i, po na vjen Gjykata e Veçantë.
    Pra, sundimi po trashet mbi Kosovën e kjo është edhe e padrejtë edhe e dëmshme. Do të duhej që pas Tribunalit të Hagës të kemi Tribunal për Serbinë, ku vazhdimisht po zhvarrosen kufoma të të pagjeturve shqiptarë. Mirëpo, është Kosova ajo që po përfundon në Tribunal.
    Në vend se të diskutohet për dështimet e EULEX-it gjatë këtyre 6 viteve, në vend se EULEX-i të japë llogari për atë se çfarë ka bërë dhe çfarë nuk e ka bërë duke shpenzuar rreth 1,5 miliard euro të taksapaguesve evropianë, po kalohet në temën e radhës, ku Kosova po gjykohet, me ç’rast kjo bëhet në emër të gjykimit të individëve të saj. 9 vjet e kishim UNMIK-un, 6 vjet e kishim dhe vazhdojmë ta kemi EULEX-in, dhe tash po shtohet Gjykata e Veçantë! Themelimi i Gjykatës së Veçantë për krime lufte në Kosovë do të shënojë shfajësimin e EULEX-it për dështimin e tij duke ia faturuar këtë Kosovës në emër të dëshmitarëve që s’mbrohen dot.

    Në shumë vite të ardhshme, përdorimi i fjalës Kosovë e UÇK në të njëjtën fjali me fjalën krim, krim lufte, krim kundër njerëzimit, trafikim organesh, do të proliferohet pafundësisht e globalisht nëpër media të ndryshme botërore dhe kjo do të jetë tejet e dëmshme për imazhin dhe reputacionin e Kosovës në botë.
    Pra, ky është një hap i madh prapa, që po i ndodh Kosovësgati 15 vjet pas çlirimit e më shumë se 6 vjet pas shpalljes së pavarësisë.

    Deputetë të Kuvendit të Kosovës,

    Unë nuk jam i bindur që Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me aq lehtësi do të mund ta merrte këtë çështje duke themeluar një tribunal për Kosovën.
    Shpeshherë më duket që një pretendim i tillë është më shumë shantazh, që Kosova vullnetarisht ta pranojë një gjykatë të veçantë, sesa që realisht një gjë e tillë do të mund të ndodhte. Dihet që tribunalet ndërkombëtare krijohen për katër lloje tëkrimeve: krimet e gjenocidit, krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e agresionit. Nuk ka tribunale ndërkombëtare as për trafikim organesh e madje as për terrorizëm. Pra, janë këto katër kategori për të cilat organizohen tribunalet ndërkombëtare. Hetimet për trafikimin e organeve në bazë të pretendimeve të senatorit Marty-t nuk mund të përfundojnë aq kollaj në tribunal ndërkombëtar. Të kalosh prej trafikimit të organeve në krim të luftës është një urë tejet e gjatë, e madhe dhe gjithsesi e paqëndrueshme. Prandaj, duke e ditur që janë të pasigurt që Këshilli i Sigurimit mund ta bënte një gjë të tillë, ne po ndodhemi në situatën me një trysni kaq të madhe që po i bëhet Kuvendi të Republikës. Fundja, ne të gjithë e dimë se edhe në luftë mund të ndodhin krime ordinere –joçdo krim në luftëështë krim lufte.

    Dakordimi i këtillë i Qeverisë dhe i Presidentes, e tash kërkesa që këtë ta bëjë edhe Kuvendi,për Gjykatën e Veçantë, do të jetë një çek blanko i Kosovës për Gjykatën e Veçantë.
    Sepse ne nuk e kemi parë as bazën e kësaj Gjykate të Veçantë, as përbërjen e saj, as rregullat, as misionin, as afatin e financimindhe as qëllimet e saj. Çfarëdo votimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës për këtë Gjykatë të Veçantë, është çek blanko, sepse ne nuk e kemi materialin e nevojshëm e të mjaftueshëm që të dimë se çka do të votohet. Në fakt, ata që votojnë PËR nuk e dinë se çka kanë votuar. Votë e vërtetë është vetëm vota KUNDËR si votë kundër imponimit dhe jotransparencës. Madje, që Holanda të jetë nikoqire e asaj Dhome tëVeçantë të kësaj Gjykate tëVeçantë, ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, shprehu gatishmërinë e Qeverisë Holandeze por edhe nevojën për më shumë informacion. Ndërkaq, në Kuvendin e Kosovës thuhet se nuk ka nevojë për më shumë informacione. Holandës për Dhomën e Veçantë i duhen më shumë informacione, për neve nuk ka nevojë (sic.).

    Tribunali nuk bëhet sikur ky kryeministër i Kosovëstë mos donte që ai të bëhej. Por Thaçi po e lejon Tribunalin për shkak se beson që ai vetë nuk do të përfundojë aty.
    Nëse ka ndonjë mik ndërkombëtar që mund t’i ndihmojë Kosovës do ta bënte këtë duke i treguar kryeministrit që edhe vetë ky do të përfundojë aty. Sepse, po t’i thuhet kryeministrit të Kosovës që edhe ky vetë përfundon aty, atëherë s’ka Tribunal. Por, shpresa e tij, që vetë nuk përfundon, por shokët e tij shkojnë, e bën atë të thotë që e kemi një sfidë të madhe që duhet t’i përgjigjemi me përgjegjësi. Kjo është edhe e turpshme përveçse e padrejtë.

    Serviliteti i Thaçit dhe të tjerëve ndaj burokratëve ndërkombëtarëve nuk bëhet për hir të shtetit e kombit por nga motivet e qëllimet e ngushta personale.
    Këta nuk po nënshtrohen sepse është interesi i Kosovës. Këta po nënshtrohet sepse është interesi vetjak i tillë. Nuk mund ta mbrojnë Republikën njerëzit që e konsiderojnë veten dhe tjetrin, dhe çdo tjetër, shumë privatisht e personalisht. S’ka republikë pa publiken. E, këta nuk janë njerëz publik. Këta janë njerëz privat, çdokund dhe çdoherë privat, dhe vetëm privat.

    Pas kapitullimit vjen Tribunali.
    Negociatat dhe marrëveshja e Thaçitme Serbinë ishte kapitullim.
    Serbia i fitoi integrimet evropiane, njëherë statusin e vendit kandidat e pastaj edhe negociatat për anëtarësim, Serbia e fitoi pushtetin në dhjetë komuna të Kosovës. Miliarda janë dhënë për multietnicitet, epartia e Daçiqit e fitoi më shumë se çerekun e komunave të Kosovës kurse ne po e fitojmë Gjykatën e Veçantë për krimet e pjesëtarëve të UÇK-së!

    Gjykata e Veçantë është ekstradim i pavarësisë së Kosovës dhe luftës çlirimtare.
    Pavarësia dhe lufta kriminalizohen dhe dorëzohen jashtë! Deklarata e Thaçit në Euronews se ka qenë larg fronteve të luftës ishte asfalt për Tribunalin. Kur gazetarja e Euronews e pyeti Thaçin se a ke dhënë ti ndonjë urdhër që të vrahet ndonjë armik ose a ke vrarë vetë, ky tha që ka qenë larg fronteve. Me fjalë të tjera, ata që kanë qenë afër fronteve merrni, por unë kam qenë larg.

    Pas kësaj Gjykate të Veçantë do të thuhet që: Po, serbët kanë bërë më shumë krime, por krimet më monstruoze i kanë bërë shqiptarët – korrjen dhe trafikimine organeve!Teksa qeveritarët na thonë që e kemi të sigurt ardhmërinë (në BE), ne e kemi gjithnjë e më të pasigurtë të kaluarën tonë. Lufta në Kosovë tashmë shumë më tepër kujtohet për bombat e NATO-s sesa vuajtjet e shqiptarëve.

    Mendimi më i thellë prapa kësaj Gjykate është kriminalizimi i luftës çlirimtare i kryengritjeve të armatosura si të tilla, të popujve të shtypur gjithkah nëpër botë, e jo vetëm në Kosovë e jo vetëm për UÇK-së.
    Por, sidomos për UÇK-në, e posaçërisht për UÇK-në, sepse është më kollaj,sepse nuk kemi udhëheqje që e mbron popullin e historinë e tij, qytetarët dhe republikën e tyre.Pra, prej juve që votuat për amnistimin e kriminelëve serbë tash pritet ta votoni Gjykatën e Veçantë, praktikisht, kundër UÇK-së.Kjo do të duhej të ishte e palejueshme nga ana juaj si qytetarë të Republikës e aq më tepër si deputetë të Republikës, nëse e merrni veten përnjëmend si deputetë dhe nëse e keni menduar seriozisht Kosovën si Republikë.


    Për fund, dua të them se ky kryeministër që po na sjellë këtë Gjykatë tëVeçantë, me tri koncesione të mëdha erdhi në pushtet:
    -e para, braktisja e bashkimit kombëtar;
    -e dyta, çarmatosja e UÇK-së; dhe,
    -e treta, privatizimi neoliberal.
    Kur i ka bërë këto tri koncesione të mëdha, ky është bërë kryeministër.
    Mirëpo, tash, që të mbetet kryeministër duhet të vazhdojë me koncesione. Andaj, janë ato pazaret e tij herë me Tadiqin, herë me Daçiqin, herë me Vuçiqin, por përherë me Serbinë. Dhe, përfundimisht, unë jam i bindur se ky kryeministër personalisht më shumë ka kontribuar për kthimin e Serbisë këto tri vitet e fundit, sesa për largimin e saj, gjithnjë personalisht, në vitet e ’90-ta.

    Unë i ftoj edhe Mustafën e Haradinaj, edhe deputetët e LDK-së dhe AAK-së: mos iu nënshtroni këtij njeriu të nënshtruar!

    Ju faleminderit!
    http://www.vetevendosje.org/news_pos...n-mbi-misioni/

  10. #10

    Për: Emrat e deputetëve që votuan kundër dhe pro themelimit te tribunalit

    Sërbia drejtë BE-së fal Qeverië së Kosovës respektivisht Kryeministrit aktual dhe bisedimeve të Brukselit, e ku siç dihet bisedimet filluan me asnjë kushtë të vetëm karshi Sërbise. Ndërsa Kosova me Tribulal/Gjykatë Speciale / Dhomë e Veçantë për krimet eventuale të UÇK-së në Luftën e fundit në Kosovë fal Sërbisë e cila insisonte për një gjë të tillë...

    Kosova dhe Shqiptarët për hirë të stabilitetit rajonal, lëshuan pe, bën koncesione të shumta dhe në fund arritën ta fitojnë këtë TRIBUNAL nga "Miqtë Ndërkombëtar" dhe 89 Deputet të " Zgjedhurit e Popullit"....

    Kosova dhe Shqiptarët:

    RAMBUJE: Hoqën dorë nga Referendumi dhe Demitarilizuan UÇK-në

    VJENE: Njëanshëm pranuan PAKON e AHTISARIT, ku kjo Pako ndau Kosovën në DY - Etni Kosovare (Shqiptare, Boshnjake, Rome, Ashkalinjë, Gorane, Turke, Egjiptiane etj) dhe Sërbe. Po ashtu me këtë Pako të Ahtisarit, në vazhdimësi ju dha e drejta Sërbisë të ketë ndikim në çeshtjet e brendshme të Kosovës. Si dhe me këtë pako Kosova u pasua me kushtetutën e sajë, e ku thuhet se Kosova është MultiRtnike pa marr parasysh se 92 % -të popullatës janë Shqiptar.

    BRUKSEL: Me bisedimet e Brukselit, e ku nuk ju vua asnjë kushtë i vetëm, Sërbia përfitoi 10 Komuna me 10 Kryetar Sërb të dirigjuar nga Beogradit duke formuar Asosacionin e Komunave Sërbe. Po ashtu nga bisedimet e Brukselit, Sërbia përfitoi me Amnistimin e Strukturave të saja Ilegale, Kriminele e Okupuese, ku tanimë këto struktura janë legalizuar dhe janë bërë pjestar të Policisë së Kosovës. Po ashtu pritet që Sërbia të përfitoj edhe me vazhdimin e ulsëve të rezervuara për minoritetet respketivisht minoritetit sërb.

    Sërbia po asaj që përfitoi thuajse të gjitha brenda Kosovës, ajo (Sërbia) përfitoi edhe nga vet BE-ja me liberalizimin të vizave dhe me dritën jeshile drejtë Integrimeve Europiane.

    Ndërsa Kosova dhe Shqiptarët, pas lëshimeve të shumta e koncesioneve të njëpasnjëshme, pas PO-ve të vazhdueshme karshi kërkësave të Bashkësisë NdërKombëtare (kërkesave të Sërbisë), jo vetëm se nuk përfitoi nga liberalizimi i vizave, dhe për fatin e keq jemi në këtë aspekt jemi të izoluar. Mirëpo Kosova dhe Shqiptarët nuk përfituan asnjë karotë të vetme nga BE-ja dhe nga "Miqtë NdërKombëtar". Megjithatë tanimë dhuratë për të gjitha këto lëshime e koncesione të njëpasnjëshme karshi kërkesave të Ndërkombëtarve apo më saktë ndëgjueshmëria jonë e vazhdueshme, ka bërë të kemi këtë Tribunal vetëm për UÇK-në, me apo pa inponim e kemi...

    Pra

    Sërbia me JO-në e sajë të vazhdueshme përfiton thuajse çdo gjë...

    Kosova me PO-në e saj të vazhdueshme nuk përfitoi asnjë gjë konkrete, por u bë me TRIBUNAL...

    Sërbia dhe Sërbet kundërshtojnë çdo gjë dhe në fund fitojnë e përfitojnë atë çka duan...

    Kosova dhe Shqiptarët pranojnë çdo gjë dhe në fund mesin me gishta në gojë dhe duke u marr me pasojat....
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  11. #11

    Për: Emrat e deputetëve që votuan kundër dhe pro themelimit te tribunalit

    Nëse më të vërtetë ky Tribunal / Gjykatë Speciale / Dhomë e Veçantë, do ishte për të mirën e Kosovës dhe popullit do ishte në rregull. Mirëpo përsonalisht kam një çik drojë në lidhje me këtë për arsye të shumta.

    1 - Menjëherë pas përfundimit të luftës, kemi patur UNMIK-un 1999- 2006, dhe nga 2007-2008 e gjer me sot dhe tanimë edhe për dy vjetët në vijim do e kemi EULEX-in. Siç dihet, si UNMIK-u, e si EULEX-i, ndër detyrat kryesore kishin të vendosin rendin dhe ligjin në gjithë teritorin e Kosovës. Nëse Kosova respketivisht Shqiptarët për këto 15 vjetë të pasluftës, respketivisht për këto 6 vjet e ca pas shpalljes së pavarësisë kanë dëhstuar të krijojnë gjygjësi të pavarura nga ndikimi partiak, atëherë mendoj se fajtor janë edhe Kosova (Shqiptarët), edhe Bashkësia Ndërkombëtare (UNMIK-u dhe EULEX-i), ndonëse fajtor më i madhë për dështim të krijimit të gjygjësisë së pavarur e kanë UNMIK-u dhe EULEX-i.

    2- Kam një bindje përsonale, se dështimi për një gjygjësi e drejtesi të pavarur të Kosovës, është bërë disi me çëllim të caktuar nga vet UNMIK-u dhe EULEX-i, sepse në fillim të këtyre misioneve në Kosovë, shteti Sërb ishte gjithnjë kundër. Mirëpo pas kalimit të kohes, Sërbia pranoi të dy këto misione por vetëm me kushte të dhëna nga vet Beogradi. Dhe, ky dështim kishte të vetmin qëllim, që Shqiptarët ti paraqite se nuk janë të zotët për mbajte të shtetit, Natyrishtë se nga dështimi që Kosova nuk ka drejtësi e gjykatë të pavarur, përfituese reale është vet Beogradi.

    3- Me krijimin e kësaj Gjykate Speciale, po të dënoheshin vetëm individ të caktuar për vepra kriminale të caktuara do ishte shumë në rregull. Por problemin kryesor me këtë Gjykatë Speciale, e shoh se mediat, televizonet e gazetat botërore, do mirren me Kosovën dhe Shqiptarët në tërësi dhe jo me individ të caktuar…
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Emrat e deputetëve që votuan kundër dhe pro themelimit te tribunalit

    te akuzosh vv-n se esht per kthimin e rusis dhe serbis ne kosove esht idiotizem kurse deputetet serb votuan per krimet e UCK-S KURSE VV ISHTE kunder kti tribunali per te cilen pasojat dote kuptohen pas ,2,-3 muajsh kur te fillojn arestimet qe sipas gjsav dote jem mbi 200 ish ushtar e komandanta pra kjo qeveri votoj me ndihem e deputetve serb votojn dhe barazoj luften heroike dhe qlirimtare te uck-s me gjenocidin serb

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Emrat e deputetëve që votuan kundër dhe pro themelimit te tribunalit

    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    te akuzosh vv-n se esht per kthimin e rusis dhe serbis ne kosove esht idiotizem kurse deputetet serb votuan per krimet e UCK-S KURSE VV ISHTE kunder kti tribunali per te cilen pasojat dote kuptohen pas ,2,-3 muajsh kur te fillojn arestimet qe sipas gjsav dote jem mbi 200 ish ushtar e komandanta pra kjo qeveri votoj me ndihem e deputetve serb votojn dhe barazoj luften heroike dhe qlirimtare te uck-s me gjenocidin serb
    vv ishte kunder keti gjygji qe te miratohet nga kuvendi i kosoves
    e ata ishin qe ky gjygj te miratohet ne keshillin e sigurimit te okb-se
    ku eshte rusia kina e serbia
    per ket ske qka flet se u pa ne kuvend
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Emrat e deputetëve që votuan kundër dhe pro themelimit te tribunalit

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    vv ishte kunder keti gjygji qe te miratohet nga kuvendi i kosoves
    e ata ishin qe ky gjygj te miratohet ne keshillin e sigurimit te okb-se
    ku eshte rusia kina e serbia
    per ket ske qka flet se u pa ne kuvend
    D.m.th. edhe Daut Haradinaj me shoke ishin per ate qe " ky gjygj te miratohet ne keshillin e sigurimit te okb-se", pasi qe edhe keta votuan si VV, kunder...!?
    Nderkohe qe serbet qe votuan ne bllok pro, apo si ata me te cilet simpatizion ti, ishin kunder asaj qe "ky gjygj te miratohet ne keshillin e sigurimit te okb-se"!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •