Rasti: Si ndihmoi poezia nė kalimin e depresionit

21 Prill 2014 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

Tre muaj pas lindjes sė fėmijės sė dytė, Rachel Kelly e gjeti veten nė depresion tė thellė. Ajo tregon sesi jeta i doli jashtė kontrollit dhe sesi u shpėtua prej pasionit tė saj: poezisė

Poezia qe shpetoi jeten (1)

Poezia qe shpetoi jeten (2)

Poezia qe shpetoi jeten (3)

Poezia qe shpetoi jeten (4)


E zėnė nė grackė nga frikat e mia mė tė mėdha, e gjeta veten nė pamundėsi pėr tė bėrė detyrat e mia si nėnė dhe bashkėshorte. Isha e tmerruar dhe po i afrohesha ēmendurisė. Tani qė e mendoj, djali i sapolindur George dhe djali mė i madh Eduardi do tė kishin vdekur pėr shkak tė asaj gjendjeje ku ndodhesha. E humbur nė agoni dhe dhimbje, gjithēka mund tė bėja ishte tė shtrėngoja dorėn e mamasė sime. Ēdo qelizė e trupit tim po shpėrbėhej, isha aq e dėshpėruar pėr shpėtim, sa uroja tė vdisja nėse gjendja nuk ndryshonte. Shtrati ishte i vetmi vend ku gjeja prehje dhe prej tė cilit nuk ēohesha. Ditėt ktheheshin nė net dhe netėt nė ditė dhe unė nuk arrija tė kuptoja asgjė. Ime mė u konsultua me doktorin, i cili i dha disa qetėsues, tė cilėt mė bėnė tė qetėsohesha pėrkohėsisht.

Pas disa javėsh, personat qė mė rrethonin, si im shoq Sebastiani dhe fėmijėt, dukeshin tė shkatėrruar nga lodhja. Ai dhe nėna ime vendosėn tė largonin djalin e vogėl pėr ta ēuar tek familjarėt e Sebastianit. Pas largimit tė djalit ndihesha ligsht, megjithėse isha ēliruar nga pėrgjegjėsia pėr t’u kujdesur pėr tė, ndihesha akoma njė nėnė.

Mėngjeset ishin mė tė kėqijat, sepse zgjohesha me euforinė se do tė isha mė mirė atė ditė dhe zhgėnjehesha pėrsėri. Nuk kisha asnjė garanci qė njė ditė do tė ndihesha mė mirė. Shqetėsimi dhe paniku po mė mbushnin ēdo ditė. Isha e frikėsuar edhe tė vendosja nėse do tė zgjohesha apo jo nga shtrati atė ditė.

Kur isha te tė njėzetat apo te tė tridhjetat, miqtė e mi bėnin shaka duke mė thėnė se unė isha njė ‘farmaci’ poezish, sepse pėr ēdo problem tė tyrin gjeja nga njė varg.

Tani qė mė kishte zėnė sėmundja, isha unė ajo qė kishte nevojė pėr vizita poezish. Unė dhe mamaja ime gjithnjė jemi bashkuar prej poezisė. U ktheva pėr sė dyti nė njė fėmijė tė shtrirė nė shtrat, teksa nėna mė lexonte. Rezultoi se gjatė gjithė kėtyre viteve ajo kishte mbajtur njė libėr poezish, anekdotash dhe lutjesh qė i kishin tėrhequr vėmendjen.

Nuk isha nė gjendje tė pėrqendrohesha pėr tė lexuar ndonjė roman apo tregim, ndaj poezitė ishin njė bekim pėr mua. Vargjet ishin shtegu qė mė treguan se nuk isha e vetme, se edhe tė tjerė kishin vuajtur dhe ia kishin dalė. Ata kishin qenė nė gjendje tė nxirrnin diēka prej vuajtjes sė tyre, diēka qė kishte kuptim. Poezia mė gėlltiti dhe mė gjallėroi. Pėrqendrimi te gramatika e sofistikuar mė bėri qė tė ēlirohesha prej shqetėsimeve tė sė shkuarės dhe sė ardhmes.

E filluam me poezi tė shkurtra dhe teksa bėhesha mė mirė, vazhduam edhe me vargje qė kėrkonin mė shumė pėrqendrim. Teksa dėgjoja fjalėt e ėmbla tė poetėve, pėrshkohesha nga drithėrima. Nė njė varg ku shkruhej se shpirti im ishte fajtor pėr pluhurin dhe mėkatin, ndjeva se pėrshkruhej e gjithė gjendja ime depresive.

Poezia mė pėrcillte njė ndjenjė faji qė mė bėnte tė kuptoja qė ndonėse isha nė depresion, isha e bekuar me njė familje tė dashur, me bashkėshortin dhe fėmijėt. Fillova tė mėsoja poezi pėrmendėsh dhe vargjet qė mė godisnin mė shumė i shkruaja nė vende tė dukshme.

Kishte ēaste gjatė ditės, kur pėrhumbesha aq shumė nė poezi, saqė depresioni nuk mund tė mė gjente. Ndjeja pėrqafimet e poetėve pėrgjatė shekujve dhe nė kokė mė kumbonte njė zė i ri, qė mė njohu me virtytet e pranimit dhe shpresės.

Teksa javėt kalonin dhe unė bėhesha mė mirė, kopshtaria mė ndihmoi po ashtu. U pėrfshiva nė ciklin e stinėve dhe natyra dha ndihmė nė pėrmirėsimin tim.

Kopshtaria mė dha shpresė, se jo vetėm do tė bėhesha mė mirė, por do tė mund tė shikoja frutat qė mbillja tė rriteshin nė stinėn tjetėr. Mė ndihmoi edhe me pagjumėsinė. Kur nuk mund tė flija, mendoja dritėn e diellit qė binte nė kopshtin tim, duke ėndėrruar pėr trėndafilat dhe farat.

Shkaku pėrse sėmundjet mendore janė tė vėshtira pėr t’u kapėrcyer ėshtė se personi qė i vuan ndihet fajtor dhe sidomos femrat mbi tė cilat rėndojnė shumė role si gjinore karriera, shtėpia, kujdesi pėr familjen, tė qenėt nėnė dhe bashkėshorte.

Depresioni ėshtė ndryshe nga sėmundjet e tjera trupore. Ata qė preken prej tij ndiejnė se ia kanė shkaktuar vetė vetes dhe mendojnė se duhet tė jenė nė gjendje ta kontrollojnė, por ata thjesht nuk munden. Ndjenja e turpit dhe dėshtimit mund tė zaptojė mendjen e atyre qė janė nė depresion, pėr shkak se e kanė tėrhequr atė. Disa kohė mė vonė, djali im i vogėl, George, u kthye nė shtėpi dhe teksa e sodisja i premtova se nuk do ta lė mė kurrė vetėm.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/0...e-depresionit/