Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Dentisti kanadez planifikon të klonoi John Lennonin nga një dhëmb

    Dentisti kanadez planifikon të klonoi John Lennonin nga një dhëmb



    Njerëzit ndonjëherë bëjnë koleksione të gjërave të çuditshme. Dikush ka koleksion librash, llulla të duhanit dhe shishe të vjetra. Një djalë koleksionon kitare kurse një nënë e kishte pasur një pasion të çuditshëm, koleksionimin e zileve.

    Zakonisht njerëzit të cilët koleksionojnë gjëra thonë diçka për atë se të kujt janë ato, para se gjithash edhe arsyen pse ata i koleksionojnë këto gjëra sepse ndonjëherë një mjet pavarësisht dukjes flet më shumë se kur e përshkruani atë me ndjenja.

    Por, kur dëgjoni që një dentist koleksionon dhëmb, menjëherë një valë ua ngjeth mishtë juve duke munduar të kuptoni se çka mund të bëj dentisti nga dhëmbi i juaj. Dhëmbët janë edhe merita e jetës në disa raste, ndoshta, dhëmbët për një dentist janë e tërë jeta e tyre.

    Të koleksionosh dhëmbë të të famshmëve atëherë këtu shtohet edhe një faktor interesant i pa definuar, por është e vërtet, një dentist në lagjen Red Deer të Albertas në Kanada i cili ka bërë, gjatë këtyre viteve këtë hap, duke koleksionuar dhëmbë te të famshmëve. Dr. Michael Zuk DDS kohëve të fundit e ka blerë një dhëmbë që besohet se ka qenë në gojën e gjeniut të muzikës John Lennon. Ai ka paguar 30 000 dollarë për të, shuma e të cilit duket koxha e madhe, por prisni të mësoni se pse ai e ka blerë atë.

    Dhëmbi, i cili nga të gjitha informacionet i takon gjeniut, i ishte dhënë pastrueses së shtëpisë së Lennon, nga vet ai më 1960. Familja e grua e kishte vendosur dhëmbin për shitje në ditëlindjen e saj të 90 kurse Zuk duket se ishte fatlumi që e kishte blerë atë.

    Dr. Zuk kishte zënë ballinat më 2012 kur ai kishte blerë një kurorë dentale që më parë i takonte të ndjerit Elvis Presley, por kësaj radhe ai ka thirr konferencë për shtyp për një arsye tjetër.

    Zuk planifikon të klonoi John Lennon

    Po, është e vërtetë kjo. Ai ka hapur atë për ta gjurmuar dhëmbin për ADN me qëllimin e vetëm klonimin gjenetik origjinal të ikonës rok duke e rritur atë si djalin e tij. Ky tregim u tregua në televizionin Britain’s Chennel 4, në serinë e emisioneve “Dead Famous DNA” (Të famshmit e vdekur ADN), ekzistenca e të cilëve duket që do të thotë se ka më shumë këso djemsh që koleksionojnë ADN të njerëzve të famshëm.

    Në emisionin, e transmetuar më 9 prill, Zuk shpjegon planet e tij duke shpjeguar atë që ai planifikon ta rrit klonin e legjendës së muzikës si djalin e tij, duke i dhënë mësime për kitarë duke e larguar atë nga droga dhe alkoolit.

    Zuk ka refuzuar të gjitha përpjekjet e palëve të jashtme për ta testuar ADN-në e dhëmbit për ta konfirmuar saktësisht se a i takon apo jo ai Lennonin, edhe pse duket se ai beson që është i tij. Mësa duket, ngatërrimet morale për këtë përpjekje nuk janë pengesë për Zuk, ku ai thekson prerazi që mund të bëj John Lennonin e tij. Kur pyetët për ligjet legale të klonimit të një personi, Zuk përgjigjet: “Varet ku i bëni këto gjëra. Nëse s’mund të bëhen në një vend mund të bëni këtë në një vend tjetër”.

    Sipas ligjit aktual të Kanadasë, një procedurë e këtillë është tërësisht ilegale. Njëjtë është edhe në Australi, Danimarkë, BE, Rumani dhe SHBA, e po ashtu edhe nga Kombet e Bashkuara. Megjithatë ai nuk është gabim. Ka shumë vende ku ai mund ta dërgojë materialin e tij gjenetik dhe ka palë të pandershme në këto vende që mund ta bëjnë klonin e tij pa hezituar, për vetëm pak para.

    Klonimi i njeriut, i cili i referohet dy ideve të ndryshme – klonimit terapeutik dhe klonimin reproduktiv kurse të tjerat janë relevante – është një teori e mundshme e së tashmes, por ajo që dihet deri me tani asnjëherë nuk është bërë duke e përdorur ADN njerëzore. Atëherë, çka do të ndodhte nëse ai është i suksesshëm? A do të jetë rezultati aktual që do të krijonte një John Lennon të dytë.

    Jo, absolutisht jo. Aq më shumë Zuk apo fansat e Lennon do të dëshironin që të besonin vërtetë ringjalljen e grupit të humbur Beatles, e vërteta e kësaj është larg që të ndodh.

    Çfarë e bën një person ashtu si është? Kur flasim në terma gjenetik, ne jemi mbledhje e gjenotipeve tona që shpjegohen si fenotip. Në terma të zakonshëm, kjo do të thotë se materiale i jonë gjenetik e krijon vetëm dukjen tonë fizike, por është i ndikuar në mënyrë fondamentale nga ambienti dhe përvojat ku jeton. Është kombinim i gjeneve tona dhe përvojës sonë jetësore që na bën neve ata që jemi dhe duket po thuajse çmenduri të themi këtë sepse kloni i John Lennon nuk do të këtë benifitet e fëmijërisë së Lennon, lidhjet e tij, takimet e papritura, kulturën dhe madje as sëmundjet e tij, kështu që rezulton që ky person nuk do të jetë John Lennon.

    John Lennon

    John Lennon ishte goditur katër herë në shpinë nga Mark David Chapman më 8 dhjetor 1980, gjatë kohës kur Lennon me Yoko Ono po ktheheshin në shtëpi pasi kishin dalë. Ai vdiq në prag të shtëpisë së tij në New York në orën 23:00. Njerëzit në tërë botën mbajtjen një minutë heshtje në kujtim të dashurisë për të. Shpirti i tij ishte i pavdekshëm, nëse dikush mendon në këtë gjë, kurse spiralja e tij mbeti e errët në atë natë. Ku shkoi ai? Ne nuk kemi ide, por ne e dimë, nëse ka ekzistuar, nuk ishte më me të.

    Zuk, nga virtyti i komenteve që ka bërë, duket se ka për qëllim që të synojnë pronësinë mbi legjendën çfarë ishte John Lennon – e ndoshta edhe të njerëzve të tjerë të famshëm. Ne nuk duhet të harrojmë këtë fjalë...pronësinë.

    Si, në këtë moshë, si mundet një person madje edhe të mendoj për pronësinë e një personi tjetër? A do të mendojmë ne në këtë formë pas 200 viteve? Mund të thuhet që jo, sidomos më bumin e punës së skllaveve të seksit në pjesë të ndryshme të Botës. Por, a ka “kloni” të drejtën e lirisë? A do të jetë ai vetvetiu sovranë? Çfarë linje të arsyes do të mohonte jetën e një qenie njerëzore që ka bazë në të drejtat e njeriut?

    Ideja që prezanton Dr. Zuk është ofenduese, por, nëse ai më të vërtetë është motivuar për të arritur klonimin e legjendës së rok and rollit, kush mund ta ndal atë? Por është e qartë që ai nuk do të mund ta kthej John Lennonin ashtu siç ishte, apo çfarë jete do të bënte ai, duke jetuar nën hijen e tij.

    (e.m/Express/BalkanWeb)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2

    Për: Dentisti kanadez planifikon të klonoi John Lennonin nga një dhëmb

    por është e vërtet, një dentist në lagjen Red Deer të Albertas në Kanada
    Per te qene korrekt, Red Deer nuk eshte lagje por eshte qytet dhe Alberta eshte province ne Canada.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •