7 Prill - Dita Botërore e Shëndetit



Në Ditën Botërore të Shëndetit, organizuar më 7 prill të çdo viti, Organizata Botërore e Shëndetësisë tërheq vëmendjen për një problem të ndryshëm të shëndetit publik me përmasa globale dhe çfarë duhet bërë për ta trajtuar atë.

Tema e Ditës Botërore të Shëndetit 2014, i është kushtuar sëmundjeve që përhapën nëpërmjet vektorëve (vektorët janë organizma të vegjël si mushkonja, miza, pleshta, këpusha/rriqna si dhe disa kërmij të ujrave të ëmbla), si dhe masave të thjeshta që ne duhet të marrim për të mbrojtur veten dhe familjen tonë.

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës është në rrezik prej këtyre sëmundjeve, të cilat përfshijnë malarjen, ethet tropikale, leishmaniosën, ethet e verdha, etj.

Njerëzit më të varfër në botë janë më të prekur. Megjithatë, ndryshimet ambientale si dhe lëvizja e shpejtë dhe në rritje e njerëzve dhe mallrave në mbarë botën do të thotë se rreziqet tashmë kanë më shumë mundësi për tu përhapur

(d.b/BalkanWeb)