Studimi: Ata që kanë temperaturë të ulët trupi jetojnë më gjatë
8 Prill 2014 | : Kuriozitete | Autor: Ivana
4
A përkthehet temperatura e ulët e trupit në jetëgjatësi më të madhe?
Disa studime tregojnë një lidhje midis temperaturës së ulët të trupit dhe jetëgjatësisë më të madhe, megjithatë nuk ekzistojnë prova në marrëdhënien shkak-pasojë tek njerëzit.
Studimi i parë madhor mbi kafshët gjaknxehtë, i raportuar në Revistën e Shkencës u krye në vitin 2006 dhe ishte një eksperiment që përfshinte minjtë në Institutin e Kërkimeve Scripps.
Minj të projektuar gjenetikisht me super-ndjeshmëri të kontrollit të temperaturës në hipotalamus u rritën me temperatura pak më të ulëta se të tjerëve. Kaloritë që merrnin ishin të njëjta. Kërkuesit zbuluan se jetëgjatësia mesatare ishte 12 për qind më e madhe në minjtë meshkuj më të ftohtë dhe 20 për qind më e madhe tek minjtë femra.
Për sa i përket njerëzve, një studim më i madh i publikuar në vitin 2011 krahasoi moshën dhe temperaturat e trupit të 18.630 njerëzve nga 20 deri në 98 vjeç.
Rezultatet treguan se ata që kishin temperaturë më të ulët të trupit jetonin më gjatë.
Krijoni Kontakt