DEMOKRACIA NE KOSOVE, E RAJON VERSUS DEMOKRACIA NE BE, SHBA, KANADA ETJ…!

Gjate tere kohes, politikanet, pushtetaret e Qeveritaret ne Kosove qdo dyten fjale e kane Demokraci, Integrime Euro – Atlantike, NATO e struktura tjera Nderkombetare. Ne realitet thelbi apo veprimet per Demokracine ne Kosove e rajon dallon shume me Demokracine ne vendet me te zhvilluara te Bashkimit Europian, SHBA, Kanada etj.

Ne vendet me te zhvilluara te BE-se, SHBA, Kanada etj, ne rradhe te pare demokracia sherben per popujt e ketyre se sa qe sherben per klasen politike, per politikanet, per pushtetaret e udheheqjen e shteteve te caktuara.

1) - Ne vendet e BE-se, SHBA, Kanada etj, politikanet, pushtetare e qeveritaret jane punemarres, ndersa popujt e ketyre vendeve jane punedhenes, e ku pastaj klasa politike e ketyre vendeve ka frige se do ta humbasin punen nga punedhenesi ne qoftese nuk punojne per ate se cka kane prezantuar dhe ofruar tek punedhenesi.

2) - Te pakenaqurit e ketyre vendeve me dekomratike te BE-se, SHBA-ve, Kanadase etj, jane qe te gjithe. Edhe ata qe kane page mesatare, edhe ata qe qe pagat e tyre tejkalon mesataren, edhe ata qe mund te jene te papune etj. Pra qe te gjithe jane te njejte, bile bile kur behen protesta ne keto vende, me te zhurmeshit jane ata ku pagat e tyre jane me shume se sa mesatarja, per te vetem arsye. Sepse ata kerkojne me shume qe te mbrojne ate qe kane, e ne kete rast perfitojne qe te gjithe.

3) Edhe pse standarti i jeteses ne vendet me te zhvilluara te BE-se, SHBA, Kanada etj, eshte goxha i larte, pagat ne keto vende jane te mjaftueshme per nje jete normale, gjerat ushqimore dhe gjera te tjera nuk jane edhe aq te shtrenjta , dhe popujt e ketyre vendeve kane mundesi te medha te bejne llukse. Por megjithashte llukset e popujve ne keto vende te zhvilluara nuk jane edhe aq te medha per mundesine qe kane.

Ndersa ne vendet e Ballkanit dhe sidomos ne Kosove, demokracia sherben vetem per politikanet, per pushtetaret e per qeveritar dhe JO per popujt. Demokracia ne vendet e Ballkanit, e sidomos ne Kosove perdoret vetem e vetem qe te kufizojne popujt/popullin per te mos kerkuar te drejtat e tyre kolektive.

1) –Ne realitet edhe pse duhej te ishte qe politikanet si punemarers te kene frige nga populli si punedhenes. Ne vendet e Ballkanit, e sidomos ne Kosove eshte e kunderta nga vendet e BE-se, ku populli ka frige nga politikanet qe mos rastesisht nese nuk perkrahin ndonje politikan te caktuar do humbasin punen e te mbesin pa beneficone te caktuara.

2) – Ne Kosove nje pjese e vogel e popullit ka kushte te mira per jete, pjesa me dermuese ose i kane pagat e ulta ose jane te papune, mirepo per fatin e keq nuk jane te barabarte sikurse qe jane popujt e BE-se e me gejre pa mar parasysh dallimin e tyre per nga paga apo jetesa qe bejne. E verteta e hidhur ne Kosove qendron se secili mundohet ta shoh vetem interesin e tije personal dhe jo Interesin kolektiv, e ku me pastaj secili mund te kete jete te mire. E per kete arsye ne Kosove qytetaret jan te ndare e pasiv dhe nuk kerkojne te drejtat e tyre kolektive per jete me te mire e normale sikurse qe kane popujt e vendeve te BE-se, SHBA-ve, Kanadase etj.

3) Duke patur parasysh se ne Kosove papunesia eshte shume e larte, me e larta ne rajon e me gjere – rreth 40%. Duke patur parasyh se pagat minimale jane me ulta dhe nuk dalin as per gjesendet me te nevojshme per te jetuar. Duke patur parasysh se gjerat ushqimore e gjerat tjera jane goxha te shtrenjta ne krahasim me pagat te cilat jane. Megjithate llukset nga ana e popullit ne Kosove jane me te medha se sa tek popujt e vendeve te zhvilluara.

Andaj, nese me te vertete duam qe edhe ne Kosove te kete demokraci te mirefillt sikurse ne vendet e BE-se, SHBA-ve, Kanada e me gjere, se pari duhej….

A) Populli ne Kosove te kuptoj se eshte punedhenes, ndera politikanet jane punemarres, dhe se politikanet duhet te kene frige nga populli dhe jo e kunderta.

B) Ne rardhe te pare te pakenaqur te jene ata qe kane paga te larta duke kerkuar me shume qe te mbrojne ate qe kane. Keshtu qe do te pritonin e gjithe shoqeria ne pergjithesi.

C) Ankimet e llukset e panevojshme duhet lene anash. Ndersa duhet qe te gjithe se bashku te kerkojme te drejtat tona ne rradhe te pare kolektive per nje njete me te mire dhe me normale per te gjithe ne, sepse vetem ne kete menyre do jemi te barabarte dhe do kemi demokraci te mirefillte…