Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 78
  1. #41
    --si shpirt-- Maska e aida_83
    Anėtarėsuar
    13-08-2004
    Vendndodhja
    planet,i quajtur.toke
    Postime
    30
    Mariza Po ,eshte Si Shpirt ,ka Nje Ze Te Mrekullushem

    Ciao
    Mbi detin e qete lunderonte nje flete
    mbi te ish shkruar "Te dua per jete"
    Po se besove,
    puth buzet e mia qe te kuptosh se c'eshte dashuria.

  2. #42
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720

    Mariza Ikonomi

    BESOJ SHUME NE ZOT DHE LUTEM VAZHDIMISHT

    Kengetarja 21-vjecare Mariza Ikonomi rrefen per "KJ" sekretet e jetes se saj private, dashurine, pasionet dhe endrrat e mbetura ne sirtar...

    Po te kisha lindur mashkull do te isha bere futbollist

    Eshte vetem 21 vjece, por ka nje karriere mjaft te suksesshme ne fushen e muzikes. Mariza Ikonomi eshte ngjitur ne skenen e madhe te festivalit kombetar ne moshen dhjetevjecare, si bashkeintepretuese me kantautorin e njohur Francesk Radi. Ishte pikerisht ky i fundit, ai qe e perzgjodhi Marizen e vogel, si te pershtatshme per te kenduar kengen "Telefonate zemrash". Qe ne ate periudhe publiku dashurohet me zerin e embel te vogelushes, e cila fillon te kuptoje se kishte lindur vetem per te kenduar. Sukseset e Marizes pasojne njeri-tjetrin. Ne festivalin e femijeve, ajo merr cmimin e pare me kengen "Memedheu". Po me kete kenge fiton perseri cmimin e pare ne Festivalin Ballkanik te Femijeve. Ne Maqedoni, Mariza fiton cmimin e trete ne nje festival mbarekombetar me kengen "Le te kete gjithmone pranvere", ndersa publiku i Kosoves qe para pak kohesh e mbante mend ende te vogel, tani e duartroket me zjarr Marizen 17-vjecare por me nje ze te pjekur e shume profesional. Pas disa koncerteve ne Zvicer, France dhe me grupin "Ilirianet" ne Hollande dhe Kosove, Mariza si pjesetare e ketij grupi mirepritet ne festivalin e madh me kenget "Ti me fal" dhe "Dashuri dhe Lot". Me pas, ajo vleresohet me cmime te medha ne kompeticione te rendesishme muzikore te zhvilluara ne Tirane.

    Mariza studion per kanto prane Akademise se Larte te Arteve. Ajo eshte vazhdimisht e ngarkuar me aktivitete te ndryshme muzikore dhe shpesh nuk arrin te gjeje kohen e duhur per t'u marre me gjera te tjera. Thote se defekti me i madh qe ajo ka eshte neglizhenca. "Neglizhoj shume dhe ndonjehere eshte shume vone per te korrigjuar dicka",- thote ajo. Ndersa vecon si pike te forte te karakterit te saj kerkesen e madhe ndaj vetes dhe faktin qe asnjehere nuk kenaqet plotesisht me sukseset qe arrin. Mariza eshte e apasionuar pas futbollit. Eshte shume tifoze dhe ndjek rregullisht kampionatet e futbollit. Dhe, a e dini cfare thote?: "Po te kisha lindur mashkull, me siguri do te isha bere futbollist". I pelqen te eksperimetoje me lukun e saj. Ka manine per te ndryshuar vazhdimisht modelin apo ngjyren e flokeve, gje qe jo gjithmone i jep rezultatin e deshiruar. Gjithsesi, asaj i pelqen te ndryshoje, pasi sic shprehet edhe vete "publiku nuk e ka qejf rutinen". Mariza beson shume ne Zot dhe nuk harron asnjehere te thote lutjen e saj perpara se te dale ne skene.

    Intervistoi: Esmeralda Gjoka

    - Si u zbulua dhuntia e Marizes se vogel per te kenduar bukur?

    - Eshte mamaja ime ajo qe e zbuloi talentin qe kisha per te kenduar. Dke qene se edhe ajo eshte marre me aktivitete muzikore qe e vogel "mami im kendon vertet bukur, pavaresisht se kushtet e asaj kohe nuk ishin te favorshme qe ajo te vazhdonte ate qe deshironte), u be edhe nxitesja kryesore qe une te ndiqja rrugen e muzikes. Rreth moshes shtate vjecare prinderit me cuan ne Pallatin e Pioniereve me shpresen qe une te filloja te aktivizohesha qe ne ate periudhe. Por aty ishte nje profesor, i cili nuk kishte shume besim tek aftesite e mia. Ai u tha prinderve, qe une nuk kisha talentin e duhur per t'u marre me muzike. Por pavaresisht nga kjo, mami insistonte qe une te kendoja dhe pas dy vjetesh me dergon serish ne Pallat te Pioniereve. Per fat te mire, aty nuk ndodhej me ai profesori qe nuk me kishte pelqyer dhe keshtu une fillova te aktivizohesha ne muzike. Aktivitet pas aktiviteti, nje dite prej ditesh krejt rastesisht, une e pashe veten perkrah kantautorit Francesk Radi, ne festivalin e madh te kenges ne RadioTelevizion. Them krejt rastesisht, pasi ishte ai qe me perzgjodhi si nje vajze qe i pershtatej kenges se tij "Telefonate zemrash". Francesku nuk me tregoi qe ne fillim qe ishte kenge per ne festival, me tha qe ishte thjesht per radio, ne menyre qe te mos ekzaltohesha se tepermi.

    - Ishit vetem dhjete vjece, e megjithate arritet te ngjiteshit ne nje skene te madhe. A i mbani mend emocionet e atyre momenteve?

    - Te them te drejten, kur je ende femije nuk i mendon shume emocionet. Por sa me shume kohe kalon, aq me shume e ndien madheshtine e atij momenti. Te shfaqet vazhdimisht perpara syve.

    - Me cfare po merreni aktualisht?

    - Tani po merrem me albumin e ri. Shpresoj gjithashtu te bej nje tjeter koncert recital, por kesaj radhe ne Tirane. Heren e fundit, ne mars te vitit te shkuar, une dhashe nje koncert recital ne Kosove. Ishin vertet caste te bukura dhe suksesin e atij koncerti dua ta perseris tashme ne kryeqytetin shqiptar. Vec kesaj, po punoj edhe per aktivitete muzikore jashte vendit. Kam plot projekte te tilla dhe jam vazhdimisht e ngarkuar me pune.

    - Si ju ben te ndiheni fakti qe pavaresisht se jeni shume e re, keni nje karriere te pasur ne fushen e muzikes?

    - Duhet ta pranoj qe ndihem mire me ato qe kam arritur deri ne keto momente. Por njeriu duhet te kerkoje sa me teper nga vetja. Sado qe miqte apo te njohurit e mi me bejne komplimente dhe me urojne per punen time, une asnjehere nuk kenaqem plotesisht dhe vazhdoj te kerkoj gjithmone nga vetja.

    - Cilet jane kengetaret tuaj te preferuar?

    - Jane disa. Kristina Aguilera me pelqen shume. "U 2"-te gjithashtu i kam qejf, Selin Dion, Maria Khery, Uitni Hjuston, etj.

    - Gjate interpretimit tuaj, a jeni perpjekur te imitoni ndonjerin prej tyre?

    - Une dua te jem vetvetja. Por mendoj se cdo artist dashur pa dashur, merr dicka nga nje artist tjeter. Kjo vjen mbase edhe si rezultat i te degjuarit ne menyre te vazhdueshme te kengeve te tij.

    - Pervec muzikes, cfare pasionesh te tjera ka Mariza?

    - Mua me pelqen te bej shume gjera. Ne menyre te vecante me pelqen sporti, pavaresisht se qe ne moshe te vogel nuk jam marre me me asnje aktivitet sportiv, made jam deri diku natyre e ngathet. Jam e apasionuar pas futbollit meqenese edhe babi im eshte marre me futboll. Kur isha femije e vezhgoja nga afer kur ai luante. Edhe kampionatet e futbollit me pelqen t'i ndjek qe te gjitha. Dhe a e di cfare? Them se po te kisha lindur mashkull me siguri do te isha bere futbollist.

    - Kjo do te thote se jeni shume tifoze, apo jo?

    - Sigurisht, jam shume tifoze. Ne kampionatin e fundit evropian isha me Suedine, ndersa ne boteror, jam gjithmone me Brazilin.

    - Shkoni ne stadium?

    - Kam qene vetem njehere ne nje ndeshje, ku me sa mbaj mend, luante Tirana me Partizanin. Megjithate, me shume se sa te shkoj ne stadium, futbollin me pelqen ta shijoj permes ekraneve te medha me shume njerez dhe me nje birre e disa patatina perpara. Keshtu eshte me kendshem.

    - Si e kaloni kohen e lire?

    - Me pelqen te argetohem me shoqerine. Nuk eshte se kam shoqeri shume te zgjeruar. Njoh plot njerez, por miqte e vertete me te cilet rri, i perkasin nje rrethi shume te ngushte. Keshtu qe kohen e lire mundohem t'ua kushtoj miqve me te afert dhe me besnike qe kam.

    - Te flasim pak per lukun apo thene ndryshe, paraqitjen e jashtme. Sa i rendesishem eshte per ju ky element?

    - Per mua, luku eshte shume i rendesishem. Pavaresisht se kur kerkon te kesh nje luk sa me perfekt, ndodh edhe qe ta prishesh fare. Une kam nje ves te keq qe lidhet me floket. Kam manine per t'u marre vazhdimisht me to, per t'i prere, per te ndryshuar ngjyre apo model dhe kjo gje ndonjehere nuk me jep rezultatet e deshiruara. Ka raste qe eksperimentet qe une bej me floket me rezultojne jo efektive. Megjithate, luku per nje artist eshte vertet shume i rendesishem. Artisti duhet te ndryshoje vazhdimisht pasi duke patur te njejten pamje, fillon e behesh monoton edhe per publikun.

    - Ju perpiqeni te keni nje luk te persosur edhe ne jeten e perditshme?

    - Sigurisht. Me pelqen te jem ndryshe edhe ne jeten e perditshme, jo vetem ne skene. Persa u takon veshjeve qe perdor, ato jane ne varesi te diteve apo rrethanave. Ne pergjithesi jam e prirur drejt veshjeve elegante, por nuk i perjashtoj as veshjet sportive. Mjafton qe nje veshje te me rrije mire dhe te ngjaje bukur ne trupin tim.

    - Meqenese folet per elegancen... Kush eshte sekreti i elegances suaj trupore; dieta, apo palestra?

    - Une nuk mbaj diete. Jam gjithmone ne levizje dhe e angazhuar me aktivitete te ndryshme, prandaj them se eleganca ime eshte krejtesisht natyrale. Ne palester do te me pelqente te shkoja, jo me qellimin per t'u dobesuar, por per te larguar streset dhe per t'u ndier me mire. Por fatkeqesisht nuk kam kohe per ta bere kete gje.

    - Me ke jeton Mariza?

    - Une jetoj me mamin, babin dhe motren. Kohet e fundit na eshte shtuar edhe nje pjesetar tjeter ne familjen tone, nje moter e vogel, Kiti... "qesh). Ne fakt, eshte nje qen i bukur por une e konsideroj si nje moter te vogel. Ne fillim nuk i kisha edhe shume qejf kafshet. Por qe nga momenti qe Kiti ka ardhur ne shtepine tone me ka ndryshuar totalisht mendimi qe kam pasu per kafshet. Kiti eshte e mrekullueshme, pervecse nuk di te flase dhe te shprehe ato qe mendon, me duket krejtesisht si ne. Me duket sikur ajo kupton gjithcka. Ndiej qe qendrimi prane saj, me clodh jashte mase.

    - Tani vjen edhe pyetja me e veshtire, te ciles ne pergjithesi te gjithe te intervistuarit kerkojne t'i shmangen... A eshte Mariza e dashuruar?

    - ...Te them jo, do te genjeja "qesh). Pastaj, njerezit qe me njohin e dine kete gje. Prandaj, po them: Jam e dashuruar.

    - ...Dhe si ndiheni?

    - Dashuria ka baticat dhe zbaticat e saj. Njehere ndihem mire, njehere keq. Si gjithe te tjeret....

    - Cilat jane disa nga pikat e forta dhe te dobeta te karakterit tuaj. Me pak fjale, si eshte Mariza?

    - Mendoj se jam pak neglizhente ndaj gjerave. Ne momentin qe gjerat behen "kapice" atehere perpiqem t'i rikuperoj dhe t'u kushtoj rendesine e duhur. Por ndodh qe te jete teper vone per kete gje. Neglizhenca eshte nje e mete e imja. Ndersa element pozitiv eshte kerkesa qe kam ndaj vetes. Gjithmone kerkoj me teper nga vetja, nuk kenaqem me pak. Madje, kerkoj edhe nga te tjeret te me japin ate qe une meritoj.

    - Ne kenge dukeni natyre e brishte dhe melankolike. E tille jeni edhe ne realitet?

    - Nuk jam edhe aq e brishte. Por mua me shkon ai stil te kenduari. Sado qe mund te kendoj edhe kenge te nje stili tjeter, tek kenget e qeta e ndiej veten me mire. Edhe publiku me pelqen me teper ne kete stil.

    - Te ndalemi tani tek thashethemet. Sa ndikoheni prej tyre dhe si ndiheni kur degjoni se jeni bere objekt thashethemesh?

    - Une jam pak indiferente ndaj ketyre gjerave. Ne fillim ndihesha keq kur degjoja qe shpifej per mua. Por me kalimin e kohes, ato behen normale dhe ne fund te fundit, mendoj se e rendesishme eshte qe njerezit flasin per mua, qofte per mire dhe qofte per keq. Duhet vleresuar fakti qe njerezit kujtohen per ty, pavaresisht nga ato qe thone.

    - Cili eshte thashethemi me i cuditshem qe keni degjuar per veten?

    - Kam degjuar shume te tilla. Por ato me te cuditshmet kane qene qe: "Mariza "shkon" me femra" apo "Mariza drogohet". E tmerrshme, apo jo?!..."qesh)

    - Si reagojne adhuruesit tuaj kur ju shohin ne rruge?

    - Ne fakt, une kur eci ne rruge, zakonisht mbaj kufje, ngaqe nuk dua t'i degjoj reagimet e njerezve. Ka reagime te kendshme sic ka edhe te pakendshme. Pastaj, ka plot njerez qe te pelqejne por nuk dine t'i shprehin ato qe kane ne zemer dhe flasin ne nje menyre shume banale. Por une perpiqem t'i kuptoj dhe nuk merzitem.

    - Ju keni kenduar edhe jashte Shqiperise. Ku ndryshon publiku i huaj nga ai shqiptar?

    - Kam vene re qe njerezit ketu e duan artin, por jane pak indiferente ndaj tij. Ata te vleresojne, por nuk arrijne ta shprehin ate qe ndiejne. Jashte shtetit ndodh ndryshe. Te duartrokasin, bertasin per ty, duke te dhene keshtu entuziazmin dhe kurajon per te cilen ti ke nevoje. Kjo ka shume rendesi per mua. Une jam natyre e ndrojtur dhe kur shoh nje publik te ndezur jap me shume nga vetja ime. Ndaj dhe me vjen ke qe jap me shume jashte shtetit se sa ne Shqiperi...

    - A do t'iu pelqente te jetonit jashte Shqiperise? Shume nga koleget tuaj e kane bere nje gje te tille...

    - E kam menduar gjithmone kete gje, por ndiej qe jam shume konfuze. E provova para disa kohesh ne Hollande. Kur je ne Shqiperi ke deshire te ikesh jashte shtetit. Por ne momentin qe je diku larg vendit tend, kupton qe gjerat jane ndryshe nga c'i kishe menduar. Te merr malli per njerezit, ke deshire te shkembesh dy fjale me nje te njohur. Ketu eshte me ndryshe, vete ambienti eshte me miqesor.

    - Cili eshte vendi qe ju ka lene me teper mbresa gjate udhetimeve tuaja?

    - Anglia me pelqen shume, vecanerisht Londra. Moti eshte disi problematik por si vend eshte me te vertete i shkelqyer. Njerezit jane moskokecares, secili shikon punen e tij dhe ndoshta per kete me pelqen me teper.

    - Ushqimi i preferuar...

    - Te gjitha... "qesh). Nuk u bej naze ushqimeve, megjithate, pula me pelqen shume.

    - A ka Mariza ndonje enderr qe vazhdon te jete ende ne sirtar?

    - Po, eshte nje enderr e parealizuar, te cilen e kam enderruar gjate viteve te femijerise sime dhe vazhdoj ta enderroj edhe sot e kesaj dite. Do te me pelqente qe pervecse ne Shqiperi te behesha nje kengetare e afirmuar ne te gjithe boten, gje qe me duket shume e veshtire. Dhe sa me shume rritesh, aq me shume e kupton qe eshte thjesht nje enderr. Megjithate shpresa vdes e fundit dhe une vazhdoj te rri me shprese qe kjo gje nje dite mund te ndodhe. Mbase kjo eshte ajo endrra ime e mbetur ne sirtar...

    - A keni ne projekt dicka te vecante persa i takon jetes private?

    - Te them te drejten, nuk e kam menduar ndonjehere kete gje. Planet nuk para realizohen, prandaj eshte me mire te mos i thuresh fare ato. Ne fund te fundit, gjerat do te shkojne ashtu sic i ka shkruar Zoti.

    -...Besoni ne Zot?

    - Shume. I perkas besimit te krishtere. Vazhdimisht i lutem Zotit dhe ky eshte nje rit qe me qeteson se tepermi. Lutem gjithmone edhe perpara se te ngjitem ne skene.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #43
    Debutimi i saj tek Mikrofoni i Arte te emociononte cdo sekonde te kenges.

    Me kenaqi!

  4. #44
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Eshte fantastike Mariza.
    E kam moshanike dhe e kam pa se afermi ne nje diskoteke ketu tek ne.Ka se shume te embel.

    Stormi
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #45
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Hmmmm Mariza Ikonomi .....
    Me ka pelqyer me pare po tani jo dhe shume, sidomos
    albumi i saj i fundit ishte kot fare.

  6. #46
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Mariza Ikonomi ...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-11-2004
    Postime
    24
    Ja mbeshtes mendimin shokeve parafoles.

  8. #48
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Pak para mbaroi festivali "Nota Fest" ne Shkup ne te cilen sipas meje kengen me te mire e kendoi Mariza Ikonomi me tekst te motrese se saj Ledia.
    Kenga quhej "A mund te jetoj pa ty".
    Mariza eshte vokal fantastik!
    Thejshte e mrekullueshme
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #49
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Mariza eshte kengetare e mire por me ka bere pershtypje ne nje festival. Ajo nuk u paraqit ne fund te terhiqte cmimin me te cilin e vleresuan. Ndoshta priste cmimin e pare nderkohe qe mori te dytin. Brakitisja e skenes ne nje rast te tille tregon mungese respekti per publikun dhe jurine.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Ku degjohet kjo kenga "Piano e Vjeter" qe permendni?

  11. #51
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Citim Postuar mė parė nga Kuqalashja
    Ku degjohet kjo kenga "Piano e Vjeter" qe permendni?
    E kam bere download nga Bearshare.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  12. #52
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar mė parė nga Mina
    Mariza eshte kengetare e mire por me ka bere pershtypje ne nje festival. Ajo nuk u paraqit ne fund te terhiqte cmimin me te cilin e vleresuan. Ndoshta priste cmimin e pare nderkohe qe mori te dytin. Brakitisja e skenes ne nje rast te tille tregon mungese respekti per publikun dhe jurine.
    Mina do me falesh por nuk mendoj se Mariza ka mungese respekti,e kam pa gocen me syte e mi.Kur kishte respekt para 100 spektatoreve kur ishte ne Gostivar,me siguri qe ka respekt per festival dhe publikun e saj.
    Ne fakt ne festivalin e fundit qe u mbajt Mariza morri ca cmime dhe te gjitha doli ti merr vet,dhe pervec se ka ze te mrekullueshem,ka edhe karakter fantastik.
    Se paku keshtu me duket mua.


    Stormi
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  13. #53
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Mina do me falesh por nuk mendoj se Mariza ka mungese respekti,e kam pa gocen me syte e mi.
    ***************************
    Edhe une e kam pa me syte e mi qe i mungoi skenes ne momentin e shperndarjes se trofeve. Ndoshta ky perben vetem nje rast por eshte gabim gjithsesi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 13-11-2004 mė 08:57
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  14. #54
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Nejse,ndodhin gabimet.
    Sot poashtu kisha mundesine te ndjek ne "Top Show" te Top Channel dhe mu duk fantastike.Kendoi "Piano e vjeter".Une them qe kjo kengetare ka zerin ndoshta me te bukur tani per tani nga kengetaret shqiptare.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  15. #55
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Do kem rastin ta shof per se afermi prap Marizen.
    Te shtunen vjen ne diskoteken "Select" ketu ne Gostivar,dhe une si simpatizues i muzikes i flakte i saj do jem ne rradhet e para.
    Tashi ndegjoj Kur mi zbrisje shkallet nga Mariza.


    Stormi
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  16. #56
    +dA bEzT+
    Anėtarėsuar
    31-10-2003
    Vendndodhja
    ~nZ~
    Postime
    231
    pfff kot faree femer fallcooo

  17. #57
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar mė parė nga 100% TIRONCE
    pfff kot faree femer fallcooo
    Secili me guston e vet.
    Mariza ka zerin fantastik,dhe edhe nga pamja nuk eshte e keqe.


    Stormi
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  18. #58
    +dA bEzT+
    Anėtarėsuar
    31-10-2003
    Vendndodhja
    ~nZ~
    Postime
    231
    e ke pa nga afer ti qe thu kshu?? paraqitjen e ka kottttt

  19. #59
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar mė parė nga 100% TIRONCE
    e ke pa nga afer ti qe thu kshu?? paraqitjen e ka kottttt
    E kam pa dhe me pelqen.


    Stormi
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  20. #60
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ika une njehere ne koncert te saj ketu,po ti thuaj c`te duash.
    Mariza eshte njesh.

    "Piano e vjeter"

    Do i kerkoj edhe autogram.


    Stormi
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dodona Pelazgjike Dhe Tomor’i Zotit Te Pelazgevet
    Nga Darius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 19:23
  2. Artistet tane - Foto dhe diskutime.
    Nga Orion_DYRRAHU nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 11-06-2007, 15:46
  3. Intervista me kėngėtarė shqiptarė!
    Nga ChuChu nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-05-2007, 21:37
  4. 17 Prill 2004: Koncert i Mariza Ikonomi
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 15-07-2005, 15:28
  5. Mariza Tomei
    Nga dodoni nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-09-2003, 02:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •