Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Shqiptarët protestojnë në Mal të Zi, kërkojnë më shumë të drejta

    Të dielën në Tuz të Malit të Zi u zhvillua një protestë paqësore e shqiptarëve raporton Malësia.org. Protesta u zhvillua në shenjë pakënaqësise kundrejt pushtetit malazez ndaj Malësisë, dhe organizatorët e kësaj proteste ishin Forumi Demokratik për Integrim (FDI), i përkrahur nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi – Dega e Malësisë. Protestuesit mbanin në duar parulla me mbishkrimet “Bashkë t’i dalim zot Malësisë”, “Stop Diskriminimit”, “Duam Drejtësi”, “Mjaft me mashtrime”, “Malësia Komunë”. Në mesin e protestuesve ishin edhe disa qytetarë nga Plave e Gucia si dhe nga Malësia përtej kufirit. “Podgorica zyrtare vazhdon eksperimentet politike duke luajtur me fatin e territorit të Malësisë dhe qenjes së saj në përgjithësi. Kemi mbetur të papërfaqësuar. Ata që i votuam morën poste qeveritare dhe harruan votuesin,” tha Gjonaj anëtari i FDI-së. “Ne duam ta ndihmojmë këtë shtet, por ne kërkojmë që të jemi si partnerë të barabartë dhe asnjëherë si servil! Mali i Zi do të integrohet në BE, vetëm atëherë kur t’i respektojë të drejtat e popullit autokton shqiptar në Mal të Zi dhe të gjithë qytetarëve të Malit të Zi” tha Gjonaj. Protesta u mbyll me vendosjen e barrikadave të vogla në hyrje të ndërtesës së Komunës urbane të Tuzit.

    MAPO

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    dodgjeka (08-04-2014)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •