Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Fjeti në Zotin Hirësia e Tij, Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri

    KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË

    28.6.2025

    Fjeti në Zotin Hirësia e Tij, Mitropoliti i Gjirokastrës, imzot Dhimitri

    Emri:  σσ.jpg

Shikime: 17

Madhësia:  51.3 KB

    Me hidhërim të thellë njoftojmë për fjetjen në Zotin të Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Gjirokastrës, vëllait dhe bashkëmeshtarit tonë, Imzot Dhimitrit. Gjatë periudhës së fundit, Hirësia e Tij ishte i shtruar në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Janinës, për shkak të një infeksioni respirator dhe të endokarditit. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Hirësia e Tij nuk arriti ta mposhtte sëmundjen dhe fjeti në Zotin sot, më 28 qershor 2025, në orën 20:30, si pasojë funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve.

    Hirësia e Tij, Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri, u lind në Serres të Greqisë, në shtator të vitit 1940. Studimet i kreu në Fakultetin e Teologjisë të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut, ku edhe u diplomua.

    Jeta e tij u karakterizua nga përkushtimi i plotë ndaj Kishës. Ishte anëtar i vëllazërisë monastike të Manastirit të Hirshëm të Shën Ekaterinës në Malin Sinai (Egjipt), ku u bë murg në vitin 1974. Në këtë manastir, ai punoi në fushën e paleografisë dhe të sistematizimit të dorëshkrimeve të vjetra, të cilat përbëjnë një nga pasuritë më të njohura të këtij manastiri. Ai iu bashkua veprimtarisë misionare të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë që në hapat e saj të parë, pas mbërritjes së Kryepiskopit Anastas në gusht të vitit 1991. Nga vjeshta e vitit 1994 shërbeu si Protosingjel i Mitropolisë së Gjirokastrës.

    Zgjedhja e Hirësisë së Tij në fronin e Mitropolisë së Gjirokastrës u bë më 11 nëntor 2006, nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pas Asamblesë së Përgjithshme Kleriko-Laike, e cila miratoi Statutin e Kishës. Ai u dorëzua episkop më 16 nëntor 2006, në Kishën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses në Tiranë, ndërsa ceremonia e fronëzimit të tij u krye më 26 nëntor 2006 në Gjirokastër, në Kishën e Shenjtë të Kryeengjëjve.

    Gjatë periudhës së shërbesës së tij si mitropolit, Hirësia e Tij dha një kontribut të rëndësishëm në ringjalljen e Kishës Orthodhokse në Shqipërinë e Jugut. Me zell të palodhur dhe dashuri të madhe, e udhëhoqi shpirtërisht grigjën e tij për 19 vjet, duke ndërtuar kisha, zhvilluar katekizmin dhe veprimtarinë filantropike, si dhe duke forcuar jetën shpirtërore të besimtarëve. Dallohej për njohjen e thellë të Traditës Orthodhokse dhe formimin e tij biblik, duke qenë një mbështetje e sigurt për grigjën e eparkisë së tij. Për një periudhë të gjatë shërbeu me përkushtim si Zëvendëskryetar i Fondacionit Arsimor “Fryma e Dashurisë” të themeluar nga Kryepiskopi i ndjerë Anastas, duke kontribuar në mënyrë thelbësore në zhvillimin dhe përparimin e arsimit orthodhoks.

    Në kishëzën e Kryepiskopatës së Shenjtë të Tiranës u krye shërbesa e përshpirtjes (trisaia) për prehjen e shpirtit të tij në tendat e të drejtëve.

    Shërbesa e varrimit do të mbahet në Katedralen Ngjallja e Krishtit” në Gjirokastër, më 1 korrik 2025, në orën 11:00.

    “E çmuar është në sytë e Zotit vdekja e besnikëve të tij” (Psalm 116:15).

    I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

    Nga Kryesekretaria e Sinodhit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

    KOASH
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-07-2025 më 09:59

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fjeti në Zotin Hirësia e Tij, Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri


  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fjeti në Zotin Hirësia e Tij, Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri


  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fjeti në Zotin Hirësia e Tij, Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri


  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fjeti në Zotin Hirësia e Tij, Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri

    PAMJE EKSKLUZIVE TË SIGURUARA NGA RADIO "NGJALLJA".
    NË KUJTIM TË MITROPOLITIT TË GJIROKASTRËS HIRËSI DHIMITRI.

    DITA E ZGJEDHJES SË TIJ NGA SINODI I SHENJTË I KISHËS ORTHODHOKSE AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË NË 11 NËNTOR 2006 SI MITROPOLIT I GJIROKASTRËS.

    SHËRBESA E MESAZHIT TË MADH DHE FALENDERIMIT.
    NGA MITROPOLITI I GJIROKASTRËS HIRËSI DHIMITRI

    NËNTOR 2006

    KISHËZA E KRYEPISKOPATËS SË HIRSHME.


  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fjeti në Zotin Hirësia e Tij, Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri


  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fjeti në Zotin Hirësia e Tij, Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri


  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fjeti në Zotin Hirësia e Tij, Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri


Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 05-11-2024, 11:49
  2. Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 18-11-2022, 10:32
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-09-2021, 22:04
  4. Fjeti më Zotin Hirësia e Tij, Kryepeshkopi Nikon
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2019, 11:53
  5. Fjeti më Zotin atë Spiridhon Simandiri
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 10:34

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •