Një gotë qumësht para se të flini, zgjidhja ndaj pagjumësisë



Mbi një filxhan kafe, 2.5 e çokollatë, një gotë qumësht apo kos, 2 litra ujë në ditë, dieta e rekomanduar për të pasur një shëndet të mirë.

Studimet tregojnë se nëse ju nuk ushqeheni mirë, padyshim që do bëni një gjumë të keq. Një nga shkaqet e pagjumësi, në fakt, është nga zakoni i pahijshëm i teprisë me kafen, çajin, kakaon, etj.

Edhe në qoftë se ju keni për të fjetur keq janë edhe faktorë të tjerë si stresi , higjiena e gjumit (përdorimi i jastëkëve, dyshekë apo veshje jo të përshtatshme), faktorët e mjedisit të tilla si ndryshimet në klimë, temperatura, apo aktivitet mendor intensive para gjumit (si në rastin e atyre që punojnë deri vonë në mbrëmje).

Sipas Michela Barichella, mjeke i ICP në Milano, para se të shtriheni e të bini në gjumë, pini një gotë qumësht. Qumështi përmban nivele të larta të triptofanit, një aminoacid që nxit prodhimin e qetësuesve natyrore në tru si serotonin dhe melatonin'.

Në këtë aspekt, ekspertët kanë vlerësuar përdorimin e qumështit dhe kosit për një gjumë sa më të rehatshëm. Ndërkohë, një tjetër zgjidhje efikase është konsumi i të paktën 2 litra uji në ditë. Uji është i pasur me magnez, një mineral thelbësor për të çlodhur muskujt dhe për të lehtësuar tretjen: Ky veprim i dyfishtë mund të ketë një rezultat të mirë për të përmirësuar cilësinë e gjumit.

(e.m/BalkanWeb)