Ushqimet që ju ndihmojnë të qetësoni dhimbjet e barkut



Nëse keni probleme me dhimbjet në bark, disa ushqime të caktuara mund t’ju ndihmojnë në masë të madhe.

Ndoshta ju duket e pabesueshme, por problemet gastrointestinale (të sistemit tretës) janë më të shpeshta te femrat sesa te meshkujt. Dhe meqenëse ato janë më pranë ushqimit e kanë më të lehtë ta ndihmojnë veten duke shfrytëzuar ato që kanë në kuzhinë.

Papaja
Përdoret në mënyrë tradicionale te inflamacionet, dhimbjet në bark, urthi dhe barkqitja. Papaja përmban papinën – enzimën natyror për tretje që ndihmon në shpërbërjen e ushqimit irritues.

Tërshëra
Është burim i shkëlqyer i fibrave ushqyese të tretshme dhe të patretshme, ndërsa të dy llojet janë të nevojshme për shëndetin e lukthit. Tërshëra ul edh nivelin e kolesterolit.

Molla
Jo vetëm se ka përbërje të lartë të fibrave të patretshme, por është e pasur edhe me pektinë dhe enzima të tjera, të cilat zbërthejnë ushqimin irritues në organizëm. Hani të pjekura.

Kanella
Në mjekësinë tradicionale përdoret për qetësimin e mundimeve të mëngjesit dhe barkqitjeve, po ashtu është i mirë për qetësimin e fryrjes së barkut.

Kopra
Është ushqim ideal për mjekimin e gazrave, kjo është arsyeja pse ofrohet në fund të ushqimit në restorantet indiane. Gjysmë luge e koprës së grirë do të ndihmojë.

(a.n/Mjeku.net/BalkanWeb)