Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Hurmat arabe, multivitamina më e mirë në botë.

    Hurmat arabe, multivitamina më e mirë në botë.

    Emri:  hurma.jpg

Shikime: 4154

Madhësia:  138.3 KB

    Hurma është konsideruar si pema më e mirë në botë për shëndetin tonë për shkak të vitaminave A dhe C, proteinave, yndyrave, kripërave minerale dhe përmbajtjes së lartë të hekurit.

    Hurma shërben për një sërë sëmundje si anemia, dobësimi i përgjithshëm i organizmit, gjëndrat tiroide, dhimbjet e barkut si dhe në lehtësimin e lindjeve normale të grave shtatzënë.

    Ato për organizmin janë burim i shkëlqyeshëm i fibrave natyrorë dhe për punë të mirë të zorrëve. Sheqeri natyror, i cili gjendet në hurma, është alternativë e përsosur për sheqerin e zakonshëm. Ajo përmban rreth 17 për qind sheqer kur është e freskët dhe 62 për qind kur thahet.

    Hurmat kanë spektër të gjerë të vlerave shëndetësore dhe nutricioniste, për shkak të të cilave konsiderohet si pema më e shëndetshme në botë.

    Sipas përbërjes së tyre hurmat janë tableta të vërteta multivitaminash natyrorë, që mund t'i përdorin fëmijët dhe të rriturit.

    Hurmat janë burim i shkëlqyer i hekurit, për shkak të përmbajtjes së luteinës dhe zeaksantinë, hurma quhet edhe "vitamina për sy".

    Njëra nga sëmundjet që kuron fryti i hurmës është sëmundja e anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje.

    Në këtë rast këshillohet të përdoret mjekimi me hurma, ku çdo ditë konsumohen 6 deri në 15 kokrra të pjekura rreth një orë para ose pas ushqimit për 15 ditë deri në 25 ditë.

    Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës si dhe diarresë kronike.

    Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide (fryrja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës.

    Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut.

    Përveç këtyre vetive të veçanta hurmat ndihmojnë edhe në rritjen e aktivitetit hormonal për të dy sekset, në gratë shtatzënë ajo ndihmon ne lindje normale dhe pa probleme.

    Hurma mund të përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë dhe ëmbëlsira të ndryshme.

    Gazeta Ekspress
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Hurmat arabe, multivitamina më e mirë në botë.

    Vetem hurmat arabe apo edhe kto "allashqiptarce" ?

  3. #3
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Hurmat arabe, multivitamina më e mirë në botë.

    Citim Postuar më parë nga JuliusB Lexo Postimin
    Vetem hurmat arabe apo edhe kto "allashqiptarce" ?
    ....vetem po te jene muslimane...!!
    Jarigas

  4. #4
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559

    Për: Hurmat arabe, multivitamina më e mirë në botë.

    Në fakt, artikulli flet për hurmat në përgjithësi, pa e përcaktuar llojin e tyre.
    Elegance is an attitude.

  5. #5
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Hurmat arabe, multivitamina më e mirë në botë.

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    ....vetem po te jene muslimane...!!
    Sa per informacion , Izraeli eshte eksportuesi me i madh ne bote i hurmava arabe.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  6. #6
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Hurmat arabe, multivitamina më e mirë në botë.

    Citim Postuar më parë nga ☆Angie☆ Lexo Postimin
    Në fakt, artikulli flet për hurmat në përgjithësi, pa e përcaktuar llojin e tyre.
    Vetem ne gjuhen shqipe , hurmat arabe dhe hurmat shqiptare kane te njejtin emer. Ne cdo gjuhe tjeter te botes keto dy lloj frutash kane emra te ndryshem dhe aspak lidhje me njera-tjetren. Ne artikullin me siper flitet per hurmat arabe.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  7. #7
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Hurmat arabe, multivitamina më e mirë në botë.

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Vetem ne gjuhen shqipe , hurmat arabe dhe hurmat shqiptare kane te njejtin emer. Ne cdo gjuhe tjeter te botes keto dy lloj frutash kane emra te ndryshem dhe aspak lidhje me njera-tjetren. Ne artikullin me siper flitet per hurmat arabe.
    .....ahahaha...."hurma shqiptare"?!?! ....."fiq deti"..?!?!
    Jarigas

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Hurmat arabe, multivitamina më e mirë në botë.

    ..hurma arabe ka nje lloj embelsie, te njejtin karbohidrat me perqendrim te ndryshem, qe mund te ndeze energjite e fjetura tek nje njeri i forte! por a e dini se edhe ambjenti ndikon ne shijen e hurmes, nese ato hahen jo ne ambjente fetare kane te njejtin efekt si te mishit apo te qumeshtit, kurse ne ambjente fetare kane shije tjeter!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •