Risi në shkencë, ja dhe vagina që mbillen dhe rriten në laborator
SHBA-Cuditë nuk kanë fund në shkencë dhe kjo realizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Katër gra në SHBA tashmë kanë vagina të reja, të mbjella dhe të rritura në një laborator.
Sipas mediave të huaja, vaginat janë rritur në laborator në përputhje me madhësinë dhe formën e secilës grua.
Më pas ato janë futur në trupin e grave të cilat për fat të keq vuanin nga një gjendje, që njihet me emrin vagina aplazia, që nënkupton se organi i tyre seksual nuk formohet sic duhet në kohën që ato janë akoma në mitrën e nënës. Mjekët kanë bërë skanimet e duhura dhe kanë përcaktuar formën për cdo vaginë. Ata kanë përdorur indet për të rritur organet seksuale. Ky u cilësua si një sukses i mjekësisë rigjeneruese. Pë më tepër që gratë që kanë këto vagina të transplantuara në trupin e tyre thonë se ndihen, tepër normale.
(d.b/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt