Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Presidenti refuzon ta shkarkojë, Kodheli e largon me urdhër gjeneralin në NATO

    Nishani refuzon ta shkarkojë, Kodheli e largon me urdhër gjeneralin në NATO

    Presidenti s’pranon largimin nga detyra të shefit të Logjistikës

    Kodheli propozoi zëvendësimin e Gervenit me Zaimin


    Shkarkimi nga detyra i kundëradmiral Kristaq Gervenit si përfaqësues ushtarak i Shqipërisë në NATO, është kapitulli më i fundit i konfliktit mes ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe Presidentit Bujar Nishani.
    Muaji i fundit e ka zgjeruar më tej përplasjen mes Qeverisë dhe Presidencës dhe për këtë kanë shërbyer disa lëvizje në strukturat drejtuese të Ushtrisë.

    Përplasja
    Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli mësohet t’i ketë kërkuar Presidentit Bujar Nishani, përmes një shkrese zyrtare, lirimin nga detyra të kundëradmiral Kristaq Gervenit (gradë e barasvlershme me atë gjeneral brigade). Argumenti i ministres ka qenë shkelja e ligjit nga ana e kundëradmiralit, i cili në një takim të 170 shefave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s dhe atyre partnere, të zhvilluar në Bruksel, ka mbajtur uniformën e gradës “Admiral”. Grada “Kundëradmiral”, sipas rregullores, është ideuar me një vizë të trashë dhe një të hollë me sfond në ngjyrë të verdhë. Ndërkohë që grada që ka mbajtur në krah Gerveni është me një vijë të trashë dhe tri vija të holla që korrespondon me atë të admiralit. Kodheli i ka propozuar kreut të shtetit që në vend të Gervenit të dekretojë këshilltarin e saj Arjan Zaimi, ish-kandidat për President në vitin 2002. Propozimi i dytë i ministres së Mbrojtjes ka qenë shkarkimi i gjeneral brigade Syrja Gjoka, i cili aktualisht mban pozicionin e komandantit të Brigadës Logjistike. Sipas Kodhelit, gjenerali ka kryer shumë abuzime me detyrën dhe për këtë qëllim duhet shkarkuar. Nga ana e tij, kreu i shtetit Bujar Nishani i ka kthyer përgjigje përmes një letre ministres së Mbrojtjes, ku për momentin refuzonte dy propozimet dhe kërkonte argumente shtesë për të kaluar më pas në një vendimmarrje. Lidhur me dekretimin e Arjan Zaimit si përfaqësues ushtarak i Shqipërisë në NATO, kreu i shtetit mësohet t’i ketë njoftuar ministres faktin se disa kohë më parë edhe i propozuari është akuzuar se ka mbajtur uniformën e një grade që nuk e ka. Ndërsa për propozimin e dytë, atë të shkarkimit të Syrja Gjokës, Nishani i ka kërkuar Kodhelit që të gjitha dyshimet për shkelje dhe abuzime me detyrën t’i depozitojë në Prokurori e më pas, kur të ketë një vendim të formës së prerë të Gjykatës, të bëjë vendimmarrjen përkatëse. Pas përgjigjes negative nga Presidenti, ministrja e Mbrojtjes ka nxjerrë një urdhër për të shkarkuar Kristaq Gervenin pak ditë më vonë. Në letrën që kundëradmirali i ka dërguar Presidentit Nishani ka vendosur si bazë ligjore një nen të ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të FARSH”, ku thuhet se “ministri i Mbrojtjes ka këto detyra e përgjegjësi: Emëron dhe shkarkon, me propozimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, drejtorët e drejtorive ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm, me përjashtim të atyre që mbajnë gradën e gjeneralit”.


    Kodheli akuzoi Nishanin: Po na pengon në punën tonë

    Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, akuzoi pak ditë më parë Presidentin e Republikës se ka bllokuar strukturën e Forcave të Armatosura. “Ne kemi çuar pranë Presidentit strukturën e FA dhe planin e përhapjes ose planin e vendosjes së FA dhe prej më shumë se sa një muaji nuk kemi marrë përgjigje, megjithëse u jemi rikthyer disa herë kërkesave dhe të panevojshme teknike nga institucioni i Presidentit. Kjo na bën të besojmë që kjo është një procedurë e cila kërkon të pengohet nga ana e institucionit të presidentit, i cili në rastin më të mirë është vetëm miratues i asaj çka Ministria e Mbrojtjes dhe Kryeministri propozojnë pranë tij”, tha Kodheli. Nga ana e tij, kreu i shtetit sqaroi më 15 mars, në një intervistë për TV Klan, se i ka kërkuar ministres të konsultohet gjerësisht lidhur me planin e përhapjes së Forcave të Armatosura. “Çështja ka të bëjë me strukturën organizative dhe planin e përhapjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Së pari, duke pasur parasysh që propozohet një reduktim i ndjeshëm i strukturave të Forcave të Armatosura, kam sugjeruar që të përfshihet edhe Kuvendi i Shqipërisë. Së dyti, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe nuk është më çështje dëshire, por një detyrim, që çështje të tilla të rëndësishme të konsultohen me struktura të specializuara të partnerëve tanë. Së treti, duke qenë se bëhet fjalë për një shkurtim jo të vogël të pjesëtarëve të Forcave të Armatosura, do të thotë që do të kemi disa pasoja sociale nga kjo reformë”, tha Nishani.

    Kallëzimi i Ministrisë së Mbrojtjes

    Blerja e pajisjeve për përgjimet, ish-kreu i SHIU në Prokurori


    Emri:  Ylli-Zyla.jpg

Shikime: 1077

Madhësia:  25.3 KB
    Ylli Zyla

    Ministria e Mbrojtjes i është drejtuar për të tretën herë brenda një kohe të shkurtër organit të Prokurorisë së Përgjithshme për abuzime të kryera gjatë viteve kur drejtonin demokratët. Burime të Top Channel bëjnë të ditur se kjo ministri ka kallëzuar pranë Prokurorisë ish-drejtorin e Shërbimit Informativ Ushtarak, Ylli Zyla, i dorëhequr nga ky post pas akuzave politike për tregti armësh. Kallëzimi ndaj kolonel Zylës ka të bëjë me dyshimet që ekzistojnë se ai mund të ketë shkelur ligjin si kreu i Shërbimit Informativ Ushtarak, përgjatë blerjes së pajisjeve të posaçme të përgjimit. Sipas një urdhri të lëshuar nga ish-ministri i atëhershëm, Arben Imami, SHIU-t i është kërkuar të blejë këto pajisje, mes të cilave pajisje regjistrimi video dhe audio, pajisje analoge transmetimi dhe rrip përgjimi me prokurim të drejtpërdrejtë në një kohë që ishte caktuar edhe firma se ku do bliheshin. Mësohet se e gjithë kjo procedurë kap vlerën e 1.5 milionë eurove. Ish-kreu i SHIU-t, Ylli Zyla, pas dorëheqjes së tij nga kjo detyrë u emërua kreu i Policisë Ushtarake, ndërkohë që u shkarkua nga ministria e Mbrojtjes në shtator. Më herët, ministria e Mbrojtjes ka çuar në Prokurori një dosje për ish-ministrin Imami dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të kësaj ministrie, si dhe ish-drejtorin e Uzinës së Mjekësit.

    ADI SHKEMBI

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Presidenti refuzon ta shkarkojë, Kodheli e largon me urdhër gjeneralin në NATO

    Gerveni: Kodheli i mori kompetencën Presidentit

    Emri:  kristaq-gerveni.gif

Shikime: 628

Madhësia:  41.2 KB

    Përfaqësuesi ushtarak në NATO denoncon urdhrin e ministres

    Letra për Nishanin: Më shkarkoi, u emërova nga kreu i Shtetit

    Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli shkarkon nga detyra përfaqësuesin ushtarak të Shqipërisë në NATO, Kristaq Gervenin. Në një urdhër të datës 7 mars, të përcjellë në selinë diplomatike shqiptare në Bruksel tri ditë më vonë, ministrja i kërkon përfaqësuesit tonë në Aleancën e Atlantikut të Veriut të kthehet në atdhe dhe të lërë detyrën. Përmbajtjen e këtij urdhri, Gerveni ia ka njoftuar Presidentit Bujar Nishani më 11 mars, ku interpreton edhe dispozitat ligjore, sipas të cilave kompetencat e shkarkimit të përfaqësuesit ushtarak i ka kreu i Shtetit dhe jo ministri i Mbrojtjes. “Me detyrën e mësipërme jam caktuar me dekretin e Presidentit të Republikës, nr. 6843, datë 11.01.2011. Me këtë urdhër ministri i Mbrojtjes ka marrë kompetencën e Presidentit. Sipas ligjit, emërimi dhe shkarkimi nga detyra i ushtarakut në gradën madhore ‘Kundëradmiral’ është atribut i Presidentit të Republikës dhe jo i ministrit të Mbrojtjes”, shkruan Gerveni në letrën që i ka dërguar Presidentit në cilësinë edhe të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Gazeta boton sot përmbajtjen e plotë të letrës që përfaqësuesi ushtarak në Misionin tonë në NATO i ka dërguar kreut të shtetit.

    Gerveni shoqëroi Kodhelin në NATO

    Emri:  Kodheli-Gerveni-ne-Bruksel.jpg

Shikime: 673

Madhësia:  63.9 KB
    Takimin e parë në selinë e NATO-s, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e zhvilloi rreth një muaj pasi mori zyrtarisht detyrën, më 22 dhe 23 tetor 2013. Takimi më i rëndësishëm i Kodhelit në këtë vizitë ishte me sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Anders Fogh Rasmussen. Në krah të majtë të ministres ishte pikërisht kundëradmirali Kristaq Gerveni, ndërsa në krah të djathtë ambasadori ynë në NATO në atë periudhë, Artur Kuko.

    Letra e plotë

    Lënda: Informacion për shkeljen e kompetencës nga ministri i Mbrojtjes
    Drejtuar: Presidentit të Republikës, SH.T. Z. Bujar Nishani

    Zoti President, Bazuar në ligjin nr. 9210, datë 23.3.2004, “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, Ju vë në dijeni se: më datë 10 mars 2014, në orën 13:25, në Përfaqësinë ushtarake ka mbërritur një faks, me anë të të cilit është përcjellë urdhri i ministrit të Mbrojtjes nr. 223. datë 07.03.2014 “Për dorëzim detyre dhe kthim në atdhe”, me të cilin urdhërohet që kundëradmiral Kristaq Gerveni deri më datë 31.03.2014 të dorëzojë detyrën “Përfaqësues ushtarak në NATO” në Përfaqësinë Ushtarake me Mision në NATO dhe të kthehet në atdhe. Aktualisht kryej detyrën “përfaqësues ushtarak në NATO” në Përfaqësinë Ushtarake në NATO, Bruksel. Me detyrën e mësipërme jam caktuar me dekretin e Presidentit të Republikës, nr. 6843, datë 11.01.2011. Me këtë urdhër ministri i Mbrojtjes ka marrë kompetencën e Presidentit. Sipas ligjit, emërimi dhe shkarkimi nga detyra i ushtarakut në gradën madhore “Kundëradmiral” është atribut i Presidentit të Republikës dhe jo i ministrit të Mbrojtjes (neni 7, pika 8 dhe neni 19 pika 7.1 i ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000, të ndryshuar). Siç e dini zoti President, grada që unë mbaj, ajo e kundëradmiralit, është gradë madhore e njëvlershme me gradën gjeneral brigade (neni 9 i ligjit nr. 9171, datë 22.01.2004 “Për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”). Ky urdhër është nxjerrë në kundërshtim flagrant me nenin 7, pika 8 të ligjit 9671, datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, për pikën 1 të këtij urdhri, ku urdhëron dorëzimin e detyrës si përfaqësues ushtarak dhe kthimin në atdhe të kundëradmiral Kristaq Gervenit, në kapërcim të kompetencave të dhëna nga ligji dhe në mosrespektim të procedurës ligjore. Duke e konsideruar këtë akt administrativ të nxjerrë në kundërshtim flagrant me ligjin dhe në tejkalim të kompetencës së ministrit e në mosrespektim të procedurës ligjore të përcaktuar në ligj, Ju drejtohem Juve zoti President, që duke përdorur kompetencat tuaja, të mos lejoni shkeljen flagrante të ligjeve në fuqi, por të respektohen ligjet dhe kompetencat për largimin tim nga detyra e përfaqësuesit ushtarak në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë NATO-s.

    Me respekt,
    Kundëradmiral, Kristaq Gerveni
    Përfaqësues Ushtarak i Republikës së Shqipërisë në NATO


    Panorama

  3. #3
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Presidenti refuzon ta shkarkojë, Kodheli e largon me urdhër gjeneralin në NATO

    E shikon Albo se cfare te ben Mimi ose Mrika sic I thonim ne komshinjte. Posi, Mrika ka qene komshia ime. Si une si Mrika e kemi shpine atje ne maje malit me pamje nga liqeni, por vetem kete kemi te perbashket ama.
    U bo Mrika te shkarkoje Gjeneralet..fundi botes eshte afer me cfare duket.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Presidenti refuzon ta shkarkojë, Kodheli e largon me urdhër gjeneralin në NATO

    sh mire ja boni ktij kristaqit,

    se ky firmosi paktin e detit me greqine.

    ky duhet te ishte ne burg, jo ne nato.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Presidenti refuzon ta shkarkojë, Kodheli e largon me urdhër gjeneralin në NATO

    Zbulohet letra e kundëradmiral Gervenit për Ministrinë e Mbrojtjes

    TIRANË-Zbulohet letra e kundëradmiral Kristaq Gervenit për Ministrinë e Mbrojtjes. Në këtë letër, admirali kërkon mbështjen e ministrisë për t’u punësuar në strukturën e NATO-s, në kushtet kur mandati i tij si përfaqësues ushtarak i Shqipërisë në NATO mbyllet këtë pranverë.

    Letra e plotë:

    Pershendetje Zoti Arian,
    Siç mund te jeni ne dijeni nga nje e-mail qe keni mare nga Agensia NSPA, une ne daten 28 Shkurt kam bere nje aplikim per nje vend civil (ne nivel Drejtori) qe hapet ne 1 Shtator 2014. Per kete eshte ne dijeni vetem Ambasadori jone ne NATO. Zoti Leonard Demi.
    Une e mbyll kete pranvere mandatin tim ketu si Perfaqesues Ushtarak i Shqiperise ne NATO. Do te kisha shume deshire qe te vazhdoj ne nje pune tjeter si ushtarak, por nisur nga kushtet konkrete, pergatitem qe te mbyll ndoshta edhe karieren time ushtarake. Do te ndjek proceduren e largimit nga Forcat e Armatosura duke respektuar te gjitha ligjet dhe regullat ne fuqi.
    Duke pare aftesite e mija, kualifikimet dhe eksperiencen, kam deshire te provoj te punesohem ne Strukturen e NATO-s.
    Ne politiken e NATO-s kerkohet mbeshtetja nga institucioni per kandidatet. Ne rastin konkret, nga Agjensia NSPA me rekomandohet qe t’ju drejtohem Juve Zoti Arian per te mbeshtetur kandidaturen time.
    Neqoftese e gjykoni se kandidatura ime eshte e pershtatshme per t’u perfaqesuar ne Agjensine e Mbeshtetjes se NATO-s, kerkoj mbeshtetjen tuaj. Neqoftese gjykoni ndryshe, ju lutem me beni me dije qe te terheq aplikimin.

    Me respekt,
    Kristaq Gerveni

    Shtabi i FA: Gerveni, kthehu në atdhe ose do ndiqesh penalisht!
    Për këtë situatë reagoi dje, edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Jeronim Baze, i cili i ka kërkuar Gervenit të respektojë urdhrin dhe të largohet nga detyra, ose do të përballet me ligjin, pasi mosbindja përbën kundravajtje penale.

    “SHPFA i Republikës së Shqipërisë ka reaguar në lidhje me komentet e bëra nga kundëradmiral Kristaq Gerveni në ndonjë media të vendit, për moszbatimin e urdhrit administrativ të ministrit të Mbrojtjes ‘Për dorëzimin e detyrës dhe kthim në atdhe’, ku shprehet se zbatimi i urdhrit ‘nuk diskutohet, por zbatohet me shpejtësi dhe përpikmëri’, kjo sipas pikës 5.2.2, neni 2, kreu V, i Rregullores së Jetës së Brendshme të Forcave të Armatosura, miratuar me urdhrin e Ministrit të Mbrojtjes Nr.1821, datë 09.11.2011", - thuhet në reagim. “Nga çdo ushtarak i Forcave të Armatosura, pavarësisht gradës që ai mban, natyrës dhe përmbajtjes së urdhrit (përveçse kur urdhri bie dukshëm ndesh me Kushtetutën e Republikës), pritet marrja, sqarimi, zbatimi dhe raportimi për zbatimin e tij, ndërkohë eprori i tij është përgjegjës për urdhrin e dhënë dhe pasojat që sjell zbatimi i këtij urdhri. Rikujtomë se rastet e mosbindjes ose moszbatimit të urdhrit nga ushtaraku, i cili është i detyruar t’i zbatojë e respektojë ato, përbën kundravajtje penale, ndërkohë që rasti në fjalë ul figurën e ushtarakut dhe përfaqësimin dinjitoz ndërkombëtar të ushtarakëve tanë në strukturat e Aleancës”, citohet reagimi i Bazes. Sipas tij, “urdhri administrativ për dorëzimin e detyrës dhe kthimin në atdhe nuk cenon kompetencat e Presidentit të Republikës, por thjesht rregullon marrëdhëniet mes punëdhënësit dhe punëmarrësit, pasi Gervenit, i ka mbaruar afati 3-vjeçar i qëndrimit në këtë detyrë”.

    (d.b/BalkanWeb)

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Presidenti refuzon ta shkarkojë, Kodheli e largon me urdhër gjeneralin në NATO

    'Gerveni', Nishani-Kodhelit: Jep sqarime, tejkalove kompetencat

    TIRANE-Presidenca e Republikës përmes një deklarate zyrtare akuzoi sot Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për tejkalim kompetencash në qëndrimin e mbajtur ndaj largimit të kundëradmiralit Kristaq Gërveni nga posti i përfaqësuesit ushtarak të Shqipërisë në NATO.

    Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Presidentit, Brikena Arapaj tha se Presidenti i Republikës është i vetmi autoritet ligjor dhe kushtetues që urdhëron mbarimin e mandatit, ndërsa i kërkoi Shtabit të Përgjithshëm të angazhohet në detyrat e tij.

    Gazeta “Panorama” botoi e para reagimin e Presidencës pas deklaratës së ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, se nuk janë prekur kompetencat e kreut të shtetit në urdhrin për kthimin në atdhe të kundëradmiral Kristaq Gervenit.

    Pak orë pas qëndrimit zyrtar të përfaqësueses së qeverisë lidhur me këtë çështje, burime nga Presidenca i thanë gazetës “Panorama” se dekretet që nxjerr kreu i shtetit janë pa afat. Kjo do të thotë se ashtu si edhe në rastin e ambasadorëve, përfaqësuesi ushtarak i Shqipërisë në misionin e NATO-s mund të kthehet vetëm pasi të ketë dalë dekreti i shkarkimit të tij nga detyra.

    “Është e rëndë kur ministrja e Mbrojtjes thotë që ka përfunduar dekreti i Presidentit dhe ajo ka njoftuar mbarimin e dekretit!!! Ç’do të thotë ‘ka përfunduar dekreti?’. Ku ka afat dekreti??? Dekretet janë për emërim dhe shkarkim, si tek ambasadorët. Ambasadori qëndron në detyrë deri në dekretin e lirimit nga detyra nga Presidenti”, tha burimi në Presidencë.

    Ministrja Kodheli largoi nga detyra kundëradmiralin, pasi sipas saj, Gerveni ka mbajtur gradën e gabuar në uniformë në një takim të 170 shefave të Mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s. Këtë skandal e publikoi e para “Gazeta Shqiptare” e më pas erdhi edhe kërkesa e ministres Kodheli. Nga ana e tij, Gerveni ka paralajmëruar se nuk do të zbatojë urdhrin e Kodhelit për t’u larguar nga detyra, në një letër që i ka dërguar presidentit.

    Shtabi i FA: Gerveni, kthehu në atdhe ose do ndiqesh penalisht!
    Për këtë situatë reagoi dje, edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Jeronim Baze, i cili i ka kërkuar Gervenit të respektojë urdhrin dhe të largohet nga detyra, ose do të përballet me ligjin, pasi mosbindja përbën kundravajtje penale.
    “SHPFA i Republikës së Shqipërisë ka reaguar në lidhje me komentet e bëra nga kundëradmiral Kristaq Gerveni në ndonjë media të vendit, për moszbatimin e urdhrit administrativ të ministrit të Mbrojtjes ‘Për dorëzimin e detyrës dhe kthim në atdhe’, ku shprehet se zbatimi i urdhrit ‘nuk diskutohet, por zbatohet me shpejtësi dhe përpikmëri’, kjo sipas pikës 5.2.2, neni 2, kreu V, i Rregullores së Jetës së Brendshme të Forcave të Armatosura, miratuar me urdhrin e Ministrit të Mbrojtjes Nr.1821, datë 09.11.2011", - thuhet në reagim. “Nga çdo ushtarak i Forcave të Armatosura, pavarësisht gradës që ai mban, natyrës dhe përmbajtjes së urdhrit (përveçse kur urdhri bie dukshëm ndesh me Kushtetutën e Republikës), pritet marrja, sqarimi, zbatimi dhe raportimi për zbatimin e tij, ndërkohë eprori i tij është përgjegjës për urdhrin e dhënë dhe pasojat që sjell zbatimi i këtij urdhri. Rikujtomë se rastet e mosbindjes ose moszbatimit të urdhrit nga ushtaraku, i cili është i detyruar t’i zbatojë e respektojë ato, përbën kundravajtje penale, ndërkohë që rasti në fjalë ul figurën e ushtarakut dhe përfaqësimin dinjitoz ndërkombëtar të ushtarakëve tanë në strukturat e Aleancës”, citohet reagimi i Bazes. Sipas tij, “urdhri administrativ për dorëzimin e detyrës dhe kthimin në atdhe nuk cenon kompetencat e Presidentit të Republikës, por thjesht rregullon marrëdhëniet mes punëdhënësit dhe punëmarrësit, pasi Gervenit, i ka mbaruar afati 3-vjeçar i qëndrimit në këtë detyrë”.

    (d.b/BalkanWeb)

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Presidenti refuzon ta shkarkojë, Kodheli e largon me urdhër gjeneralin në NATO

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    sh mire ja boni ktij kristaqit,

    se ky firmosi paktin e detit me greqine.

    ky duhet te ishte ne burg, jo ne nato.
    Qe te mos ngelesh nje cope injorant/e, ben mire te kesh nje ide se per ke je duke folur para se te shpalosesh injorancen tend. Me poshte ke rezumene e gjeneralit, qe tregon qarte qe eshte mbase ushtaraku me profesionist qe ka Shqiperia, dhe mbajtes i disa gradave shkencore.

    http://www.nato.int/cps/en/natolive/..._who_75409.htm

    Mareveshja e ujrave me Greqine u perpilua nga nje komision, ku gjenerali ishte eksperti ne fushen e tij, eksperti me i mire qe ka Shqiperia, i specializuar edhe jashte vendit (Amerike). Dhe te gjithe ata qe sherbejne ne floten shqiptare, jane nxenes se tij. Mareveshja ishte konform te gjitha traktateve nderkombetare, pavaresisht se politika shqiptare e ktheu ne nje top futbolli. Dhe ata qe ishin ne opozite dje, qe e kthyen kete mareveshje ne nje top futbolli, do ti lepijne si qeni te gjitha te vjellat e tyre, e do te nenshkruajne me Greqine te njejten mareveshje detare qe gjenerali dhe komisioni i meparshem perpiluan.

    Shkarkimi i tij eshte nje maskarade e fshatareve te bera ministre, qe nuk njohin as si funksionon ligji dhe as si funksionon shteti. Ca me keq, kur sic informojne mediat, gjenerali ishte i pergatitur te largohej vete nga detyra, per te aplikuar ne nje post civil ne NATO. Por kur ke te besh me njerez te zbritur nga malet qe e masin "suksesin" e tyre vetem brenda kufijve te cmendines me emrin Shqiperi, te gjitha mund ti presesh.

    Dikush duhet ti mesoje fshatares ministre te mbrojtjes, se gjeneralet i emeron dhe shkarkon dekreti i presidentit dhe jo vendimi i ministres.

    Nje tjeter shembull qe ne Shqiperi nuk ka vend per njerez profesioniste e te ndershem, pasi ate vend e kane zaptuar maskarenjte qe nuk respektojne as nene e baba, e jo me te respektojne ligjin dhe integritetin profesional te njerezve qe i kane sherbyer atij vendi per dekada te tera me ndershmeri.

    Lart e me lart Qeveria e Rilindjes se maskarenjve!

    Albo

  8. #8

    Për: Presidenti refuzon ta shkarkojë, Kodheli e largon me urdhër gjeneralin në NATO

    Opozita e hodhi poshte marreveshjen detare?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Presidenti refuzon ta shkarkojë, Kodheli e largon me urdhër gjeneralin në NATO

    nuk i mohoj vlerat e tij, por nje pyetje kisha une: kur merr nje grade duhet te kesh nje numer te caktuar ushtaresh e oficeresh, pra: A e plotesonte numrin kjo grade ne periudhen kur u mor?

    p.s. une di qe marina sot eshte katandisur me 800 vete...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Presidenti refuzon ta shkarkojë, Kodheli e largon me urdhër gjeneralin në NATO

    I njeh te gjithe ushtaraket ne Shqiperi Albo dhe duke i vene ne krahasim e nxjerr me te mirin Gervenin

    Merri me mend se cfare kolegji ka ndjekur ky admirali kur u be zoterues i Anglishtes me tre muaj ne moshen 37 vjecare

    Lere kete po edhe seminaret qe ka ndjekur i ka vene ne CV lol

    Vetem Shqiptaret i quajne kurset "specializim" se ne te gjithe boten, sidomos neper rrumpallat e kolegjeve, jane thjesht kurse lol

    Nejse se ky admirali ka merita dhe eksperience te shumte kjo nuk i mohohet por nje pyetje kam une. Ky admirali si me i miri dhe me eksperti ne fushen e vet, kaq i humbur paska qene sa nuk ditka te beje llogaritje te thjeshta apo nuk i njohka ujerat territoriale te Shqiperise? Si eshte e mundur qe me ekspertizen e tij te pakrahasueshme me ushtarake te tjere ne territorin e Shqiperise na e coi qeverine e Berishes ne vendimarrjente gabuar dhe antikushtetuese?

    Dy jane zgjidhjet, ose nuk eshteni afte ose pjese e pazarit. Te gjithe e dime se kush eshte pergjigjia por disa nga ne jane injorante dhe smund ta kuptojne. Konkluzionet se kush jane keta injorante i nxjerr secili me vete.

    Gervini e ka humbur profesionalizmin kur ka vendosur te behet pjes e elojes politike. E di mire qe i mbaron mandati dhe se kur ndaj sipas letres qe dhe vete ka cuar ben mire ta ndjeki dhe te mos zbatoje ursherat e atyre qe e shperblyen me ate post per te bere shurme politike se gjoja po na u cenokan kompetencat e presidentit, qe e fime perseri te gjithe pervec injorantebe se zar i kujt eshte!
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Presidenti refuzon ta shkarkojë, Kodheli e largon me urdhër gjeneralin në NATO

    Zoti Kristaq eshte nje njeri i mrekullueshem , i thjeshte e patriot , nje njeri qe nuk e meriton ti njolloset puna dhe mundi
    duke patur parasysh gjithe ato pallavriqe idiotesh qe thuren ndaj tij e kuptoj qe nuk pranon te kthehet , se e ka koken ne rrezik ne shqiperi...
    mire po beni , njerezit qe e meritojne te quhen njerez , do detyrohen te largohen se ne shqiperi te vret padrejtesia dhe idiotesia
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Presidenti refuzon ta shkarkojë, Kodheli e largon me urdhër gjeneralin në NATO

    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    nje njeri qe nuk e meriton ti njolloset puna dhe mundi
    Po ata qe ishin para ketij dhe i kishin(zoteronin) keto vlera qe Ti po i shkruan e qe i hoqen cfare duhet te themi apo te bejme sipas Teje??!!

    p.s. madje njoh shume here me te pregatitur se ky dhe qe kane bere shkollen shkolle dhe ushtria ishte ushtri dhe jo pacavure si tani....po sic thote proverbi i vjeter shqiptar: tek guri me vërë do shkojnë të tërë....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •