Shembulli i Shėn Astit, i vlefshėm edhe nė kohėt tona
Nė Kishėn e Shėn Pavlit dhe Shėn Astit nė Durrės, u kremtua tė mėrkurėn, mė 6 korrik, festa e shenjtit mbrojtės tė qytetit. Shėn Asti ka qenė episkop i komunitetit tė krishterė nė shekullin e parė. Ai ishte bari i vėrtetė, shembull i gjallė i njė jete tė krishterė aktive dhe veprimtar i zellshėm, i gatshėm pėr tė dhėnė jetėn pėr Kryebariun Krisht dhe grigjėn e Tij. Tė krishterėt orthodhoksė e pėrkujtonė ditėn e martirizimit tė tij, duke e ditur shumė mirė qė shenjtorėt pėrsėritin Krishtin nė kohė dhe janė shembuj pėr ne. Tė krishterėt e kohėve tė sotme nė kėtė mėnyrė marrin kurajė pėr tė pėrballuar sfidat e jetės dhe provat e ndryshme. Jetėn dhe veprimtarinė e Shėn Astit e paraqiti para besimtarėve nė predikimin e tij hieromonaku Atė Kozmai.
Nė fjalėn e tij Kryepiskopi Anastas, i cili kreu Liturgjinė Hyjnore nė prani tė besimtarėve tė shumtė durrsakė, ndėr tė tjera theksoi: Shembulli qė dha shenjti ėshtė i vlefshėm edhe pėr ne nė ditėt e sotme. Kryepiskopi foli edhe rreth pėrpjekjeve tė pandėrprera tė Kishės pėr ti ardhur nė ndihmė mbarė komunitetit tė kėtij qyteti.
Ai premtoi se kėtė vit do tė hapet njė shkollė fillore bashkėkohore dhe do tė gjendet njė mjedis i pėrshtatshėm pėr tė pėrmirėsuar edhe mė tej kushtet e kopshtit tė fėmijėve.
Krijoni Kontakt