Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Shėn Asti i Durrėsit - 7 korrik

    Shembulli i Shėn Astit, i vlefshėm edhe nė kohėt tona

    Nė Kishėn e Shėn Pavlit dhe Shėn Astit nė Durrės, u kremtua tė mėrkurėn, mė 6 korrik, festa e shenjtit mbrojtės tė qytetit. Shėn Asti ka qenė episkop i komunitetit tė krishterė nė shekullin e parė. Ai ishte bari i vėrtetė, shembull i gjallė i njė jete tė krishterė aktive dhe veprimtar i zellshėm, i gatshėm pėr tė dhėnė jetėn pėr Kryebariun Krisht dhe grigjėn e Tij. Tė krishterėt orthodhoksė e pėrkujtonė ditėn e martirizimit tė tij, duke e ditur shumė mirė qė shenjtorėt pėrsėritin Krishtin nė kohė dhe janė shembuj pėr ne. Tė krishterėt e kohėve tė sotme nė kėtė mėnyrė marrin kurajė pėr tė pėrballuar sfidat e jetės dhe provat e ndryshme. Jetėn dhe veprimtarinė e Shėn Astit e paraqiti para besimtarėve nė predikimin e tij hieromonaku Atė Kozmai.
    Nė fjalėn e tij Kryepiskopi Anastas, i cili kreu Liturgjinė Hyjnore nė prani tė besimtarėve tė shumtė durrsakė, ndėr tė tjera theksoi: “Shembulli qė dha shenjti ėshtė i vlefshėm edhe pėr ne nė ditėt e sotme”. Kryepiskopi foli edhe rreth pėrpjekjeve tė pandėrprera tė Kishės pėr t’i ardhur nė ndihmė mbarė komunitetit tė kėtij qyteti.
    Ai premtoi se kėtė vit do tė hapet njė shkollė fillore bashkėkohore dhe do tė gjendet njė mjedis i pėrshtatshėm pėr tė pėrmirėsuar edhe mė tej kushtet e kopshtit tė fėmijėve.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Jeta e Shen Astit shenjtor i madh dhe episkop i Durresit

    Shėn Asti, episkop i Durrėsit Asti ishte episkop i Durrėsit nė vitin 98 pas Krishtit (emri tij do tė thotė “qytetar” ose “i qytetit”).
    Ai ishte njė udhėheqės i vėrtetė, shembull i gjallė i njė jete tė krishterė aktive pėr besimtarėt e tij, njė veprimtar i zellshėm pėr pėrhapjen e Ungjillit. Me hipjen nė fron si Perandor i Romės (98-117) Trajani pėrtėriti dekretin e persekutimit tė krishterėve nė tė gjithė Perandorinė Romake. Kėshtu Asti arrestohet nga paria e qytetit Numeriu, Nearku, Aglaidhi dhe Ariani dhe pasi nuk pranoi t’i bėjė therore idhujve, e dorėzojnė tek qeveritari Agrikola. Ky u pėrpoq qė nė fillim t’i ndryshonte mendjen dhe tė mohonte Krishtin e mė pas me kėrcėnime, por pa rezultat. Si njė kryefetar i denjė i foli Agrikolės se nuk vlente ai pushtet qė pėrdor forcėn e tij pėr tė bėrė keq. Qeveritari i tėrbuar nga qendrimi i Astit mendoi tė hakmerrej djallzisht. E torturuan, duke e rrahur me kamzhikė prej lėkure kau tė pajisur me sfera plumbi, por ai pėrsėri ngulmoi nė besimin tij te Krishti, duke mos e mohuar Atė. E mė pas, e lyen me mjaltė dhe e kryqėzuan mbi dru, pranė mureve tė qytetit, ku dhe i pickuar nga grenxat dhe insektet e tjera dha shpirtin e tij nė duart e Perėndisė dhe i lumur mori kurorėn e martirizimit. Ishte kohė vere dhe dielli pėrvėlonte. Lipsanin e Shėn Astit e morėn tė krishterėt dhe e varrosėn duke ngritur edhe njė kishė mbi tė.
    Po atė ditė (6 korrik) (sipas disa studiuesve 7 korrik) me Shėn Astin dhanė jetėn e tyre si dėshmorė tė Krishtit dhe 7 besimtarė tė tjerė qė quheshin: Peregrini, Lukiani (Luēiani), Pompeu, Hisiki, Papia, Saturnini, Gjermani, tė gjithė nga Italia. Meqėnėse atje ata pėrndiqeshin, erdhėn me njė anije nė Durrės, pėr tė shpėtuar. Kėtu duke parė Shėn Astin, episkopin e Durrėsit, tė varur nė kryq, tė lyer me mjaltė dhe tė pickuar nga grenxat dhe insektet, pėr besimin e Krishtit filluan ta lumėronin atė dhe t’i thurnin lavde e pėr kėtė ata u arrestuan. Kėta deklaruan se ishin tė krishterė. Qeveritari i tėrbuar nga vendosmėria e Astit dhe i befasuar nga vendosmėria qė tė 7 kėta pohuan se ishin tė krishterė urdhėroi dhe i mbytėn nė detin Adriatik, kėshtu tė lumurit morėn kurorėn e pavyshkur tė martirizimit. Mbas 70 vjetėsh dėshmorėt iu shfaqėn Kryepiskopit tė Alesios(Lezhės). Ky i gjeti lipsanet e ēmuara tė tyre tė futura nė rėrė, i mori e i varrosi me nderim dhe u ndėrtoi njė kishė tė vogėl pėr nder tė tyre.
    Shėn Asti ėshtė shenjtor tepėr popullor ndėr besimtarėt e krishterė ortodoksė tė Durrėsit, aq sa edhe mjaft qytetarė tė tij mbajnė emrin e tij, si dhe pėr nder tė tij janė ndėrtuar edhe kisha (historianė, kronistė dhe arkeologė dėshmojnė mjaft pėr tė, ku ndėr tė tjera pėrmendim katedralen e madhe pėr nder tė Shėn Astit dhe Isavrit nė shek.13-14, nė Spitallė nė vitin 1917, nė varrezat e qytetit rreth vitit 1957, pranė portit 2002).
    Fama e Shėn Astit kalon kufinjtė e qytetit dhe tė Shqipėrisė, duke u pėrmendur dhe pikturuar nė afreske edhe nė kisha tė tjera lokale si ato tė Ohrit, Kosovės, Serbisė, Malit tė Zi, Greqisė dhe Italisė.

    Pėr Hierodėshmor Astin janė hartuar dy shėrbesa kishtare me himne, tė cilat kėndoheshin ditėn kur populli e kremtonte bashkėqytetarin e tyre.
    Shėrbesa e parė ka qenė hartuar nga Josifi Himnografi i shekullit tė IX, ku njė kopje e saj ruhet nė njė dorėshkrim, nė Bibliotekėn e Parisit nė kodikun greqisht 13, f.330a dhe 1575, f.145b.
    Shėrbesa e dytė ėshtė hartuar nė vitin 1918 me titull “Shėrbesė e kėnduar e Shenjtit, hierodėshmor tė lavdėruar Astit, Episkop i Durrėsit, hartuar nga Mitropoliti i Durrėsit, Gorėmokrės dhe Shpatit, Jakovi, dhe e miratuar nga Kisha e Madhe e Krishtit shtypur me shpenzimet e tė nderuarit Mihail Thoma Truja nga paria e Durrėsit, nė Konstandinopojė (Stamboll), 1918”

  3. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Irenna pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    arbereshi_niko (01-04-2014),Archon (31-03-2014)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Shėn Asti, figurė e trashėgimisė shpirtėrore



    Dhimitėr Qosja

    -Qyteti i Durrėsit ėshtė njė ndėr qytetet e jashtėzakonshėm historikė me vlera tė mėdha kulturore dhe shpirtėrore tė Shqipėrisė. Ai pėrbėn njė ndėr qytetet kryesore tė Ilirisė qė pėrqafoi krishterimin qė nė gjenezėn e kėtij besimi. Historia ka dokumentuar se rreth vitit 57 pas Krishtit ekzistonte komuniteti i krishterė i qytetit. Historia e kėtij qyteti ėshtė e lidhur me ndryshimet e rėndėsishme shoqėrore, ku rol tė pazėvendėsueshėm kanė luajtur personalitete tė frymėzuar nga parime dhe vlera mbarėnjerėzore dhe tė pėrjetshme. Njė personalitet i tillė ka qenė edhe Shėn Asti. Me jetėn dhe veprėn e tij ėshtė e lidhur historia e komunitetit tė krishterė tė qytetit tė Durrėsit qė nė shekullin I pas Krishtit. Kultura dhe qytetėrimi i kėtij komuniteti pėrbėn pjesėn e pandėrprerė tė kulturės dhe qytetėrimit europian. Jeta e Shėn Astit karakterizohet nga besimi, shpresa, dashuria, liria shpirtėrore dhe solidariteti njerėzor. Ai transmetoi kėto vlera dhe parime nė jetėn e shoqėrisė sė qytetit dhe sakrifikoi jetėn e tij pėr to. Shėn Asti vazhdon tė frymėzojė njė pjesė tė shoqėrisė edhe nė kohėn e sotme.

    Ai pėrqafoi kėto vlera me pėrhapjen e krishterimit nė Iliri (Letra e Apostull Pavlit pėr Romakėt. 15,19). Prania e Krishterimit nė Iliri qė nė shekullin I ėshtė njė dėshmi historike e pakundėrshtueshme dhe Apostull Pavli, sė bashku me Apostull Qesarin (njė ndėr 70 apostujt e Krishtit, kremton mė 8 Dhjetor), konsiderohen themeluesit e komunitetit tė krishterė nė Durrės. Asti u bė episkop i Durrėsit dhe u martirizua nė kohėn e perandorit romak, Trajanit (98 – 117). Periudha nė tė cilėn jetoi dhe veproi ishte njė periudhė tranzicioni, sepse shoqėria njerėzore kalonte nga struktura pagane dhe filozofia e saj qė adhuronte vetėm materien, nė njė jetė dhe filozofi tė re qė ridimensiononte raportin e njeriut me hyjnoren. Ky raport bėri tė mundur transformimin e njeriut, jetės, shoqėrisė dhe botėn. Vlerat qė burojnė nga ky raport hyjnoro-njerėzor krijuan njė premisė pozitive pėr shoqėrinė nė kėtė periudhė. Por ajo qė ka rėndėsi pėr rastin e Shėn Astit ėshtė se ai arriti tė kuptojė spektrin e kėtij dimensioni tė ri shoqėror dhe e ofroi veten e tij pa kushte deri nė martirizim. Ai u qėndroi besnik vlerave dhe parimeve qė ofronte krishterimi, tė cilat kundėrshtoheshin ashpėrsisht nga pushteti nė degradim, i cili nė atė kohė pėrfaqėsohej nga Agrikola, guvernator i qytetit tė Durrėsit. Martirizimi i tij sipas gojėdhėnave qė ekzistojnė tė shkruara, u bė jashtė mureve tė qytetit duke e kryqėzuar dhe lyer me mjaltė. Nga vapa e nxehtė e korrikut dhe nga pickimet e insekteve tė ndryshme dorėzoi frymėn e tij tė fundit mė 6 korrik. Gojėdhėnat thonė se shumė mė vonė tė krishterėt e qytetit ndėrtuan njė kapelė (kishė) nė kėtė vend qė mendohet se ndodhej pranė bashkisė. Njė gojėdhėnė mė e freskėt ėshtė se deri nė shek. XIX nė atė vend njerėz tė ndryshėm, jo vetėm tė krishterė, ndiznin kandilin qė qėndronte aty, por me ndėrtimin e rrugės dhe transformimin e territorit kjo u eleminua. Fatkeqėsisht ne jemi dėshmitarė edhe sot tė shumė vlerave arkeologjike dhe historike qė mbart ky qytet qė shkatėrrohen, saqė kanė humbur edhe ndjesinė tek qytetarėt pėr tė reaguar. Sidoqoftė edhe nėse vjen si njė legjendė, nderimi nėpėrmjet kėtij veprimi pa dallim, mbart vlerat e njė rasti tė asaj qė mburremi pėr tolerancėn fetare dhe mendoj se nuk i bėn keq askujt ta pėrmendim. Gjatė tė Premtes sė madhe edhe sot nė procesionin e Kryqit qytetarėt e ndryshėm pa dallim feje qė ndjekin kėtė rit ndalojnė pikėrisht pėr pak minuta nė kėtė vend si njė kujtesė e kėtij martiri tė besimit dhe lirisė sė besimit qė pėrcjell.



    Pėrjetimi i vlerave prej Shėn Astit tė vulosura prej shembullit apostolik i apostujve Pavli dhe Qesari bėhen inspiruese pėr bashkėkohėsit e tij (bashkė mė tė u martirizuan dhe 7 martirė Peregrini, Luēiani, Pompeu, Hisiki, Papia, Saturnini, Gjermani, tė ardhur tė gjithė nga Italia, kremtojnė mė 7 Korrik). Por jo vetėm nė kėtė periudhė sepse nga ky qytet do tė dalin dhe shenjtorė tė tjerė tė cilėt do tė frymėzoheshin nga jeta dhe vepra e tij. Shėn Joan Kukuzeli ėshtė njė person tjetėr i rėndėsishėm jo vetėm pėr historinė kishtare, por edhe pėr historinė e kulturės sė vendit tonė dhe kulturės sė qytetėrimit qė kapėrcen kufijtė lokalė. Sidoqoftė trashėgimia e Shėn Astit pėrbėn njė frymėzim pėr shumė persona tė cilėt mbajnė emrin nė nderim tė kujtimit tė tij deri nė ditėt e sotme. Nė ripėrtėritjen e trashėgimisė sė tij njė ndėr peshkopėt e KOASH, i cili vjen nga ky qytet mban emrin Asti.

    Shumė kisha nė historinė e kėtij qyteti kanė mbajtur emrin e tij (historianė, kronistė dhe arkeologė dėshmojnė mjaft pėr tė, ku ndėr tė tjera pėrmendim katedralen e madhe pėr nder tė Shėn Astit dhe Isaurit nė shek. 13-14, nė Spitallė (1917), nė varrezat e qytetit (1957) dhe sot pranė portit ndėrtuar nė vitin 2002. Fama e Shėn Astit kalon kufijtė e qytetit. Emri i Shėn Astit ishte i nderuar edhe nė zonėn e Shqipėrisė Veriore, gjė qė e vėrteton kisha nė Rubik. Kjo dėshmohet nga vepra monumentale “Illyricum Sacrum” , e cila pėrmend se kjo kishė pikturohej me afreske dhe ndėrmjet ikonave tė shenjtorėve tė ndryshėm gjendej dhe afresku me ikonėn e Shėn Astit. Kėto afreske fatkeqėsisht janė dėmtuar rėndė nė kohėn e persekutimit komunist. Githashtu ai pėrmendet dhe jashtė Shqipėrisė, duke u pikturuar nė afreske ndėr kisha tė tjera lokale si ato tė Ohrit, Serbisė, Malit tė Zi, Greqisė dhe Italisė. Pėr Astin janė hartuar dy shėrbesa kishtare me himne, tė cilat kėndoheshin ditėn kur populli e kremtonte bashkėqytetarin e tyre. Shėrbesa e parė ka qenė hartuar nga Josifi Himnografi i shekullit tė IX, ku njė kopje e saj ruhet nė njė dorėshkrim, nė Bibliotekėn e Parisit nė kodikun greqisht 13, f.330a dhe 1575, f.145b. Shėrbesa e dytė e plotėsuar ėshtė hartuar nė vitin 1918 me titull “Shėrbesė e kėnduar e Shenjtit, hierodėshmor tė lavdėruar Astit, Episkop i Durrėsit, hartuar nga Mitropoliti i Durrėsit, shtypur me shpenzimet e tė nderuarit Mihail Thoma Truja nga paria e qytetit”. (Asmatiki Akolouthia tou Agiou Endoxou Ieromartyros Astiou Episkopou Dyrraxiou). Kjo shėrbesė u miratua nga Patriarkana Ekumenike e Stambollit. E pėrkthyer dhe e pėrshtatur nė shqip u bė e mundur nė vitin 2007 prej At Spiro Kostolit, qė shėrben nė Kishėn e Apostull Pavlit & Shėn Astit, pranė portit tė Durrėsit. Por disa himne tė saj u pėrkthyen menjėherė pas rifitimit tė lirisė fetare prej teologut Dhimitėr Beduli.

    Nisur nga kėto vlera qė i ofron shoqėrisė, kulturės dhe historisė, tė krishterėt orthodhoksė dhe jo vetėm, duke kremtuar kujtimin e tij mė 6 korrik, shprehin mirėnjohjen dhe ripėrtėrijnė besimin e tyre mbi kėto vlera. Ata ravijėzojnė vazhdimėsinė e komunitetit historik tė krishterė, bazuar nė kėtė trashėgimi tė kristalizuar nė shekuj. Sot ndoshta do tė ishte nė nder tė gjithė shoqėrisė tė qytetit tė nxirrte nė pah emrin dhe vlerat e kėtij shenjtori dhe njė qytetari tė Durrėsit. Pėrjetėsimi i emrit tė tij nė institucione tė qytetit (rrugė, sheshe etj.), jo vetėm vlerėson vlerat e historisė sė qytetit, por edhe pasuron ato dhe e bėn njė qytet tė pėrbotshėm. Kjo sepse Shėn Asti mbetet njė ndėr shenjtorėt dhe martirėt i kėtij qyteti historik, por qė nuk mbeti i kufizuar brenda kufijve lokalė. Sepse ai ndėrthuri mendimin ekumenik me dimensionin lokal duke e integruar atė nė sferėn e shoqėrisė ekumenike. Ai integroi kohėn nė pėrjetėsi dhe ia arriti sepse besonte si njė qytetar i pėrjetėsisė dhe fton komunitetin nė vijimėsinė historike tė bėhėt pjesė e saj. Pėr kėtė arsye komuniteti Orthodhoks i Durrėsit sa herė kujton atė duhet tė fokusohet nė vlerat e tij, pėr tė qenė njė komunitet i hapur, i gatshėm dhe gjithėpėrfshirės ndaj njeriut dhe historisė sė qytetit dhe botės.

    SHEKULLI

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Archon pėr postimin:

    Irenna (09-10-2014)

  6. #4

    Pėr: Shėn Asti, figurė e trashėgimisė shpirtėrore

    Edhe ne Itali ka nje qytet me emrin Asti...,
    ne rexhonen ( krahinen ) e Piemontes, ku eshte nje qytetet shume i lashte, themeluar nga romaket.
    Sot njohet ne gjithe boten, nga prodhimi i veres dhe shampanjes ( spumante ).
    Por bej ēudi, pse quhet valle me kete emer? Pra me emrin e shenjtorit me te njohur dhe me te hershem ilir?
    Gjithmone ne se do te kishte ndonje lidhje direkte, pasi shenjti ishte i tille si ne Lindje po ashtu ne Perendim...
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar arbereshi_niko pėr postimin:

    Irenna (09-10-2014)

  8. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Jeta e Shen Astit shenjtor i madh dhe episkop i Durresit

    Hierodėshmor Asti i Durrėsit. Oshėnar Sisoi. Dėshmoret Luēia, Riksi Dioni.

    Emri:  1921001_906323696095959_7179247499739905984_o.jpg

Shikime: 778

Madhėsia:  65.8 KB

    Hierodėshmor Asti i Durrėsit.

    Episkop i Durrėsit. Emri i tij greqisht do tė thotė qytetar. E zunė nė kohėn e Trajanit (98-117), nga tė parėt e Durrėsit dhe, pasi nuk ra dakord qė tė sakrifikojė, e ēuan te qeveritari. E rrahėn me doreza plumbi dhe kamxhikė, por nuk e mohoi besimin e tij. E lyen me mjaltė, e kryqėzuan nė dru sipas njė tradite tjetėr, e ngjeshėn dhe nė vapėn e verės e vunė afėr mureve, pėrkundrejt diellit pėrvėlues.

    Mbaroi nga pickimet e grerėzave, bletėve dhe insekteve tė tjera, u varros nė mėnyrė modeste nga tė krishterėt, tė cilėt i ngritėn kishė.

    Vdekja e lavdishme e tij u bė shkak i martirizimit tė martirėve Peregrinit, Lukianit, Pompeut, Isikiut, Papiut, Satorninit dhe Gjermanit (festohen nesėr).

    Duke u larguar nga pėrndjekja e pamėshirshme qė ndodhte nė atdheun e tyre, Itali, kaluan me anije nė Durrės, ndėrkaq kur panė shėn Astin tė vuajė heroikisht pėr Zotin, e lumėruan, kėshtu qė u ndalėn. Kur shprehėn haptazi bindjen e tyre pėr hyjninė e Jisuit, tirani dha urdhėr dhe i mbytėn duke i zhytur ata atje, nė detin Adriatik.

    Mbas 70 (apo 90) vjetėsh iu shfaqėn kryepiskopit tė Aleksandrisė. Ky gjeti lipsanet e ēmuara tė tyre tė futura nė rėrėn e brigjeve egjiptiane, siē duket ku i kishin nxjerrė qė nė fillim dallgėt. I varrosi me nder dhe iu ndėrtoi njė kishė tė vogėl.



    Material mė i zgjeruar pėr shėn Astin.

    Hierodėshmor Asti i Durrėsit.

    Asti ishte Episkop i Durrėsit nė vitin 98 pas Krishtit (emri tij do tė thotė “qytetar” ose “i qytetit”). Ai ishte njė Bari i vėrtetė, shembull i gjallė i njė jete tė krishterė aktive pėr besimtarėt e tij, njė veprimtar i zellshėm pėr pėrhapjen e Ungjillit. Trajani, me hipjen nė fron si Perandor i Romės (98-117), pėrtėriti dekretin e persekutimit tė krishterėve nė tė gjithė Perandorinė Romake.

    Kėshtu Asti arrestohet nga paria e qytetit Numeriu, Nearku, Aglaidhi dhe Ariani dhe, pasi nuk pranoi t’i bėjė therore idhujve, e dorėzojnė te qeveritar Agrikola. Ky u pėrpoq qė nė fillim t’i ndryshonte mendjen dhe tė mohonte Krishtin e mė pas me kėrcėnime, por pa rezultat. Si njė kryefetar i denjė i foli Agrikolės se nuk vlente ai pushtet qė pėrdor forcėn e tij pėr tė bėrė keq.

    Qeveritari, i tėrbuar nga qėndrimi i Astit, mendoi tė hakmerrej djallėzisht. E torturuan, duke e rrahur me kamxhikė prej lėkure kau tė pajisur me sfera plumbi, por ai pėrsėri ngulmoi nė besimin e tij te Krishti, duke mos e mohuar Atė. E mė pas, e lyen me mjaltė dhe e kryqėzuan mbi dru, pranė mureve tė qytetit, ku, i pickuar nga grerėzat dhe insektet e tjera, dha shpirtin e tij nė duart e Perėndisė dhe i lumur mori kurorėn e martirizimit. Ishte kohė vere dhe dielli pėrvėlonte. Lipsanin e shėn Astit e morėn tė krishterėt dhe e varrosėn duke ngritur edhe njė kishė mbi tė.

    Po atė ditė me shėn Astin dhanė jetėn e tyre si dėshmorė tė Krishtit dhe 7 besimtarė tė tjerė qė quheshin: Peregrini, Lukiani (Luēiani), Pompeu, Hisiki, Papia, Saturnini, Gjermani, tė gjithė nga Italia. Meqenėse atje ata pėrndiqeshin, erdhėn me njė anije nė Durrės, pėr tė shpėtuar.

    Kėtu, duke parė shėn Astin, episkopin e Durrėsit, tė varur nė kryq, tė lyer me mjaltė dhe tė pickuar nga grerėzat dhe insektet, pėr besimin e Krishtit, filluan ta lumėronin atė dhe t’i thurnin lavde e pėr kėtė ata u arrestuan. Kėta deklaruan se ishin tė krishterė. Qeveritari, i tėrbuar nga vendosmėria e Astit dhe i befasuar nga vendosmėria qė tė 7 kėta pohuan se ishin tė krishterė, urdhėroi dhe i mbytėn nė detin Adriatik, kėshtu tė lumurit morėn kurorėn e pavyshkur tė martirizimit. Mbas 70 vjetėsh dėshmorėt iu shfaqėn Kryepiskopit tė Aleksandrisė. Ky i gjeti lipsanet e ēmuara tė tyre tė futura nė rėrė, i mori e i varrosi me nderim dhe ndėrtoi njė kishė tė vogėl pėr nder tė tyre.

    Pėr hierodėshmor Astin janė hartuar dy shėrbesa kishtare me himne, tė cilat psaleshin ditėn kur populli e kremtonte bashkėqytetarin e tyre. Shėrbesa e parė ka qenė hartuar nga Josif Himnografi i shekullit tė 9-tė, ku njė kopje e saj ruhet nė njė dorėshkrim, nė Bibliotekėn e Parisit nė kodikun greqisht 13, f.330a dhe 1575, f.145b. Shėrbesa e dytė ėshtė hartuar nė vitin 1918 me titull “Shėrbesė e kėnduar e Shenjtit, hierodėshmor tė lavdėruar Astit, Episkop i Durrėsit, hartuar nga Mitropoliti i Durrėsit, Gorėmokrės dhe Shpatit, Jakovi, dhe e miratuar nga Kisha e Madhe e Krishtit shtypur me shpenzimet e tė nderuarit Mihail Thoma Truja nga paria e Durrėsit. Nė Konstandinopojė, 1918”.

    Kjo shėrbesė u miratua nga Sinodi i Patriarkanės Ekumenike tė Konstandinopojės mė 30 korrik 1918 dhe mban nėnshkrimin e Patriark Gjermanit. Deri tani asnjė nga shėrbesat e tij nuk janė pėrkthyer nė shqip, pėrveē disa himneve nga i paharruari Dhimitėr Beduli.



    “Ejani tani, si tė kryejmė ndryshimin mė tė mirė

    Tė ngrihemi lart shpirtėrisht, duke kėrcyer me kėngė

    Dhe me psalme e himne dhe le tė brohorasim

    Mbrojtėsin e nderuar tė Durrėsit dhe forcues

    Tė patundur tė besimit dhe predikuesin e Trinisė,

    Kalanė e shpresėtarisė, qortuesin e pabesisė.”



    “Guximin e paturpshėm tė tiranit e turpėrove

    Dhe veten e solle therore tė gjallė pėr Krishtin

    Duke shtrirė mbi kryqin duart e tua tė shenjta

    O Shėn Ast i gjithėlavdishėm.”



    “Duke marrė vendim shumė tė fortė, o i urtė,

    I armatosur me shpirt tė hekurt,

    O Bariu i Durrėsit, o Shėn Ast i gjithėlavdėruar.

    E shkele me tė vėrtetė egėrsimin e Agrikolės

    Dhe me gėzim pranove qė tė kryqėzoheshe mbi dru

    Dhe prandaj e more dhe shpėrblimin e fitores.”




    Shėn Asti ka qenė dhe vazhdon tė jetė njė shenjtor tepėr popullor ndėr besimtarėt e krishterė orthodhoksė tė Durrėsit, aq sa edhe mjaft qytetarė tė tij mbanin dhe mbajnė emrin e tij, si dhe ndėrtonin edhe kisha pėr nder tė tij (historianė, kronistė dhe arkeologė dėshmojnė mjaft pėr tė, ku ndėr tė tjera pėrmendim katedralen e madhe pėr nder tė shėn Astit dhe Isavrit nė shek. XIII-XIV, nė Spitallė nė vitin 1917, nė varrezat e qytetit rreth vitit 1957, pranė portit 2002).

    Gjithashtu Mitropolit Jakovi shkruan ndėr tė tjera nė parathėnien e Shėrbesės sė tij, hartuar nė Durrės nė Mitropolinė e Hirshme mė 26 korrik 1917, se: “priftėrinjtė e qytetit u porositėn pėr muaj tė tėrė t’i japin djemve tė sapopagėzuar emrin e shenjtit. Filluam tė ndėrtojmė njė kishė nė zonėn e Spitallės, qė ndodhet gjysmė ore larg Durrėsit, bėmė ikonėn e Shėn Astit dhe Episkopit tė parė tė Durrėsit, sipas traditės, Apostull Qesarit nė kishėn e shenjtė tė Shėn Gjergjit.

    Por plus kėtyre tė gjithave pėrkujdesjeve dhe formimit tė Shėrbesės me kėngė pėr tė kremten nė fjalė, pėrkushtuar tėrėsisė shpresėtare tė Dioqezės sonė tė Hirshme dhe veēanėrisht tė krishterėve kremtedashės tė Durrėsit, dhe duke i kėshilluar nė mėnyrė atėrore si kujtues tė vdekjes nė kryq tė Episkopit plak dhe hierodėshmorit Asti dhe tė nderit tė lartė, ku edhe nderohet qyteti dhe me anė tė tij e gjithė Dioqeza e Durrėsit, duke kryer ēdo vit kujtimin e tij tė pėrvitshėm me urtėsi, shpresėtari dhe panagjirikisht, qė nga viti im i parė nė fronin hieratik nė vitin 1911, duke lavdėruar dhe madhėruar atė ndėr shenjtorėt e Zotit dhe Perėndisė tonė tė madh e tė lavdėruar, Jisu Krishtit. E Atij qoftė lavdia nė jetė tė jetėve. Amin.”

    Fama e shėn Astit kalon kufijtė e qytetit dhe tė vendit tonė, duke u pėrmendur dhe pikturuar nė afreske edhe nė kisha tė tjera lokale si ato tė Ohrit, Kosovės, Serbisė, Malit tė Zi, Greqisė dhe Italisė.



    “Ejani tė kremtojmė tani tė gėzuar, o kremtedashės

    Panairin e hyjshėm tė hierarkut tė lavdėruar

    Dhe tė ngazėlluar pėr punėt e lavdishme

    Qė ai ka kryer, le tė brohorasim me zė tė madh

    Pėr atė qė madhėroi dhe e lavdėroi veēanėrisht

    Jisuin, Njeridashėsin, Shpėrblyesin e shpirtrave tanė.”


    KOASH

  9. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Jeta e Shen Astit shenjtor i madh dhe episkop i Durresit

    Refleksion mbi martirin e Durrėsit, Shėn Asti

    Qyteti i Durrёsit si njё ndёr qytetet mė tė rėndėsishėm historikё me vlera tё mёdha kulturore e shpirtёrore tё Shqipёrisё, pёrqafoi krishtёrimin qё nё gjenezёn e tij, duke vulosur identitetin e krishtėrimit nė Shqipėri si njė identitet apostolik i pakundėrshtueshėm (Rom. 15, 19, Titit 3, 12 &II Tim. 4,10). Por jo vetėm argumente biblike, por edhe tė mjaft fushave tė ndryshme, arkeologjike, historike, sociologjike dhe psikologjike afirmojnё tė vėrtetėn e krishtėrimit nė trevat e Shqipėrisė sė sotme.

    Historia ka dokumentuar se rreth vitit 57 pas Krishtit ekzistonte komuniteti i krishterё i qytetit, njė kishė qė mishėronnte tek shoqėria e atėhershme, parimet e pėrjetėshme tė dashurisė, lirisė, dashurisė, dinjitetit dhe sakrificės, aq tė domosdoshme dhe gjithmonė aktuale. Kontributi i komunitetit tė krishterė nė Durrės ėshtė i njohur edhe i vlerėsuar nė ruajtjen e pandėrprerė tė identitetit, pėr kultivimin e personaliteteve nga gjiri i tij, figura tė padiskutueshme tė fushave tė ndryshme politike, art, kulturė, histori etj.

    Njė ndėr personalitetet e hershme tė kėtij kumuniteti ėshtė Shėn Asti, i frymёzuar mbi parimet e lartpėrmendura, duke i nėnshkruar me gjakun e vet ato. Asti u bё peshkopi i parė i Durrёsit, menjėherė pas Shėn Qesarit (njė ndėr 70 apostujt e Krishtit qė feston mė 8 dhjetor). Fuqia shpirtėrore bėri qė ai t’i qёndrojė besnik vlerave qё ofronte krishtёrimi, tё cilat kundёrshtoheshin ashpёrsisht nga pushteti nё degradim, i cili nё atё kohё pёrfaqёsohej nga Agrikola si guvernator i qytetit. Ai u pėrball me njė tirani tė egėr dhe u martirizua nё kohёn e perandorit romak Trajani (98 – 117). Martirizimi i tij sipas gojёdhёnave tё shkruara, u bё jashtё mureve tё qytetit mё 6 korrik, i kryqёzuar dhe lyer me mjaltё, duke iu ekspozuar insekteve. Kjo datė pėrbėn njė simbol tė dėshmisė sė ndėrtesės sė kulturės shpirtėrore tė Shqipėrisė dhe Europės dhe Astin si njė ndėr gurthemeluesit e krishtėrimit. Ky martir i dėshmon botės se nė kėtė tokė ėshtė vulosur krishtėrimi qė nė shekullin e parė, duke dėshmuar se protagonist i historisė sė vėrtetė njerėzore nuk janė ata qė persekutojnė, por ata qė dėshmojnė me jetėn e tyre dashurinė sakrifikuese pėr lirinė dhe dinjitetin. Thuhet se mё vonё tё krishterёt ndёrtuan njё kishё nё atё vend, pranё prefekturės sė sotme tė qytetit (shih H. & S. Hidri, Historia e Durrėsit fq. 128).

    Pёrjetimi i vlerave prej Shёn Astit sipas shembullit tė Zotit dhe misionit apostolik bёhen inspiruese pёr bashkёkohёsit e tij (bashkё mё tё u martirizuan dhe 7 martirё tė tjerė qė kremtojnё mё 7 Korrik). Fama e Shėn Astit kalon kufinjtė e qytetit dhe kjo dёshmohet nga vepra monumentale “Illyricum Sacrum”(historianė, kronistė dhe arkeologė dėshmojnė mjaft pėr tė), ku ndėr tė tjera Kisha tė ndryshme nё historinё e kёtij qyteti kanё mbajtur emrin e tij, si njė katedrale e madhe pėr nder tė Shėn Astit dhe Isaurit (shek. 13-14), njė kishėz nė Spitallė (1917), nė varrezat e qytetit (1957) dhe sot pranё portit, ndёrtuar nё vitin 2002.

    Por jo vetёm pėr bashkėkohėsit e tij, por vazhdimisht nga ky komunitet i kėtij qyteti do tё dalin edhe personalitete tė tjerė, qё kapёrcyen kufijtё lokalё dhe qė kanė hyrė nė listėn e historinė sė njerėzimit: si Anastasi, perandor i Bizantit (491-518), muret e qytetit ruajnė vulėn e tij dhe Shёn Joan Kukuzeli, njё personalitet i rёndёsishёm jo vetёm pёr historinё kishtare, por edhe pёr historinё e kulturёs sё vendit tonё dhe qytetёrimit, njė mjeshtėr i madh i muzikės (1270-1341).

    Me jetёn dhe veprёn e martirit Asti ёshtё e lidhur historia e komunitetit tё krishterё tё Durrёsit, por edhe e mbarė rajonit tonė. Jeta e Shёn Astit karakterizohet nga vlera e besimit, shpresės, dashurisė, lirisė shpirtёrore, dinjitetit dhe solidaritetit njerёzor. Ai i dėshmon kėtij qyteti, por edhe mbarė kėtij populli identitetin e thellė tė dinjitetit njerėzor, duke mos kompromentuar mesazhin e besnikėrisė, dashurisė dhe lirisė ndaj Krishtit dhe shoqėrisė. Ky martir na prezanton njė histori ngadhėnjimi, njė histori besimi, njė histori tė njė komuniteti lokal tė integruar natyrshėm me trashėgiminė shekullore pėrtej lokales.

    Ai vazhdon tё frymёzojё njё pjesё tё rėndėsishme tė shoqёrisё edhe nё kohёn e sotme.Tek pėrkujtojmė ҫdo vit kujtimin e tij, shprehim mirёnjohjen, duke kėrkuar tė pėjetёsojmė atё qё besojmё dhe pёrfaqёsojmё, tё vёrtetёn e besimit qё ka nё thelb pёrkujtimin dhe ruajtjen e vlerave shpirtėrore. Jeta e Kishёs nё thelb ёshtё kujtuese e gjallё pёr tё gjithė, por nė nё mёnyrё tё veҫantё ndaj personaliteteve, qё spikasin me shenjtėrinė dhe kontributin e tyre nё historinё e kishёs, vendit dhe njerėzimit. Ne kemi nevojė tė identifikohemi dhe tė marrim pjesė nė triumfin e martirėve tė tillė.

    Nisur nga kёto vlera qё i ofron shoqёrisё, kulturёs dhe historisё, tё krishterёt orthodhoksё dhe jo vetёm, duke kremtuar kujtimin e tij mё 6 korrik, shprehin mirёnjohjen dhe ripёrtёrijnё besimin e tyre mbi kёto vlera, por edhe ravijёzojnё vazhdimёsinё e komunitetit historik tё krishterё, bazuar nё kёtё trashёgimi tё kristalizuar nё shekuj. Kjo sepse Shёn Asti mbetet njё ndёr shenjtorёt dhe martirёt i kёtij qyteti historik, qė fton komunitetin nё vijimёsinё historike, tё pėrqafojė kėtė histori tė identifikuar me historinė dhe kulturėn e kontinentin tonė.

    Nga ana sociologjike, shoqёria shqiptare ka zhveshur jetёn e personaliteteve tё caktuara duke e veҫuar, nё atё fetare dhe atё sekulare, duke i paraqitur kёto dy sfera tё ndryshme nё shoqёri si kontradiktore. Njёrёn tenton ta margjinalizojё dhe tjetrёn ta paraqesё si moderne dhe tё vlefshme me njė promovim tė skajshėm. Por nuk duhet tė harrojmė sė ekstremiteti rezulton fatal. Si askund tjetёr nė botė, tregoi se trashёgimia shpirtёrore, fetare, kulturore dhe historike e kёtij komuniteti, por dhe i gjithё kombit u trajtua nё mёnyrёn mё barbare. Por jo vetėm nė tė kaluarėn, pasi ende vazhdon tė jetė nё rrezik thesari shpirtёror, historik dhe kulturor nё Shqipёri, pėrsa kohė indiferenca, interesat materialistė dhe ҫ’orientimi nė momente tė ndryshme krijojnė paraliza tė rėnda.

    Pёr kёtё arsye komuniteti Orthodhoks i Durrёsit sa herё kujton martirėt e saj, shenjtorėt, fton ata qė besojnė tek vlerat, pёr tё qenё tė hapur, tė gatshёm dhe gjithёpёrfshirёs ndaj njeriut, historisё dhe kulturės. Vazhdon tė pėrcjellė mesazhin e njė jete qė vlerėson hyjnoren dhe humanen, duke kultivuar vlera shpirtėrore dhe morale. Artikulon vazhdimisht zėrin qė tė ruajmė tė kaluarėn, por edhe tė vazhdojmė tė kultivojė vlerat e trashėgimisė nė fushat e cilėsuara mė sipėr, duke e parė trashėgiminė e pandėrprerė tė traditės dhe identitetit si sfidė pėr tė gjithė shoqėrinė tonė.

    Msc. Dhimitёr Qosja
    Pedagog i Akademisё Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, Shёn Vlash, Durrёs.

  10. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Jeta e Shen Astit shenjtor i madh dhe episkop i Durresit

    Shėn Asti, peshkopi i Dyrrahut qė u kryqėzua nga romakėt

    Tė mėrkurėn nė kishėn “Apostull Pavli dhe Asti” u mbajt njė simpozium shkencor mbi figurėn historike tė martirit tė krishterė nga Durrėsi.

    Nga Gėzim Kabashi

    Emri:  Kisha-Shen-Astit-ne-Durres-Foto-Gezim-Kabashi-2048x1483.jpg

Shikime: 30

Madhėsia:  51.3 KB

    Shėn Asti, njė nga figurat fetare mė interesante, i njohur edhe si shėnjti mbrojtės i Durrėsit u pėrkujtua tė mėrkurėn nė njė simpozium tė organizuar me rastin e kremtimit tė tij.

    Shėn Asti u martirizua 1925 vjet mė parė, mė 7 korrik tė vitit 98 pas erės sonė, ndėrsa kishte nisur tė kryente detyrėn e peshkopit tė qytetit.

    “Vendosmėria e tė krishterėve pėr tė mos respektuar besimet zyrtare tė perandorisė romake u lexua si sfidė qė i bėhej stabilitetit dhe harmonisė sė pėrgjithshme”, shkruan studiuesi Dorian Hatibi nė librin e tij “Historia e Durrėsit”.

    Ndėr historitė legjendare tė tė krishterėve qė e kthyen qėndresėn nė virtyt, njė ndėr mė epiket ėshtė ajo e Shėn Astit tė Dyrrahut.

    Edhe pse duhet tė ketė qenė nė moshė tė thyer, Asti nuk e mohoi besimin.

    Tė tėrbuar romakėt vendosėn ta kryqėzonin dhe pėr tia bėrė vdekjen edhe mė tė dhimbshme, ia lyen trupin me mjaltė, nė mėnyrė qė gjatė qėndrimit nė kryq tė pickohej nga insektet.

    Shtatė tė krishterė tė rinj, tė cilėt u bėnė dėshmitarė tė vuajtjeve tė Astit u gjynjėzun poshtė kryqit tė tij.

    “Tė rinjtė u arrestuan dhe u ekzekutuan me mbytje”, tha studiuesi Hatibi pėr BIRN.

    Nė simpoziumin qė u mbajt nė kishėn “Apostull Pavli dhe Asti” tė qytetit bregdetar, disa historianė sollėn tė dhėnat tė reja mbi figurėn e shėnjtit.

    “Durrėsi ėshtė qyteti mė i vjetėr nė vendin tonė dhe e ka shenjtin e tij mbrojtės, Shėn Astin”, tha historiani Ilirian Gjika.

    “Shėn Asti ishte njė figurė revolucionare,: tha mė tej studiuesi Gjika, sipas tė cilit shenjti luajti njė rol “revuolucionarizues duke kontribuar nė fidanishten e krishterimit nė Durrės”.

    “Ai jetoi mes banorėve tė Durrėsit”, tha pėr BIRN studiuesi Gjika, duke shtuar se shėn Asti vazhdon tė jetė njė figurė shpirtėrore pėr besimtarėt durrsakė.

    “Ai i pėrket tė dy kishave, asaj orthodokse dhe asaj katolike, sepse jetoi para ndarjes sė tyre nė kishėn lindore dhe perėndimore,” shpjegoi Gjika.

    Edhe mė parė, artistėt durrsakė janė pėrpjekur tė sjellin nė vėmendjen e bashkėqytetarėve figurėn e Shėn Astit.

    Nė fund tė viteve 1990, skulptori i njohur Qazim Kėrtusha realizoi tre bocete tė figurės sė shenjtit, tė cilat u pritėn mirė edhe nga drejtuesit e pushtetit vendor.

    “Kisha lexuar mjaft pėr kontributin e tij tė hershėm nė Durrės”, kujtoi skulptori Kėrtusha, ndėrsa shtoi se pasi punoit tė tre variantet ua bėri tė njohura kolegėve dhe disa drejtuesve tė fesė dhe tė pushtetit vendor.

    “Njė nga skulpturat mund tė vendosej nė qytet, nė njė vend tė pėrshtatshėm, ndėrsa tjetra ishte realizuar pėr tu instaluar nė det, rreth 150 metra larg bregut, nė vendin e njohur si Batllat, aty ku mendohet se ėshtė martirizuar Shėn Asti”, vazhdoi Kėėrtusha.

    Skulptori durrsak propozoi hapjen e njė konkursi me artistėt mė tė mirė tė vendit pėr realizimin e njė skulpture urbane, por tė gjitha propozimet “mbetėn nė letėr.”

    Luigi de Rosa ėshtė njė arbėresh, qė jeton prej mė shumė se 15 vjetėsh nė Shqipėri.

    De Rosa tha pėr BIRN se “Shėn Asti mund tė jetė shumė mirė shenjti mbrojtės i qytetit tė Durrėsit, madje sipas meje ai ėshtė tashmė mbrojtėsi i qytetit”.

    “Megjithėse jam katolik, unė herė pas here i ndjek ritualet e kishės bizantine lindore, ashtu siē ndodhte nė pėrgjithėsi me arbėreshėt e Italisė”, shton Luigi de Rosa.

    De Rosa sjell shembullin e fshatit tė tij Ururi (Itali), ku ai ka drejtuar botimin e revistės “Kėmbora”.

    “Nė katundin tonė i falemi njė cope nga kryqi, si njė gjė e shenjtė,” tha ai, duke kujtuar se Shėn Asti nė Durrės ėshtė edhe njė figurė historike.

    Shėn Astit do ti kushtohen disa kisha gjatė dy mijėvjeēarėve dhe ai do tė jetė njė figurė qendrore nė kishėn e Dyrrahut, ndėrsa dita e martirizimit tė tij, 7 korriku, pėrkujtohet nė tė gjithė botėn.

    Studiues tė huaj tė mesjetės, si Antoni Brier dhe Bushhauzen kanė hedhur idenė se kapela e amfiteatrit tė Durrėsit i dedikohet Shėn Astit.

    “Ajo dhe mozaikėt e saj tė realizuara nė shek 5-6 tė erės sonė tashmė janė vėnė nė qendėr tė studimeve qė kanė lidhje me figurėn e Shėn Astit”, tha studiuesi Ilirian Gjika.

    “Durrėsi i bėn nder Shėn Astit, dhe Shėn Asti i bėn nder Durrėsit,” tha Gjika, ndėrsa shtoi “qyteti e meriton plotėsisht njė shenjt si ai.”


    BIRN

  11. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Jeta e Shen Astit shenjtor i madh dhe episkop i Durresit


  12. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Jeta e Shen Astit shenjtor i madh dhe episkop i Durresit


  13. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Jeta e Shen Astit shenjtor i madh dhe episkop i Durresit

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 10-07-2023 mė 23:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •