Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Qeveria e Rilindjes: Ndërtimet pas 2009 as nuk i prishim as nuk i legalizojmë

    Ndërtimet pas 2009 në mëshirë të fatit, Lame: As nuk prishen, as legalizohen


    Ndërtimet e periudhës 2009-2013 mbeten në mëshirë të fatit. Kreu i Aluiznit, Artan Lame, deklaroi se këto ndërtime nuk do të shëmben, por as nuk do të behen pjesë e procesit të legalizimeve, duke i lënë qytetarët pa zgjidhje.
    Këto deklarata të Lames erdhën në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ku u miratua në parim projektligji për legalizimet.
    “Nga 2009-2013, të themi realisht nuk është kolosale, sidoqoftë ka një frenim dhe për më tepër që nuk mund të flasim se është shumë e madhe në raport me kategoritë e tjera. Nëse ka një vullnet politik për ti gjetur një shteg edhe kësaj kategorie, atëherë mirëseardhje do të ishte. Por me legjislacionin aktual kjo kategori nuk mund të përfshihet në legalizim, jo se çfarë shkojnë në prishje” tha Lame.
    Lame deklaroi ndër të tjera se pas ardhjes në pushtet janë përpiluar rreth 6 mijë e 600 dosje, ndërkohë që pjesa më e madhe e legalizimeve pritet të përfundojë gjatë mandatit të parë të qeverisjes.
    “Në ditët e fundit të shkurtit dhe fillim të marsit jemi marrë me shplurosjen,me ngritjen në këmbë të strukturës. Në këto 2 muaj, pra 1 mars-15 prill, i bie një muaj e gjysëm, janë përpiluar 6600 dosje” theksoi kreu i Aluiznit.
    Sipas të dhënave të Aluiznit, legalizimet ndahen në 25 kategori të ndryshme në bazë të problematikës dhe ky ka qenë ngërçi, i cili nuk ka lejuar që të gjendet zgjidhje për këtë çështje.

    Ora News

  2. #2
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Qeveria e Rilindjes: Ndërtimet pas 2009 as nuk i prishim as nuk i legalizojmë

    Te thuhet ndertimet ne nje shtet funksional me te gjitha strukturat e saja mbeten ne meshir te fatit,e tmerrshme!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •