Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    BE pėrjashton nga diplomacia Ettore Sequin

    BE pėrjashton nga diplomacia Ettore Sequin pas aferave me donacionet, dorėhiqet njė pjesė e stafit



    BE pėrjashton nga diplomacia Ettore Sequin pas aferave me donacionet, dorėhiqet njė pjesė e stafit
    Ai do tė mbahet mend pėr meritėn e ngritjes sė njė sistemi tė paprecedentė korrupsioni nė Shqipėri, me metoda dhe skema shqiptare. Ai do tė kujtohet gjatė si arkitekti i korrupsionit me donacionet e Bashkimit Evropian nė Shqipėri. Ky njeri do tė mbahet mend si ideatori i trekėndėshit nepotik dhe klientelist nė Tiranė, trekėndėsh i cili thithte dhe qarkullonte donacionet e Brukselit nė Shqipėri, nė bashkėpunim me njė rreth tė caktuar klientele. Ai do tė pėrmendet pėr devijimin e parave pėr shqiptarėt nė duart e Igli Totozanit, bashkėshortes sė tij Marta Onoratos, Lutfi Dervishit, Remzi Lanit, Artan Hoxhės (kandidati pėr president i Berishės) etj. Ky personazh fliste natė e ditė pėr luftėn ndaj korrupsionit, transparencėn dhe respektimin e tė drejtave tė njeriut nė Shqipėri, por nė tė vėrtetė ngriti njė piramidė korrupsioni, klientelizmi, nepotizmi dhe evazioni fiskal, me anė tė tė cilės arriti tė kishte monopolin mbi donacionet e BE. Ky ėshtė Ettore Sequi, karriera e tė cilit u njollos dhe mė pas u pre nė mes, nga njė histori e paprecedentė korrupsioni. Mė nė fund, Bashkimi Evropian, ka vepruar dhe reaguar ndaj kėsaj historie me pėrfaqėsuesin e saj nė Tiranė.

    28 vende tė Bashkimit Evropian kanė larguar nga Shqipėria ambasadorin e Bashkimit Evropian nė Tiranė, Ettore Sequi, pas serisė sė skandaleve dhe aferave me donacionet e Bashkimit Evropian, tė denoncuara sistematikisht nga gazeta “SOT”. 28 vende tė Bashkimit Evropian, mė nė fund, i kanė thėnė jo korrupsionit tė Sequi me donacionet e BE, duket zhvendosur kėtė tė fundit nė njė post tė rėndomtė. Sequi pritet tė emėrohet si shef i kabinetit tė Ministres sė Jashtme italiane, Federica Mogherini. Nga ambasador i 28 vendeve tė BE nė Tiranė, Sequi pėrfundoi shef kabineti nė Ministrinė e Jashtme italiane, ku qeveritė ndryshohen njė herė nė gjashtė muaj. Edhe kėtė ulje dhe degradim nė detyrė, Sequi tentoi ta paraqiste si sukses nė njė gazetė tė njė bashkatdhetari tė tij. Ndėrkaq, bashkė me Sequi ėshtė larguar edhe njė pjesė e stafit tė tij, disa prej tė cilėve Stefano Calabreta, Marzia Dala Vedova, Ivan Maranxano etj. Qė tė tre kanė lidhje me projektet dhe donacionet e BE.

    Treshja nepotike

    Treshja nepotike dhe klienteliste pėrbėhej nga ambasadori i Bashkimit Evropian nė Tiranė, Ettore Sequi, Avokati i Popullit, Igli Totozani dhe bashkėshortja e kėtij tė fundit, Marta Onorato, e cila drejton njė institut, duke dubluar plotėsisht institucionin e Avokatit tė Popullit. Ndėrkaq, rol kyē nė kėtė skemė abuzimi ka luajtur ambasadori i BE nė Tiranė, Ettore Sequi, i cili kanalizonte donacionet e Bashkimit Evropian nė duart e ēiftit Igli Totozani-Marta Onorato. Pėr shkak tė lidhjeve nepotike me zonjėn Onorato, Sequi ka diktuar destinacionin e dhjetėrave donacioneve pėr projektet e Institutit Europian nė Tiranė, i cili drejtohet nga Onorato. Nė konflikt tė pastėr interesi, Ettore Sequi ka kaluar nė duart e Marta Onoratos mbi 500 mijė euro gjatė njė periudhe katėr vjeēare, pra qė nga themelimi i Institutit Europian tė Tiranės. Me alibinė e disa projekteve fantazmė, Sequi ka ndėrhyrė pėr tė kaluar disa donacione pėr Institutin Europian tė Tiranės, pra pėr Marta Onoraton, e cila ėshtė nga i njėjti vend i Italisė, ku ka prejardhjen Sequi. Edhe nė faqen zyrtare tė Institutit Europian tė Tiranė, bėhet me dije se Bashkimi Evropian ėshtė donatori kryesor pėr projektet e Marta Onoratos.

    Skema e korrupsionit me donacionet e BE

    Para se donacionet tė bien nė duart e klientelės sė padukshme nė Shqipėri, njė rrjet tjetėr organizatash thith grandet e Bashkimit Evropian, nė emėr tė pėrmirėsimit dhe tė forcimit tė demokracisė nė Shqipėri. Nė vend qė miliona euro tė adresohen tek probleme akute nė Shqipėri, paratė devijohen fillimisht tek organizatat ndėrkombėtare dhe mė pas rrjedhin nė duart e organizatave lokale dhe kombėtare nė Shqipėri. Zakonisht, organizatat ndėrkombėtare marrin llokmėn mė tė madhe tė grandeve pėr projektet fantazmė, ndėrsa llokmat e vogla kalojnė nėpėrmjet kanaleve klienteliste tek shoqatat nė Shqipėri. Organizatat ndėrkombėtare qė operojnė nė Shqipėri janė Fondi i Emergjencės i Kombeve tė Bashkuara pėr Fėmijėt, UNICEF, Programi i Kombeve tė Bashkuara pėr Zhvillim, PNUD, UN Resident Coordination Unit, Fondi i Kombeve tė Bashkuara pėr Gratė, Komisioni i lartė i Kombeve tė Bashkuara pėr Refugjatėt, Komiteti Ndėrkombėtar i Kryqit tė Kuq etj. Miliona euro, tė akorduara pėr Shqipėrinė, shkojnė pėr stafin e kėtyre organizatave, pėr udhėtime, dieta, shpėrblime dhe fatura nga mė tė ndryshmet. Ndėrkaq shumė dyshime dhe pikėpyetje pėr fondet e BE pėr Shqipėrinė nuk kanė marrė pėrgjigje.

    Hallka e dytė

    Hallka e dytė e zinxhirit tė korrupsionit lidhet me menaxhimin e donacioneve tė BE nga organizatat nė Shqipėri, shumica e tė cilave fantazmė dhe inekzistente. Paratė e taksapaguesve tė qytetarėve tė Bashkimit Evropian, kanė gjeneruar njė skemė tė thjeshtė korrupsioni nė Shqipėri. Ndėrkaq, dy janė rrugėt qė organizatat nė Shqipėri thithin fondet e BE. Aplikimi tek Delegacioni i Bashkimit Evropian nė Shqipėri, i cili dikton kryesisht pėrfundimin e donacioneve. Rruga tjetėr ėshtė aplikimi drejtpėrdrejtė tek institucionet e Brukselit. Po ashtu, ka disa kritere tė qarta pėr tė pėrfituar njė financim tė njė projekti. Qė kėrkesa tė miratohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian nė Shqipėri, duhet qė organizata tė ketė jo mė pak se tre vjet eksperiencė pune nė realizim projektesh. Ndėrkaq, qė kėrkesa tė miratohet nė BE, duhet qė organizata tė ketė jo mė pak se pesė vite eksperiencė pune nė realizimin projekteve tė ndryshme.

    Ja kush i merr paratė e Brukselit

    Universitetit Marin Barleti, 90.148 euro
    Remzi Lanin, drejtor i Institutit Shqiptar tė Medias, 136,942.46 euro
    Shkodra, 2 milionė euro grande
    Bashkėshortja e Avokatit tė Popullit, Marta Onorato, 500 mijė euro
    Avokati i Popullit, 1.2 milionė euro
    “Transparency International Albania”, Lutfi Dervishin 99.963 euro
    “Komiteti Shqiptar i Helsinkit”, Vjollca Meēe, 168.476 euro
    “Amoro-Drom” Skėnder Veliun, 191.132 euro
    “Unė, gruaja”, Afroviti Gusho, 26.562 euro edhe 53.344
    Shoqata kombėtare Edukimi pėr Jetėn 190,457.28 euro
    Psikologėt shqiptarė 167,534.00 euro
    Albania Blind Association 216,726.81 euro
    ARSIS Albania 169,563.58 euro Tjetėr Vizion 249,952.00 euro
    Institute for Democracy and Meditation, 259,869.00 euro
    Roma Active Albania, 250,003.00 euro
    Centre for Rural Studies and International Agriculture 15.07.2012 euro
    Albanian Centre for Human Rights 150,000.00 euro
    Institute of Nature Conservation in Albania 112,221.60 euro Adriatik Doēi


    25 mars

    http://www.sot.com.al/politike/be-p%...B-pjes%C3%AB-e
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-03-2014
    Vendndodhja
    BOSH
    Postime
    102

    Pėr: BE pėrjashton nga diplomacia Ettore Sequin

    Paske hak, bjeri qenit.
    E rri I uruar se edhe ti e une ashtu do benim ne kete vend rrumpalle. Gjeti shesh e beri pershesh. Mos u anko ēte ben I huaji, fillo nga ēte ben I joti dhe pastaj I vjen rradha vete te huajve.

  3. #3

    Pėr: BE pėrjashton nga diplomacia Ettore Sequin

    Shkrimi me lart kishte permendur vetem ca emra dhe numra, por asgje konkrete per nje hetim per korrupsionin e Sequi. Ambasadoret nuk jane te perjetshem...
    Mbase SOT do bej nje artikull mbi donatoret per rinovimin e kryeministrise...


    Sequi, gati emėrimi shef kabineti i Ministrisė sė Jashtme italiane

    TIRANE- Ambasadori i Bashkimit Europian nė Shqipėri, Ettore Sequi, pritet tė emėrohet si shef i ri i kabinetit tė ministres sė Jashtme italiane Federica Mogherini.

    Burime tė besueshme nga Ministria e Jashtme Italiane konfirmuan kėtė lajm pėr gazetėn “Shqiptarja.com”, duke sqaruar se pritet qė zoti Sequi tė emėrohet nė kėtė detyrė tė rėndėsishme nė fund tė muajit prill, pas njė periudhe, gjatė sė cilės do t’i duhet tė bėjė dorėzimet e tė largohet edhe nga detyra si pėrfaqėsuesi mė i lartė i Bashkimit Europian nė Tiranė.

    Me ardhjen e kryeministrit tė ri italian Matteo Renzi, pati njė riformatim tė gjithė kabinetit qeverisės, si pasojė e tė cilit 42-vjeēarja Federica Mogherini ėshtė zgjedhur tė drejtojė njė nga dikasteret mė tė rėndėsishme qeveritare.

    Burimet saktėsojnė se ftesa nė drejtim tė Ettore Sequi ka ardhur prej disa kohėsh, por, nė respekt edhe tė shėrbimit tė jashtėm tė Bashkimit Evropian, ambasadori vendosi tė qėndrojė dhe pak kohė nė Tiranė.

    Ky ėshtė njė lajm pozitiv dhe vlerėsim jo vetėm pėr ambasadorin Sequi, por edhe njė garanci pėr vendin, pasi do tė thotė se Shqipėria dhe integrimi i saj nė Bashkimin Europian do tė jenė shumė pėrpara nė axhendėn e diplomacisė italiane, vend qė ka mbėshtetur fuqishėm procesin e anėtarėsimit nė BE.

    Kush ėshtė Ettore Sequi?
    Ettore Sequi ka lindur nė 13 shkurt 1956 nė Oristano tė Sardenjės nė Itali. Ka kryer studimet e larta nė universitetin e Cagliarit nė degėn “Shkenca Politike”, i specializuar nė Islamologji dhe negociata shumėpalėshe. Bashkohet me Shėrbimin e Jashtėm italian nė 1 shkurt 1985, pas pėrfundimit tė njė trajnimi intensiv nė Institutin Italian tė Diplomacisė. Ka punuar nė Departamentin e Ēėshtjeve Ekonomike nė Ministrinė e Jashtme deri nė vitin 1989. Nga ky vit, emėrohet konsull italian nė kryeqytetin e Iranit, Teheran. Mė pas, nga shkurti i vitit 1994 deri nė 1998 ka mbajtur postin e kėshilltarit nė misionin e pėrhershėm tė Italisė nė Kombet e Bashkuara nė Nju Jork. Ka qenė asistent i kryetarit tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, njėkohėsisht dhe asistent i presidentit tė ECOSOC (Kėshilli Ekonomik dhe Social i OKB).

    Prej shkurtit tė vitit 1998 deri nė qershor 2000 ka kryer detyrėn e kėshilltarit nė kabinetit e ministrit tė Jashtėm Lamberto Dini, periudhė, gjatė sė cilės ka pėrfunduar kursin prestigjoz nė Institutin Italian tė Diplomacisė. Nga viti 2000 deri nė 2004 ka mbajtur postin e zėvendėsshefit tė misionit diplomatik italian nė Tiranė. Mė 2004 emėrohet ambasador i Italisė nė Afganistan. Mė 2008 merr detyrėn e pėrfaqėsuesit tė lartė tė Bashkimit Europian nė Afganistan, ndėrsa mė 2009 ėshtė pėrfaqėsues i lartė i BE-sė pėr tė dy vendet, Afganistanin dhe Pakistanin.

    Prej janarit 2011 e nė vazhdim mban postin e ambasadorit tė Bashkimit Europian nė Shqipėri. Gjatė ushtrimit tė funksioneve tė tij nė diplomaci, ėshtė nderuar me tituj tė rėndėsishėm, si medalja e Ghazi Mir Bacha Khan, pėr kontributin e lartė pėr paqen dhe sigurinė nė Afganistan, apo tituj tė dhėnė nga presidenti i Italisė dhe nga mbreti i Spanjės Huan Karlos.

    Sequi dhe Shqipėria, 3 vite kompromise
    Qė nga ardhja e tij mė 2011 pėr herė tė dytė si pėrfaqėsues diplomatik, u dallua qartė se Ettore Sequi ishte njė ambasador krejt ndryshe nga ajo qė media dhe opinioni publik ishin mėsuar tė shikonin. Njė ambasador tejet aktiv dhe i kudondodhur, veēanėrisht nė negociata mes partive politike, pėr zgjidhjen e ngėrēeve tė shumta qė politika shqiptare ka prodhuar gjatė tre viteve tė fundit. Falė edhe eksperiencės nė Afganistan, Sequi ka meritėn pėr zgjidhjen e disa situatave qė dukeshin “pa shpresė”. Tė tilla, Shqipėria ka pėrjetuar shumė, por mė domethėnėset janė kompromiset qė lidhen me reformat e integrimit tė vendit tonė nė Bashkimin Evropian. Kodi i ri Zgjedhor ishte njė sukseset e arritura nė minutėn e fundit mė 19 korrik tė 2012, kur palėt gjetėn pikėn e pėrbashkėt falė negocimit personal tė zotit Sequi.

    Arritje e madhe nė axhendėn integruese ishte dhe miratimi i tre ligjeve, kusht edhe nga progress-raporti i vitit 2012: ligji pėr Nėpunėsin Civil, pėr Gjykatėn e Lartė dhe Reforma Parlamentare. Ashtu si dhe nė reformėn elektorale, gjithshka u zgjidh pas negociatave intensive dhe emėruesi i pėrbashkėt, kudo ku ishte fjala integrim ishte ambasadori i BE-sė.
    Njė tjetėr sukses qė lidhet me emrin e zotit Sequi ishte rekomandimi mė i fundit i Komisionit Europian nė progres-raportin e 2013-ės, ku pėr Shqipėrinė rekomandohej dhėnia e statusit kandidat pa asnjė kusht.

    Veēanti, pėr tė cilėn ka njė meritė personale ambasadori i Bashkimit Evropian nė Tiranė, zoti Sequi, ėshtė edhe krijimi i treshes sė ambasadorėve mė tė rėndėsishėm (trojka e ambasadorėve - BE, SHBA dhe OSBE), duke bėrė mė efikase takimet dhe arritjen e kompromiseve. Nė tre vite, Shqipėria ka ndryshuar shumė, por axhenda europiane mbetet objektivi madhor, objektiv, pėr tė cilin Ettore Sequi ka dhėnė shumė…!

    Shkrimi u publikua sot (23.03.2014) nė gazetėn Shqiptarja.com (print)

    Redaksia Online (d.d/shqiptarja.com)
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •