Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet në Bllog
    17

    Noli: Ismail Qemali batakçi, shiti Shqipërinë tek italianët

    Një shkrim në një atmosferë zgjedhjesh, shtator 1912

    Emri:  fan_nolii-225x300.jpg

Shikime: 2407

Madhësia:  15.9 KB
    Fan S. Noli

    Akuza ndaj Hasan Prishtinës dhe thirrje shqiptarëve të mos gënjehen e t’i çojnë në Parlament

    Që nga shtatori i vitit 1912 kur Fan Noli shkruante në gazetën “Dielli”, politika shqiptare sos se ka ndryshuar shumë… Kandidatë për Parlament që gjatë fushatave parlamentare premtojnë gjithfarë mrekullirash para popullit, programe të gjata dhe sa bëhen deputetë, harrojnë gjithë çfarë kanë thënë. Një situatë parazgjedhore ishte edhe në shtator të 1912, por duket se Noli e ka pisk me dy figura të rëndësishme historike, pikërisht Ismail Qemalin dhe Hasan Prishtinën. Shqipëria ende nuk ishte shpallur e pavarur e Ismail Qemali nuk ishte akoma “plaku i urtë që ngriti Flamurin në Vlorë”. Për Nolin, ai s’është gjë tjetër veçse një sharlatan, batakçi, që ka bërë pazar në kurriz të Shqipërisë. Nuk bie më poshtë në epitete edhe Hasan Prishtina. Pasi u nxjerr “të palarat” këtyre dy burrave, Noli u drejtohet shqiptarëve që të hapin sytë e të mos u besojnë atyre e t’i zgjedhin në Parlament…

    Pas një muaji Shqipëtarët do të ftohen prej guvernës të zgjedhin përfaqësonjësit e tyre për Parllamentin e Perandorisë turke. Në u lënçin të lirë, mëmëdhetarët t’anë do t’apin votën e tyre verbërisht për ca njerës, të “mëdhej” pas mëndjes së tyre dhe çarllatanë pa cipë pas mendjes s’onë, pa i lidhur me një program dhe pa vënë re jetën e tyre të shkuar. Dy nga këta Shqypëtarë “të shkëlqyer dhe me nam” që do të dalin pa dyshim janë Ismaili i Vlorës dhe Hasani i Prishtinës.

    Ç’BËHET GJETKË

    Emri:  ismail-qemali-hasan-prishtina-dhe-qazim-vlora-1913-300x221.jpg

Shikime: 1120

Madhësia:  24.6 KB

    Ismail Qemali, Hasan Prishtina dhe Qazim Vlora, më 1913

    Në viset e qytetëruara, kur del një njeri përpara popullit dhe i lyp votën për të dalë deputat, i kërkojnë pik’ së pari t’u tregojë programin që do të mbajë në Parllament po të zgjidhet. Ç’do kandidat bën hesap që do të harxhojë një sumë të madhe për të shtypur këto programe dhe një sumë tjatër më të madhe për të shëtitur qytet më qytet e fshat më fshat që t’u’a çkoqitë zgjedhësve pikë pas pike e t’u përgjigjet ç’politikë do të mbajë në çështje të cilën harroj t’a verë në program. Kjo është piesa më e lehtë e fushatës elektorale. Se ç’do vagadond munt të paguajë qatip, që t’i shkruajë ca programe, në të cilat t’i zotohet turmës që, po të zgjidhet, do t’u mbarojë dëshirat të gjithë zgjedhësve të tij. Çobenëve do t’u thotë, që po të bëhet deputat, dhënt e tyre do të piellin nga dymbëdhjetë shqera; bujqërve arat do t’u siellin grurë dhe misër pa lëruar; hajdutëve do të zbresë hëna t’u thotë ku munt të vjedhin kecër dhe misrokë pa gjakosur hundën për lavdi të mëmëdheut; mëmëdhetarëve do t’u mbijnë shkolla dhe mësonjës si këpurdha pa lëvizur vëndit e pa futur dorën në xhept; medreserat do të lulëzojnë, ylyfete do të shtohen, puna do të pakësohet, plaçkat do të lirohen, në vënt të shiut do të bjerë raki nga qielli, dhe në vënt të dëborës muhalebi. Po turma e qytetëruar, ndonëse i përkëdhelet veshi, nga gjithë këto bekime që do t’i vijnë, ka dyshime dhe nis e pyet cili është ky njeri që do të bëjë këto çudira; ç’gjëra ka bërë në jetë të tij më parë që të garantitin ato që zotohet? Në mos ka bërë veç të këqia gjer ahere, si do të ndrrojë me një herë e do të përhapë mirësira dhe lumërira më të gjitha anët? Kandidati duhet të përgjigjet në të gjitha këto pyetje. Duhet të thotë cili është ç’ka bërë për popullin dhe të hedhë dritë mi gjithë pikat e errëta të jetës së tij. Në mos e bëftë ay, do t’a bëjnë armiqt’ e tij, të cilët do mos lënë asnjë çip të jetës së tij pa gërvishur, asnjë fjalë, asnjë shkrim, asnjë punë pa nxjerrë në shesh e pa kritikuar. Dhe kjo është piesa më e rënda e fushës elektorale në viset e qytetëruara. Po le të thomi që kandidati u shtroi zgjedhësve një program të pëlqyer, që u përgjegj në gjith pyetjet e tyre, që jet’ e tij e shkuar qe pa njollë dhe u zgjodh deputat. Mos pandehni se zgjedhësit e tij do t’a lenë të lirë. Jo! po venë re si sillet në Parllament, a mban programin e tij dhe në u-provoftë që e shkel, mblidhen, kritikojnë politikën që mban dhe e thërresin të japë demicjen. S’ka njeri të nderçim në botën e qytetëruar i cili të qëndrojë deputat, posa zgjedhsit të protestojnë kundër tij. Po në Shqipëri nuk çajnë kokën për gjithë këto hollësira. Asnjeri, fjala vjen, do mos kuxojë t’u kërkojë një program të shkruar me ngjyrë të zezë në kartë të bardhë Ismailit të Vlorës dhe Hasanit të Prishtinës. Asnjë do mos u kërkojë të shpiegojnë pse kanë ndrruar aqë herë mendje dhe s’kanë mbajtur kurrë zotimet që dhanë. Do t’i zgjedhin verbërisht se i kanë dëgjuar për njerës të “mëdhej”. Po ne që jemi rritur në qendra qytetërie Anglosaksone, ku ka lindur nga u përhap gjetkë forma koshtutuale e guvernës kemi detyrë t’a ndriçojmë popullin, duke i treguar ç’duhet të kërkojë nga njerëzit që i lypin votën. Dhe, në është populli i verbër e s’di ç’t’u kërkojë, do t’i pyesim ne drejt për drejt. Hasani dhe Ismaili duhet të na tregojnë programin e tyre, të na zotohen që do t’a mprojnë me gjithë fuqi në Parllament të Turqisë, të japin demicjen nga deputatësia porsa që të protestohen zgjedhësit e tyre e t’i dënojnë si gënjeshtarë që shkelë zotimet që bëjtin. Kështu bëjnë njerëzit e nderçim që vihen kandidatë për një ofiq në viset e qytetëruara.

    ISMAIL QEMALI
    Po Hasani dhe Ismaili NUKË do t’i japin popullit shqipëtar asnjë program, se bota e tërë i njeh për njerës të nderçim, të mëdhej dhe patriotë. Fort mirë po jeta e tyre e shkuar thërret për kundër që janë njerës pa cipë e pa nder, çarllatanë pa ndërgjegjie, tregëtarë patriotikë me zëmër Kucovllahu dhe Sërbi, Turq dhe Anadollakë gjer në palcë e gjer në koskë. Për të nisur me Ismailin-se, siç thotë fjala frënge “a tout seigneur tout honneur” – si mor Shqipëtarë pikë-varë e të humbur, i kini besë këtij njeriu dhe e dërgoni në Parllament? Përse nukë hithni një sy mi jetën e tij të shkuar, që është një Iliadë çarllatanirash, batakçillëkesh, dhe tradhëtirash? Përse nukë pyesni ç’ka bërë për Shqipërinë gjer më tani? A është nevoje të ndyj pendën që t’u’a thom unë? Ky kallpozan s’ka bërë në jetë të tij tjatër gjë veç të shesë pyje të Shqipërisë në kumpanira italiane, kongresë dhe kryengritjera Liberalëve, dhe të gënjejë Grekët duke u falur Epirin. Për Shqipërinë s’ka hapur kurrë gojën botërisht as në Parllament, as nër gazetat shqipe, as në të huajtë. Kur shaheshin shqipëtarët ndyrërisht në Parllament, kur therreshin në Gegëri pa mëshirë, Ismaili heshtte, dhe bënte hesap sa para dhe fitime munt të nxierë nga këto turbullime. U sul në Mal të Zi, duke u këshilluar Toskëve të heshtin e të mos i turbullejnë hesapet. Tregëtoj gjakun e Malësorëve dhe pastaj u tha toskëve që është koha të ngrihen. Sivjet gjth’ashtu u zotua që do t’a çlironte fare Shqipërinë me një kongres edhe me një kryengritje. I bëri që të dyja, u’a shiti Liberalëve, mori paratë i futi në xhept, shkoj nga Korfuzi ku i shiguroj Grekët që Epiri është i tyre, dolli në Vlorë ku i këshilloj Toskët të mos kërkojnë nga guverna veç gjërave që të munt t’u jipen. Pas këtyreve të gjitha Myzeqarët munt t’a besojnë për njeri të math Ismailin e t’a zgjedhin deputet, Shqipëtarët e vërtetë s’duhet t’a bëjnë kabull as t’a pshtyjnë.”

    HASAN PRISHTINA
    Vijmë te Hasan i Prishtinës. Ky njeri gjer katër vjet më parë ish një tregëtar i nderçëm që shiste mobilla dhe që s’trazohej në politikë. Po Koshtituta e solli në patalok të Parllamentit. Si deputat u-suall mjaft mirë, foli sa mundi si Liberal kundër Xhon-Turqve edhe dërgoj çesa diema në Shkollën Normale me harxhet e tij. Kjo e funtmja e ngjiti në shtimë të Shqipëtarëve nacionalistë dhe e idealizoj. Hasani i Prishtinës vërtet na u duk ahere si një patriot i vërtetë dhe pa përqasje më i lartë më i besiesë se Myfiti i cili dha vetëm 10 lira për shkollën e Shqipërisë, dhe Nyzhet be Vrioni dhe Ismaili që s’dhanë fare. Po dardha e kish prapa bishtin. Kur Xhon-Turqit bëjtin një mijë mënyra që të mos dalë përsëri deputat, Hasani umuar vesh me Liberalët nga njëra anë, me general Isa Boletinin dhe me Riza ben’e e Jakovës nga tjatra, i gënjeu këta të funtmit me një program autonomist dhe i futi në zjarr të kryengritjes. Dëgjuam në krye që qëllimi i tij qe të krijojë një Shqipëri më vete, me një flamur të veçantë dhe me një princ nga gjaku i SkënderBeut. Pastaj mësuam se Hasani do t’a bënte Shqipërinë t’onë një Republikë malësore si të Svizërës. Gjaku u derth rrëke, Isa Boletini u plagos, por në funt Shqipëtarët u muntnë. Ahere Hasani i shtroj guvernës, kondidat e tij të cilat qenë: Të zgjidhet Parllamenti dhe të hapen më tepër medresera. Kur Riza Beu dhe shokët e tij kërkojin autonomi ky kërkonte reforma për mbretërinë Ottomane. Isa Boletini me Riza Benë të gënjyer me një paturpësi dhe dinakëri aqë të poshtër, u shtrënguan të kthehen në malet e tyre dhe t’a lenë Hasanin të mbledhë pemët e mundimeve të tyre. Hë për hë Hasani mori një “Osmanie” nga Sulltani; për pak kohë do të shohim si do t’ja çpërblejnë shërbimet Liberalët që theu Xhon-Turqët me gogolin e kryengritjes gege. Sërbët edhe Turqët duhet t’a ngrehin Hasanin në qiell që ndaloj njohjen e një Shqipërie autonome me katër vilajetet prej guvernës turke. Po Shqipëtarët e vërtetë, kur t’u kërkojë votën, duhet t’a dërgojnë të verë kandidaturë në Konjë a në Belgrad që e ka më afër.

    KONKLUZIA.
    Gjer kur do të bëhemi kleçka të verbëra të ca intriganëve që tregëtojnë me gjakun t’uaj? Sa para bëjnë kryengritjet t’uaja kur pemët i mbledhin dy a tre çarllatanë dhe ju mbeteni si pul’e lagur? Ç’fitim kini që dërgoni deputetë në Stamboll, që heshtin kur theren Shqipëtarët e çnderohen pleqtë dhe gratë dhe, në vent që të mprojnë të drejtat t’uaja, i ndihin armikut që t’ju mbytë e t’ju shuajë? Bota qesh me marrëzitë t’uaja dhe ne qajmë. Se kurrë s’na shkonte nga mendja që do të derthnit aqë gjak për medresera. Kur s’jini të zotërit të përfitoni nga trimëria juaj, rrini urtë dhe mos e zgjeshni pallën si palëçora që të bëhemi gaz’ i armiqve. Kur nukë dini cilët të zgjithni deputetë, a mos dërgoni fare a çoni ca Sërbër, ca Kuçovlleh, Grekër dhe ca Evgjitër, po jo çarllatanë Shqipëtarë tregtarë të patriotismit me damkë në ballë. Po, në doni të bëhemi njerës në funt e të veni ment, kur t’ju vijnë vagabondët Shqipëtarë e t’ju lypin votën, kërkojuni t’ju shtrojnë një program të çkoqur, pyesni pastaj çfarë njerës janë dhe ç’politikë mbajtin në jetën e tyre të shkuar, kritikojini dhe stigmatizojini po t’ju dalin gënjeshtarë kthejuni kurizin për gjithënjë. Kështu dhe vetëm kështu do të muntni të përparoni. Se s’arrin vetëm palla që të fitoni të drejtat t’uaja, po duhet dhe pakë mendje dhe pakë gjykim, o luanë nga trupi dhe foshnja nga truri. F. S. Noli Boston, Mas, 6 Vieshtë I, 1912″, (gazeta “Dielli”, 12 shtator 1912).

    FAN S. NOLI

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Noli: Ismail Qemali batakçi, shiti Shqipërinë tek italianët

    Pasi e lexova kete shkrim, e menova i gjo:
    - "Neve shqipetaret edhe pas 100 vitesh, paskemi mbet ne te njejten situate politike mbarekombetare."

    Nashi pyetja qe lind eshte:
    - "Pasi qe shifet qarte se shqiptari nuk ka mundesi te perparoje politikisht, cfare duhet te bejme qe ta mbajme kete politike konstante per 100 vitet e ardhme, ne menyre qe situata politike te mos perkeqesohet me shume ne te ardhmen?"
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  3. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Noli: Ismail Qemali batakçi, shiti Shqipërinë tek italianët

    Sa më shumë që lexoj për Nolin aq më shumë venitet konsiderata ime për të !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e il_padrino
    Anëtarësuar
    30-04-2005
    Vendndodhja
    holland
    Postime
    166

    Për: Noli: Ismail Qemali batakçi, shiti Shqipërinë tek italianët

    Noli paska qene "high" qe ne 1912. Ate qe beri Ismail Qemali ishte me e mira shkeputja prej Turqis qe po falimentonte dhe mbajtja e nje republlike. Mesa shikoj Noli e paska bere hunden si fshes me korent dhe ka mbushur faqet e gazates. Ose meqense ishte prift, ne vend te thimjas ka djegur hash, dhe kuptohen pasojat, kjo ndodh kur punon Dj ne kish.
    Jetoj me rastesin sepse asgje nuk eshte e rastesishme

  5. #5
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Noli: Ismail Qemali batakçi, shiti Shqipërinë tek italianët

    pse nuk e sillni shkrimin e Nolit?

    paçavuret e albos dhe panorames qe ti shtohet tirazhi

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •