Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Dhimbjet e shpinës, si mund t’i shmangim

    Dhimbjet e shpinës, si mund t’i shmangim


    fakte_lidhur_me_dhimbjet_e_shpDhimbjet e shpinës nisin që në rini, por te më të vjetrit dhimbja është më intensive. Shkaktarët më të shpeshtë janë ngritjet e peshave dhe pozitat jo të përshtatshme në vendin e punës. Meqë kjo sëmundje prek shumë njerëz, në tregun mjekësor dhe farmaceutik ka shumë preparate dhe metoda shëruese të ndryshme, për çdo rast kërkohet trajtim i veçantë. Te disa përdoren pushimi dhe regjim shtrati, te disa trakcioni, te të tjerët terapia me nxehtësi apo masazhi, por përdoren edhe gel dhe kremra të ndryshëm. Duhet ditur se 90% të rasteve dhembjet e shpinës kalojnë vetvetiu pas 4 javësh, e vetëm 5% e rasteve kanë dhembje me shumë se 3 muaj.

    Shkaqet

    Dhembjet e shpinës mund të kenë shkaktarë që u përkasin dy kategorive: Sëmundjet e sistemit muskulo-skeletor dhe sëmundjet e boshtit kurrizor. Në kategorinë e parë bëjnë pjesë dhembjet e shkaktuar nga lëndimet e muskujve, ligamenteve apo nyjeve të shpinës. Dhembjet nga kjo kategori i shton edhe pozita jo e mirë e qëndrimit, muskulatura dobët e zhvilluar, mosfurnizimi i mirë i kësaj pjese me oksigjen si pasojë e pirjes së duhanit, e stresit. Dhembjet muskulo-skeletore nuk kanë lokalizim të qartë dhe janë të shprehura me shtangim dhe kufizim të lëvizjeve. Shpesh këto dhembje dinë të shtohen gjatë qëndrimit ulur dhe aktiviteteve sforcuese. Dhembjet e këmbëve dhe mpirjet zakonisht në popull njihen si “ishias”. Këto simptoma lajmërohen për shkak të shtangimit muskulor, inflamimit të mbështjellësve të nyjeve (bursitis). Kështu që, shpesh, dhembjet e shkaktuara nga sëmundjet muskulo-skeletore dhe hernive diskale kanë ngjashmëri simptomatike.

    Sëmundjet e boshtit kurrizor - kemi disa çrregullime spinale që mund të shkaktojnë dhembje të shpinës dhe këmbëve si p.sh.: hernia diskale, spondilolisteza, stenoza spinale, kemi edhe gjendje më të rralla, siç janë, infeksionet, tumoret, spina bifida apo frakturat. Këto sëmundje janë më të rralla se ato muskulo-skeletore.

    Spondilolisteza (spondylolisthesis) ndodh kur një unazë rrëshqet përpara nga vendi i vet. Kjo ndodh si pasojë e dëmtimeve të vogla të shumta nga lëndimet. Kjo gjendje diagnostikohet me një rëntgen të thjeshtë. Një prej shkaktarëve të shpeshtë të dhembjeve të shpinës është hernia diskale. Po çka është hernia diskale? Hernite diskale lumbale më së shumti ndodhin në nivelet L4/L5 dhe L5/S1 për shkak se këto dy nivele janë vendet ku disku i nënshtrohet presionit për shkak të lëvizshmërisë të boshtit kurrizor. Simptomat më të shpeshta të hernies diskale lumbale mund të jenë dhimbja përgjatë këmbës si dhe humbje të ndjeshmërisë përgjatë këmbës; varësisht prej nivelit ku ka ndodhë hernia vjen deri te ndryshimi senzitiv i zonës nga nervi i komprimuar. Po ashtu, ndrydhja e rrënjës nervore mund të shkaktoj rënie të forcës muskulore duke shkaktuar edhe dobësim të forcës muskulore të shputës dhe tërë këmbës. Secila unazë është lidhur me njëra-tjetrën me diskun ndërunazor. Disku intervertebral është një pllakë kërcore e cila anash ka ligamentet të cilat e mbajnë diskun mes unazave. Roli i diskut është t’i mundësoj boshtit kurrizor të njeriut lëvizje në gjitha drejtimet. Si pasojë lëvizjeve të ndryshme që bën njeriu gjatë punës dhe aktiviteteve të veta jetësore, vjen deri te degjenerimi i diskut duke kaluar nga një masë e butë në një masë më të fortë.

    Po ashtu, si pasojë e këtyre degjenerimeve, por edhe e ndonjë ngritjeje peshe apo ndonjë lëndimi, vie deri te rrëshqitja e diskut që në gjuhën mjekësore quhet herni diskale. Disku i hernizuar lëviz në drejtim të strukturave nervore përreth ku mund të bëj dëmtim direkt apo indirekt të elementeve nervore apo edhe palcës kurrizore. Shkalla e dëmtimit të shkaktuar nga disku varet nga niveli i unazës, por edhe nga drejtimi i daljes së diskut. Ky disk ndonjëherë shkon në drejtim lateral ku gjenden rrënjët nervore duke shkaktuar dhembje të fortë të mesit dhe këmbeve. Kur disku del në drejtim medial kah palca kurrizore, atëherë përveç dhembjeve, mund të shkaktoj edhe çrregullime të ndjeshmërisë dhe të sfinktereve. Në këtë rast pacienti ka pengesa në urinim dhe kjo quhet Sindroma e kaudes ekuine. Në këto raste indikacioni për intervenim kirurgjik është urgjent. Stenoza spinale lumbare paraqitet kur kemi të bëjmë me ngushtim të kanalit spinal në mes të unazave. Ky ngushtim vie për shkak të inflamimeve të disqeve ndërunazore dhe paraqitet më shpesh te pleqtë. Këto dhembje paraqiten në këmbë dhe shoqërohen me mpirje dhe dobësim të forcës muskulore. Më intensive këto dhembje janë gjatë ecjes dhe qëndrimit ulur. Kjo gjendje shpesh quhet edhe si klaudikacion neurogjen.

    Diagnoza


    Shesh herë është vështirë për të gjetur shkakun e vërtetë të këtyre dhembjeve. Meqenëse shumë dhembje kalojnë vetvetiu, nuk kërkohet mjekim nga ana mjekut. Kur këto dhembje janë të stërzgjatura dhe nuk kalojnë as me përdorimin e barnave, atëherë rekomandohet evaluimi i mëtutjeshëm. Dhimbja e tejzgjatur mund të jetë edhe pasojë e tretmanit joadekuat, depresioni, somatizimit – kalimi i vuajtjeve shpirtërore në shenja fizike. Shpesh pacientët ankohen edhe për të përfituar materialisht apo për pushime mjekësore apo sigurim invalidor. Kur ndrydhja e rrënjës nervore shkakton rënie të forcës muskulore dhe dobësim të forcës muskulore të shputës dhe tërë këmbës, atëherë kërkohet evaluim më i kujdesshëm. Kur disku prekë strukturat e palcës kurrizore, mund të dëmtojë inervimin simpatik duke shkaktuar çrregullim të urinimit dhe defekimit. Po ashtu, mund të paraqiten çrregullime të ereksionit dhe ejakulimit. Kjo gjendje njihet si sindromë e bishtit të kalit – sindroma kauda equina dhe kërkon intervenim urgjent kirurgjik.

    Shërimi

    Trajtimi mjekësor kërkohet vetëm kur kemi të bëjmë me një dëmtim serioz sepse shumë simptome kalojnë edhe vetvetiu. Është mirë të gjendet një pozitë e përshtatshme ashtu që ua liron dhembjet. Dikujt i konvenon qëndrimi në shpinë, dikujt anash. Nëse në vendin e punës nuk ka mundësi që kurrizi të gjej qetësi për shkak të pozitave jo të përshtatshme, atëherë rekomandohet pushimi në shtëpi derisa të qetësohen dhembjet duhet ikur ngritjeve të peshave, lëvizjet e papritura dhe pozitat e papërshtatshme. Nëse ka nevojë mund të përdoren edhe barna kundër dhembjeve të cilat janë të shumta në treg. Zakonisht rekomandohet analgjetiket antiiflamator josteroid që përveç efektit kundër dhembjes kanë edhe efekt të qetësimit të pezmatimit. Barnat për relaksimin e muskujve preferohen vetëm për një javë dhe shkojnë bashkë me analgjetikët. Në ditët e para rekomandohet mbajtja e leckave të ftohta apo akullit në kohëzgjatje prej 15 minuta çdo 1-2 orë. Qëndrimi në shtrat më shumë se tre ditë nuk sjell dobi përveç në raste kur kemi të bëjmë me hernie diskale të rëndë. Lëvizja në fillim është e vështirë, por është më se e nevojshme. Lëvizja ndihmon në shtendosjen e muskujve dhe forcimin e muskulaturës. Edhe nëse u është rekomanduar qëndrimi i shtrirë gradualisht mund ta shtoni aktivitetin me kusht që nëse shtohen dhembjet të pushoni edhe më shumë. Duhet ikur qëndrimit ulur. Ndërsa, pas një jave preferohet ecje 20 min. çdo 3 orë qëndrimi shtrirë. Ushtrimet rekomandohen për pacientët që nuk kanë dhembje akute dhe këto ushtrime duhet bërë në konsultim me specialistin e fiziatrisë. Për dhembjet e lehta preferohen të gjitha aktivitetet si ecje, not, aerobi e intensitetit të ulët. Për dhembjet e intensitetit të ulët por të stërzgjatura rekomandohen masazhet e ndryshme, në shumë vende aplikohet edhe akupunktura – terapi kineze me gjilpëra të vogla. Ka pacientë që flasin për dobi nga ajo, por veprimi i saj nuk ka një bazë shkencore mirë të vërtetuar. Edhe nëse nuk sjell ndonjë dobi të madhe, akupunktura së paku nuk dëmton diku tjetër, përveç xhepin e pacientit.

    Nëse dhimbja nuk kalon?

    Nëse dhembjet nuk qetësohen as me përdorimin e analgjetikëve, atëherë duhet drejtuar mjekut të specializuar për këtë. Kur vërtetohet se kemi të bëjmë me herni diskale, atëherë shërimi dhe rehabilitimi i pacientit është proces i ndërlikuar. Qëllimet e trajtimit janë zvogëlimi i dhembjeve dhe parandalimi i pasojave neurologjike. Pas fillimit të dhembjeve rekomandohet regjim shtrati dhe fillimi i terapisë medikamentoze kundër dhembjes. Terapia fizikale në fazën akute nuk sjell beneficione. Ndërsa në fazat e qetësimit të dhembjeve akute rehabilitimi fizikal e ka rëndësinë e saj dobiprurëse. Shpeshtësia e dhembjeve të shpinës ka bërë që të rritet edhe interesi për aplikimin e mjekësisë alternative ku shpesh përmendet edhe kiropraktika. Dobitë potenciale nga manipulimet me duar janë më shumë si pasojë shtypjes në pjesë e muskujve. Studimet kanë treguar se këto manipulime sjellin dobi vetëm të përkohshme për pacientin dhe kanë një kosto të lartë. Këto përmirësime janë edhe si pasojë e qëndrimit dhe kujdesit më të gjatë për pacientin, pra një efekt, placebo. Poashtu, është e ditur se këto manipulime janë të dëmshme për rastet me simptoma të ishiasit, sepse mund të shkaktojnë dëmtime të mëtutjeshme të diskut dhe të nervave. Ka pas raste kur kanë shkaktuar lëndim edhe të enëve të gjakut dhe fraktura, por edhe dëmtime të rënda të qafës dhe trurit. Kur kësaj i shtohen edhe aplikimi i kësaj praktike të ngjeshjes nga njerëz joprofesionist, atëherë rreziku është edhe më i madh. Përveç trajtimit medikamentoz dhe fizikal, në shumicën e rasteve kur kemi tumore apo hernia diskale të vërtetuar me CT apo rezonancë magnetike e cila përputhet me gjendjen e pacientit, atëherë mënyra më e sigurt e trajtimit është kirurgjike. Kur kemi të bëjmë me herni diskale e cila ka migruar medialisht, duke shkaktuar çrregullime sfinkteriale, të ashtuquajturën sindromën e kaudes ekuine, atëherë indikacioni për intervenim kirurgjik është edhe më urgjent, sepse çdo vonesë mund të lë çrregullim të pakthyeshëm në urinim apo defekim. Qëllimi i intervenimit është largimi i diskut të prolabuar dhe lirimi i rrënjës nervore apo palcës nga dëmtimi komprimues. Të 5-10%, në studimet mbarëbotërore mund të vijë deri te përsëritja e hernies në të njëjtin nivel apo nivele tjera vertebrale

    Si të pengohet përsëritja e dhembjeve të shpinës

    Është e rëndësishme mbajtja e kondicionit të mirë të muskujve me aktivitete të rregullta fizike dhe ushtrime. U duhet ikur pozitave të papëlqyeshme për kurrizin, siç janë përkuljet apo ngritjet e peshave. Me programin e ushtrimeve duhet filluar para se të fillojnë dhembjet e forta. Shpesh këto dhembje janë pasoje e punës dhe këtu ka rol edhe stresi në punë dhe depresioni. Ecja e drejtë dhe ulja në ulëse më të përshtatshme në vendin e punës mund të sjellë përmirësime edhe në dhembjet e shpinës. Mbajtja e peshës normale të trupit e shoqëruar me ecje të përditshme dhe aktivitete të lehta sportive janë parandalimi më mirë. Haxhi Avdyli, neurokirurg

    http://www.standard.al/dhimbjet-e-sh...d-ti-shmangim/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Dhimbjet e shpinës, si mund t’i shmangim

    Intervista / Mjeku neurokirurg: Shqiptarët, një ndër popujt që vuajnë më shumë nga dhimbjet e shpinës
    Share This

    Add to Delicious
    Share on FriendFeed
    Digg
    submit to reddit

    Tags

    Për mjekun neurokirurg Fatos Bogdani, i cili merret çdo ditë me pacientë që kanë dhimbje shpine, shpjegon për gazetën se shqiptarët vuajnë në masë nga ky problem. Sipas tij, një ndër faktorët që sot shumë të moshuar kanë dhimbje të vazhdueshme të shpinës, janë punët e rënda që kanë bërë kur kanë qenë në moshë të re.



    back-painDoktor, a mund të na thoni sa shqetësuese, janë dhimbjet e shpinës në Shqipëri?

    Sot, 2 në 3 shqiptarë vuajnë nga dhimbjet e shpinës. Pjesa më e madhe e pacientëve janë të moshave mbi 50 vjeç dhe dhimbja e shpinës lidhet shumë me atë që kanë bërë kur kanë qenë 20 apo 30 vjeç.

    Çfarë do të thotë kjo?

    Punët e rënda që në moshë të vogël, peshat të cilat trupi nuk i përballon dot, e japin efektin tyre së pari, përgjatë shtyllës kurrizore. Dhimbja vjen nga shumë faktorë, duke filluar që nga muskujt, ligamentet, fasetat, disku intervertebral eshtrat dhe nervat. Pra për mendimin tim të moshuarit sot vuajnë pasojat e viteve të kaluara, ku përgjithësisht zgjasin për disa vite.

    Cilat janë disa nga këshillat që mund të jepen sot për njerëzit të cilët vuajnë nga dhimbjet e shpinës?

    Së pari është shumë e rëndësishme, që çdokush i cili vuan nga dhimbje të shpeshta apo të rralla, të shpinës, duhet të marrë masa që të ulë barkun. Përse shërben ky fakt? Barku i madh rrit shtypjen në shtyllën kurrizore dhe është i destinuar që të tepër të krijojë probleme për shpinën. Ecja është një tjetër mënyrë për tu shmangur dhimbjeve të shpinës. Jo gjithmonë duhet të përdoret vetëm makina dhe ashensori, është mirë që të ngjisim shkallë sa më shumë, pasi është një ndër format që stërvit më mirë shtyllën kurrizore. Edhe duhani madje, është shkaktar i dhimbjeve të shpinës, pasi pengon qarkullimin normat të gjakut në shtyllën kurrizore.

    http://www.standard.al/intervista-mj...jet-e-shpines/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Dhimbjet e shpinës, si mund t’i shmangim

    Të Vërtetat dhe Mitet Rreth Dhimbjes së Shpinës

    Dhimbjet e shpinës janë një simptomë apo gjendje e trupit që thuajse të gjithë njerëzit e kanë ndjerë një herë në jetë.

    Saktësisht mjekët thonë se 80% e personave në të gjithë botën kanë vuajtur nga ky problem në një periudhë të caktuar të jetës së tyre.

    Mosha është shpesh faktori kryesor në nisjen e kësaj dhimbje që mund të vazhdojë me orë dhe ditë të tëra.

    Por mitet për dhimbjen e shpinës janë aq të zakonshme, sa shpesh herë na bëjnë konfuzë.

    Më poshtë, AgroWeb.org do t’ju njohë me disa nga mitet dhe të vërtetat rreth tyre.


    Qëndroni Gjithmonë Drejtë Kur Uleni

    Nëse uleni me qëndrimin drejtë dhe palëvizur për periudha të gjata, mund t’ju shkaktojnë një tendosje në shpinë.

    Prandaj këshillohet të bëni pushime të shkurtra dhe herë pas here ta lejoni shpinën të lakohet pak.

    Mos Ngrini Gjëra Të Rënda

    Nuk është domosdoshmërisht e rëndësishme sa peshë ngrini, por si e bëni.

    Prandaj është e rëdësishme të mos e përkulni trupin tuaj kur ngrini pasha, sepse në të kundërt mund të dëmtoni shpinën.

    Dhe sigurisht që nuk duhet të ngresh asgjë që mund të jetë shumë e rëndë për ty.

    Pushimi Në Shtrat Është Kura Më E Mirë

    Pushimi mund të ndihmojë në rastet e një dëmtimi ose tendosje që shkakton dhimbje shpine. Por qëndrimi në shtrat për disa ditë, mund ta përkeqësojë situatën tuaj.

    Nëse Je I Dobët Nuk Ke Dhimbje

    Ky mit është i pavërtetë sepse çdokush mund të përjetojë dhimbje shpine.

    Njerëzit që janë shumë të dobët, siç mund të jenë ata me një çrregullim të ngrënies si anoreksia, mund të kenë humbje të kockave.

    Ata gjithashtu kanë më shumë të ngjarë të thyejnë kockat lehtësisht dhe të kenë rruaza të shtypura.

    Të Ushtruarit Është I Dëmshëm Për Dhimbjen E Shpinës

    Të ushtruarit në mënyrë të rregullt, parandalon dhimbjen e shpinës.

    Për njerëzit që kanë dëmtuar shpinën, mjekët mund të rekomandojnë ushtrime specifike. Ato zakonisht fillojnë me lëvizje të buta dhe gradualisht bëhen më intensive.

    Sapo të largohet dhimbja, një plan ushtrimi mund të ndihmojë që dhimbja të mos rikthehet.

    Nëse vuani nga dhimbja e mesit, ka disa mënyra të tjera që mund t’ju ndihmojnë.

    Terapitë masazhuese dhe akupunktura, janë dy mundësi të provurara, që kanë dhënë rezultat.

    Gjithashtu joga është një tjetër opsion, i cili mund t’ju ndihmojë dhe në të njëjtën kohë është argëtues dhe relaksues.


    /AgroWeb.org

    https://agroweb.org/shendet/te-verte...mbjes-shpines/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •