Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Top Channel sjell rrëfimet e grave të dhunuara në Kosovë(Video)




    Mbi 10 mijë shqiptarë të vrarë, mijëra të zhdukur, rreth 20 mijë gra të përdhunuara, mbi 1 milion shqiptarë të shpëngulur nga shtëpitë e tyre. Ky është bilanci i makinerisë së hekurt të Milosheviçit mbi shqiptarët e Kosovës, gjatë luftës së fundit.

    Por, edhe sot, 15 vjet pas çlirimit, Kosova mbetet një dosje e madhe e krimit të pandëshkuar. Një nga plagët më të rënda të kësaj lufte mbeten viktimat e gjalla të përdhunimit nga ushtria serbe. Sot, kujtimet e tyre janë më të gjalla se vet plagët e përdhunimit. Lufta për to nuk ka mbaruar. “Exclusive” sjell vetëm disa nga dëshmitë e rralla të grave dhe vajzave të dhunuara gjatë luftës.

    Dëshmitë e tyre nuk u përdorën sa duhet, as në proceset gjyqësore ndaj ish-udhëheqësve të Jugosllavisë, madje edhe u asgjësuan nga misioni i UNMIK-ut!

    Sot, më 20:05, krimi i padënuar që flet, pjesa e parë, në “Exclusive” në Top Channel.


  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776

    Për: Top Channel sjell rrëfimet e grave të dhunuara në Kosovë(Video)

    Ta shikonte Bamiri me Zdravkon bashke, mire do te ishte. Tia ofronte si qershi mbi torte kete emisionin pas gjithe asaj pritje. Do ekzaltohej me artin me te suksesshem te bashkekombesve te tij. Ne artin e krimit po qe jane te paret serbet.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •