Kate Winslet: E persekutuar nga nudo e ‘Titanikut’



Skena nudo e Kate Winslet tek ‘Titaniku’, ku Leonardo DiCaprio i bën një pikturë Kate vetëm me medalje në qafë, ka hyrë në historinë e kinemasë. Pas më shumë se 17 vjetësh, fansat kanë fiksim akoma për atë skenë. ‘Nuk do të bëj më autograf tek ajo dizenjo- ka pranuar gjatë një promocioni të filmit të saj të ri ‘Divergent’, Kate Winslet.

Nuk ndjehem mirë kur e bëj atë, ma kërkojnë shumë persona dhe nuk e kuptoj përse’ ka shtuar aktorja.

Gjatë premierës së ‘Divergent’ në Los Angeles, Winslet i është afruar një admirues që i ka kërkuar ti bëj një autograf mbi pikturën e famshme: ’Ju përgjigja:Nuk doja ta xhiroja atë skenë, përse duhet të vazhdoj ta shoh edhe pas 16, 17 vjetësh?”.

Në sekuencën në fjalë kur Jack (Leonardo DiCaprio) pikturon Rose (Kate Winslet) nudo, skena ka qenë e sikletshme për të dy aktorët, që deri atëherë nuk ishin takuar kurrë më parë në skena xhirimi. Midis tyre kishte nervozizëm, tension, hezitim, sqaron James Cameron, regjisori i filmit. Ato kishin bërë prova për pjesën, por nuk kishin xhiruar ende asgjë së bashku’ Pas ‘Titanik’ Winslet ka përballuar role edhe më të guximshme dhe trasgresive, por nudon e famshme në fillim të karrierës së saj, ajo edhe sot nuk arrin ta kapërdijë.
(da.xha/BalkanWeb)