Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Greqi, në katër vjet, 500 fëmijë shqiptarë të zhdukur nga Instituti i Bamirësisë

    Komisioni Kundër Torturave i OKB-së i kërkon Athinës proces hetimi për vogëlushët e humbur

    policia grekeMinistria greke e Drejtësisë ka urdhëruar që të fillojë një proces hetimi, në mënyrë që të mblidhen informacione sa më të sakta për skandalin e zhdukjes së rreth 500 fëmijëve shqiptarë nga instituti i bamirësisë “Agjia Varvara” në Athinë gjatë viteve 1998-2002. Çështjen e fëmijëve shqiptarë të zhdukur e ka sjellë në Parlamentin grek deputetja e së Majtës Demokratike, Maria Gianakou, pas shqetësimeve që kishte shfaqur në një raport të tij në vitin e kaluar, Komisioni Kundër Torturave i OKB-së.

    Ky komision i ka kërkuar Athinës nëse ka hapur një proces hetimi për rastin kur 502 nga 661 fëmijë romë nga Shqipëria, janë zhdukur nga ky institut shtetëror brenda katër viteve, të bashkëpunojë me organet shqiptare në mënyrë që të hidhet dritë mbi këtë çështje si dhe të përcaktohen përgjegjësitë ligjore të atyre që janë përfshirë në këtë skandal.

    Vetëm në vitin 2004, organet greke kanë publikuar raportin për zhdukjen e fëmijëve shqiptarë dhe në 2007 gjithë dosja me dokumentet e kësaj çështjeje i është dorëzuar organeve shtetërore. Por prej atëherë, kjo çështje ka qëndruar e harruar dhe e mbyllur në sirtar. Ministri i Drejtësisë, Harallambos Athanasiou, ka kërkuar menjëherë nga organet e drejtësisë të bëjnë me dije se në cilën fazë janë hetimet dhe është përgjigjur para Parlamentit se, së shpejti, do të ketë informacion të gjerë për gjithë procedurën nga organet përkatëse.

    Skandalin e zhdukjes së 502 fëmijëve shqiptarë në institutin e bamirësisë “Agjia Varvara” e zbuloi organizata ndërkombëtare “The Swiss Terre Des Hommens”, në vitin 2003. Pasi OKB-ja është tronditur nga ky zbulim, është dërguar në Greqi komisioneri Zhan Miguel Peti, por më shumë se dhjetë vjet më pas, ky skandal është pothuajse i mbyllur. Të dhënat e kësaj organizate bëjnë me dije se ekzistojnë edhe shumë raste të tjera të ngjashme në Greqi, ku në 15 vitet e fundit janë futur në mënyrë të paligjshme mbi 3800 fëmijë shqiptarë, prej të cilëve më shumë se një e katërta nuk është gjetur kurrë.

    Shqip.com
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  2. #2
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Greqi, në katër vjet, 500 fëmijë shqiptarë të zhdukur nga Instituti i Bamirësisë

    FLM GREQI !

    Prap do t'shkruaj Albo e Pirro PRIFTI per ekstremizmin e AKZ, qe atakojn dhe kerkojn pergjigje nga ambasadoret e shtetit grek !


    .
    … ///

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •